Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 48
  1. #31
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga tani_26
    ok. fillimisht flm per konsideraten...

    Ti beson se ka politikan shqiptar qe nuk vjedh fare?
    une mendoj se nuk duhet zgjedhur ai qe dihet se vjedh, dhe une besoj se ekzistojn edhe njerez te pakorruptuar qe mund te punojn ndershmerisht per te mire te popullit

    si mund te presim te zbatohet ligji ne menyre korrekte nga nje qe eshte hajdut per vete?

    si rrjedhoj, si mund te arrihet permiresimi i duhur kur nje njeri i tille eshte ne krye?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Michigan2005 : 27-09-2005 më 07:57

  2. #32
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Tano ti e the vet, vetem se Rama eshte socialist ketyre demokrateve nuk ju pelqen fare. Vetem po tju thote lideri i madh Bab Sala qe 'Rama nuk eshte aq i keq' mund ta ndryshojne mendimin. Ndaj nuk ja vlen fare te debatosh me ta se nuk hane pyke. Jo jo jo do perserisin gjithmon si papagalle.

  3. #33
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Përfundon në kohë rekord rikonstruksioni i rrugës “Hoxha Tahsim”
    Rruga "Hoxha Tasim"

    Përfundon në kohë rekord rikonstruksioni i rrugës “Hoxha Tahsim”

    Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e rrugës “Hoxha Tahsim”, nga sheshi “Avni Rustemi” deri tek Unaza (kryqëzimi me rrugën “Bardhyl”), segment i cili ishte tejet i dëmtuar. Rruga është e gjerë 9 m dhe me trotuarë në të dy krahët nga 3 m. Pjesërisht në rrugë kanë qenë të dëmtuara shtresat asfaltike si dhe janë vënë re dëmtime në trotuare e në bordura. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i rritjes së trafikut dhe qarkullimit të automjeteve me tonazh të madh.

    Është ndërhyrë në rrjetin inxhinierik si ujësjellës, kanalizime, të cilat kanë qenë të amortizuara dhe kishin nevojë për ndërhyrje, pasi kanë ndikuar negativisht në strukturën e rrugës. Rrjeti i ujësjellësit që kalonte në rrugën “Hoxha Tahsim” ishte pothuajse totalisht i amortizuar, prandaj u krye zëvendësimi dhe nxjerrja e tij jashtë pune.

    Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza ishte në gjendje të mirë dhe u krye pastrimi dhe një segment për rehabilitim.

    Rrjeti i ndriçimit është në gjendje të mirë dhe nuk kishte nevojë për ndërhyrje.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama u shpreh gjatë përurimit se:

    “Kjo është një provë që në një rrugë ku ne mundëm të mbyllim trafikun dhe nuk patëm probleme me Kesh- in dhe me Telekom- in ne arritëm ta mbyllim punën për 90 ditë.

    Pra, pa prezencën e trafikut dhe pa probleme dytësore, por shumë të rëndësishme të infrastrukturës nëntokësore që nuk kanë të bëjnë me Bashkinë e Tiranës, ne kantierin e mbyllim për 90 ditë. Kjo vlen për t’ju thënë të gjithë qytetarëve të Tiranës që nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë në rastet kur e kemi të pamundur të mbyllim lëvizjen e makinave, në rastet kur e kemi shumë të vështirë të proçedojmë pa proçedimin më parë të Kesh-it dhe Telekom- it në mënyrë të veçantë.

    Dëshiroj që të kuptohet nga të gjithë që puna që ne bëjmë në këtë qytet, është një punë që qytetet e tjera me të cilat ne krahasohemi gabimisht e kanë bërë shekuj më parë dhe se sot ne nuk mundet dot të mbyllim trafikun kudo për të mundur të proçedojmë më shpejtë”.

    Disa të dhëna kryesore për punimet që janë kryer për rikonstruksionin e rrugës:

    Punimet trajtuan rikonstruksionin e rrugës “Hoxha Tahsim” nga sheshi “Avni Rustemi”- Unaza (kryqëzimi me rrugën Bardhyl).

    Vlefta e plotë e objektit është 80 000 000 lekë.

    Burimi i financimit janë të ardhurat e Bashkisë.

    Gjatësia e rrugës që u trajtua në këtë objekt është 812 ml.

    Gjerësia e rrugës “Hoxha Tahsim” është 9 m. Rikonstruksioni i rrugës u realizua duke ruajtur profilin e rrugës ekzistuese. Në krahun e majtë të rrugës është parashikuar një korsi parkimi për automjetet. Rruga është realizuar me dy pjerrësi në drejtim tërthor. Përmirësimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin, do të zvogëlojë kohën e udhëtimit si dhe do të zvogëlojë ndotjen në mjedis.

    Gjerësia e trotuarëve në të dy anët e rrugës është 3 m. Trotuarët janë trajtuar me pllaka. Në projektin e ujësjellësit është kryer zëvendësimi i plotë i rrjetit të amortizuar të tubacioneve të vjetra me tubacione të rinj polietileni. DN 225 MM. Pusetat janë ndërtuar prej betoni të armuar me kapak gize.

    Në projektin e kanalizimeve të ujërave të zeza është kryer pastrimi i rrjetit ekzistues dhe zëvendësimi i tubacionit ekzistues me tubacion të ri betoni DN 600 mm, vetëm në segmentin nga rruga “Haxhi Vokri” – rruga “Beqir Luga”. Ky tubacion do të jetë i sistemit miks, i cili do të grumbullojë edhe ujërat e shiut. Me përjashtim të këtij segmenti, rrjeti ekzistues i kanalizimeve të ujërave të zeza nuk ka pasur nevojë të ridimensionohet.

    Pusetat e ujërave të shiut janë ndërtuar të reja çdo 25 m dhe shkarkimi i tyre do të bëhet në pusetat e kolektorit KUZ. Pusetat janë me dimensione 40x 70 dhe me zgarë gize.

    Projekti ka parashikuar edhe ndërtimin e hidranteve nëntokësorë për mbrojtjen kundër zjarrit. Përsa i përket gjelbërimit, janë ruajtur pemët ekzistuese dhe janë mbjellë pemë të reja të llojit “bli”, çdo 6m.

    03.09.2005

    77°F

    © 2004 Bashkia e Tiranës Qyteti Shërbime Biznesi Urbanistika

  4. #34
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    Tano ti e the vet, vetem se Rama eshte socialist ketyre demokrateve nuk ju pelqen fare. Vetem po tju thote lideri i madh Bab Sala qe 'Rama nuk eshte aq i keq' mund ta ndryshojne mendimin. Ndaj nuk ja vlen fare te debatosh me ta se nuk hane pyke. Jo jo jo do perserisin gjithmon si papagalle.
    duket qarte se kush po ben si papagalli

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Edin nuk e lene te ngre koke nano@meidani@xhoana@ruci@dokle@enver hoxha.Edi duhet te largohet fare nga PS perndryshe ka shume mundesi qe nano ti ngre kurth dhe ta burgose ose ta vrase fare

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Michigan2005
    une mendoj se nuk duhet zgjedhur ai qe dihet se vjedh, dhe une besoj se ekzistojn edhe njerez te pakorruptuar qe mund te punojn ndershmerisht per te mire te popullit

    si mund te presim te zbatohet ligji ne menyre korrekte nga nje qe eshte hajdut per vete?

    si rrjedhoj, si mund te arrihet permiresimi i duhur kur nje njeri i tille eshte ne krye?
    Une mendoj se te gjithe politikanet shqiptare, kush me shume e kush me pak "jane te perlyer", persa i perket korrupsionit.....

    Persa i perket Edi Rames mendoj se eshte nje nder politikanet me te afte te politikes shqiptare si dhe politikani me i afte i se majtes....

    Degjohet ketu se ky ka vjedhur...Nese PD apo ndonje subjekt tjeter politik disponon fakte atehere pse nuk i deponon ne Prokurori?

    Do jete shume pozitive per Shqiperine nese Edi Rama do vihet ne krye te PS edhe pse kjo eshte e veshtire pasi ka kundershtare te forte dhe te korruptuar ne PS,,,
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #37
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Edi Rama me duket i afte. Me gjithe ate pune qe ka bere ia ka dale mbane te mos lere qe te perqendrohet vemendja tek vjedhjet qe ka bere, por tek ndryshimet qe pesoi Tirana. Gjithe ato bojra terheqin vemendjen.
    Me gjithe ato fonde qe merr Tirana, mund te behej shume me teper pune, por nuk kam besim se pasardhesi i tij do te vjedhe me pak.
    Kjo eshte fatkeqesia e sotme e popullit Shqiptar, denohet hajduti, nga hajduti dhe zevendesohet me nje tjeter hajdut.

    Shenim:
    Do te ishte me mire qe akuza te tilla te mos beheshin tek forumi Elita Kombtare qe kjo pjese e shoqerisetone te mbetet e paperlyer.

    Ka ardhur nje propozim per ta levizur kete tema nga nenforumi Elita Kombetare.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris

    Une mendoj se "Elita Kometare" gjithmone eshte perlyer nga shqiptaret....Mos te permend dhe fundin tragjik te shume prej Figurave Kombetare....

    Persa i perket atij "PROPOZIMIT" mendoj se Edi Rama nuk eshte thjesht nje person, ka qene minister, eshte Kryebashkiak i Tiranes si dhe mund te jete Kryetar i PS, pra ben pjese ne Eliten Kombetare....

    SHENIM. Po te shohim shume tema te hapura ketu do shohim se shume emra me pak te rendesishem jane ketu ne kete nenforum......Nese ju Eliten Kombetare e percaktoni sipas bindjeve politike atehere nese deshironi me mire fshijeni fare kete teme qe hapa se sa ta levizni diku tjeter.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 28-09-2005 më 07:24
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne elite nuk te fut posti ne nje parti apo shtet.. qeveri etj.. por meritat karshi vendit e sidomos pastertia e figures..

    qe ka bere pun Bashkia ka bere kjo nuk dhiskutohet..

    mirpo nuk dime si e ka bere kete pune..

    Ka nje korracate celiku te paderptueshme mbi fondet qe ka marre edvini..
    As media nuk krruhet me edvinin..

    dhe perderisa nuk dime athere kemi drejte te hamendesojme..
    Le ti hape sirtaret edvini e athere ne se del se ka bere pune me nikoqirllek.. athere o burra ti veme medaljen ne gjoks..

    Pra te dime se.. psh.. sipas nje komisioni ekspertesh per te bere nje meter rruge duhen 100 leke.. dhe se edvini ka bere 10 metra rruge me 10x100=1000 leke..
    athere do themi se bravo i qofte se ka bere detyren..

    por ne se del se ai ka bere 10 metra rruge me 900 leke pra ka kursyer 100 leke e me kto 100 leke ka blere banka shkolle apo tenxhere per kopshtet apo oriz per fukarenjte..
    athere do themi he me i lumte.. se meriton Medalje..

    por ne se... kuptohet ne se edvini na lejon apo shteti e detyron ti hape defteret e aty del se.. ai i ka bere 10 metra rruge me 2000 leke.. pra i kan avulluar buxhetit 1000 leke.. athere do themi.. ku i ke 1000 lekat mo... korcarshe.. e ahere ai nuk i tregon se ku i ka cuar ato 1000 leka.. athere do themi na more Dudi..hajduti.. keshtu dim te tere te "punojme"..

    Pra vet edvini ka mbajtur bunkerisht te mbillura defteret e athere me te drejte dyshon mileti..

    dhe meqe dyshimi nuk mjafton.. populli ne 3 korrik i tha nje JOOOOO bashk puntores se edvinit ne bunkero-izim te deftereve.. Mim kordheles..
    E ja dha JO-ne Mimit sepse Mimi kish radh per votim.. pra kjo Jooo mund ti jepet dhe edvinit kur ti vi radha..
    Pra humbja e Mimit ne Tirane megjith pompat qe i dha edvini e Nano bashke asaj Talentes se madhe.. te doktorizuar e masterizuar ne SHBA te Arben Malo Lir Gjonit.. tregoi se populli as pyet per lojrat e lino Limpreht Nano ruc Riceve.. e te masterizuarve prej tyre.. por ta jep kusurin.. ..
    Ne 3 korrik edvini muarr eshte sinjal allarmi e per kete i duhet te benet kryetar..PS-je..sepse ai tash u be dhe i brendeshem ne PS..pra ne PPSH.. dhe e din se te jesh kruetar PS-je do te thot te kec dhe ato celsat sekrete qe Dulla ja dha Mizit e Mizi Nanos.. pra ato qitapet e fshehta..ato bodrumet me florinj e natyrisht dhe falangat e fshehta te sigurimit te fshehte enveroist te freskuar nashi me euro freshist te harvardo izuar.. plus shuto arapa te sofistikuar..

    e sa u di b.itha ketire..

    Ndaj ai i trembet 3 korrikut tjater.. atij Lokalit.. vitin tjater..e mendon mos neser ja marrin drynin e llozin e bunker Bashkise dhe dalin defteret e fshire me gomë..

    Edvini vec ka bere pastrim ne Tirane se tiranen ai sdi ta zbukuroje.. e jo se sdi por se zbukurimi ste jep PARA.. ato ti jep gratacielo i zimi..

    qashtu..

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Brari

    Nejse, ky eshte mendimi yt dhe eshte i respektueshem....
    Fakti qendron se nese flitet per korrupsion apo vjedhje ne Shqiperi instuticioni i fundit qe do "denohej" do ishte Bashkia e Tiranes ose me sakte kryetari i saj........

    Vjedhjet me masive jane bere nga Kryeministria dhe ministrite etj....
    Sic e ke thene dhe ti vete ketu ne Forum , ministrat e PS ne largim e siper boshatisen Ministrite deri tek pajisjet dhe kompjuterat moren...Besoj se keto pajisje ishin blere nga Buxheti i Shtetit e jo nga xhepi i ministrave...

    Lind pyetja, cfare do beje qeveria e PD me keta? Po me leket e Piramidave?

    Pra ajo qe dua te them eshte se kur merremi me Edi RAMEN dhe leme menjane Nanon dhe ministrat e tij eshte sikur merremi me pemen dhe anashkalojme gjithe pyllin....

    PD premtoi se do luftoje korrupsionin....OK deri ketu...Pse vendosi prape minister Lufter Xhuvelin, ne nje kohe qe ky ishte kaq kohe minister i Nanos dhe me nje te kaluar jo te paster?
    Keshtu luftohet korrupsioni?
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  2. Raporti me te ardhmen
    Nga anuke në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 11:41
  3. Qeveria, U Premton Toka Te Huajve
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 00:59
  4. Jeto te sotmen apo planifiko per te ardhmen?
    Nga R2T në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 19:38
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2003, 11:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •