Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Zemërimi dhe depresioni nga aspekti Islam

    "Njeriu është krijuar i dobët" thotë Kurani. Gjatë momenteve të dobësisë ne i nështrohemi qëllimeve të armikut tonë, shejtanit, i cili na " sulmon nga para, prapa dhe anëve...

    Nga: Prof. dr. Shahid Azar

    Kur Allahu i Madhërishëm krijoi njeriun, Ai krijoi brenda tij shumë emocione dhe dëshira, që ne i quajmë instikte njerëzore. Këto përfshijnë kualitete pozitive siq është njohja dhe shprehja e të vërtetës, dashuria, dhembshuria dhe dëshirat e plota fiziologjike sikurse etja, uria dhe nevojat seksuale.
    Ekzistojnë edhe kualitete negative sikurse urrejtja dhe tërbimi që prodhojnë dhunë dhe depresion. Melekët që ishin dëshmitarë të krijimit të Ademit a.s. ishin të vetëdijshëm për këto kualitete negative dhe hulumtuan krijimin e kësaj qenie të re e cila sipas fjalëve të tyre:
    "A do ta vëshë në te atë që bën çrregullime dhe që derdh gjaqet…"
    (El Bekare, 30)

    Mirëpo Krijuesi i Gjithëdijshëm, ka mbjellur disa mekanizma mbrojtës në luftë kundër këtyre pasioneve negative.
    "Njeriu është krijuar i dobët" thotë Kurani. Gjatë momenteve të dobësisë ne i nështrohemi qëllimeve të armikut tonë, shejtanit, i cili na " sulmon nga para, prapa dhe anëve" me qëllim që të na disorientoj nga vetëdija e pandërprerë mbi prezencën e Allahut. Kështu që, tërbimi në vete nuk është i natyrshëm. Kjo është shprehje e gabuar për zemërimin i cili sjellë deri te problemi.
    Zemërimi (tërbimi) destabilizon mendimet. Ai çrregullon gjykimin normal, udhëheq në depresion, çmenduri dhe veprim të gabuar. Gjatë zemërimit njeriu mund të lëndoj fizikisht dhe verbalisht personin e dashur, lëndon personin tjetër sikurse kafsha, ose gjatë fazës së depresionit mund të lëndoj vetën ose të bëjë vetëvrasje.
    Kur zemërimi orientohet ndaj grupit të njerëzve, ai mund të shprehet me terrorizëm, qoftë kur drejtohet kundër një grupi njerëzish, feve dhe popujve tjerë.
    Plotësimi natyral i dëshirave normale, qoftë në kuptim të ushqimit ose marëdhënies seksuale, është parakusht për prevenimin e zemërimit. Ekzistojnë shumë kemikate dhe hormone që ndikojnë në disponimin dhe sjelljën tonë.
    Është e njohur që hipoglicemia (niveli i ulët i sheqerit në gjak) ose tajitja tejmase e hormoneve të gjëndrrës mbrojtëse ndikon në disponimin tonë dhe shkakton zemërimin. Hormonet duhet mbajtur në barazpeshë e cila lehtëson harmoninë tonë shpirtërore.
    Pejgamberi ynë, Muhammedi, s.a.v.s. u dërgua për mbarë njerëzimin për të na mësuar sjelljën e bukur morale dhe vazhdimisht ka folur për kontrollimin e zemërimit. Një sahab e pyeti Pejgamberin ,s.a.v.s.: "Më jep një këshillë të shkurtër për moralin në bazë të cilit mund të shpresoj mirësi në këtë dhe në botën tjetër?" Pejgamberi, s.a.v.s. iu përgjigj: "Mos u zemëro."
    Pejgamberi,s.a.v.s. njëherë i pyeti shokët e tij: "Kënd e mendoni njeri të fortë?" Ndërsa ata u përgjigjën: "Ai i cili mund ta mposhtë dikend në luftë." Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: " Nuk është kështu. I fortë është ai i cili mund të kontrollohet në momentin e hidhërimit."
    Duhet bërë dallimin në mes zemërimit si përgjigje natyrale në padrejtësi dhe trathti dhe zemërimin joproduktiv si hakmarrje personale.
    Me një rast halifi Aliu r.a. duke luftuar u ballafaqua me kryeparin e idhujtarëve, e mposhti dhe deshi ta vras, kur ai në at moment e pështyri në fytyrë. Aliu r.a. menjëherë u ngritë dhe u largua duke mos e vrarë atë. Njeriu vrapoi pas tij duke e pyetur: "Pate rastin të më vrasësh, përse nuk e bëre?" Aliu, r.a. tërësisht i qetë u përgjigj: "Nuk kam urrejtje personale ndaj teje, kundër jush luftoj për shkak të mosbesimit tuaj ndaj Allahut. Sikur të të mbysja pasi më pështyre në fytyrë, atëherë lufta do t'ishte hakmarrja ime personale, e unë në këtë nuk dëshiroj të marrë pjesë.Pas kësaj kryepari idhujtar menjëherë pranoi islamin.
    Çfarë ndodhë fiziologjikisht kur zemërohemi?
    Rritet frekuenca e zemrës dhe tensioni i gjakut si pasojë e veprimit direkt të adrenalinës në gjak. Rritet fuqia ynë fizike, ndërsa zvogëlohet fuqia shpirtërore. Mendja jonë dhe fuqia e gjykimit mënjanohen, dhe gjërat të cilat në gjendjen normale mund t'i arsyetonim bëhen të papranueshme. Organet e trupit tonë, të cilat zakonisht janë nën kontrollin tonë dalin jashtë kontrollit.
    Pra, gjuha jonë, duart, këmbët dalin prej kontrollës. Personi i cili nuk kontrollon dhe orienton zemërimin mund të ndërtoj hidhërimin brenda vetës, i cili mund të lëndoj fizikisht. Përveç depresionit dhe ndjenjës së shpirtngushtësisë gjatë fazës së jo paraqitjes së zemërimit, ritmi i shpejtuar i zemrës dhe tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojnë zemrën, bile duke shkaktuar në fund edhe sulm në zemër. Përveç dhunës gjatë fazës së zemërimit (sepse mendja nuk punon drejtë) njeriu mund të bie vendim të gabuar në punën e tij ose në marrëdhënjet personale dhe kështu mund të ndikoj në ardhmërin e tij.
    ILAQI I ZEMËRIMIT

    Ilaçi i parë preventiv është nga ndieshmëria në provokime. Kjo duhet të jetë e domosdoshme që njerëzit të preokupohen me diç tjetër me qëllim të orientimit personal. Përveç përkujtimit ndaj Allahut ose ibadetit, ekzistojnë edhe mënyra tjera që mund të ndihmojnë. Pejgamberi, s.a.v.s. e ka këshillue një njeri që të pinë ujë kur hidhërohet me bashkëshortën dhe ta mbajë në gojë pa e përbi. Pas disa muajsh të kësaj këshille bashkëshorti vie te Pejgamberi,s.a.v.s. duke e lajmëruar se këshilla e tij ka pasur sukses.
    Meqë besojmë se zemërimi është shprehje e kontrollimit të shejtanit, nuk duhet lejuar që ai të merrë kontrollin. Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë:

    " E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej Allahut se vërtet Ai është dëgjuesi i dijshmi."
    (Fussilet,36)
    Pejgamberi s.a.v.s. ka këshilluar që kur jemi të zemruar të ulemi ose të shtrihemi, sepse nuk është lehtë me e goditë dikend kur jemi në këtë pozitë. Por, ilaçi më i mirë është me mendue për hidhërimin dhe dënimin e Allahut. A thua hidhërimi i Allahut është më i vogël se i yni? Dhe çfarë ndodhë kur Ai shprehë hidhërimin e tij? Ne, njerëzit që kërkojmë falje nga Allahu së pari duhet falur njerëzit. Kur falim dikend, vendoset paqja dhe qetësia në zemrat tona.
    Atributi i parë i Allahut me të cilin ne myslimanët përkujtohemi, është që Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi. Allahu i Madhërishëm thotë: "Mëshira Ime është më e madhe se hidhërimi Im", ndërsa Pejgamberit,s.a.v.s. në hadithi kudsi ka thënë: O bijt e Ademit, kur hidhërohemi, më përkujtoni Mua. Pra, përkujtimi tek Allahu është ibadet i cili na ndihmon të kthehemi në rrugë të drejt. Një prej emrave të Zotit është edhe Ja Halim, në kuptimin I Butë. Gjithashtu duhet të lutemi Allahut me pas nën kontrollë situatën që ka shkaktuar hidhërimin. Duhet kuptuar gjithashtu që kjo jetë, edhe pse është e dashur, është kalimtare, dhe nuk duhet harruar vdekjën dhe nuk duhet lejuar ta shkatërrojmë botën e përherëshme për shkak të kësaj bote të përkohshme.
    Larja me ujë të ftoht ose dushi i ftohtë gjithashtu është i dobishëm dhe i efektshëm.
    Me rëndësi është me i orientuar energjitë në bashkëveprim me diç tjetër. Por, sjellje kulmore dhe shembull i edukatës islame është të veprohet kundër asaj që pretë provokuesi. Nëse provokuesi pretë që ta kritikoni ose t'ia ktheni me nënçmim verbal, atëherë duhet përgjigjur se e doni atë, duke ia përmendur cilësit e tija të mira. Nëse pret që ta sulmoni fizikisht, atëherë duhet përqafuar dhe me e falë.

    SHPIRTNGUSHTËSIA ( DEPRESIONI )

    Shpirtëngushtësia është gjendje e mendimeve pikëlluese dhe ndjenjës së jo mirëqenjës. Kjo mund të jetë shkas i hidhërimit ndaj vetvetës ose tjetrit, mos paraqitjës së zemërimit, mos suksesit ose frustracionit. Shpirtëngushtësia është sëmundje vdekjeprurëse e cila mund të shkaktoj dëm akut trupit ose dëm në bazë kronike si dhe mund të shkatërroj pa këthim të marëdhëniet ndërnjerëzore. Gjatë gjendjës së shirtëngushtësisë, njerëzit mund të kenë edhe mendime vetvrasëse. Shpirtëngushtësia ndërtohet ngadal, ndërsa zemrimi është manifestim akut, e cila nga brenda brenë shpirtin dhe trupin njerëzor.
    Nga ndonjëherë shpirtëngushtësia ose depresioni është pasojë e çrregullimit të baraspeshës kimike, sikurse te tërbimi, qoftë kur bëhet fjalë për gjendjën psikotrope me zvoglimin e amineve të trurit, epinefrinës, norepinefrinës dhe dopaminës ose disbalansi hormonal sikur hipertireoza dhe sëmundja e Adisonit. Prandaj të gjitha rasteve të depresionit duhet gjetur shkaku organik.
    Mënyra e luftës kundër depresionit është fenomeni i kontrollit mendor. Duhet kuptuar se ne nuk jemi në gjendje me e kontrollu fatin tonë. Lëshimet e caktuara dhe sprovat na dhurojën mundësin për të mësuar leksione të caktuara.
    Ilaçi për depresion është shpresa. Allahu i Madhërishëm shpresën e përkrah duke thënë:
    "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime vetën tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut…"
    (Ez Zumer,53)
    Krahas me këtë, pa marrë parasysh shkallën e pashpresës, depresionin ose frustracionin, nuk duhet humbur shpresën sepse gjithmon drita është në fund të tunelit. Shpresa më e madhe është mëshira e Allahut.
    Ne,myslimanët, besojmë që vuajtjet tona dhe fatkeqësit janë sprova nga Allahu i cili ka thënë:
    "Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush…"
    (El Bekare,214)
    "Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frutet, po ti jepju myzhde durimtarëve."
    (El Bekare,155)

    Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #22
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga INDRITI Lexo Postimin
    Zemërimi është një nga përshpëritjet e shejtanit, që sjell shumë fatkeqësi e të keqia, cakun e të cilave e di vetëm Allahu i Lartësuar. Për këtë arsye, Islami ka shumë për të thënë për këtë cilësi të keqe, dhe Profeti a.s e përshkruan ilaçin e kësaj sëmundjeje dhe mënyrat se si mund t’i kufizojmë pasojat e saj. Prej këtyre ilaçeve kurues mund të përmendim:

    1. Kërkojini mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar:
    Sulejman Ibn Sard ka thënë: “Unë isha ulur më Profetin a.s dhe dy burra po fyenin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre ishte skuqur në fytyrë, dhe venat e qafës i kishin kërcyer. Profeti a.s tha: ‘Unë di një fjalë, që nëse ai do ta thoshte, ajo që ndien do të largohej. Nëse ai thotë: ‘Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar’ , ajo që ndjen (d.m.th zemërimi) do të largohej.’” (Transmeton Buhariu në al-Fath 6/337)
    Profeti a.s ka thënë: “Nëse dikush zemërohet dhe thotë: “Kërkoj mbrojtje tek Allahu, zemrimi do t’i largohet.” (Sahi al-Xhami al-Sagir 695)

    2. Heshtni

    I Dërguari i Allahut a.s ka thënë: “Nëse dikush prej jush zemërohet, le të heshtë.” (Transmeton Imam Ahmedi, al-Musnad, 1/329)
    Kjo qëndron, sepse në të shumtën e rasteve, njeriu i zemëruar e humbet vetëkontrollin, dhe mund të thotë fjalë mosbesimi (prej të cilave kërkojmë mbrojtje nga Allahu i Lartësuar), mallkime, apo fjalën e divorcit (talak) që do të shkatërronte familjen e tij, apo flalë fyese që do të shkaktonin armiqësi dhe urrejtje tek të tjerët. Thënë me pak fjalë, heshtja është një zgjidhje që të ndihmon t’i shmangësh të gjitha këto.

    3. Mos lëvizni

    I Dërguai i Allahut a.s ka thënë: “Nëse dikush nga ju zemërohet dhe është në këmbë, le të ulet, se kështu do t’i largohet zemërimi; dhe nëse zemërimi nuk i largohet, atëherë le të shtrihet.”
    Transmetuesi i këtij hadithi është Ebu Dherri r.a, dhe ky transmetim lidhet me një histori: Ai po shpiente devetë e tij për të pirë ujë në një koritë, kur disa njerëzi kaluan andej dhe i thanë (njëri-tjetrit): “Kush mund të konkurojë me Ebu Dherrin (për tu dhënë ujë deveve) dhe ta lerë të fundit?” Një burrë tha: “Unë, mund ta bëjë atë,” dhe kështu i mori kafshët e tij dhe konkuroi me Ebu Dherrin, me qëllim që korrita të thyhej (d.m.th Ebu Dherri priste ndihmë për t’u dhënë ujë deveve, por në vend të kësaj, burri u soll keq, gjë që shkaktoi thyerjen e koritës). Ebu Dherri i cili ishte në këmbë, u ul dhe më pas u shtri. Dikush e pyeti atë: “O Ebu Dherr, përse u ule poshtë dhe më pas u shtrive?” Ai tha: “I Dërguari i Allahut ka thënë...” dhe përmedni hadithin. (Hadithi dhe kjo histori mund të gjenden në Musnedin e Ahmedit, 5/152; gjithashtu shihni edhe Sahi al-Xhami, 694)
    Sipas një transmetimi tjetër, Ebu Dherri po u jepte ujë kafshëve të tij në një koritë, kur një burrë tjetër e zemëroi atë dhe ai u ul... (Fajd al-Kadir, al-Munaui 1/408)
    Nga dobitë e kësaj këshille të dhënë nga Profeti a.s, është fakti se ajo e ndalon të zemëruarin të dalë jashtë kontrollit, sepse në të kundërt ai mund të shpërthente dhe të dëmtonte ndonjë njeri, madje edhe mund të vriste- siç do ta shohim pak më poshtë- apo mund të shkatërronte prona, etj. Të ulurit i zbeh acarimet dhe tërbimet, ndërsa të shtrirët të largon akoma më tepër nga kryerja e ndonjë çmendurie apo e diçkaje të dëmshme. Al-Alamah al-Khatabi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në komentimin e Sunenit të Ebu Davudit: “Kush qëndron në këmbë është në një pozicion që shkatërron e plaçkit, ai që është ulur priret ta bëjë një gjë të tillë ndërsa përsa i përket atij që është shtrirë, nuk mund të bëjë asgjë. ثshtë e mundur që Profeti (paqa e Zotit qoftë mbi të), ta ketë këshilluar të zemëruarin që të ulet apo shtrihet, në mënyrë që të mos bëjë diçka për të cilën më vonë do të pendohej. Allahu e di më së miri.” (Suneni i Ebu Davudit me Mualim al-Sunen 5/141)

    4. Ndiqni këshillën e Profetit a.s

    Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetoi se një burrë i tha Profetit (paqa e Zotit qoftë mbi të), “Më këshillo” Ai i tha: “Mos u zemëro.” Burri e përsëriti pyetjen disa herë, dhe çdo herë që ai e pyeste Profeti (paqa e Zotit qoftë mbi të) i thoshte: “Mos u zemëro.” (Transmeton Buhariu në Fath al-Bari 10/456)
    Sipas një transmetimi tjetër, një burrë tha: “Unë mendova rreth asaj që më tha Profeti a.s, dhe kuptova se zemërimi i kombinon të gjitha të këqiat.” (Musnedi Imam Ahmedit 5/373)

    5. Mos u zemëro dhe Parajsa do të jetë e jotja (hadith sahih, shih Sahih al-Xhami 7374.)
    Të menduarit rreth asaj që Allahu u ka premtuar vepërmirëve (al-muttekin), që qëndrojnë larg shkaqeve të zemërimit dhe luftojnë me vetet e tyre për ta kontrolluar atë, është rruga më e mirë për të shuar flakët e zemërimit. Një ndër hadithet që përshkruan madhësinë e shpërblimit të një vepre të tillë është ky: “Kushdo që kontrollon zemërimin kur ka mundësi të veprojë me të, Allahu do t’ia mbushë zemrën me kënaqësi në Ditën e Ringjalljes.” (Transmeton al-Tebarani, 12/453, shihni gjithashtu sahih al-Xhami 6518)
    Një tjetër shpërblim i madh përshkruhet në fjalët e Profetit a.s: “Kushdo që e kontrollon zemërimin e tij kur ai ka mundësi të veprojë me të, Allahu do ta thërrasë para gjithë njerëzisë në Ditën e Ringjalljes, dhe do ta lejojë atë të zgjedhë këdo që dëshiron nga Hyrit e Xhenetit.” (Transmeton Ebu Dauti, 4777, dhe të tjerët. Klasifikohet hasan, në Sahih al-Xahmi, 6518 )

    6. Vetëdija për pozitën e lartë dhe përparësitë që do t’u jepen atyre që kontrollojnë vetet e tyre.

    I Dërguari i Allahut (paqa e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: “Burrë i fortë nuk është ai që i mund të tjerët (në mundje); përkundrazi i fortë është ai që kontrollon veten e tij kur zemërohet.” (Transmeton Ahmadi 2/236; hadithi është mutefekun alej). Sa më i madh të jetë zemërimi, aq më e lartë është pozita e atij që e kontrollon atë. Profeti a.s ka thënë: “I fortë është ai që kur zemërohet dhe i skuqet fytyra e i ngrihen flokët përpjetë, është i aftë ta kontrollojë zemërimin e tij.” (Transmeton Imam Ahmedi, 5/367, dhe në sahiun e al-Xhamit hadithi klasifikohet hasan)
    Enesi transmeton se Profeti a.s kaloi pranë disa njerëzve që po bënin mundje. Ai pyeti: “ا’është kjo gjë?” Ata thanë: “Filani është më i forti dhe mund të mundë këdo.” Profeti a.s tha: “A t’ju tregoj juve dikë që është më i fortë se ai? Burri i cili kur i bëhet padrejtësi nga dikush tjetër dhe kontrollon zemërimin e tij, ka sfiduar Shejtanin e Shejtani është ai që e zemëroi atë.” (Transmeton Al-Bazar dhe Ibn Haxheri tha se zinxhiri i tij është sahih. Al-Fath 10/519)

    7. Ndjekja e shembullit të Profetit a.s në rast zemërimi

    Profeti a.s është prijësi ynë, dhe shembulli i tij është më i larti në lidhje me këtë çështje, siç transmetohet në një numër hadithesh. Një prej më të famshmëve është transmetuar nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Unë po ecja me të Dërguarin e Allahut a.s, dhe ai kishte veshur një mantel Nexhrani që kishte një jakë të ashpër. Aty erdhi një beduin që e kapi ashpër për cepit të jakës, dhe unë pashë shenjat që la jaka në qafën e tij. Më pas beduini e urdhëroi atë që t’i jepte një pjesë nga pasuria e Allahut që ai kishte. Profeti a.s u kthye drejt tij, buzëqeshi, dhe më pas urdhëroi që atij t’i jepej diçka.” (mutefekun alej. Fath al-Bari 10/375)
    Një mënyrë tjetër në të cilën ne mund të ndjekim shembullim e Profetit a.s, është të zemërohemi për hir të Allahut, kur të drejtat e Tij cënohen. Ky është një zemërim që ia vlen. Kështu Profeti a.s, u zemërua kur i treguan për imamin i cili po i largonte njerëzit nga namazi duke e zgjatur atë shumë; kur pa një perde më pamje gjallesash në shtëpinë e Aishes; kur Usameh i foli atij për Makzumen e cila kishte vjedhur, e ai i tha: “A kërkon ndërhyrjen time për dënimin e urdhëruar nga Allahu?” ; kur e pyesnin për gjëra që ai nuk pëlqente dhe të tjera. Zemërimi i tij ishte vetëm për hir të Allahut.

    8. Ndërgjegjësimi se përmbajtja nga zemërimi është shenjë devotshmërie.

    Të mirët (el-muttekun) janë ata që lavdërohen nga Allahu në Kuran dhe i Dërguari i Tij a.s. Parajsa e gjerë sa qiejt dhe toka është përgatitur për ta. Një ndër karakteristikat e tyre është: (komenti dhe kuptimi)
    “Shpenzojnë në rrugën e Allahut në pasuri dhe vështirësi, (ata) përmbahen nga zemërimi, dhe i falin njerëzit; me të vërtetë Allahu i do al-muhsinun (vepërmirët).” (Ali Imran 3:134)
    Këta janë ata, karakterin, qendrimin dhe veprat e mira të të cilëve i ka përmendur Allahu, dhe të cilët njerëzit i admirojnë. Një ndër cilësitë e tyre (koment): “...kur janë të zemëruar, falin.” (al-Shuara 42:47)

    9. Dëgjimi i përkujtuesve

    Zemërimi është pjesë e natyrës njerëzore dhe njerëzit ndryshojnë në zemërimin e tyre. Mund të jetë e vështirë që dikush të mos zemërohet, por të sinqertët do ta kujtojnë Allahun kur të ndërgjegjësohen, dhe nuk do ta kalojnë kufirin. Të mëposhtmët janë disa shembuj:
    Ibn Absasi r.a transmeton se një burrë kërkoi leje të fliste me Umer Ibn Hatabin r.a dhe më pas tha: “O biri i Hatabit, ti nuk po na jep ne shumë dhe nuk po gjykon drejt mes nesh.” Umeri r.a u zemërua aq shumë sa ishte gati ta qëllonte burrin që tha këto fjalë, por al-Hurr bin Kajs i cili ishte i pranishëm, tha: “O prijësi i besimtarëve, Allahu i tha Profetit të Tij: ‘Ti (Muhamed) merre më të lehtën, urdhëro të mirën dhe largohu prej të padijshmëve.’ (al-Araf 199). Ky njeri është një prej të padijshmëve.” Për Allahun, Umeri nuk mund të shkonte më tej pasi al-Huri i recitoi atij këtë ajet, dhe ai ishte një njeri i kujdesshëm ndaj Librit të Allahut. (Transmeton Buhariu ne al-Fath, 4/304)
    Kështu duhet të jetë muslimani. Munafiku (hipokriti) i keq, nuk ishte kështu kur i thanë hadithin e Profetit a.s dhe një nga sahabet i tha atij: “Kërko mbrojtje tek Allahu nga Shejtani.” Ai i tha atij që ia kujtoi: “A mos mendon se jam i çmendur? Ik, largohu!” (Transmeton Buhariu, al-Fath, 1/465)
    Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga dështimi.

    10. Ndërgjegjësimi për pasojat negative të zemërimit

    Zemërimi ka shumë ndikime negative; me pak fjalë këto ndikime shkaktojnë dëm si tek vet i zemëruari ashtu edhe tek të tjerët. Ai që zemërohet mund të thotë fjalë fyese apo të turpshme, mund t’i dëmtojë të tjerët fizikisht në një mënyrë të pakontrolluar, madje mund të shkojë deri në vrasje. Historia e mëposhtme përmban një mësim të vlefshëm.
    Ismail ibn Ueil transmetoi se babai i tij r.a i tha: “Unë isha ulur më Profetin a.s kur një burrë erdhi tek ai duke tërhequr një tjetër me litar. Ai tha: ‘O i Dërguari i Allahut, ky njeri vrau vëllain tim! I Dërguai i Allahut e pyeti atë: ‘A e vrave atë?’ Ai u përgjigj: ‘Po e vrava.’ Ai e pyeti: ‘Po, si e vrave atë?’ Ai tha: ‘Unë dhe ai po shkundnim një pemë për të rrëzuar gjethe për të ushqyer kafshët. Ai më ofendoi mua dhe unë e godita në kokë me një sopatë dhe e vrava...” (Transmeton Muslimi, 1307)
    Zemërimi mund të çojë edhe në më pak sesa vdekja, si për shembull plagosja dhe thyerja e kockave. Nëse njeriu që shkakton zemërim largohet, i zemëruari e nxjerr zemërimin në veten e tij duke grisur robat, gërvishtur faqet, qëlluar me grushte, apo duke rënë pa ndjenja. Ai gjithashtu mund të thyejë edhe enët e pjatat apo pasje të ndryshme.
    Në rastet më të këqia, zemërimi shpie në fatkeqësi shoqërore dhe në shkatërrimin e familjes (d.m.th divorc). Pyesni shumicën e atyre që janë divorcuar me gratë e tyre, dhe ata do t’ju thonë juve: ishte në një çast zemërimi. Këto divorce çojnë në keqësimin e gjendjes së fëmijëve, në keqardhje dhe bezdisje dhe në një jetë të ashpër dhe të vështirë. Të gjitha këto janë pasojë e zemërimit. Nëse ata do ta kishin kujtuar Allahun, asnjëra nga këto nuk do të ndodhte. Të ecurit kundër vijës së Sheriatit sjell vetëm humbje.
    Dëmi që i shkakton shëndetit zemërimi mund të përshkruhet vetëm nga mjekët, siç është për shembull tromboza, trysnia e lartë e gjakut, takikardia (rahjet jonormale të zemrës) dhe hiperventilacioni (frymëmarja e pakët e vazhdueshme), që mund të çojë në goditje vdekjeprurëse të zemrës, diabetit, etj. I kërkojmë Allahut të na dhurojë një shëndet të mirë.

    11. I zemëruari duhet të mendojë për veten e tij në çastet e zemërimit

    Nëse i zemëruari do të shihej në pasqyrë në ato çaste, ai do ta urrente veten e tij dhe mënyrën si ngjan. Nëse do ta vinte re mënyrën se si ndryshon, dhe se si dridhen trupi dhe gjymtyrët e tij, se si i zgurdullohen sytë se sa jashtë kontrollit dhe e çmendur është sjellja e tij, ai do ta urrente veten e tij dhe do të tmerrohej nga vetë pamja e tij. ثshtë mëse e ditur se shëmtia e brendshme është më e keqe se shëmtia e jashtme. Sa i lumtur duhet të jetë Shejtani, kur një njeri është në këtë gjendje. I kërkojmë mbrojtje Allahut nga Shejtani dhe nga dështimi.

    12. Duatë

    Duaja është gjithmonë arma e besimtarit, më të cilën ai i kërkon Allahut ta mbrojë nga e keqja, shqetësimi dhe sjellja e keqe si dhe i kërkon atij të mos bjerë në kurthin e mosbesimit apo të veprave të këqia për shkak të zemërimit. Një ndër tri gjërat që e shpëton atë prej kësaj është: të jetë i drejtë në kohët e kënaqësive dhe zemërimit. (Sahih al-Xhemi 3039) Një nga duatë e Profetit a.s ishte:
    “O Allah, me Dijën Tënde për të fshehtën dhe me Fuqinë Tënde mbi krijimin Tënd, më lër të jetoj përsa kohë që Ti e di se jeta është e mirë për mua, dhe ma sill vdekjen kur Ti e di se vdekja është më e mirë për mua. O Allahu unë të lutem Ty të më bësh të të frikësohem Ty fshehurazi dhe haptazi, dhe të lutem Ty të më bësh të flas të vërtetën në kohë kënaqësie dhe zemërimi. Të lutem Ty për të mira të vazhdueshme dhe për kënaqësi që nuk mbarojnë. Unë të lutem Ty të më bësh të pranoj udhëheqjen Tënde dhe për një jetë të mirë pas vdekjes. Unë të lutem Ty për kënaqësinë e shikimit të Fytyrës Tënde dhe për dëshirën për t’u takuar me Ty, pa kaluar në sëmundje dhe trazira devijuese. O Allah, na zbukuro me stolitë e besimit dhe na bëj prej atyre që janë të udhëzuar. Falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të botërave.”
    Shkrim jashtezakonisht i bukur......
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla Estetike/Në kushte shtëpiake
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 226
    Postimi i Fundit: 26-07-2024, 03:27
  2. Keshilla Dhe Porosi Ndaj Pushtetarve Dhe Udheheqsave
    Nga gharib në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 05:29
  3. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  4. Këshilla për femrat!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 05:14
  5. Këshilla për meshkujt!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •