tirana
Ekonomist
Posts: 505
(8/5/01 9:35:21 am)
Reply Shqiptaret,sa popull i varfer
--------------------------------------------------------------------------------
Shifra qė do tė shpenzohet kėtė vit ėshtė mė e madhja e e kėtyre 6 viteve tė fundit. Kjo shifėr tregon qė numri i familjeve tė varfėra jo vetėm qė nuk po zvogėlohet por ka premisa tė rritet
Tė varfėr, nga mė tė varfėrit nė
Evropė, pa punė, me tė
ardhura minimale, me dėshirė pėr tu larguar nga vendi. Politika e kėtyre 10 viteve tė fundit nuk diti tė krijonte vende pune, nuk diti tė ulte varfėrinė, nuk diti tė ngrinte nivelin e jetesės, nuk arriti tė pėmbushė ato qė u premtuam nga tė dy forcat politike para 10 viteve. Gjatė 10 viteve tė fundit shqiptarėt me dashje ose pa dashje i kanė provuar tė gjitha mėnyrat pėr uljen e varfėrisė. I ėshtė ofruar bingo, lojra fati, i janė premtuar rritje rrogash, i janė premtuar hapje vendesh pune, i ėshtė premtuar emigracion nė masė (qė pėr njė qeveri normale do tė ishte pranimi i disfatės sė vet), i ėshtė ofruar kontrabanda, armėt, i ėshtė ofruar fallsifikimi dhe i janė hapur edhe piramida pėr tė ulur varfėrinė. Vetėm vende pune dhe paga tė denja pėr ėt jetuar nuk i ėshtė ofruar shqiptarėve pėr tė ulur varfėrinė. Pas 10 vitesh, Shqiptarėt duan tė ikin, nuk kanė besim dhe janė ekonomikisht tė varfėr.
Nė shqipėri ekzistojnė komuna apo zona ku rreth 80% e familjeve pėrfshihen nė skemėn e varfėrisė. Aktualisht janė mbi 150 mijė familje dhe rreth 30 mijė persona qė marrin ndihmė ekonomike nga shteti. Duke e marrė mesatarisht njė familje me katėr persona i bie qė jo me pak se 700 mijė persona nė Shqipėri, ose 1/4 e shqipėrisė jeton me para varfėrie. Varfėria nė Shqipėri ndahet nė katėr zona. 1. Zona me varfėri tė papėrfillshme. nė kėtė grup pėrfshihen ato zona qė kanė nėn 10% tė familjeve nė skemėn e ndihmės ekonomike. Nė kėtė grup bėjnė pjesė 40% e komunave dhe bashkive. 2. Zona me varfėri tė ndjeshme. Nė kėtė grup bėjnė pjesė ato zona qė kanė 10-30% tė familjeve nė skemėn e ndihmės ekonomike. Nė kėtė grup pėrfshihen 28% e komunave dhe bashkive tė vendit. 3. Zona tė varfėra. Nė kėtė grup pėrfshihen ato zona ku 30-60% e familjeve bėjnė pjesė nė skemėn e ndihmės ekonomike. Kjo zonė pėrfshin rreth 28-30% tė komunave dhe bashkive. 4. Zona ekstremisht tė varfėra. Nė kėtė grup pėrfshihen ato zona ku mbi 60% e familjeve bėjnė pjesė nė skemėn e ndihmės sociale. Nė kėtė grup pėrfshihen rreth 4% e komunave tė Shqipėrisė, si Kukėsi, Shkodra, Dibra, etj.
Aktualisht rrethet me varfėri ekstreme janė rrehet verilindore. Nė kėto rrethe varfėria arrin tė pėrfshijė rreth 80% tė familjeve. Efekti financiar qė duhet tė pėrballojė buxheti i shtetit pėr tė zvogėluar varfėrinė e rreth 150 mijė familje pėr vitin 2001 llogaritet tė jetė rreth 6 miliardė lekė. Ndėrkohė qė qė nga viti 1993 deri nė vitin 2000 shuma e shpenzuar nga shteti shqiptar pėr familjet e varfėra arrin deri nė 23 miliardė lekė. Shifra qė do tė shpenzohet kėtė vit ėshtė mė e madhja e e kėtyre 6 viteve tė fundit. Kjo shifėr tregon qė numri i familjeve tė varfėra jo vetėm qė nuk po zvogėlohet por ka premisa tė rritet.
[b9bato ipare[/b]
Diskutant i rregjistruar
Posts: 8
(8/5/01 9:20:07 pm)
Reply re:
--------------------------------------------------------------------------------
Pershendetje Tirana. Me bene shume pershtypje statistikat qe ofron. Numrat jane si puna e fotografive. Flasin me teper se sa 10000 fjale, dhe s`lene vend per demagogji, dhe numrat qe lexoj ketu jane si te biesh ne nje pellg me uje ne mes te debores. Gjithshka fillon edhe mbaron me pjaten dhe lugen qe njeriu eshte ne gjendje t`i vere para vetes dhe familjes se tij cdo dite. Cdo thirrje per patriotizem, per shqiptarizem, per te luftuar influencen greke, per te mobilizuar kete apo ate ne emer te kesaj apo asaj, pro kesaj partie apo kunder asaj tjetres jane te gjitha perralla me hic. Shok-un me te madh dhe ballafaqimin e pare me realitetin e eger te varferise shqiptare e kam pasur ne vitin 1989-90, kur ne disa fshatra te Kukesit, ne kufi me Jugosllavine, 90 % e familjeve merrnin buke veresije ne furren e fshatit se s`ishin ne gjendje ta paguanin, dhe kur ne Bulqize minatoreve u kish ardhur thika deri ne ate pike sa ata i thane drejtuesve t etyre se ishin gati te therrisnin edhe "Rrofte Miloshevici" po qe se ai do i paguante me shume. Nuk ka mjerim e te keqe me te madhe se sa varferia. Ajo te heq burrerine, fisnikerine, njerzillekun, deshirat e mira, te heq gjithshka qe te ben njeri e te le vetem ato qe te bejne kafshe.
tirana
Ekonomist
Posts: 506
(8/6/01 2:31:18 am)
Reply Re: re:
--------------------------------------------------------------------------------
Shifrave qe dhashe me lart,po i bashkangjis nje artikull te:"Zerit te Popullit,ne menyre qe,ēdokush te kuptoje paradoksin e deklaratave te papergjegjshme qe institucionet ekonomike tejet te politizuar japin.Mund te vereni se ē'llogari te gabuara bejne ekonomistet deshtake shqiptare:
Rritet standarti i jetesės, 1.3 herė mė i lartė nga 93
Tiranė - Deklarohet njė pėrmirėsim i situatės ekonomike tė familjeve shqiptare nga Instituti i Statistikave. Familjet shqiptare kanė arritur tė shpenzojnė deri nė 11 mijė lekė pėr frymė nė muaj dhe shpenzimet reale tė konsumit qė nga viti 1993 janė rritur 1.3 herė. Sipas Drejtores sė INSTAT-it, znj.Milva Ikonomi, nė pėrgjithėsi situata ekonomike ka njė pėrmirėsim. Po tė bėjmė krahasimin me vendet europiane, tha Ikonomi, duhet tė kemi parasysh faktin qė struktura e ushqimit nė vendet evropiane nuk zė njė peshė kaq tė madhe sa nė familjen shqiptare, por deri 20-22%. Megjithatė, po tė shikohen tė dhėnat e fundit tė INSTAT-it, kur nė 1993 ushqimi pėr shqiptarėt arrinte nė 67.7% tė totalit tė shpenzimeve dhe nė vitin 2000, 49.2%, dėshmon se ka njė pėrmirėsim tė gjendjes ekonomike.
Shpenzimet vjetore pėr konsum tė familjeve qytetare pėr vitin 2000 arrijnė nė 120 miliardė lekė. Nė muajin maj 2000, njė familje mesatare qytetare prej 4 personash, shpenzonte mesatarisht nė vit rreth 445 mijė lekė; nė muaj rreth 37 mijė lekė dhe pėr frymė nė muaj rreth 9 mijė lekė. Shpenzimet mujore pėr frymė kanė njė rritje prej 3 herėsh qė nga viti 1993, por duke pasur parasysh se periudhėn 1993-2000, inflacioni ka qėnė 129%, 2.2 herė, atėherė mund tė themi se shpenzimet pėr konsum tė familjeve janė rritur 1.3 herė.
Vėrehet se 90% e familjeve qytetare harxhojnė 70% tė shpenzimeve vjetore gjithsej. Njė familje qytetare qė pėrfshihet kėtu shpenzon mesatarisht 28 mijė e 764 lekė nė muaj, ndėrsa 10% e familjeve qytetare shqiptare shpenzojnė rreth 110 964 mijė lekė nė muaj. Mbėshtetur nė kėto rezultate mund tė themi se se kjo pjesė e familjeve qytetare shqiptare ka njė konsum mesatar pėr frymė 7 mijė e 191 lekė nė muaj, kurse 10% e familjeve, kėtė tregues e ka 27 mijė e 737 lekė nė muaj ose 4 herė mė tė lartė.
Qė nga viti 1993, shpenzimet pėr ushqim nė familjet qytetare janė zvogėluar ndjeshėm, 18.5%, ndėrkohė qė rritur shpenzimet pėr ushqim jashtė shtėpisė me 4.5%. Pra, shqiptarėt konsumojė mė shumė se 7 vjet mė parė nė "fast food", bare dhe restorante. Rritje tė ndjeshme kanė njohur shpenzimet pėr veshje, kėpucė me 2.5% si dhe pėr pagesėn e korentit, ujit dhe ngrohjen e banesės me 1.8%. Edhe shėrbimet kanė njohur njė rritje tė konsiderueshme prej 5.7%, ato pėr kujdes personal me 1.7% dhe shpenzimet pėr festat dhe ceremonitė, gati dyfish. Shpenzimet pėr arsimin janė rritur 2.3% qė nga viti 1993 dhe ato pėr kujdes shėndetėsor, 1.7%.
Komenti im
Me lart,une kam dhene shifra relative me te ardhurat per frume te popullates,duke konsideruar qe eshte pikerisht ky zeri qe duhet shqyrtuar per te shikuar nese jeta ekonomike eshte permiresuar apo jo.
Kjo rritje e shpenzimeve,tregon vetem rritjen galopante te inflacionit:Pra anka e Shqiperise,vazhdon e pret bankenota,pa perfillur inflacionin qe po rritet me kete bankenote.Duke ecur me keto hapa,do te arrinim ne konditat e Rusise apo Jugosllavise,ne te cilat,kur shkon te blesh nje kafe,te duhet te marresh trasten me bankenota me vehte.
Nje gje e tille,siē e citova me lart,ka pasur preēedente ne vendet e ish kampit komunist ku,per te blere nje kafe nevojiteshin miliona dinare.Por kjo nuk do te thote qe standarti i jeteses eshte rritur.
Pra,keto deklarata te papjekura,lypset qe specialistet e ekonomise shqiptare ti kursejne.
shqipo
Diskutant i rregjistruar
Posts: 1
(11/20/01 8:07:24 pm)
Reply Re: Shqiptaret,sa popull i varfer
--------------------------------------------------------------------------------
Se cfare llogjike kane perdorur ekonomistet e shpuar (desha te them te shquar) te INSTAT apo Zeri i Popullit hajde merre vesh. Se si mund te gjykosh qe, pse rritja e sasise qe shpenzojne Shqiptaret do te thote qe edhe niveli i jeteses rritet une nuk e kuptoj. Kjo thjesht do te thote qe indeksi i cmimeve eshte rritur. Por nese nuk jane rritur edhe te ardhurat, si mund te jete rritur niveli i jeteses?
tirana
Ekonomist
Posts: 893
(11/21/01 5:01:39 pm)
Reply Re: Shqiptaret,sa popull i varfer
--------------------------------------------------------------------------------
Zeri i Popullit,ka patur gjate gjithe ekzistences se tij detyren e disinformimit te popullit.Nuk e di nese kujtoni deklaratat paradoksale ku thonin qe prodhimi ne kete apo ate fushe ishte rritur me 100,200,apo 300% nderkohe qe populli s'kish ushqim per te ngrene,tregu ishte bosh,duhej mbajtur rradha 5 ore per nje grusht gjize e ushqeheshin me tallona me pulat hungareze te skaduara..
Kohet kane ndryshuar por jo per Zerin e Popullit.Ai vazhdon ta kryeje me se miri detyren e ngarkuar nga Partia per dizinformacionin.
E drejte ajo qe thua Shqipo.Rritja e shumes qe u duhet popullit per te shpenzuar tregon rritje te inflacionit e jo te mireqenjes.Ne rast se ty,per te mbuluar nevojat e per te blere produktet,te nevojiten dhe shpenzon me teper para,kjo tregon qe inflacioni ecen perpara dhe me hapa galopante madje,qe paraja eshte zhvleresuar dhe kostoja e prodhimeve apo sherbimeve eshte rritur.
Por keta pseudo ekonomiste,duke qene te instrumentalizuar nga klanet politike ne fuqi,kerkojne te hedhin hi syve popullit,duke kerkuar ti tregojene qe fuqia blerese eshte rritur.Por fuqia blerese nuk matet ne kete menyre,perkundrazi.
Edited by: tirana at: 11/21/01 5:11:28 pm
Krijoni Kontakt