Close
Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 188
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sic duket Azemi shkakton edhe i vrare alergji tek nji "popull" i caktuar ne mesin e popullit shqiptar.

    Mbas Tos Lubonjes merr penden Henri Cili (??) dhe shkruan ne Shekulli:

    """Nderi i kombit" nuk ėshtė si "heroi pozitiv"

    - Nga HENRI ĒILI


    Dhėnia e titullit "Nderi i kombit" liderit tė Lėvizjes sė Dhjetorit, Azem Hajdari, nė katėrvjetorin e ekzekutimit nga ana e presidentit tė ri Alfred Moisiu, shkaktoi nė mjediset mediatiko - intelektuale tė Tiranės njė lloj murmuritje pakėnaqėsie. Deri diku edhe njė lloj skandalizimi tek mė impulsivėt. Por pėr ēudi asnjė reagim publik ose mediatik, tregues ky i njė konformizmi tė pashkak dhe i mbetur prej kohėsh tė tjera tė mjediseve nė fjalė kundrejt kėtij gjesti tė presidentit. Derisa dje publicisti Fatos Lubonja nė njė artikull tek gazeta "Shekulli", kishte folur mė nė fund kundėr kėtij akti simbolik tė Moisiut. Njė respekt tė veēantė meriton zoti Lubonja pėr kėtė akt tė lirisė sė mendimit dhe pėr mė tepėr pėr kėtė akt guximi tė shprehjes publike tė asaj ēka mendon. Akt tė cilin me thėnė tė drejtėn e kryen sistematikisht dhe prej shumė kohėsh, sigurisht jo pėr gjithēka, por pėr shumėēka po. Tė gjithė e pėshpėritėn, por askush nuk e tha atė qė mendonte rreth kėtij gjesti normal tė presidentit, i cili nė fakt dukej tejet i guximshėm, nė kushtet kur ish- presidenti Meidani nuk ia kishte pėrmendur kurrė as emrin, viktimės sė parė politike tė tranzicionit shqiptar.

    Pėrtej respektit pėr mendimin e lirė tė secilit, nėse njėri ose tjetri meriton ose jo tė jetė nderi i kombit, kundėrshtimi i dekorimit tė tė ndjerit Hajdari, mbart nė vetvete dozat e vėshtrimit totalitarist tė historisė sė Shqipėrisė dhe asaj tė demokracisė sė re shqiptare.

    Azem Hajdari u dekorua me titullin e lartė "Nderi i kombit", edhe sipas motivacionit tė titullit, pėr "kontributin e tij nė lėvizjen e Dhjetorit '90, e cila solli rrėzimin e diktaturės dhe vendosjen e pluralizmit nė Shqipėri" .

    Kjo ėshtė e bardhė nė tė zezė nė kancelarinė e Presidencės sė Republikės. Kėrkimi nė biografinė politike tė Azem Hajdarit tė elementėve tė tjerė tė cilėt janė pamje tė tjera aheroike apo kundėrheroike tė kėsaj figure komplekse ėshtė refleks i kulturės sė biografisė.


    Zoti Hajdari, nė karrierėn e tij tė mėvonshme politike, pas debutimit brilant nė Dhjetor tė vitit 1990, ka ulje ngritjet e veta dhe secili ka pėrthyerjet e veta rreth aksionit tė tij tė mėvonshėm politik. Por nuk mundet asesi qė e ardhmja tė prekė tė shkuarėn pėr arsyen e vetme sepse, qė nga Platoni askush nuk ka tentuar ta kthejė kohėn mbrapsht. Pėr dikė aksioni i mėpasėm politik i Azem Hajdarit, ėshtė pėr t'u adhuruar dhe pėr dikė tjetėr pėr t'u sharė. Por pėr tė gjithė bashkė pjesėmarrja dhe roli i tij nė lėvizjen e Dhjetorit nuk kanė sesi tė mohohen dhe meritojnė tė vlerėsohen nė forma tė ndryshme, njė prej tė cilave eshtė edhe ceremoniali shtetėror i dekoratave dhe titujve. Azem Hajdari mund tė mos jetė sjellė mirė mė komshinjtė ose mund tė ketė qenė arrogant me policėt e qarkullimit, mund tė jetė ndeshur e baltosur madje nė rivalitetet personale e politike me njėrin ose tjetrin, por kjo nuk shton ose heq ndonjė gjė aktit tė tij Dhjetorit '90.

    Nė fund tė fundit nė njė shoqėri tė lirė njė dekoratė shtetėrore, qoftė kjo edhe "Nderi i kombit" ėshtė thjesht njė dekoratė dhe nuk ėshtė njė shenjtėrim. Njė person qė pėr njė akt tė tij ose disa akte meriton titullin "Nderi i kombit" nuk duhet tė jetė gjithkund perfekt, nuk duhet tė jetė "heroi pozitiv" e letėrisė sorealiste.
    Gjithė historia ėshtė kėshtu. Tek Ismail Qemali vlerėsohet ngritja e flamurit dhe jo qėnia deputet i sulltanit, tek Noli vlerėsohet kontributi i tij pėr ēėshtjen kombėtare, nė kulturė dhe jo tė qėnit njė njeri qė erdhi nė pushtet me revolucion dhe nuk u kujdes fare tė merrte legjitimitetin e popullit me zgjedhje, tek Konica vlerėsohet atdhetaria dhe jo borxhet me tė cilat mbylli jetėn.

    Pėrpjekja pėr tė kėrkuar "heroin" tek kushdo qė vlerėsohet pėr diēka duket jo vetėm pa vend, por dhe e pamundur. Kurse pėrpjekja pėr tė pretenduar "heroin pozitiv" tek dikush i cili prehet nė varr si pasojė e plumbave politikė ėshtė cinike. Eshtė njė formė e mitizimit dhe ushqimit tė publikut me njė mėnyrė tė menduari qė minimalisht mund tė quhet bardhė e zi dhe maksimalisht neototalitare. """


    ----------------

    ku do te dali ky CILI ??

    Vet ngre mendime "kontra" po vet i rrezon.
    Sa shoke paska Lubonja si puna e tije...te tredhur nga PPSH-ja e skllever te PPSH-se dhe sot ne 2002-ishin. Gjynaf.

    Tos Lubonja nuk e mori penden kurre te analizoje vrasjen e Hajdarit per te denuar kriminelet ose fenomenin e vrasjeve "pas shpine".
    Tos Lubonja ndoshta ka pritur te shpallet HERO shoku TODI..por shoku TODI i ka humbur shancet per te qene desident ose Hero qe ne 1956 kur ishte shanci i fundit i burrerrise se Komunisteve per te treguar individualisht ose ne Grup se ideali tyre ishte LIRIA dhe Mirqenia e Popullit e jo sahanlepirja.
    Todi nuk ju bashkua atyre trimave dhe heronjve te konferences se Tiranes qe ja thyhen hundet Diktatures.
    Duhet te kalonin 35 vite qe te vinte AZEM Hajdari, Antoni e te tjere studenta qe te thyhej diktatura.

    Lubonja e urren Tropojen e Azem Hajdarit dhe ka hedhur male me fyerje per njerzit e Alpeve qe i dhane Tosit Lirine qe te shkruaje ne gazeta te pamvarura dhe nuk ka thene gjysem fjale kunder tropojanve te shitur qe kryen porosine e atyre qe mbajten 17 vjet ne burg tosin e lubonjes duke vrare Azemin.
    Tosit sic duket i ka mjaftuar "reabilitimi i tije dhe i te jatit nga Ramizi ne kohen kur Ramizi ndjente fundin e regjimit , te atij regjimi ku Ai dhe Todi ishin sahanlepires te Enverit.
    Kjo eshte arsyeja Pse Lubonja eshte nervoz e i pa durushem kunder demokrateve te Tropojes sepse ja prishen rehatine Bolshevikve ruso-file.

    Kte Henri Cilin nuk e kemi pare te mobilizohet diku tjeter por vetem tani ne fushaten "anti-cecene" qe ka si prapavije Rusine e Madhe dhe qellim mbrritje Shqiperine e vogel.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Pse tropojanet e paskan sjelle lirine ne Shqiperi?

  3. #93
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Moisiu: Ja pse e nderova me medalje Hajdarin


    TIRANĖ-Presidenti Alfred Moisiu ishte dje pėr njė vizitė nė shtėpinė e Hhajdarit, tė cilit pak ditė mė parė i akordoi medaljen "Nderi i kombit". Moisiu, duke mos qenė i pranishėm nė Shqipėri nė pėrvjetorin e katėrt tė vrasjes sė deputetit tė PD-sė, Azem Hajdari, njė ditė pas kthimit nga SHBA-ja ka ngushėlluar tė afėrmit mė kėtė rast. Nė kėtė vizitė Moisiu ėshtė shprehur se vendosi qė tė dekretojė medaljen "Nderi i kombit' pėr Hajdarin, pasi ai ėshtė simboli i lėvizjes antikomuniste qė nė hapat e parė tė saj. "Azem Hajdari nuk i pėrkiste asnjė partie politike, me kontributin qė ai ka dhėnė pėr vendosjen e pluralizmit politik nė Shqipėri",-ėshtė shprehur presidenti dje tek tė afėrmit e Hajdarit. Njė javė mė parė, presidenti pas njė propozimi tė grupimit "Dhjetor '90" dekretoi medaljen nė katėrvjetorin e vrasjes sė liderit tė lėvizjes studentore. Madje, nė 12 shtator, nė shtėpinė e Hajdarit, si asnjė herė tjetėr shkuan pėr ngushėllim tre pėrfaqėsues tė lartė tė socialistėve: Pėllumbi, Meta dhe Majko. Po kėshtu vlerėsimi qė iu bė atij nga presidenti u prit shumė mirė nga opozita dhe familjarėt. Vetė kreu i opozitės Berisha, kėtė 12 shtator nuk akuzoi mė si mė parė kryeministrin Nano, si autor kryesor tė vrasjes, por tha se unė kam akuzuar Nanon, por ai ka akuzuar Klosin dhe ky i fundit ende nuk ėshtė pėrgjigjur. Po dje, nė Kavajė, Berisha pėrsėri sulmoi ish-kreun e SHISh-it pėr implikim nė vrasjen e deputetit tė PD-sė para katėr vitesh.
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Qe Azem Hajdari nuk i perkiste asnje partie politike Moisiu ja ka futur pordhes.

    Them se eshte shpejtuar pak Moisiu qe e ka lidhur vepren e Azemit me Kombin.

    Ai eshte nisur nga ideja e mire per te futur sa me shume frymen e pajtimit kjo duhet pergezuar.

    Por edhe per te kompensuar disi ate ndrydhje te madhe qe paten militiantet e se djathtes mbas vrasjes se Azemit.

    Sa per vepren ndaj kombit Azemi ka qene pak me teper se nje politikan i zakonshem.

    Vec perpjekje per te miren e Kombit ato skane qene asgje me shume.

    Nder i Kombit une do e quaja kur nga kontributi i tij Kombi te kishte perfituar dicka qe eshte mjaft e dallueshme.

    Nje e keqe e politikaneve shqiptare eshte se e konsumojne me shume se c'duhet konceptin e dekorates

  5. #95
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Ceshtja Hajdari e Pazbardhur...???

    Vazhdon ceshtja Hajdari te qendroj e pazbardhur pse???
    Kush fshihen? Pse ketu ne kete pjese te forumit flasin njerez anonim kundra pse mosmarveshjet vazhdojne ne mes te dy kraheve ekstrem i djathte e ekstrem i majte? Pse do te qendroja deri neser te thoja? Pse, pse...

    Azemi nje njeri qe dha per Shqiperine pozita politike e tij ishte e pakjarte ai ishte me te drejten disa here me PD edhe kundra saj ish kryetar i Sindikatave, Bamires sepse ka lene nje Xhami apo Teqe, Nje emer te mire ne mbare vendin vete nga natyra Azemi njihej si gjaknxeht etje etje AZEMI PER MUA ESHTE HERO

    Vizita per te nderuar figuren e tij kryhen edhe nga Presidenti i Republikes se Shqiperise ALFRED MOISIU, nje fryt i marrdhenieve te mira PS - PD...

    Fryma politike e ndare ne shume dege edhe brenda PS edhe PD keto jane situata politike e tiranes qe se la politiken...

    Avokati Ngjela merret me ceshtjen e zbardhjes se problemit Hajdari kush fshihet pas vrasesve, pse shiku pergjonte, pse mediat shqiptare ndikuan ne Figuren e Hajdarit etj etj

    Keto tha Avokati Ngjela perpara mediave publike sot ne Tirane 20/09/2002


    Me respekt
    THE DARDHA
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  6. #96
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Baobabi, mjaft pragmatik, mnjf mendim modern europian, 10/10.

    Vetem diēka, mendoj se nga heronjte s'ka perfitim te asnjelloji qofte, ata jane abstrakte, intuitive, te pallogjike. Heroi pare europjian perendimor qe AKILI, e me pas nen shembullin e tij plot te tjere, nder ta SKENDERBEU.
    Heroin e thrret vdekja dhe ai i pergjigjet drejtperdrejt, pa kthese. Ēdo analize per ti gjet VLERAT (pozitive ose negative kombetare, e nderkombetare) e ul dashjepadashje ate nga piedestali.
    E vetmja KARAKTERISTIKE e HEROIT eshte mungesa e frikes nga VDEKJA. Asgje tjeter.

    ps, mace me behet qefi qe me lexon (mgjs pa me kuptu), nen keto impulse, naten ne ender, nuk ja mbath vrapit nga ariu, sillem si nje hero nje hero i vertete, haha!

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Ashtu eshte Ornament

    Per aresye te tilla e kam pohuar se Azemi eshte Hero i Demokracise dhe jo me shume se kaq.

    Ngjela dhe komisioni te bejne punen qe ti shkojne deri ne fund problemit dhe jo sa per Show.

    Jam kurioz te di rezultatet e punes se ketij komisioni.

    Mundet qe Azemi te jete ekzekutuar per aresyet banale te Haklajve por mundet qe te kete pasur ndonje interference te fuqishme politike.

    Ngjela te parin qe duhet te kape per koqesh eshte Perja.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Mbas asaj autografise se Belulit mbetet vetem qe Azemi te shpallet edhe hero nderkombetar
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  9. #99
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Oj nene nene, ky posti i funit, dmth para meje, ka qone nji nga postet me te nolta e mo me spec qe kom lexu noihere ne forum!

    Por vetem i gjo per ty Pelin...(mos ma fut tashti se edi qe mund te ma mohosh)!

    z. Agim Doci e kemi, them une, me te respektumin e forumit per shume arsye...si mosha (ku hyjne eksperienca, vitet, perjetimet etj), dituria (eshte intelektual i vertete ne kuptimin e pergjithshem edhe atij shqiptar te fjales), sinqeriteti (ketu une fus pasionin e tij per te miren e Shqipnise, edhe eshte e natyrshme qe kjo te jete e kushtezume prej shume faktoresh shoqnore e pozicionike).

    Me nje fjale, me kuptimine e plote te fjales, une e kom per nere, qe dikush si ai te shkruaje e ti japi ngjyrim forumit, sic nuk e kom "hic" per gajle me e kundershtu ate e kedoqofte per ate qe une menoj se oshte gabim!
    ============

    Une i kom thone i here z. Agim, se si kom nigju per here te pare per te.

    Hera e dyte, z. Agim, ka qone rastesisht, ne periudhen e qeverisjes se PD, dmth anej ka vitet 95-96', ne nji emision radioje (ketu nuk po fus heret e shumta qe eshte permen emri juaj neper tituj, por me fytyre prape isha jo i qarte)
    Tek ky emision radioje, me boni pershtypje, se gjate intervistes suaj, ju me sa maj men, i dhate nji drejtim tjeter, edhe papritmas permenet, se si rastesisht takut Azemin para ca ditesh para Hotel Dajtit...me nji intonacion qe me terhoqi vemenjen (s'po i bej koment), edhe pa i thone mames (qe ka qone e para sic te kam thone qe ka ndiku me te majt men), thash me vete...'po ky c'ne ne kete lloj respekti per Azemin?'). Une nuk dhashe rendesi, edhe nuk e dija se midis jush ekzistote ajo miqesi qe ju pershkruni me lart.....por.....

    ....me te thone te drejten hakce...ne baze te asaj historie (interviste) edhe me ato qe pata lexu ne forum, para se ju te permenenit origjinen tuaj familjare ka te dy prinderit, isha i binde se (tashme duke dite se ka baba je Geg katolik) nonen do ta kesh ka Jugu (nuk po e komentoj me teper...), edhe pikerisht tek artikulli per Azemin, ju e saktesoni kete paramenim tuajin, qe eshte evident tek ju!

    Mos ma merr per keq, nuk jam fare tendencioz, por ja qe ekam pase gjithnje kete deshire paranjohje te personave te digjum, ndersa si njihja mire ka afer se cilet ishin.

    Me respekt si gjithnje...edhe nxenes para jush, Klodi!
    ========================

    -Ornament, me gjithe te drejten tuaj per te intrigu gjithshka...une po te them, se menimet e tua vijne pak era "deshperim", "zhgenjim hakmarres" per ate qe ky komb e keta njerez kone hudh poshte ate regjim tek i cili ti ne mos qofsh koke e kome mrena si komunist, per arsye noshta te nonji logjike me perparimtare i je reformator, keshtu qe ti do te ulesh cdo figure heroike, patriotike, duke fillu qe prej nocionit e deri tek te qenurit konkretisht hero! Kjo mund te vije, noshta...thjesht nje aludim, ngaqe heroi yt i vertete (Legeni Hoxha) o shkaterru si figure heroike, qe keshtu o burra ti hedhim te gjithe poshte..

    Po si more u fuska Skenderbeu ne percaktimin legen e pseudo-intelegjent qe na i boke ti te qenurit hero?

    Po shume heroj te tjere shqiptare e nga vene te tjera?

    Ornament...si menon ti ps..kleriket katolike qe qendrun si burrat me vetedije, vullnet e qe e dijshin me mire se ti (me soj e sorrollop e me PPSH) se cfare eshte bukuria e jetes, a nuk ishin heroj ne kuptimin e me konkret te fjales?

    Nigjo me PPSH s'o permys bota, as figurat...

    Pranaj, nqs s'ke dash me thone gjo...ki kujdes kur shprehesh, se 'ne' nuk ta zeme besen!

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    28
    Duke dekoruar Azem Hajdarin edhe presidenti i sotem si gjithe te meparshmit ,na beka konkluzione ne emer te popullit.Realiteti tregon se jo me shume se gjysma e popullit ,per te qene pak doreleshuar ketu,te perfaqesuar nga PD dhe aleatet nuk perbejne popullin sepse edhe midis tyre do te ishin kundra ketij dekorimi.Pamjet e shumta televizive ,artikuj te tere te shkruar majtas e djathtas jane me shumice.Te shumta jane edhe trgimet e njerezve te thjeshte e te rastesishem aty ku eshte ndodhur here pas here Azemi sa ishte gjalle.
    Nderimet e shumta te bera nga partia,miqte dhe mbeshtetesit e tij jane brenda tolerances edhe jo te mbeshtetesve te tij dhe eshte normale ,sepse dhe sherbimet ndaj grupeve qe i takonte kane qene te dukshme.
    Gjyqi per vrasjen e tij ,qe u muar vetem me ngjyren e makines ,kush ishte ulur para e kush zbriti i pari nga makina, duke iu shmangur motiveve te verteta eshte nje nderim qe i behet kesaj figure dhe prape i tolerueshem.
    Dekorimi i presidentit duket me teper si nje sherbim personal apo i detyrueshem.Me kete popull te vogel e te bindur mund te besh si te duash.
    Shqiperia eshte djegur me shume se nje here ...ne vazhdojme te shpallim heronj.
    Meni

Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Gėzim Hajdari, njė poet shqiptar nė Ruanda
    Nga Davius nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:11
  4. Dashuria e pare {shkruajtur nga Ekrem Hajdari}
    Nga YaSmiN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 03:22
  5. Kenget e Azemit
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •