Mendoni se ne kete kohe,ne ditet e sotme qe jetojm eshte i nevojshem?
Mendoni se ne kete kohe,ne ditet e sotme qe jetojm eshte i nevojshem?
Une e hapa kete tem,sepse shofe qe ne kosove shume sidomos rinia kerkon te dali ne shtetet tjera te botes.Ku eshte arsyea mund ta theksoni ndonje prej tyre?????
Te gjesh nje "vegëz" per te dalur ne perendim per nje adoleshent apo te rije kosovare eshte shpetim sipas tyre.
Kosova eshte e mbytur nga papunsia, varferia, keqsimi i gjendjes ekonomike cdo dite e me shume, pagat e ulta....dhe te kerkosh te dalesh jashta duke kerkuar nje "parajese te jeteses" eshte me se normale. Te rinje tane ketu nuk shohin asnje te ardhme, te gjithe dyert e prespektives se tyre jane te mbyllura, edhe te mbarosh fakultet nuk rrohet me 120 euro rroge mujore, do jeshe edhe i detyryar.
Edhe une po te isha ne Kosove do te detyrohesha te beje nje gje te tille, edhe pse mendoje se ky eshte nje fenomen qe nuk duhet te ndjeke cdo i ri kosovare sepse edhe atje ka mundsi t'u bere mire.
PS:
Qellimi arsyeton mjetin.
My silence doesn't mean I am gone!
PEr mua emigracioni nuk eshte i nevojshem as ne shqiperi e as ne kosove. Dhe po te ishin te gjithe te ketij mendimi, nuk do ishte aty ku eshte as shqiperia dhe as kosova.
Mendimi im personal eshte se po mos te egzistonte emigrimi ne mase, ne rradhe te pare shqiptari do kishte pak me shume dinjitet ne bote, dhe sa te rregullonte boten, do rregullonte vendin e tija dhe rrogat shqiptare apo kosovare do ishin pak e te larta, por nuk do kishte rritje cmimesh, Rritja e cmimeve eshte e ndjeshma, sa here kthehen emigrantet, dhe ata qe jetojne ne shqiperi, nuk blejne dot gje tjeter, se eshte shume shtrenjte per ta.
Vjet vajta ne shqiperi, me makine me targa te huaja, kerkoja hotel ne tirane dhe me kerkonin 140€/nate, dhe kalova gjithe mbasditen duke kerkuar hotel me 20 000 leke. Dhe per te vene konkurrencen ne loje, krijova siten www.albania-reservation.com. Nga ky site und te kontaktoni direkt hotelet, pa patur nevoje te kaloni nga nje agjensi, dhe cmimin e dini qe me perpara. Po nuk ju pelqen zgjidhni tjetrin.
Kam pershtypjen se e keqja e shqiptarit, eshte shqiptari vete.
Jo nuk eshte aq i nevojshem sa thone,si i nevojshem.
Po ti shikosh reataurantet jan perplot me njerez,disckot nuk ke si te marresh fryme nga populli,shkolla private kah ti hedhesh syte,gjdo shtepi ka se paku 2 makina,se di pse te jete,pse ne perendim na presin krah hapur,JO
Per te rinjet te cilet flasin me "gjuhen e barkut" e te tille ka mjaft Kosova, mendoj qe emigrimi deri diku do te zgjidhte problemet materiale. Ka shume te rinje te cilet me te cilet do te duhej te mburreshim, me sukseset dhe te arriturat e tyre ne shume universitete te Kosoves. Por perderisa ata pas perfundimit te studimeve nuk shofin perspektive , nuk iu ofrohet asnje ndihme,ata natyrisht se zhgenjehen dhe deshirojne te ikun.Flas per ata qe nuk flasin gjuhen e "xhepit" ( nuk kane te holla per korrupcion) por flasin ate te "barkut" te uritur, te vetes dhe te familjes.Postuar më parë nga E*m*A
Shpresojme se do te behet mire !
Emigrimi i të rinjëve jasht Kosovës është problem ndoshta edhe themelor i problemve në Kosovë. Një i ri i cili është në përfundim të studimeve, apo ka mbaruar cilëndo shkollë dhe pret të punësohet e të fitoj për vehten dhe familjen dhe këtë nuk mund ta bëj, çfarë ndodhë me te? Apo nëse edhe punësohet, merr një pagë minimale që nuk ia mbulon as shpenzimet minimale, normal se do të mendoj për të ardhmen e tij në perëndim dhe zgjedhjen e problemeve të tija materiale dhe jetësore në këtë mënyrë. Cili i ri gjeti të dashurën e tijë dhe ishte me të i lumtur duke jetuar me barkun bosh?! Pra edhe këtu duhet parë kërkesën për emigrim. Megjith të gjitha këto që i ceka unë nuk e aprovoj emigrimin si mënyrë e zgjedhjes së problemit, ngase kështu problemit vetëm sa i shtyhet zgjidhja dhe do mbetet i tillë gjithënjë-problem!
Pastaj në Kosovë po krijohen dy shtresa, ajo e të pasurve dhe të varfërve (si kudo në botën kapitaliste). Kafiteritë dhe diskot janë përplot me të rinjë e të reja që nuk kan asnjë angazhim tjetër, por jetojnë në kurriz të prindërve. Çfarë do të bëjnë ata 24 orë në ditë, o do frekunetojnë kafiteritë dhe diskot, o do dalin të vjedhin!?
Sido që të jetë, këtu është problemi tek zhvillimi ekonomik dhe gjendja e vështirë sociale, pra të menduarit përmes barkut dhe jo kokës, sepse perëndimi (sidomos viteve të fundit) nuk ofron ndonjë zgjidhje llogjike, përkundrazi shpenzimet janë aq të larta sa të ardhurat nuk i plotësojnë nevojat e familjes, e të mos flasim për përkujdesjen e anëtarëve të tjerë të mbetur në vendlindje!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Përderisa nuk zgjedhet qështja e shqiptarëve në gjith hapsirën etnike shqiptare emigrimi i të rinjëve shqiptarë ka qenë,është dhe do të mbetet plgë apo kanceroid i pashërueshëm mbarkombëtar.
Skandaloze: Edhe në këto kohë, rinia në Kosovë e gatshme për emigrim
Kosova ka një nga popullsitë më të reja në Evropë, më shumë se gjysma është nën 25 vjeç dhe shifra është në rritje. Me pak mundësi në vend, shumë i lidhin shpresat e tyre tjetërkund.
Së bashku me vështirësitë ekonomike, shumica e të rinjve të saj duan të ikin. e të rinjve. Duke u bazuar në atë se rinia përbën më tepër se gjysmën e popullsisë së përgjithshme, kjo është një shifër konkrete.
Analizat e kësaj problematike konstatojnë mungesën e rinisë në proceset e zhvillimit në Kosovë dhe çështjeve lidhur me arsimin, punësimin, vendimmarrjen, lidhjen civile dhe pjesëmarrjen në shoqëri si një e tërë, varfëria e rinisë, nivelet e papunësisë i japin gatishmëri rinisë kosovare për të emigruar.
Në çdo rast individual demonstrohet sensi i humbjes së shpresës, që shumë të rinj të Kosovës ndjejnë kur shikojnë perspektivat rreth tyre.
Ndër vendet perëndimore, ku rinia kosovare i sheh si alternativë, janë Austria, Belgjika, Franca, etj.
Disa nga ta, duke mos mundur të kenë sukses në lidhjen e kurorave martesore me vajza shqiptare që jetojnë në mërgim, kanë zgjedhur si mundësi emigrimin ilegal jashtë vendit, si shpresë e vetme për një jetë më të mirë.
Qeveria është përgjegjëse për punën për të siguruar një perspektivë zhvillimi dhe një të ardhme më të mirë për këta të rinj. Çfarë do të bëj Qeveria e Republikës së Kosovës që rininë e saj ta punësojë në vendet adekuate dhe ta pengoj gatishmërinë e saj për emigrim?
Situata është alarmante!
Dar_di
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Krijoni Kontakt