Tani ne duhet te zgjedhim se kush eshte me i miri dhe jo me pak i keqi!Postuar më parë nga mystery-guy
Te gjithe qe kane kryer krime duhet te denohen per krimet qe kane kryer sipas ligjit, kjo eshte Demokracia!
Tani ne duhet te zgjedhim se kush eshte me i miri dhe jo me pak i keqi!Postuar më parë nga mystery-guy
Te gjithe qe kane kryer krime duhet te denohen per krimet qe kane kryer sipas ligjit, kjo eshte Demokracia!
Postuar më parë nga Brari
ndoshta Berisha nuk ka influencuar ne menyre direkte por ka influencuar bota nepermjet Berishes qe i thot atij se ne BE hyn vetem duke minimuar korrupsionin...
influencon bota qe e kishte ne pellemb te dores situaten ne shqiperi gjat qeverisjes se nanos.
prandaj e arrestoi interpoli ate... novruzajn
populli thot se "fillimi i mbare eshte gjysma e punes"...
Qarku i Durresit eshte qarku 8:0.
Nga 8 deputet qe nxjerr ky qark, 8 ishin te PD dhe 0 te PS.
Me ane te ketij rrezultati, populli durrsak ulerinte per ndihme.
Durresi ulerinte:
NDIHMEEEEEEEEEEEE !
ME VODHEN PORTIN, PLAZHIN, TOKEN, DETIN, PARATE,TURIZMIN, BUKEN E FEMIJEVE
GREKET LEFTER e LEONIDHA KOKA
FOTJADH E XHOANA NANO
----------------------------------------------------
Berisha dhe Olldashi nuk bene gje tjeter vecse ju vajten ne ndihme votuesve te tyre.
----------------------------------------------------
Prokuroria dhe gjykata e krimeve te renda kishin 1001 arsye ne 3 vjetet e fundit per te arrestuar Kokat,Dukat,Angjelrat, Malajt, etj. etj.
Nuk e bene se ose kishin frike nga mafia qe kishte kapur shtetin, ose bashkpunojne me ta.
Berisha dihej qe me 21 Gusht se do behej kryeminister. Me 7 Shtator presidenti dekretoi keshillin e ministrave, pra dhe ministrin e brendshem Olldashi.
Prokuroria dhe gjykata veproi mbreme ose se nuk kane me nga kush te kene frike, ose per te treguar se nuk kane lidhje me mafien.
Pak rendesi ka se me cfar arsye ata vepruan.
BERISHA DHE OLLDASHI ISHIN KATALIZATORET ( NE MOS PO INISIATORET) E KETIJ ARRESTIMI.
BRRAVO EDHE NJE HERE.
Keshtu te vazhdojne edhe me mafiozet e tjere.
Kriminelet e kane vendin ne burg.
Qofshin ata politikane, gazetar, prokuror apo gjykates.
SALI BERISHA MORI VOTAT E SHQIPTAREVE, QE TE KALB NE BURG KRIMINELET E KUQ. PRANDAJ PO BEN DHE DUHET TE BEJ DETYREN QE I TAKON.
AI POLITIKAN I MAJTE QE DO GUXOJ TE THOTE SE:
NARD KOKA, GJOLEK MALAJ, ETJ. PO FUTEN NE BURG PER MOTIVE POLITIKE
KA BERE HARAKIRI POLITIK.
PAS KESAJ, KA SHUME MUNDESI, QE NE ZGJEDHJET 2009 TE DALIN ME ZERO JO VETEM NE DURRES , POR EDHE NE BERAT APO ELBASAN .
Le te arrestojne, le te vrasin ,le te rrahin... Keshtu do ta marri vesh gjithe bota se c`muter jane
Kur vjedh e je i PSse ---nuk je mu.
Kur areston hajdutet je mu..
ideologjia e Nano hajduterise!!!!!!!!!!!
Do pastrojne shqiperine nga mu..
Me qe perdore kete fjale o njeri i mire me goj te qelbur
Postuar më parë nga Njeriu_i_mire
Po ti cfare je qe perdor kete fjalor?
Ke ka vrare PD-ja? Ke ka rrahur? Dhe ke po arreston?
Me fal por per te vrare ka vrare dhe rrahur plot PS-ja. Biles kemi ngjarje te fresketa ne memorje duke filluar me gazetaret Mero Baze dhe Astrit Patozi.
Per te arrestuar do arrestojn pikerisht ata qe kane kryer rrahje dhe vrasje.
Ju qe flisni ne kete menyr jeni qeshark per Zotin. Sarritet te gjenit nje fije paraje te vjedhur te Sala, skeni c'te thoni dhe ja fusni kot.![]()
gazeta shqiptare shkruan:
----------
Ishte simpatizanti i PD, pastaj në '98 njohu Nanon
Nar Koka, roja e shumë sekreteve të politikanëve
-----------------
Historia e lidhjeve të Nar Kokës, biznesmentit të arrestuar për kontrabandë cigaresh në Durrës nis shumë herët. Nga një ish-simpatizant i PD, tepër aktiv, Nar Koka u shfaq edhe si delegat i Kongresit të PS më 2003 ku Nano u rizgjodh kryetar i kësaj partie. Në atë kohë u përmend edhe një incident në konferencën e PS në Durrës, ku ish-kryetari Leonidha Gjermeni e akuzoi Nar Kokën se e kishte goditur me grusht.
Ndërsa njihet si miku i ngushtë i Fatos Nanos si dhe disa politikanëve të majtë, veçanërisht në Durrës, Nar Koka përmendet nga socialistët e këtij qyteti si një ish-simpatizant shumë aktiv i PD. Ata kujtojnë shumë mirë se si Koka qëndronte në krye të prishësve të mitingut që ish-nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi donte të organizonte për zgjedhjet e majit 1996. Deri në atë moment Nar Koka familja e tij dhe lidhjet e miqësisë së krijuara njiheshin si biznesmenë që kanë punuar më ndërtime por edhe me tregëti. Hap pas hapi kanë nisur edhe lidhjet me politikën për të përfunduar te miqësia tashmë shumë e fortë mes Nar Kokës dhe Fatos Nanos. Kjo lidhje mes tyre është bërë pjesë e shumë akuzave që kryeministri aktual Sali Berisha i bënte kryetarit të PS. Para vitit 1998 lidhjet e tyre me politikën ishin më të dobta por më pas me njohjen me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS ajo u bë shumë publike dhe shumë e përmendur. Veçanërisht nga kryetari i PD, i cili Nar Kokën me gjithë vëllanë e tij, kryebashkiakun e Durrësit dhe kunatin Agron Duka, ish-ministër i Bujqësisë i quante "klani i Zemunit", duke bërë analogji me klanin mafioz serb i vendosur në lagjen Zemun në Beograd dhe që u akuza për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiç.
Nano-Koka
Lidhjet e ish-kryetarit të PS Fatos Nano dhe biznesmenit Nar Koka nisin rreth vitit 1998. Ata janë parë shpesh në ambjentet e restorant "Triestes" në Durrës pronë e biznesmenit të arrestuar dy ditë më parë. Publikisht nëpër rrethe Koka dhe Nano janë shfaqur gjatë kohës së "katharsizmit" në PS. Në kohën kur Nano nisi luftën kundër Ilir Metës që ishte kryeministër. Miqësia mes tyre u forcua dhe u mbështet edhe nga lidhjet miqësore që biznesmeni krijoi me disa politikanë të tjerë të majtë në qytetin e Durrësit, duke nisur nga këshilltarët e afërt të Nanos, ish-kryetari i PS së Durrësit, Gazmir Bizhga dhe deri te disa prej ministrave të kabinetit të Nanos që sapo përfundoi mandatin. Momenti i forcimit të lidhjeve mes Kokës dhe Nanos koincidon edhe me ngritjen në poste politike të disa prej familjarëve të tij. Kështu kunati i tij, Agron Duka një nga biznesmenët shumë të njohur u emërua nga ish-kryeministri Ilir Meta si prefekt i Durrësit. Këtë emërim Metës ia kërkoi ish-kryetari i PS Fatos Nano. Më tej Duka u emërua edhe ministër i Bujqësisë në qeverinë socialiste. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor në Durrës vëllai i Nar Kokës u votua si kryebashkiak i këtij qyteti dhe këtë mandat e mban ende. Bëhet fjalë për vitin 2003 kur në PS kishte nisur një çarje e madhe që reflektohej edhe në qytetin e Durrësit. Përkrahësit e Nanos në PS e këtij qyteti ishin nën drejtimin e miqve të Kokës ndërsa anti-nanot u gjendën në një situatë tepër të vështirë nga pushteti shumë i madh i kundërshtarëve të tyre. Situata degjeneroi edhe në dhunë fizike, të paktën kështu del nga deklarimi që ish-kryetari i PS së Durrësit Leonidha Gjermeni, i cili akuzoi Kokën se e kishte goditur me grusht. Një tjetër incident u përmend edhe mes Nar Kokës dhe botuesit të gazetës Albania Ylli Rakipi. Ngjarjet në lidhje me vëllezërit Koka janë të shumta por vetëm disa muaj më parë u fol për një plagosje me armë e Nar Kokës, por që zrytarisht nuk u njoftua nga ana e policisë së këtij qyteti. "Miku i Nanos" kështu quhej nga socialistët, ndërsa nga ish-opozita e PS ai merrte një cilësim shumë të rëndë, "Klani i Zemunit". Megjithëse në qendër të akuzave ishte ish-ministri i Bujqësisë Agron Duka, dora dorës vëllezërit Koka nisën të ndjejnë se ishin bërë shënjestër e akuzave të Berishës.
Shkallnuri
Akuzat për lidhje mafioze u bënë mëse të zakonshme për vëllezërit Koka. Publikisht bëheshin nga kryetari i PD si dhe deputetë të kësaj partie, ndërsa nën zë, apo në tavolina të ndryshme thuheshin edhe nga vetë socialistët, kryesisht kundërshtarët e Nanos. Prej tyre është thënë se Nar Koka është çelësi i zbardhjes së ngjarjes së Shkallnurit, në të cilën opozita dhe më pas shumë më fort botuesi i gazeta Koha Jonë, Nikollë Lesi akuzuan Fatos Nanon se kishte aksidentuar një të moshuar në rrugë. Faktin që Koka është çelësi i kësaj ngjarje sipas Berishës është se makina e aksidentit u fsheh në një nga magazinat e bizneseve të tij në qytetin e Durrësit. Megjithatë hetimet e prokurorisë nuk nxorën asnjëherë publikisht emrin e tij në këtë ngjarje që ka mbetur e pazbardhur. Lidhjet e forta miqësore të vëllezërve Koka me politikën janë përmendur dje edhe nga vetë kryebashkiaku i Durrësit Lefter Koka i cili tha se arrestimi i vëllait të tij ishte me motiv politik sepse ata janë të majtë dhe se thuhet se Nar Koka është miku i ngushtë i Fatos Nanos.
---------------------------------
...
nashti lefteri ne Tv tha se ma ben per inat Saliu..
por ja fut kot se nuku i ka faj saliu po tahmaqarlleku..
saliu mbrem ne mesnat u be de jure kryeminister kurse nAri i kokajve u arestua me pare.. pa ne koh te Nanos de facto kryeminister..
Pra fajin ja ka vetja..
dun cdo gje ta ken te tyren..tere kontrabandat .. tere vaporrat..tere trenat e maunat.. tere ish objektet e kohes dulles.. tere bregdetin ta bejne hotele per vete..
edhe qent e macet me mbiemer koka u ben me benxa nga ato te serise qe behen per shrederat e shumakerat..
keshtu sic u nis duhet te iki 90 % e populli ne siberi a Brazil se nje grusht kan prono-privatizuar cdo gje..
Te pakten ajrin ta linin rehat..
mazallah .. edhe ate na e squfurizuan e per vete kan oaze me uj e ajer e diell e jeshillek te paster..
nejse..
babezitja eshte e vjeter te njeriu qe ne koh te adem eves..
..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-09-2005 më 01:43
Gazeta "Panorama"
www.panorama.com.al
“Koka porositi cigaret në Mal të Zi”
Prokuroria: 39-vjeçari ndihmonte kalimin e kolive në doganë
Akuza
Burimet zyrtare të Prokurorisë thanë se bashkëpunimi i Leonard Kokës në kontrabandën e cigareve është zbuluar ditët e fundit. “Kemi prova shkencore, përgjime dhe dëshmi që e fajësojnë të pandehurin. Sipas të arrestuarve, cigaret janë të Leonard Kokës, ndërsa ata kanë kryer vetëm transportin e tyre. Ai ka bashkëpunuar në kontrabandën e cigareve, duke qenë pjesëmarrës në porositjen e tyre në Mal të Zi, financimin, transportin dhe mundësimin e hyrjes së tyre në Shqipëri duke shmangur doganën”, pohuan burimet zyrtare të Prokurorisë. Ata i cilësuan provat e mbledhura ndaj biznesmenit Koka si të pakundërshtueshme. “Për këtë arsye është vendosur arrestimi i të dyshuarit si dhe nisja e procedimit penal”, sqaruan më tej burimet zyrtare të Prokurorisë. Të pyetura me konkretisht për “bashkëpunimin e 39-vjeçarit në kontrabandën e cigareve”, burimet zyrtare të akuzës janë shprehur tekstualisht se “bashkëpunimi qëndron në financimin e ngarkesës kontrabandë, mundësimin e shmangies nga dogana duke hyrë në port dhe transportin e ngarkesës”. Ndërkaq, Prokuroria nuk dha sqarime pse emri i Leonard Kokës si i implikuar në kontrabandën e cigareve nuk është zbuluar gjatë hetimeve 6-mujore, por vetëm dy javët e fundit. Ndërkohë, Prokuroria e krimeve të Rënda tha se nuk ka filluar ndonjë verifikim rreth pasurive të Leonard Kokës. Sipas procedurës, Krimet e Rënda verifikojnë pasurinë e të gjithë personave që akuzohen nga ky institucion. Veprat penale që janë kompetencë e këtij organi, parashikohet që të sjellin përfitime financiare. “Megjithatë nuk kemi filluar ndonjë verifikim rreth pasurisë së shtetasit Leonard Koka dhe nuk kemi ende informacione të kësaj natyre”, kanë deklaruar zyrtarët e Prokurorisë.
Masa e dënimit
Sipas nenit 172 të Kodit Penal shqiptar, kontrabanda me mallra që paguhet akcizë, nënkupton importimin, eksportimin apo tranzitimin i mallrave që paguhet akcizë, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore. Nëse provohet se këto veprime janë kryer atëherë i akuzuari mund të dënohet nga Gjykata me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. 39-vjeçari Leonard Koka u arrestua në lokalin “Kristal” në Durrës, nga efektivat e repartit të forcave speciale RENEA. Koka dyshohet të jetë “tradhtuar” nga disa prej të arrestuarve për kontrabandën e cigareve, pasi edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi dje se ka disa dëshmi që hedhin dyshime rreth implikimit të Kokës në kontrabandën e cigareve që vinin nga Mali i Zi.
I vëllai: Nardi i shiti aksionet dy vjet më parë
Leonard Koka, nga (rojeroje në një magazinë konservash ) në biznesmen i fuqishëm
DURRES – I arrestuari nën akuzën e kontrabandës së cigareve, Leonard Koka, njihet në qytetin e Durrësit si një biznesmen i fuqishëm. Deri dy vite më parë ai rezultonte si aksioner në disa nga firmat e mëdha që dispononte familja e tij në qytetin bregdetar, si ajo “Oert” dhe “Sucralba”. Por, siç pohoi dje dhe i vëllai i tij, pikërisht kryetari i Bashkisë së Durrësit, Lefter Koka, në vitin 2003, Leonardi ka hequr dorë nga aksionet në këto aktivitete. Të gjitha janë kaluar në emër të vëllait të tretë të tyre, Ilirit. Familja Koka përbëhet veç tre vëllezërve dhe nga dy motra, njëra prej të cilave është e martuar me ish-ministrin e Bujqësisë dhe ish-deputetin e Shijakut, Agron Duka. Vetë Leonardi mësohet se në vitet e para të ’90-ës ka punuar si roje në një magazinë konservash. Pas vitit 1997, bashkë me vëllezërit ai nis aktivitetin tregtar, duke bërë importimin e ujit mineral nga Italia në Shqipëri. Më pas, veprimtaria e tyre zgjerohet, duke përfshirë dhe importimin e mallrave ushqimore e më tej dhe krijimin e një firme ndërtimi që vepron në Durrës. Për shumë vite, të gjithë anëtarët e familjes Koka kanë qenë aksionerë në këto kompani, derisa në kohën e kandidimit në zgjedhjet e pushtetit vendor të Lefter Kokës, ai heq dorë prej tyre, ashtu siç do të bënte dhe i vëllai i tij më vonë. Leonard Koka, 39 vjeç, është i martuar, me dy fëmijë. Ai banon në një apartament të lagjes numër 4 në Durrës, ndërsa kohët e fundit nuk kishte një aktivitet që e drejtonte nën emrin e tij.
Mos flisni budalliqe Leonard Koka grek, po qene ato greke del trecereku i shqiperise greke.Familja e tyre eshte 100% perqind shqiptare kur si njihni mos flisni kot.
Qe e arrestuan ben mire se i ishte mbushur mendja qe se prek njeri me dor.
me pak llafe cuna dhe goca, leber lalucer dhe maloker, nuk jam kundra zbatimit te ligjit, skam qene ndonjehere.. fatkeqesia e popullit tone i ka rrenjet thelle ne histori, korrupsioni qe sala eshte zotuar ta cfarose eshte ne gjak te klases politike shqiptare, fatkeqesisht duhet pune e madhe nga qeveria dhe vet populli duhet ndergjegjesuar.. un e ve shume ne dyshim qe ai do tja arrije po nejse shpresa vdes e fundit.. do ishte mire ti linim ca kohe te qete dhe tu distanconim ca nga politika si popull.. ndoshta do te duhet dhe zevendesimi i klases se sotme politike me njerez te rinj, te edukuar jashte.. sic dihet te dyja partite kryesore ne shqiperi e kane origjinen nga partia komuniste pavaresisht se lefin gjera te ndryshme. persa i perket terit nuk besoj se ka durrsak te gjalle ne durres qe mund tja krahasoje punen e tij pozitive me ish kryetaret e tjere qe ka pas durresi, ndersa persa i perket narit, prokuroret akoma se kane mare ne pyetje dhe gjyqi i tij akoma ska filluar, bota eshte me rrota dhe ska nevoje per komente te kota, jo kriminel, jo ashtu jo keshtu, se sa ishte jashte i lepinte b.... trecereku durrsit dhe tirones. te presim per perfundimin e gjyqit dhe ketu do flasim prape. trima ketu mos u beni kot se sja vlen barra qirane kur realiteti afrohet. shifni punet tuja o njerez dhe lejani ne dore drejtesise dhe kohes.mos harroni akoma qe pushtetaret ose qeveritaret ose punetoret e shtetit ne kohen e anijes eni jan akoma jashte ndersa nari nuk ishte asgje ne ate kohe, asnjehere nuk ka qene.
Krijoni Kontakt