Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 78 prej 78
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    DEKLARATĖ PUBLIKE E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH:



    „ARMATA E REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS“ (ARK) NJĖ SAJESĖ TJETĖR E SERBISĖ NĖ KOSOVĖ..!


    "Armata e Republikės sė Kosovės" (ARK), e cila pėrmes postės elektronike (njė e-maili anonim), dje e morri pėrsipėr aktin terrorrist tė 14 nėntorit 2008, mbi Selinė e BE-sė nė Prishtinė, ėshtė njė sajesė tjetėr (e rradhės) e Serbisė.



    Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), qė nė momentin e shpėrthimit nė Prishtinė, pėrmes njė komunikate tė lėshuar nga Sekretariati Vendimmarrės i FBKSH-sė, me titullin :



    SHPĖRTHIMI NĖ PRISHTINĖ NUK ĖSHTĖ VEPĖR E SHQIPTARĖVE, POR ĖSHTĖ…,

    kėtė akt tė shėmtuar e vandal e cilėsoi si njė akt terrorist tė segmenteve agjenturore (ish UDB-sė dhe ish KOS-it) tė Serbisė nė Kosovė.



    Gjithashtu, edhe njė herė, kėrkojmė qė tė gjitha strukturat e FBKSH-sė nė Zonėn Nr.2 (Kosova Historike), me nė krye zotin Alban KOSOVA, tė rrisin vigjilencėn e tyre dhe edhe mė shumė tė intensifikojnė aktivitetet e tyre atdhetare pė tė penguar dhe pėr tė parandaluar aktet diversioniste e terrorriste tė Serbisė nė Kosovė,

    si dhe nga ana tjetėr, nga populli ynė nė Kosovė ripėrsėrisim kėrkesėn tonė tė mėhershme qė tė mos bie pre dhe viktimė e armiqėve tanė, por tė vazhdojė tė tregojė dinjitet dhe atdhedashuri kombėtare pėr ribashkimin kombėtar shqiptar me mjete demokratike, ndėr tė cilat ėshtė edhe e drejta vetėvendosjes pėrmes njė referendumi mbarėpopullor (plebishitar) e gjithėkombėtar tė shqiptarėve nė tė gjitha trojet etnike tė Shqipėrisė Natyrale.



    ORA E RIBASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR PO AFRON !



    PRANDEJ EDHE KĖRKOJMĖ QĖ TĖ BASHKOHEMI RRETH FRONTIT PĖR BASHKIM KOMBĖTAR (FBKSH) DHE RRETH ARMATĖS KOMBĖTAR SHQIPTARE (AKSH)...!



    Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė,

    Mr. Gafurr ADILI (d.v.)



    Tiranė, 28 nėntor 2008.


    http://fronti.blog.com/
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #72
    ti shqiperi me jep nder me jep emrin shqipetar, zemren ti ma gatove plot me deshire e me zjarr..ngrihuni te gjithe te formojme shqiperin e madhe sepse kjo eshte endrra e cdo shqiptari dhe makthi i grekut serbit maqedonasit e malazezit

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    AKSH vazhdon rekrutimin


    Foto: Jetmir IdriziAKSH vazhdon rekrutimin



    Vetėm javėve tė fundit, AKSH pohon se mė shumė se 200 pjesėtarė tė TMK-sė tė lėnė jashtė FSK-sė, kanė kėrkuar t’i bashkohen kėtij grupimi ushtarak. Por, si e gjejnė njerėzit AKSH-nė apo krahun ushtarak tė Fronit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar. Kujta, njėri prej koordinatorėve qė rekruton anėtarė tė rinj nė kėtė armatė, flet pėr Express.

    Nga Jeton Musliu mė 03.01.2009 10:12 CET

    Betimin e dhėnė rreth dhjetė vjet mė parė, nė kohėn kur i ishte bashkuar ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UCK), vazhdon ta ruajė edhe sot. Pėr tė koha nuk e vjetron kurrė betimin e dhėnė, atėherė pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm. Madje edhe tash ai beson se ky premtim ėshtė aktual. Ky ėshtė “Kujta”, pseudonimi i njė qytetari tė Kosovės, qė pohon tė jetė pjesėtar i Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH), qė jeton me gjashtėmbėdhjetė anėtarėt e familjes sė tij nė njė qytezė tė vendit.

    Takimi me tė bėhet nė njė fshat tė thellė nė Kosovėn qendrore, nė tė cilin ende ka shtėpi qė nga lufta e fundit kanė mbetur tė pandėrtuara. Nga viti 2005, Kujta ėshtė pjesėtar i Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH), apo krahut politik tė Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH). Detyra e tij nė kėtė formacion ushtarak ėshtė shumė specifike. Kujta ėshtė koordinator i AKSH-sė apo thėnė ndryshe, personi i cili nė kėtė grup rekruton njerėz tė rinj, tė shtresave dhe profesioneve tė ndryshme.

    Ai thotė se me familjen e tij jeton nė njė gjendje jo shumė tė mirė ekonomike, por pavarėsisht kėsaj, vazhdon tė mos heqė dorė nga betimi i dhėnė. “Pėr kėtė jemi betuar dhe do tė vazhdojmė amanetin e tė parėve. Nuk fitoj asgjė sepse nėse shikohet kjo, asnjė nuk do ta lėvizte kėmbėn”, thotė ai pėr Express. Nga viti 2005, Kujta shpjegon se nė AKSH ka arritur tė rekrutojė 400 deri 450 persona, por qė javėve tė fundit ky numėr ėshtė rritur shumė.

    “Kemi ardhje tė shumta, sidomos nga pjesėtarėt e TMK-sė, tė cilėt nuk janė pranuar nė FSK. Vetėm kėtyre ditėve janė rreth 200 veta”, rrėfen ai pėr Express. Mė tej, Kujta tregon mėnyrėn e punės sė tij e cila si koordinator i lejon tė ketė kontakte me njerėz dhe t’ua shpjegojė rolin e AKSH-sė. “Jo gjithkush mund tė hyjė nė AKSH sepse edhe pasi unė ua propozoj njė person, janė procedura tė tjera qė ndiqen si verifikimi i sė kaluarės sė atij personi apo detaje tė tjera”, shpjegon ai.

    Sipas Kujtės, pėr disa muaj bėhet verifikimi i sjelljeve tė personit tė caktuar, familja e tij, rrethi i ngushtė dhe detaje tė ngjashme. “Nuk ka lidhje nėse ka qenė nė TMK apo ėshtė nė polici. Askush nuk merr pėrgjigje mė shpejt se dy apo tre muaj dhe pa verifikim tė plotė”, shpjegon ai. Sa i pėrket organizimit dhe funksionimit tė AKSH-sė, Kujta sqaron se nuk i intereson se ēfarė bėhet nė hierarkinė mė tė lartė tė kėsaj armate.

    “Mua mė intereson vetėm detyra ime e sa pėr frikė, nuk kam arsye tė kem, sepse nė momentin qė mė janė vrarė dymbėdhjetė tė afėrm tė ngushtė, pėr mua nuk ėshtė mė e rėndėsishme asgjė”, shprehet ai. Megjithėkėtė, Kujta sqaron se AKSH-ja ėshtė duke mbajtur evidenca shumė tė sakta pėr tė gjithė ata qė nė njė mėnyrė ose njė tjetėr bashkėpunojnė me serbėt nga Serbia.

    “Kemi emra tė tillė si nga politika, biznesi e persona tė tjerė dhe do tė vijė dita edhe pėr ta”, thotė ky njėri i cili nė jetėn e pėrditshme, familjen e mban me rreth 200 euro nė muaj, qė i fiton nga puna e krahut. “Nuk fitojmė, nuk ėshtė punė parash. Ne jemi tė varfėr sepse biznesmenėt nuk merren me kėto punė, ata nuk mendojnė pėr komb”, thotė i bindur ai.

    “E dini ēfarė. Mua as qė mė intereson puna e mirė, jeta e mirė. Unė kam vetėm idealin dhe asgjė tjetėr. Nėse jo brezi im, atėherė nipėrit e mi do ta jetojnė bashkimin, por unė do tė punoj aq sa mundem”, sqaron pjesėtari i AKSH-sė.

    Kujta thotė se AKSH-ja si figurė mbėshtetėse tė idealeve tė tyre ka Adem Jasharin, ndėrkaq nė aspektin politik ka Ukshin Hotin. Pavarėsia e Kosovės, sipas tij, ėshtė e cunguar, prandaj nuk beson se ka rrugė tjetėr pėrveē bashkimit tė trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm. “Pėr ēfarė flamuri tė Kosovės flisni, pėr ne ai as qė ekziston. Ne kemi vetėm njė flamur, atė tė kuq dhe me shqiponjėn dy krenare tė zezė nė mes”, sqaron ai.

    Pėrndryshe, Kujta thotė se ėshtė baba i shumė djemve prej tė cilėve mė i madhi ėshtė gjithashtu pjesėtar i AKSH-sė.

    “Pėrveē djalit, askush nga familja ime tjetėr nuk e di pėr mua. E sa pėr atė se si e mendoj tė ardhmen, atė e parafytyroj si njė komb i lirė, i bashkuar dhe pa frikė se njė ditė Serbia do tė vijė”, pėrfundon rrėfimin e tij Kujta, koordinatori i AKSH-sė pėr njėrėn nga pesė nėn zonat e Kosovės tė ndara nga kjo armatė.


    http://fronti.blog.com/

    ************************************************** ***********

    DEKLARTĖ PUBLIKE NR. 2 E SKSH TĖ FBKSH:



    Struktura inteligjente e Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), Sigurimi Kombėtar Shqiptar (SKSH), qė hap pas hapi e ka ndjekur dhe po e ndjek kriminelin serb Ratko Mladiē, i cili pėr pak (gjatė vjeshtė sė vitit tė kaluar nė malet e Karadakut tė Kumanovės, ku strehohej i maskuar si bari i 300 deleve), arrijti qė t’iu shpėtojė pesė (5) oficerėve madhorė tė SKSH-sė, ka arrijtur tė zbulojė se, krimineli serb Ratko Mladic aktualisht ndodhet dhe po strehohet nė Belorusi, ku edhe po shėrohet nga sėmundja Tij e turbukolozit, nga e cila sėmundje kronike po vuan prej disa vitesh.



    Sigurimi Kombėtar Shqiptar (SKSH), atje (nė Belorusi), prej kohėsh ka dėrguar disa nga oficerėt e tij mė tė pėrgaditur nė kėtė profesion tepėr tė vėshtrirė por shumė fisnik, tė cilėt (oficerėt e SKSH) arrijtur tė zbulojnė edhe vendndodhjen e kėtij krimineli serb, i cili para se pėr krimet e Tij mbi popullin boshnjak, tė japė llogari para Gjykatės sė Hagės, shumė shpejt para Gjykatės Supreme tė FBKSH-sė, do tė japė llogari pėr krimet e Tij mbi popullin shqiptar tė Kosovės dhe pėr vrasjen tinzare tė Kryetarit tė Nderit tė FBKSH-sė, Mr. Ukshin HOTI.



    Gara jonė, e FBKSH dhe strukturave tė saj, ndėr tė cilat ėshtė edhe Sigurimi Kombėtar Shqiptar (SKSH), me institucionet e ndjekjes ndėrkombėtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO) po vazhdon.

    Le tė shofim se kush do ta fitojė kėtė garė, ne tė FBKSH-sė dhe strukturave tė saj, apo ata tė Hagės dhe institucionet ndėrkombėtare..!



    Pėr Sekretariatin Vendimmarrės tė FBKSH:



    Kryetari i FBKSH-sė,

    Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),



    Zv. Kryetari i FBKSH (Shefi i SKSH-sė),

    Mr. Ēlirim PRESHEVA (d.v.).



    Prishtinė - Toplicė, mė 04 janar 2009.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    44
    Termi "Shqipėri e Madhe" nėnkupton faktin se Shqipėria duhet tė marri tokat e Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė pėr tu bėr e madhe.
    Termi mė i sakt dhe i qartė ėshtė "Shypni Etnike" pra vendi ku jetojnė shqiptarėt, nė tokat e shqiptarėve tė trashėguara nga tė parėt tė ngrihet Shteti i Shqynis, ku Kosova, Ulqini, Tetova, Shkupi, Dibra, Ohri dhe Camėria tė jenė nė njė shtet tė vetėm. Pra "Shypni Etnike"!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559
    shqiperia eshte e shqipetareve qofshin ato troje shqiptare apo te huaja
    gjithcka ka per te ardhur ne vendin e vet
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    shikoni forumin e sapo hapur te FBKSH-se dhe AKSH-se
    www.fbksh-aksh.tk


    FRONTI PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR GJATĖ VITIT 2008...!
    12 January, 2009 08:28:00 Albania Today

    Nė vazhdėn e pasqyrės sė vitit tė kaluar lidhur me shfaqjet publike tė Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave tė tij, Redaksia “SHQIPĖRIA SOT”- “ALBANIA TODAY” prezanton pėrmbledhjen kronologjike tė deklaratave, komunikatave, reagimeve dhe intervistave tė drejtuesve tė strukturave kombėtare, edhe gjatė vitit 2008.

    JANAR 2008
    Nė ēelje tė vitit 2008, Sekretariati Vendimmarrės tė Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) reagoi nė Deklaratėn Publike nr. 1 (mė 8 janar), e titulluar GRABITĖSIT ME MASKA PO I ORGANIZON ARMIKU SLLAVO-GREK – ndaj rishfaqjes sė bandave grabitėse me maska qė pėrdorėn emrin e Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH) nė Kosovėn Lindore (Preshevė, Medvegje dhe Bujanoc) duke thirrur gjithė popullin shqiptar t’u kundėrpėrgjigjet hajdutėve. “sepse AKSH nuk e grabit popullin e saj, qė e ka lindur dhe rritur, por grabitėsit me maska kanė qenė dhe janė vegla tė Serbisė dhe tė armiqve sllavo-grekė, sepse vetėm kėtyre armiqve dhe aleatėve tė tyre iu intereson qė AKSH-nė ta paraqesin si gogol dhe ta komprometojė para popullit shqiptar dhe aleatėve tanė”,

    Sundimi ekonomik dhe politik greko-sllav mbi IRJM-nė bėhet objekt i Deklaratės nr. 3 tė datės 19.01.2008 tė Kryesisė sė kėshillave tė FBKSH-sė nė Luginė tė Vardarit - ALEANCA SERBO-GREKE RREZIK PERMANENT PĖR BALLKANIN...! Kjo aleancė ėshtė bėrė shumė tė rrezikshme pėr shqiptarėt, sepse nga njė anė, Greqia sundon ekonomikisht mbi IRJM-nė, por mė e rėndėsishme pėr politikbėrjen shqiptare, partitė politike shqipfolėse janė kapur nė grackat e segmenteve shtetėrore serbe qė u komandojnė nėpėrmjet koalicioneve me partitė politikė sllavo-maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMN (e udhėhequr nga pro-serbi Gruevski dhe e pastruat nga elementet pro-bullgare). Prandaj apeli i FBKSH-sė qė u bė partive politike shqiptare ishte qė “urgjentisht tė largohen nga aleancat e tyre me partitė pro-serbe [...] dhe tė orientohen nė drejtim tė Piemontit shqiptar-Tiranės...”.

    Deklarata Publike nr. 3 – LARG DUART NGA POPULLI! tė datės 18 janar 2008 u kėrkoi grupacioneve kriminale tė Partisė sė Veprimit Demokratik (PVD) nė Kosovėn Lindore “tė ndėrpresin terrorin ndaj popullatės shqiptare [...] me ēėshtjen e sajuar tė TV Spektri” , duke i paralajmėruar aktorėt kryesorė, nė rast tė kundėrt se do tė pėrballen me “drejtėsinė kombėtare tė popullit shqiptar”.

    Kryetari i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), Prof. Dr. Bashkim Mitrovica u bėri thirrje shqiptarėve tė mos dalin nė zgjedhjet presidenciale tė Serbisė dhe reagoi nė prononcimin – JO ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NĖ SERBI!, ndaj kryetarėve tė atyre partive qė nuk kanė thirrur bojkotimin e zgjedhjeve, sepse “fatin e tyre e kanė lidhur me Beograd”, konkretisht ndaj Riza Halimit, “deputeti i falur nė Parlamentin e Serbisė” dhe dy bashkėpunėtorėve e tij tė ngushtė, Skendėr Destani dhe Shaip Kamberi.

    Situata politike nė Kosovėn Protektorat u bė objekt i Deklaratės nr. 5 tė Sekretariatit Vendimmarrės tė Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė (27 janar 2008) - PAKOJA AHTISAARI NUK E PĖRCAKTON PAVARĖSINĖ DHE SOVRANITETIN E KOSOVĖS, POR PĖRKUNDRAZI, ZĖVENDĖSON RI-KOLONIZIMIN E KOSOVĖS NGA UNMIK NĖ EUMIK. Nė kėtė Deklaratė, FBKSH u hoqi maskat politikanėve shqipfolės tė Prishtinės qė “vazhdojnė tė mashtrojnė popullin shqiptar [...] se gjoja shumė shpejt pavarėsia na qenka vetėm ēėshtje javėsh” , sepse pėrmbajtja e pakos Ahtisaari vetėm ndryshon emrin e neokolonialistit – EULEX nė vend tė UNMIK. Po ashtu, nė bazė tė informacioneve nė terren, u urdhėrohej tė gjithė strukturave tė Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) tė zonės nr. 2 “tė rrisin gatishmėrinė luftarake nė nivelin mė tė lartė tė saj dhe tė marrin nė mbrojtje enklavat serbe nė Kosovė”, tė cilat Beogradi kishte qėllim t’i vė nė shėnjestrėn terroriste tė veprimeve sulmuese tė kontingjentit tė saj agjenturor, pėr t’i akuzuar shqiptarėt, njėsoj siē kishte vepruar nė mars 2004, kur gjatė demonstratave mbarėpopullore tė rinisė shqiptare, Serbia dogji kishat dhe manastiret “serbe” dhe pėr kėtė inkriminoi mė pas, shqiptarėt.

    SHKURT 2008
    Pa dyshim se shtylla qendrore politike e vitit 2008 qėndron nė momentin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt 2008. Megjithatė, zhvillimet e mėpasshme prej atij ēasti do tė dėshmojnė saktėsinė e analizės sė Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) qė menjėherė pas teatrit bombastik tė “shpalljes” reagoi, nėpėrmjet Kryetarit tė tij – Prof. Dr. Bashkim Mitrovica. “Kosova nuk i ka fituar aspak atributet e shtetėsisė, siē trumbetonin
    pushtetarėt shqipfolės nė Prishtinė lidhur nga rrethet antishqiptare
    ruso-evropiane”, thuhej nė prononcimin EVROPA NUK E KA KORRIGJUAR PADREJTĖSINĖ HISTORIKE NDAJ KOMBIT SHQIPTAR duke potencuar se riparimi i arbitrariteteve tė Fuqive tė Mėdha do tė ndodhė vetėm kur shqiptarėve do t’u njeh “tė drejtėn pėr tė vendosur lirshėm dhe pa asnjė ndėrhyrje nga jashtė pėr tė ardhmen e vet”.

    Para shpalljes sė pavarėsisė, FBKSH zbuloi se Serbia kishte pėr tė thurrur fije ngatėrruese agjenturore me qėllim operativ antishqiptar. Deklarata nr. 6 e datės 12.02.2008 tė FBKSH-sė – FBKSH DENONCON PLANIN OPERATIV SERB MBI KOSOVĖN” zbardhi pėr opinionin publik shqiptar dhe ndėrkombėtar se Beogradi nuk kishte ndėrmend tė sulmojė ushtarakisht Kosovėn, por enklavat serbe do tė sulmoheshin me akte tė ndryshme terroriste tė kryera prej kontingjentit tė shėrbimit sekret serb (dhe tė akuzohen shqiptarėt pėr kėtė) ashtu qė popullatės serbe t’i inskenohet eksodin nė zonėn e Kosovės Lindore dhe nė trysninė e saj, shqiptarėt tė shpėrngulėn prej vatrave tė tyre. Aftėsitė parashikuese tė FBKSH-sė dhe strukturave tė saj do tė provoheshin mė vonė, kur nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė tė fundit tė marsit, ministri i punėve tė jashtme tė Serbisė foli tamam sipas pjesėve tė planit operativ serb. Ndėrhyrja e menjėhershme e Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili, MINISTRI I JASHTĖM SERB – JEREMIĒ PARALAJMĖROI SKENARIN QĖ IA DENONCOI FBKSH (ku ai konstatoi pėrputhjen midis denoncimit tė mėparshėm tė FBKSH-sė dhe shpifjeve e trillimeve tė antishqiptarit Jeremiē) ia dogji Serbisė pėrfundimisht kėtė kartė inskenuese qė dėshmoi ende njė herė se nuk ka asnjė mėshirė pėr popullatėn civile, edhe kur ėshtė fjalė pėr serbėt tė stėrmanipuluar qė banojnė nė Kosovė.

    Nė Deklaratėn Publike nr. 2 – NDARJA E KOSOVĖS DHE LOJA DOMINO...!, Zėdhėnėsi Politik tė FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili shprehu pozitėn e Frontit pėr domosdoshmėrinė e krijimit tė kufijve etnike nė Ballkan, duke filluar nga rikthimi i Kosovės sė ngushtė nė situatėn para vitit 1956, pas tė cilit Tito deshi t’ia ndryshojė balancėn etnike me rritjen e numrit tė serbėve (duke ia dhėnė Kosovės Leposaviēi dhe Zubin Potoku, por JO MITROVICA VERIORE) dhe duke zvogėluar numrin e shqiptarėve (me zaptimin nga ana e Serbisė tė Kosovės Lindore). Ėshtė pėr tė vlerėsuar faktin se nė FORUMIN PĖR KOSOVĖN tė organizuar nga Gazeta Shqiptare u diskutua mbi kėtė Deklaratė: kur presidenti i Shqipėrisė administrative z. Bamir Topi deklaroi se nuk beson nė lojėn domino, u ngritėn Adem Demaēi dhe Edita Tahiri nė pėrkrahje tė zotit Adili, ashtu qė z. Topi lėshoi mbledhjen gjatė pushimit...

    Mė datėn e 28 shkurtit 2008, nė Deklaratėn nr. 3 tė Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė - MBATJA E KUVENDIT MBARĖKOMBĖTAR SHQIPTAR, MĖ 10 QERSHOR 2008, DOMOSDOSHMĖRI E KOHĖS..!, z. Adili bėri apel pėr domosdoshmėrinė e mbajtjes sė Kuvendit Mbarėkombėtar Shqiptar mė 10 qershor 2008 duke nėnkuptuar nėpėrmjėt saj mobilizimin e tė gjitha strukturave tė FBKSH-sė pėr mbledhjen e fondeve tė nevojshme pėr zhvillimin me sukses tė njė kuvendi tė tillė.

    Gjatė muajit shkurt u botua intervistėn e kolonelės Saranda Toplica tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH) nė revistėn mujore AS tė Shkupit, si dhe intervista e Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili (mė 24 shkurt 2008) pėr agjencinė tonė tė pavarur, SHQIPĖRIA SOT.

    MARS 2008
    Nė muajin mars, gazeta sllavo-maqedonase “Veēer” fabrikoi se Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili qenka “spiun i CIA-s amerikane”, dhe nė Deklaratėn nr. 4 tė datės , mohoi shpifjen.

    Mė 6 mars, FBKSH po lėshon njė telegram ngushėlluese familjeve tė tė prekur nga mbytja e njė varke me 14 tė rinj nė Tiranė ...

    Zoti Adili dha gjithashtu, njė intervistė qė u botua nė gazetėn “Nacional”, kurse agjencia “SHQIPĖRIA SOT” publikoi njė intervistė me Kryetarin e Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), Prof. Dr. Bashkim Mitrovica.

    PRILL 2008

    Duhet theksuar se nė muajin prill kanė dalė dy raporte tė organizatave ndėrkombėtare - Kėshilli i Evropės (KE) dhe Departamenti Amerikan tė Shtetit (DASH) ku pėrmendėn FBKSH-nė dhe strukturat tė tij. “Situata e sigurisė ne Kosovė ka qenė e qetė dhe relativisht e sigurt gjate javėve para zgjedhjeve. sidoqoftė disa provokime te vogla ishin njė gjė te rėndomte, sipas KFOR-it. Mė 5 tetor, njė televizion lokal prezantoi njė reportazh pėr njė grup te Armatės Kombėtare Shqiptare) pėr disa njerėz te maskuar qe patrulluan nė njė prej rrugėve kryesore ne Kosovė. Njė reportazh tjetėr duke prezantuar njerėz tė maskuar u dha nė njė prej zonave malore prej veriut te Kosovės. [...] Pėr kėto arsye, zgjedhjet tė vitit 2007 u mbajtėn nė njė mjedis i tensionuar social e politik qė ndikoi nė njė pjesėmarrje tė ulet nė zgjedhje dhe nė njė greminė tė rrezikshme midis mė shumė se 90 % tė popullit shqiptar dhe politikanėve te Kosovės”, thuhet nė raportin e Kėshillit tė Evropės. Ndėrkohė qė raporti i DASH po shkruante: “Gafurr Adili, i tha medias sė Kosovės se anėtarėt e AKSH ne disa qytete te Kosovės shpėrndanė afishe duke kėrcėnuar me dhunė nėse grupi paramilitar serb Garda e Car Lazarit do tė hynte ne Kosovė pėr pėrvjetorin e betejės se Kosovės mė 1389. [...] Si rezultat, pėrfaqėsuesi special te OKB-se dha njė vendim ekzekutiv duke ndaluar Gardėn e Car Lazarit apo ndonjė grup paraushtarak te vazhdoje aktivitete ne Kosovė. Pėrvjetorin kaloi pa asnjė incident.” . Mund tė arrijmė nė konkluzione tė qarta mbi rolin vendimtar qė i kanė pasur FBKSH dhe strukturat tė tij nė kėto ngjarje tė vitit tė kaluar, nė veēanti bojkotimi masiv tė zgjedhjeve nga ana e popullit shqiptar nė Kosovėn e ngushtė (KE) dhe bllokimi i Gardės sė Car Lazarit qė nuk zhvilloi operacionet tė veta pėr shkak tė kundėrpėrgjigjes sė rreptė tė FBKSH-sė dhe strukturave tė saj(DASH).

    · Mė datėn 2 prill 2008, nė Deklaratėn nr.6 tė Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė –

    SHQIPTARĖT E KOSOVĖS LINDORE DUHET TĖ BOJKOTOJNĖ ZGJEDHJET E PUSHTUESIT DHE KOLONIZATORIT ME EMRIN SERBI ! bėhet thirrje pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet presidenciale tė shtetit serb pėr shqiptarėt nė Kosovėn Lindore duke i paralajmėruar partitė politike tė mos bėjnė gabimin t’i thėrrasin qytetarėt nė zgjedhje: “...kushdo qė shkel vullnetin e sovranit popull dhe gjakun e dėshmorėve tė kombit, dhe thėrret popullin qė tė dalė nė zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit me emrin Serbi, nuk bėnė asgjė tjetėr pos qė i shėrben armikut serb, bėnė edhe njė akt tradhėtie ndaj ēėshtjes sė pazgjidhur kombėtare shqiptare, e cila kėrkon zgjidhjen e saj pėrfundimtare dhe fatlume, ribashkimin kombėtar shqiptar”. · Deklarata Publike nr.7 e Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė -

    JEMI NĖ PRITJE...!, bėhej nė kontekstin e aksioneve tė bandave kriminale serbe nė dhe pėrreth Kosovės. Zoti Adili shqyrtoi qėndrimin e strukturave kombėtare se nuk do tė bėjnė asnjė ndėrhyrje nga ana e Armatės Kombėtare Shqiptare pėr qėrimin e kėtyre bandave, pa kėrkesėn zyrtare tė institucioneve (vendore dhe ndėrkombėtare) tė Kosovės. Njė ditė mė pas, drejtuesit mė tė lartė tė FBKSH-sė, AKSH-sė, SKSH-sė lėshuan njė SQARIM mbi Deklaratėn Publike nr. 6, ku shpjeguan se arsyeja e mosintervenimit pėr asgjėsimin e grupeve paraushtarake serbe ėshtė gjykimi se, nė rast ndėrhyrjeje, luftėtarėt tė njėsive elitė tė AKSH-sė do tė mund tė vihen nė rrezikun e njė gėrshėre duke qenė tė sulmuar prapa shpinė edhe nga institucionet e sigurisė vendore dhe ndėrkombėtare (TMK-SHPK / KFOR). ·

    Nė tėrė kursin e vitit, por mė shumė se kurrė nė momentin e zgjedhjeve presidenciale serbe, u dėshmua se Kosova nuk ėshtė shtet tė pavarur dhe sovran, gjė e ndriēuar para syve tė popullit shqiptar prej Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė, nė Deklaratėn nr. 8 -

    KOSOVA NUK KA PARVARĖSI PĖRDERISA ATY LEJOHET TĖ MBAHEN ZGJEDHJET E NJĖ SHTETI TĖ HUAJ, ME EMRIN SERBI…! (14 prill 2008): "Statusi aktual i Kosovės, sipas „Pakos Ahtisari", gjithēka mund tė jetė, Protektorat i OKB-sė (me emrin UNMIK), Protektorat i BE-sė (me emrin EULEX) dhe Protektorat i Serbisė, por kurrėn e kurrės JO shtet i pavarur e sovran, gjė kjo qė vėrtetohet edhe me rastin e lejimit tė mbajtjes sė zgjedhjeve, qofshin kėto parlamentare apo lokale, tė Serbisė nė „Republikėn e Kosovės". · Prof. Dr. Ēlirim Presheva, Drejtori i Drejtorisė Qendrore tė Sigurimit Kombėtar Shqiptar (SKSH) kėrkon nė prononcimin

    “SHQIPTARĖT DO TĖ KREMTOJNĖ VETĖM FITORE...! mė shumė angazhim nga ana e shqiptarėve pėr realizimin e ribashkimit tė Shqipėrisė:“Koha po punon vetėm pėr shqiptarėt, por edhe ne shqiptarėt duhet tė punojmė pėr Shqipėrinė, sepse nėse ne shqiptarėt nuk do tė punojmė pėr Shqiperinė dhe ribashkimin e tė gjitha trojeve tona nė njė komb-shtet tė vetėm, nesėr nuk do tė kemi tė drejtė qė t'i akuzojmė (siē jemi mėsuar) tė tjetėr se pse nuk na ndihmuan nė realizimin e aspiratės shekullore tė popullit tonė dhe tė amanetit tė dėshmorėve tė kombit tonė pėr realizimin e tė drejtės sonė historike”. Ky ėshtė thelbi i filozofisė politike tė ēėshtjes kombėtare, mbi tė cilin duhet tė ndėrtohet gjithė godinėn organizative tė lėvizjes kombėtare shqiptare. Edhe nė kėtė prononcim, edhe nė njė tjetėr –

    TĖ BASHKUAR PĖR FEDERALIZIMIN E "MAQEDONISĖ"...!, zoti Presheva trajtoi problemin e pėrēarjes sė partive politike shqiptare nė IRJM, duke i paralajmėruar liderėt se “nėse vetėm njė pikė gjaku shqiptari do ta derdhin pėr pushtetin e tyre pa shtet, kur kėtė pushtet e ka pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas, le tė mendohen shumė mirė, sepse kėtė rradhė do tė pėrballen me Strukturėn Inteligjente tė FBKSH-sė, Sigurimi Kombėtar Shqiptar (SKSH)” ·

    Mė 28 prill 2008, Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili lėshon pėr publikun e gjerė kushtrimin:

    KOMBI NĖ RREZIK DHE ATDHEU THĖRRET, nė njė deklaratė qė analizoi situatėn politike nė dy skajet tė ndryshme tė Shqipėrisė, lidhur me shkeljet ligjore tė kryebashkiakut tė Himarės, Z. Bollano (qė sė paku duhej shkarkuar nga detyra nėse shteti do tė funksiononte siē duhet) dhe zgjedhet e Serbisė nė Kosovė qė duheshin bokotuar nga institucionet e Kosovės dhe nga shqiptarėt tė Kosovėes Lindore. Nė Deklaratė flitet pėr domosdoshmėrinė e institucioneve vendore pėr presion ndaj partive politike qė t’u bashkangjiten tė gjithė programit tė BDK-sė pėr njė koalicion tė pėrbashkėt dhe pėr federalizimin e “Maqedonisė”. Kėto veprime qe do tė duheshin realizuar ishin kundėrpėrgjigja e nevojshme pėr ndalimin me sukses tė ofensivės sė armiqve tė kombit shqiptar dhe pėr avancimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare, sepse sa kohė pushtuesit dhe kolonizatorėt vazhdojnė tė kenė njė taktikė sulmuese, ndėrsa shqiptarėt rrinė nė defanzivė dhe “mbrohen”, nuk do tė arrihet objektivin e ribashkimit kombėtar shqiptar.

    MAJ 2008

    · Mė 2 maj 2008, nė Deklaratėn Publike nr. 10, Zėdhėnėsi Politik tė FBKSH-sė, Gafurr Adili u kėrkoi drejtuesve tė partive politike shqipfolėse “tė ndėrpresin luftėn psikologjiko-politike ndaj FBKSH-AKSH-sė, ndryshe “ditėn do t’ua bėj terr dhe natėn ferr..” · Komunikata nr. 5 e Sekretariatit Vendimmarrės tė Kryesisė Qendrore tė FBKSH, e titulluar

    AKSH DO TĖ VEPROJĖ NĖSE “REPUBLIKA E KOSOVĖS DO TĖ SULMOHET NGA SERBIA DHE BANDAT E SAJ...!, trajton dy probleme tė rėndėsishme. Sė pari, sa kohė Kosova nuk do tė jetė e rrezikuar nga Serbia dhe bandat e saj dhe pėr sa kohė <<sigurinė dhe kufijtė e “Republikės sė Kosovės” do t’i mbrojnė dhe sigurojnė institucionet e KFOR-it>>, AKSH nuk do tė veprojė. Pikė sė dyti, nė ēėshtjen e kufijve midis Kosovės dhe IRJM-sė nuk ishin implikuar trupat e Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH), por persona me tendenca manipulimi i tė fshatarėve, pėr tė ngritur prapė nė Sobranien sllavo-maqedonase. ·

    Mė 13 maj, nė kontekstin e zgjedhjeve parlamentare sllavo-maqedonase dhe dhunėn e inskenuar nga shefat e partive politike nė trpjet shqiptare nėn IRJM, zoti Gafurr Adili leshoi Deklaratėn nr. 12 –

    SHQIPTARĖ, MOS U VRISNI PĖR PUSHTET KUR SHTETIN (ARRĖN DHE ĒEKANIN) E KANĖ PUSHTUESIT DHE KOLONIZATORĖT SLLAVO-MAQEDONAS. · Kur titistėt brenda Parlamentin e Kosovės donin tė hoqėn ditėn e 28 nėntorit si festė kombėtare shqiptare, Zėdhėnėsi Politik tė FBKSH-sė reagoi nė Deklaratėn Politike nr. 13 (20 maj 2008) -

    HEQJA E 28 NĖNTORIT SI FESTĖ KOMBĖTARE AKT I TURPSHEM…!, duke theksuar: "Festa Kombėtare e 28 Nėntorit simbolizon shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare tė Shqipėrisė, jo vetėm tė kėsaj Shqipėrie Londineze prej 28 mijė kilometra katrorėsh, por tė asajė Shqipėrie Natyrale, tė katėr vilajeteve shqiptare [...]prandaj kėtė festė kombėtare shqiptarėt e kanė festuar edhe nė kohėt mė tė vėshtira tė obskurantimit titisto-rankovicist dhe milloshevician, pėr ēka edhe janė dėnuar dhe syrgjynosur nėpėr kazamatat jugosllave, por kurrėn e kurrės nuk kanė pranuar qė t’iu mohohet Festa Kombėtare e 28 Nėntorit“ · Mė 23 maj, me rastin e vdekjes se Dritan Hoxhės, pronari i grupit mediatik Top Media, FBKSH lėshoi njė telegram ngushėllimi. · Nė Deklaratėn Publike nr. 14,

    KRIJESĖN ARTIFICIALE ME EMRIN MAQEDONI E SHPĖTON VETĖM FEDERALIZIMI I SAJ...!, Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili, iu propozoi tė gjithė faktorėve (shqiptar, sllavo-maqedonas, bullgar, ndėrkombėtar) federalizimin e krijesės artificiale FYROM. Faktori sllavo-maqedonas tė mbledhur rreth Gruevskit kishte ndėrmend (dhe u zbulua kėtė nga strukturat inteligjente tė FBKSH)-sė, qė pas zgjedhjeve tė 1 qershorit, tė lėshojė propozimin pėr federalizimin e Maqedonisė “ndaj tė cilit do t’i kundėrpėrgjigjemi me tė gjithė strukturat e FBKSH-sė. Prej kėsaj kuptojmė se federalizimi i Maqedonisė ėshtė parė nga ana e strukturave kombėtare shqiptare si hap taktik pėr avancimin e situatės kombėtare tė popullit shqiptar nėn pushtim dhe kolonizim sllavo-maqedonas. Zoti Adili pėrsėriti gjithashtu thirrjen e lėshuar mė 13 maj kundėr vėllavrasjes tė inskenuar zgjedhore.

    QERSHOR 2008

    Nė muajin qershor u zhvillua Mbledhja Parakuvendore e Kuvendit Mbarėshqiptar , mė datėn 14-15 qershor. Dihet se iniciativa e zhvillimit tė kėtij Kuvendi ishte e Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) qė mė vitin 2005 organizoi mbledhjen prej tė cilit doli Kėshilli Organizativ tė Kuvendit Mbarėshqiptar. Prandaj e kemi trajtuar kėtė ngjarje edhe nė pasqyrėn e vitit 2008 pėr Frontin pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH). GUSHT 2008
    Nė Deklaratėn Publike nr. 19 e Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili – SEGMENTET SERBE PO PĖRGATISIN SKENARE TĖ NGJASHME ME BRODECIN!, mė 6 gusht 2008, po jepen informacionet e zbuluara prej Sigurimit Kombėtar Shqiptar (SKSH) pėr skenarėt e segmenteve pro-serbe nė IRJM qė donin tė krijonin “njė Kondovė apo njė Brodec tė ri”.

    · Mė tutje, nė Komunikatėn nr. 5 e Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė u dha informacionin sė krimineli serb Ratko Mladiē, i akuzuar nga Tribunali i Hagės pėr gjenocid, ndodhet nė malet e Kumanovės, i shoqėruar nga bandat e “Car Lazarit, i veshur si bari, por qė oficerėt e SKSH tė ngarkuar me kapjen e tij, nuk arritėn ta arrestojnė, duke hyrė nė konfrontim tė hapur me bandat serbe. ·

    Komunikata 5 e Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė tė datės 8 gusht –

    LUFTĖTARĖVE TĖ AKSH RREPTĖSISHT IU ĖSHTĖ NDALUAR TĖ KĖRKOJNĖ PARA NĖ POPULL” referohej nė njė artikull tė gazetės “Kosova Sot” se dy individė kishin pranuar gjatė hetimeve se kanė kėrkuar para nė popull nė emėr tė AKSH-sė. Ashtu qė, Zoti Adili deklaroi se, “nėse dy tė sipėrcekurit kanė vepruar kėshtu [...], ata do tė jenė tė detyruar tė japin llogari edhe para organeve ndėshkuese tė AKSH-sė.” ·

    Nė Komunikatėn publike nr.6 e Sigurimit Kombėtar Shqiptar (SKSH) –

    SERBIA KĖMBĖKRYQ PO QĖNDRON NĖ KOSOVĖN TONĖ MARTIRE – po analizohet karakterin e vėrtetė e strukturės sė ardhshme “Forcat e Sigurisė sė Kosovės” e cila do tė pėrbėhet vetėm nga ish bashkėpunėtorėt e Beogradit. “Nė procesin pararekrutues ata kanė kontaktuar tė gjithė oficerėt shqiptarė tė ish APJ-sė, gjė qė nėnkuptohet se pėrzgjedhja e kandidatėve tė KSK do tė bėhet nė bashkėpunim ne BIA-nė (UDB-ėn) serbe. Nė pjesėn e dytė tė Komunikatės, u tėrhiqet vėmendja disa shqipfolėsve: njė bashkėpunėtor i Ratko Mladiēit prej Kumanovės dhe disa veta nė Tiranėn tė cilėt <<nė emėr tė patriotizmit po sabotojnė FBKSH-nė dhe strukturat e tij>>, tė tėrhiqen nga kjo rrugė e trupit.

    SHTATOR 2008 ·

    Pėr faktin se politikanėt, mass-media etj. po pėrdorin shprehejen e shpikur nga kuzhinat sllavo-greke “Shqipėria e Madhe”, Zėdhėnėsi Politik tė FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili, lėshoi mė

    THIRRJEN PUBLIKE - SHQIPĖRIA E MADHE KA QENĖ DHE MBETET NJĖ SHPIKJE DHE NJĖ AKUZĖ E QARQEVE SLLAVO-GREKE, ku u kėrkua qė “ky nocion dhe kjo akuzė sllavo-greke, pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt, si dhe pėr FBKSH-nė, njėherė e pėrgjithmonė tė hiqet nga fjalori politik dhe propagandistik” ·

    Mė 17 shtator 2008, policia sllavo-maqedonase arrestoi luftėtarin mė i vjetėr nė moshė prej rradhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK), Ramazan Bajrami – komandant ASKERI me akuzėn qesharake “armėmbajtje pa leje”.

    Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė, Mr.Gafurr Adili, nė Komunikatėn Publike nr. 7 –

    ALI AHMETI, SA HERĖ HYP NĖ PUSHTETIN SLLAVO-MAQEDONAS, I LIKUIDON DHE I ARRESTON ISH-LUFTĖTARĖT E TIJ, denoncon kėtė akt dhe tė tjera tė kryera nga Ali Ahmeti, qė i pėrmbush ashtu siē u pelqen mė shumė shefave tė tij sllavė, detyrimet pėr arrestimin apo likuidimin e ish luftėtarėve tė UĒK-sė. Komunikata nr.7 u shpėrnda edhe nė radhėt e protestuesve tė mbledhur nė Kėrēovė pėr tė protestuar kundėr burgosjes sė komandant Askerit. · Nė Deklaratėn Publike nr. 9 tė Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė tė datės 29 shtator, Gafurr Adili denoncoi publikisht procesin e formimit tė mė shumė “kombė” prej shqiptarėve, sipas projektit tė realizuar me kombin gjerman dhe, krahas ndarjeve territoriale tė padrejta, tė krijohen identitete kombetare tė tjera ose nėpėrmjet shkėputjes nga trungu shqiptar – si nė rastin e “kombit kosovar”, ose nėpėrmjet asimilimit sllavizues (shqiptarėt nėn pushtim dhe kolonizim sllav). ·

    Mė 31 shtator, nė momentin kur kėrkesa serbe pėr shqyrtimin e ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės u pranua nga Kėshilli i Pėrgjithshėm pėr diskutim nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar lėshoi Reagimin nr. 5, ku u kundėrpėrgjigj me argumente ndaj shpifjeve serbe kundėr shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe iu bėnė kėrkėsa konkrete Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė pėr “njohjen e se drejtės sė vetėvendosjes popullit shqiptar, shpalljen e pavlefshme tė kėrkesės serbe”, hedhjen poshtė tė kėrkesės serbe dhe “njohjes sė statusit tė lėvizjės ēlirimtare dhe antikoloniale Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar”.

    TETOR 2008

    Nė muajin tetor, Sigurimi Kombėtar Shqiptar zbuloi se serbėt kanė themeluar edhe njė organizatė terroriste me emrin ''Srpski Izvor-Burimi Serb'', udhėheqės i sė cilit ėshtė Predrag Stamenkoviē.

    NĖNTOR 2008

    Komunikata e FBKSH-sė, e datės 12 nėntor –

    KĖSHILLI ORGANIZATIV I KUVENDIT MBARĖKOMBĖTAR, INSTITUCIONI QĖ NA BASHKON TĖ GJITHĖ...! trajtoi faktin se Shoqata Atdhetare pėr Identitet dhe Bashkim Kombėtar (SHAIBK) nuk ka qenė dhe nuk ėshtė pjesė e strukturave tė Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar, por tė dy organizatat, bashkė mė shumė faktorė tė tjerė, shoqata dhe intelektualė, veprojnė dhe bashkėrėndojnė nė kuadrin e Kėshillit Organizativ tė Kuvendit Mbarėshqiptar. ·

    Komunikata nr. 10 e FBKSH-sė (11 shtator) ripėrsėriti qendrimin e FBKSH-sė se Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH) “nuk ka vepruar aty ku veprojnė uniformat e ushtrive shqiptare dhe tė aleatėve tanė nė Kosovė (KFOR). Prej kėsaj buron logjikisht rrjedhimin se ēdo individ apo grup qė pėrdor emrin, emblemėn dhe uniformėn e AKSH-sė dhe mė keq, plaēkit popullin shqiptar, veprojnė jashtė infrastrukturės ligjore e strukturave kombėtare, vetėm “pėr pėrbaltjen e FBKSH-sė dhe tė idealit tė ribashkimit kombėtar shqiptar”.

    Komunikata nr. 11 e FBKSH-sė,

    SHPĖRTHIMI NĖ PISHTINĖ NUK ĖSHTĖ VEPĖR SHQIPTARE, POR ĖSHTĖ VEPĖR E QARQEVE SEKRETE SERBE NĖ KOSOVĖ...! tė datės 16.11.2008 nxori nė pah burimin real e shpėrthimit tė ndodhur nė Prishtinė pranė godinės sė Pėrfaqėsuesit Civil tė Bashkimit Evropian Piter Feit, qė nuk mund tė vinte prej shqiptarėve, por vetėm prej kontingjentit tė sigurimit serb nė Kosovė qė edhe nė tė kaluarėn kreu akte tė tilla terroriste. ·

    Nė Komunikatėn nr. 12 e FBKSH-sė,

    KUVENDI I TRETĖ (I JASHTĖZAKONSHĖM) I FRONTIT PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR DO TĖ MBAHET GJATĖ PRANVERĖS SĖ VITIT 2009 informon pėr vendimin e Sekretariatit Vendimmarrės tė FBKSH-sė pėr mbajtjen e Kuvendit tė tretė (tė jashtėzakonshėm) tė Frontit, si dhe hapat qė duhen ndjekur gjatė vitit 2009 nga kėshillat e nėnzonave tė FBKSH-sė dhe ēdo anėtar deri nė momentin e mbajtjes sė tij.

    Nė muajin nėntor, Zėdhėnėsi Politik i FBKSH+ė lėshoi dy deklaratė politike: e para, (mė 27 nėntor 2008) kundėr manipulimeve tė shtypit shqiptar se poliagjenti Ismet Kryeziu qenka “epror i AKSH-sė” dhe e dyta (mė 28 nėntor 2008) lidhur me sajesėn e Serbisė nė Kosovė, e quajtur “Armata pėr Republikėn e Kosovės” qė gjoja kishte marrė pėrgjegjesinė pėr shpėrthimin nė Prishtinė pranė selisė sė Piter Feitit dhe qė vetėm vėrtėton saktėsinė e Dekaratės nr. 11 mbi burimin sllav tė kėtij akti terrorist.

    Komunikata nr. 13 e FBKSH-sė -

    QEVERIA E UNITETIT KOMBĖTAR TĖ KOSOVĖS IMPERATIV DHE DOMOSDOSHMĖRI E KOHĖS..! tė datės 25 nėntor 2008 i kėrkoi qeverisė Thaēi tė jep dorėheqje dhe tė gjithė drejtuesve shqiptarė tė shkojnė nė Tiranė, tė konsultohen me Zėdhėnėsin Politik tė FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili dhe bashkė tė krijojnė qeverinė e unitetit kombėtar, e kryesuar nga FBKSH. Kryetari i FBKSH-sė Prof.Dr.Bashkim Mitrovica ripėrsėriti thirrjen pėr krijimin e kėsaj qeverisjeje nė Kosovė mė 31 nėntor 2008, duke paralajmėruar nė tė njėjtin dokument se lufta, kėtė rradhė do tė zhvillohet nė brendėsinė e Serbisė e jo nė trojet tė Shqipėrisė Etnike.

    DHJETOR 2008

    Mė 21 dhjetor 2008, lėshohet njė Telegram Pėrshėndetės, ku FBKSH falenderon nė emrin e drejtuesve dhe anėtarėve tė FBKSH-sė dhe strukturave tė tij, pėr zbulimin e lapidarit tė Liridon Dermakut, i cili ka flijuar jetėn duke qenė nė detyrė nė radhėt tė Armatės Kombėtare Shqiptare. ·

    Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė, mr. Gafurr Adili botoi Deklaratėn Publike tė datės 12 dhjetor 2008, ku mbėshteti dy propozime taktike avancuese tė dy partive politike nė Luginėn e Vardarit (BDSH dhe BDK), dhe kėrkoi bashkimin e tyre nė njė organizim tė vetėm. · Arrestimet e ish – luftėtarėve tė UĒK-sė nė Preshevė, tė shoqėruar nga njė dhunė dhe njė terror policor tė theksuar, sollėn reagimin e menjėhershėm tė Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar, i cili nė Komunikatėn Publike nr. 1 e Kėshillit tė FBKSH-sė nė Kosovėn Lindore -

    DHUNA SERBE MBI SHQIPTARĖT E PRESHEVĖS EDHE NJĖ HERĖ DĖSHMOI DHE RIDĖSHMOI SE BISHA E PLAGOSUR, ME EMRIN SERBI, PO E PARANDJEN NGORDHJEN E SAJ PĖRFUNDIMTARE, PRANDEJ EDHE PO BĖHET SHUMĖ E RREZIKSHME NDAJ SHQIPTARĖVE TĖ KOSOVĖS LINDORE !,

    tė datės 26 dhjetor 2008 i kėrkoi deputetit shqipfolės Riza Halimi tė jep dorėheqje prej postit tė vet nė Parlamentit serb, bashkimin e faktorit tė pėrcarė politik shqipfolės nė Kosovėn Lindore, reagimin e Tiranės dhe Prishtinės. · Gazeta “Express” tė Prishtinės ka botuar njė intervistė tė Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė, Mr. Gafurr Adili
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    sot Kėkohet Mė Shumė Se Kurrė Bashkim Dhe Unitet...!

    Shqipėria po pėrgatitet te anėtarsohet nė NATO, Kosova fitoi pavarsinė, procesi i ribashkimit kombėtar ka nisur rrugetimin e pandalshem.

    Por,deri ne arritjen e synimeve pėrfundimtare ,do tė kėrkohen akoma shumė sakrifica. Nuk mjaftojnė vetem ndėrhyrjet dhe intrigat e shovenisteve fqinje, porduhet tė degjojmė dhe tė durojmė edhe dokrat dhe marezite e disa tė vetėshpallureve ideologe tė ēėshtjes kombėtare.

    Ėshtė provuar historikishtė se kombit tonė, me se shumeti, e keqia me e madhe i ka ardhur nga armiqet e brendeshėm, tė cilet kanė shėrbyer si "kolonė e pestė" pėr pushtuesit.Kėta krimba, kėta mercenarė te antishqiptarizmes, nuk e kanė pėr gjė tė shajnė, mėmėdheun, gjuhėn, historinė, heronjet dhe atdhetaret, si dhe tė tallen me mitet dhe me simbolet kombėtare.Ai qe i thotė vetės mėmėdhetarė nuk ka droje tė shpalle se e do bashkimin kombėtar dhe se lufton pėr realizimin e kėsaj aspirate tė lartė nė rrugė dhe me mjete demokratike.

    Shikoni se ēfarė ndodh tek ne !

    Vjen, pėrshembell njė i huaj, ēfardo qoftė ai, ta zemė njė fare gjermani me emrin Shmid dhe na spjegon jetėn e Skenderbeut, sikur populli ynė tė ketė humbur memorjen historike.Por,edhe me shumė se vetė gjermani Shmid pėr denigrimin e figurės sė Heroit tonė Kombėtar,nė vazhdimsi dhe nė mėnyrė teė pėrseritur, janė dalluar zoti Ardian KLOSI dhe zoti Fatos LUBONJA, i pari dhėndėr i Gjermanisė dhe i dyti dhėndėr i Italisė.

    Kėta dy zotrinjė, vite me parė, tė pėrkrahur edhe nga njė kalander tjeteėr nga Prishtina, njėfarė Migjen KELMENDI, pėrhapen idenė mbi ekzistencėn e gjuhės kosovare dhe tė kombit kosovarė, pikepamje kjo e hedhur dhe e pėrkrahur nga rrenegati Tito dhe titistet shqipfoles nė ish RSFJ.

    Por, po dihet se pro-titistet sot nė Kosovė mund tė jenė vetėm mėkataret, ata qė pėrfituan dhe shiten interesat kombėtare tė popullit tė Kosovės.

    Me tej, muaj mė pare nė Universitetin e Vlorės meret vendimi qė t'i hiqet emri i Ismail Qemalit, kėtij institucjoni tė lartė ansimor.

    Po pse ore Ti Rektor e more kėtė nisem me kaq shpejtėsi, entuziazėm dhe kokėfortėsi, apo...?!

    ”Gojėt e liga” thonė se, ky birbo paska njė inatė tė vjetėr me fisin e famshem Kaninjot tė Ismail Qemalit.

    Pastaj thuhet, sikur njė paraadhės i Tij bashkė me disa kolaboracionistė tė tjerė i paskan dorėzuar kurorėn e Skenderbeut, Viktor Emanuelit me rastin e” Bashkimit Personal” tė Shqipėrisė me Italinė fashiste.

    Vazhdojmė!

    Nė krahinėn shqiptare tė Himarės, nga pėrfaqėsuesi zyrtar deklarohet kėrkesa pėr "Autonominė e Vorio-Epirit”.

    Pėr ironi tė fatit nė vend qė tė mbahet qendrim ndaj ėetij Vasil BOLLANO, qė ėshtė betuar pėr zbatimin e Kushtetutės, ndaj te cilit mund tė ngriten dy akuza:

    1. Pėr shkelje tė Kushtetutės se Republikės sė Shqipėrisė dhe

    2. Pėr cenim tė integritetit territorial tė Republikės sė Shqiperisė, nga Shteti Shqiptar po dėnohen me burgim dy tė rinjė atdhetarė tepelenas, tė cilet mbrojnė indetitetin e tyre kombėtar dhe integritetin territorial tė Republikės sė Shqipėrisė...!!!!

    Mirepo, institucionet, medjat dhe opinioni bejne tė paditurin.

    Kurse, tek shqipetarėt nėn "Maqedoni", punet bėhėn edhe me tė ngatėruara.

    Te dyja partite kryesore shqiptare dhe satelitet e tyre bėjnė garė me njera- tjetrėn, se kush tė tė sigurojė koalicionin me maxhorancėn sllavomaqedone nė pushtet, LSDM-nė pro-serbe dhe VMRO-DMN-ne pro-bullgare.

    Kreret e tė dy partive nuk interesohen pėr barazinė e tė drejtave tė shqiptareve me sllavo-maqedonasit, nuk luftojnė pėr regjisrtim teė saktė tė popullsisė shqipetare,(deklarohen 27% nė kohėn qė popullsia shqiptare i kalon 40%), nuk luftohet pėr njė koalicion tė pėrbashkėt dhe pėr njė zonė elektorale, ku do te behėshin tė dobisheme tė gjitha votat. Por, nė vend tė bashkimit tek partitė shqiptare nėn "Maqedoni" thellohet pėrcarja dhe fraksionizmi i tyre!!!



    Akoma edhe me keq se kaq, janė lėnė nė haresė vėllėzrit tanė tė gjakut nė Shqiperinė Verilindore (Kosovėn Lindore) dhe nė Malesinė e Madhe (Mal tė Zi):

    Atje bėhėn bastisje, arestime dhe burgosje, dhe askush, as nė shtetin amė (Republikėn e Shqiperisė), dhe as nė Kosovė nuk ndihet i gjallė, nė kohėn qė nė nenin 8, alinea 1 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė thuhet:

    "Republika e Shqipėrisė obligohet t'i mbrojė tė drejtat kombėtare tė shqiptareve jashtė territorit tė saj..!"



    Edhe ne diaspore dhe nė emigracion kanė filluar sheret dhe pėrcarjet:

    Egoizmi dhe megalomania po ua eresojnė sytė disave, pėr tė mos parė sė me veprimtarinė e tyre po bėhėn percares te idesė sė madhe tė ribashkimit kombėtar.

    Opinionit tashmė nėpėrmjet mjeteve tė informimit i janė bėrė te ditura grindjet pėr ēeshjen ēame nė diasporė.

    Ėshtė e ditur se megalideja greke s’do tė hiqte kurrė dorė nga dhurata greke ose siē njihet nga tė gjithė nga “kali i trojesė”.

    Ēėshtja ēame, e cila tashmė po hynė mė sukses nė axhendat e kancelarive botrore, gjenė edhe njė kundėreagim tek politika zyrtare greke, por fatėkeqsisht edhe tek disa bashkekombasit tanė. shtė e dhimbeshme tė lexosh nė faqen “lidhja ēame” tė internetit se si zihen me njeri- tetrin antarėt e njė komuniteti.

    Por, pėr ironi tė fatit, njė zotri, qė pėr tė mos ja hėnger pjesėn, ėshtė edhe poet dhe shkrimtar me emer, nė vend qė tė ndikojė nė qetėsimin e situatės dhe nė arritjen e mirėkuptimit, bėhėt pjesė e lojės, duke nxitur pėrcarjen dhe grindjet midis bashkėatdhetareve tanė.

    Ky zoteri, Kolec Traboini, duke pėrdorur mundesitė e mėdha tė informacionit bashkėkohor, po denigron figura dhe personalitete tė njohura tashmė nga opinioni mbarėkombėtar.

    Kėtu fjala nuk ėshtė vetėm per zonjėn e nderuar Vitore Stefa, ndaj tė ciles ky zotri po vazhdon tė pėrdorė fyerje tė padenja pėr njė qė i thot vehtes poet, por edhe ndaj aktivisteve tė tjerė te ēeshtjės kombėtare dhe ish luftėtareve tė UĒK !!!

    Fyrja mor zotri nuk ėshtė argument, ajo ėshtė shenjė dobsije, ėshtė mediokritet.

    Shtrohet pyetja, pėrse pikėrisht tani, kur ēeshtja e bashkimit kombėtar ėshtė shtruar peėr zgjidhje, keta “zotrinj” kanė dale kaq hapur pėr denigrimin e figurave kombėtare, gjuhės, historisė, kulturės etj...

    Dihet se sa me tepėr tė afrohen faktoret qe bėjnė tė mundur bashkimin kombėtar aq mė tė eger e dinak do te bėhėn armiqtė tanė dhe bashkėpunėtoret e tyre.

    Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij tė specializuara, kanė dhe grumbullojnė nė mėnyrė tė vazhdueshme informacjone tė sakta, mbi veprimtarite antikombėtare, te shėrbimeve tė huaja dhe agjenteve tė tyre, dhe kur ka qėnė e nevojshėme dhe e dobishme kėto tė dhena i kemi bėrė edhe publike, prandej kėrkojmė qė tė gjitha forcat atdhetare, pa dallim krahine, feje, ideje, pėrkatėsie partiake dhe gjinore, kudo qė ata ndodhen (nė Shqiperinė Naturore apo nė diasporen shqiptare) tė bashkohen rreth FBKSH-sė dhe strukturave te tij, sepse viti 2009 ėshtė viti i fillimit tė ribashkimit kombėtar shqiptar, dhe kėtė proces e ka filluar dhe duhet ta pėrfundojė vetėm FBKSH dhe askush tjetėr, sepse vetem FBKSH do te dijė qė Shqiperinė e Bashkuar ta bėjė tė pavarur dhe sovrane ekonomikisht dhe politikisht, njė komb-shtet me dinjitet dhe krenari kombėtare nė familjen e madhe evropiane.

    Mr. Gafurr ADILI,

    Zėdhėnės Politik i FBKSH-sė.

    Tiranė, 16 janar 2009.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #78
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Kallmeti Lexo Postimin
    Pra a do te kemi frike kur themi Shqiperi e Madhe?
    Padyshim qe do te kemi frike. Une me Shqiperi te madhe nenkuptoj qe kufijte e Shqiperise te shkojne qeri ne Sofje, deri ne Sarajev, deri ne Selanik etj.

    Ky eshte nje term teper i gabuar. Mjafton per kete te gjesh autorin e ketij termi. Kush e shpiku? Me ēfare qellimi e shpiku?
    E shpiken grekerit dhe serbet.

    Pyetja duhet te ishte: A duhet te kemi frike nga Shqiperia etnike?
    Per kete pyetje absolutisht qe nuk duhet te kemi frike!


    Po Europa duhet te kete frike?
    Absolutisht qe nuk duhet te kete frike!

    Kemi france mbi etnike, Rusi mbi etnike, Kine mbi-etnike, Spanje mbi-etnike etj? Pse nuk shqetesohet Europa per keto shtete qe brenda perbrenda tyre perfshijne jo vetem kombet e tyre por dhe shume kombe te tjera?
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Dinamo "E Madhe"
    Nga Qerim nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 313
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 17:47
  2. "Shqipėria e madhe" apo "Shqipėria etnike"?
    Nga RaPSouL nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 15:16
  3. Tė djathtėt krijojnė "Aleancėn e Madhe" pėr zgjedhjet vendore
    Nga panti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 10:43
  4. "Shqipėria etnike ėshtė projekt antievropian dhe civilizues"
    Nga Irfan nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 15:23
  5. Lufta e Madhe; nuk eshte larg
    Nga Kryeplaku nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-04-2003, 14:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •