Dhimbjet dhe gėzimet e mbretėrve tė botės

Tashmė ata nuk i shikon mė me kurora nė kokė. Mbretėrit e pėrrallave janė shuar, nuk ekzistojnė mė. Mbretėrit e sotėm janė protagonistė tė historive moderne dhe tė komplikuara, si pėr shembull historia e mbretit tė Galės, i cili ėshtė duke kurorėzuar historinė e tij tė dashurisė.

50 vjet mė parė mbreti i Egjiptit Faruk, i cili shpiku “dolce vita-n”, profetizoi se: “ Nė vitin 2000 do tė ekzistonin vetėm mbretėrit e letrave tė lojės dhe mbreti i Anglisė” dhe si tė gjitha profecitė edhe kjo u pėrfol. E bukura e gjithė kėsaj thėnieje ėshtė se edhe duke e parė nga tė gjitha kėndvėshtrimet rezulton e gabuar. Ai mbase ka dashur tė thotė se monarkitė nuk do tė ekzistonin, e ka pasur gabim, sepse nė planet, pėrveē mbretėrve tė zemrave, sovranėt janė tė pranishėm kudo. Edhe nė qoftė se ai ka dashur tė thotė se mbretėria britanike do tė ishte si prestigj e vetmja monarki e denjė pėr tė mbajtur kėtė emėr, e ka pasur gabim edhe kėtu.

E vėrtetė ėshtė se dinastitė me gjak blu zotėrojnė botėn duke pėrdorur tė gjitha format e pushtetit si demokratik ashtu edhe diktatorial. Por shumė prej tyre jetojnė nėn ndriēimin e bliceve tė paparacėve.

Njė nga familjet mė tė fuqishme mbretėrore, ajo e “Uindsorit”, gjendet gjithmonė nė faqen e parė tė gazetave dhe kjo jo pėr forcėn dhe qėndrueshmėrinė e imazhit tė saj, por prej njė burri, i cili ėshtė pothuajse mbret, Karli, i cili ėshtė njė nga trashėgimtarėt mė civilė, elegant, i edukuar dhe inteligjent.

Prici i 21-tė i Uellsit, Karli, i cili ka emrin e Karlit tė II, tė shekullit tė VII-tė, qė dėshtoi me udhėheqjen e tij, ka mbetur i mbytur nga dashuria e nėnės.

Mbretėresha Elisabeta, pasi rriti fėmijėt e saj, iu vu rolit tė vjehrrės, duke arritur tė ndėrhyjė nė tė tre familjet e djemve tė saj dhe t'i shkatėrrojė, mbi tė gjitha duke hyrė nė luftė me nuset. Vajza e saj Ana, e prishi vetė martesėn e parė.

Nė rasti e nuses sė madhe, Dianės, historia pėrfundoi me njė tragjedi. Me Sarėn, gruan e Andreas, pėrfundoi duke dhėnė komedi, me Sofinė arriti nė hatėr mbetje, ndėrsa me Kamilėn janė akoma nė fillim. Pėr ēdo ditė kronikat flasin se mamaja nuk do dhe babai, Filipi i Edinburgut nuk e duron Kamilėn, vajzėn e njė shitėsi vere. E megjithatė jetojmė nė njė epokė tė tillė, ku tė gjitha kėto janė tė vėrteta.

Edhe mbretėresha Sofi e Spanjės, nėna e Filipit, e ka pranuar tė fejuarėn e tij jo fisnike. Kėtė e ka bėrė pas njė lufte tė vazhdueshme kundėr saj, duke pranuar martesėn, e madje edhe titullin e mbretėreshės, tė cilin do ta marrė mė vonė, gazetarja e divorcuar Leticia Ortiz Rokasolono. Princesha greke Sofi, i pėrket familjeve mbretėrore tė cilat i bėnin martesat midis tyre. Ky ėshtė njė fakt sa i fortė, aq edhe i vjetėr, pėr sa u pėrket mbretėrve, duke filluar qė nga kohėt e vjetra kur princėrit kėrkonin gra vetėm princesha nga dinastitė e tjera. Ky zakon u prish njė herė e pėrgjithmonė me iniciativėn e princit tė Monakos Ranierit III Grimaldi Polinjka, i cili u martua me aktoren Grace Kelly, tė cilėn e uli nė fronin e tij mbretėror.

1. Mbreti Gyanendra i Nepalit
Pavarėsisht kronikave tė shkėlqyera ku jepen veprimtaritė e pėrditshme nė Katmandu, mbretin Gyanendra po e mbulojnė retė e zeza. Zyrtarisht nė fron vetėm pak kohė mė parė, ai hipi nė fron pėrmes forcės dhe jo sipas traditės. Ky gjest nuk i jep shumė siguri, aq mė tepėr nėse ndjekim zinxhirin e ngjarjeve qė kanė ndodhur nė pallat, tė cilat arritėn kulmin mė 2001 me njė zinxhir masakrash nė familjen e Gyanendrės. As i biri, Parasi, nuk ėshtė kursyer nga violenca. Midis qeverisjes me dorė tė fortė dhe tendencės sė rebelėve komunistė nė Nepal, mbretit i duhet tė pėrballet ēdo ditė me vėshtirėsitė qė po kalon vendi i tij.

2. Mbreti Mohammed i Marokut
Tangeri, Kazablanka, Marrakech, nuk janė vetėm qytete, por edhe mite. I gjithė Maroku me dunat e Saharės ėshtė nė harmoni me kėtė atmosferė tė njėmijė e njė netėve qė duket mistike. Nė fakt kjo ėshtė njė e vėrtetė pėr shumė marokenė, tė cilėt jetojnė nė njė mjedis qė nuk ndryshon shumė nga ai i rrėfenjave tė dikurshme. I gjithė vendi e vlerėson shumė mbretin e tij Muhamedin e VI, mė shumė pėr reformat demokratike qė ai po bėn pėr njerėzit e tij. Madje edhe martesa e tij mė Salma Bennain u konsiderua si njė hap pozitiv, sepse pati edhe njė vlerė simbolike. Gruaja ėshtė e diplomuar pėr inxhinieri informatike dhe po lufton pėr njė legjislacion qė siguron tė drejta pėr gratė.

3. Wangchuck, mbreti i Bhutanit.

Nė Lindje fjala Bhutan do tė thotė buzėqeshje, por edhe pa ditur kuptimin e kėsaj fjale, por thjesht vetėm duke parė Wangchuk mund tė kuptosh menjėherė se nuk ėshtė qytet aq i qeshur. Pėr tė qeshur sa mė pak, mjaft tė mendosh faktin qė vetėm nė vitin 1974 kufijtė e vendit u hapėn pėr komunistėt ndėrkombėtarė dhe kjo u bė mė rastin e kurorėzimit tė mbretit. Mbyllja e kufijve justifikohej me faktin e ruajtjes sė kulturės e karakterit kombėtar. Sot, gjeneratat e reja qė kėrkojnė kontakte me vendet e tjera tė botės e mė shumė me Lindjen, janė nė luftė tė vazhdueshme me sistemin social tė qytetit tė Dragos, (emri lokal i Bhutanit), i vendosur nga vetė monarku. Televizioni ka hyrė nė Bhutan vetėm nė vitin 1999.

4. Mbreti Goodwill i Zuluve

Zululandi nuk gjendet mė nė harta, qė pas kolonizimit anglez dhe aneksimit tė Natalit dy shekuj mė parė, atė mund ta gjesh vetėm nė ndonjė film. Por nė fakt shteti Zulu me 9 milion banorė ėshtė rimbledhur nė provincėn jugafrikane tė KwaZulu-Natal, i cili drejtohet nga mbreti Goodwill Zwelithini ka Bhekuzulu. Jo mė shumė luftėtar se mitiku Chaka Zulu 9 i njohur nga filmat), sovrani ėshtė i dhėnė pas mbrojtjes sė traditave dhe shtimit demografik. Ai vetė ėshtė martuar 6 herė dhe ka 27 fėmijė.

5. Mbreti Taufa'ahau i Tonga-s

Duke parė nga kėndvėshtrimi i njė shteti, Tonga praktikisht ėshtė njė komunė ose fshat turistik mes ishujve Fixhi e Samoas. Pėrbėhet prej 150 ishujve tė vegjėl vullkanikė e koralorė, tė cilėt ndodhen njė hap larg Tropikut tė Bricjapit dhe njė sipėrfaqe prej 748 km katrorė me rreth 100 mijė banorė. Arkipelagu ėshtė njė nga shumė mrekullitė tokėsore, por siē ndodh shpesh “ kush ka e kush e di”. Siē duket edhe nga shprehja e fytyrės sė mbretit IV-1965 popullsia e njehsuar indigjene jeton me vėshtirėsi, duke u ushqyer vetėm me patate tė ėmbla.

6. Mbreti Norodom i Kamboxhias

Ėshtė sovrani mė i ri i antologjisė sonė. Norodom Sihamoni ėshtė bėrė mbret nė nėntor tė vitit 2004, pas dorėheqjes sė tė atit, Sihanouk-ut.

Vendi po kalon njė nga periudhat mė tė paqėndrueshme dhe mė proverbiale. Kamboxhia, njė nga shtetet mė tė varfra tė botės ka njohur regjimin e Pol Pot-it, kryetarit tė kmerėve tė kuq. Sot Pol Poti nuk ėshtė, por dramat dhe fatkeqėsitė kanė mbetur nėn hijen e udhėheqjes sė mbretit tė ri.

7. Naruhito i Japonisė

Pėr momentin mbreti i Japonisė, trashėgimtari i Akihitos, Naruhito Hito, po kalon probleme tė vėshtira personale. Ėshtė 45 vjeē dhe ka 12 vjet qė ėshtė martuar me Masako Owadan. Mbreti mund tė bėhet sundimtar vetėm nė qoftė se ndryshon ligji, i cili lejon vetėm ata trashėgimtarė qė kanė djem. Deri tani ēifti ka vetėm njė vajzė, Aiko Toshin, 3 vjeēare. Por problemi qėndron mė shumė te gruaja e tij, Mosako, e cila ka kaluar njė periudhė stresi duke arritur deri aty sa tė donte tė jepte dorėheqjen nga jeta mbretėrore. Dhe e ardhmja nuk po i premton asaj asgjė tė mirė.

8. Abdullahu i Jordanisė

Ad Abdullahut Husein tė Jordanisė i ka takuar njė qeverisje strategjike nė Lindjen e Mesme. Territoret e vendit tė tij kufizohen me Sirinė, Irakun, Arabinė Saudite, Izraelin e Cisjordaninė, duke e vėnė nė njė pozicion tė vėshtirė mbretin e ri, diplomacia e tė cilit duhet tė jetė ekuilibruar. Por nė kėto detyra tė vėshtira atė e mbėshtet gruaja e tij dhe aleatja e tij mė e ēmuar, Rania, e cila ėshtė njė nga gratė mė tė admiruara nė botė pėr bukurinė dhe elegancėn e saj.

9. Al- Muhtade i Bruneit

Pėr sa i pėrket pasurisė sulltani Moda Hassanal Bolkiah ėshtė njė nga mė tė pasurit e botės. Edhe nė fuqinė e tij, ai nuk bėn shaka duke qenė njė monark absolut. Ėshtė njė nga njerėzit e pakėt nė botė qė jeton i rrethuar nga ari dhe atje ku nuk ka ar, ka diamant. Familja ėshtė e rrethuar e gjitha nga shkėlqimi i arit. Princi trashėgimtar ėshtė 30 vjeēari Al-Muhtade Billah Bolkiah i cili ėshtė martuar me 17 vjeēaren Sovoh Salleh. Pallati perandorak ka 1 788 dhoma tė shpėrndara kėto nė njė sipėrfaqe prej njė qyteti tė tėrė.

10. Huan Karlos i Spanjės

Huan Karlos di Borbone ėshtė shumė i dhėnė pas femrave. Kjo u duk se qe e vetmja cilėsi e mbretit. Por ai tregoi se ka edhe cilėsi tė tjera, duke e ēuar vendin e tij nė njė stabilitet dhe gjendje tė shkėlqyer ekonomike, duke i bėrė spanjollėt tė harrojnė luftėn civile. Shumė njerėz kujtojnė se nė njė nga daljet e tij nė publik atė e kishin qėlluar me domate dhe Huan Karlosi duke e ngrėnė njėrėn nga domatet me tė cilėn qe qėlluar, i thotė atij qė e hodhi “ Nuk ėshtė e mirė, or mik, ėshtė e thartė”.

11. Ranieri i III i Monakos

Qė nga viti 1949 ai udhėhoqi njė shkėmb gjigand nė mes tė detit me kodra tė pyllėzuara dhe mė 1956 falė martesės me Grace Kelly, yllin e Hollivudit, e transformoi mini shtetin nė qendėr turizmi e biznesi pėr gjithė njerėzit e pasur tė rajonit.

Por edhe Ranieri pati probleme familjare. Djali i tij dhe trashėgimtari Alberto nuk ėshtė martuar dhe nuk ka asnjė trashėgimtar. Vajza e tij e vogėl, Stefania, tashmė ėshtė jashtė loje pėr shkak tė jetės sė saj tė ērregullt. Njė hije e gjatė po i afrohet fronit dhe ajo ėshtė e gjermanit, princit tė Hanoverit qė ėshtė martuar me Karolinėn e bukur.

12. Alberti i Belgjikės

Kjo ėshtė njė nga pėrrallat fisnike mė tė bukura qė pas luftės.

Alberto di Liegi, i cili u bė mbret mė 1993, ėshtė martuar me vajzėn e vogėl tė princit Fulco Ruffo tė Kalabrisė, mė 1959 . Paola e bukur ėshtė bėrė e njohur pėr natyrėn e saj “rebele” e antikonformiste nė rininė e hershme. Kėtė gjė e imitoi mė vonė Stefania e Monakos. Paola ėshtė e vetmja princeshė italiane qė ulet nė njė fron mbretėror sot. Ēifti ėshtė njė nga mė pak tė pėrfolurit, por pėr Alberton flitet se ka njė vajzė “sekrete” me baroneshėn Sibila de Selys Longchamps.

13. Kostandini i Greqisė

Kostandini i pėrket tė ashtuquajturve “mbretėr nė azil”. Ai ėshtė larguar nga froni mė 1974. Tani ėshtė 64 vjeēar dhe ėshtė njė nga “ekzemplarėt” ndėr mbretėr, pėr sa i pėrket sportit ai ka fituar katėr herė garat olimpike me vela. Kurrikulumi i tij familjar ėshtė shumė i respektuar: Ėshtė djali i njė princeshe nga Hanoveri dhe vėllai i Sofisė sė Spanjės. Mė 1964 ai u martua me princeshėn Ana Maria tė Danimarkės. Fėmijėve tė tij ai nuk do t'ua trashėgojė artin e qeverisjes, por atė tė gastronomit. Kostandini ėshtė shef nė kuzhinėn greke.

14. Gustavi i Suedisė

Karli i XVI Gustav, erdhi nė fron mė 1973. Mbret nė njė vend qė njihet si atdheu i Greta Garbosė dhe Viktoria Silvsted-it, Karlika bėrė pėrshtypje me atraksionin tij pėr folklorin dhe mėnyrėn e tė jetuarit. Nė krah ai ka njė grua qė e kanė pagėzuar “ hirushja”. Ajo ėshtė bijė e njė familjeje borgjeze. Vajza e parėlindur Viktoria, ėshtė fejuar me njė mėsues gjimnastike.

15. Haroldi i Norvegjisė

Haroldi i V i Norvegjisė i ngjitur nė fron mė 1991 duhet tė ruajė emrin e vikingėve. Por anijet e gjata nuk lundrojnė mė nė oqean; mbreti parapėlqen mė shumė makinat rally dhe kur ishte i ri preferonte skitė dhe trampolinėn. Ai dhe gruaja e tij, Sonja, kanė qėndruar gjithmonė larg kronikave mondane. Por fėmijėt e tyre kanė bėrė tė kundėrtėn. Haakon Magnus dhe Marta Luis me historitė e tyre tė dashurisė borgjeze kanė zėnė faqet e para tė gazetave. Madje princi ėshtė martuar me njė vajzė-nėnė.

16. Viktor Emanueli i Savojės

Asnjėherė nuk ka pasur mundėsi serioze pėr tė vėnė njė kurorė nė kokė, por qė kur ėshtė martuar me gjenovezen Maria Doria, kampionen e skive ujore, ai u bė mbret i kronikave tė televizionit. Vėmendja ka kaluar tani te djali, Emanuele Filiberto i dhėnė pas jetės mondane, pas martesės me aktoren franceze Klotildė Courou.

"Spektėr"