E CMENDURA SELITE
Miranda Haxhia
Kush tha qe Selita nuk eshte me? E ka gabim. Ajo eshte e gjitha, e tera, ashtu si ka qene, vetem se i eshte gerryer barku, eshte mbushur me shtepi pa fund, me kanale pafund, me shtylla pa fund, me nje labirinthe rrugesh pafund, me tym e pluhur pafund. Te gjitha i ka Selita, sikur te qe Manhatan i vogel ne cep te Tiranes.
Barku i Selites
Ka qene e virgjer. E thjeshte. E fresket. Eshte mberthyer nga kanceri i mushkrive e koliti i zorres se trashe. Eshte asfiksuar nga vincat, tullat, makinat e renda e ato te lehta, makinat qe rrotullojne betonin, nga hekurat dhe lukunia e skelave. Mund te ndodhe te humbasesh dhe rrugen e shtepise tende, sepse ne mengjes nuk ke pallat perpara syve, ne darke kur kthehesh, te nxjerr syte dhjetekateshi i ri. Nuk ka cep dhe shesh te lire t'i shpetoje kesaj gerryerjeje. Ke nje shesh para shtepise, e hengri. Per nje jave aty mbin nje pallat. Eshte me shume se kaq Selita e bukur. Ajo eshte selitur e eshte veselitur sa shpirti i ka vajtur nder kembe. Gjithe dialektet i gjen ne Selite.
Selita eshte e bukur. Ajo ka shtepi pa fund, mbjelle ku i ka dashur qejfi njerit e tjetrit, me dritaret kthyer nga u eshte dukur dielli te zoterve te shtepise, te larta sa ua ka patur takati atyre qe e ndertuan. Eshte nje qytet me vete ne brinje te Tiranes. Po sa me shume vite kalojne, me te forte ndjehen ne te dy anet e rruges se hapur e gjithe gropa shtepite, kasollet, garazhet, pallatet, magazinat, dyqanet, dyqankat e shitesit anes rruges. Nje tub i care e parfumon rrugen ne cepin e kolegjit (Kristal(. Eshte si talisman per te prishur syrin e gjithe ndertimeve qe vazhdojne te behen. Meqe nuk u del dita ndertuesve, po punojne dhe naten. Sapo bie mbremja, pas pallateve Haeai, fillon nje nga muzikat me shkaterruese qe kap veshi i njeriut. Nje vinc gerryen barkun e nje fushe te madhe e cila ka patur fatin e zi te jete shesh ndertimi per pallate. Mund te ishte cdo gje tjeter qe ka lidhje me gjelberimin, por jo. Pasi u korr e u korr bari jeshil per disa vite me rradhe, u ngriten mullare per delet e Markut nga Kukesi dhe lopen e Arifit nga Fier- Shegani. Pasi kulloten dhente e Lules prej Mirdite e meditoi per stine me rradhe gomari i Spahiut nga Tepelena, ajo u lezetua shume. Ta kishte qejfi te dilje ne ballkonin e katit te 11-te e te ulerije: - O fushat e gjera me kafshe, qe ju kam nder sy dite e nate! Banoret filluan te fantazonin se c'i shkonte me shume per shtat atij vendi te hapur e gjithe ajer. Nje park i bukur lojrash me peme e gjelberim do te qe nje faqe nga librat e perrallave. Nje ambient sportiv a nje qender ku te rinjte mund te mblidheshin e te organizonin veprimtari impresionuese do te qe sikur te shpertheje nje poezi me vete. Megjithate pallatet per banoret jane ata qe duhen ngulur ne kete vend te madh e per t'i ngulur sa me thelle e sa me shpejt punohet nate e dite, dite e nate. Nese plqve u inatosi gjumin ai vinc me zhurmen e tij, nje bebe te re e mesoi te flinte per shtate pale qejfe sapo fillonte zhurma e vincit. Nje dite mungoi vinci te sokellinte dhe bebja e katit te katert nuk pushoi se qari. U mesua me zhurme. I qelloi qe erdhi ne jete dhe hyri ne shtepi diten kur ndertuesit vendosen qe toka te gerryhej naten, gjithe naten makinat e renda mbushur me dhe ne udhe vajtje - ardhje dhe motorri i vincit qe nuk pushon asnjehere. Sikur te qe lakuriq nate. Sapo del dielli, ai hesht. Bie mbremja ai fillon perseri. Eshte zeri dhe goja llafazane e Selites, te ngulura gabimisht si nje piercing ne kerthize te Selites.
Zorret e Selites
Mos i ngri syte lart me shume se dy meter. Po qe brenda pallatit do shikosh me dhjetra kabllo qe varen ne muret e pallatit. Jane te Telekomit. Percjellin linjat telefonike si ne kohen e qepes. Telat jashte, perzjere si zorret e qenit te ngordhur. Pa pike estetike. Pastaj, pasi shpeton qytetari nga ngaterrimi i zorreve te fijeve te telefonit gdhihet i lumtur se eshte bere me telefon. Eh, shekull i elektronikes! Mire qe na zure gjalle! Sepse ka lezet shpirti, kur flet ne telefon dhe zorret vertiten ne ajer nga njera shtylle ne tjetren, nga njeri cep i murit tek tjetri. Te bukuren qaje, as ne enderr nuk e ke. Harroi ai diteziu, Kalifi prej Arabie qe ndertoi pallatet blu, te shtrinte kabllot nen toke. Ngriti kullat po i la pa zorre! E tani ato jane lidhur si rripat rreth qafes se kembes se sandaleve te vajzave, nga kyci i kembes deri tek gjuri. Deri ne tre korrik u shperndane numra telefoni me dhjetra, njelloj sa postera deputetesh u ngjiten ne muret e kudongritur. Premtim i dhene ne forme moderne qe kaloi neper fejzat e telekomit.
Muajin e pare, manhatasit e Selites se hardallosur u kenaqen me njerezit duke folur. Po ajo e folur ka dhe fature. Po fatura do paguar. Dhe qytetaret jane njerez per se mbari. Duan te jene korrekt me ligjin, faturat, rradhat, pritjet, ngjeshjet. Te urte deri ne vetndeshkim, deri ne hara-kiri per hir te nje kujtese qe donte te thoshte:- jemi njerez! Ku paguhen faturat, ju lutem? Pyet qytetari ne telefon. Ah, faturat! E di perrallen e Qerosit? Ec e ec, kalo nje kanal te care te ujrave te zeza, thith aromen e tyre dehese nja peseqind metra, pastaj merr djathtas, ec e ec dhe ngjitu lart, kalo nje shtepi private, kalo nje pallat, nje shites perimesh dhe aty pyet. Si ne korridoret absurde te romanit te Kafkes. E veshtire, por e bukur. Per pak e ze gjumi duke degjuar kete shpjegim misterioz njeriun. Megjithate, ai do te jete korrekt si gjithe qytetaret e shtetit te tij. Gdhihet ne mengjes, mer rrugen mes per mes Selites, zhytet ne ujrat e zeza qe kane mbuluar nje cope rruge, nuk mposhtet, kalon djathtas, ecen para, merr majtas, kalon shtepine private, pallatin, nje shites perimesh dhe ndalon. Plote dy kilometra e gjysme duke ecur per te paguar nje fature. Punen e tij e humbi per sot. Hedh syte rreth e rrotull. Asnje tabele qe lexon (Albtelekom(.
Asnje ndertese. Asnje dere. Shitesi lan perimet me nje kanace.
- A dini te me thoni ku paguhen faturat e telefonit?
Ai qesh neper dhembe dhe drejton doren tej:- Ja ketu, tek kjo ndertesa e bukur!- Ku eshte? - Ja, nuk e sheh?- Jo, nuk e shoh.
Para syrit shfaqet ajo, gerrmuqe si gjithe kioskat, e lerosur si gjithe barrakat, me xhama te lyrosur si nje ngrehine. Me kyce njeri mbi tjetrin sikur te kete brenda arin e cifuteve, jithe hekura rreth e rrotull, me shume nga bankat e Zvicres. E vogel sa nje kuti kartoni, e madhe sa nje Telekom.
I afrohet listave, fleteve te ngjitura qytetari dhe kerkon deren. Pasi e gjen e shikon mbyllur. Ne xham nje fletez e vogel shkruan:- Jam ne telekom per dorezim te mandateve.( te ardhte mandati, te ardhte!)
Kur hapet? - Ajo hapur eshte, por zonja faturiste ka shkuar ne shtepi te coje ilacet.
Po ketu lexon tjeter gje!- po pse, si do shkruaje ajo, do shkoj ne shtepi? Duku neser, se ndoshta vjen!
Rri nje ore, rri dy ore dhe gjekundi njeri i gjalle rreth e rrotull. Merzitet njeriu i shkrete e per inat blen nja dy kilogram fiq. Dhe iken. Per t'u kthyer neser. Serish mes per mes Selites. Ndertime pa fund ne te majte e ne te djathte. Gjithe fantazia e popullit sipas hierarkise ekonomike eshte shtjelluar ne kete brinje.
Te nesermen, serish udha drejt barrakes absurde ne mes te shekullit te elektronikes. Mbyllur serish. Leterza shkruante:- kthehem shpejt! Dhe nuk u kthye kurre. Po do te paguash faturat e telefonit ne kiosken qe ndodhet ne pyllin e madh te shtepive te Selites, me mire merr jorgan me vete, nje dyshek dhe ngulu e fli te porta e kioskes derisa te vije faturisjta qe te ngjise letren e rradhes ne xham, ne hapesiren mes hekurave qe e ka blinduar kete kioske anonime.
Po do te ecesh deri atje, bli nje pale cizme qe te cash mes rrugeve te derrmuara nga rrotat e makinave, nga zinxhiret e vincave dhe kafshimet e kujt ti doje qejfi qe hap e mbyll nje kanal.
Te tjerat nuk i kam thene. Jo te gjitha thuhen. Dukuni dhe shijojeni vet Seliten.
Zemra e Selites
Zemra e Selites nuk eshte ne krah te majte si gjithe zemrat, ajo eshte ne krahe te djathte, eshte zhvendosur. Nuk ka me Selite. S'ka ...na ishte nje here nje Selite. Qe kishte nje uje... mos ma kujto ujin! Qe kur pishinat gelltisin sikur te qene gamile, banoret vigjelojne ne oret e para te mengjesit e ne mbremjen e thelle per ta shijuar. Uji qe i nje kohe tjeter. Ne jemi te nje kohe tjeter. Selita nuk eshte e asnje kohe. Ajo nuk ka fytyre, nuk ka identitet, nuk ka zemer. Ajo nuk dihet ku eshte.
(Ave Caesar morituri te salutant (, Shendet per Cezarin, ata qe jane duke vdekur, te pershendetin - keshtu pershendeteshin gladiatoret nga arena e cirkut para gares qe shpesh here perfundonte me vdekjen e tyre.
Kurse ne kete rast duhet thene:- shendet per cmendurine e Selites, te pershendesin banoret nga trupi i saj ku nuk dihet sa do durojne gjalle!
Koha Jone.
Krijoni Kontakt