Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 45
  1. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Vujtje, duke pare pertej veshjes se Rames, me thuaj cfare tha qe si pelqeu mendjes tende? (megjithese se besoj se e ke degjuar ose i ke kuptuar ndonje fjale). Dhe e dyta, ki parasysh se PS ka te drejte te ekzistoje si cdo parti tjeter politike, dhe ate se ndaon dot as ti, as inati jot. Kjo eshte A-ja e demokracise babush.

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E ke fjalen per Olldelen?

  3. #13
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Era fryn per Edi Ramen
    E Diele, 18 Shtator 2005
    Nga Alfred Peza

    Mbledhja e Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PS, sherbeu si nje fluger per te pare se nga po fryjne ererat e gares per lidershipin e saj te ardhshem. Megjithese eshte ende heret per te parashikuar me siguri se kush do te jete Kryetari i ri i kesaj partie, pas doreheqjes se Fatos Nanos, nje gje eshte e sigurte, se vendimet e marra deri tani nga forumet socialiste, e bejne Edi Ramen te duket me i sigurte ne ambiciet e tij. Te pakten, per aq kohe sa pretendimet e perkrahesve te Nanos dhe sfidanteve te Rames dje jane hedhur poshte. Ndersa vete ish-Kryetari, vazhdon vakancat pa ndonje sinjal te qarte, se ka ende ambicie per te garuar ne Kongresin e Jashtezakonshem zgjedhor, per rikthimin ne fron, apo per te perkrahur fort ndonje beniaminin e tij.

    Shenja me e dukshme e gjithe kesaj atmosfere, qe mund te sherbeje se jashtmi per te matur temperaturen e brendashme politike te PS, sigurisht qe ishte vendimi nervoz i doreheqjes se Petro Kocit nga Kryesia e partise. Te cilin ai e justifikoi me refuzimin e kerkeses se tij per votebesimin e te gjithe anetareve te Kryesise se PS, nje forum te cilin ai e cilesoi si "pa legjitimitet moral". Koci, nje kandidat i mundshem per kreun e partise, kundershtoi gjithashtu vendimin per mbajtjen e Kongresit socialist me 8 tetor, duke e argumentuar kete me faktin se sipas statutit, mbledhja e forumit me te larte te kesaj partie, kerkon te pakten 2 muaj kohe.

    Se pari, vendimi i Petro Kocit, njeres prej figurave te pakta te "plejades se vjeter" qe ende gezon nje integritet moral ne politiken e majte, eshte shenje e qarte se edhe ai e ka kuptuar se ererat po fryjne jo ne favor te tij.

    Se dyti, refuzimi i votebesimit te anetareve te Kryesise se PS ne kete faze te zhvillimeve politike ne kupolen roze, favorizon Edi Ramen, i cili eshte shprehur per analizimin e humbjes se socialisteve ne zgjedhjet e 3 korrikut, jo sipas filozofise se "kokave te prera", por te nxjerrjes se mesimeve nga te gjithe dhe sherimit te se majtes, me pjesemarrjen dhe kontributin e te gjitheve. Vete anetaret e Kryesise se PS, duken te joshur nga ky qendrim, - pavaresisht dozes se madhe te demagogjise pragmatiste te Rames, - pasi ndihen te pasigurte per pozicionet aktuale ne rast te fitores ne krye te partise te Nanos apo ndonje perkrahesi te tij.

    Se treti, mbajtja e Kongresit socialist pas 3 javesh, favorizon kryebashkiakun e Tiranes, jo vetem se ai tashme e ka filluar fushaten ne bazen e partise. Por, edhe per aresye se sa me shpejt te mblidhet ky forum, aq me i dobet eshte Nano dhe perkrahesit e tij, per shkak te humbjes ne zgjedhjet e 3 korrikut. Qe do te thote, se sa me vone qe te zhvillohet ky Kongres, aq me shume mundesi rikuperimi ka ky grup brenda PS dhe aq me shume veshtiresohen premisat per fitoren e Rames.

    Por, nuk ishte vetem doreheqja e Petro Kocit, treguesi kryesor i atmosferes pro-Edi Rama ne forumet drejtuese socialiste, por edhe fakti se nje "Pro- Memorie" e nje grupi deputetesh dhe anetaresh te KPD te PS, te njohur si perkrahes te Fatos Nanos, u injorua dhe nuk u mor ne konsiderate. Ne pese pikat e saj, kerkohej jo vetem mocioni i mosbesimit te Kryesise se kesaj partie, por edhe shkarkimi i Gramoz Rucit dhe gjithe sekretariatit te KPD, Gjergj Kojes si zedhenes politik i PS dhe Erion Braces si Kryeredaktor i "ZP". Nga ana tjeter kerkohej hartimi i "Regjistrit Kombetar te Anetareve te PSSH", si i vetmi dokument qe do te garantonte organizimin e zgjedhjeve per strukturat e reja drejtuese te kesaj partie, sipas parimit "nje anetar, nje vote". Ne "Pro- Memorie",- si edhe Petro Koci,- thuhej se duhej shtyre mbajtja e Kongresit te Jashtezakonshem dhe se te gjitha keto kerkesa duheshin votuar ne menyre te fshehte.

    Vendimet e marra dhe menyra e drejtimit te mbledhjes se djeshme, lene te kuptohet se atmosfera te pakten brenda KPD dhe Kryesise se PS eshte ne favor te Edi Rames. Se ne kete gare, pervec shumices se anetareve te ketyre forumeve, ai ka me vete ndoshta edhe Sekretarin e Pergjithshem te kesaj partie Gramoz Rucin. Njeriun qe pas doreheqjes se Nanos, eshte realisht Numri NJE, te pakten deri ne zgjedhjen e Kryetarit te ri te kesaj partie. Megjithese Ruci eshte ende jo plotesisht i lexueshem se me ke do te jete deri ne fund te kesaj gare, ajo qe eshte e rendesishme per Edi Ramen deri tani, duket te jete fakti se njeriu qe ka qene percaktues ne te gjitha garat e rendesishme qe jane zhvilluar keto 15 vjet ne gjirin e PS, nuk eshte pozicionuar kunder tij.

    Pas shume pikepyetjesh, dilemash, ngurimesh, nxitimesh, testimesh ne bazen socialiste, ne forume, media dhe opinionin publik, mbledhja e djeshme e KPD te socialisteve, dha sinjalet e para se, vendimet qe po merren ne funksion te zgjedhjes se Kryetarit te ri te kesaj partie, nuk po diktohen dhe nuk po reflektojne me deshiren, vullnetin dhe humorin e Fatos Nanos apo te pakten, te perkrahesve te tij. Me shume se nje shenje, se lideri historik i PS nuk e ka me ambicien per t'u rikthyer ne gare per kreun e partise, vete apo nepermjet beniamineve te tij politik, vendimet e djeshme tregojne se rrymat qe fryjne deri tani, favorizojne fluturimin e ambicieve te Edi Rames. Por, duket se jemi ende larg per te kuptuar, nese kemi te bejme me nje puhize, apo me fillimin pas 15 vjetesh, te eres se ndryshimeve ne lidershipin e te majtes shqiptare.

    Korrieri.

  4. #14
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Edi Ramaemi dy kundershtare qe na duan te vdekur: Sali Berisha dhe vetvetja
    Ne nuk e humbëm pushtetin për shkak të Sali Berishës dhe
    megjithatë, ne po vazhdojmë sot, me këtë etikë të vaefër komunikimin dhe me këtë përpjekje për të kafshuar këtë kufomë që kemi përpara për shkak të Sali Berishës.

    Ne po vazhdojmë sot në rrugën e gabuar që kemi hyrë që në dhjetor të vitit 2003. Po vazhdojmë sot duke kërkuar të kafshojmë copa të tjera brenda nesh, duke kërkuar shkarkime dhe ngarkime a thua se po shkarkojmë dhe ngarkojmë njerëz të huaj, njerëz të panjohur, njerëz të cilët nuk janë pjesë e jona, njerëz të cilët nesër nuk do të na shohin. Dhe këtë nuk po na e bën Sali Berisha, këtë po e bëjmë ne.

    Këtë po na e bën kundërshtari ynë më i madh: Vetvetja.

    Të gjithë këto hezitime, gjithë kjo frikë nga përpjekja për të ndryshuar, nga përpjekja për të shkuar dhe për t’u ballafaquar me anëtarët e partisë, nga përpjekja për t’I futur anëtarët e partisë në ushtrinë që do të përballojë Sali Berishën, po tregojnë se ne nuk po arrijmë dot të kuptojmë që duhet të mundim në radhë të parë këtë kundërshtar, që është vetëvetja. Ne nuk po arrimë të kuptojmë që sot duhet ta kishim filluar mbledhjen me një fakt, i pari dhe i fundit në PS: Këtu nuk ka asnjë të tepërt.

    Më lejoni t’I referohem mbledhjes së fundit të KPD. Unë mendoj se të gjithë ata që sot këtu kërkojnë shkarkime t’i, kërkojnë falje kryetarit të partisë së Gramshit, ti kërkojmë falje Ejup Tabakut, ti kërkojmë falje Niko Faberit, ti kërkojmë falje dhe të gjithë atyre të tjerëve që këtu u poshtëruan sepse dhanë mendimin e tyre lidhur me kandidaturat. Pavarësisht se në Gramsh mendimi I kryetarit të partisë rezultoi I gabuar, apo në Golem mendimi I deputetit rezultoi I saktë, këtu ata u përdhunuan, u zhburrëruan dhe këtu nuk u cua asnjeri që t’I mbronte nga ky zhburrërim, që nga unë i pari dhe u kërkoj ndjesë.

    Këtu ne ta fillojmë debatin nëqoftëse jemi burra dhe jo të kërkojmë tani kokën e Maqo Lakrorit, të kërkojmë kokën e Elmaz Sherifit, të kërkojmë kokën e Et’hem Rukës e kështu me radhë dhe të dalim atje përjashtë dhe të gafurremi përpara medias se ne shkarkuam kryesinë e PS. Cilën kryesi? Kush e ka pyetur kryesinë e partisë këtu ndonjëherë? Kur I është referuar ndonjëherë kryesisë së partisë për ndonjë gjë e kështu me radhë.

    Arësyeja që ka ndodhur kjo gjë është - këtë duhet ta kuptojmë të gjithë - sepse ne jemi pjesë e një sistemi që duhet cmontuar totalisht, e një sistemi që fajson njerëz, e një sistemi që depersonalizon njerëz, e një sistemi I cili na ka sjellë të gjithëve në një situatë, që tani duhet të kapemi pas flokëve të njëri tjetrit për të gjetur se kush e ka fajin. Kështu nuk ka asnjë sens.

    Nuk mund të shkojë dot PSSH në fushën e betejës së Sali Berishës nëqoftëse ne këtu do të vazhdojmë të nxjerrim njerëz të tepërt. Nuk mund të bëjmë ne sot atë opozitë që kërkojnë të gjithë ata socialistë të mbetur rrugëve - në emër të të cilëve ne nuk flasim këtu - neqoftëse ne do të nxjerrim sot njerëz të tepërt. Dhe nga eksperienca e të gjitha partive të mëdha apo të vogla në Angli, Brazil apo në Shqipëri dhe ku të doni ku ka demokraci, rezulton se rreziku më I madh pas humbjes së zgjedhjeve nuk është kundërshtari. Eshtë vetvetja dhe nuk rezulton asnjë eksperiencë e partive të tjera politike demokratike të botës që të ndërmerren shkarkime pas një procesi zgjedhor ku rezultojmë humbës. Nuk ka asgjë më absurde dhe asgjë më kundërproduktive se sa kjo. Ndarja e njerëzve në humbës dhe fitues është shumë e dëmshme. Eshtë shumë e dëmshme dhe përsëri vjen si pasojë e asaj mendësie, e cila na ka sjellë deri këtu.

    E mendësisë që forumet e partisë të sillen si gjykata morali. Askush nuk mund të bëjë gjyqe të moralit mbi askënd. Askush nuk e ka atë tagër që të tregojë se kush është morali dhe pse njëri ka moral apo tjetri nuk ka moral. Dhe gjyqi I qëllimeve që, ky e bën këtë sepse ka këtë qëllim ose ky e bëri këtë me këtë qëllim duhet të marrë fund.

    Unë jam plotësisht dakort me vendimin që ka marrë kryesia pa diskutuar për modalitetet, sepse unë personalisht do të isha me idenë që të gjithë kryetarët e partisë në të gjitha rrethet t’u merrej mendimi për të bërë zgjedhjet e partisë në një datë apo në dy data. Sepse ata e dinë më mirë se cilat janë problemet që ka në cdo rreth.

    Por e rëndësishme është që ne të mos vazhdojmë më luftën brenda vetes. Sot ne nga kjo KPD nuk duhet të dëgjojmë se kush u shkarkua dhe kush u ngarkua. Ne sot duhet të dëgjojmë se cfarë do të bëjë PSSH në 100 ditët e qametit të Sali Berishës. Dhe pikërisht për këtë arësye procesi I komunikimit me anëtarësinë është I rëndësishëm dhe pikërisht për këtë arësye ne duhet ta bëjmë që në tetor, gjë që pastaj do të sjellë edhe forumet e reja. Pikërisht për këtë arësye ne duhet që në radhë të parë të shohim njëri tjetrin në sy. Nuk ka rëndësi farë se kush do të jetë kryetari I PS, rëndësi ka që PSSH të ndërtojë një proces në sytë e të gjithë shqiptarëve, që të gjithë ata vetë ta kenë zili dhe të duan të futen në PS, duke qënë të bindur që këtu zëri I tyre dëgjohet. Dhe kjo nuk eshtë propagandë, nuk është demagogji, por ky është pakti me të cilin ne duhet të punojmë. Sepse zgjedhjet brenda PS duhet të jenë pjesë e luftës sonë politike me Sali Berishën.

    Kur e kam thënë këtë në vitin 2003 të gjithë mendonin se unë flisja në erë. Sot po jua them prapë. Do të krijojmë bindjen se të gjithë militantët janë të nevojshëm, të të njejtit mendim, për të realizuar këtë proces, duke qënë të bindur që pikërisht ne kemi nevojë për të gjithë.

    Ne në këto 100 ditë të doktorit duhet të jemi në qendër të sheshit të betejes, kjo do të jetë pjesë e betejës me Sali Berishës. Ne bëjmë historira pa bukë këtu, dy orë për të bërë diskutime mbi një letër që nuk do ta lexojë asnjeri. Ne bëjmë debat kot, ndërkohë që thelbi I cështjes është tjetër: do të dalim në sheshin e betejës, të ndërtojmë strategjinë për të mundur Sali Berishën dhe të mos e lëmë të instalojë atë shtetin që po instalon. Ndërkohë që ne po grindemi se kush fiton dhe kush nuk fiton, kush zbaton rregulloren dhe kush nuk zbaton rregulloren. Ta ndërtojmë rregulloren dhe pastaj të kërkojmë zbatimin e saj.

    Jemi në kushte tërësisht të reja për PS-në, jemi në kushte kur ndodhemi mes dy kundërshtarëve të cilët na duan të vdekur: Sali Berisha dhe "vetja jonë".

    Të gjithë, këtu fus dhe veten time, duhet punojmë kush më shumë dhe kush më pak se si duhet të luftojmë kundër këtyre dy kundështarëve dhe të mos meremi me njëri tjetrin.

    Unë e kuptoj se nuk është kudo I njëjti sens dhe për këtë arsye do ta them këtu sot siç e kam thënë edhe herë të tjera, që nuk duhet të ndajmë njëri-tjetrin në kategori, në humbës dhe fitues. Kështu, në rast se në disa zona përgjegjësia është objektive, ndër të cilat janë edhe ato 11 zona të cilat përmendi Gramozi, aty mund të them se mund ta gjeni ku të doni përgjegjësinë. Por unë them që të mos I hyjmë kësaj pune pasi mund ta shkrijmë partinë fare. Ju thoni Kryesia, me shumë të drejtë Kryesia thotë KPD-ja, pra shkrijmë dhe KPD-në, shkrijmë dhe Partinë dhe ta lëmë Sali Berishën ta bëjë vetë Partinë Socialiste nga e para. Dhe të caktojë kryetar të PS kë të dojë ai.

    Duke iu referuar asaj çka thashë unë dhe asaj që është shkruar në këtë dokument, mendoj se zgjedhjet sipas parimit "një anëtar një votë" janë I vetmi instrument për të zënë qëndrën e sheshit të betejës me Sali Berishën. Jo vetëm sepse e kemi miratuar këtë gjë.

    Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe shumë të respektueshëm ndaj njëri-tjetrit. Unë mendoj se shumëkush këtu akoma nuk është I vetëdijshëm se sot ne nuk jemi më në pushtet dhe se sot, pushtetin e kanë në duar një grup njerëzish që do jenë një problem për të ardhmen, një tufë horrash të motivuar sa ç’janë ata, horrash unike sa ç’janë ata, po aq të fuqishme dhe luftarake sa ç’janë ata. Me këta do të luftojmë ne në zgjedhjet e ardhshme. Ata do të luftojnë me këta anëtarë dhe militantë që janë në gjirin e PS. Si do t’I fitojmë këta militantë? Si do t’I motivojmë? Do të vazhdojmë historinë tonë të pafund që ata do të rrinë atje dhe ne do t’I thërrasim militantët vetëm kur të kemi fushatë?

    Padyshim që fushata duhet të jetë një festë e demokracisë së PSSH-së. Ne duhet t’u tregojmë të gjithë shqiptarëve se nuk jemi një turmë depressive, njerëz që merren me njëri-tjetrin. Ne duhet të ndërtojmë një fushatë ku të jemi të gjithë bashkë, ne duhet të ngremë në këmbë sallat ku të mos ndahemi në skuadra se kush mbledhë tifozët më të zjarrtë, por ku të gjithë të jenë aty me lutje që të jenë edhe personalitetet kryesore të partisë, sidomos në takimet kryesore.

    Të gjithë ata që do të konkurojnë të kenë konsideratë vetëm PSSH, dhe askush më të mos përdorë celularin si armë për të nxitur apo ndezur tifozërinë përkatëse. Askush më të mos ta nxjerrë celularin nga xhepi si raketë me qitje të largët për t’I thënë kryetarit të organizatës apo kryetarit të partisë saboto takimin e tij, mos shko në takimin e tij, ndaloi njerëzit tek dera kur të vijë ky etj, etj. Lavdi Zotit që opozita kërkon kursime të mëdha dhe kjo armë vdekjeprurëse për Partinë Socialiste, shpresoj do ta humbë fuqinë që ka pasur deri dje, pra lufta brenda partisë me celularë.

    Duhet patjetër që ne të vlerësojmë realisht dy gjëra: kohezionin midis nesh dhe kontrastin me Sali Berishën.Për këtë kohezion na duhet t’I lëmë këto historira që kemi bërë gjithë këto kohë duke u marrë me njeri-tjetrin. Ne do të duhet të ndërtojmë një plan platforme. Kush ka kontribute për këtë të shkojë e t’I çojë atje, të ngrihet një grup pune për t’I parë ato dhe të ndërtohet I gjithë procesi. Ne nuk duhet ta kemi frikë njëri-tjetrin, ne duhet të jemi të lumtur që kemi njeri-tjetrin, të mbajmë njëri-tjetrin në këtë taksirat të madh që na ka zënë. Kush nuk kupton këtë, s’ka kuptuar asgjë.

    Imagjinoni sikur këtë sallë ta monitoronte Sali Berisha sa I lumtur do të ishte! Duke parë dy orë të humbura kot, me atë material "strategjik" atje që do të vendoste fatet e planetit. Unë do të thoja se duhet të punojmë për një formulë të re të kongresit. Duhet që grupi I deputetëve të Partisë Socialiste automatikisht të jetë anëtar I kongresit dhe anëtar I KPD, duhet që kryetarët e Partisë Socialiste të jenë automatikisht anëtarët e Kongresit dhe anëtarë te KPD, duhet që kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste të kenë një përfaqësi në Kongres dhe në KPD, duhet që këshilltarët socialist në bashki e komuna të kenë një përfaqësi e tyre të jenë anëtarët e Kongresit dhe anëtarët e KPD. Kjo nuk është formulë e shpikur nga unë por kjo është një formulë të cilën e zbatojnë në programin e tyre të gjitha partitë e majta dhe të djathta. Dhe të gjitha këto do të bëjnë, që edhe formula e kryesisë së re të jetë shumë më gjithëpërfshirëse. Të gjithë duhet të jemi të bindur se ne sot gjendemi në një udhëkryq dramatik. Dhe nga ne varet a do të kthehemi andej nga duhet për t’u përballur dhe për të mundur kundërshtarin politik apo do të kthehemi andej nga s’duhet për t’u bërë lesh e li deri në fund njëri me tjetrin. Unë e di se ç’do të thotë të përballesh me kundërshtarin dhe me këtë lloj kundërshtari dhe për këtë, unë them që duhet të mbarojë përfundimisht historia e autoritarizmit, ku vendos njëri ku të gjithë flasin dhe asnjë nuk dëgjon. Pasi të mbyllim këtë kapak, analizat I bëjmë në funksion vetëm të rrugës së reformimit. Nuk mund të bëjmë analiza për analiza. Analizat do t’I bëjmë nëpërmjet propozimeve për nesër. Ato janë analiza. Secili të propozojë në bazë të analizave që bën vetë. Pra, nuk duhet të mblidhen socialistët nëpër salla dhe të thonë hajt se kush e ka fajin, ti humbe unë fitova dhe anasjelltas, pasi nuk fitohet asgjë. Përkundrazi, të gjithë duhet të hyjnë në rrugën e propozimeve në bazë të analizës që bënë secili. Nuk bën asnjë parti demokratike në planet analiza të tilla.

    Pra, do të vazhdojmë të lëpijmë kufomën apo t’I vëmë kapakun dhe të fillojmë një kapitull të ri kështu siç jemi, të gjithë bashkë? Në rast se do ndjekim rrugën e shkarkimeve siç ndodh në atë partinë tjetër, atëherë veten tonë do të dëmtojmë. Në rast se do të ndjekim rrugën e largimit të përgjegjësive për secilin, dhe kjo parti do të ketë nevojë për të gjithë, ju siguroj që do ta fitojmë betejën e zgjedhjeve të ardhshme. Pra, unë them se duhet të mendojmë jo ç’do bëjmë me Kryesinë, por se ç’do të bëjmë me Sali Berishën vitin e ardhshëm në betejën e zgjedhjeve lokale, ku do të vendoset shumë për fatet tona dhe për fatet e vendit.

    Pëllumbi: Në themel parimi "një anëtar një votë", parti cilësisht e re

    TIRANE- Anëtari I KPD Servet Pëllumbi ëhstë shprehur se duhe ttë zbatohet menjëherë parimi "një anëtar nëj vitë" që do ët shërbejë si themeli I dnërtimit të një partie cilësisht të re. "Mendoj se duhet të miratojmë tërë këto hallka dhe pastaj të shtrojmë problemin e diskutimit sipas rëndësisë dhe të gjithë të parashtrojnë mendimet e tyre. Nëqoftëse nuk kuptojmë që ne duke vendosur themel parimin "një anëtar një votë" cilësisht do të ndëtojmë një parti të re, sepse figurë qëndrore do të bëhet anëtari I partisës dhe në qendër do të jetë demokracia direkte në harmoni me demokracinë përfaqësuese. Një nga të metat e partive, edhe në europë është se duke vënë në mënytë të aartë dhe për një kohë të qartë tgheksin tek demokracia e deleguar partitë formalizohen dhe humbet anëtari I partisë. Qënja në opozitë e favorizon jashtëzakonisht shumë zbatimin e këtij parimi, që në të vërtetë ta shkundë partinë, të shkundë anëtarët e partisë, ta dimë sa anëtarë partie kemi, sepse kur ishim në opozitë bashkarisht kishim 110 mijë anëtarë dhe I testonim anëtarët rreth më rreth dhe organizatë më organizatë. Nëqoftëse duam ti organizojmë këta njerëz nga më të mirët që janë si një opozitë active, duhet t'I miratojmë të gjitha këto vendime sa më shpejt", ka qënë deklarata e Pëllumbit. /S.V.ZP.

  5. #15
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Edi Rama: Do lëmë Berishën pa gjumë !!!

    "Falenderoj Ruçin për qëndrimin pas 3 korrikut"
    "Nuk ka shesh në PS ku të mungojë Petro Koçi"


    EKSKLUZIVE/ Edi Rama në "Gazeta" për herë të parë pas kandidimit në krye të PS ...


    Edi Rama rikthehet të flasë në shtyp. Për herë të parë kandidimimit të tij për postin e kryetarit të partisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka pranuar të shprehë për Gazetën Shqipëtare opinionet e tij rreth temave të mëdha që trazojnë të majtën shqiptare. Ai deklarohet i gatshëm për ndërtuar një opozitë të gatshme "jo vetëm për të kritikuar qeverinë, por edhe për t'u vendosur në skenën politike si një alternativë që nuk thotë vetëm si nuk bëhet një punë, por edhe si mund të bëhet një Shqipëri më e mirë duke e bërë punën ndryshe". Rama shprehet në intervistën e tij edhe për dorëheqjen e Nanos, për qëndrimin ndaj Metës dhe LSI dhe ndaj rivalëve të tij Koci e Malaj. Duke folur rreth maxhorancës dhe Berishës, Rama nuk mungon të lëshojë kërcënimin e tij "do e lemë pa gjumë kryeministrin", ndërkohë që nuk harron t'u bëjë një premtim tundues socialistëve: "Kthehemi në pushtet në të parat zgjedhje legjislative".

    A mund të na bëni fillimisht një koment për rezultatin e mbledhjes së fundit të KPD-së, ku u adoptua vendimi i kryesisë së partisë që "conte ujë në mullirin tuaj" dhe ra poshtë promemoria e përgatitur nga një grup mbështetësish të Nanos?
    Ju falenderoj për këtë pyetje sepse, që në fillim, do të doja të thosha se nuk jam ndjerë mirë kur pashë se të tërë titujt dhe komentet e së nesërmes e paraqisnin atë mbledhje mu kështu sic e ndërtuat pyetjen edhe ju! Nuk u ndjeva mirë sepse në të vërtetë nuk u ndjeva absolutisht as triumfatori që përshkruanin mediat e as "ujëmbledhësi" që thoni ju, dhe, njëkohësisht, sepse nuk dëgjova në sallën e mbledhjes të lexohej ndonjë promemorie a të ngrihej në këmbë ndonjë grup që të kërkonte ku e di unë se cfarë. Pati debat, gjë që ishte mëse e natyrshme për mbledhjen e parë të KPD-së në opozitë, pati edhe shkëmbime emocionale batutash pa shije apo ndonjë shpërthim të tepërt ilariteti - gjëra që i shoh si shprehje e sëmundjes së vjetër të PS-së të cilën duhet e do ta shërojmë me durim, të gjithë bashkarisht -, por nuk pati fitimtarë e të humbur e aq më pak triumfatorë dhe të mundur. Përkundrazi, mendoj se vendimi që u mor ishte në rrugën e duhur, në rrugën e reformimit, të vetëkorrigjimit, të bashkimit e të solidaritetit në parti, duke ftuar të tërë anëtarësinë në një proces ringritjeje të Partisë Socialiste, përmes pjesëmarrjes së drejtëpërdrejtë të cdo anëtari në vendimmarrjen e parë të rëndësishme pas 3 korrikut, që do të jetë zgjedhja e kryetarit të partisë në qendër e në cdo degë të saj. Falë këtij procesi që u hap në atë mbledhje, partia do të dalë nga guacka e forumeve, do të kthehet në një arenë debati për të ardhmen e vet, do të bëhet e gjallë dhe e prekshme për të gjithë anëtarët e saj, do të japë për opinionin publik shenjën e parë të një ndryshimi serioz, në funksion të një opozite të gatshme jo vetëm për të kritikuar qeverinë, por edhe për t'u vendosur në skenën politike si një alternativë që nuk thotë vetëm si nuk bëhet një punë, por edhe si mund të bëhet një Shqipëri më e mirë duke e bërë punën ndryshe. Të tjerat janë konsum i natyrshëm, por për mua jo i nevojshëm mediatik.

    Konsum mediatik ishte edhe përkrahja e Rucit për ju?
    Do t'ju lutesha të mos spekullojmë më tutje me këtë rezultat të pëlqyeshëm të mbledhjes së parë të KPD-së në opozitë, ku u miratua hapja e një procesi ripërtëritës për Partinë Socialiste. E meqë m'u dha rasti, do të doja ta falenderoja megjithë zemër Gramoz Rucin për vullnetin dhe militantizmin shembullor me të cilin e administroi qysh të nesërmen e 3 korrikut këtë periudhë kaq të vështirë e kaotike për Partinë Socialiste, duke përballuar një tension të vecantë e duke marrë përsipër edhe shigjeta mediatike aspak të merituara në planin njerëzor. Duke u kthyer tek mbledhja në fjalë do t'ju siguroja se, edhe në atë rast, zoti Ruci mbajti qëndrimin e tij tashmë të mirënjohur prej vitesh në Partinë Socialiste, qëndrimin e administratorit të zot e luajal të besimit e të sensibilitetit të gjithësecilit, të Sekretarit të Përgjithshëm që di të mos e bëjë kurrë të ndjehet keq atë që gjatë një debati qëllon të jetë në pakicë brenda familjes sonë politike. Pra shkurt, në atë mbledhje ai argumentoi qartë vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste, duke krijuar hapësirë të plotë për shpalosjen e cdo mendimi apo opsioni alternativ dhe duke e drejtuar procesin e votimit në respekt të plotë të gjithkujt. Të tjerat janë llafe.

    Po por Petro Koci dha dorëheqjen pasi nuk ishte aspak dakord me këtë vendim dhe më pas bëri një prononcim shqetësues...
    Nuk ka shesh në PS ku të mungojë Petro me personalitetin dhe origjinalitetin e tij. Ai i ka dhënë shumë PS-së e jam i bindur që do të vazhdojë t'i japë, me dinjitet e përkushtim. Por duke kërkuar gjithnjë e me cdo kusht të jetë origjinal bie nganjëherë edhe në plagjiatura si ky prononcim i pafat, me një argument të cilin e kanë stërkonsumuar dhe jam i bindur se do të vazhdojnë ta tejpërtejkonsumojnë kundërshtarët tanë të përbashkët politikë, nga Sali Berisha deri tek papagalli më i fundit i kafazit të tij. Sipas meje në Partinë Socialiste duhet të mbyllet njëherë e mirë epoka e shëmtuar e akuzave, shpifjeve, insinuatave, thashethemeve dhe banaliteteve të gjithëfarshme që e kthyen jetën partiake të socialistëve në një makth për ne, për njerëzit tanë e për tërë qytetarët. Kjo është një sëmundje që e ka mbërthyer PS-në nga qendra dhe deri në degën e saj më periferike, e që u shfaq sporadikisht edhe në ndonjë moment të KPD-së së fundit ndërkohë që ne tanimë duhet të jemi në garë kush të japë më shumë ide e energji pozitive për familjen tonë politike, e cila po kalon një periudhë shumë të vështirë e ka nevojë më shumë se asnjëherë për dashuri, mirëkuptim, zemërgjerësi, bashkëpunim e bashkëjetesë mes të ndryshmëve. Me këtë s'dua të them aspak që t'i shmangemi domosdoshmërisë për të luftuar cdo fenomen abuziv e korruptiv, por, e para, duke bërë një reformim të sistemit tonë të organizimit të partisë e duke nxitur reforma në organizimin e shtetit tonë si edhe duke e mbyllur përfundimisht hullinë e mbrapshtë të dhunës verbale "katarsiste" e të ndarjes në pro e në anti brenda familjes. E dyta, duke u thelluar seriozisht në arsyet që na sollën deri në këtë derexhe e duke kuptuar të gjithë bashkë se, mbi të gjitha, ne nuk jemi as në Kongres, as në KPD, as në kryesi dhe as para publikut individë që s'mbajmë përgjegjësi për atë që themi, po përfaqësues të një vullneti që i kalon caqet e unit tonë e që është vullneti i mijëra e mijëra socialistëve, të cilët, pa farë dyshimi, nuk duan më baltë në shtëpinë e përbashkët politike.

    Zoti Malaj ka deklaruar që statuti i partisë duhet të parashohë dorëheqje automatike të kryetarit të partisë në rast humbjeje të zgjedhjeve legjislative: A jeni dakord?
    Padyshim. E pata propozuar këtë pikë në paketën e vitit 2003, që sic dihet u rrëzua unanimisht e tëra, dhe e hoqa nga paketa e Kongresit Elektoral të 5 majit 2005 sepse nuk doja absolutisht të nxisja keqinterpretime në prag të zgjedhjeve. Por sot jemi në kushte krejt të reja pasi ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano krijoi një precedent të pakapërcyeshëm, sipas të cilit me humbjen e zgjedhjeve duhet të ndryshojë edhe lidershipi i partisë. Me vendosjen e kësaj norme të pashkruar të moralit demokratik europian në jetën e Partisë Socialiste të Shqipërisë, futja e këtij paragrafi të ri në statut është thjesht një akt formal që, edhe po të mos bëhej normë e shkruar, ne nuk do të mund ta kapërcenim si precedent në rast humbjeje. Pastaj shkojmë duke u europianizuar e jo duke u ballkanizuar apo jo.

    Si e gjykoni dorëheqjen e Fatos Nanos?
    Sapo e dhashë përgjigjen e kësaj pyetjeje, një precedent i pakapërcyeshëm në drejtim të normimit të sjelljes politike në rrugën e demokratizimit të Partisë Socialiste e të partive tona politike në përgjithësi.

    E parashihni një rikandidim të Fatos Nanos për kreun e partisë?
    Eshtë një hipotezë absurde që skualifikohet nga vetë akti racional i dorëheqjes së kryer.

    Ilir Meta ka vënë si kusht të bashkëpunimit me PS-në "fundin e nanoizmit". Sipas jush a ekziston qysh sot ky kusht apo nuk ka mjaftuar dorëheqja e Nanos për të bashkëpunuar me LSI-në?
    Bashkëpunimi ynë me LSI-në është një cështje që i kapërcen kufijtë e pikëpamjes dhe vendimmarrjes personale. Për marrëdhënien tonë me simotrën e vogël socialiste unë mbroj mendimin se duhet të pyetet anëtarësia e partisë si edhe duhet diskutuar gjerë e gjatë në kuadrin e një bashkimi sa më të vërtetë e të qëndrueshëm të të gjithë faktorëve progresistë. Leksioni i 3 korrikut është mjaft i vlefshëm në këtë drejtim, por pa asnjë dyshim duhet të arrijmë më parë në një lexim sa më të njëjësuar brenda nesh të këtij leksioni e pastaj të hedhim hapa të mëtejshëm.

    Le të supozojmë se ju u zgjodhët: kur do të kthehet PS-ja në qeverisje?
    Në të parat zgjedhje legjislative që do të bëhen në Shqipëri.

    Si do të jetë opozita në drejtimin tuaj?
    Diametralisht ndryshe nga c'ishte në drejtimin e zotit Berisha. Duhet dhe do të jetë një opozitë e aftë për të lënë pa gjumë kryeministrin dhe 15 besnikministrat e tij, por jo qytetarët shqiptarë, të cilët do të kuptojnë shumë shpejt se opozita do të jetë gardiani i të drejtave të tyre dhe garancia se Shqipëria jo vetëm do të dalë nga llumi paralizues i konfliktualitetit shterpë, por edhe do të ketë zërin e së ardhmes së saj në gjuhën tonë. Ne nuk do të tolerojmë cënime të arritjeve të bëra në fushën e të drejtave e të lirive themelore dhe do t'i japim fund barbarizmit gjuhësor e kulturor në politikën shqiptare, duke qenë të vetëdijshëm se roli ynë është të korrigjojmë qeverisjen nga pozitat e interesit të qytetarit shqiptar e jo të frenojmë zhvillimin për të stimuluar dështimin e qeverisjes në kurriz të këtij populli, që mjaft ka hequr të zitë e ullirit për shkak të politikës e të konfliktualitetit irracional të saj.

    A ju kufizon të mosqenit parlamentar në rolin tuaj si kryetar i opozitës?
    Absolutisht jo, modeli i kryetarit të opozitës që unë kam në kokë nuk ka kufizime të tilla. Në Kuvendin e Shqipërisë Partia Socialiste ka një grup të cilit nuk i mungon eksperienca, kurajoja, profesionalizmi, vullneti dhe gojtaria e nevojshme për të ngritur shqetësimet e bërë propozimet që na takojnë në emër të shumicës së shqiptarëve që e majta parlamentare përfaqëson duke qenë pakicë në Kuvend. Ndërsa më anë tjetër unë nuk e shoh as opozitën e as veten në krye të opozitës si mishërim i vullnetit të liderit, por si një forcë e drejtuar kolegjialisht ku i pari është thjesht shprehje e një ekipi që, jashtë mureve të Kuvendit të Shqipërisë, do të duhet të kuvendojë me dhe për shqiptarët përgjatë të 28 mijë kilometrave katrorë të atdheut tonë. Dhe e kotë të shtoj se me zhvillimin e sotëm të teknologjisë së informacionit e të komunikimit, muret mes kuvendit "të vogël" dhe kuvendit "të madh" janë praktikisht inekzistentë.

    Por si do t' i përgjig-jeshit kritikëve tuaj thonë se ju jeni një lider që nuk punon në ekip?
    Le të vijnë në Bashkinë e Tiranës të bëjnë verifikimin e kësaj teze të ngritur në hava. Duke më ndjekur në punë do të kuptojnë se suksesi im është në fakt suksesi i një ekipi, sepse do të shohin me sytë e tyre sesi jo vetëm dëgjoj po edhe shpesh dorëzohem përpara argumentave të atyre që bëjnë shumicën në një tavolinë pune, ku debatohet fort e ku unë sillem as më shumë e as më pak po si i pari mes të barabartëve, i bindur se karrigia ku jam ulur apo statusi që kam nuk përbëjnë një argument në një debat për punën tonë të përbashkët. Por pak rëndësi ka c'thonë ata që më shohin nga larg apo që më gjykojnë nga mënyra e të folurit pa ditur mënyrën sesi punoj, rëndësi ka c'thonë veprat që janë realizuar pikërisht falë punës në ekip. Mund t'ju them me këtë rast me shumë krenari se këto ditë të mbingarkuara për shkak të punës jashtë Bashkisë e jashtë fushës së problematikës së saj, kam konstatuar se tashmë bashkëpunëtorët e mi nuk janë vetëm individualisht të zotë, por janë pjesë e një ekipi drejtues kompakt, i cili e udhëheq institucionin me shumë kompetencë e pa e ndjerë aspak mungesën time në funksionimin e mekanizmit që me shumë mund kemi krijuar bashkarisht. Ne debatojmë për të marrë vendimet, vendosim në një pikë të caktuar se c'do bëjmë, pakica bie dakord me shumicën, e pastaj gjërat vihen në lëvizje thuajse mekanikisht. Secili di dhe bën detyrën e vet.

    A do të mjaftojë rinovimi i forumeve të partisë për ta nxjerrë PS-në nga kriza morale dhe psikologjike e pas 3 korrikut?
    Kam pasur debat interesant me miq të afërt për konceptin tim se asnjë rinovim mekanik, ulje - ngritje apo zëvendësim njerëzish, nuk na shpie gjëkundi. Së pari duhet të kuptojmë se problemi themelor në Partinë Socialiste nuk janë njerëzit, po sistemi që kemi aktualisht. Që do të thotë se duhet të ndërrojmë sistemin, duke filluar nga sistemi i komunikimit brenda partisë, tek sistemi i organizimit strukturor e deri tek sistemi i organizimit të punës së përditshme. Unë nuk besoj se ndërrimi i njerëzve sjell domosdoshëmrisht ndërrim të sistemit, përkundrazi, në PS njerëzit nuk është se s'kanë ndërruar e s'kanë qarkulluar brenda për brenda, por gjithshka ka qenë një rrethrrotullim në një qerthull vicioz që ka shkaktuar një konsum marramendës në raport me rezultatin gjithnjë e më negativ. Për të ardhur në pikën ku jemi sot, ku duket sikur s'ka mbetur më asgjë për të thënë e bërë mes nesh, ndërkohë që në fakt është e kundërta. Të kuptohemi, situata s'është aspak e lehtë për t'u kapërcyer, duhet që gjithësecili të jetë gati të lëshojë pak nga vetja dhe nga e vetja, gjë që sot, për hir të së vërtetës, në PS-në e coroditur e pa kokë ngjan si një utopi. Megjithatë unë jam i bindur se do i'a dalim, ka shumë eksperiecë të vyer aty brenda, nga kjo pikë duhet të fillojmë.

    Cfarë fushate do të jetë kjo për kreun e partisë, spektakolare apo thjesht politike?
    Për mua duhet të jetë një fushatë me dy plane, gara brenda partisë dhe opozita me qeverinë e zotit Berisha. Ne nuk kemi kohë për të humbur, duhet t'i bëjmë të dyja njëkohësisht dhe për këtë fushata duhet të konsiderohet një rast i shkëlqyer e jo një problem më vete e i shkëputur nga misioni opozitar. Jemi të tërë në një mendje se duhet të bëjmë fushatë kryesisht të përbashkët, të paktën në të gjitha takimet e qyteteve ku socialistët do të mblidhen në salla të mëdha për të dëgjuar kandidatët. Kjo nuk është një garë për të fituar mbi njëri-tjetrin, po për të rikthyer në qendrën e sheshit të betejës për një Shqipëri më të mirë Partinë Socialiste, kauzën dhe idetë tona. Ja pse përfshirja e tërë anëtarësisë në vendimmarrjen e madhe, pavarësisht vështirësive objektive logjistike, s'duhet të ngjallë asnjë ngurrim, por përkundrazi duhet të na mbimotivojë të gjithëve për të garantuar një proces sa më të shëndetshëm debati e zgjedhjesh. Ky është rasti ideal për të rigjetur njëri-tjetrin, duke debatuar për të sotmen e të nesërmen e Partisë Socialiste e duke i lënë, njëherë e mirë, thashethemet, fyerjet e vulgaritetet jashtë dyerve të shtëpisë sonë të madhe. Askush nuk është i mjaftueshëm për qëllimin e përbashkët, por të tërë janë të nevojshëm, të mos harrojmë asnjëherë se nuk përfaqësojmë veten po ata që na kanë dhënë zërin e tyre për të folur për interesat e tyre e të Shqipërisë e jo për t'u batërdisur mes nesh me fjalë të rënda e për cështje të rëndomta. Shumica e shqiptarëve nuk e kanë votuar Sali Berishën dhe aleancën e tij, ata kanë nevojë për një forcë të denjë e të madhe politike që t'i mbrojë e t'i inkurajojë në këtë moment, për një bashkim të shëndetshëm e të qëndrueshëm njerëzish të përgjegjshëm e të vetëdijshëm për misionin e politikës në shoqëri, për një projekt politik e perspektivë të qartë për të cilën ata, shqiptarët në shumicë, të mund të investohen moralisht. Dhe ne do t'ua plotësojmë me cdo kusht këtë nevojë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlueBaron : 20-09-2005 më 07:28
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #16
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Do kisha deshire qe dhe Tos "Dhelpra" Nano te ishte prezent ne kongres a KPD ça dreqin quhen ato forumet e social - punist - komunisteve dhe te nxirrte ça ka brenda barkut. Biles kam mendimin qe ne se duan t'i fusin nai brryl ai ka per t'i nxire me sulme ...

    P.S. Te isha ne vend te Sales do t'i ofroja Nanos imunitetin e te penduarit dhe do t'i plotesoja te gjitha kerkesat vetem qe ai t'i "zbrazte" te gjitha ça ka brenda barkut te krokodilit ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Haaaaaaaaaaaa

    Don Kishoti
    Lufta ne Shekullin e 21
    Me mullite me ere
    Virtuale
    Behet ne Media.

    Berisha sic e kane dhene gjithe gazetat punon me dy turne qe nga 8 mengjes te 12 mesnate.

    Keshtu pas nje pune te tille te ze gjumi top, edhe topat te shtije Rame DonKishoti.

    Plus-- po sulmove dhe do te sulmojne, kuptohet lufta politike, Nano te pakten me ate karakter qe ka, dhe tani qe humbi eshte normal nga trute e kokes, po Edi me ate karakter qe ka do jete i tille ne raste HUMBJEJE qe politika i ka keto.

    Ku i dihet e ku e kupton politiken shqiptare.
    Nanua mund te mos hyj fare , e ri menjane, se tani cfardo qe te thote Edi etj eshte ne epersi nga humbja e zgjedhjeve.
    Po kur te humb zgjedhjet vitin tjeter Edi!!!!!!!!!!!!
    Pastaj a do bej dhe ai aktin 'civil' te doreheqjes????????

    Apo do behen me qesharak se sivjet qe kishin vete pushtetin e akuzonin Berishen per manipulim !!!!!!--kuptohet.

    Problemi i Edit----qe le te ULERAS E BERTAS---DonKishoti---qe te fsheh anet reale te tij-----HUMBJEN E SIGURT NE TIRANE PO KANDIDOI PRAPE.

    EDI HUMB TIRANEN----[ku ka gjithe ate te politikes se tij]---nuk ka me asgje.
    Apo do ti jap Erion Braceja ndonje fshat nga Berati te lyej shkollen???

    Leni ULERIMAT E DEMAGOGJITE E EDIT
    SHIKONI CA ESHTE PAS ASAJ

    PS eshte katandisur qe doli nje Bojaxhi mashtrus e me probleme psiqike si Edi dhe e BLEU PER DY PARE.

    TA GEZOJNE
    JA PAFSHIN HAJRIN

    Ku i dihet politikes shqiptare.
    Se nuk dhe e kupton.
    Ndoshta Berisha me Ramen kane dhe ndonje mareveshje , qofte te fshehte, qofte nga ato ne largesi [ku secila pale mer e jep ne largesi pa hedhur firme po duke i lene seciles dicka e secila fiton dicka]

    Rama partine socjaliste Qe eshte bere si ATO MALLRAT QE SHESIN KINEZET---QE E BLEN ME DY PARE---KUPTOHET RAMA e tregoi ne BASHKI se ja merr investimit FITIMIN---NGA I PALARE NE PARIS ----U BE MILJONER NE TIRANE

    Berisha merr Tiranen.

    PS me Bracet e Ramat do enden fshatrave te shqiperise te gjejne ndonje njeri qe e ka keputur varferia e nuk sheh nga syte per ti marr ata si lidere!!!!

    Se cfar zgjodhi PS do ta shikoj me vone.
    Demokracia eshte e bukur e zbavitese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 20-09-2005 më 08:57

  8. #18
    Mua ky me duket shume me i afte se ndonje politikan qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Uroj qe aftesite me te cilat beri Tiranen t'i vere ne veprim per tere Shqiperine.
    Sa pe keta qe fituan, nuk di c'te them, vecse kane qene nje here zhgenjim, dhe uroj qe te mos e zhgenjejne perseri Shqiperine, te pakten per sa kohe kane ne dore fatin e saj.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Nuk mund te bahet Shqipnija si Tirana, mbasi per Tiranen jane harxhue te ardhunat e krejt vendit. Asht sikur nji kryefamiljar me u veshe me rroba te shtrejta tue perdore per vedi te ardhunat e krejt familjes. A thue kishit me e lavderue se sa bukur veshet, kur t'ja shifni femijet zhdeshe e zbathe? Tirana asht spekullim e perdorim i pamoralshem i te ardhunave te nji popullit te vuejtun qi des urijet kur bjen do bore malesh, qi vorros bijte e vet neper greminat anash rrugeve qi s'jane rruge, qi sakrifikon buken e gojes me rrite femije qi mesojne me driten e qirave.
    Tirana "zbukurohet" se ne rruget e saj kalojne Porsche te bleme me paret e grabituna te fondeve per ndihma ne rast fatkeqsish. Ato Porsche jane arkivolat e shqiptareve te lanun ne meshire te fatit.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2005
    Postime
    20

    .

    Pershnetje shkodra13.
    Lexova fjalet e Edi Rames,dhe meqe nuk jam ne Shqiperi,mundohem t'i kuptoj si fjalet e nje politikani qe ka deshire te ngjitet me lart,por dhe ka pak dije me pervojen e tij sesi funksionon ne shtet nje politikan,pra qe perdoren mediat dhe fjalet per te grumbulluar sa me shume simpatizanta,ashtu siç beri e djathta para 03 Korrikut;t'i leme fjalite e ndertuara me nxitim pasi sot Shqipnia asht e monitureme nga Evrop felliqsia.Dhe,si duan ata behet,do behet,nese jo,perjashta ne erresire dhe varferi;
    Nese Fatos Nano,pas sistemit te familjes ne Paris,pas Porschit te zi,pas pasunise dhe shume gjerave te tjera negative,iku,kjo do te thote qe nuk ka kthim mbrapa.Te shpresojme qe e djathta te ndertoj nje ure,nje rruge,nje jete me te bukur per shqiptaret dhe nese e meritojne,ne 2009,ta rimarrin voten,nese jo,t'ia leshojne te majteve qe edhe ata jane shqiptare,siç edhe te djathtet.

    Politika?Politika?

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  4. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste
    Nga Username në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •