Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45
  1. #31
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    o vioxx, ku je or vioxx

    Me e forta eshte kur kta flasin per njeri-tjetrin, shiko si thot per kryetarin e PS: "nuk duhet te kete abuzuar me pushtetin" , duke implikuar ketu se Rama ka abuzuar dhe se mund te abuzoj. Ironia qendron te fakti se eshte perkrahes i nanos. Por tashme dihet qe sugjerimet i japin te mira, vecse per veten e tyre nuk i ndjekin.

    Mbështetësit e Nanos kundërshtojnë përfshirjen e parimit një anëtar-një votë

    Bundo: Rama nuk plotëson kriteret për kryetar të PS

    Thellohen ndarjet ndërmjet kampeve rivale në grupin e punës të Partisë Socialiste, i cili po diskuton ndryshimet në statutin e partisë. Mbështetës të Nanos brenda këtij grupi kanë bllokuar punën dhe synojnë të pengojnë përshtatjen e statutit me parimin e diskutueshëm një anëtar një votë. Gjithashtu ata mendojnë se kandidati i deritanishëm zyrtar për kryetar i selisë rozë, anëtari i KPD-së, Edi Rama, nuk i plotëson kriteret e domosdoshme për të drejtuar Partinë Socialiste. Një nga mbështetësit e Nanos në këtë grup, Sherif Bundo, deklaroi dje se kandidatët për kryetar të Partisë Socialiste duhet të mos kenë abuzuar me pushtetin dhe të kenë lidhje shpirtërore me Partinë Socialiste, kritere që sipas tij kandidati i vetëshpallur nuk i plotëson këto kritere. "Kriteret kryesore që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar partie duhet të jetë një figurë e njohur e partisë e dalë nga radhët e saj dhe të ketë lidhje shpirtërore me partinë, kritere që mesa duket kandidati i vetëm zyrtar i deritanishëm nuk i plotëson", u shpreh ndër të tjera Bundo. Sipas tij, Edi Rama nuk e ka të drejtën morale për të rikandiduar për postin më të lartë në parti, pasi në garën e fundit për këtë post ai mori një mbështetje shumë modeste. Ndërkohë grupi i punës në Partinë Socialiste, ende nuk ka dalë në një përfundim të saktë, se cilat do të jenë disa nga kriteret kryesore që duhet të plotësojnë kandidatët që mund të garojnë për kryetar të partisë. Ndonëse është mbledhur çdo ditë për një periudhë më të gjatë se njëjavore, anëtarët e grupit të punës nuk kanë bërë ende asnjë ndryshim të propozuar në statutin e partisë. Mbledhjet e fundit e Kryesisë dhe Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, vendosën futjen e parimit një anëtar një votë në statutin e partisë, ndërkohë që burime të brendshme bëjnë të ditur se puna në grupin e punës ka ngecur për shkak se mbështetësit e Nanos brenda këtij grupi kanë kundërshtuar me forcë implementimin e këtij parimi në statutin e partisë. Megjithatë mbështetësi i grupit të Nanos thekson më tej se, sipas statutit të Partisë Socialiste mund të kandidojë për kryetar çdo anëtar i KPD-së, por nënvizoi se Edi Rama pavarësisht se anëtar i këtij forumi nuk e ka të drejtën morale për një gjë të tillë. Përveç kësaj Bundo theksoi se kandidati duhet të ketë një reputacion të besueshëm në Partinë Socialiste, që nuk e ka shpërdoruar pushtetin dhe të drejtën e përfaqësimit të Partisë Socialiste. (RD)


    dhe percarja brenda PS's vazhdon....

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    E Shtune, 24 Shtator 2005


    PERSE I DUHET EDI RAMES EDHE FRONI I NANOS?

    Nga Xhevat Mustafa

    Ambicjen apo endrren per te rrembyer edhe kolltukun e Fatos Nanos si kryetar i PS-se, Edi Rama e ka shprehur, publikisht, rreth 2 vjet me pare. Biles ai guxoi te dilte edhe si rival i Nanos ne nje farse zgjedhore, kongresuale. Por shpejt do te kuptonte me zhgenjim te madh se nuk kishte gjetur as kohen dhe as vendin e duhur. Ne ate kohe Fatos Nano ishte ne kulmin e "shkelqimit" dhe te pushteteve,te njohur nga statuti e shume pertej tij. Ai ndihej dhe drejtonte ne dy postet jo si nje kryetar i zgjedhur me vota, ne nje parti qe, kapur fort nga ana formale dhe siperfaqesore, pretendonte se ishte me demokratikja jo vetem ne Shqiperi, por si nje Zeus apo faraon, qe thua i kishte fronet te trasheguar. Me kete mendesi, ndjesi dhe tradite te lashte, edhe ne kete kohe moderne, ai emeronte dhe shkarkonte, sipas deshirave, llogarive dhe perfitimeve te tij, te fshehura trashe pas meritokracise, jo vetem partiaket dhe pushtetaret e larte, njeshat ne dogana, KESH, Telekom,Tatim-Taksa, ambasada, por edhe ne poste ca me te ulet. Nga ana tjeter, edhe pse kongresi ishte parareklamuar si maja apo shkolle e demokracise moderne, apo si shkolle per zbatimin krijues te parimit "nje anetar-nje vote", salla ishte mbushur me nanoiste te flakte apo kongresmene te verber. Per keta Fatos Nano ishte kryetar i pazevendesueshem dhe i pakonkurueshem e prandaj te tjeret, Rexhep Mejdani ose Edi Rama, as duhej te mendonin te vinin emrat si rivale te tij e jo me te pranonin qe te shkohej deri ne farsen e votimeve dhe te numurimit te votave.

    Por endrra, eksperimenti apo aventura e Edi Rames per t'u ulur edhe ne fronin e kryetarit te PS-se, duke e zevendesuar "demokratikisht" Fatos Nanon, paten fund te hidhur, gjithsesi te paralajmeruar dhe te paracaktuar. Nano e la Edi Ramen te dilte "lirisht" dhe "demokratikisht" perballe tij ne arene apo ring, por goditjet e nockautit ia dha kryesisht pas kulisave, me ndonje mesazh celulari apo peshperime zeulet ne vesh. Shumekujt duhet t'i kujtohet se ne fillim Edi Rama doli ne beteje si luan, por ne fund iku nga arena si ... lepur. Nuk ishte e veshtire per te kuptuar arsyet apo shkaqet e kesaj metamorfoze "te befte" dhe te shpejte te Edi Rames. Si politikan i regjur, si "ujk" e "dhelper" bashke ne fushen apo pyllin e politikes, Fatos Nano beri kujdes qe mos ta diskretitonte qysh ne fillim kundershtarin e tij te ri, shume me gjatosh nga shtati e "cunak" nga punet e holla dhe te trasha, te pastra e te pista te politikes ne parti, qeverisje, parlament dhe gjetiu. Keshtu Fatos Nano arrinte dy synime dhe kishte me shume se dy perfitime. Edhe nuk e digjte apo turperonte krejt Edi Ramen ne vend e ne bote, sidomos para PD-se e te djathtes. Edhe nuk ia nxirrte bojen si kryetarin bashkiak me te suksesshem per tendera rrugesh, trotuaresh dhe laramanesi pallatesh, per te shembur ne janar kur do te ndertoje ne dhjetor. Edhe nuk ia ulte vleren vetvetes, per t'mos u dhene shkas kundershtareve te thonin e shkruanin se perballja e tij me Edi Ramen ishte thjeshte nje maskarade protokollare apo statuore, si nje kacafytje kukullash ne nje teater apo cirk rrugesh. Keshtu shumekuh mund te mendonte se Edi Rama perballe Nanos ishte edhe nje "tiger" prej letre.

    Me 1 shtator, kur u be fakti i kryer dhe publik akti i doreheqies "burrerore" te Fatos Nanos nga posti i njeshit te PS-se, Edi Rama rinisi turravrapin per t'u ulur ai dhe vetem ai ne fronin e mbetur bosh. Ka rreth 3 jave qe Edi Rama, de jure e de facto kryetar i Bashkise se Tiranes, e ka braktisur fronin e pare, kur e ka per detyre funksionale apo formale qe te gjendet ulur ne te, qofte edhe duke vizatuar, fjetur, luajtur bixhoz ne kompjuter apo duke e veshtruar, me duart ne xhepa, nga dritarja "Tironen tone". Me shume dite po ia kushton "gjyetise" per fronin e kryetarit te PS-se se sa pritjes dhe degjimit te qytetareve hallemedhenj tiranas apo po i djeg neper qytete te tjera. Vetem te merkuren, ne mbledhjen e Shoqates se kryetareve te bashkive ai doli publikisht ne kabinetin e tij.Por ca nga fakti qe merrnin pjese vetem kryetaret e se majtes dhe ca nga qe foli si qemoti, dha te kuptohej se Edi, edhe pse deshiron te ndrroje fron, nuk ndrron mendje, sjellje dhe zakon. Keshtu eshte bere e qarte se Edi Rama ka ndermend apo ne plane e llogari qe ta braktise fronin e kryebashkiakut, per te rrembyer ate te kryetarit te PS-se. Edhe pse kolltuku i kryebashkiakut nuk ngelet fort prapa per perfitime dhe privilegje nga ai i njeshit ne PS, gjithsesi nga plot njerez mund dhe duhet te shtrohet pyetja e logjikshme: Pse e synon dhe e kerkon kaq ethshem apo me histeri Edi Rama fronin e braktisur nga Fatos Nano? Kjo pyetje mund te shtrohet me shume edhe per faktin se qysh nga 3 korriku, pas 8 vjetesh, PS ka humbur pushtetin politik, juridik e faktik dhe ndodhet per merite eskluzive te saj ne opozite.

    Vetvetiu mund te cohet ndermend se kryetarllekun ne PS, Edi Rama e deshiron, qe te kete shansin dhe mundesine, qe kur te vije ora apo dita "te digjet" nga turra e madhe e dosjeve, te mbrohet duke u reklamuar, si Fatos Nano rreth 12 vjet me pare, si viktime "e paster" e hakmarrjes politike te Sali Berishes dhe jo e mekateve te veta personale. Keto nuk mbulohen dot as me maune mbushur me me zhavorr, as me bote mbushur me zift rrugesh dhe bojera pallatesh. Nga ana tjeter, keto e bejne Edi Ramen te kete shume me teper se nje thember Akili. Krahas kesaj, duke u perqendruar per te kerkuar me qiri, per te gjetur e numuruar "5 gafat e Berishes", ai mund te humbe vigjilencen revolucionare per te mos pesuar goditje te renda ne te gjitha pikat e zbuluara, nepermjet cdo firme apo dosjeje gjate rreth 1800 diteve te kryetarllekut ne Bashkine e Tiranes.

    Megjithate duket se socialistet jane jo vetem ne krize identiteti, morali, alternativash riperteritjeje dhe demokratizimi te vertete, por edhe kandidaturash per te zevendesuar denjesisht Fatos Nanon. Terheqja e pritshme dhe e detyruar e Petro Kocit, te shtunen, me 17 shtator, shpreh se Edi Rama duket me i pelqyeri, me i mbeshteturi dhe me shpresembartesi, biles edhe se Pandeli Majko, per shumicen e anetaresise se PS-se. Megjithese ka shume arsye te mendohet se Fatos Nano e ka konsideruar dhe shfrytezuar PS-ne si prone e monopol te tij dhe se epoka e tij duhet te kete perfunduar me 3 korrik 2005, nuk mund te perjashtohet nga analiza edhe dyshimi se gjithcka ecen, vrapon apo zvarritet, sipas planeve, llogarive, testamentit apo amaneteve te tij. Ndoshta me 31 gusht ai e ka lene kabinetin e kryetarit te PS-se me endrren apo ambicjen per t'u rikthyer jo shume vone po ketu apo ne ndonje kolltuk me te rende.

    Gjithsesi, ng shumica e kendveshtrimeve, behet e kuptueshme se Edi Rama e pandeh dhe e kerkon fronin partiak te Nanos, si nje gomone per te shpetuar apo ndihmuar me shume vetveten sesa PS-ne.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gsh njofton:

    PS shton kriteret për kandidatët

    Malaj nga SHBA: Ja pse tërhiqem nga gara e kryetarit


    --------------------------------

    al.kre.


    Për herë të parë Arben Malaj një nga më të përfolurit si kandidat për kreun e PS flet nga SHBA për arsyet e tërheqjes së tij nga kandidimi për postin e kryetarit të PS. Ai ndodhet në SHBA në një projekt që do të zgjasë 10 muaj dhe thotë për Gazetën se prezenca e tij në Uashington nuk e mban larg garës. "Unë e kushtëzova deklarimin e kandidimit në një kohë të dytë, duke vlerësuar qëndrimin ndaj platformave modernizuese, ambjenti konkurues në PS, rolit dhe përgjegjësisë së organeve të zgjedhura të PS, për të qenë sa më neutral dhe sa më efektiv në manaxhimin e situatës në parti", thotë ish-ministri i Financave. Sipas tij, fatkeqësisht mbledhja e KPD ishte një mesazh në sens të kundërt, duke shtuar se në PS rrezikon të fitojë terren një fryme arrogante, ku një pjesë e të zgjedhurve kanë filluar të vrapojnë për lobingje personale dhe ku indiferentizimi i ekipit të njerëzve të mençuar që e krijuan dhe modernizuan PS, e bën më të vështirë konkurimin dinjitoz dhe me impakt pozitiv në të ardhmen e PS. "Përsëri do të shpresoja që përgjegjësia do të jetë më e madhe tek të gjithë, se PS ka një mision të ri, atë të një opozite efektive", shton Malaj, "të një opozite që fiton sepse është ambicioze dhe novatore dhe nuk rri e pret gabimet e qeverisë "Berisha". Malaj kritikon gjithashtu mënyrën sesi po vepron opozita e re aktualisht, duke nënvizuar se momentet e para janë një çoroditje. "Shumë përfaqësues politikë në qeverisjen 8 vjeçare gati mungojnë në debatet publike, shumë zv/ministra s'bëjnë oponencë kur PD tenton të negativizojë gjithçka në punën e përbashkët, qindra pjesëtarë të stafeve politike që duhet të përbënin bazën e oponencës së kualifikuar dhe të një karriere normale në rritje, ose janë të paorganizuar ose janë bërë pasivë. "Ja pse normalisht nëse do të kemi këtë ambjent politik në PS, një konkurim thjeshtë për konkurim nuk do të përbënte një ambicje politike në këtë moment", thotë Malaj, duke sqaruar gjithçka rreth tërheqjes së tij nga gara. Ai shton se do të uronte që asnjë kandidat ta konsiderojë fitoren si një qëllim në vetvete, "që ta bazojë tek ndonjë lloj aleance apo krushqie interesash meskine, nuk do të dëshiroja që drejtuesi i ri i PS të harxhonte më shumë energji për të manaxhuar premtimet e të shkuarës apo reduktuar gabimet e të kaluarës, qoftë edhe të fazës konkuruese, në raport me obligimin për të drejtuar me mençuri dhe efikasitet forcën më të madhe politike në vend".


    --



    iku gushti ryri vjeshta
    arben malua nuk ka pleshta
    esht i denj per amerike
    rrofsh moj zonja maris rike

    ..

    cmik te madh moj cmik te madh..
    cmik te madh na paske ti..

    ka qen nje keng labe dikure..

    e fort kjo amerika..sa mir di ti zgedhe super hajnat e te na i mAster-izoje andej...e merre me mend se pas masterizimit si do e qajnë zananë.. arben ruc fahrudin malo arapet..

    cvete mo cvete..

  4. #34
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Pandeli Majko dhe Fatos Nano

    Pse gjithe kjo perkrahje per nanon nga Majkua? Ja di mire majkua "aftesite" nanos...

    ______________________________

    Anëtari i Kryesisë, del hapur pro rikandidimit të Fatos Nanos për kryetar të PS

    Majko: Jam për rikthimin e Nanos


    Shekulli

    TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se rikthimi i ish-kryetarit të kësaj force në jetën politike, do të ishte një dënim për të “zhbërë ato që ka bërë keq”. Ish-kryeministri Majko, në një intervistë me Zërin e Amerikës, la të kuptohej se Edi Rama, kandidati për kreun e PS-së, është një njeri që kjo parti e ka afruar, por jo i dalë nga gjiri i saj dhe se partia, nuk mund të marrë pamjen e një trusti.

    Zoti Majko, a ishte vendimi juaj për të mos rikandiduar, rezultat i një reflektimi për rolin tuaj në Partinë Socialiste, apo i detyruar nga fakti që zoti Nano mund të hyjë në garë?

    Për gjërat që kanë të bëjnë me mua, sigurisht që vendimet më takojnë mua dhe për ato që kanë të bëjnë me zotin Nano, vendimet i takojnë zotit Nano. Dje unë dola në një intervistë për të thënë ato që më takonin mua lidhur me hamendjet e shtypit, lidhur me kandidimin tim për postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Ajo që më ka shqetësuar gjithmonë, është se nuk duhet të orientohemi nga ideja e krijimit të posteve, apo liderëve artificialë, por duhet të shfaqemi, apo të orientohemi drejt gjërave të cilat janë të vërteta. Sipas meje, pavarësisht problematikës, të cilën tani pas zgjedhjeve ne jemi duke e zhvilluar brenda Partisë Socialiste dhe që me siguri do të vazhdojë të thellohet, Nano ngel pa diskutim, një nga politikanët e evidentuar të Partisë Socialiste, me të mirat dhe të metat e veta. Por të mirat dhe të metat e veta, ai nuk duhet t’i ketë të izoluara. Ato janë ulur, shfrytëzuar, llogaritur, stërllogaritur, brenda një komuniteti që quhet Parti Socialiste. Kështu që po e përsëris, ajo që unë thashë dje, përsa i përket vetes sime, është vendimi im, përsa i përket zotit Nano, i takon zotit Nano.

    Ky vendim që morët ju sa i lidhur është me rrethanat, pra sa i hapur është për ndryshim në varësi të veprimeve dhe protagonistëve të tjerë në Partinë Socialiste, përfshirë zotin Nano?

    Ajo që unë mendoj praktikisht, është që Partia Socialiste ka nevojë për përfshirjen e të gjitha figurave politike. Ajo që më ka shqetësuar për momentin, është një lloj heshtjeje. Unë të them të drejtën, kam qenë një nga ata njerëz të cilët kanë menduar se heshtja në një moment të caktuar mund të jetë gjë pozitive për një reflektim, por kur kam menduar se gjërat po precipitonin në drejtim të gabuar, kur pashë se kishte deri edhe shkelje të rregullave elementare të funksionimit të një partie, mendova që ndërhyrja do të ishte me vend. Dhe mbi të gjitha, mendova që po identifikohej problematika e zgjidhjes së gjërave në Partinë Socialiste thjesht me një projekt individual, me shpëtimtarin që do të zbriste dhe do të shpëtonte gjithë situatën në Partinë Socialiste. Unë mendoj që ideja e lidhjes së fatit të një partie me një individ të caktuar ka marrë fund. Sigurisht që fati i një partie lidhet shumë me karakterin e individit që e drejton atë. Kjo është e rëndësishme dhe duhet ta përsëris, është shumë e rëndësishme. Por, po aq i rëndësishëm është edhe ekipi. Unë dje dola kundër projektit të zotit Rama. Mendoj që ky projekt është shumë individual. Është një projekt i një njeriu, i cili është evidentuar edhe më parë për aktivitet politik pozitiv, por mbi të gjitha, duhet të shprehem që zotin Rama unë e kam parë më tepër si një mik të Partisë Socialiste, sesa si një njeri i cili ka ardhur natyrshëm nga radhët e Partisë Socialiste. Ai më tepër është orientuar, nuk do ta them shfrytëzuar nga Partia Socialiste, por le të themi ka qenë një kandidim i tij nga Partia Socialiste, nuk është se është një hulumtim, një zbulim brenda radhëve të Partisë Socialiste. Ne menduam se me të tillë njerëz, ne do të kemi shumë më tepër sukses, por nuk mendoj se do të kemi sukses duke e vënë atë në drejtimin e Partisë Socialiste.

    Ju shpreheni kundër idesë që një person mund ta shpëtojë partinë dhe kundër individualizmit, duke patur parasysh pikërisht kandidaturën e zotit Rama, por kulti i individit ka ekzistuar edhe më parë në Partinë Socialiste, e cila identifikohej me zotin Nano. Ku qëndron ndryshimi sipas jush?

    Mendoj se ka një ndryshim. Nëse do të kishim një rikthim të zotit Nano, mendoj që rikthimi i tij do të ishte më shumë një dënim, një dënim për të zhbërë ato që ka bërë keq. Ndërsa tek zoti Rama më tepër shoh një maskim të një situate të caktuar brenda radhëve të Partisë Socialiste. Nuk mendoj se ne mund ta zhvillojmë situatën brenda Partisë Socialiste, duke i dhënë asaj pamjen e një trusti, ku një projekt ose një tjetër mund t’i ndryshojë situatën.

    Zoti Majko, ju patët një takim sot edhe me zotin Ilir Meta. A mund të na thoni ju lutem, për çfarë biseduat në këtë takim?

    Mendoj se ishte një takim kolegësh. Me Ilir Metën unë njihem prej shumë kohësh. Pothuajse një të tretën e jetës, të dy e kemi kaluar së bashku në politikë. Pavarësisht se jemi në parti të ndryshme, mendoj se tanimë ka ardhur koha që disa akuj të shkrihen midis dy partive tona. Sigurisht, takimi ishte midis dy individëve. As ai nuk foli në emër të partisë së vet dhe as unë nuk fola në emër të një politike të caktuar. Por mendoj se ky komunikim ishte mëse i domosdoshëm.

    Zoti Majko, edhe diçka tjetër: Ju flisni për dënim për zotin Nano. Sipas jush, cilat janë të metat e tij?

    Do të duhej shumë kohë. Kam përshtypjen së këto gjëra do të vlerësohen shumë shpejt nga vetë ai. Nuk më takon mua të flas në emër të zotit Nano. Mendoj se zoti Nano duhet t’i kundërpërgjigjet kryengritjes së skllevërve.

    Sa përgjegjësi i atribuoni Partisë Socialiste dhe sa zotit Nano. Ju keni folur për përgjegjësinë e Partisë Socialiste. Si ndahet kjo përgjegjësi për humbjen në zgjedhje?

    Pa dyshim, bashkëfajësia do të jetë e diskutueshme dhe në vazhdim. Jam i bindur që kjo nuk mund të zgjidhet menjëherë, do të duhet një reflektim goxha i gjatë. Jam i bindur që përgjigjen më të mirë për këtë do ta japë vetë Fatos Nano.



    24/09/2005
    shekulli.com.al

  5. #35
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    kush i pa lajmet sot te tv shqiptar ne michigan?

    dashka te hidhet dhe majkua tani per kryetar te ps-s?

    c'vete ! futi majkon ne vendin e tij kshu nanua?

  6. #36
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    hopa! u hodhe edhe mejdanua nashti
    ______________________________________

    Gazeta Tema:

    Ish-kryetari socialist zhvillon nje takim informal me ish-presidentin

    Nano propozon Meidanin


    Ish-presidenti futet ne vallen e kreut

    Ish kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, pati nje takim joformal diten e djeshme me ish presidentin, Rexhep Meidani, takim i cili eshte nje shenje me shume per kandidimin e Meidanit per kryetar te Partise Socialiste. Takimi ne prag te Kongresit te jashtezakonshem te PS-se eshte zhvilluar ne ambjentet e bar "Piazza" dhe ka zgjatur per rreth 90 minuta.

    Burimet bejne te ditur per nje kandidim te mundshem te ish presidentit per kryetar partie, megjithate vete Meidani nuk eshte pronocuar ende zyrtarisht per kete ceshtje.

    Nga ana tjeter kryetari i dorehequr Fatos Nano, ditet e fundit ka qene mjaft ne takime gjysem formale me ish funksionare te larte socialiste. Burimet bejne te ditur se Nano po mundohet te formoje nje grup kunder kryetarit te bashkise Rama, i shpallur si pretendent per kryetarin e ardhshem te Partise Socialiste.

    Fatos Nano kerkon nje kandidat te afte per t'iu kundervene ne garen brenda Partise Socialiste, Edi Rames, i cili deri tani duket se eshte nje hap perpara kandidateve te tjere te mundshem per postin e kryetarit te partise.

    Nano pritet qe te zgjedhurit te tij t'i siguroje per nje mbeshtetje te madhe ne bazen socialiste, ku ish kryetari gjithmone ka pasur nje impakt. Nga ana tjeter per cdo kandidat qe do te futet ne garen socialiste, mbeshtetja e ish-kryetarit do te ishte nje privilegj dhe perparesi ndaj kandidaturave te tjera. Burimet shprehen se Nano i ka ofruar Rexhep Meidanit mbeshtetjen e tij ne garen socialiste, tashme pritet qe ky i fundit te pranoje ose te refuzoje kerkesen e paraqitur. I vetmi kandidat i sigurt ne garen per kryetarin e partise me te madhe opozitare ne vend eshte Edi Rama, i cili duket se per momentin nuk sheh ndonje kandidat tjeter potencial.

    Ish ministri i Financave, Arben Malaj qe deklaroi publikisht se do te shpaloste nje platforme per modernizimin e Partise Socialiste ne Kongresin e jashtezakonshem te partise, e terhoqei perpara disa ditesh kandidaturen e tij. Nje kandidtarure e perfolur eshte edhe ajo e Petro Kocit, deputetit qe dha doreheqjen nga Kryesia socialiste disa dite me pare. Nga ana e tij, Koci ende nuk ka dashur te prononcohet lidhur me kete ceshtje dhe nuk e ka deklaruar dhe as mohuar futjen e tij ne garen per kryetarin e PS-se.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Michigan2005 : 27-09-2005 më 17:05

  7. #37
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    LETER SOCIALISTEVE TE BULEVARDIT


    Edi Rama

    Kjo letër u drejtohet socialistëve të bulevardit. Në këtë përcaktim, nuk ka asnjë ironi apo ngarkese negative të sadopaktë, por vetëm një ndarje të qartë për efekt të këtij komunikimi midis socialistëve që gëzojnë të drejtën e fjalës dhe atyre që s’e gëzojnë, midis socialistëve që e kanë të drejtën të dëgjohen dhe atyre që nuk e kanë, midis socialistëve që mund të propozojnë e atyre që nuk mund ta bëjnë, midis socialistëve që ekskluzivitetin e vendimmarrjes, duan ta marrin për vete pas dorëheqjes së kryetarit dhe socialistëve që asnjëherë deri më sot, nuk janë thirrur të vendosin për fatet e Partisë Socialiste, duke i hequr në kurriz pasojat e vendimeve të gabuara. Shkurt e më shkoqur, midis socialistëve të ulur bashkë me mua tek “Fideli”, “Piaca”, “Tirana”, “Rogneri” apo në cilëndo kafene tjetër përgjatë bulevardit dhe socialistëve të gjunjëzuar anembanë Shqipërisë, nga rënia pindarike e Partisë Socialiste. Kjo rënie, që ka filluar në dhjetor 2003 e që është bërë zyrtare më 3 korrik 2005, vazhdon sot e gjithë ditën, për shkak se frenimi e pastaj ndryshimi i trajektores dëshpëruese ku ka hyrë familja jonë politike, mund të bëhet vetëm e vetëm përmes rithemelimit moral, rikonceptimit programor e ristrukturimit fizik të Partisë Socialiste. Duke u nisur nga një parakusht i pazëvendësueshëm, i pashmangshëm e i patjetërsueshëm: Jetësimi i parimit “një anëtar një votë” qysh në krye të rrugës së rimëkëmbjes. Pa socialistin e gjunjëzuar në vendimmarrje nuk ka ringritje të kësaj partie, po vetëm rënie, paralizë, llum kafeje.

    Ejani në vete! U bënë ditë, javë e muaj që ju dëgjoj, tavolinë më tavolinë. Drejtpërdrejtë apo përmes atyre ndër ne, që vejevijnë në tavolina bashkë me opinionet. Ju dëgjoj me vëmendje, dëshirë e vullnet, për të kuptuar se çfarë mendoni e çfarë ju mundon lidhur me punën tonë të përbashkët, tanimë që dalja jonë në opozitë nuk është një hipotezë po një realitet. Sa më shumë dëgjoj disa ndër ju, miq e shokë të mirë, me përvojë e kontribut në këtë parti, aq më keq ndjehem, aq më mirë e kuptoj pse Partia Socialiste është katandisur në këtë pikë të hallit dhe aq më i bindur jam në vendimin tim, për të kandiduar për kreun e saj. Kuptoj përditë e më mirë, sigurisht, edhe ç’barrë e rëndë është të marrësh përsipër drejtimin e PS-së sot, kur kaq shumë kusure, të qena e të paqena, rëndojnë mbi imazhin e saj e kur, për më tepër, tek askush ndër ju, nuk kam parë akoma të ndezur me fuqi të plotë llampën e vetëdijes, për krizën ku gjendet familja jonë politike dhe për arsyet e saj të thella. Ne jemi në krizë vëllezër dhe kjo krizë nuk është hiç e thjeshtë për t’u zgjidhur, prandaj edhe kam kaq kohë që ju lutem të mos merremi me njëri-tjetrin, po me përgatitjen e ofertave politike konkuruese, të mos e shohim njëri-tjetrin si pengesë po si një burim energjie më shumë për të kapërcyer pengesat, të mos ndahemi me njëri-tjetrin në “fitimtarë” e “humbës”, “të vjetër” e “të rinj”, “udhërrëfenjës” e “menaxherë”, “zotër shtëpie” e “mysafirë”, “vrapues” dhe “ulokë”, po të bashkohemi qetësisht në respekt të një kodi të ri veprimi e sjelljeje politike, që duhet ta përcaktojmë përmes ballafaqimit të hapur të ideve e të propozimeve për të ardhmen e Partisë Socialiste, të mos humbasim tjetër kohë të çmuar, sekonda, minuta, orë, ditë, javë, duke kërkuar formula çudibërëse e zgjidhje artificiale, për të bërë sikur po zgjidhim gjithçka pa zgjidhur asgjë, por të ndjekim rrugën e bekuar të konkurimit të hapur e të ndershëm, dhe t’ia lemë anëtarësisë socialiste të gjykojë me votën e saj të lirë, se ç’rrugë duhet të ndjekë kjo parti dhe kujt i duhet lënë në dorë drejtimi i saj në katër vitet e ardhshme.
    Në përgjigje të kësaj përpjekjeje të mundimshme e të sinqertë, për të rritur nivelin e vetëdijes për krizën pa cënuar askënd personalisht, përderisa jam i bindur se kjo krizë është thelbësisht krizë e një sistemi demokracie të cënuar në Partinë Socialiste, jeta e së cilës duhet vendosur mbi baza të reja, duke filluar afërmendsh nga sistemi zgjedhor brenda saj, kam dëgjuar prej jush disa përsiatje të cilat i konsideroj të rrezikshme për fatin e betejës, që duhet të zhvillojmë si forca kryesore e opozitës për zhvillimin e Shqipërisë, për emancipimin e politikës shqiptare e, natyrisht, për kthimin me dinjitet e forca të ripërtërira të Partisë Socialiste në krye të punëve të vendit. Ju kujtoj se këtë betejë madhore për të cilën jemi bashkë e, mbi të gjitha, për të cilën na kanë zgjedhur të rrimë bashkë, jo vetëm nuk e kemi filluar ende, ndërkohë që prirja antidemokratike e qeverisë së sotme ka nisur të shfaqet në mungesë të një opozite të organizuar sa e si duhet, por edhe jemi duke lëshuar terren përditë në sytë e opinionit publik me pafuqinë tonë shembullore, për t’u ngritur mbi vetveten e mbi zakonet e këqia të viteve të fundit, paçka se iluzioni i madh i “të keqes më të vogël” u bë kohë tashmë që ka rënë para syve tanë, mu si kështjellat e rërës buzë detit.
    “Duhet konsensus!”, thonë disa ndër ju. Konsensus për çfarë dhe me kë? Në kushtet kur partia ka humbur zgjedhjet, ka kaluar në opozitë dhe kryetari është dorëhequr, duhet të zgjidhet kryetari i ri, apo jo? E atëherë, a ka njeri të ma shpjegojë se cilit ndër ne i takoka të japë apo marrë konsensus në emër të 60 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste, të cilëve u takon të shprehen me votën e tyre, për të gjithë kandidatët që do të dalin në garë? Apo anasjelltas, cili ndër ne dhe me çfarë statusi të veçantë e paska të drejtën t’i privojë këta 60 mijë socialistë të shprehen lidhur me orientimin që duhet t’i japim partisë sonë në kushtet e opozitës, e me njeriun që duhet të vihet në krye të saj për të drejtuar procesin e kthimit në qeverisje? E pra, kjo kërkesë për konsensus për kryetarin e ri, mes atyre që janë aty ku janë sepse kanë mandatin e socialistëve për ta hapur, rritur, forcuar e modernizuar vazhdimisht dhe jo për ta mbyllur, tkurrur, dobësuar e sklerotizuar përfundimisht Partinë Socialiste, s’mund të na çojë asgjëkundi tjetër, përveçse në të kundërtën e asaj ku na çojnë zgjedhjet e lira në parti, me përfshirjen e socialistëve të të gjithë Shqipërisë në vendimmarrjen e rëndësishme strategjike që kemi përpara. Me zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryetarit nga anëtarësia, vendosim gurin e themelit të një sistemi të ri funksionimi të partisë, kurse me konsensusin bulevardesk, krijojmë praktikisht kushtin për një zgjatim të mëtejshëm e shumë të rrezikshëm të krizës sistemike ku është e mbërthyer sot Partia Socialiste. Dhe sa për mua, s’është e para herë që e them, sfida jonë sot, nuk është të zgjedhim një kryetar të ri partie, po të ndërtojmë një sistem të ri organizimi të krejt jetës së partisë, një sistem ku, në rradhë të parë, anëtari i partisë të ndjehet zot i shtëpisë e i fateve të familjes sonë politike e jo dele e përfillur vetëm me rastin e “mjeljes elektorale”, dhe ku të zgjedhurit në hierarkinë e saj të jenë shërbëtorë të përkushtuar të kësaj familjeje të madhe, jo agallarë që për pleshtin kryeneç të interesit apo inatit të tyre, janë gati t’i vënë zjarrin shtëpisë. “Konsensus që të mos na përçahet partia!”, vijoni ju. Po pse do na u përçaka partia po ta përfshijmë të tërën në vendimmarrje, duke tërhequr përmes votës mendimin e të tërë anëtarëve tanë në të 28 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë, dhe do na rrika e bashkuar po të vendosim ne të bulevardit, se cili do jetë Shestan Verdha i ynë? E po sikur ky Shestani konsensual që do na dilka nga mirëkuptimi i sallonit VIP të “PSSH Airlines”-it, të mos i pëlqejë anëtarësisë së partisë në fusha, kodra e male, si do i’a bëjmë? Apo mos ndoshta kjo pyetje është e tepërt përderisa anëtarësia, grigjë e urtë që na vjen pas, s’ka aq mend sa të na japë mend e kësisoj, mendjen tonë do besojë e, po nuk e besoi, do s’do, do ta durojë e nënshtruar urtësisht si gjithnjë, në rrugën ku vendos “qendra”?! Kurse unë vijoj të këmbëngul që, nëse vërtet duam ta bashkojmë e ta ringremë Partinë Socialiste, ne duhet t’i drejtohemi pikërisht anëtarësisë duke e kuptuar thellësisht se kriza jonë, është ndër të tjera një krizë e arratisë nga realiteti e nga jeta e anëtarit të partisë, si njeri me identitet e si qytetar i angazhuar i këtij vendi, si objekt dhe subjekt i politikës sonë, si arsye e vetë ekzistencës sonë, si forcë politike tek e fundit. Prandaj t’i drejtohemi e t’i nënshtrohemi vullnetit të anëtarësisë dhe pikë, pa harruar se nëse Partia Socialiste u përça dy vjet më parë, kjo erdhi pikërisht sepse ne i kthyem plotësisht kurrizin anëtarit të partisë si njeri, qytetar e zgjedhës, nuk u morëm me kurimin e infeksionit galopant të sistemit tonë të funksionimit, nuk u ndalëm përpara hendekut të madh që ky sistem krijoi mes nesh e popullit, por e thelluam atë kokëfortësisht më tej, e i shkuam deri ku na lejoi koha, shtrembërimit të vullnetit të anëtarësisë së partisë e të të gjithë trupës sonë të madhe elektorale, përmes një demokracie përfaqësuese të paralizuar nga shantazhi i “bukës së gojës”.
    Sistemi ynë funksional ka rënë, e kuptoni këtë apo jo? Ka rënë të dashur miq e shokë socialistë të bulevardit dhe çdo përpjekje për ta ringritur mbi të njëjtat hallka të shkëputura nga anëtarësia e partisë, është një aventurë e re me pasoja të reja, edhe më të rënda se ato që kemi përjetuar deri këtu. Partia nuk bashkohet në pazarin e karrigeve e të forumeve, po aty ku është copëtuar, dërrmuar, vrarë, në shpirtin e saj, në të gjitha dejet e organizimit të saj, në gjymtyrët e në horizontin e shikimit të saj, partia nuk bashkohet aty ku nuk ka hapësirë lirie për të gjithë anëtarët e saj, po aty ku secili ka hapësirën e vet të zgjedhjes së lirë e ku askush nuk e përdor lirinë e tij, për të kufizuar lirinë e të tjerëve, partia nuk bashkohet duke sajuar mekanizma që i ngjajnë traktorit të parë të markës shqiptare, i cili eci vetëm ditën e inagurimit, po duke ecur në rrugën e modernizimit që sivëllezërit tanë socialistë të botës demokratike kanë hapur edhe për ne që, si të fundit që jemi, s’kemi çfarë të shpikim më. Romano Prodi fjala vjen, përpara sesa unioni i të majtës italiane të hyjë në zgjedhjet legjislative, kërkoi zgjedhje në anëtarësinë e majtë e më gjerë në gjirin e simpatizantëve të së majtës, paçka se mes krerëve të partive aleate, askush nuk e diskutonte lidershipin e tij. “Për të qenë më të bashkuar”, tha Profesori, “na duhet një ballafaqim i gjerë mes gjithë aleatëve e ideve tona përballë gjykimit të votës së popullit të majtë”! Si metodë për t’u bashkuar më fort, po e pranon këtë thagmë për stilin e tij të punës edhe Kavalieri Silvio, i bindur tashmë se Xhanfranko Fini kishte të drejtë kur këmbëngulte, “Zgjedhje në anëtarësi për të shpëtuar aleancën”. Mirëpo, ja që disave prej jush, kjo ju duket përgatitje e shtratit të diktaturës sepse, siç ju kam dëgjuar, “ai që do dalë me mandatin e anëtarësisë në xhep, do jetë një kryetar shumë i fortë e prandaj edhe i pakontrollueshëm”.
    S’dua të bëj këtu komente të tepërta, lidhur me sesa të kontrollueshëm kanë rezultuar kryetarët e dalë nga kongreset në këto partitë tona politike pa përjashtim, ashtu sikundër s’dua të përsëris këtu, pse kjo davaja e kotë e kontrollueshmërisë nuk është çështje njeriu po sistemi, por dëshiroj të theksoj se nuk di asnjë rast nga jeta e partive politike në demokracitë perëndimore, ku të ketë pasur ndonjëherë debat e përshtjellim për sesi të nxjerrim një kryetar të dobët. Kemi të bëjmë pa farë dyshimi me një lajthitje të rrallë në kuadrin e debatit politik, shprehje e krizës së familjes sonë padyshim, por edhe pak më tutje, shprehje e foshnjërisë së kulturës sonë demokratike. Vetë demokracia direkte në parti, një mekanizëm tanimë statutor edhe në Partinë Socialiste, nuk synon të prodhojë figura pa këllqe, që kthehen në kukulla forumesh e që në betejat me kundërshtarin politik nuk marrin asnjë votë përtej ledhit të anëtarësisë, por, përkundrazi, tenton pikërisht që përmes përfshirjes së të gjithë anëtarësisë në zgjedhje, të energjizojë organizmin e partisë, të maksimalizojë potencialin për kohezion brenda saj, duke votuar një projekt politik të besueshëm për të gjithë si edhe të nxjerrë në krye njeriun e duhur për të drejtuar realizimin e projektit, duke marrë mbi supe përgjegjësinë që ka një mandat i marrë direkt nga anëtarësia. Ju më lëndoni pa shumë gajle me aluzione për “natyrën time diktatoriale”, duke u munduar të argumentoni, pa argumenta në fakt, e në mungesë të plotë njohjeje të stilit tim të punës në ekip, se qenkam një rrezik për partinë. Por ndërkohë, ka një nonsens në të gjithë këtë përsiatje pasi unë, “diktatori”, kërkoj zgjedhje të lira në anëtarësi, kurse ju që thoni se doni ta ruani partinë nga diktatura, kërkoni konsensus pa zgjedhje ose konsensus me zgjedhje të diktuara nga konsensusi! Sikur nuk shkon e tëra kjo, siç nuk shkon edhe pretendimi tjetër se “zgjedhjet në anëtarësi do fusin përfundimisht në gjakun e partisë trafikun e influencës”. Nuk e kam kuptuar kurrë ç’doni të thoni me togëfjalëshin “trafik influence”, nuk e gjej në fjalorët e gjuhës dhe nuk njoh asnjë variant të organizimit të jetës njerëzore, nga faraonët e Egjiptit tek firaunët e Botës së Lirë, që të zhvillohet jashtë influencave të interesave e të grupeve të interesit. Por, të më falni që s’jua fsheh dot se edhe në këtë “argument” unë rishoh sidoqoftë, problemin tejet shqetësues të trajtimit prej jush të anëtarit të partisë, si një dele e urtë dhe e nënshtruar, qënie shurdhmemece që duhet mbajtur larg problemeve tona, pasi mund të tërbohet e djallëzohet ndërkohë që na nevojitet e patrazuar në shpirt e në mendje, nga interesat që prodhuakan “trafik influencash”. Bash si në kohën e Partisë së Punës, anëtarët dele na nevojiten në tufë, për të duartrokitur konsensusin tonë e për t’u bërë ujq, vetëm kur duhet t’i ndërsejmë kundër atyre që duan të na e prishin partinë dhe të na e ndryshojnë vijën e saj. Ç’punë ka delja me zgjedhjen e lirë të Sekretarit të Parë e të Komitetit Qendror!
    Ju këmbëngulni se zgjedhjet në anëtarësi do të jenë të vështira, se regjistrat s’janë të aktualizuar, se njerëzit poshtë do ndahen në kampe e do kacafyten me njëri-tjetrin dhe se mbase, kur të numërohen votat, do të rezultojë se anëtarët tanë janë më pak se ç’kemi të regjistruar. Sigurisht që zgjedhjet do të jenë të vështira, janë të parat e këtij lloji në vendin tonë, po a është vallë vështirësia objektive një argument më shumë për ta mbajtur Partinë Socialiste peng, të metodave të vjetra e të diskredituara nga koha e nga rezultatet apo një argument më shumë, për t’u motivuar të gjithë bashkë që të realizojmë zgjedhjet më të mira të mundshme në kushtet e sotme? Pse do ndahen në kampe e do kacafyten njerëzit poshtë në bazë, nëse ne lart në qendër nuk nxisim ndarje e kacafytje, po prodhojmë vullnetin e nevojshëm për rritjen e standarteve demokratike në parti, përmes parimit “një anëtar një votë”, duke mos vënë absolutisht në diskutim vetë parimin, po duke rënë të gjithë dakord për modalitetet e jetësimit të tij e duke punuar me mish e me shpirt për ta kthyer këtë ëndërr demokratike europiane në një realitet të ri shqiptar? Ja edhe na rezultoi se numri i votuesve do të jetë më i vogël se ai i anëtarëve të deklaruar, po pastaj? Anëtarët e partisë nuk na duhen për numrin rendor, po për zemrën e për trurin e tyre, rëndësi ka sa zemrat rrahin për PS-në, jo sa numra figurojnë në dollapin ku ruhen regjistrat.
    Ju sugjeroni ta shtyjmë zgjidhjen e problemit akut të lidershipit në Partinë Socialiste një a dy vjet, e të punojmë me zgjidhje të ndërmjetme, sepse mbase jeni ende larg së qeni të vetëijshëm se detyra jonë, është të jemi alternativë e qeverisë dhe jo hije e vetvetes, kurse unë them se zgjidhja e ndërmjetme, d.m.th., moszgjidhja e krizës, do të na çonte poshtë e më poshtë rezultateve të 3 korrikut, larg e më larg njerëzve që na duan ndryshe, tutje e më tutje interesit të publikut për ne dhe do të materializohej me një humbje katastrofale në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ja pse mendoj që konsensusi i shumëshpërdoruar terminologjikisht këto kohë, na duhet thjesht e vetëm për rregullat e për modalitetet në jetësimin e parimit “një anëtar një votë”, jo për të shpikur mekanizma që të devijojmë nga ky parim e të parafabrikojmë bashkëkryetarë e forume si ato, që një miku ynë i krahasoi me të drejtë, me ato të Jugosllavisë post-titiste.

    Kush do t’i besonte një partie që ju vetë açik nuk i besoni, kur rrekeni ta trajtoni si një të sëmurë mendor me “periudha kujdestarie kolegjiale”, të cilat, kolegjial kanë në fakt vetëm vullnetin absurd për të ruajtur privilegjin e pllaq-plluqeve në një pellg të vogël forumesh e ekranesh anash lumit që mund ta marrë tërë Partinë Socialiste? Askush!
    Duke e parë për fat të keq tërë këtë proces të lidhur me “kokëfortësinë e një mysafiri” si puna ime, i cili “po kërkon t’ju marrë partinë”, disa ndër ju nxjerrin në pah mendësinë paternaliste që e mban peng këtë forcë politike me argumentin krejt bajat të “vjetërsisë në parti”, a thua se partia është një vile rrushi që unë po e shkul arbitrarisht duke përfituar nga 198 centimetrat e mia dhe jo një bashkim vullnetar 60 mijë vetësh ku, në bazë të statutit e të parimit “një anëtar një votë”, secili syresh do të votojë sipas vullnetit të tij. Çudi e madhe, unë “mysafiri” nuk e kam frikë ballafaqimin në sy të këtyre 60 mijë socialistëve dhe jam i gatshëm të mirëpres çdo vendim, që do të marrë familja jonë e madhe politike me votë të drejtëpërdrejtë, kurse ju, “të zotët e shtëpisë”, doni t’i shmangeni edhe ballafaqimit edhe vendimit të 60 mijë anëtarëve të familjes me gjithëfarë kacavjerrjesh logjike, që s’kanë rrënjë në asnjë eksperiencë të suksesshme brenda nesh, jashtë nesh, në Shqipërinë apo në Botën e Lirë. Jua kam thënë në sy, sesa e mjerë më është dukur ajo kacavjerrja pas argumentit të “shesheve të ndërtimit që krijojnë pabarazi në garë” dhe më vjen turp që t’jua përmend në këtë letër, sepse nuk dua t’ju shoh kaq të dobët përpara ftesës sime për t’u ballafaquar në funksion të ripërtëritjes së Partisë Socialiste me ide e projekte konkrete dhe jo me mbeturinat e baltës së mbetur në oborrin e shtëpisë sonë, nga përleshjet skandaloze të viteve që shkuan.
    Ne duhet të jemi të gjithë bashkë zëdhënës të një kulture të re politike, të një vullneti të ri për të shkuar në thelbin e çështjeve e të problemeve - për trajtimin e zgjidhjen e të cilave rrimë bashkë nën një çati,- të një solidariteti të ri që përjashton nëpërkëmbjen e personalitetit e të dinjitetit të kujtdoqoftë, brenda ose jashtë shtëpisë sonë, të një pasioni të ri politik, që do të thotë dashuri, zemërgjerësi, vullnet për mirëkuptim e për tolerancë. Sigurisht, të gjitha këto nuk nënkuptojnë heshtje të fajshme përpara çfarëdo fenomeni negativ, abuziv, korruptiv, përkundrazi. Por ama, përpara se të ngremë gishtin ndaj shoshoqit, duhet të jemi të mirëinformuar e jo të mirëngarkuar me baltën e thashethemeve të kafenesë së fshatit apo, ca më keq akoma, me helmin e inatit a të xhelozisë irracionale për shoshoqin. Jam plotësisht dakord të ngremë një komision etike në Partinë Socialiste, përpara të cilit kryetari i partisë apo cilido socialist tjetër me mandat, të shpjegohet për çdo shqetësim me karakter etik të krijuar në publik apo parti, me apo pa të drejtë, gjatë ushtrimit të mandatit të tij, ashtu siç jam tërësisht dakord që Komiteti i Përgjithshëm Drejtues të thërrasë në interpelancë të hapur publike kryetarin e partisë, figura të tjera drejtuese të saj apo cilindo individ të mandatuar nga Partia Socialiste, për çfarëdo shqetësimi të kësaj natyre. Kjo po, është rrugë e mundshme dhe e arsyeshme për të ndarë mirë llumrat e filxhanëve, ku vuajeristët e lloj-lloj prejardhjeve e profesioneve zbardhin aferat apokaliptike të kujtdo që ushtron mandat ekzekutiv në këtë vend, nga problemet e shqetësimet reale që mund të ndeshen apo ngrihen si pasojë e deformimeve të konstatuara në ushtrimin e detyrës. Le ta ndjekim këtë rrugë të re duke e braktisur njëherë e mirë të deritanishmen, përgjatë të cilës kushdo që merr përsipër të bëjë një punë është apriori “i përfolur”, “i ndotur”, “i njollosur”, “i katranosur”, subjekt i akuzave e shpifjeve që për fat të keq rriten në proporcion me rëndësinë e detyrës e me vlerën e punës, ndërsa cilido që rri duarkryq apo vetëm flet sesi nuk duhet bërë kjo apo ajo, është apriori një virgjëreshë “e ndershme”, “e moralshme”, “e pastër”, “e papërfolur”, që mund t’i shesë dëngla kujtdo që bën një punë. “Ai (unë d.m.th) po mbështetet tek ca të përfolur me të cilët do të sundojë nesër partinë!”, pretendon ndokush ndër ju. Përsëri gabim miqtë e mi! Gabim në dy drejtime: E para, sepse për të mirën apo për të keqen time, unë s’jam pjesë e asnjë klani, grupi apo rrjeti miqësish, interesash, marrëdhëniesh të privilegjuara apo të dyshimta në PS e kështu me rradhë, pasi, siç e thoni edhe ju, nuk jam ende aq i vjetër sa duhet për të qenë i ngatërruar me kësi turlish afektive, konspirative ose degjenerative, po edhe sepse për natyrën, edukatën dhe eksperiencën që kam në jetë e në punë, s’jam i prirur të marr pjesë apo të ndërtoj klane ose grupe brenda skuadrës ku luaj. Dhe e dyta sepse unë s’jam as sot, po s’do të jem as nesër si kryetar partie, njeriu që mendon se i takon çelësi i portave të forumeve të Partisë Socialiste ku njerëzit, sipas bindjes sime të palëkundur, duhet të hyjnë apo të mos hyjnë, jo sepse kryetari u hap apo nuk u hap derën, por sepse votohen ose nuk votohen dhe kaq.
    Kjo është e tëra ajo që doja t’ju thosha me plot dashamirësi e në sy të tërë socialistëve dhe opinionit publik, lidhur me, si i gjykoj unë përsiatjet dhe dyshimet tuaja në raport me procesin ku kemi hyrë e me përpjekjen time të hapur e pa ekuivoke, në kërkim të votës së anëtarësisë së Partisë Socialiste për kandidaturën time, të cilën e konsideroj një shërbim që i’a detyroj kësaj shtëpie të madhe në këtë moment kaq të vështirë. Mos e harroni miq e shokë të shtrenjtë, ne jemi të gjithë bashkë pjesë e së njëjtës familje politike, lypset të duhemi e të bashkëjetojmë në harmoni me standartet, rregullat dhe rezultatet e konkurimit të lirë e të ndershëm brenda nesh, duke rikrijuar identitetin tonë në kushtet e reja dhe rilindur ndjenjën e fortë të përkatësisë së përbashkët në këtë familje, për t’u ribërë forca e madhe fituese e së majtës. E jo të vijojmë të ngatërrohemi me këmbët tona në qorrsokakun e gërrmërreve e të avashllëkut paralizues ku kemi hyrë prej kohe, duke u bërë të lodhshëm deri në bezdi për qytetarët shqiptarë, e të pandjeshëm deri në makth për socialistët e gjunjëzuar në të katër anët e vendit pas zgjedhjeve të 3 korrikut. Ja pse rend dhe pse nuk do të ndalem së renduri unë!

    Kryebashkiaku i Tiranës dhe kandidati për kreun e PS, u përgjigjet gjithë kritikuesve të tij
    Pse nuk qëndrojnë tezat e hedhura nga Rexhep Meidani, akuzat e Petro Koçit dhe skpeticizmi i Pandeli Majkos

    Rama analizon situatën dhe krizën që ka mbërthyer Partinë Socialiste, dhe pse rrugëzgjidhja e vetme është impelementimi i parimit “Një anëtar, një votë”

    Kriza
    Kjo rënie, që ka filluar në dhjetor 2003 e që është bërë zyrtare më 3 korrik 2005, vazhdon sot e gjithë ditën, për shkak se frenimi e pastaj ndryshimi i trajektores dëshpëruese ku ka hyrë familja jonë politike, mund të bëhet vetëm e vetëm përmes rithemelimit moral, rikonceptimit programor e ristrukturimit fizik të Partisë Socialiste

    Kafenetë
    Ejani në vete! U bënë ditë, javë e muaj që ju dëgjoj, tavolinë më tavolinë. Drejtpërdrejtë apo përmes atyre, ndër ne që vejevijmë në tavolina bashkë me opinionet. Ju dëgjoj me vëmendje, dëshirë e vullnet, për të kuptuar se çfarë mendoni e çfarë ju mundon, lidhur me punën tonë të përbashkët tanimë që dalja jonë në opozitë nuk është një hipotezë po një realitet. Sa më shumë dëgjoj disa ndër ju, miq e shokë të mirë, me përvojë e kontribut në këtë parti, aq më keq ndjehem, aq më mirë e kuptoj pse Partia Socialiste është katandisur në këtë pikë të hallit dhe aq më i bindur jam, në vendimin tim për të kandiduar për kreun e saj.

    Konkurimi
    Ne jemi në krizë vëllezër, dhe kjo krizë nuk është hiç e thjeshtë për t’u zgjidhur, prandaj edhe kam kaq kohë që ju lutem, të mos merremi me njëri-tjetrin, po me përgatitjen e ofertave politike konkuruese, të mos e shohim njëri-tjetrin si pengesë, po si një burim energjie më shumë, për të kapërcyer pengesat, të mos ndahemi me njëri-tjetrin në “fitimtarë” e “humbës”, “të vjetër” e “të rinj”, “udhërrëfenjës” e “menaxherë”, “zotër shtëpie” e “mysafirë”, “vrapues” dhe “ulokë”, po të bashkohemi qetësisht në respekt të një kodi të ri veprimi e sjelljeje politike, që duhet ta përcaktojmë përmes ballafaqimit të hapur të ideve e të propozimeve për të ardhmen e Partisë Socialiste, të mos humbasim tjetër kohë të çmuar, sekonda, minuta, orë, ditë, javë, duke kërkuar formula çudibërëse e zgjidhje artificiale, për të bërë sikur po zgjidhim gjithçka pa zgjidhur asgjë, por të ndjekim rrugën e bekuar të konkurimit të hapur e të ndershëm, dhe t’ia lemë anëtarësisë socialiste të gjykojë me votën e saj të lirë, se ç’rrugë duhet të ndjekë kjo parti dhe kujt i duhet lënë në dorë, drejtimi i saj në katër vitet e ardhshme.

    Konsensusi
    “Duhet konsensus!”, thonë disa ndër ju. Konsensus për çfarë dhe me kë? Në kushtet kur partia ka humbur zgjedhjet, ka kaluar në opozitë dhe kryetari është dorëhequr, duhet të zgjidhet kryetari i ri, apo jo? E atëherë, a ka njeri të ma shpjegojë se cilit ndër ne i takoka të japë apo marrë konsensus në emër të 60 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste, të cilëve u takon të shprehen me votën e tyre për të gjithë kandidatët që do të dalin në garë? Apo anasjelltas, cili ndër ne dhe me çfarë statusi të veçantë e paska të drejtën, t’i privojë këta 60 mijë socialistë të shprehen lidhur me orientimin që duhet t’i japim partisë sonë në kushtet e opozitës, e me njeriun që duhet të vihet në krye të saj, për të drejtuar procesin e kthimit në qeverisje?

    “Një anëtar, një votë”
    Me zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryetarit nga anëtarësia, vendosim gurin e themelit të një sistemi të ri funksionimi të partisë, kurse me konsensusin bulevardesk, krijojmë praktikisht kushtin për një zgjatim të mëtejshëm e shumë të rrezikshëm të krizës sistematike ku është e mbërthyer sot Partia Socialiste.

    Përçarja
    Po pse do na u përçaka partia po ta përfshijmë të tërën në vendimmarrje, duke tërhequr përmes votës mendimin e të tërë anëtarëve tanë, në të 28 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë, dhe do na rrika e bashkuar po të vendosim ne të bulevardit, se cili do jetë Shestan Verdha i ynë? E po sikur ky Shestani konsensual që do na dilka nga mirëkuptimi i sallonit VIP të “PSSH Airlines”-it, të mos i pëlqejë anëtarësisë së partisë në fusha, kodra e male, si do ti’a bëjmë? Apo mos ndoshta kjo pyetje është e tepërt përderisa anëtarësia, grigjë e urtë që na vjen pas, s’ka aq mend sa të na japë mend e kësisoj mendjen tonë do besojë e, po nuk e besoi, do s’do, do ta durojë e nënshtruar urtësisht, si gjithnjë në rrugën ku vendos “qendra”?!

    Diktatori
    Ju më lëndoni pa shumë gajle me aluzione për “natyrën time diktatoriale”, duke u munduar të argumentoni, pa argumenta në fakt e në mungesë të plotë njohjeje të stilit tim të punës në ekip, se qenkam një rrezik për partinë. Por ndërkohë, ka një nonsens në të gjithë këtë përsiatje pasi unë, “diktatori”, kërkoj zgjedhje të lira në anëtarësi, kurse ju që thoni se doni ta ruani partinë nga diktatura, kërkoni konsensus pa zgjedhje ose konsensus me zgjedhje të diktuara nga konsensusi! Sikur nuk shkon e tëra kjo, siç nuk shkon edhe pretendimi tjetër se “zgjedhjet në anëtarësi do fusin përfundimisht në gjakun e partisë trafikun e influencës”.

    Bashkëdrejtuesit
    Kush do t’i besonte një partie që ju vetë açik nuk i besoni, kur rrekeni ta trajtoni si një të sëmurë mendor me “periudha kujdestarie kolegjiale”, të cilat kolegjiale, kanë në fakt vetëm vullnetin absurd për të ruajtur privilegjin e pllaq-plluqeve në një pellg të vogël forumesh e ekranesh, anash lumit që mund ta marrë tërë Partinë Socialiste? Askush!

    Sheshet e ndërtimit
    Jua kam thënë në sy, sesa e mjerë më është dukur ajo kacavjerrja pas argumentit të “shesheve të ndërtimit që krijojnë pabarazi në garë”, dhe më vjen turp që t’jua përmend në këtë letër, sepse nuk dua t’ju shoh kaq të dobët përpara ftesës sime, për t’u ballafaquar në funksion të ripërtëritjes së Partisë Socialiste me ide e projekte konkrete dhe jo me mbeturinat e baltës së mbetur në oborrin e shtëpisë sonë, nga përleshjet skandaloze të viteve që shkuan.


    Komision Etike
    Përpara se të ngremë gishtin ndaj shoshoqit, duhet të jemi të mirëinformuar e jo të mirëngarkuar me baltën e thashethemeve të kafenesë së fshatit apo, ca më keq akoma, me helmin e inatit a të xhelozisë irracionale për shoshoqin. Jam plotësisht dakord të ngremë një komision etike në Partinë Socialiste, përpara të cilit kryetari i partisë apo cilido socialist tjetër me mandat, të shpjegohet për çdo shqetësim me karakter etik të krijuar në publik apo parti, me apo pa të drejtë, gjatë ushtrimit të mandatit të tij, ashtu siç jam tërësisht dakord që Komiteti i Përgjithshëm Drejtues, të thërrasë në interpelancë të hapur publike kryetarin e partisë, figura të tjera drejtuese të saj apo cilindo individ të mandatuar nga Partia Socialiste, për çfarëdo shqetësim të kësaj natyre.


    Klanet
    E para, sepse për të mirën apo për të keqen time, unë s’jam pjesë e asnjë klani, grupi apo rrjeti miqësish, interesash, marrëdhëniesh të privilegjuara apo të dyshimta në PS e kështu me rradhë, pasi, siç e thoni edhe ju, nuk jam ende aq i vjetër sa duhet për të qenë i ngatërruar me kësi turlish afektive, konspirative ose degjenerative, po edhe sepse për natyrën, edukatën dhe eksperiencën që kam në jetë e në punë, s’jam i prirur të marr pjesë apo të ndërtoj klane ose grupe brenda skuadrës ku luaj.



    01/10/2005

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Ç’ndodhi dje në mbledhjen e socialistëve. Batutat dhe debatet për ndryshimet në statut


    Edi Rama fiton KPD-në e Nanos

    Meidani Pëllumbit: Ke bërë Institutin e Partisë për Marksizëm



    Luljeta Progni
    Edi Rama “triumfon” në mbledhjen e djeshme të KPD-së, ku platforma e paraqitur nga grupi i punës që mbështeste idetë e dhëna nga Rama, arriti të marrë viston e KPD-së me 120 vota pro, 8 kundër dhe vetëm 2 abstenime.

    Edhe pse “nanoistët” rezistuan me platformën e tyre, madje në mbështetje të kësaj platforme, për herë të parë zbriti edhe vetë ish-presidenti, Rexhep Meidani, sërish nuk u morën parasysh kërkesat e tyre. Përfundimisht “fraksionet” e kërkuara nga Meidani mbetën jashtë statutit të PS-së. Ndërkohë që data e anëtarësimeve për votim do të jetë 17 shtatori.

    Ilir Zela
    Anëtari i KPD-së, Ilir Zela, paraqiti pesë argumentet e tij kundër zbatimit të parimit “një anëtar, një votë” në PS, duke deklaruar se PS-ja nuk është e përgatitur për zbatimin e këtij parimi. “E para, asnjë parti nuk e praktikon “një anëtar, një votë” në të gjitha strukturat. Ky parim zbatohet për zgjedhjen e liderit dhe jo për të gjitha strukturat njëherësh. E dyta, ata që praktikojnë “një anëtar, një votë” e zbatojnë edhe për kandidatët për deputetë për kryetarë komune e bashkie. E treta, “një anëtar, një votë”, shoqërohet me votëbesim periodik të përvitshëm të kryetarit të partisë. E katërta, në se zbatohet parimi “një anëtar, një votë” nuk është më organizata njësia bazë e partisë, por është anëtari njësia bazë e partisë. E pesta, “një anëtar, një votë”, shoqërohet me përfaqësimin përpjestimor sipas platformave të votuara, jo fraksione njerëzish, por fraksione platformash, idesh mendimesh”, tha Zela.
    Petro Koçi
    Deputeti, Petro Koçi, deklaroi se paketa e ndryshimeve është e paplotë dhe se gjithçka do të vendoset nga kongresi. Ai ka propozuar tri detyra për kongresin e 8 tetorit. “E para, duhet të kryejë një analizë për problematikën e deritanishme në mënyrën e funksionimit dhe drejtimit të partisë. E dyta, kongresi të legjitimojë institucionin drejtues të partisë, që është kryetari i komanduar nëpërmjet zgjedhjeve, dmth. zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm. Dhe së treti, të përcaktojë drejtimin e reformës së ardhshme politike dhe statutore”, tha Koçi.

    Ben Blushi
    Deputeti Ben Blushi propozoi që zbatimi i parimit “një anëtar, një votë” të mos përfshijë zgjedhjen e kryetarëve të rretheve, duke argumentuar se ndërprerja e mandatit të tyre është antistatutor.

    Erjon Braçe
    Deputeti Erjon Braçe kundërshtoi propozimin e Ben Blushit duke theksuar që zbatimi i parimit “një anëtar, një votë”, duhet të përfshijë të gjitha strukturat drejtuese, ashtu siç janë pasqyruar edhe në paketën e ndryshimeve në statut.

    Lekë Çukaj
    Çukaj ka mbështetur propozimin e Ben Blushit, duke theksuar se ndërprerja e mandatit të kryetarëve të rretheve është antistatutore dhe se zbatimi i këtij parimi në zgjedhjen e të gjitha strukturave është praktikisht i pamundur. Ideja e Blushit është mbështetur edhe nga Nazmir Bilani.

    Emin Barçi
    Anëtari i KPD-së, Ermin Barçi, propozoi që kryetari i PS-së të ndërpresë mandatin në momentin kur humbet zgjedhjet e radhës. Ai propozoi gjithashtu që zbatimi i parimit “një anëtar, një votë” të zhvillohet në tri etapa dhe kategori votimi. Në këtë zgjedhje të përfaqësohen simpatizantët, të cilët janë rreth 700 mijë votues të PS, duke huazuar sipas tij një model shumë efikas që e përdorin partisë simotra të perëndimit. Të përfshihen në votim 65 mijë anëtarë të PS-së, si dhe grupi parlamentar dhe konferenca kombëtare e të zgjedhurve vendorë e kategori e cila sipas tij përfaqëson 500 mijë votues.

    Edi Rama
    Edi Rama tha dje se nuk parashikon asnjë skenar katastrofik për rrëzimin e parimit “një anëtar, një votë” nga kongresi. “Debati do të shkojë duke u thelluar, nuk do të shkojë duke u mbyllur, por e rëndësishme është që ai po kanalizohet në një kuadër normash etike, dëshirash për të kontribuar për PS-në dhe mendoj se zgjedhjet brenda në parti, janë pjesë e demokratizimit të saj. Për sa i përket dorëheqjes së kryetarit në zgjedhjet lokale nuk janë gjëra të lidhura. Nuk do të shpikim gjëra të reja në kuadrin e votës demokratike, por përkundrazi do të jetësojmë”, tha Rama.



    batutat e kPd

    Meidani - Pëllumbi
    Meidani: Ç’janë këto teori që jeni duke na prezantuar këtu në KPD?
    Pëllumbi: Janë teoritë e fizikës së trupave të ngurtë.
    Meidani: Këtë ta kam mësuar unë.
    Pëllumbi: Nuk më hyn në punë, kjo nuk është fizikë, por dialektikë.
    Meidani: Dialektikën e mësove të shkolla e partisë te Instituti marksist.
    Pëllumbi: Nuk është e nevojshme të sanksionojmë fraksionet. Fraksionet do ta çonin partinë në ndarje dhe kjo nuk është matematikë. Ti bëj njëherë fraksionin nëse ke ndërmend ta bësh dhe pastaj kërko legalizimin.
    Meidani: Ju nuk i doni këto ide të reja.
    Braçe: Po deklaroje, do ta vësh apo jo kandidaturën për kryetar?
    Meidani: Ju nuk më kuptoni mua.

    Meidani - Rama
    (Meidani flet nga vendi kur në foltore është Edi Rama)
    Rama: Nuk është e nevojshme të ndërhyni kur fjalën e kam unë dhe jam duke folur.
    Meidani: Flas sepse unë nuk kam konflikte interesi si puna jote. (për çështjen e kandidimit për kryetar në PS)
    Rama: Nuk dua të merrem me këtë çështje. Mos më detyro të të kthej përgjigje, nga ato përgjigjet që di unë të kthej.

    Meidani – Ruçi
    Meidani: Unë kam shumë respekt për parafolësin. Por gjithsesi unë kam mendimin tim.
    Ruçi: Mbledhjen e KPD-së e drejtoj unë, jo ti.

    Blushi – Rama
    Blushi: Propozoj që kryetarët e rretheve të mos zgjidhen tani me parimin “një anëtar, një votë”, por le t’u mbarojë mandati.
    Rama: O Blush, po rri mos fol. Ik se i di këto punë ti, se nuk ka rëndësi.
    Blushi: Ik ore se i di vetë unë. Kam idenë se PS-ja nuk duhet të luajë në funksion të LSI-së. Nuk kemi pse të bëjmë lojën e LSI-së.

    Ruçi-Kokoshi
    Ruçi: Duhet të jemi të gjithë të vëmendshëm. Kam një ndihmësin tim në parti, që ne e paguajmë nga administrata e partisë, që ne e paguajmë dhe shkon e ngatërron gjithë situatën në Berat.
    Kokoshi: Më pushoi Ruçi nga puna.

    Ejup Tabaku (për Nanon): Nuk mund të drejtohet partia nga larg me telefon.



    Deklarata e ish-kryeparlamentarit

    Pëllumbi: S’ka fraksione në PS

    Legalizimi i fraksioneve në statutin e partisë është shmangur. Pohimin e bëri dje përpara gazetarëve kryetari i grupit të punës për ndryshimet statutore, Servet Pëllumbi. Ai shtoi se fraksionet nuk ishin objekt i grupit të punës, pasi sipas tij, duhet të diskutohet në KPD. “Unë mendoj se të kërkosh në të njëjtën kohë kolegjialitet, konsensus dhe fraksione, është “non sens”. Këto gjëra nuk përputhen. Partia në opozitë ka nevojë për kolegjialitet dhe për konsensus, jo për fraksione. Të ngulësh këmbë për fraksionet do të thotë të shkatërrosh partinë”, tha dje Pëllumbi. Duke iu përgjigjur propozimeve të Meidanit për drejtimin kolegjial të PS-së, Pëllumbi tha se PS-ja do të ketë vetëm një kryetar dhe se sipas tij nuk ka ndonjë model partish që të ketë shumë kryetarë. “Drejtimi kolegjial, është një drejtim më i madhe sesa ajo që thotë zoti Meidani. Drejtim kolegjial do të thotë që të gjitha strukturat e PS të funksionojnë sipas parimeve të demokracisë dhe të vendosin të gjitha çështjet sipas parimit të shumicës. Ndërsa ajo që propozon Meidani është në vend që të kemi një kryetar, të kemi nja 4 a 5 kryetarë. Kjo do të thotë që ata të fillojë të zihen me njëri-tjetrin dhe të mos merren vesh për asgjë”, tha Pëllumbi.



    Teserat deri ne 17 Shtator
    Emrat e regjistruar si anëtarë të PS-së deri më datën 17 shtator të këtij vitit, do të kenë të drejtën të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie dhe forumeve të tjera drejtuese, sipas parimit “një anëtar, një votë”. Në mbledhjen e djeshme të KPD-së është vendosur që midis datave 17 korrik, 17 shtator dhe 20 tetor, të zgjidhet pikërisht data 17 shtator si kufiri për anëtarësinë e PS-së për përfshirjen e saj në votimet për zgjedhjet në parti. Ndërsa të shtunën e ardhshme, më datë 8 tetor do të mblidhet kongresi socialist për të miratuar vendimet e djeshme të KPD-së, kandidatët për postin e kryetarit dhe platformat e tyre.

    Statuti, miratohen ndryshimet
    Socialistët kanë miratuar në mbledhjen e djeshme të KPD-së ndryshimet në statutin e kësaj partie në thelbin e të cilave është zbatimi i parimit “një anëtar, një votë”, në zgjedhjen e kryetarit dhe forumeve të tjera drejtuese. Me pak ndryshime, KPD-ja miratoi dje paketën e ndryshimeve të hartuara nga grupi i punës dhe të miratuara nga kryesia e PS-së, pak ditë më parë. Në paketën e ndryshimeve në statutin e PS-së janë përfshirë edhe propozimi për ndarjen e partisë në rrethe të mëdha, në PS qytet e PS rreth, siç funksion në Tiranë, përfshirja e FRESSH-it në masën 10% dhe e grave në 30%, në të gjitha forumet drejtuese të partisë.

    Tani vertet 30% do te jene gra
    Ndryshimet në statutin e PS-së parashikojnë që 30% e të gjitha forumeve drejtuese të PS-së do të përbëhen nga gratë e kësaj partie. Ndryshe nga sa është zbatuar përfaqësimi i grave në forumet drejtuese në zgjedhjet e mëparshme, ndryshimet e kërkuara nga Rama dhe të miratuara dje nga KPD-ja parashikojnë që pavarësisht se sa do të kandidojnë për t’u zgjedhur në forumet drejtuese të kësaj partie, 30% e tyre do te jenë të përfaqësuara nga gratë. Në statutin e mëparshëm të PS-së parashikohej që 20% e forumeve drejtuese të përbëheshin nga gratë, ndërkohë që kur përfundonin zgjedhjet, në forume gratë përfaqësoheshin vetëm në masën 5%.


    Dy here votim per kreret e rretheve
    Propozimi për mospërfshirjen në zgjedhjen sipas parimit “një anëtar, një votë” të kryetarëve të PS-së në rrethe, është votuar dy herë. Në votimin e parë është miratuar me shumicë votash mospërfshirja në votim të krerëve të rretheve. Më pas Ruçi ka kthyer votimin duke iu drejtuar krerëve në rrethe, që nuk duhet të ndryshojnë qëndrim, pasi ata deklaruan të kundërtën në takimin e para disa ditëve me Ruçin. Në votimin e dytë propozimi është rrëzuar. Ndërsa kundër paketës “Rama” kanë votuar tetë deputetë, ndër të cilët, Ndriçim Hysa, Gjergji Koja, Rajmonda Stefa, Sherif Bundo, Petro Koçi, Emin Barçi.


    Mbështetësit e ish-kryetarit kanë një platformë me tre kushte kryesore

    Nano, gati sulmi për Ramën në kongres
    Fraksionet, kriteret për kryetarin dhe parimi “një anëtar, një votë”


    Nanoistët presin të përballen me kundërshtarët e tyre në parti në kongresin e 8 tetorit.

    Zëra brenda kampit nanoist thonë se ka filluar puna prej kohësh me delegatët e kongresit për të mos miratuar ndryshimet statutore, të pranuara tashmë edhe nga KPD. Ndërkohë që nanoistët pritet të kërkojnë në kongresin e jashtëzakonshëm edhe votëbesimin e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçit. Por kërkesat e kampit kundërshtar të Ramës janë artikuluar brenda mbledhjes nga Rexhep Meidani, ndërsa jashtë saj nga anëtari i grupit të punës për ndryshimet statusore, Sherif Bundo. Kërkesa për legalizimin e fraksioneve nga PS, si një vendim i marrë, si nga KPD-ja, ashtu edhe nga Kongresi i partisë, do të jenë kryefjala e kërkesës së nanoistëve në mbledhjen e së shtunës, ku pritet të marrë pjesë edhe vetë Nano. “Në kongres do të votohet për platformat e dy grupeve në PS: Platforma Rama dhe platforma e mbështetësve të ish-kryetarit Nano. Elementi i parë ka të bëjë me fraksionet sepse ka një vendim të kongresit të PSSH-së që i sanksionon fraksionet dhe që tani ajo pjesë e partisë që kërkoi fraksionet, për çudi ka dalë kundër tyre. Elementi i dytë i rëndësishëm është i lidhur me mandatin dhe përfshirjen e kryetarëve të PS-së së rretheve në zgjedhjen sipas parimit “një anëtar, një votë”. Është gjykuar dhe është konkluduar që PS-ja nuk ka infrastrukturën e përgatitur dhe të përshtatshme që të kalojë menjëherë në zgjedhje në të gjitha nivelet, si dhe është mbrojtur ideja që PS-ja duhet ruajtur nga një shkatërrim, nga një denigrim dhe një degjenerim i saj dhe nga shndërrimi i këtij parimi “një anëtar, një votë”, si qëllim në vetvete, që në fakt e bren PS-në. Elementi i tretë ka të bëjë me faktin se PS-ja duhet të lidhë kriteret e kandidatëve për kryetar me përmbajtjen e rregullave dhe parimeve të përgjithshme që ka statuti i PS-së”, tha dje Bundo. Të gjitha propozimet e platformës së mbështetësve të Nanos janë rrëzuar dje nga KPD-ja, ndërkohë që do të paraqiten sërish në kongres për t’u votuar, ku dhe shpresohet prej tyre të miratohet. Në këtë mënyrë, debati i votuar në mbledhjen e djeshme të KPD-së do të rikthehet edhe në kongresin e PS-së. Në këtë kongres do të vendoset përfundimisht nëse kryetari dhe forumet e tjera do të zgjidhen sipas parimit “një anëtar, një votë”, apo kryetari do të zgjidhet figurë konsensuale.



    Ish-kryetari socialist: Bëni të gjitha propozimet
    Nano nga Pogradeci ndjek me telefon debatin në KPD


    Ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, ka ndjekur nga Pogradeci debatin në mbledhjen e djeshme të KPD-së. Nano ka marrë të gjitha informacionet se çfarë po ndodhte dje në mbledhjen e forumit vendimmarrës të partisë. Hap pas hapi, ai është informuar me telefon nga mbështetësit e tij në të gjitha debatet që zhvilloheshin dje në këtë mbledhje. Ish-presidenti Meidani ka zhvilluar disa biseda telefonike me ish-kryetarin socialist, deri në përfundim të mbledhjes së KPD-së. Ndërkohë, Nano ka marrë informacione edhe nga mbështetës të tjerë të tij në KPD, madje edhe ka dhënë orientime për lëvizjet e mëtejshme dhe qëndrimet që ata duhet të mbanin këtë mbledhje përballë njerëzve të Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit në këtë forum. Burime thanë se, ish-kreu socialist ka sugjeruar njerëzit e tij në këtë forum, për të bërë të gjitha propozimet përballë qëndrimeve të Ramës dhe mbështetësve të tij në KPD. Burime thanë dje se, ish-kreu i socialistëve do të jetë prezent në Kongresin Socialist të 8 tetorit, ku dhe pritet të flasë pas heshtjes së tij, që prej momentit që ai dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PS-së.


    Meidani: Mos nënvleftësoni Nanon

    Ish-presidenti Meidani ka kërkuar dje përfshirjen e legalizimit të fraksioneve në PS duke e vlerësuar si përfaqësim të mendimit ndryshe brenda partisë dhe jo të dëmshëm për një parti në opozitë. “Pranimi i fraksioneve nuk është koncepti marksist kundër fraksioneve për një parti në opozitë dhe nuk vlen për një parti elektorale dhe socialdemokrate evropiane. Fraksionet nënkuptojnë zhvillimin e mendimet ndryshe brenda partisë dhe përfaqësimin e këtij mendimi”, tha Meidani. Ai ka theksuar se po të thuash që fraksionet e dëmtojnë partinë në opozitë dhe që fraksionet funksionojnë vetëm në pozitë, kjo është ide marksiste. Mediani mori dje pjesë në mbledhjen e KPD-së për herë të parë që në momentin kur u zgjodh anëtar i këtij forumi në Kongresin e dhjetorit të vitit 2003. Në fjalën e tij të djeshme ai ka kërkuar që të mos anashkalohet kontributi i ish-kryetarit Nano, duke kërkuar që të jetë sërish në funksione drejtuese në parti.

  9. #39
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    A ka mundesi te sjellesh burimin e lajmeve ti ktu siper se nuk ka lezet te mos citosh burimin ose gazeten.

  10. #40
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Meidanin e mbajne si shume modest (nje here e nje kohe ish-simbol i kombit ... president).

    Ramen e mbajne si per te ri dhe modern ne mendime.

    Te dy sebashku ne historine e PSSH mbaheshin si mashat e Nanos (kot nuk dolen njeri president edhe tjetri kryetar bashkie..... pra i rregulloi Nano mire qe te dy... ah harrova edhe deshiren e popullit shqiptar, qe asnjeher nuk din se cfare don).

    Pra, kushdo qe te fitoje ku do jet ndryshimi?

    Sidoqofte une shpresoj me teper tek moderni sesa tek modesti, sepse i pari ndron sipas modes (dhe mbase ndonje dite do ndroj moda edhe ne Shqiperi) kurse i dyti gjithmone mundohet te bashkoje distancat dhe te gjej te mesmen (vetem se ne Shqiperi distancat nuk bashkohen).

    Sidoqofte ekziston perhere tmerri qe te fitoje Nano perseri!

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  4. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste
    Nga Username në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •