Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Përplasja Mejdani-Rama ne KPD socialiste, triumfojnë njerëzit e Ramës

    Anëtari i Kryesisë shprehet se mandati i kreut të PS duhet kufizuar në jo më shumë se dy

    Rama-Malaj, gara për kreun e PS

    “Më shumë sesa një kandidim personal, do të prezantoj një platformë që thellon modernizimin e PS-së”

    A. Rama

    TIRANË - Gara për kreun e Partisë Socialiste përfshin një tjetër kandidat. Arben Malaj, deputet dhe anëtër i kryesisë së PS-së, ka shfaqur dje publikisht për mediat ambicjen e tij për të konkuruar për postin e kryetarit të partisë. Pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, Malaj është i dyti ndër socialistët që pretendon të hyjë në garë për të marrë drejtimin e selisë rozë. Malaj, një prej figurave më të të vjetra të PS-së, është shprehur dje se më shumë sesa kandidim personal, kishte synim për të prezantuar në kongresin e tetorit një platformë që thellon modernizimin e partisë. Sipas tij, ndër çështjet kryesore të kësaj platforme do të lidhen me zvogëlimin e kompetencave të kryetarit si dhe me limitimin e mandateve të njëpasnjëshme që mund të marrë një kryetar. “Sinqerisht deklaroj se më shumë sesa një kandidim personal, do të isha totalisht i obliguar për kongresin e tetorit, pikërisht për të prezantuar një platformë që thellon modernizimin e PS-së. Në platformën time do të propozoj që mandati i kryetarit të kushtëzohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me rezultatet e ballafaqimeve elektorale parlamentare. Momenti i dytë ka të bëjë me impaktin pozitiv që duhet të sjellë kufizimi i mandateve të kryetarit të partisë. Duke limituar mandatet në mënyrë që kryetarët e suksesshëm të qeverisin në jo më shumë se dy mandate, ne japim një impakt pozitiv që suportuesit e këtyre përfaqësuesve politikë të jenë realisht njerëzit socialistë dhe progresistë dhe jo njerëz me interesa të ngushta, të cilët tentojnë të krijojnë lidera afatgjatë me mandate të palimituara”, - tha Malaj. Duke u ndalur te gara zgjedhore që do të përfshijë strukturat e PS-së për zgjedhjen e drejtuesve në nivel lokal dhe qendror, çdo nivel, tha se kjo forcë politike ka kapacitete të mjaftueshme konkuruese. Por ai ka vërejtur se nëse rritja e konkurencës keqkuptohet nga kandidatët e ndryshëm, kjo do të ketë pasoja negative për vetë PS-në. “Unë besoj se Partia Socialiste ka kapacitete konkuruese. Rritja e personaliteteve të partisë që bëhen pjesë e konkurimit duhen mirëkuptuar edhe nga ata që vrapojnë për t’u vetëdeklaruar. Nëse rritja e konkurencës keqkuptohet dhe kthehet në një marrëdhënie jokorrekte mes kandidatëve, unë do të mendoja se kjo do të kishte një impakt negativ për të ardhmen e PS-së”, - vijoi ish-ministri i Financave, Malaj. Nga ana tjetër ai ka vlerësuar se mandati i kryetarit të PS-së duhet të kushtëzohet nga rezultatet që kjo parti arrin në ballafaqimet elektorale parlamentare. Nga ana tjetër ia ka vlerësuar se të gjitha propozimet që do të hidhen lidhur me ngushtimin e kompetencave të kryetarit, do të varen nga qëndrimi që do të mbajë kongresi i tetorit. Dy ditë më parë kryesia e PS-së vendosi që t’i propozojë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues që të miratojë thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm në tetor, ku do të administrohen emrat e kandidatëve për postin e kryetarit dhe platformat e tyre. Ndërkohë për 40 ditë do të zhvillohet fushata zgjedhore brenda dhe në fund do të votohet për postin e kreut të PS-së, dhe për drejtuesit në të gjitha nivelet e strukturave të partisë në të njëjtën ditë. Anëtari i kryesisë së PS-së, Malaj, është i mendimit se gara për këtë post duhet mirëkuptuar prej të gjithë kandidatëve dhe se konkurrenca nuk duhet të keqkuptohet.

    15/09/2005
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    nqs menyra e zgjedhjes do te jete nje anetar nje vote nuk besoj se do te kete kanditat (qofte Malaj, Koci apo ndonje tjeter) qe te kete me popullaritet se Edi rama per ta mundur ate. Personalisht do te votoja pro tij.
    To look life in the face....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    g55

    -------

    Nano-Rama, dyshja që shtoi vdekjet tek shqiptarët

    Të dhënat më të fundit për shëndetin publik nga ana e INSTAT tregojnë se nga viti '99 janë rritur vdekjet 3%, kryesisht nga sëmundjet e aparatit të Qarkullimit. Pluhuri i ndërtimeve të tyre dhe gazrat e karburanteve të manipuluara


    Qeverisja e Nanos për shqiptarët ka qenë kastastrofale edhe në aspektin e jetës së tyre duke shtuar vdekjet. Në fakt sipas të dhënave të fundit të INSTAT në Shqipëri janë shtuar vdekjet për shkaqe që nuk lidhen me normalitetin, por për shkak të politikave aspak të përgjeshme mjedisore të ndjekura tetë vitet e fundit. Tirana nga ana tjetër është qyteti i administruar më keq, për sa u përket pluhurave dhe përzierjes në atmosferë të gazrave të makinave që punojnë me karburant të ndërruar prej monopoleve të ish qeveritarëve. Kjo ka shkaktuar një rritje të vdekshmërisë së shqiptarëve prej 3% që nga viti 99. Vdekjet nga sëmundjet e aparatit të Qarkullimit sipas INSTAT zënë vendin e parë në strukturën e vdekshmërisë me një rritje prej 3% krahasuar me vitin ’99. Rezulton se vdekjet e këtij grupi janë 1.2 herë më të larta tek meshkujt sesa tek femrat. Vdekjet nga sëmundjet tumore zënë vendin e dytë dhe e theksuar tek njerëzit mbi 50 vjec. Vdekjet nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes zënë vendin e katërt. Vdekjet nga dëmtimet traumatike, aksidentet, helmimet zënë vendin e tretë në shkallën e përgjithshme. Në ëktë grup 95% e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e aksidenteve. Traumat ose helmimet janë 1.8 herë më të larta tek meshkujt sesa tek femrat. Aksidentet janë në përgjithësi 3.6 herë më të larta tek meshkujt sesa tek femrat. Vrasjet janë 7 herë më të larta tek meshkujt sesa tek femrat, ndërsa për vetëvrasjet vihet re një rritje me 3.6 herë më shumë tek femrat kundrejt vitit 1999. Kundrejt vitit 1999 numri i ambulancave është ulur me 7.6%. Numri i poliklinikave ka mbetur i pandryshuar. Ndërsa numri mestar i vizitave për banor paraqitet me rënie deri në 10% krahasuar me vitin 1999. Shërbimi shëndetësor vazhdon të subvencionohet nga shteti. Numri i konsultoreve të fëmijëve krahasuar me vitin 1999 ka rënë në masën 2.3 përqind. Numri i konsultimeve të fëmijëve ka rënë në masën 16.5%. Numri i fëmijëve që ushqehen me gji është ulur nga viti në vit deri në 25.8%.

    Në shërbimin spitalor, kundrejt vitit 1999 numri i shtretërve është ulur me 6.8%, por është rritur numri i të shtruarve në institucione me 6.3% dhe numri i të operuarve është rritur me 17.2%. Këto të dhëna INSTAT i nxorri në publikim me udhëzuesin “Tregues të Shëndetit” 1999‑2003. Sipas të dhënave të këtij buletini, popullsia shqiptare konsiderohet një popullsi me një moshë të re, 31.7 vjeç. Lëvizja e lire dhe e pakontrolluar e popullsisë ka ndikuar dukshëm në ndryshimin e raporteve të popullsisë qytetare me atë fshatare. Në vitin 2004 popullsia qytetare është rritur në 45% dhe popullsia fshatare është ulur nga 57.3% në vitin 2001 në 55%. Niveli i lindshmërisë nga viti 1999 deri në vitin 2004 është ulur me 26%. Lindin sipas shifrave 52% meshkuj dhe 48% femra. Abortet në vitin 2003 llogariten 12087 një shifër më e ulët sesa në vitin 1999 (16360), ku ndërprerjet e shtatzanisë janë më të mëdha në numër sesa abortet spontane. Kanë lindur para kohe rreth 1895 femijë gjatë vitit 2003.

    Re. Po.

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mendoj se Ps-ja po reagon mire pas humbjes se zgjedhjeve. Doreheqja e Nanos ishte dicka shume pozitive. Kjo i dha mundesi qe ne parti te ndjehet nje ere e re ndryshimesh, dhe zgjedhjet per kryetar do t`i japin nje fytyre te re dhe te sakte ,sipas profilit te saj.
    Pretendente per kryetar jane ende ne hije dhe do te shfaqen te tjere pervec Rames dhe Malaj.
    Une mendoj se edhe Ruci eshte nje pretendent potencial.Edhe Fino. etj etj.
    Une per vete do kisha votuar Malaj.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Qe nje artikull ketu disa kohe me pare per te majten nga nje i majte.

    Megjithese kam bindje te tjera poltike e lexova deri ne fund ate artikull.

    Po pak rendesi i dhane asaj shume dhe nga ata qe jane militant te majte ketu ne forum, e me sa pashe dhe ne media e ne debatin publik qe behet ne shqiperi.

    E majta shqiptare nuk eshte problemi i nje lideri, po ka probleme te thella

    E akoma nuk po shkeputet nga ideologjite 50 vjecare

    patizani ne lufte po shkonte
    ka marr pushken me nje dore

    rama etj

    kohe tjeter sote
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 15-09-2005 më 13:07

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Se pari do sugjeroja te mos na sillni artikuj nga gazeta pacavure si tema e g55 se i ulin seriozitetin forumit.

    Mendoj se Rama ka per te fituar kreun e PS. Kandidatura e Malaj dhe e njerezve te kallepit te tij eshte me shume nje reagim aparatcik i mendesise se vjeter te PS, i asaj mendesie qe Rama do ta permbyse nje here e pergjithmone. Me Ramen PS evropianizohet, pastrohet e behet nje parti moderne. Me Ramen ne krye PD del demode, si parti qe ka per 15 vjet nje lider i cili ka zbuluar brenda partise me shume grupe armiqesore e armiq se Enver Hoxha ne kohe te vet. Dhe se fundi Rama ne krye te PS e ben shume te afert rimarrjen e pushtetit nga PS. Ai eshte mjeshter i dialogut dhe fushatave dhe ka nje karakter magnetik qe i apelon si fshatarit provincial ashtu dhe qtytatarit te sofistikuar. Me Ramen ne krye PS do ta kete me te lehte te beje te veten ate 55% elektorat qe ne zgjedhjet e tanishme nuk votoi per mazhorancen e tanishme.

  7. #7
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Ky Malaj e ka vene kandidaturen, vetem qe E. Rama te mos dilte kandidat i vetem ne keto zgjedhje partike, se pastaj beheshin zgjedhjet si ne monizem.

    Ndersa a ka shance per te fituar?

    As qe behet fjale. Lere njeher qe ska popullaritet (apo fame) seshte as edhe i afte per te drejtuar nje parti "mazhoritare" :-)

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    ZPe RD jane gazeta partiake. ZP eshte po aq e dobet sa RD, ne mos qofte kjo e fundit me mediokre me gjith ata konviktore gazetare qe ka mbledhur. Kurse tema me g55 futen tek pacavuret, ti lexosh do te thote te ofendosh vetvten. Por ja qe paska edhe njerez qe i lexokan, por ky eshte problemi i tyre jo i imi.

    Saper perqindje zyrtare se kush ka marre me shume vota ne shqiperi, shihni totalin ne rezultatet e KQZ ku e majta rezulton me rreth 100 mije vota me shume. Pavaresisht pastaj se sistemi zgjedhor ne shqiperi eshte i hartuar ne menyre te tille qe mund ta tjerresh si te duash e te marresh fitoren. Mos harroni se LSI eshte forca e dyte ne shqiperi. Kete fakt e perdor dhe Rama ne fjalimet e tij, dhe ai me sa kam degjuar nuk flet gabim. Ketu megjithate po flasim per duelin Rama-Malaj. Nese doni vetem te shani e perqeshni Ramen hapni nje teme tjeter ku mund te hidhni e te pritni sa te doni me njeri tjetrin. Ne mungese te analizave sc thote dhe populli: Heshtja esht flori.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Gazeta Korrieri

    Stine e merzitshme ne PS
    E Merkure, 14 Shtator 2005
    Nga Armand Shkullaku

    Edi Rama tashme ka shpallur hapur se kerkon te jete udheheqesi i partise me te madhe te opozites dhe njekohesisht i formacionit me te rendesishem politik shqiptar te 15 viteve te fundit. Opozita, e cila perfaqeson nje pjese te konsiderueshme te elektoratit shqiptar, ka nje rol jetik ne mbrojtjen e vlerave te sistemit tone te brishte demokratik. Ne nje kohe kur hijet e drejtimit me dore te forte rendojne ende mbi liderin aktual te mazhorances, debati mbi te ardhmen e Partise Socialiste duhet te ishte shume me i forte, jo vetem brenda gardhit socialist, por ne krejt opinionin publik.

    Por nje fenomen ne dukje i cuditshem po shoqeron aventuren e re te Edi Rames per kreun e PS, pra qe lidhet pikerisht me te ardhmen e opozites. Megjithe levizjet e tij, takimet me bazen, deklaratat, premtimet e parashikimet dhe megjithese socialistet kane mbetur pa kryetar dhe te perfshire nga nje kaos i thelle pas humbjes, nje lloj ftohje, nje mungese entuziasmi po percjell gjithe kete gjendje. Njerezit ne salla duken te painteresuar, nuk jane aktive dhe ngjane sikur reflektojne monotonine e skenave te perseritura. Madje, ndryshe nga pervojat e meparshme (si per shembull "Levizja per Katharsis"), jo vetem socialistet, por edhe opinioni publik duket indiferent. Aksioni i Edi Rames ngjalli nje lloj debati te vaket ne dy-tri ditet e para dhe me pas vijoi te percillet si kronikat e zakonshme te bllokut monoton te politikes. Asnje perplasje e madhe opinionesh, asnje debat i zjarrte, asnje ndarje emocionale "pro" ose "kunder". Nje klime e plogesht, ne vend te gjallerise e pasionit qe zakonisht shoqeron te tilla sfida brenda llojit.

    Cfare ka ndodhur? Mos valle Edi Rama nuk eshte shkendija e duhur per te ndezur nje zjarr te tille? Mos valle duhet te jene ne loje emra te tjere qe debati ne PS te shnderrohet ne diskutim kombetar? Edi Rama nuk eshte nje politikan pa karizem, perkundrazi. Megjithe lekundjet e tij te medha sipas balances se forces, ai ka mundur te ruaje nje lloj distance nga morali i prishur ne PS. Ne fjalimet e tij te fundit po pranon pergjegjesi te medha dhe po tregon shkaqet reale qe e cuan PS ne opozite. Ndoshta shpjegimi i kesaj indiference apo ftohje nuk duhet kerkuar tek Edi Rama, por tek vete Partia Socialiste. Ne kete parti nuk ka mbetur me asgje qe lidhet me besimin, idealin, entuziasmin, angazhimin. Ajo nuk eshte me bashkimi vullnetar i disa njerezve qe ndanin te njejtat parime, bindje dhe shpresa. Ne tete vjet ajo degradoi ne bashkimin me te paprincipte te disa individeve qe i mbante te lidhur vetem interesi. Te atyre qe e shtrengonin fort teseren per te ruajtur privilegjet e pushtetit, te atyre qe konvertoheshin ne socialiste per te mbrojtur bizneset e paligjshme, apo te djemve te Fatosit, qe per te bere karriere ne Partine Socialiste merrnin me pare bekimin e tij.

    Aksioni i Edi Rames nuk po kthehet ne nje lekundje te forte, sepse ne Partine Socialiste dhe per Partine Socialiste nuk kane me vlere as fjala dhe as veprimi. Aty jane thene dhe jane bere te gjitha. Jane perdorur fjalet me te renda dhe jane denigruar te gjithe. Jane ndare dhe jane bashkuar, jane peshtyre dhe jane lepire, jane rrahur e jane perqafuar. Aty eshte folur ne emer te moralit e idealeve, te solidaritetit e parimeve. Por pastaj te gjitha jane shkelur, nje e nga nje, vit pas viti, derisa sa me ne fund u arrit ne situaten me te neveritshme per nje force politike. Ne ate, ku te gjithe e pranonin hapur se qendronin bashke vetem per hir te pushtetit, vetem per te ruajtuar perfitimet qe buronin prej tij.

    A mund te besoje kush sot se pikerisht ne kete parti mund te kete perseri vend per te rinlindur idealet, entuziasmin, per te mbjelle shpresen e ndryshimit? A nuk ngjan me nje ufo cilido qe kerkon rregulla, parime, kod moral, pikerisht ne kete parti?

    Kjo mund te jete arsyeja kryesore se perse sfida e Edi Rames nuk po ndez zemrat e socialisteve te thjeshte. Ata e kane pare me dhjetra here nje shfaqje te tille dhe fundi gjithnje i ka zhgenjyer. Kjo eshte arsyeja qe e ben te ftohte dhe opinionin publik. Ai eshte i lodhur dhe i velur nga gjella bajate e Partise Socialiste.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Duket qesharake kur degjon qe do mbeshtet Rama te manipulimi i publikut me rezultate e zgjedhjeve te 3 korrikut
    Pse ?
    Ca po fsheh Rama?
    Po fsheh

    Qe ai nuk ka kurajon e di dhe vete qe nuk i fiton dote zgjedhjet si Kryebashkiak ne Tirane vitin tjeter.

    Pra kur ti nuk fiton dote zgjedhjet e nuk mban ate qe ke---CFAR FLET PER REZULTATE VOTIME E fitore te zgjedhjeve ne gjithe shqiperine.

    Ai do ti jap PDse Tiranen.
    Ca uluret o Rame se do ti japesh pastaj fitore PSse--qe te gjitha nisin nga Tirana--te cilen ti ke vendosur tja japesh PDse.

    Do qe me mire per Ramen te mbante Bashkine e Tiranes per PSne --me te vertet po kishte ato qe thote ai qe shumica e votojne.
    E kur te vinin zgjedhjet e pergjitheshme te hidhej nga Bashkia te Partia.

    Po te lesh Bashkine---SE E DI QE SE FITON DOTE---E te genjesh PSne se do tju japesh fitoren????kur vjen nga dorezimi dhe humbja ????
    Ca fitore do tu japesh??
    Kur hapi i pare jote eshte dorezim te PDja i Tiranes???

    Apo genje !!!!
    Nuk kupton se elektorati eshte PJEKUR
    U pa ne 3 korrik
    E genjeshtra bajate si keto nuk i ha.
    Po te ishe i sinqert---te nisje nga HUMBJA
    PSE HUMBI PSJA
    KESHTU NISIN TE GJITHE NE BOTE
    REGULLOJNE PARTINE
    E PASTAJ KERKOJNE FITORE
    Po jo GENJE na shit HUMBJEN per FITORE
    E MOS RESPEKT PER VULLNETIN E POPULLIT
    QE DENONI
    KORRUPSJONIN E GJITHE TE KEQIAT E QEVERISJES 8 VJECARE
    DUHET TE DEGJONI KETE

    Me genjeshtra e manipulime

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  4. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste
    Nga Username në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •