1. Zgjidhja optimale
Pesë trupa të ndryshëm për kah pesha duhet të renditen prej më të lehtit kah më i rëndi. Kemi në dispozicion vetëm një peshore të thjeshte me ndihmën e secilës mund të konstatohet vetëm se cili trup është me i rende e cili me i lehtë. Si duhet të veprojmë që numri i matjeve të jetë minimal? Sa matje do të jenë të mjaftueshme?
2. Gjetja e dy shifrave
Shoku juaj le të mendojë një numër treshifrorë tek i cili shifra e parë dhe e tretë janë të ndryshme. Pastaj këtë numër le të lexojë mbrapshtë, kurse në i themi që nga numri më i madh ta zbresë më të voglin. Në fund, shoku juaj le t’ua thotë shifrën e parë të rezultatit të fituar. Në bazë të këtyre të dhënave dhe “mjeshtrisë” suaj me lehtësi do t’i gjeni edhe dy shifrat tjera të atij numrin. Në ç’mënyrë?
3. Kush me traktor e kush me makinë
Një djalë dhe një vajzë udhëtonin nga fshati në qytet, njëri/a me traktorë dhe tjetri/a me makinë. Pas një farë kohe, rezultoi qe nëse vajza do të kishte bërë një largësi 3 herë më të madhe, pjesa që i kishte mbetur do të ishte dy herë më e vogël. Nëse djali do të kishte bërë një largësi 2 herë më të vogël, pjesa që do t’i kishte mbetur do të ishte 3 herë më e madhe. Cili prëj këtyre udhëtoi me traktorë e cili me makinë?
PS:
Ju sugjeroj se detyrat duhet të zgjedhen me ekuacione, keshtu qe mos hezitoni te perdorni lapsin dhe nje flete te bardhe A4 gjate zgjedhjes se tyre.
Suksese… deri ne detyrat e rradhes....ju pasojne edhe shume tjera te ngjajshme dhe argetuese...
Krijoni Kontakt