Mua me pelqen vetmia, por me pelqen edhe shoqeria. Vetmia me ben te qete, por jo per kohe te gjate. Varet nga personi, disa e pelqejne, disa nuk e pelqejne.
Mua me pelqen vetmia, por me pelqen edhe shoqeria. Vetmia me ben te qete, por jo per kohe te gjate. Varet nga personi, disa e pelqejne, disa nuk e pelqejne.
First try to understand, than try to be understood.
mua me pelqen vetmia, se me qeteson me ben te gjej vetveten
te mendoj ne erresire sh: ska gje me te bukur (padiskutim edhe vetmia ka nje kufi)
Eh sa do doja per 1 dite te vetme te isha vetem se kam pas mundesine asnjehere te jem vetem per asnje moment dhe te them te drejten se kam idene se ceshte vetmija po do doja qe te isha vetem jo shume vetem 1 dite :-) se per shume kohe se besoj se mund te rezistoj jam mesuar me njerez, me jeten e zhurmshme :-) por jam dhe kurioze te provoj ose te ndiej per pak shume pak vetminePostuar mė parė nga ajdielk
Vetmia eshte si nje liber qe kur je i vetem e hap dhe lexon te kaluaren tende.
Vetmia presupozohet te jet "ndjenj trishtimi" por ndonjehere eshte dhe e nevojshme. thjesht te pelqen te jesh vetem! Heshtja flet me shume se fjalet..pra te pelqen te degjosh vetveten ne heshtje.
TY nuk te kam zemer, te kam shpirt, sepse zemra pushon nje dite, kurse shpirti svdes kurre.
ka raste qe du me nejt vetem ene mos te me ngacmoje njeri fare, fare as cel mos te me bie as miza mos te levize.... ua sa qetesohem kur rri ashtu ... sikur me del ai lemshi qe mund te kem pasur ne kraharor....
megjithate dhe vetem nuk rrihet. Ne caste te caktuara po... po kshu per gjithmone nuk shtyhet.... un nuk rri dot per vete
* I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *CrosiN Da Dead LiNe...Y
Lol por kur qenkan keto momentet kur doke me qendruar vetem fare?Postuar mė parė nga __SwEeT_GirL__
Por mire qe e dike qe nuk mund te rrihet perhere vetem.
E keni ven re qe ndonjehere dhe pse je me shume njerez ndjehesh i vetem fare ... preferoj me shume te jem vetem me nje njeri por qe me kupton ..se sa me shume qe skuptojne gje prej gjeje per mua .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Prototype : 07-01-2006 mė 19:49
Vetmia per mua eshte dicka e mrekullueshme. Me ka ndihmuar te jem kjo qe jam sot dhe e shoh si nje pjese te domosdoshme te jetes time.
Vetmia lind si detyrim dhe formohet si nevoje.
VETMIA
Më plak mërzitja
që vetmiamë sjell;
përbuzja, urrejtja
të gjith sendet m'i mbështjell
që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s'kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
I mallkuem!
Së paku, të anë tallin:
I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
-I yni zot!
Ose të më thonë:
- Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në kët vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
e tyne, autobiografinë:
ndoshta ty do gjej gjasim
mejeten tcme pa tingllim
që në vetmi po e kaloj -
dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
Sendet heshtin. - sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s'kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemrën teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen.
(nga poezite e migjenit)
Do doja te flisja per vetmine vertet. Mbase ngaqe vetmia eshte e eger dhe e
frikshme. Te pakte duhet te jene ata qe nuk e kane provuar ndonjehere.
Vetmia ka nofulla dhe dhembe dhe kafshon, pertyp e gelltit mishin, gjakun
dhe shpirtin. E ben kete gje ngadale e pa u ngutur. Ne oren tre te mengjesit
mund t'i ndjesh dhembet e saj, te shumte e te dendur, te veckel por te
mprehte, dhe te pameshirshem ne urine e tyre. Dhe pasi te ha e te gerryen e
te lepin dhe kockat e deri dhe palcen, nuk iken, nuk rresht, por kthehet
prape per me teper, me e uritur, dhe kete rradhe per nje cope te shpirtit.
Ca thone qe kur arrin te te haje nje cope te shpirtit, le nje zgaver te
madhe te gjakosur ne te, qe nuk mund te mbushet dot kurre as me miqesira te
ardhme, as me biseda, as me te qeshura. Pjese e jotja kthehet ne nje
Dracula, qe rri vec ne erresire dhe i kuit henes. Dhe ti e ndjen vetmine ne
gjoks, e ndjen ne frymemarrje. Cdo here qe perpiqesh te marresh fryme, cdo
frymemarrje e frymenxjerrje duket sikur ne mes te rruges do te jape
doreheqjen(oops!Cdo tentative per te marre fryme pra, eshte si e lodhur,
si e paafte ta coje procesin gjer ne fund, si ajo dallgeza qe s'arrin dot
gjer ne breg, qe s'arrin dot te njohe as zhurmen e perplasjes e te leshimit
neper shkembinjte dhe pastaj te rikrijimit. Vetmia eshte si nje shigjete qe
te ka hyre ne trup deri ne kocke, por e tille, qe as mundesh ta shtysh me
tej dhe t'i japesh fund jetes, dhe as ta terheqesh jashte qe te shpetosh,
dhe te le ashtu, teper te semure qe te vazhdosh te jetosh, por te pamundur e
te pafuqishem qe te vdesesh. Ne Mbreterine e Vetmise ka shume fantazma,
shume me teper se sa te gjallet qe te rrethojne dhe ti e ndjen veten te
ndjekur nga qenie qe s'jane fare aty, deri sa kthehesh ne nje fantazem dhe
ti vete, kthehesh ne nje mase poroze dhe absorbuese te njeqind lloj
irrealitetesh. Kur je i vetmuar ti terhiqesh cuditerisht drejt gjerave me
idiote, drejt cmendurirave c'turlish, dhe humbet sensin e asaj qe kishe bere
ne plan te beje per kusurin e dites, te javes, te jetes. Dhe vetem kerkon me
cdo kusht nje mpirje cfaredo. Provon te dalesh ne bore pastaj, qe te ftohesh
e tulatesh sadopak zjarrmine e vetmise, zjarrmine qe vjen nga frika e
humbjes se thelbit te jetes, e humbjes se pasionit per gjerat qe vlejne, per
humbjen e vete gjerave qe vlejne. Dhe behesh shurdh para cdo shqetesimi dhe
alarmi te aresyes dhe degjon vetem vacuum.
.............................
Dhe pastaj, ka njerez qe nuk jane te vetmuar por thjesht vetem.
Vetem, vetem, vetem.
Te qenit vetem nuk ka lidhje me sa me lart fare. Nuk ka lidhje me ate
mjegull e pluhur e peshtjelle qe eshte ne gjendje te gelltise henen dhe
diellin. Midis te qenit i vetmuar dhe te qenit vetem ka nje ndryshim
kolosal.
Te qenit vetem eshte nje mardhenie me veten tende, me veten tende te
vertete, te plote, per te cilen ti ke nevoje me shume sesa per kedo tjeter.
Kur je me veten nuk je vetem, je bashke. Ne se nuk je dot ne dispozicion te
vetes tende, nuk mund te jesh dot ne shoqeri te askujt. Dhe ajo hapesire qe
ti e ndan vetem me veten eshte e shenjte dhe ti e gezon dhe e ruan sic ruhen
gjithe gjerat e shenjta. Ah, po nganjehre ti do dhe t'i shpetosh vetes, asaj
pjeses tjeter e te vertete tende, do ta tradhetosh, ta cshenjterosh e
dhunosh sepse te duket se eshte fare e huaj per ty.
Te qenit vetem eshte nje heshtje qe peshperit emrin tend, qe e ka zerin si
ty, qe te le te pergjosh mendimet e tua, prekesh ndjenjat e tua, dhe te
shqit e te cngaterron nga cdo lloj maskerade qe perpiqet te te shitet si nje
klon i kulturuar i vetes tende dhe qe guxon te te ndjeke pas akoma dhe ne
vetmi. Te qenit vetem te lejon qofte dhe per pak momente te kthesh koken nga
dera qe sapo i perplase botes pas vetes, dhe te kuptosh se le mbrapa nje
civilizim te cmendur, nje civilizim te tere qe idiotesisht eshte vazhdimisht
i ngutur, i obsesuar me shpejtesine aq teper sa nuk kupton se mund te
egzistojne dhe stinet per shembull.
Eshte e frikeshme te jesh i vetmuar. Eshte bukur te jesh vetem.
A jam une e vetmuar? A jam une vetem? Megjithese kjo me siguri duhet te jete
dicka jashtezakonisht e parendesishme.
(A. Moraiti, bukur e shkruar kjo shtriga apo jo?)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 08-01-2006 mė 06:00
Une E Urrej Vetmine.S'ka Gje Me Te Keqe Se Vetmia.
TunG.
__________________________________________
JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!
JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!
Krijoni Kontakt