Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 141
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ne nje xham te thyer,
    imazhi im,
    bie,
    therrmohet ,ne syte e mi te shqyer.
    Shpirti im,
    nje kale i bardhe.
    Hingellin rrugeve te zbrazeta.
    E zbrazet une …..
    ……apo qyteti ,sot i lagesht;

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "imazh"... fjala me e perdorur ne letersine shqipe..sidomos ne poezi..

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    ....por dhe nje nga fjalet me te bukura te shqipes....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    Nana

    Nana!
    Ti.....me njohe,
    Por jo mua,
    Njohe dhembet e mi.
    E dhjete vjet nuk qenkan shume Nana,
    Jane dje,
    Dhe e djeshmja eshte plot dhjete vjet.
    Qenke trashur,me thua.
    Oh,po trashesia ime filloi qe para nente vjet
    e treqind e gjashtedhjete e kater dite me pare.

    Nana ,ti je po ajo qe pashe dje,
    Domethene para dhjete vjetesh,
    Vezulluese, e bukur,
    Mgjs gjinjte e varur anash,nga barku pak i kercyer,
    te tregojne disi me grua
    Por i njejti ngazellim ne syte e ty,
    E te njejten forme te krehuri.
    E sotshmja….do kaloje ne dje per pak.
    Per dhjete vjete Nana,ndryshimet qene te pakta
    Aq sa mund te ndodhin nga dje e deri me sot.
    Te gjeta,atje ku te lashe…dmth dje.
    Nana,
    Shihemi neser perseri,mike e vjeter,
    E mos ta lejme te sotshmen te na shperfytyroje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ardushi.. poezo si askushi.. !
    qe te dim se shkruan ardushi..
    se me kte stilin e Nanase
    nja 10 te tjer i bien zyrnase..
    e vec nicku qe siper i dallon..
    qe marrin vesh kush po e prodhon..
    kjo " poezi" prozo-kuturu
    ska bukuri oj guguftu
    eshte si shprehja qe thot nje lushnjar
    shto mill e shto uj vete buka gjer mbrostar..
    e keshe oj cup stilin tend muzikal..
    mo u fut me zor per mod ne kanal..

    urime e cdo te mire..
    e kendo me lirë..
    se dhe ne steme e ka poezia..
    nje Lire vizatuar qe e njeh njerzia..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Aman o Brar,po leme a derezi te them c'me mban truri,se nuk u mbakan dot te shkreten.
    S'guxoka njeriu te semuret.S'me kendohet dhe pike....lol.
    Ika se jam me nerva tashi.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Paske veshur kemishen e bardhe.
    Ke vene dhe aromen e re…..“Be Delicious“.
    Po del;
    Po puthjen;
    Harrove cigaret.
    ……….Mos u vono!

    Ti nuk e di I dashur
    Por kur ti zbrisje shkallet
    deren qe u mbyll aq qete,
    me erdhi ta thyeja copezash
    e dhembet t’i lija aty pa meshire.
    U rraha me logjiken deri ne te fiket

    Ti nuk e di i dashur
    por duhet te ta them,
    Kemisha e bardhe trupit tend,me turbullon.
    Me ngjall xhelozine nga nenlekura.
    Ne kthimet e tua,
    ndjej frymemarrje te huaja,
    veshtrime qe kacavirren kopsave te saj.
    ……dhe trupit tim t’i fryhen damaret.
    Digjem.
    …………………………………………………………..

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anëtarësuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Ciao Ard!

    Mel? Ard? Shume e ndjere kjo e fundit. ( Si gjithe te tjerat e tua) Komplimente.
    Duam te te dua!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Po zhvishen pemet e parkut dalngadale
    Natyres,aq ndrojtur i shfaqin hiresite
    Shkujdesur shkundin vellot mbi asfalt
    Ne mesnate vjeshta fshehtas t’iu puth gjinjte

    Po me cmend ky peisazh tradhetie
    Tek era kreh gjethet neper deg’
    Nuk qenka shume nje nate dashurie
    Kur nje stine te tere tashme e pret
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ard : 02-10-2005 më 09:41

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Parajses tende c’ti dua,vetmi
    kur dje ne mesnate i dashuri me erdhi
    me qau mbi supet,ku vareshe ti
    e leng ambrosie mbi buzet me derdhi

    Ne qofsh perendeshe,vetmi
    diku nga nentoka do te kesh dale.
    Ne mos e Plutonit nuk je bije,
    me pjelle demoni gjithsesi me ngjan

    Parajsen tende e shetita vetmi
    vyshkja endrrat ne kopshtin tend
    po lerme te prehem ne prehrin e tij
    i dashuri po me kendon nje kenge

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Paganizmi dhe monoteizmi
    Nga SuNRiSeR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 06:46
  2. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  3. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste
    Nga Username në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •