Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 141
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ehe,na grine Ulikset,dhe Itakat jane permbytur si perfundim.

    Whisper,ka lezetin e vet dhe chit-chat,une s'merzitem

    Ti lemon tea,icik me javash mor djal,mja na bere te zorshmin.
    ...lol

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504

    T’i leme zemrat me mire te flasin
    Per te mos lodhur syte tane,te pagjume....

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ti do tё rilindёsh pёrsёri


    I ndjej ngashёrimet e tua vjeshtё,
    ndёrsa mbledh parkut copёzat e fundit tёnd.
    Por hesht…..
    Se do t’i mbjell sonte nё ndonjё vresht!
    E pafajshme,stina qё mё dhёmb.

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Muza po mё vdes!

    Muza i dashur,Muza!Po mё vdes,
    E buzёve stalaktit mё varet.
    Ndjej kёmbanёn e shpirtit tё bjerё
    hidhur,e gjaku kapilarёve tё pёrplaset

    Mё rёnkon mbi supe si hёn’ e zbehtё
    Ashtu e lehtё,e trishtё,tё druhet
    teksa fundin i shoh,trupin mё ngjeth,
    E gjurmёve nga pat erdhur tё shuhet.

    Ndihmomё i dashur,Muza po mё vdes
    Ndihmomё se padashje e vrava……
    Tempujt qё i ngrija dashurisё,tё zjarrta
    rrёnojat do t’i lagin shirat nё vjeshtё.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    E ёmbёl

    Me jep pakёz mjaltё tё ёmbёlsohem
    Pakёz mjaltё
    E ёmbla tё mё tretet gjer nё shpirt ,
    dalngadalё
    Dhe me tё tillё ёmbёlsirё
    oh ç’do tё t’them!
    Nga mё tё bukurat nё botё,
    T’pafundme fjalё.
    Nga ato qё s’ke dёgjuar kurrё ndonjёherё.
    Yjet do t’i shuaj gjoksit,pastaj
    thurmё flokёve njё kurorё ylber.

    ……………….

    Pёr qetёsinё qё mё dhuron,bekuar qofsh!
    Por jo i çmuari im pёrjetёsisht
    Trazomi mendimet ,oh shpirtin trazomё
    Siç gjethja nё rёnje ajrin gёrvisht.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Mё mungon kaq shumё…..

    Ke ndjerё vetmi ndonjёherё i dashur,
    apo shpirtin copёzash tё thёrrmohet?
    Dorёn time pranё zemrёs pёr ta patur,
    dhe nёnkresa me lotё tё tё njomet?

    Ke ndjerё vdekjen sa unё kaq pranё,
    buza nga shkёlqim’ i hёnёs tё digjet?
    Thuaj nёse vёrtet e ke ndjer’ a parё,
    Siç e ndjej shpirtin sonte tё vetёvritet!

    Po digjem shpirt ndaj eja thomё…..
    Si priten damarёt pёr hir tё dashurisё.
    Si gjaku rrjedh ndёr duar,tregomё!
    Tё paudhёt,ne tё marrёt e njerёzisё.

    Mё mungon kaq shumё e tё ndjej
    Gjithçka qё dua sonte je vetёm ti
    Yll i largёt je nё qiell e s’tё gjej….
    U çmendka njeriu nё dashuri!

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Si ta fsheh trishtimin,vallё si ta fsheh
    Kur ngjyr’ e vjeshtёs fytyrёs tradhёton,
    Kur muzgu gjoksit buzёlagёsht rёnkon,
    E mantel’ i hirtё supeve mё ngjeth?

    Si ta fsheh tё shkretёn,paskam ftohtё!
    Nё cilin park e shuajta tё fundit zjarr?
    Nё cilёn gjethe e lashё tё fundit varg?
    Atёherё….isha njё flutur pёrmbi flokё.

    Tё isha ishulli i gjelbёr qё syrit mё humbi
    Tё isha Hёn’ a fanar qё ndricon udhёs
    Tё isha deg' a lule nё cepin tёnd tё buzёs
    Pёr tё zbuluar shpirt ç'dhimbje mё mundi

    Ndiz oxhakun zemёr,pёr mua e pёr ty,
    e thuaj ato qё prekin shpirtin e njё gruaje.
    Qё ngjallin tё vdekurit nga varri veç thuaje.
    Shkёlqimin mё zbehu trishtimi yt nё sy.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ard : 06-02-2007 më 07:23

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ajo qante mbi dritaren tonё.
    Lotin e saj tё vakёt,
    E thithja buzёs tёnde .
    Buzёs tёnde tё butё,
    Buzёs tёnde tё çmёndur
    Kur ne,i ёmbli im,
    Kur ne bёnim dashuri….
    …….Ajo rrёzohej!
    Gjysёm-hёna ime,
    Qerpik-ngjitur nё xhamin e avullt.
    Kur ne…..bёnim dashuri.

    Nё orgazmёn e fundit,
    Ndjeva klithmat e njё shpirti nё ikje,
    ….teksa epshi shpёrthente pёrfundimisht
    e shpёrndahej qiellit tё shtatё.
    Kur ne shpirt,
    kur ne bёnim dashuri.
    Unё robin e saj
    dhe pengu yt njёkohёsisht.

  9. #139
    ..nuk do veçoja asnje nga krijimet e fundit, sepse me pelqyen qe te treja. Me shume ndjenje...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #140
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Ard !

    Faleminderit per vargjet me ndjenje. Perndryshe nga Shigjeta une po vecoj Muza Po Me Vdes. Me pelqu pa mase.
    Muza po mё vdes!

    Muza i dashur,Muza!Po mё vdes,
    E buzёve stalaktit mё varet.
    Ndjej kёmbanёn e shpirtit tё bjerё
    hidhur,e gjaku kapilarёve tё pёrplaset

    Mё rёnkon mbi supe si hёn’ e zbehtё
    Ashtu e lehtё,e trishtё,tё druhet
    teksa fundin i shoh,trupin mё ngjeth,
    E gjurmёve nga pat erdhur tё shuhet.

    Ndihmomё i dashur,Muza po mё vdes
    Ndihmomё se padashje e vrava……
    Tempujt qё i ngrija dashurisё,tё zjarrta
    rrёnojat do t’i lagin shirat nё vjeshtё.
    suksese ...
    perzemersisht
    Burni.

    P,S : I lexova prap dhe jam ne hall ... njera me e bukur se tjetra
    Ndryshuar për herë të fundit nga Acid_Burn : 07-02-2007 më 06:22
    RIPPR

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Paganizmi dhe monoteizmi
    Nga SuNRiSeR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 06:46
  2. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  3. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste
    Nga Username në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •