Kete po e postoj per Kuqken...
Zbulimi i vetėvrasjes
Ēdo vetėvrasje ėshtė njė vrasje, dhe anasjelltas, ēdo vrasje ėshtė edhe vetėvrasje, pėr sa kohė qė nė dyja anėt, viktimat, si ajo aktive dhe ajo pasive, si vrasėsi dhe i vrari, janė gjithsesi tė njėjtėt njerėz. Me tė njėjtėn sasi dhe formė sysh, duarsh, zemrash, prindėrish Kėshtu duket se ėshtė ēėshtja nė esencė,
Qė nga teoritė e konspiracioneve fetare e deri tek lėvdimi nėn zė si shenjė emancipimi
Ervin Hatibi
Ēdo vetėvrasje ėshtė njė vrasje, dhe anasjelltas, ēdo vrasje ėshtė edhe vetėvrasje, pėr sa kohė qė nė dyja anėt, viktimat, si ajo aktive dhe ajo pasive, si vrasėsi dhe i vrari, janė gjithsesi tė njėjtėt njerėz. Me tė njėjtėn sasi dhe formė sysh, duarsh, zemrash, prindėrish Kėshtu duket se ėshtė ēėshtja nė esencė, ndonėse nė aparencė kamikazėt pėrkufizohen si ata qė brenda vetvrasjes bėjnė edhe vrasje apo anasjelltas. Gjithnjė e mė dendur, kushdo qė hap gazetat nė Shqipėri, futet gati pėrditė nė njė shesh gjithnjė e mė pak virtual vetėvrasjesh, perimetri i tė cilit ngushtohet ku mė shumė e ku mė pak si njė lak nė fytin personal tėndin si lexues. Qė nga kronika e zezė vendase deri tek ajo e kuqja ndėrkombėtare, vetėvrasja globaliste e kamikazit bėn paralelen asimetrike me atė anonimen lokale tė prindit shumfėmijėsh borxhli apo tė gjimnazistes sė refuzuar, dhe kushdo mund tė gjendet midis kėtij binari. Gjithkush mund ti hipė ndonjė avioni tė infektuar, apo tė presė si emigrant apo student kurbeti metronė nė stacionin e gabuar, si edhe gjithkush mund tė ketė apo jetė njė prind borxhli pa shpresė apo kurorėthyer, nė njė vend ku shteti ndaj qytetarit ėshtė krejt indiferent, ndėrsa opinioni tejet invadent. Me arrogancėn e vet ku mė tė dėshpėruar e ku mė pak, dy llojet e vetėvrasjeve mėsipėr japin e marrin tė paktėn nė nivele tė padukshme tė frymėzimit reciprok. Sepse njė njeri qė hedh monumentalisht veten nė erė, duke pasur tė mbėshtjellė rreth vetes me shpėrfillje eksploziv dhe gozhda, ėshtė stimulant tepėr konfortues pėr njė tjetėr qė matet tė tėrheqė thjeshtė kėmbėzėn nė tėmth apo tė pėrcjellė poshtė me ujė fostoksinėn... Gjithashtu, e kundėrta: kush pėrgatitet pėr vetshpėrthim, kujton sesi njerėz tė tjerė me pretendime aspak heroike kanė gjetur guxim tė vėnė dorė mbi jetėn e tyre duke pasur nė dispozicion mjete shumė mė pak efikase e tė shpejta
Invazionet e trurit
Pėr lexuesin tonė tė dyja kėto invazione tė mendjes janė tė reja. Vetėvrasja e publikuar ka qenė privilegj i limituar kryeministrash poliagjentė apo personazhesh tė Shekspirit, ndėrsa Oso Kuka (se mė thonė Oso baroti/e djeg vedin edhe ty) dhe Vojo Kushi kanė qenė pėrfaqėsuesit modestė tė vetmohimit luftarak in extremis. Industrializimi i informacionit nė vend, me kėrkesėn e tij tė dėshpėruar pėr ngjarje, e ka ekspozuar individin shqiptar pėrballė hollėsive tė gjithanshme tė mjedisit, duke nxjerrė nė dritė ēkamos. Pėrmes kėtij procesi, pėr herė tė parė bota shqiptare i ėshtė afishuar lakuriq para hundės nė kohė reale banorit tė saj. Shqipėria Sot ka qenė njė zbulim i vonė: striptiza e saj nisur nė liri, me faqet e para shtypur me shkronja plumbi tė vitit 1990, sosi gati njėkohėsisht me bumin nė biznesin e ndėrtimit, i cili u bė njė nga burimet kryesore financuese tė gazetave e televizioneve tona. Mediat qė u themeluan pėrmbi pallatet e larta tė bumit imobiliar, zakonisht duke shpėrfillur edhe ato distancat etike, mundėsuan kėshtu edhe kuotėn mė tė lartė e efikase tė vėzhgimit vuajerist pėrmbi shoqėri. Hipur mbi to vumė re se shqiptarėt, ndėr tė tjera, ia kishin nisur nė mėnyrė frenetike tė vrisnin veten. Midis pallateve tė larta me xham turk dhe vetvrasjeve tė shpeshta, nėn siglat e emisioneve tė lajmeve qė shkruajnė NEĖS dhe jo LAJME, zbuluam se ishim bėrė befas tamam si gjithė bota Tė noterizosh vetėvrasjen si shenjė emancipimi ėshtė krejt e jashtėligjshme pėr opinionin publik, kur nė fakt vetėvrasja shihet, duke favorizuar esencėn nė dėm tė aparencės, si shėmti e dhimbshme, e cila tregon thjeshtė dėshpėrim skamnor apo poshtėrim seksual apo tranzicion identitar ... N Vetėvrasja nė njė shoqėri post-totalitare, mund tė kuptohet edhe si njė nga format e zbulimit tė vetes, pronėsimit mbi kėtė instancė fakt, ndon Vetėvrasja nė njė shoqėri post-totalitare, mund tė kuptohet edhe si njė nga format e zbulimit tė vetes, pronėsimit mbi kėtė instancė se hidhur,vetėvrasja nė njė shoqėri post-totalitare, mund tė kuptohet edhe si njė nga format e zbulimit tė vetes, pronėsimit mbi kėtė instanc Vetėvrasja nė njė shoqėri post-totalitare, mund tė kuptohet edhe si njė nga format e zbulimit tė vetes, tė pronėsimit mbi kėtė instancė Nuk ėshtė interesante tė citosh togfjalėsha alarmistė tė opinionistėve tė shqetėsuar nga pėrmasat prej fushate tė vetvrasjeve nė vend, sepse ato mbushin faqet e para tė gazetave mė tė mėdha tė vendit. Ndėrkaq, zėra ndryshe qė shprehin konsiderata pėr rritjen e vetvrasjeve nė vend, mundemi ti gjejmė ndonėse nėn pseudonime, vetėm nėpėr kthinat hiperdemokratike tė internetit. Ja si shfrehet nė njė forum shumė popullor on line njė mendimtar anonim nėn pseudonimin priapik Dick Darlington Delarge:
jam i lumtum qi ma n'fund dhe n'shqypni vedvrasja po prek shoqnin. Derrat kurr nuk din me vra vedin.
Me vra vedin asht me DIT me kuptu me shiju me jetu
bash nji kjo kallxo per nji shoqni civile qi me shpejtsi asht tuj prek shqypnin, pra cka du me than asht se nuk asht vedvrasja ajo qi po prek shoqnin civile por ekzistenca e nji shoqnie civile ose jocivile percaktohet, ne mes tjerash, ka niveli i fenomenit t'vedvrasjes ky relacion asht ne perpjestim t'drejt - sa ma shum vedvrasje aq ma civil ne shoqnia, ne e kunderta sa ma pak ose aspak aq ma pran nivelit kafshnor asht ne shoqnia
Pse kjo valė vetėvrasjesh
Tė shqetėson ky racizėm pėr kafshėt e shkreta, dhe pėrmendja e tyre si shembull prapambetje ėshtė thjesht e pajustifikuar dhe pasojė e dogmatizmit darvinist. Gegshkruesi harron se pėrveē vetvrasjes, kafshėt nuk ndotin as mjedisin, nuk bėjnė genocide apo nuk ndėrtojnė kampe pėrqėndrimi. Paradoksale ėshtė se ai qė quhet sot qytetėrim, shkėputja me arsye kritike e teknologjike nga marrėdhėniet tradicionaliste e artizanale, shoqėrohet me gjoba tė ndryshme dhe efekte tepėr tė dhimbshme anėsore Kėshtu niveli i modernizimit tė njė shoqėrie perėndimore zakonisht shkon paralel me numrin e vetėvrasjeve pėr banor dhe me ndotjen e ambientit. Po ashtu dihet se kombet qė kanė bėrė Aushvicin dhe Hiroshimėn, janė etalon qytetėrimi pėr gjithė botėn Dikush mund tė replikojė me logjikėn e cinikut dionisiak mėsipėr, duke thėnė se vetėvrasjet tona nuk janė shenjė e ndonjė spiritualiteti tė elaboruar negativisht apo e ndonjė spleen-i, por thjeshtė njė metaforė e vdekjes nga uria. Po ama, nėse vetėvrasjet tona u shpjegokan kryesisht me dėshpėrimet e varfėrisė, eksperienca e sa e sa vendeve ku e ku mė tė varfėra se Shqipėria, tregon njė prani gati simbolike tė kėsaj dukurie. Dallimi thelbėsor ėshtė, se ndryshe nga ne, vende tė botės sė tretė, pėrveē shkallės sė varfėrisė kanė shumė mė tė lartė edhe shkallėn e fetarėsisė Argument se vetėvrasjet nuk lidhen edhe aq me ekonominė sesa me kulturėn, ėshtė edhe fakti se amerikanėt kanė nivelin mė tė ulėt tė vetėvrasjes krahasuar me gjithė shteteve e tjera tė Evropės, gjė qė shkon nė pėrpjesėtim tė drejtė me faktin se pėrqindja e amerikanėve qė besojnė Zotin, ringjalljen nė SHBA ėshtė dallueshėm mė e lartė krahasuar me evropianėt. Megjithėkėtė, besimi u pėrfol publikisht si njė shtysė nė njė valė vetėvrasėse tė miturish e tė rinjsh nė vend, tė cilėt faqet e para tė gazetave i pėrkufizuan si viktima tė besimit tė kotė nė jetėn tjetėr. Shkruesit e kronikanėt e ndryshėm nuk harronin kurrė tė nėnvizonin faktin se policia bllokonte si prova pėr qartėsimet e vetėvrasjeve edhe kopje tė revistės sė Dėshmitarėve tė Jehovait, Kulla e Rojės tė gjendura nė shtėpitė e viktimave. (Duhet thėnė se e shtypur nė njė tirazh oqeanik, revista nė fjalė, ėshtė jo pak e pėrhapur nė shtėpitė tona. Respekti pėr fjalėn e shkruar si edhe pėr tekste ku pėrmendet Zoti, plus ilustrimet biblike ngjyra-ngjyra, janė shkaqe tė mjaftueshme qė edhe pa qenė vetė dėshmitar, ta ruash gjatė nė shtėpi kopjen e revistės qė ta ka falur nė rrugė ndonjė ēift buzėqeshės misjonarėsh.)
Mini-histeria mediatike
Qė pas rėnies sė diktaturės, jemi mėsuar me sulme ndaj komuniteteve tė ndryshme fetare, kryesisht ndaj atij musliman apo ortodoks nė vend, dhe kjo pėr tema kryesisht politike a gjeopolitike. Por kriminalizimi i besimit si shtytės pėr vetėvrasje i bėnte jehonė kėsaj here retorikės sė revolucionit kulturor tė vitit 1967. Mbase tė ndikuar jo vetėm nga helmi i vjetėr anti-fetar, por besoj edhe nga paralelja ( e papėrmendur ama) me kamikazėt islamistė tė emisioneve tė lajmeve, shkrues apo lajmpėrcjellės tė painformuar rendėn tė kriminalizojnė tė besuarit nė jetėn tjetėr si arsye vendimtareė pėr ti marrė jetėn vetes nga adoleshmentėt e fėmijėt e familjeve hallexhije tė tranzicionit tonė. Nė emisione prestigjioze lajmesh u thėrritėn eksponentė folklorikė tė religjionit popullor, si psh. Kujdestarja e Vendit tė Shenjtė tė Dervish Hatixhesė, pėr tė deklaruar se jeta tjetėr nuk ekziston, se nuk ardhur njeri prej andej qė tė na dėshmojė pėr ndonjė gjė tė tillė ( Duke iu referuar kėsaj mini-histerie mediatike, besimi nė jetėn tjetėr mori njė pamje paligjshmėrie. Nė tė njėjtat ditė kur kronikat dhe opinionet dukej se kishin gjetur njė armik komod pėr ti shkarkuar pėrgjegjėsinė kryesisht sociale tė vetėvrasjeve, njė i marrė nga qyteti i Shkodrės, u arrestua me akuzėn (vini re!) pėr pėrhapje tė lajmeve tė pavėrteta dhe panikut. Krimineli kishte shpėrndarė nėpėr qytet trakte qė bėnin thirrje pėr fundin e afėrt tė botės Arrestimet duhet tė kishin pėrfshirė nė fakt edhe shumicėn e klerikėve tė lartė dhe mė pak tė lartė tė tė gjitha komuniteteve fetare nė vend, tė cilėt pak a shumė besojnė dhe predikojnė tė njėjtin panik )
Kriminalizimi i jetės
Si zakonisht, akuza hamendėsore pėr nxitje fetarevetėvrasjesh u artikulua nga joprofesionistė, dhe pėrgjigja kundėr saj u dha nė formė deklaratash zyrtare nga pėrfaqėsues tė komuniteteve tė reja tė akuzuara. Tė njėjtėn gjė e kemi parė edhe kur akuzohet Komuiteti Musliman nė shtyp: akuzat i formojnė shkrues tė paprofilizuar, dhe pėrgjigjet i japin zyrtarisht komunikatat e Komunitetit. Asnjė lloj mediacioni nga ndonjė specialist i mundshėm, pėr ti ofruar opinionit njė version tė ndryshėm nga ai gazetaresk-gjenerik apo dogmatik-apologjetik qė kanė palėt qė predikojnė jetėn e ardhme, njė njohės minimal i doktrinave fetare, mund tė shihte qartė se fetė monoteiste, tė bazuara mbi revelatat dhe bėmat e profetėve tė Lindjes sė Mesme, haptas e dėnojnė vetėvrasjen, dhe i premtojnė vetėvrasėsve dėnime tė ashpra nė jetėn tjetėr. Dallim bėjnė shkolla tė tilla interpretimi si Dėshmitarėt e Jehovait, sipas tė cilėve dėnimi i ferrit ėshtė njė mbishtresė jobiblike, e keqkuptuar nga Krishterimi ortodoks (katolikėt, ortodoksėt dhe protestantėt, por edhe kishat e tjera lindore). Eskatologjia e Dėshmitarėve, ka vetėm happy end: besėmirėt do tė trashėgojnė parajsėn nė tokė, kurse jobesimtarėt e kriminelėt thjeshtė do tė vdesin: ferri nuk ekziston. Jo pėr tu bėrė cinikė, si akuzuesit e papėrgjegjshėm tė Dėshmitarėve, por pėr tė analizuar objektivisht, i bie tė themi, se me mohimin e ekzistencės sė ferrit, ata kundėrshtohen me fetė tradicionale, pėr tu pajtuar me ateistėt. Gjithė pjesa tjetėr e diskutimit ėshtė statistikė: ku ėshtė mė e lartė dhe ku thjeshtė simbolike pėrqindja e vetrvrasjeve, tek besimtarėt apo tek ateistėt. Nė momente tė rėnda emocionale, ku zakonisht njė besimtar i feve tradicionale, bie nė tundimin e vetėvrasjes, frika ndaj dėnimit nė jetėn e amshuar, shpresohet tia kthjellojė gjykimin. Ndėrsa dikush qė beson se me vetėvrasjen, thjeshtė do tė vdesė e do tė tretet e do tu japė fund halleve, pa i shkuar ndonjė destinacioni tė dhimbshėm, ka mė shumė gjasa ta konkretizojė projektin e vet. Kėshtu, edhe pa qenė nevoja tė dėgjojmė komunikata e tyre pėr shtyp, absolutisht duhet pėrjashtuar mundėsia qė Dėshmitarėt tė kenė qenė apo tė jenė shtytės tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė tė vetėvrasjeve. Nėse faji i tyre ėshtė se nuk besojnė nė dėnimin e ferrit, atėherė duhet tė kriminalizojmė bashkė me ta pėr tė njėjtin faj, tė gjitha entet e tjera qė promovojnė tė njėjtin mosbesim, qofshin kėto kulturore, shkollore apo edhe policore (kujtoni arrestimin e Shkodrės)
OPINIONE
Udha e jetės, pėrtej tundimit tė dėshpėrimit...
Don Marian Paloka *
Zoti i Biblės sė hebrenjve dhe tė tė krishterėve ėshtė Zoti i lirisė dhe i jetės. Bashkėsia e besimtarėve, e shndritur me dritėn e zbulimit hyjnor tė pėrmbajtur nė Shkrimin e Shenjtė, ėshtė bashkėsia qė, e nxitur nga forca e Krishtit tė ringjallur, kėndon himnin e hareshėm tė jetės. Me kėtė kėngė davarit hijet e vdekjes qė e kėrcėnojnė horizontin e njerėzimit. Krishti thotė se Zoti nuk ėshtė Zoti i tė vdekurve, por i tė gjallėve (Mt 22, 32) dhe pėrshpirtėria e krishterė ėshtė pėrshpirtėri e shenjtėrisė sė jetės, sepse njeriu i gjallė ėshtė lavdia e Zotit (Sh. Ireneu i Lionit). Njė jetė me besim nė Zotin e dashurisė, qė na ka zbuluar Jezu Krishti, ėshtė jetė plot me forcėn e shpresės qė e mund mėkatin e dėshpėrimit. Dėshpėrimi i skajshėm deri nė heqjen e jetės vetjake me aktin e vetėvrasjes ėshtė mėkat kundėr Zotit tė jetės, qė ėshtė burim i njė shprese qė nuk mbėshtetet nė mundėsitė njerėzore, por nė besimin se Zoti ndėrhyn nė pamundėsitė njerėzore dhe hap rrugėn e jetės. Ajo qė mund tė ndėrmarrė kisha pėr tė parandaluar vetėvrasjet ėshtė shpallja e hapur dhe e palodhur e ungjillit dhe e tė vėrtetave tė besimit. Nė Katekizmin e Kishės Katolike, zėri mė i lartė zyrtar pėr doktrinėn kishtare, i miratuar nga Papa Gjon Pali II nė vitin 1992 thuhet: Vetėvrasja bie ndesh me prirjen natyrore tė qenies njerėzore pėr ruajtjen dhe vazhdimin e jetės sė vet. Ajo fyen dashurinė pėr tė afėrmin, sepse kėput padrejtėsisht lidhjet e solidaritetit me familjen njerėzore, kombin dhe shoqėritė e tjera njerėzore ndaj tė cilave vazhdojmė tė kemi detyrime. Vetėvrasja bie ndesh me dashurinė pėr
Zotin e gjallė (n. 2281). Duke vijuar pėrsėri pėr tė njėjtėn ēėshtje, thotė:Vetėvrasja bie ndesh rėndė me drejtėsinė, shpresėn dhe dashurisė. Ajo ndalohet nga urdhėrimi i pestė (n. 2325). Katekizmi i Kishės Katolike thotė gjithashtu: Nėse vetėvrasja bėhet me qėllim pėr tė dhėnė shembull, veēanėrisht pėr tė rinjtė, merr mbi vete edhe rėndesėn e skandalit. Bashkėpunimi me dashje pėr vetėvrasje ėshtė kundėr ligjit moral. (n. 2282) Katekizmi i Kishės Katolike shpreh qartė edhe arsyen pėr tė cilėn dėnohet rreptėsisht vetėvrasja, kur thotė: Ne jemi shėrbėtorė, jo pronarė tė jetės qė na ka dhėnė Zoti, prandaj nuk
ėshtė nė dorėn tonė tė vendosim pėr tė (n. 2280). Kisha, nėpėrmjet tė gjithė atyre qė janė tė angazhuar nė punėn baritore, nxit dashurinė pėr jetėn dhe e themelon kėtė dashuri nė urdhėrimin e Zotit, i cili jep edhe
forcėn pėr ta zbatuar atė. Besimi nuk ėshtė udha e shkurtėr pėr tė shkuar nė parajsė, por ushqim i domosdoshėm qė na jep forcėn pėr ta ndėrtuar mbretėrinė e Zotit kėtu, nė tokė, me njerėzit e tjerė,
deri kur Zoti, qė na e ka dhėnė jetėn, tė na thėrrasė nė lumturinė e tij. Lodhja dhe dėshpėrimi qė shpesh prekin thellė shpirtin e njeriut, gjejnė njė pėrgjigje nė fjalėt e Jezusit, qė nė ungjillin sipas
Mateut thotė: Ejani tek unė tė gjithė ju qė jeni tė lodhur nga barra e rėndė, e unė do tju jap pushim. Merrni mbi vete zgjedhėn time e mėsoni nga unė, qė jam zemėrbutė dhe i pėrvuajtė, e do tė gjeni prehje pėr
shpirtrat tuaj. (Mt 11, 28-29). Dhe nuk ka asnjė dėshpėrim, tė cilėn Krishti nuk mund ta shndėrrojė nė shpresė; asnjė urrejtje, qė ai tė mos mund ta shndėrrojė nė dashuri.
* Teolog katolik
Vetėvrasjet dėmtojnė shoqėrinė
Bledar Myftari *
Qėnia njerėzore, kjo krijesė e pėrkryer e Zotit tė Gjithėsisė, ėshtė pėrballur dhe pėrballet nė mėnyrė tė vazhdueshme me sfida nga mė tė shumtat, njė pjesė e sė cilave ėshtė thjesht produkt i veprave tė saj. Zoti i Madhėruar, thotė nė Kuranin Fisnik: Ne e fisnikėruam njeriun. Kurani : (17.70.) Ėshtė pikėrisht kjo qenie fisnike qė u obligua tė bartė revelatat hyjnore, me tė cilat do tė udhėhiqej shoqėria njerėzore dhe qė do tė vazhdojė tė udhėhiqet, duke e bėrė njeriun krijesėn e veēantė, mė tė lartė dhe tė pėrgjegjshėm pėr gjithēka qė bėn. Kjo sepse atij i ėshtė dhėnė aftėsia pėr tė logjikuar dhe pėr tė dalluar atė qė ėshtė e dėmshme pėr tė dhe pėr bashkėsinė ku ai jeton. Tė qenėt i ndryshėm ėshtė njė nga tiparet tona mė tė veēanta. Secili ka mėnyrėn e tij tė perceptimit dhe tė vlerėsimit tė ēėshtjeve nė tė mira apo tė kėqija, por jo tė rralla, janė problemet qė ne njerėzit nuk pėrpiqemi tu japim rrugė zgjidhje por, pėrkundrazi bėjmė zgjedhje qė nuk janė tė pranuara nga ēfarėdo lloj logjike, fetare, laike apo dhe ateiste qoftė. Mjaft njerėz pa besim dhe tė pa aftė pėr tė pėrballuar sfidat e jetės mendojnė se rruga pėr tu dhėnė fund kėtyre problemeve qė hasin ėshtė pikėrisht ti japin fund jetės sė tyre tė kėsaj bote, nė mėnyra nga mė tė ndryshme. Nė parimet islame, vetėm ta mendosh njė diēka tė tillė ėshtė e papranueshme. Zoti, ėshtė Ai qė na e ka dhėnė jetėn dhe askush nuk ka tė drejtė ta ndėrpresė atė me pa tė drejtė, qoftė kjo edhe jeta jote. Nė Kuranin Fisnik thuhet: Dhe jepni pėr njė rrugė tė Allahut e mos hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė; me tė vėrtetė Allahu i do bamirėsit (2.191). Po ashtu: .. kush shkakton vdekjen e dikujt qė ska bėrė krime dhe qė ska bėrė shkėtėrrim nė tokė, atėherė (krimi i tij) ėshtė si tė kishte vrarė tė gjithė njerėzimin. E kush e ngjall ( bėhet shkak qė ai tė mbesė i gjallė ) ėshtė si tė ketė ngjallur ( shpėtuar) tė gjithė njerėzimin. (Kuran.5.32.) Askush qė pretendon qė beson nė Zotin nuk mund tė vrasė veten e tij dhe as tė jetė ai vrasės i dikujt apo shkaktar nė vrasje. Profeti Muhamed - paqja qoftė mbi tė - thotė se : Ai i cili vret veten do tė vazhdojė tė dėnohet dhe pas Ringjalljes nė tė njėjtėn mėnyrė qė ai ka vrarė veten. Aq mė tepėr kjo bėhet mė e papranueshme pėr besimtarėt tė cilėt besojnė nė Caktimin kaderin - e Zotit, qė do tė thotė se sprovat qė ata po kalojnė janė pjesė e kėtij Caktimi dhe durimi e pėrballja me to, janė mėnyrė pėr tu shpėrblyer dhe pėr tu afruar me Zotin e tyre. Ndėrkohė qė dukuria e shėmtuar e vetėvrasjeve qė pretendohet se vjen si pasojė e kėtyre besimeve tė reja fantazėm qė po lindin nė Shqipėri si kėrpudha pas shiut, nuk bėn gjė tjetėr, vetėm se e dėmton shoqėrinė tonė dhe bėhet shkak qė qytetarėt nė vend qė ti kthehen besimit dhe tė gjejnė nė tė prehjen e munguar dhe tė ndaluar pėr ta me dekada tė tėra, ndjekin rrugėn e kundėrt, duke e parė besimin si fenomen tė dėmshėm pėr ta dhe fėmijėt e tyre.
* Myftiu i Tiranės
Vetėvrasja, pabesi karshi Perėndisė
Vlash Plepi *
Kėrkimi i kuptimit tė jetės nuk pėrbėn vetėm problem tė filozofisė, por edhe njė nevojė elementare tė jetės sė pėrditshme. Mungesa e gjetjes sė njė kuptimi, i cili tė mbushė nevojėn ekzistenciale tė njeriut, ėshtė e lidhur me ndryshimet e vrullshme qė janė shėnuar nė kohėn tonė. Ėshtė karakteristik fakti qė dobėsia mė e madhe pėrballė problemit tė kuptimit tė jetės paraqitet sot, ku njeriu realizon zotėrime tė mahnitshme nė shkencė dhe teknikė, duke e shtrirė pushtetin e tij, madje edhe mė tej planetit tė tij ku banon. Prandaj edhe kjo pamundėsi e njeriut paraqitet si njė ironi tragjike. Me bollėkun e madh ekonomik, sikurse dhe me krizėn e theksuar ekonomike, zvogėlohet kohezioni i anėtarėve tė shoqėrisė. Paraqiten mė tepėr raste tė pamundėsisė sė pėrshtatjes nė jetėn shoqėrore, duke rritur kėshtu pėrqindjen e vetėvrasjeve. Nė tė kundėrt, nė rastet e rreziqeve apo tė kėrcėnimeve tė mėdha kohezioni i anėtarėve tė shoqėrisė rritet dhe pėrqindja e vetėvrasjeve tė saj zvogėlohet. Me fjalė tė tjera, nė kėto raste anomia e shoqėrisė (problemet ekonomike dhe sociale) ulet ose zhduket dhe rivendoset kohezioni i anėtarėve tė saj. Nė kohėn e sotme anomia sociale kultivohet me turmėzimin e njerėzve, gjė qė tė ēon nė shndėrrimin e tij nė numėr (individ) dhe izolimin e tij. Filozofia e qytetėrimit bashkėkohor, ekonomia, mėnyra e jetesės, mjetet e informacionit dhe tė komunikimit e shtypin personin, e ulin duke e shndėrruar nė numėr dhe e bėjnė tė huaj, duke e veēuar nga ambienti shoqėror i natyrshėm. Lidhjet e tij tė hershme sociale zhduken jo vetėm nga ambienti i tij i gjerė shoqėror, por dhe nga ai mė i ngushtė. Njeriu braktis lidhjet e tij tradicionale shoqėrore dhe farefisnore e orientohet drejt vetmisė. Kjo nė radhėn e saj kultivon fobira tė shumėllojshme, qė shkrijnė jetėn sociale dhe e mundojnė njeriun. Kėshtu hapet lehtė rruga drejt zhgėnjimit dhe vetėvrasjes. Piedestali i tendencės drejt vetėvrasjes ėshtė ndjenja e thellė e vetmisė, qė nga njėra anė zhvillohet mbi personalitete tė mangėta, dhe nga ana tjetėr fuqizohet nga kushtet e kėqija sociale tė individit. Kjo vetmi ėshtė e mundur qė tė shprehet si ndjenjė e boshllėkut ekzistencial, si mungesė e interesit dhe tė perspektivave, si ndjenjė e mospėrmbushjes apo mungesės sė kuptimit pėr jetėn. Nė mes tė kėtij qorrsokaku ku gjendet ky njeri, i njė rėndėsie shpėtimtare ėshtė takimi i tij me Perėndinė, sepse vetėm atėherė do tė kuptojė kuptimin dhe vlerėn e ekzistencės sė tij si njeri dhe si person. Ky takim me Perėndinė do tė japė dimensione tė reja tė pafund nė tėrėsinė e tij ekzistenciale. Nėpėrmjet pėrvetėsimit tė konceptit sipas ikonės dhe ngjashmėrisė, individi ngrihet nga relativiteti dhe e pėrkohshmja dhe zė pozicionin e vėrtetė tė tij nė vendin e ekzistencės sė tij. Vetėvrasja, si akt dėshpėrimi dhe zhgėnjimi, shfaq edhe pabesinė karshi Perėndisė. Njeriu, duke i dhėnė fund brutalisht jetės sė tij, mohon pushtetin e Perėndisė dhe shpreh pabesinė e tij ndaj dashurisė dhe providencės Hyjnore. I krishteri i vėrtetė beson se Perėndia nuk do tė lejojė qė tė tundohet pėrtej fuqive tė tij. Mundet jo vetėm qė ta ēlirojė nga ēdo e keqe, por dhe ta ndihmojė qė ta pėrballojė pėr interesin e tij tė vėrtetė dhe tė pėrjetshėm.
* Teolog ortodoks
KRONOLOGJIA
Vetėvrasjet nė Shqipėri, sa shumė brenda njė viti
5 janar 2004
Njė 31-vjeēare, nėnė e 3 fėmijėve, i ka dhėnė fund jetės nė rrethana enigmatike. 31- vjēarja F.M, banuese nė Manzė tė Durrėsit, ka gjetur vdekjen si rezultat i pėrdorimit tė fostoksinės. Policia nuk i ka zbardhur motivet e kėtij rasti vetėhlmimi, ndėrkohė qė po punon pėr zbardhejn e tij.
18 mars 2004
Njė 70-vjeēare nga fshati Shalės i Elbasanit, ka tentuar t'i japė fund jetės, sepse e rrihte nusja e djalit. Zenepe Cani ka pirė helm, duke pėrfunduar nė gjendje tė rėndė nė spitalin e qytetit.
18 mars 2004
Njė vajzė 14-vjeēare ėshtė vetėhelmuar me fostoksinė pasditen e 18 marsit nė banesėn e saj nė fshatin Shėnpremte tė komunės Gradishtė nė Lushnjė. Luljeta Maxhi kishte shfrytėzuar ēastin kur nė banesėn e saj nuk ndodhej asnjė nga pjsėtarėt e familjes.
19 mars 2004
Luljeta Lavdollari, 31 vjeēe, banuese nė fshatin Mbrakull tė Beratit, i ka dhėnė fund jetės, duke lėnė jetimė dy fėmijė. Ajo kishte pirė fostoksinė nė dhomėn e gjumit, duke lėnė mister shkaqet e vetėflijimit.
24 mars 2004
Fostoksina i merr jetėn njė 16-vjeēareje nga komuna Hyzgjokaj e Lushnjės. Olta Xhepexhiu, nxėnėse e vitit tė tretė nė gjimnaz, i ka dhėnė fund jetės, pas njė grindjeje me prindėrit.
6 prill 2004
Njė grua 21-vjeēare nė Elbasan ėshtė vetėhelmuar me fostoksinė. Hamide Vllaha ka konsumuar njė sasi tė madhe helmi, dhe mė pas ka gjetur vdekjen disa minuta pasi ka mbėrritur nė spital. Burime nga Policia e Elbasanit bėnė tė ditur se mbetet ende mister helmimi i 21-vjeēares.
11 prill 2004
Ishte kthyer nga varrezat, pi fostoksinė. Dorina Taullau, 20 vjeē, nga Lushnja, pasi ka dale shėtitje me tė afėrmit e saj pėr njė moment ėshtė larguar nė njė kabinė telefonike dhe ka pirė helmin. Nė momentet e fundit tė jetės ajo ka deklaruar se vetėflijimin e ka kryer pa ndonjė shkak.
20 qershor 2004
Piu solucion pėr larje rrobash, vdes nė spital. Marsela Kella, banuese nė Korēė, ka vdekur dy ditė mė parė pasi kishte pirė solucion pėr zbardhjen e rrobave pėr shkak tė ndarjes sė saj me bashkėshortin.
7 korrik 2004
E.M, ka tentuar tė vras veten duke pirė bar miu, sepse i ishin ndarė prindėrit. Pėr 15-vjeccare kjo ėshtė hera e katėrt qė ndodhet nė Spitalin Ushtarak pėr tė njėjtėn arsye. Ndėrkohė qė pas ndihmės sė marrė nga bluzat e bardha adoleshentja ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.
18 korrik 2004
Lumturi Zeqiri, ka pirė fostoksinė, pas grindje qė ka psur me bashkėshortin. 27-vjeccarja pasi ishte zėnė me burrin ka pirė helmin. Mė pas ajo ėshtė dėrguar nė Spitalin Ushtarak edhe pse i ėshtė dhėnė ndihma e nevojshme nuk ka mundur ti shpėtojė vdekjes.
26 tetor 2004
Ersida Mema pi fostoksinė, mister shkaku. 18-vjeēarja, nėnė e njė fėmije 2 vjeēe i ka dhėnė fund jetės sė saj duke pirė helm. Sipas tė afrėmve ersida kishte disa vjet qė kishte ardhur nė Tiranė dhe nuk ka pasur probleme, ndėrkohė qė edhe ata nuk e kuptojnė kėtė veprim tė tė afėrmes sė tyre.
1 nėntor 2004
Pi tre kokrra fostoksinė, mister shkaku. Mariglen Runga, nga Tiranė ka gjetur vdekjen dje nė Spitalin Ushtark pas pirjes sė helmit. Sipas familjarve 24-vjeēari kishte qenė nė shtėpi sė bashku me nusen e vėllait kur kishte pirė helmin. Edhe pse mjekėt kanė bėrė tė pamndurėn ti shpėtojnė jetėn 24-vjeēarit, helmi vdekjeprurės i ka marrė jetėn tė riut nga Tirana. Kam pirė tre kokrra fostoksine tė lutem mė shpėto, janė kėto fjalėt e fundit tė 24-vjeēarit qė i ka thėnė tezes.
3 nėntor 2004
Ngatėrron ilaēet e sėmundjes sė teroideve me fostoksinė, pėrfundon nė spital. Klodiana Lleshi ka pėrfunduar dje nė spital nga pirja e njė kokrre helmi. Sipas familjarve, 18-vjeēarja e ka amrrė nga tavolina fostoksinėn duke menduar se ishte ilaēi i saj, tė cilat i pėrdorte pėr teroidet. Por pas kėsaj ka pėrfunduar nė spital, mjekėt kanė bėrė tė pamundurėn dhe e reja i ka shpėtuar kthetrave tė vdekjes.
16 dhjetor 2004
Divorcohet nga gruaja dhe mė pas kjo e fundit nuk e lėjon tė takojė vajzėn, pi fostoksinė. Argjend Gashi ka pėrfunduar dy ditė mė parė nė toksikologjinė e Spitalit Ushtarak pasi ka pirė dy kokrra helm. Sipas motrės, 24-vjeccari ishte i martuar me njė vajzė nga Lezha dhe nga kjo martesė kishe lindur njė vajzė. Por pas disa mosėmarrveshjesh Argjendi ishte ndarė nga nusja, ku kjo e fundit i ka marrė edhe vajzėn. Ajo i ka thėnė se vajzėn vėllai im nuk do ta shikojė dhe as nuk do ta takojė tregon 22-vjeccarja. Sipas saj ky ka qenė edhe shkaku qė Argjendi ka pirė edhe fostoksinėn. Pasi kė piarė kėtė tė fundit dy polcė qė p patrullonin kanė parė gjendjen shėndtėsore tė 24-vjeccarit dhe e kanė dėrguar menjėherė nė spital pėr tė marrė ndihmėn e shpejtė. I riu ka mbėrritur nė spital nė gjendje tė fikti dhe i ėshtė dhėnė ndihma e nevojshme nga mjekėt e toksikologjikut. Sipas bluzave tė bardha pacienti kishte pirė dy kokrra fostoksinė por ndihma e dhėnė nga mjekėt ka bėrė qė babi i njė fėmije ti shpėtojė vdekjes.
02.09.2005
http://www.abc.com.al/
Krijoni Kontakt