Kepçan: Është në interesin e qeverisë serbe ta përgatisë popullin për një ndarje zyrtare nga Kosova
Data e Publikimit: 09/09/2005
Autori i Lajmit:
24 ore
"Tani jemi në momentet kur bashkësia ndërkombëtare po përgatit negociatat per statusin përfundimtar dhe pikëpamja ime për këtë çështje, është se Kosova ka marrë drejtimin drejt pavarësisë". Kështu u shpreh profesori dhe analisti amerikan Çarls Kepçan për "Zërin e Amerikës".
Ky analisti tha se do të ishte në interesin e qeverisë serbe ta përgatisë popullin për një ndarje zyrtare nga Kosova, ndërsa vetë shqiptarët duhet të punojnë më mirë për t'u përgatitur të drejtojnë një shtet demokratik që të funksionojë, nën sundimin e ligjit, një shtet të vetin, të veçantë dhe të pavarur, u shpreh Kepçan.
Profesori i Universitetit Xhorxhtaun (Georgetown), Çarls Kepçan i bëri këto komente gjatë një konferencë që u mbyll dje në Uashington dhe ku ekspertë të njohur folën mbi të ardhmen e luftës kundër terrorizmit.
Pyetjes mbi vendin që zënë Kosova dhe Bosnja në luftën globale kundër terrorizmit, profesori dhe analisti Kepçan iu përgjegj se tani për tani, Ballkani vazhdon të mbetet një rajon dytësor përsa i përket të qënit burim sulmesh terroriste dhe se rajoni më problematik mbetet Lindja e Mesme.
Por, shtoi analisti, debati tani zhvillohet i fortë lidhur me çështjen se çdo të ndodhë në vitet e ardhshme. Dhe të ardhmen e Ballkanit, ai e lidh me te ardhmen e Kosovës dhe të Bosnjes.
Krijoni Kontakt