rastsite jete kjo valle.?
sa po mbrriti i varfri mbas dubaj korfuzlleqeve.. dhe..
TIRANE (20 Shtator) -Ish kreu i Partise Socialiste, Fatos Nano shfaqet ne publik per here te pare pas dites kur deklaroi doreheqjen nga posti i kryetarit te partise. Ish kreu i PS-se eshte takuar sot me deputetin socialist dhe njekohesisht ish Ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko ne ambjentet e hotel Rognerit. Ndonese ishte ne publik ende nuk dihen arsyet e ketij takimi i cili ka zgjatur per rreth nje ore e gjysme. Nderkohe qarkullojne zera qe emri i Majkos do jete nje nga kandidatet e mundshem per postin e kryetarit te PS, nderkohe qe takimi behet ne prag te kongresit te jashtezakonshem te kesaj partie qe do te mbahet ne 8 tetor.
em/em(NEWS24/BalkanWeb)
TIRANE (20 Shtator) -Botuesi i gazetes "Koha Jone" Nikolle Lesi ka thene sot para shtypit, se disa punonjes policie kane hyre mbreme forcerisht ne mjediset e gazetes Koha Jone dhe kane keqtrajtuar punonjesit e gazetes. Menjehere pasi u vu ne dijeni te faktit Lesi kerkoi nga drejtuesit e Minstrise se Rendit te zbardhin sa me shpejt ngjarjen ne fjale.
" Rreth ores 1:00 forca te policise te komisritit nr. 2 te Tiranes kane tentuar te hyjne me force, kane rrahur punonjesit e gazetes dhe kane prishur disa ambjente te saj. Me pas kane marre punonjesit e gazetes dhe i kane shoqeruar per ne komisariat pa asnje arsye" deklaroi Lesi.
Nderkaq te kontaktuar me telefon nga TV NEWS24 drejtuesit e policise se Tiranes, sqaruan se mbreme ka patur nje konflikt mes shefit te rendit te komisiariatit nr. 2 Lulezim Shabanaj dhe punonjesve te gazetes "Koha Jone". Sipas policise, Shabanaj ka hyre ne mjediset e "Koha Jone" dhe ka kerkuar te hyje ne internet per te pare listat e fituesve te konkursit te Juridikut.
Kerkesa e tij hasi ne kundershtimin e punonjesve te gazetes si pasoje e se ciles ai ka shoqeruar ne komisariat njerin prej tyre. Vete shefi i rendit nuk pranon te kete keqtrajtuar punonjesin e gazetes, por drejtuesit e policise se Tiranes siguruan se do te sqarojne deri ne fund ceshtjen ne fjale.
em/em(NEWS24/BalkanWeb)
---
cka ajo zyr e lesit brenda qe e gerrmojne shpesh ca hije te nates..
????
Krijoni Kontakt