Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    She Maska e blucoral
    Anëtarësuar
    11-04-2005
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    6
    Me eshte bere shume qefi, por vepra nuk eshte e plote deri sa te arrestojne dhe ate pleren qe ka vella e ti cojne Bleona Qerretin tu bej fresk te dyve.
    Shpresoj qe ky te jete vetem fillimi i mbare se u kalbem nga plerat qe na rrethojne gjithandej.
    The Lord is my Rock.!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Postime
    1
    Citim Postuar më parë nga blucoral
    Me eshte bere shume qefi, por vepra nuk eshte e plote deri sa te arrestojne dhe ate pleren qe ka vella e ti cojne Bleona Qerretin tu bej fresk te dyve.
    Shpresoj qe ky te jete vetem fillimi i mbare se u kalbem nga plerat qe na rrethojne gjithandej.


    edhe ti blucoral dukesh qe sqeke me mire se ato plerat qe ke aty rrotull

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Bananet, thyhet monopoli 8-vjeçar

    Për herë të parë pas tetë vitesh thyhet monopoli i importit të bananeve në Shqipëri. Një anije me 800 tonë banane e porositur nga firma shqiptare "Zin-Pag", ka mbërritur në portin e Durrësit duke sfiduar në këtë mënyrë firmën që ka kryer ekskluzivisht këtë aktivitet gjatë këtyre 8 viteve të fundit, firmën "Banana-Fruit", e cila, ashtu si dhe "Alban- Fruit", drejtohet nga të afërmit e ish-ministrit të Financave, Anastas Angjelit.


    Interesimi

    Ndërkohë, sipas autoriteteve doganore, në port gjatë këtyre ditëve kanë ardhur tregtarë nga disa qytete të vendit si Shkodra,Elbasani,Fieri e ndonjë tjetër, të cilët janë interesuar për tarifat e transportit dhe të përpunimit të anijeve që mund të sjellin banane. Kjo lidhet me normën e lartë të fitimit që ofron një tregti e tillë, por edhe me deklarimet politike të qeverisë së re se do të godasë monopolet e krijuara në ekonominë e vendit tonë gjatë 8 vjetëve të fundit, në biznese të tilla si nafta, materialet e ndërtimit, sendet ushqimore të përdorimit të gjerë. Ka qenë kështu vetë bota e biznesit, nisur nga interesimi për fitim, që ka kapur shpejt sinjalet antimonopol, të paktën në disa importe të caktuara, që ishin "gllabëruar" nga klane të fuqishme, të cilat këto ditë nuk e kanë më përkrahjen e mëparshme nga ana e shtetit.


    Burime nga dega doganore e Durrësit deklaruan dje për "Gazetën" se disa kompanive të caktuara u janë akorduar privilegje të ndryshme nga autoritetet portuale të qytetit bregdetar. Kryesori ka qenë lejimi i pagesës së vonuar për faturën doganore. Kjo do të thotë se ngarkesa, që vinte me anije, lejohej të dilte nga porti, pasi ishin plotësuar dokumentet e zhdoganimit, edhe pse arkëtimi i detyrimit ndaj shtetit nuk ishte kryer.
    Ishte e natyrshme që fletët e zhdoganimit, në këtë rast, shoqëronin mallin për në destinacion, pasi nga asnjë kontroll nuk ka dalë ndonjëherë deri tani parregullsi në pagesat e firmës. Por, ky ka qenë një privilegj që nuk e ka gëzuar kompanitë e tjera, të paktën në biznesin e bananeve, pasi mosarkëtimi i menjëhershëm krijonte një fond parash që mund të përdoreshin për të blerë sasinë tjetër të mallit për tregun

  4. #34
    She Maska e blucoral
    Anëtarësuar
    11-04-2005
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga london05
    edhe ti blucoral dukesh qe sqeke me mire se ato plerat qe ke aty rrotull
    London...jam kurioze te di se sa shpejt arrite tme njihje kaq mire...!? rritu ca, se ose je femij ose je per te ardhur keq, mundohu te mos flasesh kur nuk asgje me vlere per te thene, dhe jo me gjykime kur nuk e ke kokrren e idese se ke po gjykon.!

    GROW UP!!!
    The Lord is my Rock.!

  5. #35
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    08-07-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    70
    Citim Postuar më parë nga blucoral
    London...jam kurioze te di se sa shpejt arrite tme njihje kaq mire...!? rritu ca, se ose je femij ose je per te ardhur keq, mundohu te mos flasesh kur nuk asgje me vlere per te thene, dhe jo me gjykime kur nuk e ke kokrren e idese se ke po gjykon.!

    GROW UP!!!

    blucoral lene ket muhabet se po i vje ere, lenja ne dore kohes dhe drejtesise, leni ofendimet e kota se si dihet se ku perfundojne.. i kerkoj albos ose adminit kryesor ti hudhi nje sy ksaj teme se spo me duket se po percjell mesazhin e duhur. shpresoj te jen gjith ip e rregjistruara ktu se ndoshta na hyjne ne pune sh shpejt..
    bota rrotullohet, sala semuret me virus ne mushkeri, qeverite ndryshohen, prokuroret shkojn e vijne, blucoral rri rehat mos i hap kot pune vetes.

    hajt shnet e tmira

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Or cuna jan pun te thella kto prandaj mos beni not ne uje te ceket, po ju kujtoj vetem dy gjona.

    1- Vrasja e Klod Saliut me atantat, qe ishte shok me Nardin dhe rrit me nji lagje ka shum sekrete .

    2-Edhe ajo puna e portit ka akoma me shum sekrete po me mir mos me i dit se me i dit.


    Terri eshte me te vertet njeri i mire ndersa per Nardin ka ndonje ??

    megjithate e rendesishme eshte lirimi i portit nga monopolet pastaj te tjerat do ta gjejn vendin e vet sipas kohes.

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22
    Prokuroria: “Nard Koka nuk është pjesë e grupit të strukturuar kriminal”


    Tiranë - Leonard Koka nuk ka qenë asnjëherë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
    Prokuroria për Krimet e Rënda pranon zyrtarisht vetëm në fund të procesit se Koka dhe 20 të pandehurit e tjerë nuk kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal. Në seancën e djeshme, përfaqësuesit e akuzës, ndërsa risollën edhe një herë mënyrën se si u zbulua anija “Eni” dhe arsyet e arrestimit të të pandehurve, u shprehën dhe për masën e dënimit për gjithë të pandehurit.
    Dosja e bujshme, që duket se tani që i ka ardhur fundi, është sfumuar më shumë se kurrë edhe pse mban emrat e 21 të pandehurve masa e dënimit nuk shkon më shumë 40 e ca vite burg.
    Kjo pretencë ka shënuar dhe herën e parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, që për disa të pandehur të kërkohen dënime të tilla.
    Më të rreptë prokurorët e çështjes duket se kanë qenë me Ndoc Gjergjin, që u klasifikua si organizatori i gjithë kontrabandës së cigareve dhe më pas vijnë pronari i anijes “Eni”, Fatmir Zotaj dhe Leonard Koka.
    Ndërkaq, për pjesën tjetër, masa e dënimit ka qenë nga tre vite burg, deri edhe në dy vite burg me kusht.
    Prokurorët, ndërsa lexuan konkluzionet përfundimtare, ku iu desh të pranonin se të pandehurit nuk vepruan si grup i strukturuar kriminal, e argumentuan këtë përfundim duke u bazuar në dëshmitë e një prej të pandehurve që ka fituar statusin e të penduarit.
    Sipas tyre, Gentian Koçi, në dëshmitë e tij në lidhje me këtë dosje, ka rrëfyer se asnjë veprim nuk është me paramendim apo në formën e një grupi të strukturuar kriminal.
    Për këtë çështje 6 janë të arrestuar, dy gjykohen në mungesë dhe 13 të tjerë po gjykohen në gjendje të lirë.
    Pritet që në seancën e ardhshme mbrojtësit të paraqesin konkluzionet e tyre përfundimtare, duke dhënë kështu mendimin e fundit të klientëve të tyre në lidhjet me akuzat dhe masat e dënimit që u dhanë për ta.
    Pas kësaj Kolegji Penal i Shkallës së Parë për Krimet e Rënda do të shprehet me një vendim përfundimtar.



    Pretenca për dosjen “Eni”
    Leonard Koka 4 vite burg
    Fatmir Zotaj 5 vite burg
    Bilal Koçi 2.5 vite burg
    Gentian Koçi (me kohën e paraburgimit) (i penduar)
    Ndoc Gjergji 6 vite burg (në mungesë)
    Ardian Cani 3.5 vite burg
    Tahir Hoxha 2.3 muaj burg
    Skënder Thaçi 3 vite burg
    Ngushëlim Hyzoti 2.5 vite burg (600 qind mijë lekë të rinj gjobë)
    Elmaz Stroka 3.5 vite burg
    Ardian Gjergji 2 vite burg
    Alfred Çoba 2.5 vite burg
    Telah Shehu 2 vite burg me kusht
    Shkëlqim Takaçi 2 vite burg
    Rexhep Hoxha 2 vite burg me kusht
    Naun Ranxha 2 vite burg
    Pëllumb Aruçi 2 vite burg
    Arben Xhixha 2 vite burg me kusht
    Fran Prenga 2 vite burg
    Behar Kasa 2 vite burg me kusht
    Admir Sulaj 2 vite burg

    Albania
    5 Qershor 2007

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    237
    nejse sala shume zhurme per hicgje:

    nje nga te ashtuquajturit me kriminelet e rrezikshem shqiptar vetem pak kohe burg si kapone nje njehere e nje kohe le te shpresojme qe dhe ai te vdese ne burg sepse sala po i rruan ****** mafies shqiptare.
    ose nuk ka mafje ose sala me trimat e vet eshte i paafte ti luftoje ose sala eshte vete nje pjese e kesja orgjie antiligjore rruge tjeter nuk ka
    dhe populli vuan kete gjendje histerike antisociale

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Leonard Cohen
    Nga flurans ilia në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 13:42
  3. Leonard Ajkun
    Nga Fiori në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 00:09
  4. Arrestohet i “forti” i Tropojës, terrorizoi me makinë qytetarët
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 13:36
  5. Arrestohet pronari i Shijak TV ne Itali
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •