Sic duket Azemi shkakton edhe i vrare alergji tek nji "popull" i caktuar ne mesin e popullit shqiptar.
Mbas Tos Lubonjes merr penden Henri Cili (??) dhe shkruan ne Shekulli:
"""Nderi i kombit" nuk ėshtė si "heroi pozitiv"
- Nga HENRI ĒILI
Dhėnia e titullit "Nderi i kombit" liderit tė Lėvizjes sė Dhjetorit, Azem Hajdari, nė katėrvjetorin e ekzekutimit nga ana e presidentit tė ri Alfred Moisiu, shkaktoi nė mjediset mediatiko - intelektuale tė Tiranės njė lloj murmuritje pakėnaqėsie. Deri diku edhe njė lloj skandalizimi tek mė impulsivėt. Por pėr ēudi asnjė reagim publik ose mediatik, tregues ky i njė konformizmi tė pashkak dhe i mbetur prej kohėsh tė tjera tė mjediseve nė fjalė kundrejt kėtij gjesti tė presidentit. Derisa dje publicisti Fatos Lubonja nė njė artikull tek gazeta "Shekulli", kishte folur mė nė fund kundėr kėtij akti simbolik tė Moisiut. Njė respekt tė veēantė meriton zoti Lubonja pėr kėtė akt tė lirisė sė mendimit dhe pėr mė tepėr pėr kėtė akt guximi tė shprehjes publike tė asaj ēka mendon. Akt tė cilin me thėnė tė drejtėn e kryen sistematikisht dhe prej shumė kohėsh, sigurisht jo pėr gjithēka, por pėr shumėēka po. Tė gjithė e pėshpėritėn, por askush nuk e tha atė qė mendonte rreth kėtij gjesti normal tė presidentit, i cili nė fakt dukej tejet i guximshėm, nė kushtet kur ish- presidenti Meidani nuk ia kishte pėrmendur kurrė as emrin, viktimės sė parė politike tė tranzicionit shqiptar.
Pėrtej respektit pėr mendimin e lirė tė secilit, nėse njėri ose tjetri meriton ose jo tė jetė nderi i kombit, kundėrshtimi i dekorimit tė tė ndjerit Hajdari, mbart nė vetvete dozat e vėshtrimit totalitarist tė historisė sė Shqipėrisė dhe asaj tė demokracisė sė re shqiptare.
Azem Hajdari u dekorua me titullin e lartė "Nderi i kombit", edhe sipas motivacionit tė titullit, pėr "kontributin e tij nė lėvizjen e Dhjetorit '90, e cila solli rrėzimin e diktaturės dhe vendosjen e pluralizmit nė Shqipėri" .
Kjo ėshtė e bardhė nė tė zezė nė kancelarinė e Presidencės sė Republikės. Kėrkimi nė biografinė politike tė Azem Hajdarit tė elementėve tė tjerė tė cilėt janė pamje tė tjera aheroike apo kundėrheroike tė kėsaj figure komplekse ėshtė refleks i kulturės sė biografisė.
Zoti Hajdari, nė karrierėn e tij tė mėvonshme politike, pas debutimit brilant nė Dhjetor tė vitit 1990, ka ulje ngritjet e veta dhe secili ka pėrthyerjet e veta rreth aksionit tė tij tė mėvonshėm politik. Por nuk mundet asesi qė e ardhmja tė prekė tė shkuarėn pėr arsyen e vetme sepse, qė nga Platoni askush nuk ka tentuar ta kthejė kohėn mbrapsht. Pėr dikė aksioni i mėpasėm politik i Azem Hajdarit, ėshtė pėr t'u adhuruar dhe pėr dikė tjetėr pėr t'u sharė. Por pėr tė gjithė bashkė pjesėmarrja dhe roli i tij nė lėvizjen e Dhjetorit nuk kanė sesi tė mohohen dhe meritojnė tė vlerėsohen nė forma tė ndryshme, njė prej tė cilave eshtė edhe ceremoniali shtetėror i dekoratave dhe titujve. Azem Hajdari mund tė mos jetė sjellė mirė mė komshinjtė ose mund tė ketė qenė arrogant me policėt e qarkullimit, mund tė jetė ndeshur e baltosur madje nė rivalitetet personale e politike me njėrin ose tjetrin, por kjo nuk shton ose heq ndonjė gjė aktit tė tij Dhjetorit '90.
Nė fund tė fundit nė njė shoqėri tė lirė njė dekoratė shtetėrore, qoftė kjo edhe "Nderi i kombit" ėshtė thjesht njė dekoratė dhe nuk ėshtė njė shenjtėrim. Njė person qė pėr njė akt tė tij ose disa akte meriton titullin "Nderi i kombit" nuk duhet tė jetė gjithkund perfekt, nuk duhet tė jetė "heroi pozitiv" e letėrisė sorealiste.
Gjithė historia ėshtė kėshtu. Tek Ismail Qemali vlerėsohet ngritja e flamurit dhe jo qėnia deputet i sulltanit, tek Noli vlerėsohet kontributi i tij pėr ēėshtjen kombėtare, nė kulturė dhe jo tė qėnit njė njeri qė erdhi nė pushtet me revolucion dhe nuk u kujdes fare tė merrte legjitimitetin e popullit me zgjedhje, tek Konica vlerėsohet atdhetaria dhe jo borxhet me tė cilat mbylli jetėn.
Pėrpjekja pėr tė kėrkuar "heroin" tek kushdo qė vlerėsohet pėr diēka duket jo vetėm pa vend, por dhe e pamundur. Kurse pėrpjekja pėr tė pretenduar "heroin pozitiv" tek dikush i cili prehet nė varr si pasojė e plumbave politikė ėshtė cinike. Eshtė njė formė e mitizimit dhe ushqimit tė publikut me njė mėnyrė tė menduari qė minimalisht mund tė quhet bardhė e zi dhe maksimalisht neototalitare. """
----------------
ku do te dali ky CILI ??
Vet ngre mendime "kontra" po vet i rrezon.
Sa shoke paska Lubonja si puna e tije...te tredhur nga PPSH-ja e skllever te PPSH-se dhe sot ne 2002-ishin. Gjynaf.
Tos Lubonja nuk e mori penden kurre te analizoje vrasjen e Hajdarit per te denuar kriminelet ose fenomenin e vrasjeve "pas shpine".
Tos Lubonja ndoshta ka pritur te shpallet HERO shoku TODI..por shoku TODI i ka humbur shancet per te qene desident ose Hero qe ne 1956 kur ishte shanci i fundit i burrerrise se Komunisteve per te treguar individualisht ose ne Grup se ideali tyre ishte LIRIA dhe Mirqenia e Popullit e jo sahanlepirja.
Todi nuk ju bashkua atyre trimave dhe heronjve te konferences se Tiranes qe ja thyhen hundet Diktatures.
Duhet te kalonin 35 vite qe te vinte AZEM Hajdari, Antoni e te tjere studenta qe te thyhej diktatura.
Lubonja e urren Tropojen e Azem Hajdarit dhe ka hedhur male me fyerje per njerzit e Alpeve qe i dhane Tosit Lirine qe te shkruaje ne gazeta te pamvarura dhe nuk ka thene gjysem fjale kunder tropojanve te shitur qe kryen porosine e atyre qe mbajten 17 vjet ne burg tosin e lubonjes duke vrare Azemin.
Tosit sic duket i ka mjaftuar "reabilitimi i tije dhe i te jatit nga Ramizi ne kohen kur Ramizi ndjente fundin e regjimit , te atij regjimi ku Ai dhe Todi ishin sahanlepires te Enverit.
Kjo eshte arsyeja Pse Lubonja eshte nervoz e i pa durushem kunder demokrateve te Tropojes sepse ja prishen rehatine Bolshevikve ruso-file.
Kte Henri Cilin nuk e kemi pare te mobilizohet diku tjeter por vetem tani ne fushaten "anti-cecene" qe ka si prapavije Rusine e Madhe dhe qellim mbrritje Shqiperine e vogel.
Krijoni Kontakt