DOSSIER
Historia tragjike e ish-deputetit, Ministrit tė Brendshėm dhe dy herė Kryeministrit tė Shqipėrisė, tė cilin komunistėt e rrėmbyen nė Greqi dhe e vdiqėn nė Burgun e Burrelit
Si e mbytėn nė Burrel Koēo Kotėn, ish-Kryeministrin e Shqipėrisė
Kush ishte Koēo Kota, ku ishte shkolluar dhe nga ē'familje rridhte ai. Si u angazhua nė jetėn politike tė Shqipėrisė qė nga viti 1912 kur Ismail Qemali e emėroi Kryesekretar nė Ministrinė e Arsimit dhe pjesėmarrja e tij nė Kongresin e Lushnjes ku ai u zgjodh sekretar i Kongresit e Senator. Pėrse e pėrkrahu ai Ahmet Zogun dhe cilat ishin funksionet e larta qė iu ngarkuan gjatė kohės sė Monarkisė. Cili ishte qėndrimi i tij gjatė agresionit fashist tė 7 prillit 1939, kur ai ishte Kryeministėr i Shqipėrisė dhe si e rrėmbyen komunistėt shqiptarė nė Selanik tė Greqisė. Si e mbrojti atė avokati i tij Dr. Spiro Stringa nė Gjyqin Special dhe vdekja e tij tragjike nė Burgun e Burrelit
Dashnor Kaloēi
Xhaxhai im Kostaqi, apo Koēo siē e thėrrisnim ne nė familjen tonė, u largua shpejt nga Korēa dhe u vendos nė Tiranė qė para vitit 1920, pėr arsye se ai u muar me politikė. Ndryshe nga Koēo, babai im Ilia qė u diplomua nė Stamboll pėr Drejtėsi, jo vetėm qė nuk u muar me politikė, por ai i thoshte sa herė Koēos qė tė hiqte dorė nga politika.
Por Koēo nuk e dėgjoi kurrė babain dhe ai u angazhua nė politikė qė fare i ri nė Qeverinė e Ismail Qemalit, ku u emėrua si Kryesekretar nė Ministrinė e Arsimit. Ndonėse Koēo punoi dhe luftoi njė jetė tė tėrė nė tė mirėn e Shqipėrisė, qė nga Kongresi i Lushnjes ku u zgjodh Sekretar i tij dhe mė pas si Ministėr i Punėve Botore dhe dy herė si Kryeministėr i Shqipėrisė, ai pati njė fat tragjik. Pas mbarimit tė luftės, ai u largua nga Athina ku ishte vendosur pas largimit tė Zogut dhe u vendos nė Selanik sė bashku me dy shokėtė tė tij, ish-funksionar tė lartė tė Monarkisė. Aty nga fillimi i vitit 1945, nė shtėpinė ku banonte shkuan dhe e takuan tre oficerė tė Sigurimit tė Shtetit tė cilėt arritėn deri aty tė ndihmuar nga komunistėt grekė qė nė atė kohė kontrollonin njė pjesė tė madhe tė territorit tė Greqisė ku pėrfshihej dhe Selaniku. Ata iu hoqėn si nacionalistė dhe e gėnjyen duke i thėnė se duhet tė kthehej me ta nė Shqipėri, pasi do formohej njė Qeveri koalicioni me komunistėt e Enver Hoxhės. Ndonėse Koēo nuk i besoi thėniet e tyre dhe nuk pranoi tė kthehej, ata e morėn me forcė nė njė furgon tė mbyllur dhe e sollėn nė Tiranė ku e nxorrėn para Gjyqit Special nė marsin e vitit 1945. Fatkeqėsisht Koēos i doli fjala e vėllait dhe babait tim Ilias, i cili i kishte thėnė qė tė mos pėrzihej nė politikė. Kėshtu pas dėnimit me burg tė pėrjetshėm nė Gjyqin Special, ai vdiq nė mėnyrė tragjike nė qelitė e errta tė Burgut tė Burrelit". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 69-vjeēarja Kristina Kota, e cila rrėfen gjithė historinė e xhaxhait tė saj, ish- Kryeministrit tė Shqipėrisė Koēo Kota, i cili mori pjesė aktive nė politikėn shqiptare qė nė moshė fare tė re nė Qeverinė e Ismail Qemalit dhe mė pas nė Kongresin e Lushnjes ku u zgjodh Senator, pėr ta vazhduar karrierėn e tij tė gjatė si deputet, Ministėr i Brendshėm, i Punėve Botore si dhe dy herė Kryeministr i Shqipėrisė. Po cili ishte Koēo Kota, nga ē'familje rridhte ai dhe cila ishte e kaluara e tij? Ku u shkollua ai dhe si u angazhua pėr herė tė parė nė politikėn shqiptare? Cilat ishin funksionet qė mbajti Koēo Kota nga viti 1912 e deri nė vitin 1939 kur agresioni fashist italian i 7 Prillit, e gjeti nė postin e Kryeministrit tė Shqipėrisė. Ku u vendos ai pas largimit nga Shqipėria dhe pėrse nuk e ndoqi nga pas Mbretin Zog, tė cilit i kishte shėrbyer me besnikėri pėr 20 vjet me rradhė nė konsolidimin e Shtetit Shqiptar? Si e gjetėn atė nė Selanik oficerėt e Sigurimit tė Shtetit Shqiptar dhe si e rrėmbyen ata duke e sjellė me forcė nė Shqipėri me ndihmėn e komunistėve grekė? Cili ishte qėndrimi i Koēo Kotės nė Gjyqin Special nė marsin e vitit 1945 dhe si e mbrojti atė avokati i tij Spiro Stringa? Pėrse e dėrguan Koēon nė Burgun e Burrelit dhe si vdiq ai nė vitin 1949 nga torturat qė i bėnė atij dhe dy shokėve tė tjerė tė qelisė tij? Lidhur me kėto dhe tė tjera ngjarje e fakte nga jeta e ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė, hedhin dritė dėshmitė e mbesės sė tij, 69-vjeēares Kristina Kota, dokumenti origjinal i mbrojtjes sė avokatit tė tij Spiro Stringa (tė cilin e ka ruajtur i biri Pandeliu) si dhe rrėfimi rrėnqethės i Avni Bejkovės, i cili ka qenė prezent nė vdekjen tragjike tė Koēo Kotės nė Burgun e Burrelit, ku ai vuante dėnimin bashkė me tė.
Kush ishte Koēo Kota
Kristina Kota, sė bashku me tė motėrn e saj Gallatėn, (dy vjet mė e madhe se ajo) janė tė vetmet trashėgimtare nga familja Kota qė jetojnė nė Shqipėri, me tė cilat ne morėm kontakte pėr tė na rrėfyer diēka mė shumė pėr xhaxhanė e tyre, ish-Kryeministrin e Shqipėrisė i cili pati njė fat tragjik. Kristina, tashmė nė moshėn 69-vjeēare, e cila jeton me familjen e saj nė njė shtėpi private diku nė fillim tė Rrugės "Qemal Stafa", e priti me shumė kėnaqėsi qėllimin e vizitės sonė dhe u tregua e gatėshme pėr tė dėshmuar rreth xhaxhait tė saj. Lidhur me origjinėn dhe tė kaluarėn e familjes Kota, Kristina shprehet: "Koēo apo Kostaqi, siē ėshtė emri i tij i vėrtetė i xhaxhait tim, u lind nė qytetin e Korēės nė vitin 1888, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sonė. Gjyshi im dhe babai i Koēos, quhej Nuēi Kota dhe nė atė kohė ai merrej me tregti lėkurėsh e importe tė ndryshme nga Italia dhe Greqia. Koēo ishte fėmija i dytė nga tre djem dhe njė vajzė qė kishte Nuēi Kota, i cili ndonėse nuk e kishte mbaruar shkollėn e lartė, ishte njeri shumė praktik. Nga mosha, i pari prej xhaxhallarėve ishte Kristaqi, pas tij vinte Koēo dhe mė i vogli i tyre ishte babai im Ilia. Nė atė kohė shtėpia e gjyshit Nuēit, ku u lindėn dhe babai im me dy vėllezėrit e tjerė dhe motrėn Leonorėn, ndodhej diku nė afėrsi tė Kishės sė sotme Orthodokse tė qytetit tė Korēės. Nga tė katėr fėmijėt e Nuēit, vetėm babai im Ilia dhe Koēo mundėn tė mbaronin shkollat e larta, kurse i madhi Kristaqi dhe vajza Leonora, mbaruan vetėm shkollat e mesme. Siē mė ka treguar babai im Ilia, mėsimet e para Koēo i kreu nė qytetin e lindjes nė Korēė dhe mė pas ai shkoi nė Greqi dhe vazhdoi Universitetin nė Athinė, ku u diplomua nė Shkencat Politike. Ndėrsa babai im Ilia u diplomua po pėr Drejtėsi, po nė Universitetin e Stambollit. Koēo u martua fare i ri pas kthimit nga Greqia dhe me gruan e parė qė i vdiq nė moshė tė re, ai kishte tre fėmijė, dy vajza dhe njė djalė. Vajzat quheshin Tefta dhe Beatriēe, kurse djali kishte emrin e gjyshit, Nuēi. Koēo u largua qė herėt nga shtėpia dhe pasi mbaroi Universitetin e Athinės, ai nuk u kthye mė nė qytetin e Korēės, pasi iu kushtua politikės. Nė vitin 1912 ai iu pėrgjigj thirrjes sė Ismail Qemalit dhe mori pjesė nė administratėn e tij duke punuar si Kryesekretar i Ministrisė sė Arsimit nė Qeverinė qė kryesohej nga vetė Ismail Qemali.
(vijon nesėr)
Gazeta Shqiptare
------------------------
E mer koco kota , kot u more me politik.
Krijoni Kontakt