Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 83
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    TAJAR ZAVALANI Gruaja moderne

    Gruaja moderne

    TAJAR ZAVALANI


    Retro/ Sa ka ndryshuar sot mendimi dhe mentaliteti shqiptar nga tė kuptuarit e gruas moderne krahasuar me gati 100 vjet mė parė, kur Tajar Zavalani shkroi esenė e mėposhtme “Gruaja moderne”!?





    Meqenėse “Sonatae Kreutzer-i” i dha njėfarė aktualiteti ēėshtjes sė gruas, sot nė kėto shtylla do tė merremi, me njė libėr qė flet mi gruan moderne, gruan e re.

    Thamė se Tolstoi kish tė drejtė nė esencė kur analizonte krizėn e marrėdhėnieve seksuale. Kėtė krizė ay e shihte nė prishjen e traditave mi shenjtėrinė e martesės, mi besnikėrinė e tė martuarve kundrejt njėri-tjetrit. Pas Tolstoit arsyeja e vėrtetė e kėsaj krize vjen ngaqė burrat e shikojnė gruan vetėm si njė mjet dėfrimi, martohen ashtu sikur blejnė njė plaēkė dhe nuk ēajnė kokėn tė hyjnė nė shpirtin e gruas qė tė kėnaqin nevojat e saj spirituale.

    Kėshtu qė burrin e gruan i lith vetėm dashuria e senseve, nevoja fiziologjike, kurse nė shpirt, nė ndjenjat, nė mendimet ata mbeten tė huaj njėri pėr tjetrin. Edhe si zgjidhje tė krizės seksuale Tolstoi propozonte njė utopi reaksionare, e cila ėshtė mohimi i jetės dhe i ēdo pėrparimi.

    Rryma historike me fuqinė e saj tė papėrkulshme shkoi pėrpara pa marrė parasysh theoritė e fillosofėve ėndėrronjės se zhvillimi i shoqėrisė njerėzorė nuk ėshtė bėrė, tė paktėn gjer mė sot, pas planeve tė paramenduara tė utopistėve qė ndėrtojnė sisteme pa dalė nga shtėpia.

    Kriza seksuale u zhvillua, u thellua, u ashpėrsua, arriu kulmin, sidomos nga lufta e kėtej. Me gjithė kėtė format e vjetra nuk u ēduknė: njerėzia vazhdojnė tė martohen, tė rrojnė pa lidhje morale, t’i vėnė brirė njėri-tjetrit, tė farmakosen, tė vriten. Asnjė theori, asnjė thirrje, asnjė sistem i moralistėve tė skandalizuar nuk qe nė gjendje tė ndalonte kėtė rrymė tė fuqishme tė evolucionit social. Mirėpo: nga e keqia del e mira. Fjala e thellė e urtėsisė popullore gjeti kėtu njė vėrtetim tė shkėlqyer. Kriza vetė krijoi tipin e ri tė gruas. Atė qė se bėnė dot filozofėt me sistemet e tyre e bėnė fuqitė e verbra tė jetės. E shtytur nga nevoja ekonomike gruaja la vatrėn e familjes dhe dolli tė kėrkonte punė pėr tė rrojtur; u pėrpoq ballė pėr ballė me realitetin ku mbretėron principi “struggle for life”, domethėnė i konkurrencės sė pamėshirshme, i luftės sė tė gjithėve kundėr tė gjithėve. Pėrpara gruas u ēelėn dyert e shkollave, e universiteteve, e magazinave, e zyrave, e spitaleve e laboratorėve etj. Kėshtu qė sot, numri i stenografisteve, daktilografeve, kasiereve, modisteve, doktoreshave, avukateshave, me njė fjalė i grave qė punojnė, nuk bėhet hesap. Gjer die ishim mėsuar tė shihnim nė kėto detyra ca plaka tė fishkura, tė krrusura me syzat mi hundė, me leshra tė bardha e me shkop nė dorė. Sot shohim vajza tė kėndshme, gra nė lulen e moshės, tė bukura, tė qeshura e plot jetė e gjallėri.

    E dobėt, pa pėshtetje, naive, e mitur, sentimentale, plot iluzione e paragjykime, gruaja nė fillim u shtyp nga kontakti i parė me realitetin e ashpėr. Shumė prej tyre nuk qenė tė zonjat t’i bėjnė ballė situatės sė re dhe u mundnė - prandaj rėketė me lot, tragjeditė shpirtėrore, vetėvrasjet nuk kanė hesap. Por, dal nga dalė eksperienca u shtua, gratė qė kaluan me sukses kėtė provė zjarri u treguan rrugėn tė tjerave. Kėshtu u krijua tipi i ri i gruas moderne, i gruas beqare, si thotė Z-a Kollontai.

    Edhe gjėja mė interesante nė librin e saj ėshtė studimi paralel nė mes gruas sė gjertanishme, gruas sė vjetėr dhe gruas sė re, gruas qė punon.

    Gruaja e vjetėr, domethėnė gruaja e edukuar, pas sistemit tė vjetėr, ėshtė skllave e ndjenjave tė saj. Kurse e re, e cila ėshtė shtrėnguar tė punojė pėr tė rrojtur, duhet t’i dominojė ndjenjat, tė stėrvitė vullnetin e saj qė t’u bėjė ballė me sukses vėshtirėsive tė panumėrta tė jetės. Puna nuk pyet nė je i brengosur, nė e kė zemrėn tė thyer, po lyp qė tė jesh nė krye tė detyrės nė orėn e caktuar. Prandaj gruaja qė punon duhet t’i fshehė ndjenjat e vuajtjet e saj morale prapa njė muri gjakftohtėsie dhe t’i jepet mė tėrė fuqinė punės qė bėn.

    Gruaja e vjetėr ish e mėsuar tė ēfaqej gjithmonė e bindur, e pėrulur pėrpara burrit, zotit fuqiplotė; tė fshihte ndjenjat, mendimet, me njė fjalė shpirtin e saj, dhe tė bėhej si njė hije e burrit. Gruaja e re duke mėsuar, duke punuar, duke u pėrpjekur ballė pėr ballė me jetėn, u bė njė personalitet, filloi tė ketė njė pikėpamjen tė sajėn mi kėto ēėshtje. Prandaj gruaja moderne kėrkon qė burri tė mos buzėqeshė me ironi kur ajo ēfaq njė mendim, po tė pėrpiqet ta kuptojė, tė mundohet ta bindė me argumente tė logjikshme dhe tė respektojė mendimet e saj. Gruaja e vjetėr nuk dinte ta ēmonte indipendencėn personale. Edhe s’kish se ē’ta bėnte indipendencė kurse po tė mos kish pėrkrahjen e burrit nuk ish e zonja t’i bėnte ballė jetės asnjė ditė. Gruaja e re duke filluar tė rrojė me punėn e saj, duke u bėrė materialisht indipendente nga burri, nisi tė ēmonte edhe indipendencėn morale. Pėr gruan e vjetėr tėrė kuptimi i jetės pėrmblidhet nė ndjenjat e dashurisė, kaqė sa po tė kish zemrėn tė zbrazėt, tėrė jeta i dukej e zbrazėt. Burri i dashur ishte gjithēka pėr tė; ajo nuk ish e kėnaqur kur burri nuk merrej tėrė kohėn me tė. Kurse duke marrė pjesė aktive nė jetėn sociale, duke u bėrė njė vitull e dobishme nė maqinėn e jetės ekonomike gruaja zgjeroi horizontin e saj. Pėr gruan e re dashuria nuk ėshtė mė tėrė kuptimi, tėrė pėrmbajtja e jetės. Kjo nuk do me thėnė se ajo nuk ėshtė e zonja tė dojė. Pėrkundrazi duke mėsuar, duke punuar, duke vuajtur, duke zgjeruar horizontin, gruaja e re pasuron natyrėn e saj, dhe dashuria e saj bėhet mė e hollė, mė e komplikuar, mė e thellė. Vetėm nė periudha kur nuk ėshtė rrėmbyer nga vala e pasionit, gruaja moderne ka me se tė merret dhe nuk vuan nga zbrazėtia e jetės. Kėto janė me pak fjalė karakteristikat mė kryesore qė e ēquajnė gruan moderne nga e vjetra. Tani, na pėlqen neve, a s’na pėlqen ky tip i ri i gruas, ajo ėshtė tjetėr punė. Ne kėtu duam tė kuptojmė atė qė ėshtė, tė kuptojmė gruan e shekullit tė XX.

    Sot pėr sot, gruaja moderne ėshtė nė pakicė, edhe shumica e burrave nuk janė pajtuar me kėtė realitet, domethėnė nuk e shikojnė kėtė tip gruaje si njė gjė normale,. prandaj kriza seksuale vazhdon nė njė kaos tė plotė. Se, fundi i fundit, ajo ėshtė lidhur me krizėn e madhe ekonomike dhe morale qė po kalon njerėzia dhe njėra nuk tė zgjidhet pa tjetrėn. Sido qoftė, zgjidhja do tė vijė duke shkuar pėrpara e jo duke u kthyer prapa.

    “Minerva”, 1933

    STANDART.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #12
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589

    Gruaja.

    Fėmija i vogėl e pyet nėnėn;

    - Pėrse po qan?
    -Sepse jam grua, i thotė nėna...

    -Nėnė nuk po tė kuptoj! iu pėrgjigj djali. Nėna e afron nga vetja e pėqafon dhe i thotė:
    -As qė do me kuptosh ndonjėherė, biri im.

    Mė vonė fėmija e pyet tė atin e tij:

    -Pėrse po me duket se nėna po qan pa arsye?

    -Tė gjitha gratė qajnė pa arsye, kėshtu iu pėrgjigj i ati fėmijės.

    Fėmija i vogėl u rrit e u bė burrė, por prapėseprapė nuk e kuptoi pėrse qajnė gratė. Nė fund iu drejtua Zotit dhe kur Zoti iu lajmėrua, e pyeti:

    -O Zot, pėrse gratė qajnė aq lehtė?

    Zoti u pėrgjigj:..............
    Si thoni ju, u pėrgjigj Perėndia?

    U pergjigj u pergjigj..


    Zoti u pėrgjigj:
    -Kur e krijova gruan mu desh ta krijoja tė mbinatyrshme. Ja kam dhuruar supet aq tė forta qė ta mbajė peshėn e botės dhe njėkohėsisht aq tė buta qė tė krijojė rehati... I kam dhėnė forcėn e brendshme qė tė pėrballojė lindjen e fėmijės dhe mospranimin tė cilin shumė herė e pėrjeton nga vet fėmijėt e saj. I kam dhėnė forcėn, e cila e ndihmon qė gjithmonė tė shkojė pėrpara edhe atėherė kur tė gjithė tė tjerėt dorė- zohen, tė kujdeset pėr familjen e saj edhe atėherė kur ėshtė e sėmurė dhe e lodhur, gjithnjė pa u ankuar. I kam dhuruar ndjenjat qė t“i dojė fėmijėt e saj, pavarėsisht se ata ndonjėherė e lėndojnė atė thellė nė shpirt. I kam dhėnė fuqinė qė ta pranojė bashkėshortin me tė gjitha mungesat qė ka dhe e kam krijuar nė atė formė atė qė nga grindjet e tij t“ia mbrojė zemrėn. I kam dhėnė zgjuarsinė qė ta dijė se bashkėshorti i mirė asnjėherė nuk e lėndon gruan e tij por nganjėherė e provon forcėn dhe vendosmėrinė e saj pėr tė qėndruar pranė tij deri nė kundėrshtime. Nė fund i dhurova lotin qė derdh, i cili i pėrket vetėm asaj qė ta shfrytėzojė sa herė qė tė ketė nevojė pėr ti pėrballuar sfidat e jetės. Nė kėtė lot ka me tė vėrtetė tė drejtė sepse askush nuk mund tė pėrballoje kaq shumė pa thėnė asnjė fjalė, sa gruaja nė tė vėrtetė ėshtė nė gjendje tė pėrballojė!

    Bukuria e gruas nuk qėndron nė rrobat qė vesh, as nė linjat trupit, as nė mėnyrėn se si i kreh flokėt. Bukuria e gruas qėndron nė sytė e saj, sepse ata janė dyert e zemrės sė saj, vendi ku banon dashuria.

    Kshu qė djem/burra, respektoni gratė qė keni ne krah, ose ato qė do keni nė krah, sepse duke keqtrajtuar gruan, bėni mėkatin mė tė madh.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #13
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Me siguri jane fjale te embla e jam me se e sigurte qe vendi i gruas eshte me i larte sa ai qe i jepet, por perseri gruaja eshte me e forte sec duket. Jo te gjitha grate e shprehin lodhjen nepermjet loteve...
    La vita č bella...

  4. #14
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Me pak fjale mese e bukur dhe shume e vertete ...

  5. #15
    Grate jan shume sensitive dhe te ndjeshme dhe meritojne rrespekt nga burrat flas per ato qe jane te ndershme.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Shkrim i bukur por bėn fjalė pėr gratė e kohėve tė shkuara.

    Kėto tė sotmet nuk janė mė ashtu.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Pse?..sepse eshte ne mode,as nje grua nuk qan..po ta di..se sesht ne mode.
    gratė jan zbukurimi i natyres..
    ato jetojn neper kangė..
    edhe jan inspirim i burrave...
    por prap se prap
    ata i mbyllin ne kuzhin edhe ja humbin te drejen e fjales...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    gratė jan zbukurimi i natyres..
    ato jetojn neper kangė..
    edhe jan inspirim i burrave...
    por prap se prap
    ata i mbyllin ne kuzhin edhe ja humbin te drejen e fjales...
    Te gjitha jane te verteta...po te jene ne mode.

    Kush eshte ai burre qe thot un komandoj gruan:
    1)Ja fut kot ka filluar e plaket..
    2)Do te behet i zgjuar si gruaja..mos thot te verteten..

  9. #19
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Grat jane mbeshtetje per burrin,jane aspirin kur jani nervoz, jane ushqim kur jeni te uritur,jane muzik kur skeni qka te ndegjoni,jane prodhuese per shtimin e burrave,po jane gjithqka po dijani vleren.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Sueda Lexo Postimin
    Grat jane mbeshtetje per burrin,jane aspirin kur jani nervoz, jane ushqim kur jeni te uritur,jane muzik kur skeni qka te ndegjoni,jane prodhuese per shtimin e burrave,po jane gjithqka po dijani vleren.
    Ke shum e shum te drejte..

    Jan mbeshtetje-si pateric..
    Jan ushqim-se te japin me honger-kur ti teket..
    Jan muzik-kur flasin..se dhe e kupton per cfar duhen kufiet..
    Jan prodhuese-burrit si intereson prodhimi-ka interes tjeter...

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 23:58
  2. Arkivi i gazetės elektronike sportive: "FUTBOLLI"
    Nga no name nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3100
    Postimi i Fundit: 06-09-2007, 05:28
  3. Besa, nderi, burrnia a janė moderne?
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 09:11
  4. Shtėpia e ēuditshme
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 11:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •