Ju falemenderoj shume per komentin e postuar jame menduar sadopak te jap disa informacione per te bukuren disa keshilla ndoshta qe ne do kemi shum nevoj per to, shpresoj se ato fjale qe kame shkrujtur te jene fjale qe do ti ndihmonte sadopak femrave a meshkujve dhe plotesisht pajtohem me ty se : CDO GJE E BUKUR PERMISON GJENDJEN SHPIRTERORE.
... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..
- Në qoftë se flokët i lan pothuajse çdo ditë, përmbaju këshillës së ekspertëve të cilët thonë se shamponin duhet qitur në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formo shkumën me ujë të vakët në qoftë se ke flokë normale apo të yndyrshme, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i ke të thata. Shamponin lëre të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët krihi me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t'i kesh bërë këto veprime laji flokët.
- Harroje shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndjehesh më komode, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merr edhe një peshqir të tharë dhe fërkoji me të butë flokët.
- Intervali kohor për tharjen e flokëve me fen është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë.
- Flokët me minival thaji me fen vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të tharjes lërja ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krehësh dhe të bësh frizurën.
- Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Që të bësh regjeneratorin të nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i ricinës. Vajin ngrohe pak dhe përzieje pikë për pike me vezën, deri sa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i laj, por me regjenerator fërkoji majat e flokëve dhe mbështilli në një foli alumini, në kokë vër një kapelë plastike dhe mbaji sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët laji mirë!
- Në qoftë se flokët i ke të ndara në mes, kij kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizësh për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.
- Në qoftë se flokët të "shprishen", mos provo t'i rregullosh duke i krehur nga rrënja por nga majat, sepse në atë mënyrë më pak dëmtohen.
- Në qoftë se shfrytëzon llakun për flokë, para se të shkosh në gjumë përherë duhet ta eliminosh nga flokët, duke i krehur mirë.
- Në qoftë se dëshiron që frizura të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos qit llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkati flokët.
- Në qoftë se nuk mundesh apo nuk arrin që t'i lash flokët, ndërkaq nuk dëshiron që të duken të yndyrshme, qitu flokëve beby pudër dhe pastaj krihi mirë. Gjithsesi kjo këshillë vlen vetëm për ato që kanë flokë të shkëlqyeshme.
- Në qoftë se dëshiron që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshme dhe më të bujshme, laji në ujë në të cilin më parë ke zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziej gjysmë ore dhe pastaj kulloji. Nga sasia e lëvoreve të cilat i ke përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.
- Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër.
- Në qoftë se tashmë ke përdorur kënë, flokëve mundesh vetëm t'u japësh një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqesh. Derisa të mos rriten flokët, mos mendo për zbardhjen e zylyfeve.
- Kurrë mos e tepro me prodhimet të cilat i qet në flokë - qoftë fjala për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë qit një sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se ke qitur pak, mund ta shtosh pjesën tjetër.
- Ngjyrën e flokëve mos e qit në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.
- Në qoftë se ke flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiu shamponëve të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.
- Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtia ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.
- Në qoftë se frizurën e formëson me brushë, shfrytëzoje atë që i përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.
- Provo që sa më pak t'i ngarkosh flokët me karfica dhe me llastikë, sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha
Ndryshuar për herë të fundit nga besa.a.best : 18-10-2008 më 10:25
... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..
shume faleminderit pr keto keshilla praktika dhe te nevojshme per cdo femer, shume prej tyre do me hyjne vertet ne pune
Vertet keni sjell material te pasur siq thot fjala popullore shkrut e shqip , me endje te lexova se kam lexu shum per keto gjera ne magazina (revista) po kjo ishte shkrurt dhe kjart.
flm per punen qe ben per ne dhe forumin shqiptar.
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Siç e pamë edhe vetë Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut.
Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por, përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?
Shkaqet e rënies
Trashëgimia dhe faktorët gjenetike. Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë rriti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.
Stresi
Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.
Sëmundje
Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.
Pakujdesia
Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.
Kujdes
1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.
Si të kujdesemi për flokët
Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Shtatëdhjetë për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormone testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.
Shkenca, në ditë njerëzve u bien 150 qime
Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. Kur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30-vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.
Mjekët: Rënia e flokëve, e trashëguar
Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron, apo siç emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngujohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, poret mbyllen krejt. Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve, zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor drogëra të ndryshme. Kurse 30 vjeç është mosha mesatare kur nis fenomeni i rënies së flokëve. Specialistët tregojnë se, realisht fenomeni nis që në moshën 20-vjeçare, kohë kjo kur në kokën e njeriut fillojnë të përdoren produkte të ndryshme kozmetike.
Propecia, një mjet kundër rënies së flokëve
Propecia është një lloj medikamenti i zbuluar kohët e fundit. Ai bën të mundur bllokimin e enzimës që lidhet me testosteronin, duke e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë. Jo pak, por 150 fije floku, është sasia që u bie të gjithë njerëzve nga koka thuajse çdo ditë, dhe në pranverë dhe në vjeshtë ky numër është edhe më i lart. Nëse kjo shihër shtohet atëherë të gjithë personat duhet të shqetësohen. Ndërkohë që 2 milimetra në javë zgjatet floku i njeriut, nëse ai dëmtohet me produkte jo të përshtatshme kozmetike (si për meshkuj ashtu edhe për femra), atëherë ai këputet po kaq milimetra gjatë javës[/B]
... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..
Pastrimi më i efektshëm? Ai që bëhet sipas llojit të fytyrës. Sepse ky ritual, në dukje i mërzitshëm, ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa e mendonit. Dhe nëse bëhet siç duhet, është më shumë sesa një fillim i mirë
Lëkurë e ndjeshme
Më e hollë dhe më pak elastike nga norma, një lëkurë e tillë duhet trajtuar me maksimumin e delikatesës, për të evituar skuqjet dhe irritimet tipike të një lëkure kuperoze (që i acarohen kapilarët duke u shfaqur mbi sipërfaqe).
Në mëngjes
Pastrojeni me kujdes me një krem detergjent duke masazhuar fytyrën dhe qafën me gishta. Ndiqni një lëvizje delikate rrethore nga qendra e fytyrës drejt mollëzave, ballit dhe mjekrës, për të riaktivizuar mikroqarkullimin nën lëkurë. Nuk duhet që lëkura të ketë kontakt direkt me ujin e çezmës: gëlqerja mund të arrijë të formojë kalcium dhe mbetje kimike, duke dëmtuar edhe më barrierën e jashtme të lëkurës, që edhe pa këto ndërhyrje është goxha problematike. Për ta hequr kremin detergjent, duhet të përdorni pambuk të lagur me ujë që shitet i ambalazhuar (më mirë është të blini produktin specifik, me ujë trëndafilash apo ujë termik).
Në mbrëmje
Zgjidhni qumështin dhe tonikun specifik për lëkurën tuaj. Dhe në zonat e konturit të syve dhe buzëve përdorni produktet specifike. Një tjetër sugjerim: përdorni vetëm pambuk hidrofil të bardhë (ata të ngjyrosur, edhe pse nuk japin probleme në të tjera lloje lëkure, në fytyrat e ndjeshme mund të bëhen shkaktare të irritimeve).
Lëkurë e yndyrshme
Për këtë lloj lëkure, ndalohen produktet agresive që mund të provokojnë efektin e kundërt: duke e tharë lëkurën stimulojnë gjëndrat dhjamore që të prodhojnë më tepër yndyrë.
Në mëngjes
Lajeni mirë fytyrën me një detergjent specifik për lëkurën e yndyrshme: një i tillë ka përbërës ekuilibrues – yndyre dhe dezinfektues, të cilët pastrojnë poret dhe eliminojnë efektin shkëlqyes nga fytyra.
Së paku dy herë në javë, bëni një scrub me një produkt kozmetik me kokrriza të mëdha, në mënyrë që të arrijë të depërtojë në çdo lloj poreje dhe të mund të eliminojë pikat e zeza. Gjatë ditës, kujdesuni të mbani afër peceta të lagura specifike, në mënyrë që të thani dhe të eliminoni ndonjë ndriçim eventual, sidomos në zonën T të fytyrës. Produktet e reja të firmave të mira kozmetike, mund të përdoren edhe mbi grimin e fytyrës.
Në mbrëmje
Zgjidh një qumësht pastrues specifik dhe pas pastrimit shpëlajeni mirë fytyrën me unë të freskët të rrjedhshëm. Pastaj është i domosdoshëm toniku: duhet një produkt i veçantë me një gradë të ulët alkoolike me elementë lehtësisht esfoliantë, ai acidi salicilik, që ditë pas dite pastrojnë me të vërtetë poret e lëkurës
Lëkurë normale ose e thatë
Kërkon pastrues efikas, por hidratues dhe delikatë, që të mos thahet barriera hidrolipide e mbrojtjes natyrale të lëkurës.
Në mëngjes
Lajeni fytyrën me një shkumë pastruese që fillon të veprojë menjëherë sapo gjendet në kontakt me ujin. Ndërsa e pastron, shkuma e hidraton dhe e ushqen në thellësi fytyrën, duke e përgatitur për të pritur makijazhet për grimin. Përdorni ujë të vakët (shumë i ftohtë ose shumë i nxehtë mund të dëmtojë kapilarët nën lëkurë duke i hapur rrugë skuqjeve, sidomos në zonën e faqeve). Një herë në javë pastaj bëjini një esfoliant lëkurës me një produkt të veçantë të përbërë nga mikrokokrriza të imëta: pastron dhe eliminon qelizat e vdekura pa e irrituar epidermën.
Në mbrëmje
Përdorni një detergjent me bazë lipolipidike: ndërsa eliminon grimin, ai rindërton barrierën hidrolipidike e cila dëmtohet gjatë ditës për shkak të ndikimit të ambientit. Mund ta përdorni edhe tonikun, por duhet të keni kujdes që të zgjidhni një pa alkool, përndryshe do të rrezikoni të irritoni dhe të varfëroni shtresat e sipërfaqes së lëkurës.
... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..
Besa, nese e di a mund te me thuash edhe se si behet depilimi qe bejne grate arabe. E kam degjuar qe disa e perdorin edhe ne Shq. ai qe behet me sheqer, limon, etj qe me pas e bejne si top. Nuk e di ekzakt se si behet.
Flm
Pershendetje Showgirl.
Une e dij nje recept te tille mirepo se dij sakte a ashte ajo qe juve ne te vertete ju intereson sidoqofte do ta tregoj per at recept qe sherben per depilim dhe ka te njejta permbajtje.
E marrim nje ene, nje ene qe do mundej ti rezistoj nje temeperature te larte. Ne te fusim 5 luge sheqer dhe uje sipas nevoj derisa ta mbuloj pak sasin e shqerit ne enen dhe nje lug te vogel lemontosi (permbajtje puluhuri nga lemoni ) dhe e leme ne nxhetesin derisa te fitojm nje leng me ngjyre te kafte me nje kujdes te vecant largojm masen e fituar dhe ngadal duke perdorur ftohesin ujin ngadal ngadal arrijm te mbledhim masen ne menyre qe prej gjendejs se lengte te fitojm nje mase pak te ngurt mirpo jo edhe aq deri sa te arrijm te fitojm nje top dhe me pas lirshem mund te perdorim kete mase .
Shpresoj te jete kjo qe ju interesonte me shume. Cdo te mire.
... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..
Besa, po, eshte ajo qe kerkoj por nuk kam gjetur lemontos ketu ku jam une; eshte e njejte sikur te perdor leng limoni?
Dhe me fal por kete s'e kuptoj: dhe e leme ne nxhetesin derisa te fitojm nje leng me ngjyre te kafte me nje kujdes te vecant largojm masen e fituar dhe ngadal duke perdorur ftohesin ujin ngadal ngadal
Pastaj, une e kam provuar nje here por me behej si karamel.
Krijoni Kontakt