Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Talking Arrestohet për kontrabandë cigaresh Leonard Koka

    Para pak minutash televizioni ALSAT transmetoi pamje te arrestimit nga forcat speciale te Leonar "Nard" Kokes.

    Nard Koka eshte nje nga antaret e kupoles se mafies shqiptare, qe kishte kapur shtetin shqiptar.
    Vellai i kryebashkiakut te Durresit, kunati i Gon Dukes dhe shok i ngushte i Fatos Nanos, akuzohet nga drejtesia shqiptare per kondrabanden e cigareve.
    Kjo akuze bazohet ne deshmite e dhena nga pronari i anijes "Eni" i cili u arrestua para ca ditesh dhe qe ka deshmuar se pronar i vertet i cigareve eshte Nard Koka.


    Nard Koka, mafiozi qe kishte bere prone te tij portin e Durresit, sot dhe ne ditet ne vazhdim do fler ne qelite e paraburgimit.

    Uroj qe ta ndjekin edhe Lefteri, Goni dhe shume e shume te tjere, antare te kupoles.


    Bravo Sala.

    Bravo Olldashi.
    Vetem pak minuta kane qe kane hyre ne fushen e loje dhe shenojne nje Gol spektakolar.

  2. #2
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    o te keqen, ja keshtu te vazhdojn!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po nuk jane ne stadium qe te bej gol mer dudum. Po vazhduan keshtu 97 do rikthehet me keq se ne 97.

  4. #4
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    Po nuk jane ne stadium qe te bej gol mer dudum. Po vazhduan keshtu 97 do rikthehet me keq se ne 97.
    me fal per shprehjen por qenke budalla i madhe ti

    po nanua me keta shoke jane shkaktaret e 97-es more te keqen

    kalofshi mire nashti

    pune te mbare PD-s!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    SALA
    DHE
    OLLDASHI

    NUK JANE ULUR AKOMA NE KARRIKE

    PO POLICIA KA BERE PUNEN e saj ---tani----se eshte peguar me muaj te tere nga Nano e Ministri i tij---te ngacmonte shoket e Nanos

    Kjo ceshtje ka qe ne maj --po policia nuk vepronte dote se ndalohej nga Nano e Ministri--u fol shume ne fushate per kete rast.

    Turp--Durresi --BASHKIA E DYTE NE SHQIPERI---ka ne krye nje rrugac ordiner--nje njeri pa asnje shkolle e edukim---thjesht mik i Nanos.

    Sic e ka dhene dhe shtypi e organizmat nderkombetare keta kane qene te skeduar jashte si famije mafioze dhe e mbrojtur nga qeveria.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 09-09-2005 më 21:30

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    Po nuk jane ne stadium qe te bej gol mer dudum. Po vazhduan keshtu 97 do rikthehet me keq se ne 97.
    Mandat kunder krimit e korrupsjonit ka marr PDja, nga POPULLI --qe ju vidhnit.

    Mos te arrestoj shteti HAJDUTET se na beni 97 ta!!!!!!

    Jo mo na trembe.

    Bile PDja akoma nuk eshte ulur ne kariget e ministrive---po veproi shteti --se u lirua nga Toska e Nano.

    Ca do thoni --LIRONI HAJDUTET TANE

    Ja prit se do ti leme gjithe hajdutat qe kane tesren e PSse.

    Komunistet atje jane, e dime qe ata bejne parape 97-ta .

    Po kete radhe do na gjejne me tjeter mendje.

    Keshtu
    o dudum nga gjirokastra [se aty perdoret shume kjo fjale]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 09-09-2005 më 21:29

  7. #7
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    Po nuk jane ne stadium qe te bej gol mer dudum. Po vazhduan keshtu 97 do rikthehet me keq se ne 97.
    vioxx eshte katkeqesi qe nje qenie njerzore shprehet si ty.
    Mos ke naj lidhje farefisnore me ato mre.
    Gjithsesi un i ngjitem mendimit te michigan 2005 i cili tha " qenke budalla ti "
    Hajde suksese qeverise se re ne cmontimin e metropoleve te drejtuar nga ish antishqiptaret qe ishin ne pushtet.

  8. #8
    DURRES, NIS STINA E ARRESTIMEVE TE MEDHA

    Berisha votebesohet ne Kuvend, Sollaku autovotebesohet ne terren. Pas Lefter Kokes, priten te leshohen mandate arresti edhe per Anastas Angjelin, Edi Ramen, Spartak Pocin, Arben Ahmetajn e Dhimitraq Raftin

    Kryeministri i mandatuar, Sali Berisha po lexonte programin e tij ne parlament, kur ne Tirane mberriti lajmi i arrestimit te Leonard Kokes, vellait te kryebashkiakut te Durresit, Lefter Koka. Vete Berisha prej shume kohesh i ka akuzuar vellezerit Koka per kontrabande cigaresh, por prokuroria dhe institucionet e drejtesise nuk kane ndermarre asnje veprim. Strukturat e larta te shtetit vendosen te veprojne vetem diten kur u prezantua qeveria e re. Ne kohen qe kryeministri Berisha kerkon votebesimin ne Kuvend, prokurori i pergjithshem, Sollaku ka vendosur te autovotebesohet duke urdheruar nje veprim te tille. Leonard Koka, vellai i kryetarit te bashkise se Durresit, Lefter Koka ra ne pranga per kontrabande cigaresh. Burime nga prokuroria e Pergjithshem thane mbreme per (KJ( se se shpejti pritet te leshohen fletet e arrestit edhe per Anastas Angjelin, Edi Ramen, Spartak Pocin, Arben Ahmetajn dhe Dhimitraq Raftin. Njerezit me te afert te ish-kryeministrit Nano po hetohen aktualisht per korrupsion dhe kontrabande. Arrestimi i djeshem i Nard Kokes eshte bere me vendim te Gjykates se Krimeve te Renda pas kerkeses se prokurorise. Koka akuzohet si organizatori i kontrabandes se cigareve me vlere me te madhe se kater milione dollare qe u kapen ne mars te ketij viti ne disa magazina ne Shkozet te Durresit. Ne momentin e arrestimit ai ka qene i ulur ne lokal kur i eshte afruar nje grup i madh me efektiva policie te maskuar, te cilet i kane hedhur prangat. Menjehere pas arrestimit Koka eshte transferuar per ne kryeqytet per te mos krijuar ndonje konflikt ne qytetin e Durresit. Sipas tyre, arrestimi i Kokes ka ardhur pas nje pune disa mujore te Prokurorise per Krimet e Renda ne zbardhjen e rrjetit te trafikut te cigareve. Menjehere pas bllokimit te dy konteniereve me mbi kater milione dollare amerikane paketa cigaresh kontrabande si dhe anijes (Eni(, prokuroria filloi hetimet per ceshtjen. Fillimisht ne prangat e policise rane kapiteni, marinaret e anijes si dhe disa punonjes te portit te Durresit. Nderkohe ne 31 gusht u be i mundur edhe arrestimi i pronarit te magazinave ku ndodheshin kontenieret me cigare, Fatmir Zotajt. Burime te Prokurorise se Pergjithshme pohuan dje pas zbardhjes te te gjitha pergjimeve te te arrestuarve dhe personave te tjere te implikuar ne kontrabanden e cigareve u zbulua vendndodhja e Fatmir Zotajt si dhe dolen te dhena per implikimin e Leonard Kokes. Nderkohe arrestimi dhjete dite me pare i Fatmir Zotajt i ka dhene goditjen perfundimtare rrjetit te kontrabandes se cigareve. Nga deshmia e tij, e anetareve te ekuipazhit si dhe pergjimet telefonike u grumbulluan te dhena te mjaftueshme per te provuar fajesine e Leonard Kokes. Duke u bazuar ne keto te dhena perfaqesuesit e Prokurorise se Krimeve te Renda u paraqiten dje ne gjykate me nje kerkese per aprovimin e urdher-arrestit ne ngarkim te Kokes. Gjykata pasi shqyrtoi te gjitha provat e organit te akuzes vendosi qe te miratoje urdher-arrestin. Gjate dites se djeshme policia e Tiranes dhe Durresit jane rakorduar veprimet per te kryer operacionin e arrestimit te biznesmenit te njohur nga Durresi. Ne oret e para te pasdites policia e Durresit ka siguruar informacionin se Leonard Koka ndodhej ne nje lokal ne shetitoren e plazhit se bashku me disa persona te tjere. Menjehere disa makina policie jane drejtuar per tek vendi ku ndodhej Koka dhe jane hedhur ne veprim. Efektivat e policise kane qene te maskuar dhe kane levizur me shume shpejtesi. Pak perpara se ora te shkonte 20.00 ata i kane hedhur prangat Kokes si dhe kane shoqeruar ne komisariat te gjithe personat qe ndodheshin me te ne tavoline. Me vendim te organit te akuzes Leonard Koka eshte transportuar menjehere nga Durresi, ku u krye edhe arrestimi i tij, per ne kryeqytet.



    koha
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  9. #9
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me vjen mire qe shteti godet korrupsionin.

    Me vjen keq qe ky arrestim ben buje, qe ne diten e pare te qeverise se re. Nuk eshte mire per psiqikun e popullit.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Citim Postuar më parë nga Lexusja_1963
    DURRES, NIS STINA E ARRESTIMEVE TE MEDHA

    Berisha votebesohet ne Kuvend, Sollaku autovotebesohet ne terren. Pas Lefter Kokes, priten te leshohen mandate arresti edhe per Anastas Angjelin, Edi Ramen, Spartak Pocin, Arben Ahmetajn e Dhimitraq Raftin


    koha
    kur pashe kaq emra keshtu ne nje shkrim mu duk sikur po lexoja gazeten KUNJI. Po Edi Rama pse? kete nuk e kuptova. kam qeshur shume, se ne fillim mu duk si shkrim i ndonje vagabondi ketu, por kur e pashe qe qenka marre nga koha, po e shikoj se po kthehet me bismilah nje gur mare (mbare)

    po si deshmitar ma do mendja se do te Nano.

    po prape gjendja eshte per te qare e jo per te qeshur,

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Leonard Cohen
    Nga flurans ilia në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 13:42
  3. Leonard Ajkun
    Nga Fiori në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 00:09
  4. Arrestohet i “forti” i Tropojës, terrorizoi me makinë qytetarët
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 13:36
  5. Arrestohet pronari i Shijak TV ne Itali
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •