POLITIKANĖT SHQIPTARĖ ME VIZIONE DRITĖSHKURTRA DEKLAROHEN KUNDĖR RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE!
Ndarja territoriale e Shqipėrisė Natyrale, qė nga kohėt e errėta tė inkuizicionit nė mesjetė, mendoj kėtu pėr kohėn famėkeqe tė Car Dushanit e Stefan Nemanjės; Serbia, pėr ta arsyetuar pushtimin e trojeve shqiptare dhe pėr ta bėrė akt tė kryer edhe si tė drejtė historike e hapi nė Prizren “Patrikanėn e Prizrenit” kėshtu, e planifikoi me strategjinė tė regjur sllave ta bėnte Prizrenin qendėr tė sllavizmit i dha goditje tė rėndė kombit shqiptar. Ne, kemi mėsuar nga histori-gjeografia se harta e shtetit shqiptar nė kohėn e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, shtrihej thellė nė disa vise tė Kosovės, pra deri nė Vushtrrinė e lashtė, e cila nė kohėn e ndritur tė Ilirisė, quhej gjyteti Vicianum. Qė nga ato kohėra tė mbarsura me tendenca dhe realizime tė pėrmasash tė ndryshme; pėr ta gllabėruar Shqipėrinė Natyrore, qėndresa luftarake e kombit tonė pėr ribashkim nuk ka pasur as do tė ketė tė ndalur kurrė!…
Shkruan: Fadil SHYTI
Kėto luftėra janė karakterizuar si luftėra lokale; pėrkundėr faktit se ishin dhe janė luftėra ēlirimtare, por nuk kishin as s“po marrin pėrmasa gjithėkombėtare deri nė ditėt tona, kėto luftėra po pėrfundojnė pa FITOREN e madhe tė ribashkimit gjithėkombėtar. Po pėrfundojnė pa flakjen e robėrisė shekullore, e cila trojet shqiptare i ka vėnė nė geto, i ka rrudhur si mos mė keq, i ka bėrė shqiptarėt qė deri sot tė jenė kombi mė i shtypur dhe mė i pa ardhmėri tė ndritur. Si mund tė jetė i lirė njė komb kur ėshtė i copėtuar, si mund tė jetė i lumtur pėr ardhmėrinė e tij, kur gjysmė- shteti i tij kufizohet nga tė gjitha polet gjeografike, me trojet e veta etnike? Mbase, kėtė tragjedi tonėn, nuk do tė mundeshin ta mbanin me shekuj shtetet sllave, por dihet historikisht qė pėr kėtė padrejtėsi shekullore kundėr shqiptarėve kurdoherė e kishin dhe po e kanė edhe bekimin e Evropės reaksionare dhe tė Rusisė pro-cariste.
Qė nga kohėt e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, Ali Pashė Tepelenės Abdyl Frashėrit, Ismail Qemnailit, Enver Hoxhės, Shaban Palluzhės e deri nė luftėn heroike tė Adem Jasharit, nė programet e tyre si objektivė kryesore kombėtare e u shtrua RIBASHKIMI KOMBĖTAR! KJO ide madhore qėndroi kurdoherė si FLAMUR KUSHTRIMI jo i struku,r por krenar i pandalshėm pėr beteja, deri nė FITORE!
Prandaj habit dhe shqetėson fakti i hidhur pse shumė “politikanė largpamės”, sot deklarojnė hapur se ne shqiptarėt nuk jemi pėr ribashkim kombėtar! Duke i shėrbyer qorrazi kėsaj ideje famėkeqe, e cila bie ndesh me tė gjitha pėrpjekjet pėr liri, barazi dhe ribashkim kombėtar shqiptar “demo(n)kratėt e sotėm i bėjnė njė shėrbim tė madh armiqve shekullorė sllavė dhe aleatėve tė tyre evropianė. Njėkohėsisht, i bėjnė njė dėm tė pallogaritshėm kombit tonė, pėr faktin e hidhur se “bota demokratike” do tė kujtojė dhe do tė thotė se: “ja politikanėt shqiptarė sa tė marrė qė janė, ata vet e pranojnė ndarjen tė cilėn dikur ua kemi bėrė ne nė bashkėpunim me qarqet mė tė errėta ballkanike.
Ato vendime nė konferencat famėkėqija nė Versaje, Berlin, Londėr, Paris e gjetiu, tė cilat paraardhėsit e tyre i luftuan me armė nė dorė, tani kėta zotėrinj tė “krehur” me ide “demokratike,” po i pėrqafojnė me ekstazė… Kjo, natyrisht po ndodhė krejt nėn ethet e “fitoreve” tė tyre pėr pushtetin e pa shtet!
Kėto ditė, nė njė intervistė dhėnė agjencisė sė lajmeve austriake „Die APA- Austri Presse Agentur“, dhe e ribotuar edhe nė agjencinė e lajmeve “ INA “ nė „Maqedoni“ , kryeministri i Shqipėrisė administrative, Sali Berisha, deklaroi se: “edhe pas „pavarėsisė“, Kosova nuk do tė bashkohet me Shqipėrinė” - ai, madje shkoi edhe me larg duke theksuar se “nuk do tė ndodhė as bashkimi i tė gjithė shqiptarėve nė rajon”. Kjo deklaratė e ultė kundėrhistorike dhe kundėr shqiptare ma kujtoi deklaratėn e njė politikani “largpamės” gjerman, Hans-Dietrich Genscher, i cili vetėm njė vit para se Gjermania tė ribashkohej, me paturpėsi politike pati deklaruar: “Gjermania nuk do tė bashkohet edhe 100 vjet”! Atė botė gjermanėt nuk u befasuan fare nga ato qė llomotiste “i pari” i tyre “socialist” ; prandaj, as ne shqiptarėt nuk duhet tė befasohemi fare pėr ato qė llomotitėt tani “i pari” ynė “demokrat” apo mė saktė pro-fashisti, Sali Berisha. E quaj kėshtu “tė parin” e Shqipėrisė, sepse kur ky babėziu e pretendonte pushtetin , nė fillimin e “jetės sė tij politike”, do tė premtonte:“Partia Demokratike do tė angazhohet pėr bashkimin e kombit”, madje kjo qe fiksuar nė nenin 3 tė programit tė saj. Natyrisht, se pėr kėtė, padyshim e gjeti dhe pėrkrahjen e shqiptarėve. Por me tė ardhur nė pushtetin e gjysmė-shtet, “politikani atdhetar”, S. Berisha, i harroi premtimet e veta pėrballė elektoratit. Ai, edhe nė fillim tė viteve 90-ta, pati deklaruar se “forca jo serioze janė pėr ribashkim kombėtar”!!! Tani, do t“ia shtroja pyetjen krejt natyrshėm se: A ishin forca jo serioze tė gjithė ata heronj dhe heroina qė ranė nė altarin e lirisė me emrin e Shqipėrisė Natyrale nė gojė?! Ranė me idealin e madh tė ribashkimit pėr tė mos vdekur kurrė, qė nga koha e Gjergj Kastriotit tonė tė madh e deri tek legjendari - Adem Jashari.
"MURI I BERLINIT" NĖ SHQIPĖRINĖ ETNIKE
Sali Berisha, pa pikė turpi flet nė emėr tė popullit tė Kosovės kur thotė nė intervistė se: “nėse qytetarėt e Kosovės do tė mundeshin tė votonin pėr bashkim apo pėr pavarėsi, „absolutisht jam i sigurt se 98% e banorėve do tė votonin pėr „pavarėsi“. Gabohet me qėllim kėshtu, miku i Sllobodan Millosheviqit dhe i Bullatoviqit, tė cilėt gjatė viteve 90-ta, i furnizonte me naftė gjatė kohės kur Serbia dhe Mali i Zi ishin nė bllokadė ekonomike nga bota, pėr luftėrat e tyre tė padrejta qė i zhvillonin kundėr popujve liridashės, boshnjakė, kroatė dhe sllovenė. Tanket serbo-malazeze, vrastare furnizoheshin aga qeveria “shqiptare”, e cila masakronte popuj e nė mesin e tyre edhe popullin etnik tė saj, shqiptarėt qė padrejtėsisht kishte mbetur jashtė kufijve tė shtetit amė-Shqipėrisė Natyrale. Po e ritheksoj se qė nga koha e Lidhjes sė Lezhės, tė Kastriotit, Lidhja e Prizrenit, tė Frashėriotit, koha e Pavarėsisė tė Ismail Qemailit, Konferenca e Bujanit e Enver Hoxhės deri nė luftėn heroike tė famėmadhes UĒK - me nė krye komandantin, Adem Jashari, ideali mė madhor i kombit ishte dhe ka mbetur RIBASHKIMI GJITHĖKOMBĖTAR!
Kujtoj kėtu edhe programin e “Komitetit tė Kosovės”, gjatė viteve tė pushtetit satrap tė Zogut, kur i madhi atdhetar, Avni Rustemi nėn trysninė e presioneve tė mbretit dhe bashibozukėve tė tij serbofilė turkoshakė e drejtonte sė bashku me Hoxhė Kadriun, aty fort mirė janė pėrcaktuar pikat se luftojnė pėr ribashkimin e Kosovės dhe trojeve tė tjera me Shqipėrinė. Kujtoj kėtu se edhe nė betimin e ushtarėve tė UĒK-sė ishte zotimi se do tė luftojmė pėr bashkim kombėtar!
Por, ja qė tani ky betim po thyhet e po nėnvlerėsohet nga vet ish-udhėheqėsit e saj, Hashim Thaēi&Co. Kėta, devijatorė tė luftės ēlirimtare, tani tė pėrkrahur pa rezerva dhe nga ish-kundėrshtarėt mė tė flaktė tė kėtij ribashkimi, me tė cilėt kanė hyrė nė qeveri sa pėr tė ruajtur karriget e tyre; me LDK-nė. Theksoj kėtu faktin se kur ishte koha pėr bashkim pėr ēlirimin e Kosovės e tė trojeve tė tjera shqiptare, nuk u bashkuan dot “trimat” e LDK-sė, por tani kur ra ora e kthimit pėr pushtetin pa shtet, bėjnė kompromise qė as tė ēmendurit nuk do t“i kujtonin…
Nė kėtė politikė prapakthehu nuk je i vetmuar as nga faktorėt e jashtėm, ore “Sali trimi”! Pėr kėtė pikė tė zezė qė e keni tė madhe sa malet e Shqipėrisė sot po ju bekon e ndihmon dhe Evropa dinake, sot po ju bekon dhe po t“ia keni hallin, me siguri do t“ju ndihmojnė dhe shtetet armike sllave, me tė cilat keni hy nė aleanca ballkanike “demokratike”, keni hyrė nė kompromise, madje dhe nė ricopėtimin e territoreve tė Shqipėrisė Natyrale! Si dėshmi tė qartė po jua jap vetėm njė se pėrndryshe kemi sa tė duam: kėto ditė pėrkrah UNMIK-ut, edhe “pushtetarėt” shqipfolės deklaruan se “pushteti paralel i serbėve nė Kosovė nuk na pengon, ai nuk ėshtė i rrezikshėm”!!! Pa le tė provonte fjala vjen qė Tirana apo vet “pushtetarėt” e Prishtinės, kinse “protektorat” ta shtrinin pushtetin e tyre madje tė brishtė nė Preshevė apo nė Ulqin; sė shpejti do tė shihej si do tė reagonin Serbia dhe Mali i Zi dhe pėrkrah tyre dhe Evropa “mike” e moderuar.
Por dijeni mirė ti dhe tė gjithė ata qė po i shėrbejnė prapakthimit nė historinė tonė tė re se pėr kėtė si dhuratė do ta keni mallkimin e breznive tė reja , dėnimin nga historia jonė e ndritur dhe jam i bindur se edhe nėnvlerėsimin e merituar nga i gjithė opinioni pėrparimtarė botėrorė.
Nėse, qenka hapur kėrkesa pėr pavarėsinė e Kosovės, nė njė periudhė historike, kjo s“do tė thotė aspak se ne nuk jemi pėr ribashkim; kurdoherė ne atdhetarėt e Kosovės dhe tė trojeve tė tjera shqiptare, kėtė e kemi konsideruar vetėm si njė hap tė pėrkohshėm drejt arritjes sė kėtij qėllimi madhor. Natyrisht, kėtė e kemi bėrė jo nga vullneti, por pėr tė qenė mė objektiv, bile pėrkohėsisht tė mos shkaktuar tronditje tė mėdha luftėrash nė rajon; por tani kur kėto luftėra ndodhėn dhe pa vullnetin tonė; por me imponimet e faktorėve sllavė dhe miqve tė tyre; tani, asgjė nuk ka mė realiste dhe me e natyrshme se tė pėrpiqesh me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet e lejuara tė luftės sipas konventave ndėrkombėtare pėr realizimin e kėsaj tė drejte historike dhe kombėtare. Tė gjithė shqiptarėt e Kosovės dhe tė trojeve tė tjera e duan ribashkimin me shtetin amė; kėtė nuk e duan vetėm ta qė dikur dhe sot e kishin dhe e kanė tė lidhur qerren e ndyrė tė historisė sė tyre me jugosllavėt, nuk do ta dėshironin RIBASHKIMIN e Kosovės e tė trojeve tė tjera me shtetin amė Shqipėrinė, por me Serbinė dhe shtete tė tjera sllave; por fatbardhėsisht kjo ėndėrr e tyre sė shpejti do tė pėrfundojė…
Ėshtė fakt i pamohueshėm se pėr pavarėsinė ėshtė investuar shumė pėr vite e vite; me propagandė, nė media etj, pėr pavarėsinė dhe kemi luftuar; por sikur kjo tė kthehej nė investim pėr ribashkimin kombėtar, me kohė dhe kaq shumė; jam i bindur se populli nuk do ta pranonte pavarėsinė para ribashkimit me Shqipėrinė. Unė, gjate jetės sime katėr herė kam pasur fatin ta vizitojė dhe ta shėtis nė shumė katunde dhe qytete tė Shqipėrisė administrative; nė vitet 1979, 2003, 2004 dhe 2007, atje nuk kam takuar shqiptar as shqiptare pa dallim partie, feje dhe krahine tė thoshte: jam kundėr ribashkimit me Kosovėn dhe trojet tjera etnike! Bile, jam takuar dhe me udhėheqės partish komuniste dhe tė majta e tė djathta; gjithashtu edhe kėta e kishin po atė qėndrim parimor kombėtar - thoshin kjo ėshtė ėndėrr jona shekullore…
Kur ishim nė Gjirokastėr nė vitin 1979, me njė grup studentėsh e studentesh prej 22 vetash njė plak i quajtur Xhevat, atėherė ishte i njohur si valltar dhe punonte bukėpjekės nė qytet, kur ne kėnduam nė rrugė hapur e pa frikė nga “diktatura” pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė, ai me lot nė sy na u drejtua: “o vėllezėr e motra tė Kosovės Kreshnike, ne ishim bashkė dhe sėrish do tė bashkohemi me Kosovėn”. Kėto fjalė i tha publikisht, po sa e sa tė tjerė i kanė folur e shkruar me ne, por kurrė “diktatura komuniste” si kishte dėnuar!
Pastaj, kurrė se harroj rastin fatlum kur derisa po shkoja nė Butrint nė vitin 2003, udhėtova kėmbė vetėm tė shijoja natyrėn e bukur tė Shqipėrisė sė jugut, gjatė rrugės jam takuar me njė bari ; pasi u pėrshėndetėm dhe i tregova se jam nga Kosova mė priti fort me bujari dhe midis tjerash mė tha: “Dėgjo biri im, ne jemi njė popull vėlla, ne duam dhe do tė bashkohemi me Kosovėn!” Ngjarje dhe biseda tė tilla, ku hapur shprehej dhe shprehet dėshira e madhe e kombit pėr ribashkim mė kanė ngjarė dhe me siguri u kanė ngjarė tė tjerėve dhjetėra dhe qindra herė nga Kosova deri nė Ulqin.
Por dėshmitė mė tė forta janė dhėnė gjatė luftės, kur Kosova, Shkupi, Ulqini Tirana, Vlora e tė tjera qytete e katunde shqiptare ia ofruan popullit vėlla shqiptar barotin dhe koromanen e thatė, madje bij e bija tė viseve tė ndryshme shqiptare e dhanė edhe gjakun pėr lirinė e Kosovės, Tetovės, Preshevės e tė tjera anė, cep mė cep tė atdheut, Shqipėria u ribashkua shpirtėrisht; ajo duhet dhe do tė ribashkohet dhe territorialisht!
Kėto fakte jetėsore i hodha nė letėr pėr t“ju treguar shul shqip ty dhe shkretanėve politikė qė po rrahin ujė nė havanė se: mė tė menēur dhe tė vendosur u treguan dhe po tregohen bukėpjekėsit dhe barinjtė e Shqipėrisė Natyrale, se vet “tė parėt” e tyre! Kjo, qė ju po trumbetoni nuk qėndron, o Sali Berisha!
Prandaj, pėr tė mos u lėnė vend manipulimeve me kombin shqiptar, do tė ishte shumė parimore dhe e logjikshme dhe tepėr e drejtė njerėzore dhe kombėtare qė ju pushtetarėt shqiptarė, me ose pa dėshirėn e qarqeve armike, tė organizonit nė nivel gjithėkombėtar njė REFERENDUM, me atė rast do tė shtronit pyetjen dhe t“i sqaroni dilemat e juaja dhe tė miqve tuaj nė Ballkan, Evropė dhe nė botė se duan apo nuk e duan shqiptarėt RIBASHKIMIN GJITHĖKOMBĖTAR; kjo nuk paraqet asnjė rrezikshmėri nė rajon!
Pasi ribashkimi i Gjermanisė u bė dhe askush nuk pėsoi asgjė; pse do tė pėsonte dikush, nėse ndodhė njė FITORE, kaq e shumė pritur prej breznive tė tėra shqiptare?!
E ritheksoj qė: do tė ishte nė nderin e juaj qė si politikanė qė jeni tė shihni mė tej pėrtej hundės, tė shihni dhe prapa kodrave tė Bjeshkėve tė Nėmura dhe prapa Tomorit, drejt Ēamėrisė e tė mos deklaroni ide paēavuresh si kėto!
Kėto deklarata si i thonė fjalės “futja sė koti” me siguri do t“ju kthehen bumerang atyre qė po i vjellin, kot sė koti!… Jam i bindur gjithashtu se: pėr kėto shėrbime “demo(n)kratike”, tek tė huajt mizorė, ballkaniko-evropianė; kėta politikanė shkretanė Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, do t“i dėnonte me vringėllima shpate ndėrsa, legjendari Adem Jashari, do t“i dėnonte me breshėri automatiku.
Suedi, 25 Janar 2008
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Megjithatė, do tė bashkohen…
Nga: Koēo DANAJ
…nė njė shtet tė quajtur Shqipėri Natyrale.
Cilat janė ato fondamente qė e bėjnė tė pashmangshėm bashkimin e shqiptareve? Ja cilat janė:
E para: Ne rajonin e Ballkanit ka mė shumė se njė dekadė qė fuqitė e mėdha, po riparojnė gabimet e sė kaluarės. Ato gabime, para nje shekulli u realizuan me tė drejtėn e forcės.
Por duke qėne te tilla, krijuan nje rajon artificial me emrin Ballkan. Artificialiteti i rajonit solli me vone edhe emertimin politik Ballkani-fuēi baruti. Kush ishin kėto krijesa artificiale?
Krijesat mė artificiale tė kėtij rajoni ishin dy : Formimi i mbretėrisė sėrbo-kroato-sllovene, tė quajtur mė vonė Jugosllavi ishte krijesa e parė artificiale.
Dhe Shformimi i kombit shqiptar duke e pjestuar pėr pesė ishte krijesa e dytė artificiale e rajonit.
Ndėrsa shformimi i Jugosllavise ishte hapi i pare i kalimit nga artificialiteti nė natyralitet. Krijimi i 6 shteteve tė pėrhershme dhe njė shteti tė pėrkohshem si Kosova eshte faza e parė e shndrrimit te rajonit tė Ballkanit nga artificial ne natyral. Shpėrbėrja e dhunshme e saj qė arriti kulmet nė luftėn ndėretnike nė Bosnjė dhe nė gjenocidin sėrb ndaj shqiptarėve tė Kosovės spiegohet sa me karakterin ultranacionalist tė shtetit sėrb, aq edhe mė sedrėn e sėmurė politike tė disa fuqive tė mėdha, tė cilat e patėn tė vėshtirė tė pranonin se krijesa e tyre me emrin Jugosllavi ishte njė dėshtim.
Faza e dytė eshte unifikimi i kombit shqiptar qe ka pėrbėrė deri mė sot artificialitetin e dyte madhor te rajonit. Kjo fazė tashme po pėrfundon aktin e parė madhor tė saj qė ėshtė shteti i pėrkohshėm shqiptar i Kosovės. Njė Konferencė e tematikės Londėr 2 apo Versajė 2 ėshtė domosdoshmėri pėr tė ardhmen demokratike tė rajonit. Ndėrsa njė konferencė e nivelit Dejton 2 apo Rambuje 2 vetėm se sa do tė konsolidojė nė mėnyrė tė kamufluar konfliktet nė rajon.
E dyta : Europa e Bashkuar nė themele tė saj ka vlerat morale tė ēdo kombi, qė tė gjitha bashke pėrbėjnė ate qė quhet Themeli i vetė bashkimit. Mėndėsia politike dhe internacionaliste se relativizimi i kufijve ėshtė i barabartė me shuarjen e kombeve ėshtė sa mashtrues aq dhe vetėmashtrues. Sa mė relative bėhen kufijtė, aq me tė kultivuara bėhen vlerat kombėtare. E duke qėnė kėshtu, shqiptarėt nuk mund tė pranohen si pjesė nė familjen e madhe europiane dhe ndėrkombėtare, sa kohė qė vlerat e tyre kombėtare i kanė tė shpėrndara nė pesė shtete. Europa e Bashkuar nuk antarson banorė, por popuj dhe kombe. Organizata Botėrore ėshtė emėrtuar Organizata e Kombeve tė Bashkuara dhe jo ndryshe.(Mėndje tė ndritur do tė ketė pasur ai qė ka bėrė formulimin e parė: Kombe tė Bashkuara, Jo shtete te Bashkuara!!) Prandaj Shqipėria Natyrale ėshtė pikpamje dhe nocion europeist, para se tė jetė nacionalist. Pėrbėn njė vlerė te madhe europiane toleranca fetare e shqiptarėve pėr Panteonin e vlerave tė BE. Pėr mė tepėr sot, kur konfliktet ndėrfetare po marrin pėrmasa tė frikshme. Pėrbėn njė vlerė tė rrallė pėr Bashkimin Europian fakti tashmė i njohur se shqiptarėt nė shumicė tė madhe muslimanė janė euroamerikanė tė lindur. Me miliona kristiane katolike apo ortodokse ne rajone te ndryshem te Europes apo botes, jane shume here me primitive se muslimanet shqiptare.
Dhe ėshtė nė interesin e politikes euroamerikane qė kėtė vlerė kaq moderne ta ketė tė unifikuar pėr arsyen e thjeshtė, sepse vetėm pėrbashkimi do ti rezistojė mė mirė sa fondamentalizmit islamik, aq edhe fondamentalizmit kozmopolit. Eshtė edhe kjo njė arsye madhore qė politika euroamerikane eshte dakord me Shqiperine Natyrale.
E treta: Politika amerikane po e nxit me shumė finesė bashkimin shqiptar. Nė cfarė mėnyre? A e kini ndjekur me vėmėndje se cfarė po ndodh kohėt e fundit nė politikėn dhe diplomacinė panshqiptare? Politikanėve shqiptare dhe veēanėrisht atyre tė Tiranės Politike po ju thuhet midis tė tjerash se gjoja ka njė shqetėsim se ndoshta pas pavarsisė sė saj Kosova mund tė bashkohet me Shqipėrinė etj. Dhe natyrshem politika zyrtare deklaron se nuk do te kėtė njė gjė tė tillė.
Por nė ēdo vend ka dy politika; njė ėshtė zyrtare e cila ka kufizimet e saj. Dhe tjetra ėshtė politika reale e cila nuk ka dhe nuk duhet tė ketė kufizime. Politika reale ploteson Politiken zyrtare. Politika zyrtare ėshtė politike pushteti. Politika reale ėshtė politikė publiku, politikė kombi. Dhe tė dyja bashkė formojnė atė qė quhet politika e shtetit.
Dmth, politika euroamerikane ka hapur «Kutinė e Pandorės». Ajo duket sikur thote: «Mire politika zyrtare, po politika reale shqiptare pse nuk flet, pse nuk e kėrkon Shqipėrinė Natyrale».
Ju kujtohet para disa viteve kur shtrohej problemi i pavarsisė sė Kosovės. Aso kohe nocioni pavarsi ishte njėsoj si tė predikoje se Politika euroamerikane hapi Kutine e Pandores. Aso kohe politika zyrtare shqiptare e kishte tė vėshtirė ta deklaronte hapur se ishte dakord me kėtė pavarsi. Ajo ishte njė politikė e ndrojtur. Por nė fillim e artikuloi Politika reale dhe njė pjese e politikės zyrtare. Tashmė ajo ėshtė politikė shtetėrore.
Kėshtu do tė ndodhė edhe me bashkimin shqiptar, me Shqipėrinė Natyrale. Duke na porositur qė tė mos e pranojmė, politika euroamerikane e ka hapur «Kutinė e Pandorės» edhe pėr Shqipėrinė Natyrale. Dhe pėrderisa e ka hapur, u takon shqiptareve, ta nxjerrim nga «Kutia» dhe ta shtrojnė pėr zgjidhje nė tavolinėn e dialogut demokratik. Vėrtetėsia e pohimit tė mėsipėrm bėhet e plotė duke sjellė vetėm njė fakt nga veprimtaria e Politikės Zyrtare tė Shqipėrisė. Kryeministri i Shqipėrisė ne seancėn pyetje pėrgjigje tė Asamblesė Vjetore tė NATO nė Reikavik tė Islandės, nė datė 9 Tetor 2007, nė pėrgjigje tė pyetjes se mos shteti shqiptar i Kosovės mund tė ēojė nė krijimin e Shqipėrisė sė Madhe, u shpreh se: «Nėlidhje me ekzistencėn e dy shteteve shqiptare nė Ballkan, ndonjėherė pyes veten se ēfarė do tė bėnim ne si shqiptarė. Nuk ishte vendimi ynė pėr t`u ndarė nė 5 shtete tė ndryshme, ishte njė nga padrejtėsitė mė tė mėdha dhe citoj Robin Kuk, i cili u shpreh nė Dhomėn e Deputetėve tė Mbretėrisė sė Bashkuar se Ne po zhbėjmė padrejtėsitė qė bėmė nė fillim tė shekullit tė kaluar . ....
....Askush nuk duhet tė trembet nga dy shtete shqiptare, dy miq tė rinj nė rajon. Mendoj se kjo ėshtė njė gjė e mirė edhe pėr NATO-n.»
Fillimisht mjafton edhe kaq….
Bashkimi Shqiptar sapo ka filluar edhe zyrtarisht. Viti 2008 do ta shtroje per diskutim dhe zgjidhje ne Bruksel dhe Uashington
E katėrta: Pluralizmi nė hapsiren mbare shqiptare, per arsye nga me te ndryshmet fillimisht u kultivua si Pluralizem Krahinor. Dhe thelbi i kėtij lloj pluralizmi nuk ishte kombi, por principata. Coptimi kombėtar dhe jo unifikimi i tij. Por ka disa vite qė kjo hapsirė mbarėshqiptare, ku mė shumė dhe ku mė pak po bėn kapėrcimin e madh tė kalimit nga Pluralizėm Krahinor nė Pluralizem Politik. Me vėshtirėsi, por progresi duket, ėshtė i pranishėm. Dhe thelbi i Pluralizmit Politik ėshtė Shteti-Komb dhe jo shteti-multikomb apo shteti-principatė apo edhe shteti pa komb.
E Pesta: Nė Shqipėri po ndėrtohet Rruga Durrės-Prishtinė. Eshtė njė emėrtim me kuptim tė disafishtė. Por gjithsesi ėshtė njė imperativ qė ngrihet mbi ēdo lloj interesi partiak, mbi ēdo lloj zgjedhjesh dhe qė kapėrcen tė gjitha grindjet dhe sherret politike
Kuptimi I parė ka tė bėjė me rrugėn qė duhet ndjekur pėr sendėrtimin e Shqipėrisė Natyrale. Qė do tė thotė se krahas politikės dhe diplomacisė publike, shqiptarėt po mėsojnė gjithmonė e mė mirė tė aplikojnė politikėn dhe diplomacinė reale. Qarkullimi i lirė i njerėzve dhe ideve po sjell nė mėnyrė tė natyrshme edhe largimin nga folkpatriotizmi, por edhe afrimin tek identiteti i pėrbashkėt kombėtar. Shqiptarėt gjithnjė e mė pak kanė nevojė pėr mite dhe legjenda pėr tė ruajtur identitetin e tyre kombėtar. Kėtė ata po e bėjnė nėpėrmjet njohjes reale, kulturės reale, gjuhės reale, politikės reale dhe ndjenjave reale. Ky ėshtė njė proces i pakthyeshėm. Eshtė progresiv dhe europeist. BE nuk pranon popuj mitikė, por popuj reale. Nuk pranon kombe legjendash, por kombe reale. Nuk pranon shtete qė ekzistojnė vetėm nė kėngė, por shtete qė ekzistojnė realisht dhe kontribuojnė realisht. Dhe shqiptarėt duke e njohur mire kėtė kėrkesė tė BE, janė nisur nė rrugėn e pakthyeshme tė Shqipėrise Natyrale.
Ndėrsa kuptimi i dytė ka tė bėjė me njė rrugė konkrete qė do tė lidhė Shqipėrinė me njė nga pjesėt kryesore tė saj, Kosovėn. Kjo rrugė ka filluar tė ndėrtohet. Duket se kjo do tė jetė «Rruga» e Shqipėrisė Natyrale. Nuk ka shumė rėndėsi se si po quhet sot, nuk ka shumė rėndėsi se kush financion. Nuk ka fare rėndėsi kush e nisi dje, kush e vazhdon sot dhe kush do ta pėrurojė nesėr. E rėndėsishme ėshtė se kjo rrugė do te zvogėlojė figurativisht dhe realisht Shqiperinė e Madhe dhe do tė jetė pararoja e Shqipėrisė Natyrale.
E gjashta:Shqiptarėt nuk dėshirojnė tė jenė vetėm zjarrfikės tė rajonit, ata duan tė shndrrohen nė paqebėrės. Ėshtė njė kėrkesė e drejtė dhe e nevojshme pėr tu artikuluar nga ana e tyre. Artikulimi duhet bėrė nė mjedisin rajonal dhe atė europian. Ėshtė njė artikulim i cili merr pėr bazė njė realitet dhe synon tė rregullojė njė paradoks. Cilin? Pėrgjatė 15 viteve tė fundit, bashkėsia ndėrkombėtare ka thirrur nė ndihmė shtetin shqiptar, politikėn e Tiranės. Kur? Sa herė ka patur protesta, kryengritje, luftė ēlirimtare nė hapsirėn shqiptare nė Prishtinė, Tetovė apo Preshevė. Ndihma ėshtė kėrkuar pėr tė qetėsuar situatėn, pėr tė civilizuar kryengritjen. Dhe Shqipėria e ka kryer detyrėn e saj. Ajo ka treguar se ėshtė njė regjisore e mirė. Por sa ėshtė qetėsuar situata, Tiranės i ėshtė kėrkuar tė qėndrojė larg Prishtinės, Tetovės apo Preshevės. Pėrse? Eshtė pėrdorur njė argument absurd. Eshtė kėrkuar largėsi, pėr tė mos u akuzuar gjoja pėr Shqipėri tė Madhe. Dhe Politika shqiptare pėrgjithėsisht e ka pranuar kėtė. Kėsisoj, Tirana ka pranuar rolin e zjarrfikėsit, duke mos kėrkuar atė qė ka realisht: rolin e paqebėrėsit. Shndrrimi nė paqebėrės, mos pranimi i Shqipėrisė sė Madhe dhe pėrballimi i Shqipėrisė Natyrale, do ta shndrrojė Tiranėn nė kryeqėndrėn e hapsirės shqiptare.
Jane gjashte arsyete forta, bazale dhe tė mjaftueshme qe te japin siguri se shqiptaret do te bashkohen. Europeizem do te thote bashkim. Otomanizem do te thote ndarje.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
EDHE NĖ GJUHĖN DIPLOMATIKE, PSE JO HAPTAZI, SHQIPĖRI ETNIKE?
Nga Adnan Abrashi
Adnan Abrashi
Njė herė, nė njė takim privat dhe shoqėror qė kam pasur me njė politikan tė rangut tė lartė tė lidershipit kosovar, tė cilit, pėr shkaqe tė kuptueshme nuk do t’ia zbuloj identitetin e plotė, e pyeta si miku-mikun dhe pa dorėza: Pse politikanėt tanė kosovar dhe mjaft sosh edhe nga viset tjera tė trojeve shqiptare, nė takimet diplomatike ndėrkombėtare me delegacionet e shteteve tė huaja, nuk kanė guxim qė haptazi para tyre,ta shpalosin aspiratėn tonė historike si popull: Bashkimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare nė njė shtet unik, bashkim ky, qė patjetėr dikur duhet tė ndodhi nė kėto hapėsira? Ai, vetėm mė shikoi me buzėqeshje dhe pa kurrfarė hamendje u pėrgjigj shkurt dhe bindshėm: Sepse, edhe pa ju thėnė haptas, ata e dinė mirė kėtė realitet!
Pas kėsaj pėrgjigje tė sinqertė tė mikut tim politikan, mbretėroi njė heshtje e nemitur e cila u thye shpejt nga po ai vetė: “Kur, para disa kohe, si anėtar i njė delegacioni kosovar, pata nderin qė zyrtarisht t’i bėjė njė vizitė SHBA-sė, gjatė njė takim protokollar tė mbajtur me disa kongresist, para nikoqirėve tanė tė kėtij rangu tė lartė politik dhe shtetėror amerikan, nė mes tjerash, ne tentonim qė me ēdo argument t’i kundėrvihemi idesė sė propaganduar tė politikės serbe, se pas shpalljes dhe njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės si shtet, mė vonė shqiptarėt do tė kenė aspirata pėr krijimin e njė “Shqipėrie tė madhe”. Menjėherė pas kėtij termini tė takimit tonė zyrtar, nė njė kotej rasti tė organizuar nergut pėr ne, mu afrua njė kongresist dhe, pa njė-pa dy, ma bėri njė pyetje tė papritur pėr momentin: pse ju politikanėt shqiptar gjithnjė po tentoni qė me ēdo kusht tė na bindni se populli i juaj nuk e dėshironit bashkimin kombėtar, kur kjo ėshtė njė kėrkesė e natyrshme dhe ēdo diplomat i arsyeshėm e di mirė se njė shkrirje e tillė patjetėr duhet tė ndodhi dikur?”
Nuk ka fare dyshim se kėso gafe edhe mund t’i falen lidershipit tė ri dhe tė pa pėrvojė kosovar, i cili, gjithnjė para “kolosėve” tė huaj tė diplomacisė perfide ndėrkombėtare, po tregon ndjesinė e theksuar tė kompleksit tė vlerės sė ultė dhe inferioritetit tė tepruar. Por, kurrsesi nuk i kuptoj deklaratat tė pamatura, tė pakuptimta, absurde dhe tė panevojshme publike qė kohėn e fundit, me njė intensitet tė shpeshtuar, po i bėjnė disa pėrfaqėsues tė lartė politik tė shtetit tonė ndėrkombėtarisht tė njohur-Shqipėrisė. Njė shembull kėsisoj mė tė freskėt e kemi tek interviste e kryeministrit shqiptar, z. Sali Berisha, dhėnė kėto ditė agjencisė sė lajmeve Austriake „ Die APA- Austri Presse Agentur“, nė tė cilėn, ai nė mes tjerash deklaronte: “ ...edhe pas pavarėsisė, Kosova nuk do tė bashkohet me Shqipėrinė”, Ai, madje nė kėtė intervistė shkoi edhe me larg duke theksuar: “...nuk do tė ndodhė kurrė as bashkimi i tė gjithė shqiptarėve nė rajon”?!!
Aspak nuk e marr vesh dot se ēfarė janė ato motive psikologjike apo politike qė e kanė shtyre kryeministrin Berisha tė bėjė njė prononcim tė tillė publik, por nėse ai pėr momentin njė veprim tė tillė e ka vlerėsuar si strategjik dhe tė nevojshėm, atėherė i them haptas se ka bėrė njė gabim trashanik dhe tė pafalshėm kombėtar, gabim ky qė nė tė ardhmen mund t’i kushtoj shtrenjtė, nė rend tė parė, para elektoratit tė arsyeshėm shqiptar qė ia ka dhėnė votėbesimin tė jetė nė pushtet; e, mos tė flasim fare pėr dėmin moral tė krijimit tė njė hipoteke tė pashlyeshme nė biografinė e tij, njollė kjo qė shumė lehtė mund ta rreshtoj atė nė rangun e njė figure bashkėkohore politike me kontribut mė tė dyshimtė kombėtar.
Zoti Berisha duhet ta di patjetėr se askush nga opinioni i arsyeshėm gjithėshqiptar, si dhe ai ndėrkombėtar me pėrvojė, intimisht nuk ka besuar nė sinqeritetin e pėrmbajtjes sė saj. Pėrkundrazi, ajo nė prapavijė ka prodhuar efekte kontra-produktive, duke e paraqitur atė si njeri hipokrit dhe burrėshtetas naiv dhe tė papjekur sa duhet pėr atė post.
E ashpėr pak, por duhet tė jetė i tillė ky vlerėsim, sepse, njė politikan i nivelit tė lartė shtetėror, alla Sali Berisha, nė kėso pyetje tė paevitueshme tė njė gazetari me eksperiencė, ose ėshtė dashur qė tė jetė konkret dhe ta shpalosi haptazi synimin tonė historik si popull pėr njė shtet etnik, ose, nėse i ka munguar ky guxim, ka mundur tė jap njė pėrgjigje me tė tėrthortė dhe mė diplomatike, duke lėnė gjithnjė tė hapėt qė kjo nė kontestin logjik tė nėnkuptohet.
Unė aspak nuk dyshoj se ky biri i Tropojės kreshnike nuk e di tė vėrtetėn paradoksale tė kėsaj deklarate, por ende nuk po mundem me i ra fije se nga cili “baba sheh” ka marrė bekimin pėr njė veprim tė tillė denoncues. Ishalla jo nga ata, tek tė cilėt mė shkon mendja mua nė kėto momente?!
E pra, sa pėr fund zotėri Sali Berisha, edhe pa qenė i sigurt se ky artikull do t’ju bie nė sy, duke mos e thėnė haptas identitetin e tij, do ta “shpijunojė”njė ministėr tuajin, i cili sė bashku me grupin e delegacionit tė shtetit Shqiptar, tė udhėhequr nga kryetari z. Bamir Topi, ishte kėto ditė nė vizitė miqėsore nė Kosovė. Gjatė ditės sė tretė tė qėndrimit nė vendin tonė, ky delegacion i madh shtetėrorė, nė mes tjerash vizitoi edhe Prizrenin dhe Kompleksin memorial historik tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. I entuziazmuar nga ajo se ēfarė kishte parė aty, njė ministėr i juaj aktual dhe protagonisti i kėtij “shpijunumi” tim, deklaroi haptas para kamerave tė njė TV lokale tė Prizrenit: “Pas gjithė asaj ēfarė pash nė kėtė muze, vėrtet ndjehem tepėr i emocionuar. Posaēėrisht mė la pėrshtypje harta e Shqipėrisė etnike nga ajo kohė. Eee...sa toka na ishin marrė neve nga fqinjėt! Por, nuk duhet tė ketė dyshim, do t’i kthejmė patjetėr ne ato!”
- Po zoti ministėr i Berishės, do t’i kthejmė patjetėr ne ato!- them unė - dhe ju kisha lutur qė kėtė kėrkesė tė natyrshme tė popullit tonė, t’ia pėrcillni shefit tuaj kryeministėr.
I thoni atij se nė mesin e atyre shqiptuarve sikur deklaron ai “tė paktė qė e kėrkojnė Shqipėrinė etnike”, jeni edhe ju njė partizan i ri neofit pushtetar”!
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Po.Jam shum dakord me mendimet Zotit Koēo Danaj.Shqipėria duhet tė bėhet antare e bashkimit Evropian si komb etnikisht i bashkuar.Termi i ngushtė Shqipėri, nuk duhet tė nėnkuptojė territorin e sotėm tė cunguar, por duhet tė nėnkuptojė gjithė vėndbanimet autoktone shqiptare.Pa u zgjidhur ky problem nuk quhet e zgjidhur as ēėshtja shqiptare dhe as ajo ballkanike.
Perse gjithe keto shqiptare qe u esht ngulitur ne kok termi 'Shqiperi e Madhe" kjo esht kategorikisht gabim, pervec njerzve te thjesht kam degjuar edhe ca politikan te shpikur na vetja vet qe po na perhapin keshtu idesh. Ne sjemi as te medhej as te vegjel por aq sa duhet te jemi. Nese duhet ta bejm Shqiprin e madhe ather duhet ta bejme me territore jo shqiptare. Kete term e ka hapur ideologjia serbe qe per ne shqiptaret eshte shuum e rrezikshme ne skenen nderkombetare mirpo per fat te keq ne jemi duke e perdorur vet ate. HARRONI SHQIPRIA E MADHE POR SHQIPRIA ETNIKE(ishalla Zoti e ben Kabull)
Shqiperia e kam thene dhe nje here eshte as e madhe as e vogel,
aty ku Shqiptaret i thone bukes buk dhe ujit uje eshte Shqiperi
Shqiptaret kerkojne krijimin e shqiperise etnike dhe jo shqiperine e madhe.Termi shqiperi e madhe eshte emertim serbo-grek i cili kerkon te veje ne barazpeshe planet e necartnies serbe dhe megalidese greke me kerkesen e shqiptareve per tu bashkuar brenda trojeve etnike.Si serbet edhe greket planet e tyre i mbeshtesin ne pushtimin me force te teritoreve shqiptare apo te popujve te tjere,ndersa ne me e pakta qe po kerkojme eshte bashkimi i te gjithe shqiptareve ne nje shtet kombetar brenda trojeve te banuara me shqiptare.Pra kerkojme krijimin e shqiperise etnike,nje shqiperi qe do ti sherbeje vec interesave te kombit shqiptar.Te punojme per krijimin e kesaj shqiperie se e meritojme.
Me shume dua shqiperine.
TRAKTET E SHPERNDARA NGA AKSH:
27/11/08
www.fronti.blog.com
---------------------------------------------------------------------------------------
KOMUNIKATĖ NR . 13 E FBKSH :
QEVERIA E UNITETIT KOMBĖTAR TĖ KOSOVĖS
IMPERATIV DHE DOMOSDOSHMĖRI E KOHĖS......!
Sekretariati Vendimmarrės i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), nė mbledhjen e tij tė jashtėzakonshme, tė mbajtur mė 25 nėntor 2008, pasi analizoi situatat e krijuara nė Kosovė, nxorri kėto konkluza dhe vendime, si mė poshtė vijon :
1. Qeveria PDK - LDK e R. sė Kosovės, me nė krye zotin Hashim THAĒI, ėshtė fajtore pėr gjithēka ka ndodhur nė Kosovė dhe pėr Kosovėn nė arenėn ndėrkombėtare. Zoti Thaci dhe qeveria e Tij, aktualisht ndodhet midis dy alternativave:
a) tė ptanojė Planin prej 6 pikash tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-ve,
gjė qė do tė ishte njė tradhėti e rradhės ndaj Kosovės dhe popullit tė saj,
ose
b) tė japė dorėheqje.
Prandej, Sekretariati Vendimmarrės i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), gjykon qė, para se Qeveria THAĒI tė japė dorėheqje, zoti Fatmir Sejdiu, zoti Jakup Krasniqi dhe zoti Hashim Thaci duhet tė shkojnė nė Tiranė dhe tė takohen e tė konsultohen me Zėdhėnėsin Politik tė FBKSH, zotin Gafurr ADILI, sepse FBKSH prej kohėsh e ka tė pėrpiluar Programin e njė Qeverie tė Unitetit Kombėtar tė Kosovės.
2. Qeveria e Unitetit Kombėtar tė Kosovės (QUKK), e kryesuar nga FBKSH dhe strukturat e tij, do tė jetė njė qeveri e spektit tė gjėrė dhe gjithpėrfshirėse, qė do tė thotė se, nė QUKK do tė pėrfshihen tė gjitha partitė parlamentare (tė pozitės dhe tė opozitės), shoqatat e dala nga lufta e UĒK-sė, organizatat dhe partitė politike atdhetare: Lėvizja Vetėvendosje (LV), Lėvizja pėr Bashkim (LB) dhe Lėvizja pėr Integrim e Bashkim Kombėtar (LIBK), si dhe shumė intelektualė atdhetarė tė Akademisė sė Shkencave e tė Arteve tė Kosovės (ASHAK) dhe tė Universitetit tė Prishtinės.
3. Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) me tė gjitha strukturat e tij, ndėr tė cilat ėshtė edhe Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), janė tė gatshme qė, nė kėto situata tė jashtėzakonshme dhe nė kėto momente historike, tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsi tė jashtėzakonshme dhe tė jenė bartėsit kryesor tė proceseve tė unitetit kombėtar shqiptar, fillimisht nė Kosovė, dhe mė pas edhe nė tė gjitha trojet etnike tė Shqipėrisė Natyrale, si dhe nė pėrshpejtimin e procesit tė ribashkimit kombėtar tė tė gjithė shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre nė njė komb - shtet tė vetėm, me emrin Shqipėri.
Pėr Sekretariatin Vendimmarrės tė FBKSH- sė :
Kryetari i FBKSH-sė,
Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),
Zv. Kryetari i Parė i FBKSH-sė,
Mr. Ēlirim PRESHEVA (d.v.)
Tiranė-Prishtinė, 25. 11. 2008.
www.fronti.blog.com
HISTORI E KESAJ TOKE
LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE
sepse te gjithe politikanet tane i marrin rrogat ne nje agjenci te huaj sherbimi dhe i tremb shqiperia e madhe se do ngeleshin pa pune
Krijoni Kontakt