Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 78
  1. #31
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Dije, pashe nje dokumentar italian te viteve 30' dhe fillimet e viteve 40' me metrazh te shkurter nga ato arkivat e "Luces" i titulluar "Shqypnia e madhe", ku reklamohej bashkimi i Kosoves me Shqiperine. Pra ky term ka dale nga vete shqiptaret dhe jo nga te huajt...

    Po te hyje Shqiperia ne NATO, harrojeni keto harta e endrra me sy hapur.


    Tani,prit pak se 1930-1940 ka pak ndryshim me 1913(lufta ballkanike) apo 1878(lidhja e prizerenit).Ne kohen e dokumentarit ne fjale sherri kishte filluar me kohe,dhe serbet ja kishin ngjitur tashme mbiemrin "e madhe" edhe shqiperise se vertete.
    Pra pyetja eshte,a duhet te mbajme mbiemrin qe na ka vene serbi ?Natyrisht qe jo,e si mund te quhet i madh,nje territor qe po ta bashkosh eshte me i vogel se serbia(e "vogel") apo greqia(e "vogel").
    Shkurt puna ka epitete sa te dush etnike,e vertete,reale,iliria...

  2. #32
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Jemi drejte rruges per nje evrope te bashkuar.ashtu si Amerika.Ne pesvjecarin e ardhsh parashikohet qe numri i shqiptare kudo qe jane ne evrope do te marri nje rritje te madhe popullsie.a e dini sec fare eshte bashkimi evropian?DHe cdo pjese toke do ti kaloje atit qe i takon.Dhe mjaft me shqiperi e madhe. greqi e madhe etj.Jeni per evrope te bashkuar, apo per cfar jeni?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oliver55 : 22-01-2008 mė 23:09
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #33
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga Kallmeti Lexo Postimin
    Shpesh here politikanet tane friksohen aq shume kur ndonje politikan ballkanas apo europian iu permend termin Shqiperi e Madhe!Valle kush eshte Shqiperia e Madhe?Ajo ėshtė teper e thjesht Bashkimi i trojeve qe shekujt dhe armiqte e Shqiperise(Grekerit,Serbet,Maqedonasit dhe ruset) i moren padrejtesisht .Pra a do te kemi frike kur themi Shqiperi e Madhe?


    Reagim me shkas



    SALI BERISHA UA MOHON SHQIPTARĖVE TĖ DREJTĖN

    HISTORIKE TĖ RIBASHKIMIT



    Shkruan: Nezir MYRTAJ

    Prishtinė, 23. I. 2008






    Shqiptimi i dėnimit tė pėrjetshėm me ndarje

    Mė 19 janar, disa mjete tė informacionit nė Kosovė publikuan njė deklaratė tė kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė, lidhur me Kosovėn dhe synimet e shqiptarėve tė saj. Pėrmes kėsaj deklarate, Sali Berisha, zbulimin e tij mė tė ri sikur paraqet faktin se populli i Kosovės nuk paska synime pėr bashkim me Republikėn e Shqipėrisė, sikurse qė interesimi dhe gatishmėria pėr njė bashkim tė tillė nuk ekzistoka as te Tirana zyrtare. Kjo, sipas tij, pėr arsye se Shqipėria dhe Kosova, duke qenė tė ndara pėr gati mė se njė shekull, tashmė na qenkan dy realitete tė ndryshme. Pėr tė thelluar edhe mė tej “vizionaritetin” e tij lidhur me synimet e popullit tė Kosovės, kryeministri Berisha konstaton se nė rast tė organizimit tė njė referendumi nė Kosovė, pėr alternativėn pavarėsi, apo bashkim, 98 pėr qind e shqiptarėve atje do tė votokan pėr pavarėsinė e Kosovės e jo pėr bashkimin me Republikėn e Shqipėrisė!

    Duket qartė se pėrmes kėsaj deklarate, tė cilės mė tepėr sesa papėrgjegjshmėri i vjen era antikombėtarizėm, Sali Berisha shpall fundin e aspiratės historike tė shqiptarėve tė tė gjitha trevave dhe tė tė gjithė brezave pėr tė qenė tė bashkuar si komb. Ai nė realitet ua shqipton atyre dėnimin e pėrjetshėm qė tė jenė si sot tė ndarė e tė copėzuar, tė nėnēmuar e tė sunduar nga popujt fqinj. Ky mbase duket tė jetė aksioni i tij mė i ri nė kuadėr tė fushatės tashmė tė filluar pėr rishkrimin, riinterpretimin dhe ndryshimin e histories. Duket qė kjo mani tash tė jetė shndėrruar nė ambicie pėr ndryshimin edhe tė vetė rrjedhės sė historisė.



    Gatishmėria dhe pėrkushtimi i Serbisė pėr ta mbajtur

    Kosovėn brenda saj




    Garancia e dhėnė nga zotėri Berisha se populli i Kosovės nuk po pretendoka bashkimin me trungun e vet, Shqipėrinė, sikur u sinkronizua pėrfektshėm me fushatėn pėrmbyllėse parazgjedhore pėr kreun shtetėror tė Serbisė, gjatė sė cilės u demonstrua fryma e hegjemonizmit tė egėr serb pėr ta rikthyer sundimin mbi Kosovėn. Ajo po ashtu erdhi nė koherencė edhe me kėrcėnimet ruse se do tė pėrdoren armėt bėrthamore nė rast se do tė cenohej sovraniteti dhe integriteti territorial i Rusisė apo i aleatėve tė saj. Pa dyshim, nė radhėn e kėtyre aleatėve bėn pjesė edhe Serbia, e cila shkėputjen e Kosovės prej saj e konsideron si cenim tė sovranitetit dhe tė integritetit tė vet territorial. Nė kėtė kuptim, duke i paraqitur si realitete tė ndryshme dy pjesėt e njė kombi, pėrkatėsisht Shqipėrinė dhe Kosovėn, kryeministri shqiptar realisht u bėn njė shėrbim tė mirė, si Serbisė qė pretendon ta konsiderojė Kosovėn pronė tė veten, ashtu edhe tė gjithė atyre qė ia njohin Serbisė tė drejtėn mbi kėtė pronė. Sepse, njė dallim tė tillė tė realiteteve ai nuk e konstaton kur ėshtė fjala edhe pėr raportet Kosovė-Serbi. Nė anėn tjetėr, as me faktin se edhe Tiranės zyrtare po i mungoka interesimi dhe gatishmėria pėr njė bashkim tė mundshėm me Kosovėn, ai nuk argumenton dot mungesėn e interesimit, tė gatishmėrisė dhe tė pėrkushtimit tė Serbisė pėr ta mbajtur Kosovėn brenda saj. Prandaj, nė qoftė se synohet qė nė kėtė mėnyrė t’u lehtėsohet kundėrshtarėve tė pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia, barra e frikės qė ata kanė nga hipoteka e trilluar pėr tė ashtuquajturėn Shqipėri e Madhe, do tė jetė kotėsi. Pėrpjekja pėr tė argumentuar se Kosova dhe shqiptarėt e saj nuk kanė asnjė tjetėr qėllim, pėrveē pavarėsimit nga Serbia, nuk do tė zbusė aspak kundėrshtarėt e kėsaj pavarėsie.

    Mohimi i tė drejtės sė shqiptarėve tė Kosovės pėr t’u ndarė nga Serbia nuk ka tė bėjė fare me idenė e tė ashtuquajturės Shqipėri e Madhe (pėrkundrazi, konstruktimi i kėsaj ideje ishte shpikur pėr tė pamundėsuar ndarjen e Kosovės nga Serbia) dhe as me mungesėn e argumenteve qė sjell zotėri Berisha lidhur me synimet e shqiptarėve. Ky mohim ėshtė rezultat i mirėfilltė i hegjemonizmit shekullor serb dhe i politikės kolonialiste qė e mbėshtet kėtė hegjemonizėm. Ai do tė vazhdojė sot e nė tė ardhmen, pėrderisa shqiptarėt andej e kėtej kufirit dhe kudo qė janė tė mos shtrojnė kėrkesat e tyre reale, tė natyrshme e tė ligjshme, pa inferioritet dhe pa frikėn e hipotekės, pėr tė realizuar tė drejtėn e ribashkimit tė tyre kombėtar. Kjo e drejtė duhet tė konfirmohet pėrmes institucionit tė referendumit. Deri atėherė dhe paraprakisht ėshtė i papranueshėm ēfarėdoqoftė prejudikimi, nė stilin e Sali Berishės lidhur me vullnetin dhe synimet kombėtare tė shqiptarėve nė Prishtinė, Tiranė, Shkup apo Ulqin.



    Askush nuk ka tė drejtė tė flasė nė emėr tė kombit

    e tė brezave tė tij




    Si ēdokush tjetėr, edhe Sali Berisha ka tė drejtė tė shprehė pikėpamjet e tij lidhur me ēėshtjet madhore kombėtare, siē ėshtė edhe aspirata pėr ribashkim. Pėr shfaqjen e kėtyre pikėpamjeve, atė nuk mund ta qėrtojė askush, sepse nė fund tė fundit pėrmes tyre zbulon ndėrgjegjen qė ka pėr njė ēėshtje tė tillė. Mirėpo, ato qė i tha kėto ditė pėr synimet e shqiptarėve mund t’i deklarojė vetėm si Sali dhe sė shumti si parti nė krye tė sė cilės ėshtė, nė qoftė se i lejohet prej saj. Ndėrsa nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė e drejtė dhe e pranueshme tė flasė nė emrin e shtetit shqiptar dhe tė qeverisė qė drejton, e aq mė pak nė emrin e kombit shqiptar e tė brezave tė ardhshėm tė tij. Kjo sepse, siē thuhet, ajo qė i lejohet Jovit, nuk i lejohet Bovit dhe nuk ėshtė Sali Berisha e asnjė Berishė tjetėr, ai qė mund tė dirigjojė e pėrcaktojė synimet kombėtare tė shqiptarėve e tė brezave tė tij. Ndėrsa, konstatimi se shqiptarėt tashmė nuk e synojnė bashkimin kombėtar, ėshtė njė vlerėsim i tij paushall, pasi siē dihet ai nuk mbėshtetet nė kurrfarė vendimi, apo referendumi gjithėpopullor. Prandaj, si i tillė ky konstatim, veē tjerash paraqet njė fyerje, por edhe njė mėkat ndaj gjithė atyre idealistėve tė kombit tonė, tė cilėt gjatė periudhave historike, nė vazhdimėsi sakrifikuan deri edhe jetėn, nė luftėn pėr mbijetesė kombėtare, pėr bashkim dhe liri kombėtare, pėr faktorizim dhe prosperim tė kombit. Nė kėtė kontekst, duhet falėnderuar fatin qė vendimi pėr kėtė luftė nuk ishte nė duart e Sali Berishės ēfarė po shfaqet, sepse po tė varej prej tij, gjatė periudhave historike nuk do tė kishte besėlidhje shqiptare, as Lidhje tė Prizrenit, as Konferencė tė Bujanit, as vjeshtė tė 68-tės nė Kosovė, as pranverė tė 81-tės dhe as luftė tė UĒK-sė. Me tė drejtė shtrohet pyetja, si do tė mund t’i zhvillonte tė gjitha kėto ngjarje tė lavdishme njė popull tė cilit do t’i mungonte synimi pėr bashkim kombėtar dhe njė popull pėr tė cilin, ndarja e dhunshme nė dy e mė shumė pjesė do tė ishte njė realitet i pranueshėm? Natyrisht, pėrgjigja duhet kėrkuar nė faktin se zjarri i idealit tė lirisė kombėtare nuk ishte shuar kurrė te shqiptarėt e andej dhe kėtej kufirit dhe te fakti tjetėr shumė i rėndėsishėm se realiteti i krijuar nga ky kufi ishte pėrjetuar si realitet i dhunshėm, prandaj si i tillė, ai kurrė nuk qe i pranueshėm pėr shqiptarėt si komb. Mund tė thuhet se kėtė realitet mund ta pranonin vetė ata individė, tė cilėt identitetin e tyre kombėtar do ta shkėmbenin me poste, me favore e me shėrbime tė tjera.



    UĒK-ja luftoi pėr t’i dhėnė fund ndarjes dhe pushtimit



    Lidhur me konstatimin se ndarja gati njėshekullore e shqiptarėve paska krijuar te ata dy realitete tė ndryshme, pėr tė cilat kryeministri shqiptar lė tė nėnkuptohen si akte tė kryera e tė pranueshme, duhet marrė parasysh faktin se ndarja e Kosovės nga trungu i vet, Shqipėria, si akt i dhunshėm pushtimi, i rezultuar me njė realitet po ashtu tė dhunshėm nuk arriti kurrė ta tjetėrsojė identitetin kombėtar tė shqiptarėve, tė cilėt dhanė prova tė panumėrta tė kundėrshtimit e tė luftimit tė kėtij realiteti tė papranueshėm. Prova mė e qartė e kėtij kundėrshtimi, pa dyshim ishte lufta e shenjtė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Siē dihet nė kėtė luftė morėn pjesė bijė e bija shqiptare, pothuajse nga tė gjitha trevat shqiptare, duke i dhėnė asaj karakterin e vėrtetė tė njė lufte gjithėkombėtare. Pėr kryeministrin shqiptar mund tė jetė fakt i panjohur, por ai duhet ta di se nė betejat e kėsaj lufte kishin luftuar dhe kishin rėnė luftėtarė nga qytetet dhe fshatrat e ndryshme tė Shqipėrisė, nė radhėn e tė cilėve edhe Indrit Cara i Kavajės, Astrit Suli i Kuēovės, Halit Coka i Tiranės, Ndriēim Koxhaj i Librazhdit, Tahir Sinani i Tropojės, Skerdilajd Llagami i Tiranės dhe shumė e shumė atdhetarė tė tjerė. Prandaj tė thuash pas tėrė kėtij gjaku tė freskėt tė derdhur rrėke me qėllim pėr t’i dhėnė fund pushtimit, shtypjes dhe ndarjes, se shqiptarėt nė Shqipėri dhe shqiptarėt nė Kosovė pėrbėjnė dy realitete tė ndryshme dhe se te ata nuk ekziston ideali pėr bashkim, ėshtė blasfemi e llojit tė veēantė.



    “Njė komb-dy realitete!”



    Sot ėshtė shumė e dukshme tendenca dhe pėrpjekja pėr tė pėrjetėsuar ndarjen e Kosovės nga Shqipėria natyrale dhe si rrjedhim pėr tė krijuar njė realitet tė ndryshėm kombėtar pėr shqiptarėt e Kosovės. Ajo ėshtė mjaft agresive edhe brenda Kosovės dhe thelbin e saj e pėrbėn i ashtuquajturi identitet kosovar. Ky identitet pretendohet tė veshet e stoliset me xhevahiret e quajtur kombi kosovar, gjuha kosovare, kultura kosovare, himni kosovar, simbolet kosovare, flamuri kosovar e kėshtu me radhė. Nė realitet, kjo tendencė nuk ėshtė ndonjė risi e ditėve tona, sepse shqiptarėt nė Kosovė ishin ballafaquar me tė nė vazhdimėsi. Kėtė synim kishte edhe pushtuesi serb nė tė kaluarėn kur shqiptarėt e Shqipėrisė administrative i quante albanci, ndėrsa ata tė Kosovės shiptari, apo shqiptarėt e Ulqinit, malesori. Kėto fakte kanė njė lidhmėri logjike, sado qė mund tė mos jenė tė kėndshme. I kėtij avazi ėshtė edhe zbulimi i fundit i kryministrit shqiptar, Sali Berisha lidhur me dy realitetet e ndryshme dhe me synimet e shqiptarėve. Mirėpo, pėr shqiptarėt nė Kosovė, e besoj as pėr ata tė trevave tė tjera nuk paraqet ndonjė befasi, sepse ata nuk do tė kenė harruar ende se ky zbulim vjen pikėrisht nga goja e atij qė nė vitet ‘90 propagandonte disa tė ashtuquajtura hapėsira demokratike pėr shqiptarėt e Kosovės nė kuadrin e Serbisė sė Millosheviqit, angazhohej pėr njė autonomi tė ashtuquajtur thelbėsore nė kuadrin e Serbisė dhe pėr mė tepėr qė thyente edhe embargon ekonomike ndėrkombėtare tė vėnė kundėr federates jugosllave millosheviqiane, duke ia mundėsuar makinerisė ushtarake serbe tė furnizohej me karburante nga Shqipėria. Kėto fakte tė vjetra dhe ato tė reja, bėjnė tė besosh se pėrmbajtja e vėrtetė e slloganit tė afishuar nė fillim tė luftės ēlirimtare nė Kosovė: “Njė komb-njė qėndrim!”, tė ketė qenė: “Njė komb-dy realitete!”.



    Berisha, Basha dhe sivėllezėrit e tyre



    Konceptin e degjeneruar tė kryeministrit Sali Berisha lidhur me synimet e shqiptarėve tė Kosovės e lansoi disa javė mė pare edhe ministri i tij i jashtėm, zotėri Lulėzim Basha. Nė njė intervistė solemne tė fundvitit, duke folur pėr Kosovėn, ngjashėm me rezultatin hipotetik prej 98 pėr qind tė shefit tė tij, kryeministrit Berisha, lidhur me referendumin, ai deklaroi me ton kompetent se askush nga shqiptarėt nė Kosovė nuk synon Tiranėn, por vetėm Brukselin. Sigurisht edhe ky ėshtė njė mendim personal dhe gjithsesi paushall i ministrit Basha, sepse ai as mund ta di synimin e vėrtetė tė shqiptarėve dhe as ėshtė ai i cili mund tė diktojė nėse shqiptarėt e Kosovės duhet ta synojnė vetėm Brukselin, e jo edhe Tiranėn. Nė mėnyrė tė ngjashme edhe udhėheqėsit e dikurshėm projugosllavė e proserbė tė Kosovės, deklaronin me competence se si asnjė shqiptar i Kosovės nuk synonte tjetėr qendėr pėrveē Beogradit. Ky lloj krahasimi, pa dyshim nuk ėshtė i kėndshėm, por ėshtė njė fakt qė po i pėrsėritet popullit shqiptar nė Kosovė. Nė stilin e zotėrinjve Berisha e Basha po veprojnė edhe sivėllezėrit e tyre nė Kosovė. Nė emrin e shqiptarėve dhe pa pėrfillur vullnetin e tyre, ata zhvilluan negociatat politike me Beogradin; pranuan njė pako dokumenti, e cila nuk lejon qė Kosova tė bėhet shtet me pavarėsi tė mirėfilltė nga Serbia; po himnizojnė konceptin e njė lloj imitimi tė pavarėsisė, tė paraparė nga kjo pako; po mirėpresin njė mision tė ri ndėrkombėtar nė Kosovė; po trumbetojnė tė ashtuquajturin multietnicitet pėr Kosovėn e tė tjera. Ky lloj arbitrariteti, nė pėrmbajtjen e tij nuk mund tė ketė tjetėr veē kobit.



    Mund tė bėhet fjalė pėr ribashkim, e jo pėr bashkim



    Nė fund, kur bėhet fjalė pėr aspiratat e shqiptarėve andej e kėtej kufirit tė mallkuar, si dhe pėr realitetet e ndryshme tė rezultuara nga ndarja dhe pushtimi, nuk duhet harruar faktin se ndarja e Kosovės nga trungu i saj kombėtar ka ndodhur nė vitet 1912-1913 dhe se para kėsaj kohe, ajo ishte pjesė e pandarė e Shqipėrisė. Ky argument e bėn tė pakuptimtė shtruarjen e idesė pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, apo organizimin e njė referendumi pėr bashkimin, ose pavarėsinė e saj. Sot, objekt i njė referendumi tė pėrgjithshėm popullor mund tė jetė vetėm ēėshtja e ribashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė. Me kėtė tė drejtė natyrore tė kombit nuk bjen aspak nė kundėrshtim formimi i shtetit tė Kosovės me pavarėsi tė plotė, pėrmes njė referendumi tė brendshėm. Ky proces do tė ishte produkt i dekolonizimit tė Kosovės, pėr tė cilėn e drejta pėr ribashkim me Shqipėrinė pėrmes referendumit gjithėkombėtar, nuk do tė jetė konsumuar.

    Atyre qė ia njohin vetes tė drejtėn pėr tė folur nė emrin e shqiptarėve nuk u kanė munguar kurrė faktet pėr tė argumentuar se janė tė ndarė. Atyre u ka munguar vetėm gatishmėria pėr tė argumentuar nevojėn e ribashkimit.


    http://www.pashtriku.org/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 23-01-2008 mė 00:55
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #34
    Citim Postuar mė parė nga Kallmeti Lexo Postimin
    Shpesh here politikanet tane friksohen aq shume kur ndonje politikan ballkanas apo europian iu permend termin Shqiperi e Madhe!Valle kush eshte Shqiperia e Madhe?Ajo ėshtė teper e thjesht Bashkimi i trojeve qe shekujt dhe armiqte e Shqiperise(Grekerit,Serbet,Maqedonasit dhe ruset) i moren padrejtesisht .Pra a do te kemi frike kur themi Shqiperi e Madhe?
    "Shqipėria e madhe" ėshtė terminologji e dėshtuar, sepse pėrdoret me dashakeqėsi. Nė kėtė stad nuk ka "Shqipėri tė madhe", ka vetėm "Shqipėri", qė do tė thotė "territor aktual (kryesisht i vazhdueshėm) i banuar nga shqiptarė". Sot Shqipėria, si territor ku ndodhet kombi shqiptar, ndahet mes Malit tė Zi, Bosnjės, Serbisė, Dardanisė, Republikės sė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Greqisė. Qė do tė thotė se sot Shqipėria nuk ka instancė shtet-kombėtare qė t'i pėrgjigjet kėtij territori.

    Shqiptarėt kėrkojnė tė krijojnė shtetin e tyre kombėtar mbi territorin ku shtrihen. Kaq. "Madhėsia" hyn kur tė kėrkojmė me anė tė ndonjė ideologjie supremaciste tė pushtojmė kombe tė tjera dhe tokėn e tyre.

    Kjo situatė vlen pėr ēdo shtet tjetėr kombėtar. Prandaj kufinjtė janė gjithnjė tė lėvizshėm sipas popullimit (dhe jo tė ngurtė e tė pandryshueshėm). Kjo nga ana e vet do tė thotė se sot shteti shqiptar nuk i pėrgjigjet dot territorit tė banuar nga shqiptarė dhe ēdo pėrpjekje duhet tė bėhet nė ēdo kohė (nga ēdo komb qė respekton vetveten) qė shteti kombėtar gjithnjė tė pėrfshijė nėn juridiksion tėrė kombin dhe territorin ku ndodhet kombi pėr tė cilin ngrihet si organizatė ky shtet.

  5. #35
    Pra ne jemi ende tė pushtuar dhe teknikisht nė luftė. Dhe si nė ēdo luftė tjetėr kudo nė botė tė paaftėt qė nuk i pėrgjigjen dot sfidės, emigrojnė...

  6. #36
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    ka vetėm "Shqipėri", qė do tė thotė "territor aktual (kryesisht i vazhdueshėm) i banuar nga shqiptarė". Sot Shqipėria, si territor ku ndodhet kombi shqiptar, ndahet mes Malit tė Zi, Bosnjės, Serbisė, Dardanisė, Republikės sė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Greqisė. Qė do tė thotė se sot Shqipėria nuk ka instancė shtet-kombėtare qė t'i pėrgjigjet kėtij territori.
    dhe arbereshet kane nje 500 vjet qe jetojne ne Itali...e si thua ti? Toke shqiptare eshte italia? -sipas perkufizimit qe sjell

    Pra ne jemi ende tė pushtuar dhe teknikisht nė luftė. Dhe si nė ēdo luftė tjetėr kudo nė botė tė paaftėt qė nuk i pėrgjigjen dot sfidės, emigrojnė...
    une do thesha qe ata qe (duan te)emigrojne... nuk mund te bashkjetojn me te paaftet.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #37
    Arbėreshėt janė kombėsi e ftuar nė territor mik, me marrėveshje, dhe janė tė detyruar tė respektojnė miqėsinė dhe marrėveshjen sipas nderit. Nuk pėrbėjnė precedent pėr t'u marrė parasysh nga pėrkufizimi.

  8. #38
    Pėr punėn e tė paaftėve s'e ke kuptuar frazėn. Nuk e di ēfarė kuptimi universal mund tė ketė fjala "i paaftė", por fjalia thotė "tė paaftėt qė nuk i pėrgjigjen dot sfidės", pra emigrojnė sepse janė tė paaftė pėr t'iu pėrgjigjur sfidės, dhe jo se janė tė paaftė me ndonjė kuptim universal tė fjalės.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Musa`
    Anėtarėsuar
    05-01-2008
    Postime
    117
    togfjalshi Shqiperi e Madhe mendoj se duhet zevendesu me Shqiperia Reale apo dicka e till.

  10. #40
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    kodra pas bregut thua ti....pse kishte Itali ne ate kohe? ....
    Po mijra shqiptare te amerikes?
    po arvanitasit? te ftuar jane dhe ata? apo kujton ti se mezi po presin te bashkohen me Shqiperine?

    togfjalshi Shqiperi e Madhe mendoj se duhet zevendesu me Shqiperia Reale apo dicka e till.
    Nuk lam term pa perdorur... shqiperi reale, te madhe, natyrore, etnike.....Shqiperia nje eshte ...nuk ka tjeter
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Korcar-L1 : 23-01-2008 mė 13:43
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dinamo "E Madhe"
    Nga Qerim nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 313
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 17:47
  2. "Shqipėria e madhe" apo "Shqipėria etnike"?
    Nga RaPSouL nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 15:16
  3. Tė djathtėt krijojnė "Aleancėn e Madhe" pėr zgjedhjet vendore
    Nga panti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 10:43
  4. "Shqipėria etnike ėshtė projekt antievropian dhe civilizues"
    Nga Irfan nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 15:23
  5. Lufta e Madhe; nuk eshte larg
    Nga Kryeplaku nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-04-2003, 14:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •