Belfast, 16:30
Armata Republikane Irlandeze (IRA) është çarmatosur, kështu lajmëroi sot udhëheqësi i Misionit ndërkombëtarë mbikqyrës, gjenerali kanadez Xhon de Shastlen.
Ai, gjatë një konference për gazetarë në Belfast, bëri të ditur se për çarmatosjen e tërësishme të IRA-së është lajmëruar Qeveria britanike dhe ajo irlandeze.
Inspektorë ndërkombëtarë javën e kaluar, në disa lokacione të fshehta, e mbikqyrën procesin e mbledhjes dhe shkatërrimit të municioneve, revoleve, pushkave automatike , raketave, si dhe shumë lloje tjera të armëve.
"Armët e mbledhura dhe të shkatërruara, sipas vlerësimit tonë, paraqesin kapacitetin e tërësishëm ushtarak të IRA-së" - deklaroi gjenerali kanadez, i cili kryesonte me misionin mbikqyrës.
Armata Republikane Irlandeze (IRA) në qeshor të këtij viti bëri publike se hoqi dorë nga dhuna e ushtruar mbi caqe ushtarake dhe civile dhe se do të çarmatoset. Me këtë ndërpritet lufta e IRA-së kundër autoriteteve britanike që njëherit zgjati më shumë se tridhjetë vjetë.
Krijoni Kontakt