Ju falenderoj per pergjigjen.
Per punen e Kadarese them se mbase duhet te dorezohem tani per tani. Nuk i kam lexuar te gjitha veprat e tij. Kam lexuar "Dimri i madh", "Spiritus", "Perbindshi" dhe intervistat e tij. Ju siguroj qe ajo qe thashe eshte gjykimi im dhe nuk eshte nje kopjim i atyre qe thuhen poshte e perpjete por megjithate mbase duhet te thellohem me shume dhe te shoh se mos jam pre e paragjykimeve. Me kujtohet nje fragment ne lidhje me librat i kritikut John Ruskin qe thoshte se "Kur lexojme diçka qe bie ndesh me bindjet tona nuk duhet menjehere te themi se ai e ka gabim por ne fillim t'i nenshtrohemi dhe me pas me kalimin e kohes te mundohemi te vedosim nese eshte e vertete apo jo; d.m.th. me pare nenshtrim dhe me pas gjykim". Une tani per tani po i nenshtrohem Kadarese. Mbase nje dite kete diskutim do e vazhdojme dhe do ju bej te ndrroni mendim per Kadarene. (t'ia bej pak qejfin vetes...)
Nuk dua te zgjatem shume ne lidhje me punen e Turqise. Ajo qe dua te them eshte kjo: Nuk eshte ne te miren tone te ushqejme armiqesi karshi turqve. Po te keni mundesi te vini ndonjehere ne Turqi (mbase edhe keni ardhur) do shihni se ne ka popull ne bote qe neve na respekton ata jane turqit. Per kete ju siguroj.
Keni thene:
Shëndet vëllaçko dhe sillu mirë në Turqi, se ata kanë edhe tabjate të mbrapshta!
Ju falenderoj per keshillen dhe do ju falenderoja edhe me shume nese kete keshille do ta benit te vlefshme, d.m.th. do ma shpjegonit...
me respekt
Krijoni Kontakt