Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Sek pergjithshem i PS jep dorheqjen

    Sek pergjithshem i PS jep dorheqjen menjeher mbas votimit te paketes se parashtruar nga vete ai sic u shpreh dhe dorheqja eshte e parevokueshme
    neser duhet te zgjidhet kryetari i PS dhe sekretari i saj ,gje qe le te hapur dyert per kaos total ne PS dhe mundesin e percarjes se saj ne nje fraksion tjeter.

  2. #42
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    E tmerrshme per nje vend qe aspiron te quhet demokratik: 15 vjet pas permbysjes se diktatures komuniste ka si sekretar te pergjithshem te forces politike ndoshta me te madhe numerikisht (sic pretendojne vete ata) nje fytyre si Gramoz Ruci i njohur si Ministri i fundit i Brendshem i diktatures komuniste ne Shqiperi!!!
    E tmerrshme...!!!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Mbas dorheqjes se Rucit mori fjalen Rama ku theksoj se neser duhet ti vini gishtin kokes dhe te kthjelloheni duke mundesuar aprovimin apo modifikimin e paketes se KPD , por me sa duket TOSI i nanos e ka fituar betejen brenda PS-se dhe Rama neser nuk fiton ka shum mundesi te zgjidhet Profesori sic i thone dhe Petro sekretar i pergjthshem, pra NANUA eshte ende i forte dhe luan te gjitha guret ne PS.

  4. #44

    Te dehurit dhe gjysme te dehurit e PS

    Te dehurit dhe gjysme te dehurit e PS
    E Premte, 07 Tetor 2005
    Nga Fatos Lubonja

    Eshte mese e qarte, se ndeshja ne mbledhjen e fundit te Komitetit Drejtues te Partise Socialiste, midis atyre qe tundin parrullen "nje anetar, nje vote", dhe atyre qe kerkojne "lejimin e fraksioneve", si dhe debatet ne vazhdim, nuk kane te beje fare me thelbin e rimekembjes se Partise Socialiste, por thjesht me ndeshjen midis dy kampeve kundershtare ne lufte per kryesine e partise, ate te Edi Rames dhe ate anti Edi Rama. Besoj se ky, "anti Edi Rama", do te ishte identiteti kryesor i kampit tjeter, sepse sado qe nen hijen e mostransparences, thuajse te gjithe qe ndjekin politiken, e dine se thirrja e Meidanit ne mejdanin e PS, erdhi pas tentativave te Nanos per te mbeshtetur Majkon dhe Malajn, me friken se, nese PS e merr Rama, e ka marre perfundimisht lumi.

    Nese do te perdorja nje shprehje figurative per te karakterizuar keto dy grupime,- te cilet pata rastin t'i ndesh edhe ne nje debat televiziv midis kater udheheqesish te PS, ku mora pjese per te bere analiza dhe komente,- do te thoja se ne njerin grupim, ate qe ka zgjedhur tashme per kryetar Edi Ramen, bejne pjese ata, te cileve ende nuk u ka dale dehja nga pushteti, kurse ne krahun tjeter, qe deri tani kerkon te veje kryetar Meidanin, jane gjysme te dehurit ose gjysme te zhdehurit. Te paret me qendrime shume me agresive ndaj pushtetit te ri, thone se shume kollaj mund ta rimarrin pushtetin me Edi Ramen, i cili, per me teper, ka arsye te jete ende i dehur, sepse eshte ende ne pushtet. Ata te lene pershtypjen, se humbja ishte si ato ndeshjet e boksi, kur superkampioni humb, por eshte i sigurt se do ta fitoje revanshin pas disa muajsh. Grupimi i Rames duket qarte se eshte ne sulm, jo vetem ndaj PD-se, por edhe brenda partise; kurse grupimi tjeter duket qarte se eshte ne mbrojtje edhe brenda partise. Gjysme te dehurit, kryesisht njerezit e Nanos, jane ne kete gjendje, jo pse nuk kane pire shume (vecanerisht kryetari), por sepse e ndjejne se po u rreshket nga duart pushteti mbi organizaten e tyre, pra edhe vete pushteti i tyre dhe te mirat qe u sillte.

    Pyetja qe shtrohet nga qytetaret dhe qe nuk merr pergjigje prej ketij grupimi eshte: Perse i tremben keta kaq shume marrjes se partise se tyre nga Edi Rama? Perse ata te bejne thirrje per shpetimin e partise nga nje individ dhe nje grupim rreth tij, qe ata vete e kane lancuar si modelin e tyre te sukseshem te qeverisjes?

    Shpjegimin e ketij paradoksi ne nuk e mesojme dot nga analiza dhe debatet e hapura ne Partine Socialiste, as nga fraksioni Meidani, prej tyre rrjedh ndonje informacion e insinuate e turbullt, aty- ketu neper shtyp apo edhe neper kafenerat ku behen takimet. Nje te tille psh. e dha Petro Koci, kur tha se partia sociliste nuk mund te behej peng e "industrise se lejeve te ndertimit". Edhe Majko permendi "truste" prapa Edi Rames. Kush kerkon te germoje disi ne kete histori dhe ne keto frikera te Petros, meson nga gojet e liga te kafeneve, se kalimi ne anen e Rames, i Gramoz Rucit dhe Marko Bellos, dy njerez te Nanos, lidhet me nja dy leje ndertimi pallatesh te dhena mu tek Parku Kombetar (tek Liqeni) - packa se sipas projekteve te kryebashkiakut, kandidat per kryetar te PS, atje do te zgjeroheshim me gjelberim dhe jo te ngushtoheshim me beton. Mirepo, po te germosh edhe pak me thelle, do te zbulosh se vijen e verdhe te parkut duhet ta kete zhvendosur me siguri vete Nano, disa muaj me pare, para zgjedhjeve, kur Gramozi dhe Markoja ia kishin nevojen, sepse Parku eshte kompetence e kryeministrit.

    Mirepo keto gjera, nuk dalin kurre te qeruara. Ne jemi te detyruar te qorrollepsemi prapa dyerve te PS, ashtu si prapa atyre llamarinave qe rrethojne trojet e ndertimit, qe po na shqyejne dite per dite gjelberimin, pa e marre vesh deri ne fund, se si ka mundesi te prishet nje park e te shembet nje shtepi e vjeter karakteristike ne menyre kaq te paturpshme. Kjo eshte ceshtja. Partia socialiste nuk rrezikon te behet pre e industrise se lejeve te ndertmit, (dhe e shume industrive te tjera qe jane mbeshtetur ne ekonomine informale)- sikurse thote Petroja. Ajo eshte me kohe peng e tyre.

    Ne fakt, ndeshja ne Partine Socialiste eshte ndeshja midis nje grupi agresiv dhe nje grupi me te lodhur, por qe kane aplikuar te njejten filozofi dhe model qeverisjeje: ate te kapjes se shtetit nga mafja, ku ajo e ndertimit eshte me e fuqishmja, sepse ka nen pronesi edhe median. Kuptohet, ne mes te ketyre dy grupeve qendrojne ata qe presin te shohin se kush do te fitoje, per te mbeshtetur pastaj kryetarin e ri, ashtu sic kane bere perhere, duke marre llokmen e mbetur. Jane pastaj ata njevoteshit, qe kur te marrim perseri pushtetin, do to marrin therrimet e mbetura.

    Kjo eshte e tera. Pyetja qe shtrohet eshte: Po Meidani cdo ne kete mes, sepse me siguri ai nuk ka ndermend ne kete moshe te merret me leje ndertimi?

    Sipas meje ka nje llogjike edhe thirrja e Meidanit. Meidanin kerkon ta perdore grupimin anti Rama, sepse ka imazhin e njeriut te paster te pakorruptuar. Ne kete kontekst, ka gjase te kerkoje ta perdore edhe Nano, ne menyre qe neser te kete mundesi te kthehet perseri ne krye te PS, kurse po e mori Rama, mund te kthehet vetem ne ndonje dhome boshe. Nuk perjashtohet gjithashtu, qe grupi i gjysme te zhdehurve, duke qene, pikerisht, jo plotesisht, por gjysme te dehur, e sheh rrezikun e anijes ne duart e te dehurve, prandaj kerkon nje njeri jo te dehur ne krye te PS. E keta, luajne edhe karten e nje propagande ende ekzistuese, se PS-ja eshte parti njerezish te ndershem idealiste, qe nuk mund te lejojne te degradoje ne klientelizmin me te paskrupullt, sikurse do te ndodhe me zhvillimin e modelit Rama nga niveli lokal ne nivel kombetar, ku trojet e ndertimit, ne rast te marrjes se pushtetit, do te jene vetem njeri nga mjetet e shumta te korruptimit te anetareve te partise, e kthimit te ndergjegjeve te tyre, thjesht ne mall qe blihet e shitet.

    Mirepo, nga sa duken bathet, megjithe deshiren e mire te ndonje pakice, te mendosh se nje njeri i paster mund te zgjidhet per t'u bere kapua i nje bande, eshte po aq absurde, sa te mendosh se ne krye te nje kopeje uqerish, mund te vihet nje qengj.

    Ne keto kushte, fitorja e Edi Rames duket rezultati me llogjik i zhvillimeve ne PS. Tenxherja e Paritise Socialiste do te kete kapakun qe i shkon.

    Ne kete histori te dehurish ose gjysme te dehurish deri tani, nga sa shoh, nuk eshte futur ne llogari vetem nje faktor: hanxhiu i hanit, ku ata kane pire e jane dehur deri tani, duke vjedhur e duke u shitur per te ndershem, ka ndryshuar, madje eshte bash armiku i tyre me i eger, Sali Berisha.

  5. #45
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Edhe une mendoj se Edi Rama eshte alternativa me e mire .. ai ka ide me te perparuara se te gjithe por eshte shume keq fakti qe se vleresojne injorante ..... sigurisht u mesuan me vjedhje per kaq kohe ...

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  4. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste
    Nga Username në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •