Me ndodh
Qe duke zbritur ngadale
nga nje kulle prej ku shihen
Drita qe japin shpirt
Qirinj qe dridhen nen fryme te ndezura
Gure te medhenj te latuar zemerimesh te lashta
Merzish moderne
....dhe duke zbritur akoma me shume
Te gjitha kthehen ne rere trishtimi
Anes brigjeve te shpirtrave boheme.
Ruhem mos shkel mbi gaca ēmendurie
Mbi kunja marrezie qe kurre smarrin fund
Por perseriten perdite e perdite
Si vetvrasjet e vogelusheve
Ne ate token time te kuqe
Ngrihem e trembur pergjumesh
Per fatin e peshkut ne parajsen e qelqte...
Oh, marrezi sa te shtrenjte e ke cmimin
Sa te embel shijen
Sa te zbehte shkelqimin
Sa te lehte peshen e fjaleve
Qe treten mbi lekuren e ashper.
Per dashurine e te gjitha mengjeseve te shkelura
Me peshen e kepuceve te shpirtit
Per hidherimin e te gjitha muzgjeve te zhgenjyer
Per ēka priten prej diejve te lodhur
Po e kthej dhe kete gote qelqi te kalter
Ku notojne e slodhen peshqit e shpreses sime...
Krijoni Kontakt