Rotacioni i pushtetit dhe fati i reformave
Filloreta Kodra*
Procesi i transformimit evropian me ligjet, rregullat, parimet dhe funksionimin eshte nje process i gjate, i vazhdueshem dhe ne kete proces nje rol te rendesishem luan administrata, ne kuptimin e krijimit dhe forcimit te kapaciteteve, te cilat te jene ne gjendje te drejtojne dhe pershtasin vazhdimisht kete proces. Krijimi dhe forcimi i kapaciteteve administrative, te afta per te udhehequr e drejtuar procesin e asociimit, e ben kete zhvillim te qendrueshem dhe te pakthyeshem. Shqiperise i duhet nje administrate qe te jete ne gjendje te zbatoje politikat dhe legjislacionin evropian si dhe te negocioje me EU-nė per keto ceshtje.
Ne fillimet e zhvillimeve demokratike ne Shqiperi iu kushtua pak rendesi rolit drejtues qe shteti dhe institucionet ne pergjithesi kane ne zhvillimin e reformave. Kjo, si pasoje edhe e mendesise qe shteti, duke qene i gjithepushtetshem ne te kaluaren, do te luante te njejtin rol ose te pakten do te vazhdonte te ndikonte fuqishem ne zhvillimet e vendit. Nje realitet i tille u konstatua ne pothuajse te gjitha vendet ish-komuniste, ku administrata mbeti e paprekur dhe vazhdoi te kryeje funksionet qe kishte edhe ne te kaluaren. Eshte kjo arsyeja qe per shumicen e vendeve qe tashme jane anėtare te BE-sė eshte vene si kusht reformimi i administrates publike. Ne Shqiperi ndodhi nje fenomen i kundert, administrata shteterore ishte nder targetet e para te ndryshimit deri ne shperberje, veprim me pasoja te renda per zhvillimin e vendit si per kryerjen e reformave ashtu edhe per zbatimin e projekteve e qendrueshmerine e procesit te zhvillimit. Mbas rrezimit te skemave piramidale, ne vitin 1997 u be e qarte qe pa hartimin dhe zbatimin e nje reforme rrenjesore institucionale dhe te sherbimit publik ne teresi nuk mund te konsiderohej e sigurt dhe nuk mund te behej asnje hap perpara ne zhvillimin e qendrueshem te reformave sektoriale. Realiteti i vendit tone nxori si prioritet ridimensionimin e rolit te shtetit dhe funksionimin e administrates e institucioneve mbi bazen e ligjit per te bere te mundur zhvillimin harmonik, te drejtuar e me perspektive te vendit ne te gjithe sektoret si dhe per ta bere kete zhvillim te qendrueshem, te vazhdueshem e afatgjate.
Ditet e fundit, ne media po trajtohet programi i qeverise Berisha dhe ne vecanti lufta kunder korrupsionit e qendrimi ndaj administrates publike. Ne morine e deklaratave, analizave e opinioneve vecoj nje qendrim te shprehur ne nje te perditshme, se shkak i korrupsionit jane kompetencat e zgjeruara qe kane zyrtaret e niveleve te ndryshme te administrates shteterore apo qendrimi i nje te perditshmeje tjeter se ne administraten shteterore ka njerez te ndershem e te perkushtuar, por qendrimi ndaj tyre do te varet nga vleresimi i punes se tyre. Uroj dhe shpresoj qe keto qendrime te mos jene vija zyrtare dhe synim i pozites ne pushtet. Deklarata e qendrime te tilla jo vetem destabilizojne e cenojne profesionalizmin e administrates publike dhe zhvillimin e reformave ne teresi, por, ne radhe te pare, perbejne nje rrezik serioz per zhvillimin demokratik te vendit qe prej disa vjetesh ka filluar te zbatoje nje sistem te balancuar te pergjegjesive e kontrollit check and balance, qe do te thote funksionim i pavarur i pushteteve te ndryshme veprimtaria e te cilave diktohet vetem nga kerkesat e ligjit dhe qe monitorohet ne vazhdimesi nga shoqeria civile, mediat e publiku ne teresi.. Per ngritjen e funksionimin e ketij sistemi ne korrik 1999 u hartua dhe miratua nga Keshilli i Ministrave strategjia e reformes institucionale dhe administrates publike.
Reforma institucionale ne Shqiperi synonte vendosjen e demokracise dhe sundimin e ligjit lehtesimin e procesit te transformimit ekonomik e shoqeror drejt ekonomise se tregut, afrimin e Shqiperise me parimet dhe standardet e BE per nje integrim gradual ne strukturat e saj ne kuadrin e Procesit te Stabilizimit dhe Asociimit. Reforma institucionale ne Shqiperi u karakterizua nga hartimi i kuadrit ligjor, ngritja dhe funksionimi i institucioneve te nevojshme per menaxhimin e procesit, monitorimi i zbatimit te programeve dhe rezultateve te arritura si dhe transparenca e hapja ndaj publikut. Strategjia e reformes institucionale dhe Administrates Publike perfaqesonte angazhimin publik te qeverise ne zbatimin e monitorimin e vazhdueshem te te gjithe programit te reformes dhe sigurimin qe te gjitha kapacitetet institucionale te ishin te angazhuara ne zbatimin e ketij procesi, ne sherbim te permiresimit te qeverisjes permes forcimit te institucioneve, percaktimin e objektivave, parimet e zbatimit dhe prioritetet. Ne praktike strategjia e reformes institucionale rezultoi nje dokument i vlefshem, i mirestrukturuar mbi bazen e te cilit u realizua procesi i reformimit te institucioneve dhe forcimi i kapaciteteve qeverisese e administrative. Themeli i kesaj strategjie, fryma qe pershkonte te gjithe dokumentin ishte nxitja e dialogut politik, rritja e bashkepunimit pozite opozite brenda institucioneve te ligjshme, duke theksuar qe stabilizimi i raporteve demokratike ne shoqerine shqiptare eshte nje domosdoshmeri per zgjidhjen perfundimtare te konflikteve e zhvillimin demokratik te vendit. Vend i rendesishem ne kete document i kushtohet reformimit, persosjes ligjore dhe permiresimit te veprimtarise se administrates publike sipas parimit te shtetit te se drejtes dhe sherbimit ndaj publikut si nje faktor i rendesishem me ndikim te drejtperdrejte ne te gjithe elementet e tjere te kesaj reforme. Krijimi i nje administrate profesioniste eshte ceshtje thelbesore per sigurimin dhe vazhdimesine e reformave ne te gjitha fushat e tjera, te cilat te gjitha se bashku realizojne funksionimin normal te shtetit te se drejtes. Krijimi i nje sistemi pranimi te mbeshtetur ne meritat, trajnimi i nepunesve civile dhe ndarja e niveleve vendimmarrese e menaxhuese nga ato politike e kontrolluese ishin disa nga parimet themelore qe u zbatuan me sukses e qe shenuan nje hop cilesor ne menaxhimin e burimeve njerezore dhe ne pergjithesi reformimin e administrates publike. Objekt i reformes institucionale dhe administrates publike ishin ( dhe vazhdojne te jene ne document) te gjitha fushat e rendesishme mbi te cilat ngrihet funksionimi i shtetit ligjor, si qeverisja me te gjitha elementet e vet ne gjyqesor dhe marredheniet e tyre me institucionet e pavarura. Ne strategjine e reformes institucionale nje vend te rendesishem i kushtohet zhvillimit te shoqerise civile dhe pjesemarrjes se saj ne hartimin e politikave te zhvillimit te vendit. Hartimi i strategjise per zhvillimin e vendit dhe uljen e varferise eshte nje tregues konkret i zbatimit te strategjise se reformes institucionale per rritjen e rolit epjesemarrjen e shoqerise civile.
Reforma institucionale e hartuar nga qeveria shqiptare ne vitin 1999 ishte nje program teresor qe perfshinte te gjitha institucionet dhe ku ka patur zhvillime e progres, kjo strategji vazhdon te mbetet aktuale per zhvillimin e procesit te reformes institucionale.
Arritjet e realizuara ne fushen e reformes institucionale, por edhe deshtimet ne zbatimin e saj kane treguar se kur ka ekzistuar vullneti politik, ka patur edhe rezultate konkrete. Keto arritje kane treguar gjithashtu qe rregullat e vendosura dhe te pranuara duhet te respektohen e te cohen deri ne fund e jo te ndryshohen ne mes te rruges, sa here qe lojtaret ndryshojne bindje apo pozicion. Keshtu mbeshtetja politike merr rendesi vendimtare per zbatimin e reformave, por gjithashtu i rendesishem eshte edhe arritja e nje konsensusi te te gjithe forcave politike per mbeshtetjen e vazhdueshme te procesit te reformave. Dialogu politik e institucionalizimi i demokracise, qe ka qene edhe nje objektivat e reformes, ka mbetur ne nivelin e zhvillimeve te kohes kur kjo strategji u hartua. Duke analizuar kete process nga largesia e 7 vjeteve mund te thuhet qe ky objektiv i strategjise se reformes institucionale eshte zbatuar vetem pjeserisht sepse ndersa u bene hapa perpara me krijimin forcimin e zhvillimin e institucioneve te pavarura si Kontrolli i Larte i Shtetit, Komisioni i Sherbimit Civil, Avokati i Popullit, Komisioni i Konkurrences etj. funksionimin relativisht mire te ndarjes se pushteteve dhe zhvillimin e shoqerise civile e medias, politikisht Shqiperia nuk mundi te kaperceje konfliktet me pasoja per zhvillimin demokratik te vendit, me ndryshimin qe kete radhe nuk u perdoren armet, por ligji u ndertua ne menyre te atille qe te japi rezultate jo demokratike duke mos pasqyruar deshirat e vullnetin real te zgjedhesve.
Do te kishte qene mire qe ky dokument te ishte kthyer ne ligj te miratuar nga Parlamenti, por ne vitin 1999 opozita shqiptare e kohes ishte e angazhuar teresisht ne luften politike te denoncimit te zgjedhjeve dhe vazhdimisht deklaronte qe te gjitha vendimet e marra nga parlamenti i asaj kohe do te rishikoheshin. i njejti qendrim u mbajt asaj kohe nga lideri i opozites edhe per dokumentin baze te shtetit, Kushtetuten e miratuar ne vitin 1998.
Ishin edhe rezultatet e arritura ne zbatimin e kesaj strategjie qe ne raportin e Komisionit Evropian ne qershor 2000 te theksohet se Komisioni beson qe perspektiva e hapjes se negociatave per marreveshjen e stabilizimit dhe te asociimit, eshte menyra me e mire per te kapur momentin e reformave politike e ekonomike dhe per te nxitur Shqiperine te vazhdoje influencen e saj konstruktive e moderuese ne rajon, dhe me 29 nentor 2001 presidenti i BE, z. Romano Prodi, deklaroi se ishin pjekur kushtet per nenshkrimin e marreveshjes per hapjen e negociatave qe u realizua ne janar 2002.
Ndersa ne vitin 2004 eshte perseri administrata e Prodit, e pasuar nga Barroso qe mbasi vlereson zhvillimet ne vend e konstaton mbetje ne vend dhe hapa mbrapa ne reformimin e vendit, deklaron se pa zgjedhje te lira e te rregullta ne Shqiperi nuk mund te mendohet se mund te perfundohen negociatat dhe hapet rruga per zbatimin e marreveshjes se asociim- stabilizimit. Tani, mbas perfundimit te procesit zgjedhor maratone dhe kur lideret e dy forcave me te medha politike ne Shqiperi kane denoncuar nje proces zgjedhor problematik, te manipuluar e jo te lire, te gjithe shqiptaret presin te njihen me qendrimin qe qeveria e dale nga keto zgjedhje do te mbaje ndaj proceseve me rendesi jetike per zhvillimin e shtetit te se drejtes e demokracise ne Shqiperi.
Eshte per tu theksuar qe bllokimi i reformes institucionale e administrates publike, monopolizimi i ekonomise dhe shtimi i korrupsionit qe ndikuan drejtperdrejt ne uljen e ritmeve te zhvillimit dhe standardet demokratike te vendit, perbenin thelbin e kontestimeve qe perfaqesuesit e grupit te deputeteve qe me vone do te krijonin LSI, i bene qeverisjes se atehershme. Vazhdimi e thellimi i reformave, demokratizimi i metejshem i jetes se vendit dhe funksionimi i shtetit te se drejtes ishin baza e programit elektoral te LSI.
Nje ndihmese thelbesore teknike e monetare per zhvillimin e reformes institucionale ne Shqiperi kane dhene donatoret e huaj dhe eshte plotesisht i kuptueshem dhe i justifikuar shqetesimi dhe kujdesi i tyre per ruajtjen e rezultateve te arritura dhe zhvillimin e metejshem te tyre mbi ate cka eshte ndertuar deri me sot.
A do te kujdeset qeveria e dale nga zgjedhjet e 3 korrikut per vazhdimin e thellimin e metejshem te reformave te filluara dhe respektimin real te te drejtave te opozites?
Presioni i militanteve duket i forte e kembengules. Sidoqofte opozita eshte dhe do te vazhdoje te jete garante per te ruajtur e cuar me tej arritjet e realizuara.
*Autorja ėshtė nėnkryetare e LSI-sė
14-09-2005
KATEGORIA: Analiza. Shekulli.
Krijoni Kontakt