Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 87
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e machori
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Postime
    32

    SHiit-e ne Islam

    Kur sot thone paku se muslimanet shiit jane te ngjashem muslimaneve sunni dhe duhet te pranohen ne unitetin islam,kjo do te thote se, ose Shiite nuk jane ne ate mase te duhur muslimane ose paku nuk jane te tille ashtu sic deshirojne sunnit apo sic sillen mendimet ketu ne forum se Shiite nuk jane fare muslim.Dhe keta te njejtit duhet larguar(zhdukur) nga drita e botes islame.Edhe kjo bile sipas recepteve te Sultaneve turq te cilet mernin kshilla nga shejhul islamet sunnit…
    Dashuria eshte mekat!??? Nuk eshte e lejuar ??? eshte per akuze ironi ???
    Dhe vetem per kete te gjykohen??? Vetem e vetem se I dojne antaret e shtepise se larte te Profetit islam Muhammedit saa. Vetem e vetem se jane ne krahun e nipit te Muhammedit saa I cili martirizohet nga gjakatari Jezid,Zoti e mallkoft.?
    Nuk duhet konsideruar muslimane at ate cilet nuk dhane perkrahje ketij gjakatari???
    Keta kerkojne te zhduket tradita e ehli bejtit ne trojet shqiptare,me te cilen sot shqqiptaret jane krenare qe paten Skenderbeun,heroin e tyre kombetare me bindjet Shiite,Hasan Prishtinen,Haxhi Zeken,idris Seferin,bajram Currin e shume e shume te tjere,po edhe keta te sot-it.Para shume viteve kam pas lexuar vepren e akademikut Rexhep Qosja “Prosia e madhe”(veper e kushtuar Naim Frasherit) ne te cilen ai me nje habi konkludon se Naimi ishte islamist,por edhe kunder imperis Otomane! Me vjen shume keq qe une(e per kete kerkoj falje nga ai sepse veten e konsideroj nje hiq prane tij, personalisht Rexhep Qosjen e admiroi si akademik dhe njeri intelektual) jap verejtje mendimit te tij.Por kjo te ai rrjedh nga mungesa e informates per bindjet e ithtareve te shtepise te profetit islam edhe nese ai ne fund konkludon se po te mos ishin teqet dhe aktivitetet e tarikateve sot nuk kishim ditur per gjuhen letrare shqipe…
    Prandaj edhe vendosa te hap kete teme,apo thene ma drejte ta postoje kete artikull mbi Shiite dhe besimin e tyre,keshtu qe antaret e forumit te njohin me afer besimin Shiite.


    PJESA I: SFONDI HISTORIK I SHIIZMIT
    KREU I
    ORIGJINA DHE RRITA E SHIIZMIT
    Shiizmi filloi me njė referencė tė bėrė pėr herė tė parė ithtarėve tė Aliut (shi’ah-i ‘Ali), udhėheqėsve tė parė tė Familjes sė Pejgamberit, gjatė jetės sė vetė Prejgamberit.1 Zhvillimi i shfaqjes sė parė dhe rrita e mėvonshme e Islamit gjatė njėzet e tre vjetėve tė pejgamberisė, sollėn shumė kushte tė cilat e bėnė tė domosdoshme paraqitjen e njė grupi si atė tė shiitėve nė mesin e shokėve tė Pejgamberit.
    Pejgamberi i Shenjtė gjatė ditėve tė para tė pejgamberisė sė tij, kur sipas tekstit tė Kur'anit e kishin urdhėruar tė ftonte farefisin e tij tė afėrt tė vinte nė fenė e tij,2 u tregoi atyre qartė se cilido qė do tė ishte i pari qė do tė pranonte ftesėn e tij, do tė bėhej trashėgimtari i tij. Aliu ishte i pari i cili iu qas dhe e pėrqafoi Islamin. Pejgamberi e pranoi nėnshtrimin e Aliut fesė islame dhe kėshtu e pėrmbushi premtimin e tij.3
    Nga pikėvėshtrimi shiit duket se nuk ėshtė e mundshme qė udhėheqėsi i njė lėvizjeje, gjatė ditėve tė para tė veprimtarisė sė tij, do t’u paraqiste tė huajve njėrin nga shokėt e tij si trashėgimtar dhe zėvendės tė tij e tė mos ua paraqiste atė ndihmėsve dhe miqve tė tij tė devotshėm. As qė duket e mundshme qė njė udhėheqės i tillė do tė pranonte dikė si zėvendės dhe trashėgimtar dhe t’ua paraqiste tė tjerėve si tė tillė, e pastaj gjatė jetės sė tij dhe thirrjes religjioze ta privonte trashėgimtarin e vet nga detyra e zėvendėsit, tė mos merrte parasysh respektin e nevojshėm qė i pėrket pozitės sė tij si trashėgues dhe tė refuzonte tė bėnte ēfarėdo dallimi midis atij dhe tė tjerėve.
    Pejgamberi, sipas shumė haditheve tė cilat nuk vihen nė dyshim dhe janė plotėsisht autentike si te sunitėt ashtu edhe shiitėt, pohonte qartė se Aliu ishte ruajtur nga gabimet dhe mėkatet nė veprimet dhe tė thėnat e tij. Ēkado qė thonte dhe bėnte ai, ishte nė pėrputhje tė pėrkryer me mėsimet e religjionit4 dhe ai ishte njeriu mė i ditur nga tė gjithė burrat nė ēėshtjet qė kishin tė bėnin me shkencat dhe urdhrat e Islamit.5
    Gjatė periudhės sė pejgamberisė, Aliu kryente shėrbime tė vlefshme dhe bėnte sakrifica tė dukshme. Kur tė pafetė e Mekkės vendosėn ta vrisnin Pejgamberin dhe e rrethuan shtėpinė e tij, Pejgamberi i Shenjtė vendosi tė emigronte nė Medinė. Ai i tha Aliut, “A po fle ti nė shtratin tim, kėshtu qė ata do tė mendojnė se jam duke fjetur dhe unė do tė jem i sigurt qė tė mos mė ndjekin?” Aliu, kėtė detyrė tė rrezikshme e pranoi duarhapur. Kjo ngjarje tregohet nė histori tė ndryshme dhe nė pėrmbledhje hadithesh. (Emigrimi nga Mekka nė Medinė shėnon datėn e fillimit tė kalendarit islamik, tė njohur si hixhrah.) Aliu po ashtu shėrbeu duke luftuar nė betejat e Badrit, Uhudit, Khajbarit, Khandakit dhe tė Hunajit nė tė cilat fitoret e arritura me ndihmėn e tij ishin tė atilla, saqė po tė mos kishte qenė i pranishėm Aliu armiku me siguri do t’i ērrėnjoste Islamin dhe muslimanėt, ashtu siē tregohet nė historitė e zakonshme, nė jetėn e Pejgamberit dhe nė pėrmbledhjen e haditheve.
    Pėr shiitėt, evidenca qendrore pėr legjitimitetin e Aliut, si trashėgimtar i Pejgamberit ėshtė ngjarja e Ghadir Khumit6 kur Pejgamberi e zgjodhi Aliun “roje kryesore” (valajat-i ammah) tė popullit dhe e bėri Aliun, si veten, “roje tė tyre” (vali).7
    Ėshtė e qartė se pėr shkak tė shėrbimeve dhe njohjeve tė tilla tė dalluara, pėr shkak tė virtyteve tė posaēme tė Aliut tė cilat miratoheshin nga tė gjithė,8 dhe pėr shkak tė dashurisė sė madhe qė Pejgamberi tregonte pėr tė,9 disa nga shokėt e Pejgamberit tė cilėt e njihnin Aliun mirė, dhe tė cilėt ishin kampionė tė virtyteve dhe tė sė vėrtetės, erdhėn dhe e deshtėn atė. Ata grumbulloheshin rreth Aliut dhe vijonin pas tij deri nė atė shkallė saqė shumė tė tjerė filluan ta konsideronin dashurinė e tyre ndaj tij si tė tepėrt, ndėrsa disa ndoshta u bėnė xhelozė nė tė. Pėrveē tė gjitha kėtyre elementeve, nė shumė thėnie tė Pejgamberit shohim referenca tė “shi’ahut tė Aliut” dhe tė “shi’ahut tė familjes sė Pejgamberit.”10


    vazhdon,,

    \
    SHĖNIME (Kreu i parė)
    1. Pėrcaktimi i parė qė duhej tė paraqitej derisa ishte gjallė Pejgamberi i Shenjtė i Zotit ishte Islami shiit ose shiah, kurse Salmani, Abu Dharri, Mikdadi dhe Amari njiheshin me kėtė emėr. Shih Hadir al’alam al-islami, Kajro, 1352, vėll. I, f. 188.
    2. Kur'ani, XXVI, 214.
    3. Sipas kėtij hadithi, Aliu tha: “Unė i cili isha mė i riu nga tė gjithė kam pranuar se unė jam vezir i juaj.” Pejgamberi ma vuri dorėn e tij rreth qafės dhe tha: “Ky njeri ėshtė vėllai im, trashėgues dhe zėvendės. Ju duhet ta dėgjoni atė.” Njerėzit qeshėn dhe i treguan Abu Talihut: “Ai ju ka urdhėruar ta dėgjoni birin tuaj.” Tabari, al-Ta’rikh, Kajro, 1357, vėll. II, f. 63; Abu’l-Fida, al-Ta’rikh, Kajro, 1325, vėll. I, f. 116; Ibėn al-Athis, al-Bidayah va’l-nihajah, Kajro, 1358, vėll. III, f. 39, Bahrani, Ghajat al-maram, Teheran, 1272, f. 320. (Shėnim i redaktorit: Lexuesi do tė vėrejė se ky hadith dhe disa tė tjerė tė cilėt janė zėnė ngoje mė shumė se njė herė ēdo herė paraqiten nė formė paksa tė ndryshuar. Kjo ėshtė pėr shkak se autori ka pėrdorur versione tė ndryshme tė pėrcjella nė ēdo vend.)
    4. Um Salmahu ka treguar se Pejgamberi kishte thėnė: “Aliu ėshtė gjithmonė me tė vėrtetėn (hak) dhe me Kur'anin, kurse e vėrteta dhe Kur'ani janė gjithmonė me tė, deri nė Ditėn e Gjykimit ata nuk do tė ndahen njėri nga tjetri.” Ky hadith ėshtė transmetuar pėrmes pesėmbėdhjetė kanalesh nė burimet sunite, kurse pėrmes njėmbėdhjetėve nė burimet shiite. Um Salmahu, Ibėn Abazi, Abu Bakri, Ajshja, Aliu, Abu Said Khudri, Abu Lejla, Abu Ajub Ansari janė ndėr transmetuesit e tij. Ghajat al-maram, f. 539-540. Pejgamberi po ashtu ka thėnė: “Zoti e bekoftė Aliun pėr atė se e vėrteta ėshtė gjithmonė me tė.” al-Bidajah va’l-nihajah, vėll. VII, f. 36.
    5. Pejgamberi ka thėnė: “Arbitrimi ėshtė ndarė nė dhjetė pjesė. Nėntė pjesė i jepen. Aliut, kurse njė pjesė ndahet midis njerėzish." al-Bidajah va’l-nihajah, vėll. VII, f. 359. Salman Farsi e ka pėrcjellė kėtė tė thėnė tė Pejgamberit kėshtu: “Pas meje njeriu mė i dijshėm ėshtė Aliu.” Ghajat al-maram, f. 528. Ibėn Abazi ka thėnė se Pejgamberi kishte thėnė: “Ali ėshtė mė kompetenti nga njerėzit pėr tė gjykuar.” Nga libri Fadail al-sahabah, i zėnė ngoje nė Ghajat al-maram, f. 528. Umari kishte zakon tė thoshte: “Zoti kurrė mos mė dhėntė detyrė tė vėshtirė kur nuk ėshtė Aliu me mua.” al-Bidajat va’l-nihajat, vėll. VII, f. 359.
    6. Shėnim i redaktorit: Sipas besimit shiit, duke u kthyer nga haxhillėku i fundit nga Meka rrugės pėr nė Medinė nė vendin e quajtur Ghadir Khum, Pejgamberi e zgjodhi Aliun si trashėgues tė tij para turmės sė madhe qė e shoqėronte. Shiitėt e festojnė kėtė ngjarje deri nė ditėn e sotme si festė kryesore religjioni qė shėnon ditėn kur ishte shpallur nė mėnyrė tė pėrgjithshme e drejta e Aliut pėr trashėgim.
    7. Hadithi i Ghadirit nė versionet e tij tė ndryshme ėshtė njėri nga hadithet pėrfundimisht tė vendosura nė mesin e sunitėve dhe tė shiitėve. Mbi njėqind shokė (tė Pejgamberit) e kanė ritreguar atė me kanale tė ndryshme tė transmetimit dhe tė shprehjeve, dhe ėshtė regjistruar njėsoj nė librat e sunitėve dhe tė shiitėve. Hollėsitė e marra parasysh u referohen Ghajat al-maram, f. 79, Abakat tė Musaviut, Indi, 1317 (Vėllimi i Ghadirit) dhe al-Ghadir i Aminit, Naxhaf, 1372.
    8. Tarikh-i Ja’kubi, Naxhaf, 1358, vėll. II, ff. 137 dhe 140; Tarikh-i Abi’l-Fida, vėll. I, f. 156; Sahih nga Bukhari, Kajro, 1315, vėll. IV, f. 207; Muhuxh al-dhahab nga Masudi, Kajro, 1367, vėll. II, f. 437, vėll. III, ff. 21 dhe 61.
    9. Sahih nga Muslimi, vėll. XV, f. 176; Sahih nga Bukhari, vėll. Iv, f. 207; Muruxh al-dhabah, vėll. III, f. 23 dhe vėll. II, f. 437; Tarikh-i Abi’l-Fidah, vėll. I, ff. 127 dhe 181.
    10. Jahiri thotė: “Ishim nė prani tė Pejgamberit kur u paraqit Aliu nga larg. Pejgamberi tha: “Betohem nė Zotin i cili e mban jetėn time nė dorė, ky njeri dhe ithtarėt e tij (shiah) do tė kenė shpėtim nė Ditėn e Gjykimit.” Ibėn Abazi thotė: “ Kur u shpall verseti: ‘(Dhe) shih! ata qė besojnė dhe bėjnė punė tė mira janė ndėr krijesat mė tė mira’ (Kur'ani, XCVII, 7), Pejgamberi i tha Aliut: ”Ky verset tė kushtohet ty dhe ithtarėve tė tu tė cilėt do tė kenė lumturi dhe gėzim nė Ditėn e Gjykimit dhe Zoti do tė jetė i kėnaqur me ju.” Kėto dy hadithe dhe disa tė tjerė janė shėnuar nė librin al-Dhurr al-manthur nga Sujuti, Kajro, 1313, vėll. VI, f. 379, dhe nė Ghajat al-maram, f. 326.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e machori
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Postime
    32
    vazhdimi....

    Shkaku i ndarjes sė pakicės shiite nga shumica sunite
    Miqtė dhe pasardhėsit e Aliut besonin se pas vdekjes sė Pejgamberit halifati dhe autoriteti fetar (marxha’ijat-i ‘ilmi) do t’i takonte Aliut. Ky besim vinte nga konsiderata e tyre pėr pozitėn dhe gjendjen e Aliut nė raport me Pejgamberin, nga pozita e tij ndaj tė zgjedhurit midis shokėve, si dhe nga raporti i tij ndaj muslimanėve nė pėrgjithėsi. Pikėrisht ngjarjet qė ndodhėn gjatė disa ditėve tė sėmundjes sė fundit tė Pejgamberit treguan se kishte kundėrshtim ndaj pikėpamjes sė tyre.11 Pėrkundėr pritjeve tė tyre, pikėrisht nė ēastin kur vdiq Pejgamberi ndėrsa kufoma ende qėndronte e pavarrosur, derisa familja e tij dhe disa nga shokėt ishin tė zėnė me punėt e varrimit dhe shėrbimet e funeralit, miqtė dhe vijuesit e Aliut morėn lajme pėr aktivitetin e njė grupi tjetėr nė xhaminė ku ishte mbledhur komuniteti i ballafaquar me humbjen e papritur tė udhėheqėsit tė tyre. Ai grup, i cili mė vonė do tė formojė shumicėn, filloi me ngutėsi tė madhe pėr tė zgjedhur halifin e muslimanėve me qėllim qė tė sigurohej pasuria e komunitetit dhe tė zgjidheshin problemet e tij tė shpejta. Ata e bėnė kėtė pa e konsultuar familjen e Pejgamberit, farefisin e tij dhe shumė nga miqtė e tij, tė cilėt ishin tė zėnė me funeralin, dhe fare pa i njoftuar ata. Kėshtu Aliu dhe shokėt e tij u ballafaquan me fait accompli.12
    Aliu me miqtė e tij - siē janė Abazi, Zubairi, Selmani, Abu Dari, Mikdadi dhe Amari - pasi e kryen punėn e varrosjes sė xhenazes sė Pejgamberit u bėnė tė vetėdijshėm pėr procedurėn me tė cilėn ishte zgjedhur halifi. Ata protestuan kundėr aktit tė zgjedhjes sė halifit me konsultime ose me zgjedhje, dhe gjithashtu kundėr atyre qė ishin pėrgjegjės pėr kryerjen e asaj pune. Ata madje i paraqitėn vėrtetimet dhe argumentet e tyre, por pėrgjigjja tė cilėn ata e morėn ishte se pasuria e muslimanėve ishte nė rrezik dhe se zgjidhja qėndronte nė atė qė kishin vepruar.13
    Ishte pikėrisht kjo protestė dhe kritikė ajo e cila e ndau nga shumica pakicėn e cila e vijoi Aliun, dhe ithtarėt e tij u bėnė tė njohur pėr shoqėrinė si “ithtarė” tė shiizmit tė Aliut. Halifati i asaj kohe ishte kureshtar tė ruhej prej emėrtimit qė i ishte dhėnė pakicės shiite dhe tė mos ndahej kėshtu shoqėria muslimane nė sektorė tė pėrbėrė nga shumica dhe pakica. Mbėshtetėsit e halifit konsideronin se halifati duhej tė ishte ēėshtje e koncensusit tė komunitetit (ixhma) dhe i quajtėn ata qė kundėrshtonin “kundėrshtarė tė besnikėrisė”. Ata pohonin se shiitėt, kėshtu, qėndronin kundėr shoqėrisė muslimane. Ndonjėherė shiitėve u jepnin emra pėrēmues dhe degradues.14
    Shiizmi ishte dėnuar qė nga ēasti i parė pėr shkak tė situatės politike tė asaj kohe prandaj ai nuk mund tė pėrmbushte asgjė vetėm pėrmes protestės politike. Aliu, pėr tė ruajtur mirėqenien islame dhe tė muslimanėve, dhe po ashtu pėr shkak tė mungesės sė fuqisė sė mjaftueshme politike dhe ushtarake, nuk bėri pėrpjekje tė fillonte ndonjė kryengritje kundėr rendit politik ekzistues, e cila do tė kishte qenė me natyrė tė pėrgjakshme. Megjithatė, ata qė protestuan kundėr halifatit tė vendosur refuzuan t’i dorėzoheshin shumicės nė disa ēėshtje tė fesė dhe vazhdonin tė mbanin qėndrimin se e drejta e trashėgimisė sė Pejgamberit dhe e autoritetit fetar i takonte Aliut.15 Ata besonin se tė gjitha ēėshtjet shpirtėrore dhe religjioze duhej t’i referoheshin atij dhe ftonin njerėzit tė bėheshin ithtarė tė tij.16

    Shenimet
    11. Derisa po vuante nga sėmundja e cila e shpuri nė vdekje, Muhamedi a.s. organizoi njė armatė nėn komandėn e Usmah ibėn Zajdit dhe insistonte qė ēdokush tė merrte pjesė nė kėtė luftė dhe tė shkonte nė Medinė. Njė numėr njerėzish nuk e dėgjuan Pejgamberin, duke pėrfshirė edhe Abu Bakrin dhe Umarin dhe kjo e shqetėsoi shumė Pejgamberin. (Sharh Ibn Abi’l-Hadid, Kajro, 1329, vėll. I, f. 53). Nė momentin e vdekjes sė tij Pejgamberi i Shenjtė tha: “Pėrgatitni bojė dhe letėr qė tė bėj njė letėr tė shkruar pėr ju e cila do tė jetė arsye e udhėzimit pėr ju dhe do t’ju mbrojė tė mos mėnjanoni rrugėn.” Umari, i cili e pengoi kėtė veprim, tha: “Sėmundja e tij ka dalur jashtė kontrollit dhe ai ėshtė nė delirium.” (Tarikh-i Tabari, vėll. II, f. 436: Sahih nga Bukhari, vėll.. V, f. 227; Ibn Abi’l-Hamid, vėll. I, f. 133). Njė gjendje disi e ngjashme u paraqit pėrsėri gjatė sėmundjes e cila e shpuri nė vdekje halifin e parė. Nė testamentin e tij tė fundit halifi i parė e zgjodhi Umarin dhe madje i ra tė fikėt derisa po bėnte testamentin, por Umari nuk tha asgjė dhe nuk konsideroi se ai ishte nė delirium, ndonėse i kishte rėnė tė fikėt derisa po e shkruante testamentin. Pejgamberi kishte pasur tė drejtė dhe ishte plotėsisht i vetėdijshėm kur kėrkoi qė tė shkruanin njė letėr udhėzimesh. (Raudat al-Safa nga Mir Khvandi, Lucknow, 1332, vėll. II, f. 260.)
    12. Ibn Abi’l-Hadid, vėll. I, f.58 dhe ff. 123-135; Tarikh-i Ja’kubi, vėll. II, f. 102; Tarikh-i Tabari, vėll. II, ff. 445-460.
    13. Tarikh-i Ja’kubi, vėll. II, ff. 103-106; Tarikh-i Abi’l-Fida, vėll. I, ff. 156 dhe 166; Muruxh al-dhahab, vėll. II, ff. 307 dhe 352; Ibn Abi’l-Hadid, vėll. I, ff. 17 dhe 134. Nė pėrgjigjen e protestės sė Ibėn Abazit, Umari kishte thėnė: “I betohem Zotit se Aliu ishte mė i merituari nga tė gjithė njerėzit qė tė bėhej halif, por pėr tri arsye ne e shtymė anash: 1) ai ishte shumė i ri, 2) ai ishte i lidhur me pasardhėsit e Abd al-Mutalihbit, 3) populli nuk donte tė kishte pejgamberi tė mbledhur nė njė familje.” (Ibn Abi’l-Hadid, vėll. I, f. 134.) Umari i kishte thėnė Ibėn Abazit: “I betohem Zotit se Aliu e meritonte halifatin, por kurejshėt nuk do tė kishin qenė nė gjendje tė duronin halifatin e tij, sepse po tė ishte bėrė ai halif ai do t’i detyronte njerėzit tė pranonin tė vėrtetėn e kulluar dhe tė vijonin rrugės sė drejtė. Nėn halifatin e tij ata nuk do tė kishin qenė nė gjendje tė kalonin kufijtė e drejtėsisė dhe kėshtu do tė kishin kėrkuar tė hynin nė luftė me tė.” (Tarikh-i Ja’kubi, vėll. II, f. 137.)
    14. Amri dhe Horithi i thanė Said ibėn Zajdit: “A kundėrshtoi dikush t’i shprehte besnikėri Abu Bakrit?” Ai u pėrgjigj: “Askush nuk i kundėrshtoi atij pėrveē atyre qė kanė mohuar fenė ose qė janė gati tė bėjnė ashtu.” Tarikh-i Tabari, vėll. II, f. 447.
    15. Nė hadithin e famshėm thakalajn Pejgamberi thotė: “I lė dy gjėra tė vlefshme midis jush nė besim dhe nėse u pėrmbaheni atyre, kurrė nuk do gaboni rrugėn: Kur'anin dhe anėtarėt e familjes sime; kėto kurrė nuk do tė ndahen deri nė Ditėn e Gjykimit.” Ky hadith ėshtė transmetuar pėrmes mė shumė se njėqind kanaleve nga mbi tridhjetė e pesė shokė tė Pejgamberit tė Shenjtė. (Abakat, vėllimi mbi hadithet thakalajn; Ghajat al-maram, f. 211.) Pejgamberi ka thėnė: “Unė jam qyteti i dijes kurse Aliu ėshtė porta e tij.” (al-Bidajah va’l-nihajah, vėll. VII, f. 359.)
    16. Ja’kubi, vėll. II, ff. 105-150, ku kjo shpesh zihet ngoje.

    vazhdon...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e machori
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Postime
    32
    Dy problemet e trashegimise dhe te autoritetit ne shkencat fetare

    Ne perputhje me mesimet e Islamit te cilat e formojn bazen e tij ,shiizmi besonte se ēeshtja me e rendesishime me te cilen ballafaqohej komuniteti islamik ishte sqarimi dhe kalimi i mesimeve islamike dhe doktrina e shkencave fetare .17 Vetem pasi te beheshin sqarime te tilla do te mund te merrej parasysh zbatimi i mesimeve te tilla ne rendin shoqeror .Me fjale te tjera shiizmi besonte se(para se gjithash)anetaret e shoqeris do te duhej te ishin ne gjendje te nxinin nje vizion te vertet te botes dhe te njeriut te mbeshtetur ne natyren e vertet te gjerave
    Vetem atehere ata do te mund ti dinin dhe ti kryenin detyrat e tyre si qenie njerezore ne te cilat qendron begatia e tyre e vertet - qofte edhe qe kryerja e ketyre do te duhej te behej kunder deshires se tyre .Pasi te zbatohej kjo shkalle e pare ,vendin e vertet islamik do te duhej ta ruante dhe ta zbatonte nje nje qeveri fetare ne shoqeri ne nje menyre te tille qe njeriu nuk do te adhuronte aske tjeter pos Zotit ,do te kishte liri personale dhe shoqerore deri ne ate shkalle te mundshme , dhe do te nxirrte fitim nga e drejta personale dhe shoqerore
    Keto dy qellime do te mund te purmbushen vetem nga nje person i cili do te ishte pa gabime dhe i mbrojtur nga Zoti qe te mos gabonte .Perndryshe njerezit do te mund te beheshin sundues ose autoritete religjioze te cilet nuk do te mund te mos shtremberonin mendimet ose te mos kryenin tradhti ne detyrat e vena mbi shpatullat e tyre .Neso ndodh kjo ,sundimi i drejt dhe me dhenie lirie i islamit do te shendrrohej dal ngadal ne sundim diktatorial dhe ne qeveri plotesisht autokrate .Per me teper ,mesimet e pastra te religjionit do te mund te beheshin ,siē mund te shihnet ne rastin e religjioneve te tjera ,viktima te ndryshimeve dhe te shtremberimeve ne duart e shkollarve vetjak te dhene pas plotesimit te deshirave te tyre trupore .Siē eshte vertetuar nga Pejgamberi i shenjte .
    Aliu vijoi ne menyre te persosur dhe te plote sipas librit ?Zotit dhe tradites si ne fjale ashtu edhe ne vepra .18 Siē e sheh shiizmi kete,po qe se ,siē thote shumica ,vetem kurrejshet e kundershtuan halifatin e drejt te Aliut ,atehere ajo shumice do te duhej tu pergjigjej kurejshtve duke e mbrojtur ate qe eshte e drejt
    Ata do te duhej te shtypnin kundershtaret per shkak te arsyes se drejt njesoj siē luftuan kunder grupit i cili refuzoi te paguante taksen e religjionit (zeqati).Shumica nuk do te duhej te mbetej indiferente ndaj asaj qe ishte e drejt ,nga frika apo nga opozita e kurejshve
    Ajo qe i pengoi shiitet te mos pranonin metoden e zgjedhjes se halifatit nga njerezit ishte frika nga pasojat e demshme qe do te mund te rridhnin nga ajo :frika nga korrupsioni i mundshem ne qeveri dhe prishja e bazes se forte te shkencave te larta fetare .Ashtu siē ndodhi ne ngjarjet e mevonshme ne historine islame qe e vertetuan kete frike (ose parashikim),duke dhene si rezultat qe shiitet u bene gjthnje me te fort ne besimin e tyre .Gjate viteve te hershme ,megjithet,per shkak te numrit te vogel te vijuesve te tij ,shiizmi u duk se jashtmi se ishte i absorbuar ne shumicen ,ndonese privatisht ai vazhdonte te insistonte per nxenien e shkencave islamike nga familja e pejgamberit a.s dhe ftoheshin njerezit per kete arsye .Ne te njejten kohe per ta ruajtur fuqine e islamit dhe per ta ruajtur perparimin e tij ,shiizmi nuk shfaqi kundershtim te hapet ndaj pjeses tjeter te shoqeris islame .Anetaret e komunitetit shiit madje luftuan krah per krah me shumicen sunite ne luftrat e shenjta (xhihad)dhe gjhtashtu merrnin pjese ne ēeshtjet publike .Vete Imam Aliu i printe shumices sunite ne interes te gjithe islamit kurdoher qe nje veprim i tille ishte i domosdoshem .20


    SHENIMET
    17 Libri i Zotit ,theniet e pejgamberit te shenjte dhe familja e tij jane perplot me guxim dhe kashilla per te nxene dituri ,deri ne shkallen sa qe pejgamberi a.s ka thene .Te nxenet dija eshte detyre e ēdo muslimani.Bihar al-anvarn nga Majlisi ,Teheran ,1301-15,vell 1 ,f 55.
    18 al Bidaje va 'l-nihajah, vell. VII.f.360.
    19 Shenimi i redaktorit .Kurejshet kane qene fisi me aristokrat ne arabine para islamike nga i cili kishte prejardhjen vete pejgamberi i shenjte .Por kurejshet duke qene roje te Qabes .se pari e kundershtuan pejgamberine e tij dhe e dhane rezistencen me te madhe kunder tij .Vetem me vone ata ju dorezuan religjionit te ri ne te cilin ata gjthmone kane vijuar te kene nje vend nderi ,sidomos dega e lidhur drejt perse drejti me familjen e pejgamberit a.s
    20 Tarikh-i Ja'kubi, f .111 ,126 dhe 129

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e machori
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Postime
    32
    Metoda politike e zgjedhjes sė halifit me vota dhe mospėrputhja e saj me pikėpamjen shiite

    Shiizmi beson se Ligji Hyjnor i Islamit (Sheriati), substanca e tė cilit gjendet nė Librin e Zotit dhe ėshtė traditė (synet)21 e Pejgamberit tė Shenjtė, do tė mbetet i vlefshėm deri nė Ditėn e Gjykimit dhe kurrė nuk mundet as do tė mundet ndonjėherė, tė ndryshohet. Njė qeveri e cila ėshtė vėrtet islamike me asnjė pretekst nuk mund tė refuzojė plotėsisht tė zbatojė urdhrat e Sheriatit.22 E vetmja detyrė e njė qeverie islamike ėshtė tė marrė vendime me konsultime brenda kufijve tė vėnė nga Sheriati dhe nė pėrputhje me kėrkesat e momentit.
    Betimi i besnikėrisė ndaj Abu Bakrit nė Sakifah, i cili ishte motivuar sė paku pjesėrisht nga konsiderata politike, dhe incidenti i pėrshkruar nė hadithin pėr “ngjyrėn dhe letrėn”,23 i cili u paraqit gjatė ditėve tė fundit tė sėmundjes sė Pejgamberit tė Shenjtė, nxjerr nė shesh faktin se ata qė drejtonin dhe mbėshtetnin lėvizjen pėr tė zgjedhur halifin pėrmes procesit tė zgjedhjeve besonin se Libri i Zotit duhet tė ruhet nė formė tė kushtetutės. Ata e theksonin Librin e Shenjtė dhe u kushtonin shumė mė pak vėmendje fjalėve tė Pejgamberit tė Shenjtė si njė burim i pandryshueshėm i mėsimeve tė Islamit. Duket se ata kishin pranuar ndryshimin e disa aspekteve tė mėsimeve tė Islamit qė kishin tė bėnin me qeverisjen pėr t’iu pėrshtatur kushteve tė ēastit dhe pėr hir tė sė mirės sė pėrgjithshme.
    Kjo tendencė pėr tė theksuar vetėm disa parime tė Ligjit Hyjnor ėshtė vėrtetuar nga shumė thėnie qė mė vonė u transmetuan sa u pėrket shokėve tė Pejgamberit tė Shenjtė. Pėr shembull, shokėt (e Pejgamberit) konsideroheshin si autoritete tė pavarura nė ēėshtjet e Ligjit Hyjnor (muxhtahid),24 duke qenė nė gjendje tė ushtronin gjykime tė pavarura (ixhtihad) nė ēėshtjet publike. Po ashtu besohej se po tė kishin ata sukses nė detyrėn e tyre, ata do tė shpėrbleheshin nga Zoti dhe po tė dėshtonin atyre do t’u falej gabimi nga Ai, sepse ata ishin nga radha e shokėve. Kjo bindje mbisundonte me tė madhe gjatė vjetėve tė hershėm qė vijonin pas vdekjes sė Pejgamberit tė Shenjtė. Shiizmi merr njė qėndrim mė tė rreptė dhe beson se veprimet e shokėve tė tij, si dhe tė muslimanėve tė tjerė, duhet tė gjykohen rreptėsisht sipas mėsimeve tė Sheriatit. Pėr shembull, ishte njė incident i ndėrlikuar nė tė cilin ishte pėrfshirė gjenerali Khalid ibėn Validi nė shtėpinė e njėrit nga muslimanėt e shquar tė asaj kohe, Malik ibėn Nuvajrahu, nė tė cilin si pasojė u shkaktua vdekja e kėtij tė dytit. Fakti qė Khalidi nuk u mor fare tė pėrgjigjej pėr kėtė incident pėr arsye se ai ishte udhėheqės i dalluar ushtarak25 , tregon nė sytė e shiizmit njė zemėrgjerėsi jo tė mirė ndaj disa veprimeve tė shokėve tė cilėt ishin nėn normėn e pietetit tė pėrsosur dhe tė drejtėsisė tė kryera nga elita shpirtėrore nga mesi i shokėve.
    Njė praktikė tjetėr e vjetėve tė hershėm e cila kritikohet nga shiizmi ėshtė shkėputja e khumeve26 nga anėtarėt e familjes sė Pejgamberit dhe nga kushėrinjtė e Pejgamberit tė Shenjtė.27 Po kėshtu, pėr shkak tė theksimit tė bėrė nga shiizmi mbi sunetin dhe Pejgamberin e Shenjtė, ėshtė vėshtirė tė kuptohet pse shkrimi i tekstit tė haditheve ishte penguar plotėsisht dhe pse, po tė gjendej njė hadith i shkruar, ai do tė digjej.28 Ne e dimė se kjo ndalesė vazhdoi gjatė kohės sė halifatit tė khulafa’ rashidun29 deri nė periudhėn e Umevitit30 dhe nuk pushoi deri nė periudhėn e Umar ibėn al-Azizit, i cili sundoi prej 99/717 deri mė 101/719.31
    Gjatė periudhės sė halifit tė dytė (13/634 deri 25/644) ishte njė vazhdimėsi e politikės sė theksimit tė disa aspekteve tė Sheriatit dhe tė vėnies anash tė disa praktikave pėr tė cilat shiitėt besojnė se Pejgamberi i Shenjtė i ligjėronte dhe i ushtronte. Disa praktika ishin ndaluar, disa ishin zhdukur, ndėrsa disa ishin shtuar. Pėr shembull, haxhillėku i tamattu’sė (njė lloj haxhillėku nė tė cilin ceremonia ‘umrah nė vend tė ceremonisė sė haxhxhit) ishte ndaluar nga Umari gjatė halifatit tė tij, me dekret qė kundėrvajtėsit do tė gjuheshin me gurė; kjo pėrkundėr faktit se gjatė haxhillėkut tė tij tė fundit Pejgamberi i Shenjtė - paqja qoftė mbi tė - e themeloi, siē ėshtė nė Kuran, sure II, 196, si njė formė tė veēantė pėr ceremonitė e haxhillėkut qė do tė mund tė bėhej nga haxhinjtė qė vijnė nga larg. Po ashtu, gjatė jetės sė Pejgamberit tė Zotit praktikohej martesa e pėrkohshme (***’ah), por Umari e ndaloi atė. Dhe madje edhe pse nė kohėn sa qe gjallė Pejgamberi i Shenjtė ishte praktikė tė recitohej nė thirrjen pėr t’u falur, “Shpejtoni pėr nė veprėn mė tė mirė” (hajja ‘ala khair el-’amal), Umari urdhėroi qė ajo tė hiqej sepse thonte se kjo do t’i pengonte njerėzit tė merrnin pjesė nė luftė tė shenjtė, nė xhihad. (Kjo ende recitohet nė thirrjen shiite pėr t’u falur, por jo nė thirrjen sunite). Pati po ashtu shtojca tė Sheriatit: gjatė kohės sė Pejgamberit, shkurorėzimi ishte i vlefshėm vetėm nėse bėheshin tri deklarata tė divorcit “Unė ndahem prej teje” nė tri raste tė ndryshme, por Umari lejoi qė kjo deklaratė trefishe tė bėhej vetėm pėr njėherė. Dėnime tė rėnda u bėheshin atyre qė shkelnin disa nga kėto rregulla tė reja, siē janė rrahja me gurė nė rastin e martesės ***’ah.
    Ishte pikėrisht gjatė periudhės sė sundimit tė halifit tė dytė kur forca tė reja shoqėrore dhe ekonomike shpunė nė ndarje tė pabarabartė tė thesarit publik (bajt al-mal) midis njerėzve,32 njė veprim i cili mė vonė u bė shkak pėr dallime tė hatashme klasore dhe pėr luftėra tė tmerrshme dhe tė pėrgjakshme midis muslimanėve. Nė kėtė kohė Muaviju sundonte nė Damask nė stilin e mbretėrve persianė dhe bizantinė dhe madje iu dha titulli i “Kusrav i Arabėve” (njė titull persian i pushtetit mė tė lartė perandorak), por asnjė protestė serioze nuk u bė kundėr tij pėr kėtė tip tė pėrbotshėm tė sundimit.33
    Halifi i dytė u vra nga njė skllav persian mė 25/644. Nė pėrputhje me votimin e shumicės nga njė kėshill gjashtanėtarėsh i cili ishte konstituar me urdhrin e halifit tė dytė para vdekjes sė tij, u zgjodh halifi i tretė. Halifi i tretė nuk e pengoi farefisin e tij Umevit qė tė bėheshin mbizotėrues i popullit gjatė halifatit tė tij dhe disa prej tyre i emėroi si sundimtarė nė Hixhaz, nė Irak, nė Egjipt dhe nė vende tė tjera muslimane.34 Kėta kushėrinj filluan tė liroheshin nė tė zbatuarit e parimeve morale nė qeveri. Disa prej tyre haptazi kryenin padrejtėsi dhe tirani, mėkate dhe paudhėsi, dhe i shkelnin disa parime tė ligjit islamik tė themeluara fort.
    Para se tė kalonte shumė kohė, filluan mori protestash tė rridhnin drejt kryeqytetit. Por halifi, i cili ishte nėn ndikimin e kushėrinjve tė tij - sidomos tė Marvan ibėn Hakamit 35 - nuk veproi si duhet ose vendosmėrisht pėr t’i larguar shkaqet kundėr tė cilave njerėzit protestonin. Ndonjėherė madje ndodhte qė ata tė cilėt protestonin tė dėnoheshin dhe tė internoheshin.
    Njė rast qė ndodhi nė Egjipt ilustron natyrėn e sundimit tė halifit tė tretė. Njė grup muslimanėsh u ngrit kundėr Osmanit. Osmani e hetoi rrezikun dhe kėrkoi ndihmė nga Aliu, duke shprehur ndjenjėn e pendimit. Aliu u tha egjiptianėve: “Ju jeni revoltuar pėr tė sjellė drejtėsi dhe tė vėrtetė nė jetė. Osmani ėshtė penduar duke thėnė: ‘Unė do ta ndryshoj mėnyrėn e punės sime dhe brenda tri ditėsh do t’i plotėsoj kėrkesat tuaja. Do t’i largoj nga pozita e tyre sunduesit qė ushtrojnė dhunė’”. Aliu pastaj e shkroi njė marrėveshje me ta nė emėr tė Osmanit dhe ata u nisėn pėr nė shtėpi. Rrugės ata e panė robin e Osmanit hipur nė devenė e tij duke shkuar nė drejtim tė Egjiptit. Dyshuan nė tė dhe e kontrolluan. Tek ai gjetėn njė letėr drejtuar guvernatorit tė Egjiptit e cila pėrmbante kėto fjalė: “Nė emėr tė Zotit. Kur Abd al-Rahman ibėn Adisi tė vijė te ju, rriheni me njėqind fishkulla (kamxhiku), rruajani kokėn dhe mjekrėn dhe dėnojeni me burgim tė gjatė. Po kėshtu veproni nė rastin e Amėr ibėn al-Hamkut, Suda ibėn Hamranit dhe Urvah ibėn Nibaut.” Egjipianėt e morėn letrėn dhe u kthyen me zemėrim tek Osmani, duke i thėnė: “Ju na keni tradhtuar!” Osmani e mohoi letrėn. Ata thanė: “Skllavi juaj e mbante letrėn.” Ai u pėrgjigj: “Ai e ka kryer kėtė vepėr pa lejen time.” Ata i thanė: “Ai ishte hipur mbi devenė tuaj.” Ai u pėrgjigj: “Ata ma kanė vjedhur devenė time.” Ata thanė: “Letra ėshtė shkruar me dorėn e sekretarit tuaj.” Ai u pėrgjigj: ”Kjo ėshtė bėrė pa dijen time.” Ata thanė: ”Nė ēdo rast, ju nuk jeni kompetent tė jeni halif dhe duhet tė jepni dorėheqje, sepse nėse kjo ėshtė bėrė me lejen tuaj ju jeni tradhtar, por nėse ēėshtje aq tė rėndėsishme bėhen pa lejen dhe dijen tuaj, atėherė provohet paaftėsia dhe jokompetenca juaj. Sido qė tė jetė, ose jepni dorėheqje ose shkarkoni nėpunėsit e dhunshėm nga pozitat e tyre qė tani.” Osmani u pėrgjigj: “Po tė doja tė veproja sipas dėshirės suaj, atėherė ju qenkeni sundimtarė. Atėherė, pse ėshtė funksioni im?” Ata u ngritėn dhe e lanė turmėn tė zemėruar.36
    Gjatė halifatit tė tij Osmani lejoi qeverinė e Damaskut, nė krye tė sė cilės qėndronte Muaviju, tė forcohej mė shumė se ndonjėherė mė parė. Nė tė vėrtetė, qendra e gravitetit tė halifatit, sa i pėrket pushtetit politik, po kalonte nė Damask, kurse organizimi nė Medinė, kryeqytet i botės islamike, nuk ishte politikisht asgjė mė shumė se formė pa pushtetin dhe thelbin e domosdoshėm pėr ta pėrkrahur atė.37 Mė nė fund, nė vitin 35/656, njerėzit ngritėn krye dhe pas disa ditėsh shtetrrethimi dhe luftimesh u vra halifi i tretė.
    Halifi i parė ishte zgjedhur me vota tė shumicės sė shokėve (tė Pejgamberit), halifi i dytė me dėshirėn dhe testamentin e halifit tė parė, kurse i treti nga njė kėshill gjashtanėtarėsh, anėtarėt dhe rregullat e procedurės ishin zgjedhur dhe vendosur nga halifi i dytė. Nė tėrėsi, politika e kėtyre tre halifėve, tė cilėt qenė nė pushtet gjatė njėzetė e pesė vjetėsh, ishte tė zbatoheshin dhe pėrfilleshin ligjet dhe parimet islamike nė shoqėri nė pėrputhje me ixhtihadin dhe me atė qė dukej mė me mend nė atė kohė nga vetė halifėt. Sa u pėrket shkencave islamike, politika e kėtyre halifėve ishte qė tė lexohej Kur'ani i Shenjtė dhe tė kuptohej pa u marrė me komentime mbi tė ose pa u lejuar qė ai tė bėhej objekt diskutimesh. Hadithi i Pejgamberit recitohej dhe pėrcillej me gojė pa u shkruar nė letėr. Shkrimi lejohej vetėm pėr tekstin e Kur'anit tė Shenjtė dhe ndalohej nė rastin e haditheve.38
    Pas betejės sė Jamanahut, e cila mori fund mė 12/633, shumė nga ata qė kishin qenė recitues tė Kur'anit tė Shenjtė dhe tė cilėt e dinin pėrmendėsh ishin vrarė nė luftė. Si pasojė e kėsaj, Umar ibėn al-Khatabi i propozoi halifit tė parė qė tė mblidheshin vargjet e Kur'anit tė Shenjtė nė formė tė shkruar, duke thėnė se sikur tė paraqitej edhe njė luftė tjetėr dhe tė vriteshin edhe ata tė tjerėt qė e dinin Kur'anin pėrmendėsh, dija e tekstit tė Librit tė Shenjtė do tė zhdukej pėr njerėzimin. Prandaj, ishte e domosdoshme tė mblidheshin vargjet e Kur'anit nė trajtė tė shkruar.39
    Nga pikėvėshtrimi shiit duket e ēuditshme qė u mor ky vendim vetėm sa i pėrket Kur'anit, dhe pėrkundėr faktit qė haditheve Pejgamberike, tė cilat janė plotėsim i Kur'anit, u kėrcėnohej po ai rrezik dhe nuk ishin tė sigurt tė mos u nėnshtroheshin prishjes gjatė transmetimit, shtimit, zvogėlimit, falsifikimit dhe harresės, nuk iu kushtua i njėjti kujdes edhe atyre. Pėrkundrazi, tashmė siē u zu ngoje, tė shkruarit e tyre u ndalua dhe tė gjitha versionet e tyre qė u gjetėn u dogjėn, sikur tė vihej nė dukje se i vetmi tekst qė duhej tė qėndronte nė trajtė tė shkruar ishte Kur'ani i Shenjtė.
    Sa u pėrket shkencave tė tjera islamike, gjatė kėsaj periudhe u bėnė pak pėrpjekje pėr t’i propaganduar, duke i shpenzuar energjitė e komunitetit mė sė shumti nė themelimin e njė rendi tė ri shoqėror-politik. Pėrkundėr tė gjitha lavdėrimeve dhe shenjtėrimeve tė cilat gjenden nė Kuran sa i pėrket dijes (ilmit),40 dhe theksimit tė dhėnė kultivimit tė tij, kultivimi i lakmueshėm i shkencave tė religjionit ishte shty pėr njė periudhė tė mėvonshme tė historisė islamike.
    Shumica e njerėzve merreshin me fitoret e dukshme dhe vijuese tė armatave islamike, dhe vazhdonin tutje nga vėrshimi i trofeve tė jashtėzakonshme tė cilat vinin nga tė gjitha drejtimet drejt Siujdhesė Arabike. Me kėtė pasuri tė re dhe tė mirat qė vinin sė bashku me tė, pakkush nga familja e Pejgamberit ishte i gatshėm t’i kushtohej kultivimit tė shkencave, nė krye tė tė cilave qėndronte Aliu, tė cilin Pejgamberi i Shenjtė ia kishte paraqitur popullit si njėrin ndėr mė tė prirurit pėr shkencat islamike. Nė tė njėjtėn kohė, kuptimi i brendshėm i mėsimeve tė Kur'anit tė Shenjtė ishte lėnė pas dore nga shumica e atyre tė cilėt ishin ndikuar nga ky ndryshim. Ėshtė ēudi qė madje edhe nė ēėshtjen e mbledhjes sė vargjeve tė Kur'anit tė Shenjtė, Aliun nuk e kishin konsultuar dhe emri i tij nuk ishte zėnė ngoje nė mesin e atyre qė kishin marrė pjesė nė kėtė detyrė, ndonėse ēdokush e dinte se ai kishte mbledhur tekstin e Kur'anit tė Shenjtė pas vdekjes sė Pejgamberit.41
    Nė shumė ngjarje tregohet se pasi kishte fituar besimin nga komuniteti, Abu Bakri kishte dėrguar dikė tek Aliu dhe e kishte kėrkuar besimin e tij. Aliu tha: “Kam dhėnė fjalėn tė mos e lėshoj shtėpinė time pos pėr lutjet e ditės derisa ta pėrpiloj Kur'anin.” Ndėrsa ėshtė zėnė ngoje se Aliu kishte mbaruar me pėrpilimin e Kur'anit. Po ashtu tregohet se pasi e kishte pėrpiluar Kur'anin ai i vendosi faqet e Librit tė Shenjtė nė njė deve dhe ua tregonte njerėzve. Po ashtu tregohet se beteja e Jamanahut, pas sė cilės ishte pėrpiluar Kur'ani, ndodhi gjatė vitit tė dytė tė halifatit tė Abu Bakrit. Kėto tė dhėna janė zėnė ngoje nė shumė vepra mbi historinė dhe hadithin tė cilat kanė tė bėjnė me vlerėsimin e pėrpilimit tė Kur'anit tė Shenjtė.
    Kėto dhe ngjarje tė ngjashme i shtynė vijuesit e Aliut tė ishin mė tė fortė nė besimin e tyre dhe mė tė vetėdijshėm pėr rrugėn qė shtrihej para tyre. Ata e shtonin veprimtarinė e tyre prej dite nė ditė kurse vetė Aliu, i cili ishte shkėputur nga mundėsia e arsimimit dhe e ushtrimit tė njerėzve nė pėrgjithėsi, tė pėrqėndrohej pėr tė ushtruar privatisht njė elitė.
    Gjatė kėsaj periudhe njėzetėepesėvjeēare Aliut i vdiqėn tre nga katėr miqtė dhe shokėt e tij mė tė dashur, tė cilėt po ashtu ishin nė mesin e shokėve tė Pejgamberit: Salman al-Farsi, Abu Dharr al-Ghifari dhe Mikdadi. Ata kishin qenė tė pėrhershėm nė shoqėrimin e tyre me tė nė tė gjitha rrethanat. Po ashtu gjatė kėsaj periudhe tė njėjtė disa prej shokėve tė tjerė tė Pejgamberit tė Shenjtė dhe njė numėr i madh i vijuesve tė tyre nė Hixhaz, Jemen, Irak dhe nė vende tė tjera, u bashkuan me vijuesit e Aliut. Si rezultat i kėsaj, pas vdekjes sė halifit tė tretė njerėzit iu kthyen Aliut nga tė gjitha anėt, iu betuan pėr besnikėri dhe e zgjodhėn halif.


    vazhdon ,,, ja pse sepse,,,


    shenimet:

    21. Shėnim i redaktorit: Tradita e Pejgamberit ashtu siē qėndron nė thėniet e tij quhet hadith, ndėrsa veprimet, veprat, fjalėt dhe gjithė ajo qė e pėrbėnte jetėn e cila u bė shembull pėr tė gjithė muslimanėt quhen sunet.
    22. Zoti thotė nė fjalėn e Tij: “Po shiko! ėshtė njė shkrim i pasulmueshėm. Falsifikimi nuk mund tė vijė nė tė as prej para tij as prej prapa tij.” (Kur'ani, XLI, 41-42). Dhe Ai thotė: “Vendim i pėrket vetėm Allahut” (Kur'ani, VI, 57, gjithashtu XII, 40 dhe 67), qė do tė thotė se i vetmi sheriat ėshtė Sheriati dhe ligjet e Zotit tė cilat duhet t’i arrijnė njeriut me anė tė pejgamberisė. Dhe Ai thotė: “por ai [Muhamedi] ėshtė lajmėtari i Allahut dhe Vula e pejgamberėve.” (Kur'ani, XXXIII, 40). Dhe Ai thotė: “Kush gjykon jo sipas asaj qė e ka shpallur Allahu; tė tillė janė ata qė nuk besojnė.” (Kur'ani, V, 44).
    23. Shėnim i redaktorit: Sipas burimeve shiite, pas vdekjes sė Pejgamberit populli u mblodh nė “verandė tė mbuluar” (sakifah) tė Bani Saidahut dhe ia dhanė besimin Abu Bakrit si halif. Sa i pėrket hadithit tė “bojės dhe tė letrės”, ai ka tė bėjė me ēastet e fundit tė jetės sė Pejgamberit ashtu siē thuhet mė lart nė shėnimin 11.
    24. Shėnim i redaktorit: Muxhtahidi ėshtė ai i cili pėrmes mjeshtrisė sė shkencave tė religjionit dhe posedimit tė cilėsive morale ka tė drejtė tė ushtrojė ixhtihadin ose dhėnien e mendimit tė ri mbi ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me Sheriatin. E drejta pėr tė ushtruar gjykimin e pavarur tė mbėshtetur nė parimet e Ligjit , ose tė ixhtihadit, nė Islamin sunit ka pushuar tė ekzistojė qė nga shekulli III/IX, ndėrsa “porta e ixhtihadit” gjithmonė ka qenė e hapur nė Islamin shiit. Autoritetet prijėse nė Ligjin Hyjnor nė shiizėm quhen muxhtahidė.
    25. Tarikh-i Ja’kubi, vėll. II, f. 110; Tarikh-i Abi’l Fida, vėll. I, f. 158.
    26. Shėnim i redaktorit: Taksė religjioni i paguar familjes sė Pejgamberit e cila u ndėrpre nė Islamin sunit pas vdekjes sė tij, por nė Islamin shiit vazhdon tė paguhet deri nė ditėn e sotme.
    27. al-Dhurr al-manthur, vėll. III, f. 186; Tarikh-i Ja’kubi, vėll. III, f. 48. Pos kėtyre, domosdoja e khumėve ėshtė zėnė ngoje nė Kur'anin e Shenjtė: “Dhe dije se ēkado qė tė marrėsh nga preja e luftės, shiko! njė e pesta (khum) ėshtė pėr Allahun, pėr lajmėtarin dhe pėr njerėzit e afėrm...” (Kur'ani, VIII, 41).
    28. Gjatė halifatit tė tij Abu Bakri mblodhi pesėqind hadithe. Ajshja tregon: “Njė natė e pashė babain tė shqetėsuar deri nė mėngjes. Nė mėngjes ai mė tha: ‘Sillmi hadithet.’ Pastaj ai i vuri tė gjitha nė zjarr.” (Kanz al-’ummal i Ala al-Din Mutakiut, Hajderabad, 1364-75, vėll. V, f. 237.) Umari u shkroi tė gjitha qyteteve duke thėnė se kushdo qoftė tė kishte hadith ta shkatėrronte atė. (Kanz al-’ummal, vėll. V, f.237.) Muhamed ibėn Abi Bakri thotė: “Gjatė kohės sė Umarit hadithet u shtuan. Kur ia sollėn ato ai urdhėroi tė digjeshin.” (Tabakat Ibn Sa’d, Bejrut, 1376, vėll. V, f. 140.)
    29. Shėnim i redaktorit: Katėr halifėt e parė, Abu Bakri, Umari, Osmani dhe Aliu, quhen sė bashku Hulefai rashidiun, halifėt e drejtuar si duhet, kurse periudha e tyre e halifatit dallohet rreptėsisht nga ajo e umevitėve e cila vijoi pėr arsye se sundimi i katėr halifėve tė parė ishte me karakter rreptėsisht religjioz, ndėrsa halifati i Umevitit ishte i ngjyrosur me konsiderata tė kėsaj bote.
    30. Tarikh-i Abi’l-Fida, vėll. I, f. 151, dhe burime tė tjera tė ngjashme.
    31. Shėnim i redaktorit: Pėr hir tė lexuesve jomuslimanė tė gjitha datat do tė jepen sipas kalendarit tė hixhrit (kalendar islamik sipas hėnės) dhe vitet pėrkatėse sipas kalendarit A.D. (tė krishtit, v.p.) (p.sh. 13/634-25/644); kur i bėhet ndonjė referencė ndonjė shekulli, kemi dhėnė sė pari shekullin islamik dhe pastaj shekullin gjegjės tė krishterė: (IV/X).
    32. Tarikh-i Ja’kubi, vėll. II, f. 131; Tarikh-i Abi’l-Fida, vėll. I, f. 160.
    33. Usd al-ghabah nga Ibėn Athiri, Kajro, 1280, vėll. IV, f. 386; al-Isabah nga Ibėn Haxhar Askalani, Kajro, 1323, vėll. III.
    34. Tarikh-i Ja’kubi, vėll. II, f. 150; Abu’l-Fida, vėll. I, f. 168; Tarikh-i Tabari, vėll. III, f. 377, etj.
    35. Tarikh-i Ja’kubi, vėll. II, f. 150; Tarikh-i Tabari, vėll. III, f. 397.
    36. Tarikh-i Tabari, vėll. III, ff. 402-409; Tarikh-i Ja’kubi, vėll. II, ff. 150-151.
    37. Tarikh-i Tabari, vėll. III, f. 377.
    38. Sahih nga Bukhariu, vėll. VI, f. 98; Tarik-i Ja’kubi, vėll. II, f. 113.
    39. Ja’kubi, vėll. II, f. 111; Tabari, vėll. III, ff. 129-132.
    40. Shėnim i redaktorit: Fjala ‘ilm do tė thotė shkencė nė kuptimin e saj mė tė pėrgjithshėm, si fjala latine scientia, dhe zbatohet pėr format fetare po ashtu edhe pėr format intelektuale, racionale dhe filozofike tė dijes. Nė pėrgjithėsi ajo dallohet nga ‘rifah ose irfan e cila ėshtė dije hyjnore dhe mund tė krahasohet me fjalėn latine sapientia. Disa mjeshtėr muslimanė, megjithatė, e konsiderojnė ilmin nė kuptimin e saj mė tė lartin qė qėndron mbi fjalėn irfan meqenėse ajo ėshtė cilėsi hyjnore, meqenėse njėri nga emrat e Zotit ėshtė al-‘Alim, ai qė di.
    41. Tarikh-i Ja’kubi, vėll. II, f. 113; Ibn Abi’l-Hadid, vėll. I, f.9.
    42. Shėnim i redaktorit: Titulli amir al-mu’min: “komandant i besimtarėve” pėrdoret nė shiizėm vetėm pėr Aliun, ndėrsa nė Islamin sunit ai ėshtė titull i pėrgjithshėm qė u pėrket tė gjithė halifėve.
    43. Ja’kubi, vėll. II, f. 154.
    44. Ja’kubi, vėll. II, f. 155; Muruxh al-dhahab, vėll. II, f. 364.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e machori
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Postime
    32
    Pėrfundimi i halifatit tė Ali, Amir al-muminin, dhe metoda e tij e sundimit


    Halifati i Aliut filloi kah fundi i vitit 35/656 dhe zgjati rreth katėr vjet e nėntė muaj. Gjatė periudhės sė tij si halif Aliu vijoi rrugėn e Pejgamberit tė Shenjtė dhe i solli kushtet nė gjendjen e tyre siē ishin nė fillim. Ai e detyroi dorėheqjen e tė gjithė elementeve politike jo kompetente tė cilėt kishin dorė nė drejtimin e aferave44 dhe nė tė vėrtetė filloi njė shndėrrim i madh i njė natyre “revolucionare” i cili i shkaktoi vėshtirėsi tė panumėrueshme.45
    Nė ditėn e tij tė parė si halif, duke iu drejtuar popullit, Aliu tha: “O njerėz, tė jeni tė vetėdijshėm se vėshtirėsitė me tė cilat u ballafaquat gjatė periudhės tė pejgamberisė tė Pejgamberit tė Zotit erdhėn pėr juve edhe njė herė dhe kėtu janė ato. Radhitja juaj duhet tė kthehet pėrsėri si duhet kėshtu qė njerėzit me virtyte tė cilėt kanė mbetur prapa duhet tė vijnė pėrpara, ndėrsa ata qė kanė dalė pėrpara pa pasur merita duhet tė ikin prapa. Ekzistojnė si e vėrteta (hakk) ashtu edhe gėnjeshtra (batil). Secila i ka vijuesit e vet; por njeriu duhet tė vijojė tė vėrtetėn. Nėse gėnjeshtra mbisundon, kjo nuk ėshtė diēka e re, dhe nėse e vėrteta ėshtė e rrallė dhe e vėshtirė pėr t’iu qasur, ndonjėherė edhe ajo qė ėshtė e rrallė e sheh ditėn e vet kėshtu qė ka shpresė pėr pėrparim. Natyrisht, nuk ndodh shpesh qė diēka qė ėshtė larguar nga njeriu duhet t’i kthehet atij.”46
    Aliu vazhdoi tipin e tij krejt tjetėr tė qeverisjes tė mbėshtetur mė shumė nė drejtėsi sesa nė efikasitet politik, por, siē ėshtė e domosdoshme nė rast tė ēdo lėvizjeje tė kėtij lloji, elementet e opozitės interesat e tė cilėve qenė rrezikuar, filluan tė paraqitnin pakėnaqėsitė e tyre dhe i bėnin rezistencė sundimit tė tij. Duke i mbėshtetur veprat e tyre nė pretendimin se ata dėshironin tė hakmerreshin pėr vrasjen e Osmanit, ata nxitnin luftėra tė pėrgjakshme tė cilat vijuan thuaja gjatė gjithė kohės sa qe Aliu halif. Nga pikėvėshtrimi shiit, ata qė shkaktuan kėto luftėra qytetare nuk kishin ndonjė qėllim tjetėr nė mendje pos interesit tė tyre personal. Dėshira pėr ta nxjerrė gjakun e halifit tė tretė nuk ishtė gjė mė shumė se arsyetim pėr ta mashtruar turmėn. Nuk ishte fare fjala pėr moskuptim.
    Pas vdekjes sė Pejgamberit tė Shenjtė, njė pakicė e vogėl e cila vijonte Aliun refuzonte t’i shprehte besnikėri. Nė krye tė kėsaj pakice ishin Salmani, Abu Dharri, Mikdadi dhe Amari. Nė fillim tė halifatit tė Aliut po ashtu njė pakicė e konsiderueshme nė mosmarrėveshje refuzonte t’i shprehte besnikėri. Nė mesin e kundėrshtarėve mė kėmbėngulės ishin Said ibėn As, Valid ibėn Ukbah, Marvan ibėn Hakam, Amėr ibėn As, Busėr ibėn Artat, Sumarah ibėn Jundab dhe Mughirah ibėn Shubah.
    Studimi i biografisė sė kėtyre grupeve dhe meditimi mbi veprat qė ata kishin kryer dhe tregimet qė rrėfehen pėr ta nė librat e historisė zbulojnė plotėsisht personalitetin e tyre religjioz dhe qėllimin e tyre. Grupi i parė ishin nė mesin e elitės sė shokėve tė Pejgamberit tė Shenjtė dhe midis asketėve, adhurues tė devotshėm dhe tė pėrkushtuar tė pakursyer ndaj Islamit tė cilėt luftonin pėr rrugėn e lirisė islamike. Ata i donte posaēėrisht Pejgamberi. Pejgamberi pat thėnė: “Zoti mė ka treguar se ai i do katėr njerėz dhe se edhe unė duhet t’i dua ata.” Njerėzit e pyetėn pėr emrat e tyre. Ai zuri ngoje Aliun dhe pastaj emrat e Abu Dharrit, tė Salmanit dhe tė Mikdadit. (Sunan i Ibėn Maxhah, Kajro, 1972, vėll. I, f. 66). Ajshja ka treguar se Pejgamberi i Zotit kishte thėnė: “Po tė jenė dy alternativa para Amarit, ai pėrfundimisht do ta zgjedhė atė e cila ėshtė mė e vėrtetė dhe mė e drejtė.” (Ibn Majah, vėll. I, p.66). Pejgamberi ka thėnė: “Nuk ėshtė askush midis parajsės dhe botės mė i vėrtetė se Abu Dharri.” (Ibn Majah, vėll. I, f.66). Nuk ka shėnim pėr ndonjė vepėr tė ndaluar qė tė kenė bėrė nga kėta njerėz gjatė jetės sė tyre. Ata kurrė nuk derdhėn kurrfarė gjaku me padrejtėsi, nuk kanė kryer sulm kundėr askujt, nuk kanė vjedhur pasurinė e askujt, kurrė nuk janė pėrpjekur t’i korruptojnė dhe t’i drejtojnė gabimisht njerėzit.
    Historia, megjithatė, ėshtė plot raste tė veprave tė pamira tė kryera nga disa prej grupit tė dytė. Veprat e ndryshme tė kryera nga kėta njerėz nė kundėrshtim me mėsimet e qarta tė Islamit janė tė pamarra me mend. Kėto vepra nuk mund tė falen nė asnjė mėnyrė pos mėnyrės qė vijohet nga disa grupe tė sunitėve tė cilėt thonė se Zoti ishte i kėnaqur me ta prandaj ata ishin tė lirė tė kryenin ēfarėdo veprash qė dėshironin, dhe se ata nuk do tė dėnohen pse i kanė shkelur urdhrat dhe rregullat ekzistuese nė Librin e Shenjtė dhe nė sunet.
    Lufta e parė nė halifatin e Aliut, e cila quhet “Beteja e devesė”, u shkaktua nga dallimet fatkėqija tė klasave tė krijuara gjatė periudhės sė sundimit tė halifit tė dytė si pasojė e forcave tė reja shoqėrore ekonomike tė cilat krijuan njė ndarje tė pabarabartė tė thesarit publik midis anėtarėve tė komunitetit. Kur u zgjodh nė halifat, Aliu e ndau thesarin nė mėnyrė ta barabartė47 ashtu siē kishte qenė metoda e Pejgamberit tė Shenjtė, por mėnyra e tij e ndarjes sė pasurisė i shqetėsoi shumė Talhahun dhe Zubairin. Ata filluan tė tregonin shenja tė mosbindjes dhe ikėn nga Medina pėr nė Mekė, gjoja me qėllim qė tė bėnin haxhillėk. Ata e bindėn “nėnėn e Besimtarėve” (umm al-mu’minin), Ajshen, e cila nuk ishte mike me Aliun, qė t’u bashkohej atyre dhe gjoja duke dėshiruar pėr t’u hakmarrė pėr vdekjen e halifit tė tretė, e filluan betejėn e pėrgjakshme tė Devesė.48 Kjo u bė pėrkundėr faktit se po ky Talha dhe Zubair ishin nė Medinė kur u rrethua dhe u vra halifi i tretė, por nuk bėnė asgjė pėr ta mbrojtur.49
    Pėr mė tepėr, pas vdekjes sė tij ata ishin tė parėt qė i shprehėn besnikėrinė Aliut nė emėr tė imigrantėve (Muhaxhirun)50 si dhe nė emrin e tyre.51 Gjithashtu, “nėna e Besimtarėve”, Ajsha, nuk tregoi asnjė kundėrshtim ndaj atyre qė e kishin vrarė halifin e tretė nė ēastin kur ajo e mori lajmin pėr vdekjen e tij.52 Nuk duhet tė harrohet se nxitėsit kryesorė tė trazirave qė shpunė nė vdekjen e halifit tė tretė ishin ata shokė pėr tė cilėt shkruan letra nga Medina, njerėz tė afėrt dhe tė largėt duke i ftuar tė ngriheshin kundėr halifit, njė fakt qė ėshtė pėrsėritur nė shumė raste tė mėhershme tė historisė muslimane.
    Sa i pėrket luftės sė dytė, tė quajtur Beteja e Sifinit, e cila zgjati nja njė vit e gjysmė, shkaku i saj ishte zilia e Muavijut pėr halifatin i cili pėr tė ishte mė tepėr instrument politik botėror sesa institucion religjioni. Por, si arsyetim ai dha nxjerrjen e gjakut tė halifit tė tretė, si gjėnė kryesore, dhe filloi njė luftė nė tė cilėn mė shumė se njėqind mijė njerėz humbėn jetėn pa arsye. Natyrisht, nė kėto luftėra Muaviju ishte mė shumė agresor sesa mbrojtės, sepse protesta pėr ta nxjerrė gjakun e dikujt nuk mund kurrė tė bėhet nė formė mbrojtjeje. Preteksti i kėsaj lufte ishte hakmarrja e pėrgjakshme. Gjatė ditėve tė fundit tė jetės sė tij, halifi i tretė, pėr ta shuar kryengritjen kundėr tij, i kėrkoi Muavijut ndihmė, por armata e Muavijut, e cila u nis nga Damasku drejt Medinės, me qėllim priti nė rrugė derisa u vra halifi. Atėherė ai u kthye nė Damask pėr tė filluar njė kryengritje pėr t’u hakmarrė pėr vdekjen e halifit.53 Pas vdekjes sė Aliut dhe pasi e mori halifatin vet, Muaviju e harroi ēėshtjen e hakmarrjes pėr vdekjen e halifit tė tretė dhe nuk e vijoi mė tutje atė ēėshtje.
    Pas Sifinit u paraqit beteja e Nahravanit, nė tė cilėn njė numėr njerėzish, nė mesin e tė cilėve mund tė gjendeshin disa nga shokėt (e Pejgamberit), u ngritėn kundėr Aliut, sigurisht tė nxitur nga Muaviju.54 Kėta njerėz bėnin kryengritje nėpėr tokat e Islamit, duke vrarė muslimanė dhe sidomos ithtarėt e Aliut. Ata sulmonin madje edhe gratė shtatėzėna dhe ua mbytnin foshnjat. Aliu e shuajti edhe kėtė kryengritje, por pak kohė mė vonė u vra edhe vetė nė xhaminė e Kufasė nga njėri prej anėtarėve tė kėtij grupi i cili erdh e u bė i njohur si Khavarixh.
    Kundėrshtarėt e Aliut pohojnė se ai ishte njeri i guximshėm, por nuk kishte mendjemprehtėsi politike. Ata thonė se nė fillim tė halifatit tė tij ai do tė mund tė bėnte paqe tė pėrkohshme me kundėrshtarėt e vet. Ai do tė mund t’u afrohej atyre nė paqe dhe me miqėsi, duke u ardhur rrotull kėnaqėsive dhe miratimeve tė tyre. Nė kėtė mėnyrė ai do tė mund tė forconte halifatin e tij dhe vetėm atėherė t’u kthehej ērrėnjosjes dhe prishjes sė tyre. Ajo qė harrojnė njerėzit qė mendojnė kėshtu, ėshtė se lėvizja e Aliut nuk mbėshtetej nė oportunizėm politik. Ajo ishte lėvizje fetare rrėnjėsore dhe revolucionare (nė kuptimin e vėrtetė tė revolucionit si lėvizje shpirtėrore pėr tė themeluar rendin e vėrtetė tė gjėrave dhe jo nė kuptimin e tij politik tė sotėm); prandaj ai nuk do tė kishte mundur tė pėrmbushej me kompromise ose lajka dhe falsifikime. Njė gjendje e ngjashme mund tė shihet gjatė kohės sė pejgamberisė tė Pejgamberit tė Shenjtė. Tė pabesėt dhe politeistėt propozonin paqe me tė shumė herė dhe betoheshin se po qe se ai do tė pushonte tė protestonte kundėr zotėrave tė tyre, ata nuk do tė pėrziheshin nė misionin e tij tė religjionit. Por, Pejgamberi nuk e pranonte njė propozim tė tillė, ndonėse ka mundur nė ato ditė tė vėshtira tė bėnte paqe dhe tė pėrdorte lajkat dhe ashtu tė forconte pozitat e tij, e pastaj tė ngrihej kundėr armiqve. Nė tė vėrtetė, porosia islame kurrė nuk lejon tė lihet njė arsye e drejtė dhe me vend pėr hir tė tė forcuarit e njė arsye tjetėr tė mirė, as qė tė refuzohet dhe tė mos provohet falsifikimi me anė tė njė falsifikimi tjetėr. Ka shumė vargje kuranore qė kanė tė bėjnė me kėtė ēėshtje.55
    45. Shėnim i redaktorit: Revolucionar nė kėtė kontekst natyrisht nuk ka tė njėjtin kuptim qė zakonisht e ka sot. Nė kontekstin tradicional, njė lėvizje revolucionare ėshtė rivendosja ose rizbatimi i parimeve tė pandryshueshme tė njė rendi transcendent, kurse nė kontekstin jo tradicional ajo fjalė do tė thotė ngritje ose kundėr kėtyre parimeve ose kundėr zbatimit tė tyre ose kundėr ēfarėdo rendi tė vendosur nė pėrgjithėsi.


    vazhdon,, sepse vazhdon



    46. Nahxh al-balaghah, predikimi i pesėmbėdhjetė.
    47. Muruxh al-dhahab, vėll. II, f. 362; Nahxh al-balaghah, predikimi 122.; Ja’kubi, vėll. II, f. 160; Ibn Abi’l-Hadid, vėll. I, f. 180.
    48. Ja’kubi, vėll. II, f. 156; Abu’l-Fida, vėll. I, f. 172; Muruxh al-dhahab, vėll. II, f. 366.
    49. Ja’kubi, vėll. II, f. 152.
    50. Shėnim i redaktorit: Muhaxhrun u referohet tė konvertuarve tė hershėm nė Islam tė cilėt imigruan sė bashku me Pejgamberin nga Meka nė Medinė.
    51. Ja’kubi, vėll. II, f. 154; Abu’l-Fida, vėll. I, f. 171.
    52. Ja’kubi, vėll. II, f. 152.
    53. Kur Osmani u rrethua nga ata qė kishin ngritur krye, ai i shkroi Muavijut dhe i kėrkoi ndihmė. Muaviju pėrgatiti njė armatė prej dymbėdhjetė mijė njerėzish dhe e dėrgoi drejt Medinės. Por ai u tha atyre tė zinin vendin rreth Damaskut dhe vetė erdhi te Osmani pėr t’i raportuar pėr gatishmėrinė e armatės. Osmani tha: “Ju keni detyruar tė ndalet armata me qėllim qė unė tė vritem. Pastaj ju do tė bėni derdhjen e gjakut tim si arsye pėr t’u revoltuar vetė ju.” Ja’kubi, vėll. II, f. 152; Muruxh al-dhahab, vėll. III, f. 25; Tabari, vėll. II, f. 403.
    54. Muruxh al-dhahab, vėll. II, f. 415.
    55. Pėr shembull, shih komentet tradicionale tė cilat i pėrshkruajnė rrethanat e kohės sė shpalljes sė kėtyre vargjeve: “Kryesorėt ndėr ta u shkojnė dhe i kėshillojnė: Shkoni dhe bėhuni besimtarė ndaj Zotėrave tuaj!” (Kur'ani, XXXVIII, 7) dhe “Dhe po tė mos tė tė bėnim tė tėrin tė fortė ti do tė mundeshe thuaja tė lakoje pak ndaj tyre” (Kur'ani, XVII, 74 dhe “Tė cilėt donin qė ti tė lėshosh pe, qė edhe ata tė lėshonin pe.” (Kur'ani, LXVIII, 9).

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e machori
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Postime
    32
    Tė mirat qė pėrfituan shiitėt nga halifati i Aliut



    Gjatė katėr vjetėve dhe nėntė muajve tė halifatit tė tij, Aliu nuk qe nė gjendje tė eliminonte kushtet e ērregulluara tė cilat mbizotėronin nė gjithė botėn islamike, por ai pati sukses nė tri mėnyra:
    1. Si rezultat i mėnyrės sė jetesės sė tij tė drejtė dhe tė mbarė ai zbuloi edhe njė herė bukurinė dhe tėrheqshmėrinė e mėnyrės sė jetės sė Pejgamberit tė Shenjtė, sidomos pėr brezat e rinj. Nė kundėrshtim me madhėshtinė imperiale tė Muavijut, ai jetonte nė thjeshtėsi dhe nė varfėri si njerėzit mė tė varfėr.56 Ai kurrė nuk i favorizonte miqte ose kushėrinjtė dhe familjen e tij mė shumė se tė tjerėt,57 as qė ndonjėherė parapėlqente pasurinė mė shumė sesa varfėrinė ose forcėn brutale sesa dobėsinė.
    2. Pėrkundėr vėshtirėsive tė pavolitshme dhe tė mundimshme tė cilat ia merrnin kohėn, ai la prapa ndėr komunitetin islamik thesar tė vlefshėm tė shkencave tė vėrteta hyjnore dhe disiplinat intelektuale islamike.58 Gati njėmbėdhjetė mijė proverba tė tij dhe fjalė tė urta tė shkurtra janė shėnuar mbi tema tė ndryshme intelektuale, fetare dhe shoqėrore.59 Nė bisedat dhe fjalimet e tij ai parashtronte shkencat mė madhėshtore islamike nė njė mėnyrė mė elegante dhe tė rrjedhshme. Ai themeloi gramatikėn e arabishtes dhe vuri bazat pėr letėrsinė arabe.60
    Ai ishte i pari nė Islam i cili gėrmoi drejtpėrsėdrejti nė ēėshtjet e metafizikės (falsafah-i ilahi) nė njė mėnyrė qė kombinon rigorozitetin intelektual dhe demonstrimin logjik. Ai bisedonte pėr problemet tė cilat kurrė nuk ishin paraqitur pėrpara nė kėtė mėnyrė ndėr metafizikantėt e botės.61 Pėr mė tepėr, ai i ishte kushtuar aq shumė metafizikės dhe gnosės, saqė edhe nė flakėn e betejės ai do tė vijonte bisedė intelektuale dhe do tė bisedonte pėr ēėshtje metafizike.62
    3. Ai ushtroi njė numėr tė madh shkollarėsh dhe dijetarėsh islamikė, nė mesin e tė cilėve gjenden disa asketė dhe gnosistė tė cilėt ishin gjyshėrit e sufistėve, njerėz tė tillė si Uvajs al-Karani, Kumajl al-Nakhai, Majtham al-Tamari dhe Rashid al-Hajdari. Kėta njerėz janė njohur nga sufistėt e mėvonshėm si themelues tė gnosės nė Islam. Tė tjerėt nga nxėnėsit e tij u bėnė mėsuesit e parė tė jurisprudencės, tė teologjisė, tė komentimeve dhe tė recitimeve kur'anore.63


    56. Muruxh al-dhahab, vėll. II, f. 431; Ibn Abi’l-Hadid, vėll. I, f. 181.
    57. Abu’l-Fida, vėll. I, f. 182; Ibn Abi’l-Hadid, vėll. I, f. 181.
    58. Nahxh al-balaghah dhe hadithet nė librat e sunitėve dhe tė shiitėve.
    59 -du. Kitab al-ghuhur va’’l rar nga Amidi, Sidon, 1349.
    60. Vepra tė tilla si Nahv (gramatikė) nga Sujuti, Teheran, 1281, vėll. II; Ibn Abi’l-Hadid, vėll, I, f. 6.
    61. Shih Nahxh al-balaghah.
    62. Nė mes tė luftės nė betejen e Xhamalit, njė beduin e pyeti Aliun: “O, komandant i besimtarėve! Ju thoni Zoti ėshtė njė?” Njerėzit e sulmuan nga tė dyja anėt dhe thanė: “A nuk shihni se Aliu ėshtė i mėrzitur dhe se mendja e tij ėshtė e zėnė me aq shumė gjėra tė ndryshme? Pse hyn nė bisedė me tė?” Aliu u tha shokėve tė tij: “Lereni kėtė njeri rahat. Qėllimi im i luftės me kėta njerėz nuk ėshtė asgjė tjetėr pos tė sqarojmė doktrinat e vėrteta dhe qėllimin e religjionit.” Atėherė ai filloi t’i pėrgjigjej beduinit. Bihar al-anvar, vėll. II, f. 65.
    63. Ibn Abi’l-Hadid, vėll. I, ff. 6-9.




    Transferimi i halifatit tė Muavijut dhe shndėrrimi i tij nė monarki tė trashėgueshme



    Pas vdekjes sė Aliut, halif u bė i biri, Hasan ibėn Aliu, i cili njihet nga shiizmi si Imami i tyre i dytė. Ky pėrcaktim u bė sipas dėshirės sė fundit dhe testamentit tė Aliut dhe po ashtu me besnikėrinė e komunitetit qė tregoi ndaj Hasanit. Por Muaviju nuk mbeti i qetė para kėsaj ngjarjeje. Ai marshoi me armatėn e tij drejt Irakut, i cili atėherė ishte kryeqyteti i halifatit, dhe filloi tė zhvillojė luftė kundėr Hasanit.
    Me anė tė intrigave tė ndryshme dhe duke paguar shuma tė mėdha tė hollash, Muaviju qe nė gjendje t’i korruptonte gradualisht ndihmėsit dhe gjeneralėt e Hasanit. Mė nė fund qe nė gjendje ta detyronte Hasanin t’ia dorėzonte halifatin atij nė mėnyrė qė t’i ikte gjakderdhjes dhe tė shpallte paqe.64 Hasani ia dorėzoi halifatin Muavijut me kusht qė halifati t’i kthehej atij pas vdekjes sė Muavijut dhe qė tė mos u bėhej kurrfarė dėmi ithtarėve tė tij.65
    Nė vitin 40/661, Muaviju mė nė fund mori nė duar tė veta halifatin. Ai atėherė u nis menjėherė pėr Irak dhe nė njė fjalim mbajtur para popullit tė atij vendi tha: “Unė nuk luftova kundėr jush pėr hir tė lutjeve tė agjėrimit. Kėto vepra ju mund t’i kryeni vetė. Ajo qė unė desha tė pėrmbushja ishte tė sundoja mbi juve dhe kėtė qėllim e kam arritur.” Ai po ashtu tha: “Marrėveshjen qė e kam bėrė me Hasanin ėshtė e pavlefshme dhe shterpė. Atė unė e shkeli me kėmbė.”66 Me kėtė deklaratė Muaviju ua bėri popullit tė ditur karakterin e vėrtetė tė qeverisė sė tij dhe nxori nė shesh natyrėn e programit qė kishte nė mendje.
    Nė deklaratėn e tij ai tregoi se do ta ndante religjionin nga politika dhe se nuk do tė jepte kurrfarė garancish sa u pėrket detyrave dhe rregullave tė religjionit. Ai do tė shpenzonte gjithė forcėn e tij pėr ta ruajtur dhe mbajtur tė gjallė pushtetin e tij vetjak, pa marrė parasysh sa mund tė kushtonte. Ėshtė e qartė se njė qeveri e njė natyre tė tillė ėshtė mė shumė formė e njė sulltanati dhe monarkie sesa halifat dhe zėvendės i Pejgamberit tė Zotit nė kuptimin tradicional islamik. Pėr kėtė arsye disa qė ishin pranuar nė oborrin e tij i drejtoheshin si “mbret”.67 Ai vetė nė disa tubime private interpretonte qeverinė e tij si monarki,68 ndėrsa publikisht gjithmonė e paraqiste veten si halif.
    Natyrisht, ēdo monarki qė mbėshtetet mbi forcėn bart me vete nė mėnyrė tė nėnkuptueshme parimin e trashėgimisė. Muaviju, gjithashtu, mė nė fund e kuptoi kėtė fakt dhe e zgjodhi tė birin, Jazidin, i cili ishte njė i ri i shkujdesur pa personalitet, aspak religjioz,69 si “princ i kurorėzuar” dhe trashėgimtar i tij. Ky akt ishte shkak i shumė ngjarjeve tė dhembshme nė tė ardhmen. Muaviju kishte treguar qė pėrpara se do tė refuzonte tė lejonte Hasan ibėn Aliut tė trashėgonte atė si halif dhe se kishte nė mendje diēka tjetėr. Prandaj kishte shkaktuar qė tė vritej Hasani me helmim,70 duke pėrgatitur kėshtu rrugėn pėr tė birin, Jazidin.
    Duke prishur marrėveshjen me Hasanin, Muaviju e bėri tė qartė se ai kurrė nuk do tė lejonte qė shiitėt e familjes sė Pejgamberit tė jetonin nė rreth tė qetė dhe tė sigurt dhe tė vazhdonin veprimtarinė e tyre si pėrpara, dhe ai e zbatoi pikėrisht kėtė qėllim. Tregohet se ai kishte shkuar aq larg sa tė deklaronte se kushdo qė do ta transmetonte njė hadith duke lavdėruar virtytet e familjes sė Pejgamberit nuk do tė kishte kurrfarė imuniteti ose mbrojtje sa i pėrket jetės, mallit dhe pronės.71 Nė tė njėjtėn kohė, ai urdhėroi qė kushdo qė do tė recitonte ndonjė hadith duke lavdėruar shokėt (e Pejgamberit) ose halifėt e tjerė do t’i jepej shpėrblim i mjaftueshėm. Si rezultat i kėsaj, njė numėr i dukshėm hadithesh u shėnuan nė kėtė kohė duke lavdėruar shokėt (e Pejgamberit), disa nga tė cilėt janė me autenticitet tė dyshimtė.72 Ai urdhėroi qė pėr Aliun tė jepeshin komente pėrēmuese nga katedrat e xhamisė nėpėr tokat islame, ndėrsa ai vetė pėrpiqej tė pėrdorte fjalė tė kėqija pėr Aliun. Ky urdhėr vazhdoi tė vlente pak a shumė me efekt deri nė halifatin e Umar ibėn Abd al-Azizit, kur u hoq nga fuqia.73 Me ndihmėn e agjentėve tė tij dhe tė togerėve, Muaviju bėri qė elita dhe ata mė tė dalluarit nė mesin e ithtarėve tė Aliut tė gjenin vdekjen ndėrsa kokat e disa prej tyre i banin nė hunj nėpėr qytete tė ndryshme.74 Shumica e shiitėve u detyrua tė mohonte madje edhe tė shante Aliun dhe tė shprehte pėrbuzje pėr tė. Po tė refuzonin, ata do ta gjenin vdekjen.

    vazhdon se pse

    65. Ja’kubi, vėll. II, f. 192; Abu’l-Fida, vėll. I, f. 183.
    66. al-Nasa’ih al-hafjah nga Muhamed al-Alaviu, Bagdat, 1368, vėll. II, f. 161 dhe tė tjera.
    67. Ja’kubi, vėll. II, f. 193.
    68. Ja’kubi, vėll. II, f. 207.
    69. Jazidi ishte person i pasionuar dhe i butė. Ai ishte gjithmonė i dehur dhe mbante mėndafsh dhe rroba tė pahijshme. Ndejat e tij tė natės kombinoheshin me muzikė dhe verė. Kishte njė qen dhe njė majmun tė cilėt ishin gjithmonė me tė si shoqėrues me tė cilėt ai zbavitej. Majmuni i tij quhej Abu Kejz. Ai e vishte atė me rroba tė bukura dhe e detyronte tė ishte i pranishėm nė ndejat e tij tė pijes. Ndonjėherė e hipte nė kalė dhe e dėrgonte nė vrapim. Ja’kubi, vėll. II, f. 196; Muruxh al-dhahab, vėll. III, f. 77.
    70. Muruxh al-dhahab, vėll. III, f. 5; Abu’l-Fida, vėll. I, f. 183.
    71. al-Nasa’ih al-kafjah, f. 72, treguar nga Kitab al-ahdath.
    72. Ja’kubi, vėll. II, ff. 199 dhe 210; Abu’l-Fida, vėll. I, f 186; Muruxh al-dhahab, vėll. III, ff. 33 dhe 35.
    73. al-Nasa’ih al-kafjah, ff. 72-73.
    74. al-Nasa’ih al-kafjah, ff. 58, 64, 77-78.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e machori
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Postime
    32
    Shiizmi gjatė shekullit II/VIII


    Gjatė fillimit tė dekadės sė katėrt tė shekullit II/VII, duke vijuar njė sėrė revolucionesh tė luftėrave tė pėrgjakshme nė gjithė botėn islamike tė cilat u bėnė pėr shkak tė padrejtėsive, dhunės dhe veprave tė kėqia tė umevitėve, filloi njė lėvizje kundėr-umevite nė emėr tė familjes sė Pejgamberit nė Khurasan tė Persisė. Prijės i kėsaj lėvizjeje ishte gjenerali persian, Abu Muslim Marvazi, i cili u ngrit kundėr sundimit tė Umevitit dhe e pėrparoi kauzėn e tij hap pas hapi derisa qe nė gjendje ta rrėzonte qeverinė e Umevitit.85
    Ndonėse kjo lėvizje zuri fill nė sfondin e thellė shiit dhe doli nė shesh pak a shumė me pretendim se dėshironte tė hakmerrej pėr familjen e Pejgamberit, dhe ndonėse nga njerėzit madje ishte kėrkuar fshehtas t’i shprehnin besimin njė anėtari tė kualifikuar tė familjes sė Pejgamberit, ajo nuk u ngrit drejtpėrsėdrejti si rezultat e udhėzimeve tė imamėve. Kjo dėshmohet me faktin se kur Abu Muslimi i ofroi halifatin Imamit tė gjashtė nė Medinė, ai refuzoi atė plotėsisht duke thėnė: “Ju nuk jeni njėri ndėr njerėzit e Muhammedi a.s., kurse kjo kohė nuk ėshtė koha ime.”86
    Mė nė fund abasidėt e fituan halifatin nė emėr tė familjes sė Pejgamberit87 dhe nė fillim treguan njėfarė mirėsjelljeje ndaj njerėzve nė pėrgjithėsi dhe ndaj pasardhėsve tė Pejgamberit nė veēanti. Nė emėr tė hakmarrjes pėr martirizmin e familjes sė Pejgamberit, ata i masakruan umevitit, duke shkuar deri nė atė shkallė sa i hapnin varret e tyre dhe digjnin ēkado qė gjenin te ata.88 Por sė shpejti ata filluan tė vijonin rrugėt e padrejta tė umevitėve dhe nuk hoqėn dorė kurrsesi nga padrejtėsitė dhe nga veprat pa pėrgjegjėsi. Abu Hanifahu, themeluesi i njėrės nga katėr shkollat sunite tė drejtėsisė, u burgos nga al-Mansuri dhe u torturua.89 Ibėn Hanbali, themeluesi i njė shkolle tjetėr tė drejtėsisė, u rrah me kamxhik.90 Imami i gjashtė vdiq nga helmimi pas shumė torturave dhe dhunės sė madhe.91 Pasardhėsit e familjes sė Pejgamberit tė Shenjtė e pėsonin nganjėherė me prerjen e kokės nė grupe, duke u varrosur tė gjallė, ose duke u murosur nė muret e ndėrtesave tė qeverisė qė ndėrtoheshin.
    Harun al-Rashidi, halifi abasid, gjatė sundimit tė tė cilit perandoria islamike arriti kulmin e zgjerimit dhe tė pushtetit tė saj, do tė shikonte rastėsisht diellin dhe do t’i drejtohej me kėto fjalė: “Shndrit kėdo qė ti dėshiron, ti nuk do tė mundesh kurrė tė ikėsh nga mbretėria ime.” Nga njė anė, armatat e tij po pėrparonin nė lindje dhe nė perėndim, nga ana tjetėr, disa hapa nga pallati i halifit, dhe pa dijen e tij, zyrėtarėt kishin vendosur krye nė vete tė mblidhnin taksa nga populli qė donte tė kalonte urėn e Bagdatit. Madje njė ditė, kur halifi deshi tė kalonte urėn, atė e ndalėn dhe i kėrkuan ta paguante taksėn.92
    Njė kėngėtar, duke kėnduar dy vargje tė ndryshme, nxiti pasionin e halifit abasid, Aminit, i cili e shpėrbleu me tre milionė dėrhemė. Kėngėtari nė gėzim u hodh te kėmbėt e halifit duke thėnė: “O prijės besnik! Ju po mė jepni tė gjitha kėto tė holla?” Halifi iu pėrgjigj: “Nuk prish punė. Ne i marrim kėto tė holla nga njė pjesė e panjohur e vendit tonė.”93
    Shuma marramendėse e pasurisė qė rridhte ēdo vjet nga tė gjitha anėt e botės islamike nė thesarin publik nė kryeqytet ndihmonte tė krijohej atmosferė luksi dhe kėnaqėsie tokėsore. Shumė nga ajo nė tė vėrtetė, shpesh shpenzohej pėr kėnaqėsitė dhe poshtėrsitė e halifit tė asaj kohe. Numri i vajzave skllave tė bukura nė oborrin e disa halifėve arrinte deri nė mija sosh. Me shthurjen e sundimit tė umevitėve dhe me themelimin e sundimit tė abasidėve, shiizmi nuk pėrfitoi asgjė nė asnjė mėnyrė. Kundėrshtarėt e tij tė dhunshėm dhe tė padrejtė vetėm sa e ndėrruan emrin.


    85. Ja’kubi, vėll. III, f. 79; Abu’l-Fida, vėll. I, f. 208, dhe histori tė tjera.
    86. Ja’kubi, vėll. III, f. 86; Muruxh al-dhahab, vėll. III, f. 268.
    87. Ja’kubi, vėll. III, f. 86; Muruxh al-dhahab, vėll. III, f. 270.
    88. Ja’kubi, vėll. III, ff. 91-96; Abu’l-Fida, vėll. I, f. 212.
    89. Abu’l-Fida, vėll. II, f. 6.
    90. Ja’kubi, vėll. III, f. 198; Abu’l-Fida, vėll. I, f. 33.
    91. Bihar al-anvar, vėll. XII, mbi jetėn e Imamit Jafar al-Sadikut.
    92. al-Aghani nga Abu’l-Faraxh Isfahaniu, Kajro, 1345-51, tregimi pėr urėn e Bagdatit.
    93. al-Aghani, tregimi i Aminit.







    Shiizmi nė shekullin III/IX

    Nė fillim tė shekullit III/IX shiizmi qe nė gjendje tė merrte frymė edhe njė herė. Ky kusht mė i parapėlqyer ishte sė pari pėr shkak tė tė dhėnės se shumė libra shkencore dhe filozofike u pėrkthyen nga greqishtja, sirishtja dhe nga gjuhė tė tjera nė gjuhėn arabe, ndėrsa njerėzit me interesim studionin shkencat intelektuale dhe racionale. Pėr mė tepėr, al-Mamuni, halifi abasid nga 198/813 deri mė 218/833, kishte prirje mutazilite dhe meqenėse nė pikėpamjet e tij religjioze ai favorizonte demonstrimin intelektual, ai ishte mė i gatshėm t'u jepte liri tė plotė bisedave dhe propagandimit tė pikėpamjeve tė ndryshme fetare. Teologėt dhe shkollarėt shiitė shfrytėzuan mirė kėtė liri dhe bėnė ēmos t’i shpienin pėrpara veprimtaritė shkollore dhe tė pėrhapnin mėsimet shiite. Gjithashtu, al-Mamuni, duke vijuar sipas kėrkesave tė forcave politike tė asaj kohe, e kishte bėrė Imamin e tetė shiit trashėgimtar tė tij, siē tregohet nė historitė mė standarde. Si rezultat i kėsaj, pasardhėsit e Pejgamberit tė Shenjtė dhe miqtė e tyre qenė deri nė njė shkallė tė liruar prej dhunės sė qeverisė dhe gėzuan njėfarė shkalle tė lirisė. Mirėpo, nuk shkoi shumė kohė dhe tehu i mprehtė i shpatės u kthye edhe njė herė kundėr shiitėve dhe mėnyra e harruar e jetės sė kaluar iu kthye atyre edhe njė herė. Kjo ndodhi sidomos nė rastin e al-Mutavakilit (233/847 deri mė 247/861) i cili mbajti njė armiqėsi tė veēantė ndaj Aliut dhe shiitėve. Me urdhrin e tij u rrėnua plotėsisht varri i Imamit tė tretė nė Qerbela.94

    94. Abu’l-Fida dhe histori tė tjera.






    Shiizmi nė shekullin IV/X


    Nė shekkulin IV/X pėrsėri mbisunduan disa kushte tė cilat ndihmuan shumė pėrhapjen dhe forcimin e shiizmit. Nė mesin e tyre ishte dobėsia qė u paraqit nė qeverinė dhe adminstratėn qendrore abaside dhe paraqitja e sunduesve bujidė. Bujidėt, tė cilėt ishin shiitė, kishin ndikimin mė tė madh jo vetėm nė provincat e Persisė, por edhe nė kryeqytetin e halifatit nė Bagdat, madje edhe mbi vetė halifin. Kjo fuqi e re e pėrpjesėtimit tė dukshėm u bėri tė mundshme shiitėve tė ngriheshin nė kėmbė para kundėrshtarėve tė tyre tė cilit kishin provuar mė pėrpara t’i shtypnin duke u mbėshtetur mbi pushtetin e halifatit. Ajo po ashtu u ndihmoi shiitėve tė pėrhapnin haptas pikėpamjet e tyre mbi religjionin.
    Siē ėshtė shėnuar nga historianėt, gjatė kėtij shekulli pjesa mė e madhe e gadishullit arab ishte shiite me pėrjashtim tė disa qyteteve tė mėdha. Madje edhe disa nga qytetet kryesore, si Hajdari, Umani dhe Sadahu ishin shiite. Nė Basra, i cili kishte qenė gjithmonė qytet i sunitėve dhe shtyhej me Kufan e cila konsiderohej si qendėr e shiitėve, u paraqit njė grup i dukshėm shiitėsh. Po ashtu nė Tripoli, Nablus, Tiberias, Najshapur dhe Herat kishte shumė shiitė, kurse Ahvazi dhe bregdeti i Gjirit Persik, nga ana e Persisė, ishin po ashtu shiite.95
    Nė fillim tė kėtij shekulli, Nasir Utrushi, pas shumė vjetėsh tė pėrhapjes sė misionit fetar nė Versinė veriore, fitoi pushtet nė Tabaristan dhe themeloi mbretėrinė e cila vazhdoi disa breza pas tij. Para Utrushit, Hasan ibėn Zaid al-Alavi kishte sunduar gjatė shumė vjetėsh nė Tabaristan.96 Po ashtu nė kėtė periudhė fatimidėt, tė cilėt ishin ismili, e pushtuan Egjiptin dhe organizuan njė halifat i cili zgjati nja dy shekuj (296/908 deri mė 567/1171).97 Kundėrshtime dhe luftime shpesh ndodhnin nė qytetet keryesore si nė Bagdat, nė Kajro dhe nė Najshapur midis shiitėve dhe sunitėve, nė disa prej tė cilave shiitėt do tė fitonin epėrsi dhe do tė dilnin fitimtarė.

    95. al-Hadarat al-islamijah nga Adam Mezi, Kajro, 1366, vėll. I, f. 97.
    96. Muruxh al-dhahab, vėll. IV, f. 373; al-Milal va’l-nihal nga Shahristani, Kajro, 1368, vėll. I, f. 254.
    97. Abu;l-Fida, vėll. II, f. 63 dhe vėll. III, f. 50.




    Shiizmi nga shek. V/XI deri nė shek. IX/XV


    Nga shekulli V/XI deri nė shekullin IX/XV shiizmi vazhdoi tė zgjerohej ashtu siē kishte ndodhur nė shekullin IV/X.98 Shumė mbrtetėr dhe sundues qė ishin shiitė u paraqitėn nė pjesė tė ndryshme tė botės islame dhe pėrhapnin shiizmin. Kah fundi i shekullit V/XI aktiviteti misionar i ismailizmit futi rrėnjė nė fortesėn e Alamutit dhe gjatė nja njė shekulli e gjysmė ismailitėt jetonin nė pavarėsi tė plotė nė regjionet qendrore tė Persisė. Po ashtu sadati marashėt, tė cilėt ishin pasardhės tė Pejgamberit tė Shenjtė, sunduan shumė vjet nė Mazandaran (Tabaristan).99 Shah Muhamed Khudabandahu, njėri nga sunduesit e mirėnjohur mongolė, u bė shiit dhe pasardhėsit e tij sunduan gjatė shumė vjetėsh nė Persi dhe qenė instrument pėr pėrhapjen e shiizmit.100 Duhet gjithashtu tė zihen ngoje mbretėrit e dinastive Ak Kojunlu dhe Kara Kojunlu tė cilėt sunduan nė Tabriz dhe domeni i tė cilėve shtrihej deri nė Fars dhe Kerman,101 po ashtu edhe qeveria fatimide e cila sundonte nė Egjipt.
    Natyrisht, liria fetare dhe mundėsia pėr tė ushtruar pushtet fetar nga popullata dallonte varėsisht nga sunduesit e ndryshėm. Pėr shembull, me pėrfundimin e sundimit fatimid dhe me ardhjen nė pushtet tė ajubidėve, plotėsisht ndryshoi skena, kurse popullata shiite nė Egjipt dhe nė Siri humbi pavarėsinė e tij fetare. Shumė shiitė tė Sirisė u vranė gjatė kėsaj periudhe vetėm duke u akuzuar se vijonin shiizmin. Njėri nga ata ishte Shahid-i Avval (Dėshmori i parė) Muhamed ibėn Maki, njėri nga figurat mė tė larta tė jurisprudencės shiite, i cili u vra nė Damask mė 786/1384.102 Po ashtu, Sheik al-ishrak Shihab al-Din Suhravardi u vra nė Halep me akuzė se kultivonte mėsimet dhe filozofinė batini.103 Nė pėrgjithėsi gjatė kėsaj periudhe shiizmi po rritej shikuar nga pikėvėshtrimi i numrit, ndonėse pushteti i tij fetar dhe liria vareshin nga kushtet lokale dhe nga sunduesit e asaj kohe. Gjatė kėsaj periudhe, shiizmi kurrė nuk u bė religjion zyrtar i asnjė shteti musliman.

    98. Shih historitė e al-Kamil nga Ibėn Athiri, Kajro, 1348; Raudat al-safa; dhe Habib al-sijar nga Kvand Miri, Teheran, 1333.
    99. Po aty.
    100. Po aty.
    101. Po aty.
    102. Rajhanat al-adab nga Muhamed Ali Tabrizi, Teheran, 1326, vėll. II, f. 365, dhe shumicėn e veprave mbi biografitė e njerėzve tė famshėm.
    103. Rajhanat al-adab, vėll. II, f. 380.





    Shiizmi nė shekujt X/XVI dhe XI/XVII


    Nė shekullin X/XVI Ismaili, i cili ishte nga familja e Sheik Safi al-Din Ardibiliut (753/1334), njė mėsues sufist dhe po ashtu shiit, filloi njė revoltė nė Ardibil, me treqind sufistė tė cilėt ishin dishepuj tė gjyshėrve tė tij, me qėllim tė themelimit tė vendit tė pavarur dhe tė fuqishėm shiit. Nė mėnyrėn e tij ai filloi pushtimin e Persisė dhe i kapėrceu princat lokalė feudalė. Pas njė sėrė luftėrash tė pėrgjakshme me sunduesit lokalė dhe po ashtu me Osmanėt tė cilėt e mbanin titullin e halifit, ai ia doli tė formonte Persinė pjesė pas pjese si njė shtet dhe tė bėnte shiizmin religjion zyrtar tė mbretėrisė sė tij.104
    Pas vdekjes sė Shah Ismailit sunduan mbretėr tė tjerė safavidė nė Persi deri nė shek. XII/XVIII dhe secili prej tyre vazhdonte tė njihte shiizmin si religjion zyrtar tė vendit dhe ta forconte mė tutje nė kėtė vend. Nė kulmin e pushtetit tė tyre, gjatė sundimit tė Shah Abazit, safavidėt qenė nė gjendje pėr njė zgjerim territorial dhe tė dyfishonin popullatėn e Persisė dy herė mė shumė se tani.105 Sa u pėrket tokave muslimane, popullata shiite vazhdoi e njėjta si pėrpara dhe u shtua vetėm me shtimin natyror tė popullatės.

    104. Raudat al-safa’, Habib al-sijar dhe tė tjera.
    105. Tarikh-i’alam araj-i’abbasi nga Iskandar Bajku, Teheran, 1334, hixhrit.





    Shiizmi nga shek. XII/XVIII deri nė shek. XIV/XX

    Gjatė tre shekujve tė kaluar shiizmi vazhdoi shtimin e tij natyror si pėrpara. Nė momentin e pikėrishėm, gjatė pjesės sė fundit tė shekullit XIV/XX, shiizmi u njoh si religjion zyrtar i Iranit, ndėrsa nė Jemen dhe nė Irak shumica e popullatės janė shiite. Thuajse nė tė gjitha tokat ku ka muslimanė mund tė gjendet njė numėr shiitėsh. Thuhet se nė tėrėsi nė botė sot ka rreth 100 milionė shiitė.


    vazhdon...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e machori
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Postime
    32
    pjesa II - MENDIMI RELIGJIOZ I SHIITĖVE

    Aspekti Formal i Religjionit


    Me “mendimin religjioz” nėnkuptojmė atė formė tė mendimit e cila ka tė bėjė me cilindo nga problemet me natyrė fetare brenda njė religjioni tė veēantė, nė tė njėjtin kuptim siē ėshtė mendimi matematik formė e mendimit e cila ka tė bėjė me ēėshtjet matematike dhe zgjidh problemet matematike.
    Nuk ka nevojė tė thuhet se mendimi religjioz, si format e tjera tė mendimit, duhet tė ketė burime tė sigurta nga tė cilat rrjedh lėnda e parė e mendimit tė tij dhe nga tė cilat varet. Ngjashėm me kėtė, procesi i tė rezonuarit tė domosdoshėm pėr zgjidhjen e problemeve matematikore duhet tė ketė njė sėrė faktesh dhe parimesh matematikore tė mbėshtetura mirė. I vetmi burim nga i cili varet religjioni islam i shpallur nė mėnyrė hyjnore dhe mbi tė cilin mbėshtetet, nėse mbėshtetet nė shpalljen me origjinė qiellore, nuk ėshtė asnjė tjetėr pos Kur'anit tė Shenjtė. Ėshtė Kur'ani ai i cili ėshtė testamenti pėrfundimtar i pejgamberisė universale dhe pėrgjithmonė e jetė i Pejgamberit dhe pikėrisht pėrmbajtja e Kur'anit ka substancėn e thirrjes islamike. Natyrisht, fakti se Kur'ani ėshtė i vetmi burim i mendimit religjioz islamik nuk i eliminon burimet e tjera dhe origjinat e tė menduarit tė drejtė, siē do tė shpjegohet mė vonė.
    Janė tri metoda tė mendimit religjioz tė Islamit. Kur'ani i Shenjtė nė mėsimet e tij thekson tri rrugė tė muslimanėve qė duhet vijuar pėr tė kuptuar qėllimet e religjionit dhe tė shkencave islamike: 1) rruga e aspektit tė jashtėm dhe formal tė religjionit (Sheriati); 2) rruga e tė kuptuarit intelektual; dhe 3) rruga e tė kuptuarit shpirtėror qė arrihet pėrmes sinqeritetit (ihlas) duke dėgjuar Zotin.
    Mund tė shihet se Kur'ani i Shenjtė nė aspektin e tij formal u drejtohet tė gjithė njerėzve pa dhėnė asnjė demonstrim tė provės. Thėnė mė mirė, duke u varur nga sovraniteti unik i Zotit, ai i urdhėron njerėzit tė pranojnė parimet e fesė, si unitetin hyjnor, pejgamberinė, eskatologjinė; ai u jep urdhra praktike siē janė lutjet e ditės, agjėrimin etj.; por njėherėsh ai ua ndalon atyre tė kryejnė disa veprime tė tjera. Megjithatė, po tė mos siguronte Kur'ani autoritet pėr kėto urdhra, kurrė nuk do tė ishte pritur qė njeriu t’i pranonte dhe t’i kryente ato. Prandaj, duhet tė thuhet se thėniet aq tė thjeshta tė Kur'anit janė rrugė drejt tė tė kuptuarit tė qėllimeve tė fundit tė religjionit dhe tė kuptuarit tė shkencave islamike. Shprehjet e tilla verbale, si “Beso Zotin dhe Pejgamberin e tij” dhe “Fale namazin” i quajmė aspekte tė jashtme ose formale tė religjionit.
    Pėrveē udhėzimeve nė aspektin e jashtėm tė religjionit, shohim se Kur'ani i Shenjtė nė shumė ajete e udhėzon njeriun drejt tė tė kuptuarit intelektual. Ai e fton njeriun tė meditojė, tė sodisė dhe tė mendojė pėr shenjat e Zotit nė makrokozėm dhe nė mikrokozėm. Ai i shpjegon shumė tė vėrteta pėrmes tė menduarit intelektual tė lirė tė njeriut. Duhet tė thuhet nė tė vėrtetė, se asnjė libėr i shenjtė nuk ia lavdėron dhe rekomandon njeriut shkencat dhe dijen intelektuale sa e bėn kėtė Kur'ani. Nė shumė fjalė dhe shprehje tė tij Kur'ani vėrteton vlefshmėrinė e provės intelektuale dhe demonstrimin racional, domethėnė, ai thotė se njeriu duhet sė pari tė pranojė vlefshmėrinė e shkencave islamike dhe pastaj t’i arsyetojė kėto pėrmes provave intelektuale. Pėrkundrazi, me besim tė plotė nė tė vėrtetėn e pozitės sė tij vetjake ai proklamon se njeriu duhet tė pėrdorė intelektin e tij pėr ta zbuluar tė vėrtetėn e shkencave islamike, dhe vetėm atėherė ta pranojė atė tė vėrtetė. Ai duhet tė kėrkojė pohimin e fjalėve qė pėrmbajnė nė porositė islamike nė botėn e krijimit e cila vetė ėshtė dėshmi e vėrtetė. Dhe nė fund, njeriu duhet tė gjejė afirmimin e besimit tė tij nė rezultatet e demonstrimit racional; ai nuk duhet tė fitojė besimin sė pari pastaj, duke qenė i dėgjueshėm, tė kėrkojė prova. Kėshtu mendimi filozofik ėshtė po ashtu njė rrugė, vlefshmėria dhe efikasiteti i sė cilės vėrtetohen nga Kur'ani i Shenjtė.1
    Po ashtu, pėrveē udhėzimit nga aspektet e jashtme dhe intelektuale tė religjionit, shohim se Kur'ani i Shenjtė me terma tė thjeshtė shpjegon se e gjithė shkenca e vėrtetė religjioze rrjedh nga Bashkimi Hyjnor (tevhid) dhe dija e Zotit dhe e atributeve tė Tij. Pėrkryerja e dijes sė Zotit u pėrket atyre tė cilėt ai i ka nxjerrė nga tė gjitha vendet dhe i ka ngritur vetėm deri te vetė Ai. Pikėrisht kėta njerėz janė ata tė cilėt e kanė harruar veten dhe tė gjitha gjėrat dhe si pasojė e sinqeritetit tė dėgjueshmėrisė ndaj Zotit kanė qenė nė gjendje tė pėrqėndrojnė gjithė fuqinė dhe energjinė e tyre nė botėn transcendente. Sytė e tyre janė bėrė tė ndritshėm pėrmes vizionit tė dritės sė Krijuesit tė Pastėr. Me syrin e mprehtė ata kanė parė realitetin e gjėrave nė mbretėrinė e botės tjetėr dhe tė kėsaj bote, sepse me anė tė sinqeritetit dhe tė dėgjueshmėrisė ata kanė arritur gjendjen e sigurisė (jakin). Si rezultat i kėsaj sigurie atyre u janė zbuluar mbretėritė e asaj bote dhe tė kėsaj bote dhe jeta e pafund e botės sė amshueshme.
    Shqyrtimi i ajeteve tė shenjta vijuese ndriēon plotėsisht kėtė pohim: “Dhe Ne nuk dėrguam asnjė lajmėrues para teje pa e frymėzuar atė (duke thėnė): Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Meje (Allahut), prandaj mė adhuroni” (Kur'ani, XXI, 25);2 dhe: “I lavdėruar qoftė Allahu me atė qė ata ia pėrshkruajnė (Atij), pėrveē robėve tė sinqertė tė Allahut” (Kur'ani, XXXVII, 159-160);3 dhe: “Thuaj unė jam vetėm njė i vdekshėm si ju. Mė kanė mėsuar se Zoti juaj ėshtė vetėm njė Zot. Dhe kushdo qoftė qė shpreson tė takohet me Zotin e tij, le tė bėjė punė tė drejtė, dhe tė mos i bashkohet askujt nė adhurimin e duhur tė Zotit tė vet” (Kur'ani, XVIII, 111);4 dhe: “Shėrbeji Zotit derisa tė tė mos vijė e paevitueshmja [al-jakin]” (Kur'ani, XV, 99);5 dhe Zoti thotė: “Kėshtu Ne i treguam Ibrahimit Mbretėrinė qiellore dhe tokėn (gjithėsinė) nė mėnyrė qė ai tė mund tė sigurohej” (Kur'ani, VI, 76);6 dhe: “Jo, por rekordi i sė drejtės ėshtė nė ‘Ilijun -Ah! kush do tė tė tregojė ēka ėshtė ‘Ilijuni! - Njė shėnim i shkruar dhe i vėrtetuar nga ata qė janė afėr (Zotit tė tyre)” (Kur'ani, LXXXIII, 18-21);7 dhe: “Jo, a do ta dish ti (tani) me siguri [‘ilm al-jakin]! “Po, do tė shohėsh ti zjarrin e ferrit” (Kur'ani, XII, 5-6).8
    Kėshtu mund tė thuhet se njė nga rrugėt pėr tė kuptuar tė vėrtetat dhe shkencat e religjionit ėshtė pastrimi i shpirtit tė trupit dhe sinqeriteti nė dėgjueshmėri ndaj Zotit.
    Nga ajo qė u tha bėhet e qartė se Kur'ani i Shejntė propozon tri metoda pėr tė kuptuar tė vėrtetat e religjionit: aspektet e jashtme ose formale tė religjionit; arsyetimin intelektual; dhe sinqeritetin nė dėgjueshmėri qė shpie nė intuitė intelektuale e cila jep si rezultat zbulimin e sė vėrtetės dhe vizionin e saj tė brendshėm. Megjithatė duhet tė kuptohet se kėto tri metoda dallojnė secila nga njėra-tjetra nė disa mėnyra. Pėr shembull, meqenėse format e jashtme tė religjionit janė shprehje verbale nė gjuhėn mė tė thjeshtė, ato janė nė duart e popullit, kurse secili nxjerr fitim nga ato sipas kapacitetit tė tij vetjak.9 Nė anėn tjetėr, dy rrugėt e tjera, tė cilat janė tė pėrshtatshme pėr njė grup tė posaēėm (elitėn -khavass), nuk janė tė zakonshme pėr tė gjithė. Rruga e formave tė jashtme tė religjionit shpie nė tė kuptuarit e religjionit tė Islamit dhe jep si rezultat njohjen e substancės sė besimit dhe tė praktikės sė Islamit, dhe tė parimeve tė shkencave, tė etikės dhe tė jurisprudencės islamike. Kjo ėshtė nė kontrast me dy rrugėt e tjera. Rruga intelektuale mund tė zbulojė problemet qė kanė lidhje me besimin, etikėn dhe me parimet kryesore mbi ēėshtjet praktike, por metoda intelektuale nuk mund tė zbulojė urdhrat specifike tė religjionit tė dhėna nė Kuran dhe nė Sunet. Rruga e pastrimit tė shpirtit tė trupit, meqenėse ajo shpie nė shpalljein e tė vėrtetave shpirtėrore tė dhėna nga Zoti, mund tė mos ketė fare kufij as masa pėr rezultatet e veta ose tė vėrtetave tė zbuluara pėrmes kėsaj dhuntie hyjnore. Njerėzit qė kanė arritur kėtė njohuri e kanė shkėputur veten nga ēdo gjė dhe kanė harruar ēdo gjė pėrveē Zotit dhe janė nėn udhėheqjen e drejtpėrdrejtė dhe nėn mbizotėrimin e Vetė Zotit - Qoftė lavdėruar emri i Tij. Ajo qė ai do dhe jo ajo qė ata duan u shpallet atyre.
    Tani do tė marrin nė hollėsi tė trija metodat e mendimit religjioz nė Islam.

    vazhdon... sepse ashtu vazhdon

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e machori
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Postime
    32
    Anėt e ndryshme tė aspektit formal tė religjionit
    Ėshtė bėrė e qartė nga ajo qė u tha deri tani se Kur'ani i Shenjtė, i cili ėshtė burimi kryesor i mendimit religjioz nė Islam, u ka dhėnė autoritet tė plotė kuptimeve tė jashtme tė fjalėve tė tij pėr ata qė duan tė dėgjojnė porosinė e tij. I njėjti kuptim i jashtėm i ajeteve tė thėnieve tė Pejgamberit i plotėson fjalėt e Kur'anit dhe i ka deklaruar ato tė jenė autoritative njėsoj si Kur'ani. Sepse siē thotė edhe Kur'ani: “Dhe Ne tė kemi shpallur ty Kur'anin qė ti duhet t’ua shpjegosh njerėzve atė qė ėshtė shpallur pėr ata” (Kur'ani, XVI, 44). Dhe: “Ai ėshtė ai qė ka dėrguar nė mesin e analfabetėve lajmėruesin e Vetė atyre, pėr t’u treguar atyre shpalljet e Tij dhe t’i pastrojė ata, dhe t’u mėsojė atyre fjalėt e shenjta tė Urtėsisė” (Kur'ani, LXII, 2). Dhe: “Dhe ēkado qė t’ju japė lajmėruesi, merreni. Dhe ēkado qė ai t’ju ndalojė, tėrhiquni (nga ajo)” (Kur'ani, LIX, 7). Dhe: “Vėrtet nė lajmėruesin e Allahut ju keni njė shembull tė mirė” (Kur'ani, XXXIII, 21).
    Ėshtė fare e qartė se ajete tė tilla nuk do tė kishin kurrfarė kuptimi tė vėrtetė po qe se fjalėt dhe veprat e Pejgamberit dhe madje edhe heshtja dhe miratimi i tij tė mos ishin autoritet pėr ne siē ėshtė edhe vetė Kur'ani. Kėshtu fjalėt e Pejgamberit janė autoritative dhe duhet tė pranohen nga ata qė i kanė dėgjuar nga goja ose qė i kanė marrė pėrmes pėrcjellėsit tė besueshėm. Pėr mė tepėr, pėrmes njė zinxhiri tė tillė plotėsisht tė mirfilltė tė pėrcjelljes dihet se Pejgamberi i Shenjtė ka thėnė: “I lė dy gjėra tė vlefshme nė mesin tuaj duke besuar se po qe se i pranoni ato pėr vete kurrė nuk do tė shkoni rrugės sė gabuar: Kur'anin dhe anėtarėt e familjes sime. Kėto kurrė nuk do tė ndahen deri nė Ditėn e Gjykimit.”10 Sipas kėtij hadithi dhe haditheve tė tjera tė vendosura pėrfundimisht, fjalėt e familjes dhe tė farefisit tė Pejgamberit formojnė njė material qė ėshtė plotėsues i haditheve tė Pejgamberit. Familja e Pejgamberit nė Islam ka autoritet nė shkencat fetare dhe janė tė pagabueshėm nė shpjegimin e mėsimeve dhe tė urdhrave tė Islamit. Thėniet e tyre tė marra nga goja ose pėrmes ndonjė pėrcjellėsi tė besueshėm, janė autoritative dhe duhet besuar.
    Prandaj, ėshtė e qartė se burimi tradicional nga i cili nxirret aspekti formal dhe i jashtėm i religjionit, i cili ėshtė njė dokument autoritativ dhe i cili po ashtu ėshtė burimi kryesor pėr mendimin fetar tė Islamit, pėrbėhet nga dy pjesė: Libri (Kur'ani) dhe Suneti. Me Libėr mendohet nė aspektin e jashtėm tė ajeteve tė Kur'anit tė Shenjtė; kurse me Sunet, hadithi i marrė nga Pejgamberi dhe familja e tij e nderuar.


    Traditat e shokėve

    Nė shiizėm hadithet e transmetuara me anė tė shokėve (tė Pejgamberit) trajtohen sipas kėtij parimi: nėse ata kanė tė bėjnė me fjalėt dhe veprat e Pejgamberit dhe nuk u vijnė ndesh haditheve tė familjes sė Pejgamberit, ato janė tė pranueshme. Nėse ato pėrmbajnė vetėm pikėpamjet e vetė shokėve dhe jo ato tė Pejgamberit, ato nuk janė autoritative si burime pėr urdhra tė religjionit. Nė kėtė pikėpamje, sundimi i shokėve (tė Pejgamberit) ėshtė sikur sundimi i ēdo muslimani tjetėr. Po nė kėtė mėnyrė, vetė shokėt merreshin me shokėt e tjerė (tė Pejgamberit) nė ēėshtjet e ligjit islamik ashtu siē do tė merreshin me ēdo musliman, jo si me dikė tė posaēėm.

    Kur'ani dhe tradita
    Libri i Zotit, Kur'ani i Shenjtė, ėshte burimi kryesor i ēdo forme tė mendimit islamik. Ėshtė pikėrisht Kur'ani ai qė i jep vlefshmėrinė dhe autoritetin religjioz ēdo burimi tjetėr religjioz tė Islamit. Prandaj, ai duhet tė jetė i kuptueshėm pėr tė gjithė. Pėr mė tepėr, Kur'ani pėrshkruan veten si dritė e cila ndriēon tė gjitha gjėrat. Ai po ashtu i nxit njerėzit dhe kėrkon nga ata tė rrahin mendjen mbi ajetet e tij dhe tė vėrejnė se nuk ka disparitete ose kundėrshtime nė to. Ai i fton ata tė hartojnė vepėr tė ngjashme, nėse munden, pėr ta zėvendėsuar. Ėshtė e qartė se po tė mos ishte Kur'ani i Shenjtė i kuptueshėm pėr tė gjithė, nuk do tė kishte vend pėr pohime tė tilla.
    Tė thuhet se Kur'ani ėshtė i kuptueshėm pėr tė gjithė nuk ėshtė kundėrthėnėse me pohimet e mėhershme se Pejgamberi dhe familja e tij janė autoritete religjioze nė shkencat islamike, tė cilat shkenca nė tė vėrtetė janė vetėm pėrpunime tė pėrmbajtjes sė Kur'anit. Pėr shembull, nė pjesėn e shkencave islamike e cila pėrmban urdhrat dhe ligjet e Sheriatit, Kur'ani pėrmban vetėm parimet e pėrgjithshme. Sqarimi dhe pėrpunimi i hollėsive tė tyre, siē ėshtė mėnyra e pėrmbushjes sė lutjeve tė pėrditshme, agjėrimi, kėmbimi i mallėrave, dhe nė tė vėrtetė tė gjitha veprimet e adhurimit (ibadat) dhe transaksionet (mu’amalat) mund tė arrihen vetėm duke u referuar traditave tė Kur'anit tė Shenjtė dhe familjes (sė Pejgamberit).
    Sa i pėrket pjesės tjetėr tė shkencave islamike qė kanė tė bėjnė me doktrinat, metodat dhe praktikėn etike, ndonėse pėrmbajtja dhe hollėsitė e tyre mund tė kuptohen nga tė gjithė, tė kuptuarit e domethėnies sė tyre tė plotė varet nga pranimi i metodės sė familjes sė Pejgamberit. Po ashtu ēdo verset i Kur'anit duhet tė shpjegohet dhe tė interpretohet me anė tė ajeteve tė tjera kuranore, jo nga pikėpamjet qė na janė bėrė tė pranueshme dhe tė njohura vetėm me anė tė shprehive dhe zakoneve.
    Aliu ka thėnė: “Disa pjesė tė Kur'anit flasin me pjesė tė tjera tė tij duke na zbuluar kuptimin e tyre dhe disa pjesė dėshmojnė pėr kuptimin e tė tjerave.”11 Dhe Pejgamberi ka thėnė: “Pjesė tė Kur'anit vėrtetojnė pjesė tė tjera.”12 Dhe po ashtu: “Kushdo qė ta interpretojė Kur'anin sipas mendjes sė tij vetjake e ka bėrė njė vend pėr vete nė zjarr.”13
    Si njė shembull i thjeshtė i komentimit tė Kur'anit pėrmes Kur'anit mund tė zihet ngoje ngjarja pėr torturėn e njerėzve tė Lutit pėr tė cilėt nė njė vend Zoti thotė: “Dhe Ne lėshuam shi mbi ta,”14 kurse nė njė vend tjetėr Ai ka ndryshuar fjalinė nė: “Shiko! Ne dėrguam njė furtunė gurėsh mbi (tė gjithė) ata.”15 Duke lidhur versetin e dytė me tė parin bėhet e qartė se me “shi” donte tė thoshte “gurė” nga qielli. Kushdo qoftė qė ka studiuar me kujdes hadithet e familjes sė Pejgamberit dhe tė shokėve tė tij tė dalluar tė cilėt ishin vijues tė Pejgamberit, nuk do tė ketė dyshim se komenti i Kur'anit pėrmes Kur'anit ėshtė e vetmja metodė e komentit kuranor e mėsuar nga familja e Pejgamberit.16


    duke vazhduar



    Shenimet>

    10. Burimi i kėtij hadithi ėshtė zėnė ngoje nė pjesėn e parė tė kėsaj vepre.
    11. Nahxh al-balaghah, predikimi 231.
    12. Al-Durr al-manthur, vėll. II, f. 6.
    13. Tafsir al-safi, Mulla Muhsin Fajd Kashani, Teheran, 1269, f. 8; Bihar al-anvar, vėll. XIX, f. 28.
    14. Kur'ani, XXVI, 173.
    15. Kur'ani, LIV, 34.
    16. Shėnim i redaktorit: Mund tė shtohet se kjo ėshtė metodė e zbatuar nga autori nė komentin e tij monumental tė Kur'anit, -Kantari-

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e machori
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Postime
    32
    Aspektet e jashtme dhe te mbrendshme te Ku'ranit

    Eshte shpjeguar se Ku'rani i shenjte hedh drite mbi qellimet e religjionit permes fjaleve te tij dhe i jep urdhera njerezimit per ēeshtjet e doktrines dhe te veprimit .Por kuptimi i Ku'ranit nuk eshte i kufizuar ne kete nivel .Perkundrazi ,pas ketyre shprehjeve te njejta ka nivele me te thela dhe me te gjera te kuptimeve ,te cilat mund ti kuptoj vetem elita shpirterore e cila ka zemer te pastert .
    Pejgamberi i cili eshte mesuesi i Ku'ranit i caktuar ne menyre hyjnore thote ;17"Ku'rani ka nje eksterier te dukur dhe nje interier te thelle "Ai po ashtu ka thene "Ku'rani ka ,je dimension te mbrendshem dhe ai dimensin i mbrendshem ka nje dimension te mbrendshem,keshtu deri ne shtate dimensione te mbrendshme "18.Gjithashtu ne theniet e Imameve ka shume referenca drejt aspektit te mbrendshem te Ku'ranit.
    Mbeshtetja kryesore per keto pohime eshte nje simbol te cilin Zoti e ka zene ngoje ne suren XII.ajetin,17 te Ku'ranit. Ne kete ajet dhuntit hyjnore jane simbolizuar me shiun qe bie nga bota e amshueshme dhe mbi te cilin varet jeta mbi toke dhe banoret e saj .Me ardhjen e shiut fillojn te ngrihen vershimat dhe ēdo shtrat lumi pranon nje shume te caktuar te vershimes ,varesisht nga kapaciteti i tij. Ne rrjedh te saj vershima mbulohet me shkume ,por nen shkume gjendet po ai uje i cili jep jete dhe eshte i dobishem per njerezimin,siē tregohet ne kete tregim simbolik,kapaciteti per te kuptuar shkencat shoqerore,te cilat jane burim i jetes se mbrendshme te njeriut dallon midis njerezve .Ka asish per te cilet nuk ka realitet pertej existences fizike dhe jetes materiale te kesaj bote e cila zgjat vetem disa dite .Njerezit e till lidhen vetem me apetite materiale dhe deshirave fizike dhe nuk frigohen nga asgje pos nga humbja e perfitimeve materiale dhe te kenaqesive shqisore.Njerezit e till,duke marre parasysh ndryshimet e shkalleve midis tyre ,mund te pervetesojn ne rastin me te mire shkencat hyjnore ne nivelin e te besuarit ne nje menyre permbledhese te doktrinave dhe kryerjen e urdherave praktike te Islamit ne menyren e thjesht te jashtme ,pa u futur fare ne kuptimin e mbrendshem.Ata e adhurojn Zotin me shpres te shperblimit ose te frikes se denimit ne boten tjeter .
    Ka po ashtu asish te cilet per shkak te pastertis se natyres se tyre ,nuk konsiderojn se mireqenia e tyre qendron ne lidhje me kenaqesite kalimtare jetesore ,qe kalojn shpejt te kesaj bote .Humbjet fitimet dhe pervojat e idheta dhe te embla te kesaj bote jane per ta jo me shume se nje iluzion terheqes .Perkujtimi i atyre qe kane kaluar para tyre ne karvanin e existences ,te cilet dje kerkonin kenaqesi kurse sot jane vetem subjekte tregimesh ,eshte nje qortim qe vazhdimisht eshte i pranishem ne syte e tyre .Njerezit e tille qe kane zemer te paster natyrisht se i terheq bota e amshuashme .Ata i shikojn dukurit e ndryshme te kesaj bote kalimtare si simbole dhe mrekulli te nje bote me te larte ,jo si realitet me ēdo kusht dhe i pavarur .
    Pikerisht ne kete pike ,permes shenjave te kesaj bote dhe te asaj tjetres ,shenja mbi horizonte dhe ne shpirtrat e njerezve ,19 ata " veshtrojne "vizionin shpirteror te Drites se Pambarim te Madheris dhe Madheshtis se Zotit . Zemrat e tyre pushtohen plotesisht nga deshira per te arritur te kuptuarit e simboleve dhe sekreteve te krijimit.Ne vend se te mbyllen ne pusin e erret dhe te thelle te arritjeve personale dhe te egoizmit , ata fillojne te fluturojn ne hapesiren e pakufizuar te botes se amshueshme ,dhe ecin gjithnje perpara ,drejt zenitit te botes shpirterore
    Kur ata degjojn se Zoti ka ndaluar adhurimin e idhujve ,gje qe se jashtmi do te thote perkulje para nje idhulli ,ata e kuptojn kete urdher sikur te donte te thoshte se ata nuk duhet te degjojn tjeter pos Zotit ,sepse te degjosh do te thote te perkulesh para dikujt dhe ti sherbesh atij.Pertej kesaj domethenie ata kuptojn se nuk duhet te shpresojm per tjeter ose te frigohen nga tjeterkush pos Zotit ,pos kesaj ata nuk duhet tu dorzohen kerkesave te apetiteve te tyre egoiste ,dhe pos kesaj ata nuk duhet te perqendrohen ne asgje tjeter pos ne Zotin ,Lavderuar qofte emri i tij .Po ashtu kur ata degjojn nga Ku'rani se duhet te luten kuptimi i jashtem i se ciles eshte te kryhen ritet e posaēme te lutesve ,permes kuptimit te tij me gjithe zemer dhe shpirt. Pas kesaj ata kuptojn se para Zotit ata duhet te konsiderojn veten si asgje hiq, duhet te harrojn vetveten dhe te mbajn mend vetem Zotin. 20
    Mund te shihet se kuptimi i mbrendshem i pranishem ne keta dy shembuj nuk eshte per shkak te shprehjes se jashtme te urdherit dhe te ndaleses ne fjale .
    Megjithat te kuptuarit e kesaj domethenie eshte e pashmangshme per secilin qe ka filluar te meditoj per nje rend ma universal dhe ka parapelqyer me shume te fitoj nje vizion te gjithesis se realitetit se sa ne egon e tij , i cili ka para pelqyer objektivisht nje subjektivizem egocentrik.
    Nga kjo bisede ,kuptimi i aspekteve te jashtme dhe te mbrendshme te Ku'ranit eshte bere i qarte .Eshte bere poashtu evidente se kuptimi i mbrendshem i Ku'ranit nuk ērrenjos ose paafteson kuptimin e jashtem te tij . Perkundrazi kjo eshte sikur shpirti i cili i jep jete trupit . Islami i cili eshte nje religjion universal dhe i amshueshem dhe i jep theksimin me te madh "reformimit " te njerezimit kurr nuk mund t'ia dale pa ligjet e jashtme te cilat jane per te miren e shoqerise ,as pa doktrinat e veta te thjeshta te cilat jane roje dhe ruajtese te ketyre ligjeve
    Si mundet nje shoqeri me pretendim qe religjioni te jete vetem qeshtje e zemres ,qe zemra e njeriut te jete e paster dhe te mos kete kurrfar vlere te veprave ,te jetoj ne ērregullim dhe perseri te kete lumturi .Si mundet veprat dhe fjalet jo te drejta te shkaktojn kultivimin e zemres se paster ? Si mundet fjalet jo te drejta te rrjedhin nga zemra e paster ? Zoti thote ne librin e tij ;"Grate e perbuzura jane per burrat e perbuzur ,kurse burrat e perbuzur jane per grate e perbuzura ,grate e mira jane per burrat e mire kurse burrat e mire jane per grate e mira "(Ku'ran,XXVI 26) Ai po ashtu thote " Sa i perket tokes se mire ,vegjetacioni i saj vjen tutje me lejen e Zotit te saj , ndersa sa i perket asaj e cila eshte e keqe ,vetem e keqja vjen vetvetiu" (Ku'ran VII,58) .Prandaj behet e qarte se Ku'rani i shenjte kanje aspekt te jashtem dhe nje te mbrendshem dhe se aspekti i mbrendshem vete ka rrafshe te ndryshme te kuptimit .Literatura e haditheve e cila shpjegon permbajtjen e Ku'ranit i permban edhe keto aspekte

    per te vazhduar,,,,,

    SHENIMET

    17 Tafsir al-safi, f . 4
    18 Kjo eshte treguar per pejgamberin ne Tafsir al-safi, f 15 te safinat al binar nga Abas Kumi , Naxhaf, 1352-55 dhe ne komentime te tjera te mirenjohura
    19 Shenimi i redaktorit ;kjo eshte nje reference drejtuar ajetit Ku'ranor .Ne do tu tregojm atyre mrekullit tona mbi horizonte dhe mbrenda vete atyre ,deri sa te shfaqet tek ata se ajo eshte e verteta (XLI, 53)
    20 Shenimi i redaktorit .Kjo eshte reference e drejteperdrejt ndaj praktikes se dhkrit ose lutjes e cila po ashtu do te thote te perkujtuarit ,dhe eshte teknike themelore e te kuptuarit shpirteror ne Sufizem

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •