Programi, Bursa e Tiranes do te privatizohet
E Enjte, 15 Shtator 2005
http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=20650
Qeveria synon qe Bursa e Tiranes te zhvillohet nepermjet kalimit ne pronesi private. Deri ne kete moment do te shiten letrat me vlere te qeverise (obligacionet). Kryeministri Berisha i kerkon ndihme Bankes Boterore per zhvillimin e tregut te kapitaleve
Blerina Hoxha
Tregu i kapitaleve ne vendin tone qe perfaqesohet nga Bursa e Tiranes eshte programuar te aktivizohet nga qeveria e re nepermjet kalimit ne pronesi private te saj.
Privatizimi me i shpejte, sipas versionit te qeverise do te zgjidhe krizen e venjes ne eficence te burses (tregut te shitjes se aksioneve). Per kete qellim do te kaloje ne burse tregtimi i obligacioneve afatgjata te thesarit si dhe tregtimi i nje pjese te aksioneve shteterore te kompanive publike, percaktohet ne programin qeveritar. Nderkohe qe specialiste ne Bursen e Tiranes, qartesuan per "Korrieri"-n se, Bursa e Tiranes ka tashme nje strategji te hartuar nga nje ekspertize nderkombetare, ne te cilen eshte percaktuar qarte sesi do te vihet ne eficence bursa. Kjo strategji eshte tashme ne sirtaret e institucioneve te financave, porse zbatimi i saj do te mundesohet vetem pas miratimit ne qeveri. Qveria e meparshme nuk e ka perfshire ne axhenden e saj projektin e zhvillimit te tregut te kapitaleve, ndersa qeveria e re duket se ka nje koncept tjeter per zhvillimin e ketij tregu. Nderkohe, qe Shqiperia gjate 15 viteve e tranzicionit eshte nder vendet e pakta ne Europe nuk ka nje treg kapitalesh dhe krijimi i ketij tregu nuk ka qene prioritet i asnje qeverie gjate ketyre viteve.
Nga ana tjeter sipas nje strategjie europiane ne kuader te zgjerimit te BE eshte hedhur nje ide nga Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), se bursat kombetare te vendeve do te integrohen ne nje burse te vetme rajonale. Ne Rajonin e Ballkanit do te kete vetem nje burse dhe si e tille do te funksionoje ajo me e konsoliduara. Ndersa ne Europen Qendrore do te kete vetem disa bursa dhe po keshtu do te kete perqendrim te tregjeve te kapitaleve edhe ne Europen Veriore. Mirepo as OECD nuk ka nje qendrim zyrtar per kete ceshtje, gjithsesi krijimi i nje burse rajonale do te ishte varianti me i mire per integrimin e Ballkanit ne ekonomine e zhvilluar te BE. Per shkak te nje ekonomie ende ne zhvillim dhe te pakonsoliduar teresisht Ballkani paraqitet me tregje kapitalesh te pazhvilluara, ku shume pak kompani jane te listuara. Per te krijuar nje lloj tregu me te konsoliduar dhe konkurues ne BE mendohet qe rajoni t'a kete te perqendruar shitjen e aksioneve. interes per te patur kete rol ne Ballkan kane shprehur Greqia dhe Turqia, te cilat i kane me te konsoliduara tregjet e kapitaleve dhe mendohet se, mund te kryejne kete funksion peer tere rajonin.
Nga ana tjeter po behen gati dy vite qe Bursa e Tiranes eshte legalizuar si treg i shitjes se letrave me vlere, aksioneve dhe obligacioneve dhe deri tani nuk eshte egzekutuar asnjee transaksion.. Qe nga krijimi zyrtar i Burses se Tiranes eshte privatizuar Banka e Kursimeve, Albtelekom, etj nderkohe qe qeveria nuk parashikoi shitjen e asnje aksioni nepermjet burses. Po keshtu jane privatizuar aksionet e minorances ne pronesi te shtetit ne ndermarrjet te tilla si Birra Tirana, fabrika e Qumeshtit "Ajka" dhe shume ndermarrje te tjera dhe ne asnje rast nuk eshte programuar bursa si institucioni per shitjen e tyre.
Berisha, Bankes Boterore: Na ndihmoni per zhvillimin e Burses
Kryeministri Sali Berisha pak dite me pare ne nje takim me Banken Boterore u ka kerkuar perfaqesuesve te ketij institucioni qe te japin ndihmesen e tyre per berjen eficente te Burses se Tiranes. BB ka dhene per kete qellim fondet per hartimin e nje strategjie per zhvillimin e burses. Per hartimin e saj u prokurua nje kompani britanike, e cila qysh para me shume se nje viti ka prezantuar perfundimin e strategjise, e cila deri me tani nuk ka gjetur vullnetin politik per zbatim.
Krijoni Kontakt