Mbytja e Shkëlqim Harizit zbulon rrjetin e trafikantëve në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë
Kanada, vdes klandestini shqiptar
"Skafistët" shqiptarë po e kalonin kufirin me motorr uji
--------------------------------------------------------------------------------
KANADA
Shqiptarët "çojnë skafet" në Amerikë. Një grup trafikantësh shqiptarë është zbuluar se në një mënyrë krejt të veçantë trafikonte njerëz nga Shtetet e Bashkuara në Kanada dhe asasjelltas me motorra uji. Ky fakt është zbuluar kur një shqiptar Shkëlqim Harizi klandestin është mbytur, teksa kalonte liqenin që ndan dy shtetet, së bashku me të ëmën, Fadilen. Më pas, kur klientja e cila kumbi djalin në liqen ka pasur një problem me trafikantët për çështje pagese, është arritur të arrestohet një vajzë shqiptare, 20 vjeçe, e quajtur Ermira Hatija, e cila ishte pjesë e grupti shqiptar të trafikantëve. Liqeni i Miçiganit, kufi ujor midis Amerikës dhe Kanadasë është bërë dëshmitar i heshtur i një tragjedije me protagonistë shqiptarët që tentonin shkuarjen nga Amerika në Kanada me motor uji.
Mbytja
Endrra e një gruaje shqiptare për të emigruar nga Amerika në Kanada për t'u bashkuar me burrin, ka përfundur në mënyrë tragjike disa ditë më parë. Fadile Harizi ka marrë guximin sëbashku me djalin e saj Shkëlqimin të hipin në një motor uji që drejtohej nga një trafikant, por humbja e ekuilibrit ka shkatuar rënjen e të treve në ujë. Shqiptari është mbytur, teksa ka tentuar të dalë në bregun tjetër me not, ndërsa e ëma dhe "skafisti" janë shpëtuar nga një motorr i dytë uji, që iu ka ardhur në ndihmë. Mbytja e shqiptarit, ka zbuluar mënyrën më të sofistikuar përdorur ndonjëherë nga trafikantët e qënjeve njrëzore nga Amerika në Kanada dhe anasjelltas, gjë e cila ka lënë pa mend forcat e rujtjes së kufirit. Policia e Ontarios ka konfirmuar për mediat kanadeze se ka gjetur trupin e mbytur të një shtetasi shqiptarë 24 vjeç i quajtur Shkëlqim Harizi, në zonën Rendezvous Estates pranë kufirit Tecumseh-Windsor. Ai u konsiderua i humbur në orën 04.45 të së premtes së kaluar, kur motorri i ujit me të cilin ai po udhëtonte u përmbys në Lake St. Nën shoqërinë e tij ka qënë e ëma, Fadile Harizi 46 vjeçe e cila sëbashku me një person te trëtë që mendohet të jetë trafikant janë shpëtuar nga një motorr uji i dytë që iu ka ardhur në ndihmë.
Zbulimi i trafikut
Ndërsa zbulimi është bërë në një hotel, kur një punonjës i "Country Motel" ka lajmëruar se në ambientet e tij po bëhej sherr. Në motel kishte shkuar burri i Fadiles me banim në Toronto, për të marrë familjen. Por, për këtë ai, më parë duhej t'u paguante trafikantëve 3 mijë dollarë. Por, ai ka kundërshtuar, duke thënë se, ata do t'i denonconte, pasi djali i tij ishte mbytur. Më pas, trafikantët, të cilët kishin shkuar aty me një makinë me targa të Miçiganit, e kanë goditur disa herë e bashkë me ta edhe një femër. Megjithëse i shtrirë përtokë, burri ka mundur të bllokojë vetëm vajzën 20 vjeçe Ermira Hatija, të cilën e ka prangosur policia. Ndërsa trafikantët tjerë, që sipas policisë lokale mendohet se janë shqiptarë, kanë mundur të largohen. Kështu, sherri në motel dhe arrestimi i shqiptares, ka zbuluar rrjetin shqiptar të trafikut, i cili përdorte motorrat e ujit në vend të gomoneve e skafeve.
Krijoni Kontakt