Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Post Kamarierja plagos me thikë dy klientë të lokalit

    Rezina Sulejmani, 20 vjeçe, ka treguar në polici se tre klientë e fyen dhe e shanë rëndë: M’u errën sytë, mbrojta dinjitetin tim

    Kamarierja plagos me thikë dy klientë të lokalit


    Jorgjeta Gjançi

    Korçë - Një vajzë 20-vjeçare, e punësuar kamariere në një nga lokalet më luksoze të Korçës, qëlloi dhe plagosi me thikë dy nga klientët e lokalit. Sipas dëshmitarëve në vengjarje, ajo u fye rëndë dhe u prek në nder nga tre klientë të dehur. Rezina Sulejmani ka humbur gjakftohtësinë dhe i ka qëlluar me një thikë që e kishte me vete. Ndërsa të plagosurit u çuan menjëherë në urgjencën e spitalit të Korçës, kamarierja iu dorëzua policisë.
    ***
    Ngjarja ndodhi rreth orës 17.00 të ditës së mërkurë, para hyrjes së lokalit luksoz “Vasport”, që ndodhet tek Sheshi i Luftëtarit Kombëtar në qendër të Korçës. Kamarierja e këtij lokali, Rezina Sulejmani, 20 vjeçe, banore e qytetit të Korçës, ishte duke iu shërbyer klientëve. Në një nga tavolinat e lokalit erdhën të dehur dhe u ulën tre persona: Frederik Koroni, 16 vjeç, Gentian Qylafi, 30 vjeç dhe një i tretë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Kamarierja iu afrua tavolinës së tyre për të marrë porosinë. Të dehurit, duke folur njëherësh të gjithë dhe duke i hedhur fjalë e shakara pa kripë 20-vjeçares, porositën sipas dëshirës. Vajza është larguar për t’u rikthyer sërish me pijet e tyre. Në këtë çast, siç ka deklaruar ajo në komisariat, por edhe dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes, të cilët u pyetën nga ekspertë të policisë kriminale, është ngacmuar nga klientët e dehur. “Kur ata vunë re se nuk po iu përgjigjesha ngacmimeve dhe fjalëve të tyre e po nxitoja të largohesha sa më parë, pa kontrolluar lëvizjet e duarve dhe të këmbëve, filluan të më prekin dhe të më fyejnë. Nuk munguan as sharjet e turpshme mashkullore”,-ka thënë Rezina Sulejmani. E turpëruar, ajo u largua me vrap në pjesën e prapme të lokalit, duke qarë. Që aty, nëpërmjet telefonit celular, i ka kërkuar ndihmë një të afërmit të saj.
    ***
    Disa minuta më vonë, njerëzit e afërm të Rezinës u shfaqën në lokal dhe pas bisedës me vajzën, iu afruan tre të dehurve tek tavolina dhe iu kërkuan të dilnin jashtë për të biseduar. Bashkë me ta ka dalë edhe kamarierja 20- vjeçare. Familjarët e saj, sipas dëshmive të mbledhura nga policia, kanë dashur të sheshojnë sherrin me urtësi , por u ndeshën në qëndrimin tepër fyes dhe arrogant të tre klientëve. Këta të fundit filluan të fyenin e shanin përsëri vajzën, familjen dhe vetë të afërmit e saj. “M’u errën sytë nga zemërimi e për të mbrojtur dinjitetin, nxorra nga xhepi një thikë, që e mbaja për të mbrojtur veten. Të parin qëllova Gentian Qylafin, në shpatull dhe pas tij, Frederik Koronin, në bark”,-rrëfeu ajo.
    Në çast, rreth tyre u grumbulluan kalimtarë të rastit dhe klientë të lokaleve përreth. Ata ndihmuan që dy të plagosurit të çoheshin në kohë në spital, ndërsa vajza ka hyrë brenda në lokal dhe ka qëndruar aty derisa mbërriti policia. Pa asnjë mëdyshje, Rezina Sulejmani u është dorëzuar dhe ka përfunduar në dhomat e izolimit, në pritje të vendosjes së masës së sigurisë.
    Policia nuk bëri të ditur emrin e personit të tretë protagonist të sherrit në lokalin “Vasport”. Megjithatë ai është i njohur për policinë kriminale, e cila ka filluar kërkimin për ta arrestuar. Policia deklaroi se Rezina kishte pak kohë që ishte punësuar në këtë lokal dhe se ajo ishte vajzë e një familjeje në vështirësi ekonomike. Kjo e kishte detyruar të renë të punësohej si kamariere.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    hajde teze hajde.....

    edhe femrat ta marrin erzin ne shqiperi

    pastaj thone pse jane shqiptaret agresive...

    po cfare monstrsh do pjelli valle kjo femer qe i vjen guximi kur ka kushurinjte prane?/

  3. #3
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Ca thua ti ore gjytyrym !
    Ajo e shkreta vajti per te punuar .pastaj mire beri une s'dua ti ve ne pozite kusherinjte e mi .
    Femra per natyre eshte e bute por kur ta cojne ne maje te hundes .....

  4. #4
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    ahahahha dona te hengsha zemren un ty si i bi shkurt, nevrike tmershme je lol
    LINDI EDHE "ANDREA"

  5. #5
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Kur nuk ka shtet ne Shqiperi, sigurisht do ndodhin te tilla incidente. S'i ve pike faji kesaj vajzes sepse s'duro njeriu ne ca gjera....
    E kane gjetur te gjithe nje stil....dehen e behen tape dhe fillojne e ngacmojne sherbyeset. Per mendimin tim, njerez ordinere. Ncncnc, si nuk e shikon kete gje ne restorante familjare ketu?
    If I Only Could....

  6. #6
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    eh ca flet.nejse me e arsyeshme do qe qe vajza te thirrte policine e jo familjaret.por duke pare qe atje ska shtet akoma aji veproi gabimisht ne ate rast,pasoja ishte kjo qe ndodhi.por ne disa raste asnjeri se kontrollon dot veten
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    “ pa kontrolluar lëvizjet e duarve dhe të këmbëve, filluan të më prekin dhe të më fyejnë
    mire ja beri, mos te krueshin me Rezinen :
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #8
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ne SHBA te prekesh nje femer me dore me qellime si keta ke te garantuar 8 vjet burg. Mundesisht te jesh xhiruar nga ndonje camera si psh ne supermarket denimi eshte pa te drejte parole.


    Kuriozitet?

    Mbase ju nuk besoni por SHBA mban kampion per numrin e te burgosurve si raport perqindje popullate ne bote.

    Si statistike SHBA ka 2 here me pak krime aktuale se kontinenti europian ne te njejten perqindje popullate. Denimet jane me te lehta ne Europe. Shteti i Teksasit ne Amerike ekzekuton me vdekje sa te gjithe shtetet e Amerikes ekzekutojne ne vit se marra se bashku. Shteti i Teksasit ne Amerike si raport perqindje popullsie ka kriminalitetin me te ulet ne Amerike.

    Druri ka dale nga xheneti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alket123 : 07-10-2005 më 20:48

  9. #9
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Imagjino kto tipat e plagos ,me i pyt nanjoni ca ndodhi si, qysh ,tek ???? lol

    s'ka mo turp ,apo si del dhe nomi direkt ne shqipri ,kush mer ai qe i ka gjujt kamarjerja m'thike ,lol ,s'ka gjo mo t'dhime !!!

    nejse ju goca si shume e keni trash zonin ,pse kshu do boni biznes juve duke u ra klientave m'thike ...lolllllll

    hajt shnet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 07-10-2005 më 21:12

  10. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Po sikur te thone se femra ishte e shoqeruar me disa trima?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Firma kliente e Argitës, 6 licensa nga Berisha
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 07:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •