25/11/2008
gazeta shqip..
Topi dekoron ambasadorin Uilliam Ualker
Nderohet denoncuesi i masakrave serbe në Kosovë
Presidenti Bamir Topi jep medalje mirënjohjeje për Uilliam Ualker. Një prej diplomatëve më aktivë amerikanë para dhe gjatë luftës në Kosovë, ambasadori Uilliam Ualker ka marrë nderimet e merituara dje nga zyrtarët e lartë të vendit. Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha kanë pritur dje ambasadorin Ualker, duke e vlerësuar atë për kontributin e rëndësishëm në ndihmë të shqiptarëve të Kosovës në momentet e vështira dhe vendimtare të vitit 1999. Në këto kohë, Ualker kryesoi misionin verifikues të OSBE-së, pas marrëveshjes me ish-presidentin Millosheviç për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Ambasadori Ualker ishte diplomati i parë që bëri publik masakrën serbe në Raçak, pas të cilës nisën edhe bombardimet mbi Serbinë, duke akuzuar trupat serbe për krime kundër njerëzimit. Gjatë takimit me Presidentin Topi, ambasadori Ualker ka vlerësuar ndryshimet pozitive në Shqipëri dhe rajon gjatë dekadës së fundit, duke veçuar faktorin shqiptar si moderator të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit. Roli i ambasadorit Ualker gjatë krizës së Kosovës është vlerësuar edhe nga Kryeministri Berisha, i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për kombin shqiptar në momentet e tij më të vështira.
---
dy llafe..
Cdo shqiptar atdhetar do duhet t i jet mirnjohes.. per jete xhaxhi uollkerit.. plakut trim qe i tregoj klintonblerave.. se.. sa eshte sahati ne kosove.. dhe.. ndodhi ajo qe dihet..
Krijoni Kontakt