Helios,
për të mos hapur një temë të re po shfrytëzoj rastin të shkruaj këtu.Pyetja:
Përparësitë e Gnome-së ndaj KDE-së dhe anasjelltas?
Unë personalisht përdor KDE por edhe tjerat ndonjëherë sa për ti provuar.
Helios,
për të mos hapur një temë të re po shfrytëzoj rastin të shkruaj këtu.Pyetja:
Përparësitë e Gnome-së ndaj KDE-së dhe anasjelltas?
Unë personalisht përdor KDE por edhe tjerat ndonjëherë sa për ti provuar.
Prof.Ukshin Hoti - Filozofia politike e çështjes shqiptare
altiX, personalisht Gnome e pëlqej pasi: 1. Shqip 100%, 2. "GTK vs QT" (GTK më duket më "e lehtë", më e këndshme, por kjo është punë gustosh :-) ). Grafikisht KDE më ngjan si Windows.Nga ana tjetër, KDE ka një "Qendër Kontrolli" më të afrueshme dhe më të plotë për përdoruesit fillestarë të Linux-it.
Megjithatë kam shumë kohë që nuk përdor KDE-në, më është dukur gjithmonë shumë më e ngadaltë, pra mos-eksperienca e tanishme më ndalon të shpreh një mendim për të cilin mund të gabohesha.
Gjithandej në Internet gjen tema GNOME vs KDE, mendoj që një "luftë" e tilla ka për të ekzistuar ende pasi dy "ndarjet" janë mjaft përparimtare dhe gjithmonë në zhvillim e sipër.
(Më mirë po hap një sondazh të vogël mbi temën në fjalë).
U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
Usually he takes the clip out
Duke u nisur nga pyetja e mësipërme, ju ftoj të ndani mendimet dhe preferencat tuaja mbi këto dy hapësira pune.
Ndryshuar për herë të fundit nga helios : 23-01-2005 më 22:08
U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
Usually he takes the clip out
Përshëndetje helios,
Unë nuk kam ndonjë përvojë sa i përket GNOME(GNU Network Object Model Environment).Do më kishte pëlqyer edhe mua pasi që është shqip...mirëpo me sa kam pa edhe shqipja nuk është edhe aq perfekte aty.Sdi si është përkthyer dhe nga kush po më duket se ka ende terme që nuk i takojnë shqipes.Ndoshta edhe vetë fakti se fjalori ynë i shqipes ende nuk përmban termat e tillë.Shpresojmë se gjuhëtarët tanë do të jenë ma të zellshëm në këtë drejtim.Të kaloj tek tema...
Edhe mua më duket KDE mjaft i ngadalshëm.Atë e shfrytëzoj sidomos për të dhënat,sepse nga aty kam qasje njëkohësisht edhe në të dhënat por edhe në "Terminal Emulator".Pastaj më shumë punoj në "Text Modus".Më pëlqen më shumë të punoj me komanda se sa me grafikë.Në pllakën e përhershme përdor suse 9.1(ende skam kaluar në 9.2 pasi që siq kam lexuar nëpër forume të ndryshme nuk ka edhe aq dallim të madh).A do më preferonit diçka për Gnome me shqipe relativisht të mirë përkthyer dhe a mund ta aktualizoj për suse 9.1(këtë që e kam në komp. e kam larguar).
Prof.Ukshin Hoti - Filozofia politike e çështjes shqiptare
altiX,
nuk është çudi që përkthimet në GNOME të jenë/duken jo perfekte: një përkthim mund të vlersohet duke u krahasuar me përkthime të tjerë ekzistues. Gjendja e sotme e informatikës shqiptare nuk afron këtë mundësi.
Prandaj shtyjmë drejt përdorimit të GNOME, jo vetëm sepse (për mendimin tonë) është me funksionale dhe më pak e ngarkuar në krahasim se KDE, por edhe për të ndihmuar Grupin e Përkthimit në shqip të GNOME, duke njoftuar gabimet, magësitë, etj, që është ndihma më e madhe që mund të afroni tani.
Mund të fillohet nga këtu
Tani në lidhje me temën: Vota ime ishte për GNOME ( edhe për këto arsye)
Kurse përsa i takon SuSE, nuk besoj që arrin të instalosh GNOME 100% në versionin e fundit (ose të paktën nuk arrin t'a instalosh pa prishur stabilitetin e sistemit tënd): duhet të provosh Debian, apo Fedora apo Gentoo.
-
Lor,
tentova ta shkarkoj imazhin ISO të Albanix por si duket diçka nuk ishte në rregull me serverin...ishte shumë i ngadalshëm vetëm 32KB/sek edhe pse unë momentalisht kam lidhjen e DSL-it.Në çfarë kohe serveri është më pak i ngarkuar që ta marrë ate?
Prof.Ukshin Hoti - Filozofia politike e çështjes shqiptare
edhe une perdor gnome, per arsyet qe u thane me lart (me i shpejte se KDE, eshte shqip...), kur dua te 'kaloj kohen' ne pc(muzike, filma, web & co) !
Kur merrem me programmim, perdor fluxbox (ose ne "Text Modus" ndo1here), qe ta kem pc sa me te shpejte, per testet!
Ndryshuar për herë të fundit nga werewolf : 24-01-2005 më 12:55
The truth may be out there, but lies are inside your head.
Përdoruesve të Debian-it
A dinë dikush të më thotë cilën prej këtyre ISO duhet ta marrë...apo të gjitha?
WinRAR-Archiv 586.092 KB 05.01.2005 18:46:00
debian-30r4-i386-binary-1_NONUS.iso WinRAR-Archiv 650.516 KB 05.01.2005 18:48:00
debian-30r4-i386-binary-2.iso WinRAR-Archiv 658.082 KB 05.01.2005 18:52:00
debian-30r4-i386-binary-3.iso WinRAR-Archiv 661.456 KB 05.01.2005 18:58:00
debian-30r4-i386-binary-4.iso WinRAR-Archiv 656.908 KB 05.01.2005 19:02:00
debian-30r4-i386-binary-5.iso WinRAR-Archiv 657.804 KB 05.01.2005 19:07:00
debian-30r4-i386-binary-6.iso WinRAR-Archiv 658.798 KB 05.01.2005 19:10:00
debian-30r4-i386-binary-7.iso
FLM për mirëkuptim!
Prof.Ukshin Hoti - Filozofia politike e çështjes shqiptare
Jo, nuk ekzistojnë arkivë WinRAR për Debian!!!!Postuar më parë nga altiX
Shkarko nga këtu (sipas proçesorit tënd): http://ftp.acc.umu.se/pub/cd-images/debian-weekly/
Mjafton CD e parë për të instaluar sistemin bazë, pastaj mund të vazhdosh instalimin e programeve online. Kjo temë mund t'ju orientojë pjesërisht (shpjegimet janë për woody, së shpejti do të rifreskohet për Sarge, që përfshin instaluesin në shqip). Nëse ke vështirësi, pyet.
Përsa i takon Albanix Live CD, sapo është shtuar versioni i ri (build 24-01-05): m.q.s akoma nuk është gati për t'u shpërndarë në web-mirrors, do të ketë gjithmonë probleme me bandën në dispozicion (të gjithë duhet të kenë mundësi t'a shkarkojnë).
-
FLM Lor,
Isha në dilemë edhe pse logjika ashtu ma thoshte.Njëherë do të kaloj në Suse 9.2;së paku në njërin nga PC-të.Njëkohsisht do ta instaloj Debian në VMWare e pastaj të shofim.Shpresoj se do të funksionon në VMWare 4.5.2
përshëndetje
Prof.Ukshin Hoti - Filozofia politike e çështjes shqiptare
Krijoni Kontakt