Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 188
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ibrahim Kelmendi eshte ashtu sic thote TIRANSJA.

    Ai i ka survejuar disa nga demokratet per llogari te "dikujt".
    Ne 97 I. kelmendi eshte mes bandave rebele te Jugut.
    Pra kuptohet se per se Kelmendi vinte ne Shqiperine e viteve 88-97. PD duke qene ne fillimet e saje ishte si nje " PLAZH" i hapur ku livadhisnin te gjithe dhe natyrisht ja kane varur teneqen dhe Shqiptarit nga Diaspora Ibrahim Kelmendit duke mos dyshuar se po afrojne nji gjarper ne mesin e tyre.
    Me librin e tyre Kelmendi dhe Elshani tregojne padashje se stalinistet shqiptare bashkohen dhe me djallin per te luftuar Demokracine.
    Pra me vjen mire qe anti-demokratet citojne kelmendin per Azemin.

    Deri kursin per kepucar..sigurimi i Neshat Tozajt me shoke e paskan zhbirilluar si fakt ne DOSJEN kunder AZEMIT...
    Sa legena..kulmi..
    Azemi i gerxheve te TROPOJES, qytetit me fukara ne Ballkan..del i privilegjuari i PPSH-se...AI paska qene ne ...paris..Londer..joooo more cfare.. ne KAVAJE ..ne kurs 6 mujor per Kepucar..
    Sju vjen turp disave..deri kepucarllekun..ja permendin..

    AZEMI eshte sic thote TIRANSJA..HERO LEGJENDAR.

    Nji dite do te dalin ne gjyq GRUPI organizator i VRASJEVE (ai eshte vrare 5 here me plumba dhe 100 here me shpifje) ) ndaj AZEMIT dhe do te cuditemi..

    Deri tani eshte konturuar pak a shume maketi i kesaj tragjedie..

    Pamvaresisht se nga ana juridike gjerat mund te ngelin te pa zbardhura por me llogjiken e fakteve e te rezonancave e koicidencave te ngjarjeve ne Kohe..del deri diku autoresia e personave..te ketij komploti.

    Une per vete fus si te implikuar ne kete vrasje keta persona..

    Gjinushi, Ceka, Klosi, Mejdani, Frrok Cupi, Namik Dokle, Taulant Deda etj.. grupi kosovareve me ne krye Xhavit Haliti, Ibrahim Kelmendi etj .. grupi tropojanve JAHO..Kernaja..etj duke perfshire dhe shoket e tyre tropojan tropoje e disa tropojan Tirane oficera policie e Ushtrie. ..drejtoret e policise Sokol Bare e Bujar Himci e plot te tjere...

    Megjithate kur te shpallen ne gazeta dhe ajo Lista e LPRK-se se zvicres do kuptohen me mire keto gjera.

  2. #52
    alvi
    i/e ftuar
    Ej a do me thote njeri mu per ate punen e vrare 5 here me plumba apo jo? I paskan bo atentate Azemit? Kush, kur, ku, pse?
    Ho pra mos e leni Alvin ne erresire.
    Se ku lezxova per atentat ne parlament?

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alvi pyete mamane tende doktoreshe ne tirane se te tregon ose baban mallakastriot e mos luj rol tarallaku ktu...lol.

    thuj Babit..o babe..po ai mallakastrioti jon..Kac Islami..a ka thon ne miting te punistave mallakastrioto-Terbaciot e vithkuqaro-tepelenas te Tiranes re...se.."Do ja thuejm kafkat demokrateve e do i heqim zvarre..""..??
    dhe..pyete a bertiten juve..demostrataxhinjte pensionista..uraaaaaaaaa..rroft enveri ne miting dhe..hodhet pasrullat..Duam Pune..duam buke..etj..
    dhe sejcili nga ato Borasalinot sigurimsa kish kalamajt Pronar e biznesmene qe me 1990 e sot jane miliardera..

    Thyerja kafkave..nenkuptonte vrasjen e demokrateve te tipit te Azemit..
    Dhe ashtu thane e ashtu bene Nomenklatura e strehuar 50 vjet ne Tiran te re..
    Ata mobilizuan farefisin ne Mallakaster..Laberi..e Sorrolloperi dhe ben revolucionin e vonuar..dhe erdhen perseri ne Pushtet..sepse gjeten gomere si Arbnori e Berisha te cilet..nuk kishin haber nga Shteti..
    Krokodilet staliniste duan dajak e jo ledhatime.

  4. #54
    alvi
    i/e ftuar
    Un i here ne jave qe flas me te shpis, pse o vlla per 97 do i pys un e?
    Ho pra ktu mileti dhe din mo shum, dhe na i shpjegojn.
    Un kto pytje i kam seriozisht, se athere nuk kam pas as menyra informimi, po as deshire te merrja vesh ca bohej ne Shqiperi, isha bo nga ato snobistat qe s'me digjte per Shqiprin.
    Kshu qe hajt, taksirat e keni, se jena tu fol dhe per Azemin-heroin.

  5. #55
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Klod,

    po argumenti im si te duket?

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #56
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    TIRANE - Presidenti Republikės, Alfred Moisiu ka dekoruar deputetin Hajdari me titullin "Nderi i Kombit". Nė mungesė tė Presidentit Alfred Moisiu, i cili gjendet pėr njė vizitė nė SHBA, dekorata do iu dorėzua bashkėshortes, Fatmira Hajdari nga Sekretarja e Pėrgjithshme e Presidencės, Mimoza Hafizi. Dekorata e lartė "Nderi i Kombit" iu dorėzua bashkėshortes se tė ndjerit Hajdari, tė vrarė para katėr vjetėsh nė njė atentat pranė selisė sė PD, nė mbrėmjen pėrkujtimore tė zhvilluar nė Sallėn e Akademisė dhe arteve. Presidenti Alfred Moisiu i akordoi deputetit tė Partisė Demokratike Azem Hajdari urdhėrin "Nder i Kombit", me rastin e 4-vjetorit tė vrasjes sė tij. Sekretarja e Pėrgjithshme e Presidencės, Mimoza Hafizi, i dorėzoi bashkėshortes Fatmira Hajdari dekoratėn me motivacionin "pėr merita tė shquara tė lėvizjes studentore dhe themelimit tė pluralizmit nė Shqipėri, si njė nga drejtuesit kryesorė tė opozitės shqiptare nė periudhėn e transformimeve tė mėdha demokratike tė vendit, projektues dhe veprimtar i ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe i integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike, ideator dhe udhėheqės i aksioneve politike tė rėndėsishme nė momente vendimtare tė Shqipėrisė".Dje nė shtėpinė e deputetit tė vrarė katėr vjet mė parė, Azem Hajdari janė bėrė homazhe nga pėrfaqėsues tė partive tė opozitės dhe tė maxhorancės. I pari qė ka mbėrritur nė shtėpinė e Hajdarit dhe ka ngushėlluar familjen e tij ka qėnė kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė, Servet Pėllumbi, i cili e ka vlerėsuar lart figurėn e Hajdarit, duke deklaruar se historia e demokracisė shqiptare do ta ketė gjithnjė nė piedestalin e vet Azem Hajdarin. "Kam edhe unė kujtimet e mija plot, nė diskutimet nė fakultet dhe me Azemin i kujtonim herė pas here. Nė kėtė kuptim historia e demokracisė shqiptare do tė ketė gjithnjė nė piedestalin e vet Azemin", ka deklaruar Kryetari i Parlamentit, Servet Pėllumbi nė takimin me tė venė e deputetit Hajdari, gjatė vizitės sė ngushėllimit nė shtėpinė e liderit tė vrarė tė dhjetorit.
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  7. #57
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sa bukur....! Qeka interesante te shohesh disa nga nji pozicion tjeter, se shifke gjona qe si ke vene re qarte me pare.
    Pranaj edhe ndryshimi i pozitave eshte nji metode psikologjike per njohje me te thelle te dikujt.

    Tironsja me duket se nuk e ka permen fare I. Kelmendin, keshtu qe s'ka se si te kete te drejte per te. I. Kelemendi o permen vetem nga Pellazgu....

    Tashti ne syte e mi, pervec disa formulimeve teorike do ti quaja te Tironses, askush nuk ka paraqit argumentisht nji pergjigje te pyetje-temes.

    Vec kesaj ka qone komenti i Albos (qe per mu le shume per tu deshiru si koment, edhe oshte po teorik per me teper), si edhe perpjekja e nonjonit per ta lidh ate qe eshte Azemi vete me pergjithesime te historise (gje qe edhe pse duket normale, calon ne shume gjona).

    Tipar tjeter vecu's oshte edhe dukuria per tu pergjigj ne plane personale, qe s'ka te boje fare me temen, edhe per me teper me sulm..!!!!

    Te gjitha keto tregojne per nivel......Kastrioti Islami me shoke, sic ua kom thone shpesh,me maskaralleqet e mafiozlleqet e tyre, nuk justifikojne krahun tjeter, as e ngrejne ate lart...

    ======================

    Tashti dalim pake "jashte" teme, me politike:

    Tironse...separi me duket e je nataru icik me Gorbacovin....

    Qe Gorbacovi te ndikoje edhe Shqipnine, sic mund ta ndikoje cdokush qe eshte i pari i nji veni te fuqishem, nuk do te thote se ai o pro apo anti shqiptar, edhe per me teper, ti duhet te kuptosh, se bota edhe shtetet e tjera s'jone kriju per ti sherby ceshtjes shqiptare edhe eshte normale qe dikush te mos jete pro-shqiptar, pa qone anti-shqiptar.

    Edhe i gjo, sa per ironi pak........Skener Sallaku e tha mire ke estrada, se a ka mundesi te me shtysh pak (tek sporteli i biletave te trenit) se nuk mund ta blej nryshe bileten.

    Po u vrave e u capalove, nuk o gjo e re me shqipni, nuk oshte heroizem ekstraordinar..., por ne te kundert mund te jete (Jo gjithnje) thjesht nji vecori karakterisitke lokale (Ornament e dha shembullin e bukur te palestinezeve vetevrases, ne Shqipni bohet ene per gardha e jo me per me the e te thash ne politike)

    Shume bukur.....edhe politika shqiptare ka po keto vecori...shume e lire ne cmime te nderit te kombit te vet...!

    =====================

    Anton, une them se po ta lesh he per he me aq argumentin, do te jete me i mire.....se ato qe mund te argumentojshin me mire nga te gjithe, pjekurisht s'po nerhyjne, pasi koha oshte mesuesi me i mire!

    Me respekt te gjitheve..

    Edhe Lavdi herojve te vertete (nqs o ene Azemi, bashke me te)!

    Klod!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Klod dhe ju te tjeret, permbajuni temes. Analogjia e Palestinezeve nuk ka te beje asgje me temen e hapur. Temen te cilen ju e keni hapur. Respektoni mendimet e njeri-tjetrit.

    Pershendetje

    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  9. #59
    Mistrec_Berati Maska e BUJAR
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Detroit Mi
    Postime
    54
    Une nuk jame "BUJAR" po nje kushuri i tij nga VLORA.Me beri pershtypje kjo teme dhe doja te thosha disa gjera,perse Azem Hajdari eshte hero dhe do te jete.
    E parane kame qene personalisht ne shtepine e Azemit dhe me ka bere pershtypje menyra dhe traditat e tij ne shtepi jo si shume "demokrat"te tjere qe kishin zene nje post per fitime personale.
    Azemi ishte nje nga demokratet e pare dhe ashtu qendroi deri ne fund te jetes se tij ai nuk kerkoi poste ne PD dhe qeverri.
    Ka qene nje nga demokratet qe erdhi ne vitin 98 ne vlore i pari qe nga trazirat 97.Kame qene prezent ne ardhjen e tij qe nga ura e mifolit ederi ne pallat te sportit vlore(kemi henger dhe gure kokes nga disa njerez qe nuk dua ti paragjykoi)Azemi ishte trim saqe kur turrma e udhhequr nga policia dhe kryetaret e PS vlore po afrohej ne pallat te sportit duke qelluar e thyere xhama e gjakosur njerez qe ishin pjesmares ne ate takim.Azemit i thane shoqeruset e tij duhet te dalim nga porta e mbrasme se do na vrasin po dolem nga hyrja kryesore.......Azemi thane nuk dal nga mbrapa dhe po me vrane le te me vrasin une do dal andej nga qellojne edhe andej doli dhe gure i rane ati dhe te gjith neve qe e shoqeronim.
    Mbas vdekjes se tij kame qene ne PD qender dhe jemi takuar me Sali Berishen.Ai tha: Azemi e dinte qe po e ruanin per ta vrare dhe ne te gjithe i thame po ai nuk ruhej.
    Dhe vrasja e tij ka ardhur disa dite me pas emisionit E DIELA DEBAT ku Azemi i ka thene kriminelit skender gjinushi po e quaj keshtu se di shume histori qe ka bere ne vlore Kame kaseta filmike per ju zotri dhe per ata qe e dogjen shqiperine ne 97,do i shikoni se shpejti ne TV u tha, por ata nuk e lane me shume se tre dite dhe e eleminuan.
    Azemi ka hyre ne greve urie dhe e ka kundeshtuar PD sepse ne PD hyn nga ata qe donin karrige dhe qe sote i shikoni se sa parti kane dale nga e para PD.
    Azemi ishte njeri i drejte dhe nuk shikonte interesat e tij po ai ishte per nje shqiperi te madhe.....por komunistet ja prene jeten sepse ai po ju dilte me hapur se asnje tjeter.
    AZEM HAJDARI ESHTE HERO JO SE ISHTE DEMOKRAT PO SE LUFTONTE PER DREJTESI DHE PER SHQIPERI TE MADHE.
    I PAHARRUAR KUJTIMI I TIJ
    SHQIPERIA E SHQIPTAREVE VDEKJE TRADHETARVE
    -----------------------------------------------------------
    RROFTE SHQIPERIA
    Like Sand Through the huors Glass so Are the Days of Our Life

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Azem Hajdari, luan i lirisė

    Fjala e kryetarit tė Partisė Demokratike Prof.Dr.Sali Berisha, me rastin e katėr vjetorit tė ekzekutimit tė Azem Hajdarit

    Tė dashur familjarė, prindėr, fėmijė tė Azemit dhe Besimit,

    Zonja dhe Zotėrinj,jemi mbledhur sot kėtu, nė kėtė sallė, por edhe mbarė shqiptarėt, kudo qė ndodhen, qė duan jetėn dhe lirinė, dinjitetin njerėzor, demokracinė dhe pluralizmin, pėrulen me nderim pėr njeriun qė mė shumė se kushdo tjetėr, i riktheu shpresėn kombit, kur ajo dukej e shterruar, besimin kur ai kishte humbur, dinjitetin dhe emrin e shqiptarėve, kur ato i kishim mė tė nėpėrkėmbur se kushdo tjetėr nė kontinent; ringjalli lirinė kur mendohej se ajo kishte sosur. Sot, ne nderojmė kujtimin e Azem Hajdarit, luanit tė lirisė, studentit liberator qė nė dhjetor tė vitit 1990, do tė ngrihej me bashkėluftėtarėt e tij kundėr diktaturės mė tė egėr tė Evropės dhe do ta gjunjėzonte atė, Azemin, qė pėr sė gjalli, u shndėrrua nė legjendėn, simbolin e kurajos, lirisė dhe qenies sonė kombėtare dhe Besimin, bashkėluftėtarin dhe mikun e tij, qė ra sė bashku me Azemin pėr tė merituar pėrjetėsinė. Por ne sot, nderojmė martirėt e shtatorit, Skėnder Kalenjėn, Adem Shehun, Isuf Ukėn, qė u ekzekutuan pa gjyq mė 13 dhe 14 shtator, nė rrugėt e Tiranės. Nder pėrjetė kujtimit tė Azem Hajdarit dhe vėllait tė tij nė shpirt, Besim Ēera!

    Nder pėrjetė kujtimit tė martirėve tė shtatorit, Skėnder Kalenja, Adem Shehu, Isuf Uka!

    Azem, miku ynė i dashur! Gjatė kėtyre viteve, pėr ty shkrimtarė, poetė kanė shkruar, botuar dhe vazhdojnė tė shkruajnė poezi e shkrime tė shumta, piktorė dhe skulptorė kanė derdhur nė buste dhe portrete, dashurinė pėr ty. Kompozitorė, kėngėtarė dhe rapsodė tė kanė pėrjetėsuar nė kėngė, elegji e balada; miqtė e tu tė kanė pėrkushtuar fjalime dhe ligjėrata. Mund tė ndodhė qė kėto me kohė, edhe mund tė harrohen, por vepra jote nuk do tė harrohet kurrė, ajo do tė nderohet nga shqiptarėt, pėr sa kohė ata do tė nderojnė pluralizmin dhe lirinė, dinjitetin njerėzor. Azem, ti je gjallė! I paharruari miku ynė, Azem!

    Presidenti i Republikės Alfred Moisiu tė ka nderuar ty, me titullin e lartė "Nderi i Kombit". Duke shprehur mirėnjohjen time pėr presidentin Moisiu pėr kėtė akt, dua tė theksoj se presidenti me vendimin e tij, tė ka nderuar jo vetėm ty, por ka nderuar tė gjithė admiruesit e tu, rininė shqiptare qė tė kishte pėr idhull, mbarė kombin, sepse individėt, shoqėritė dhe kombet dallohen nga ata qė admirojnė dhe nderojnė. Katėr vjet mė parė, ti i dashur Azem, u ekzekutove nga falanga terroriste tė shtetit me uniformė. Kombi tė ngriti ty nė mit dhe legjendė, nė memorien e tij kolektive dhe ndėrgjegjen e tij, tė akordoi pavdeksinė, ndėrsa terroristėt tė vranė pėr sė dyti, duke pėrdhosur dosjen tėnde. Sot ti je nderi i kombit, ata janė turpi i tij! Drejtėsia edhe mund tė vonojė, por nuk harron.

    Zonja dhe zotėrinj,

    Ne nderojmė sot Azem Hajdarin, tė palėkundur nė vendimin tonė pėr tė ecur drejt tė ardhmes dhe kjo kurrsesi pėr tė harruar Azemin, mikun tonė tė dashur, pėrkundrazi, pėr tė nderuar mė mirė atė dhe veprėn. E ardhmja ishte vizioni i Azem Hajdarit, liria, prosperiteti, integrimi i Shqipėrisė nė Evropė, ishin idealet e tij.

    Azem, ti je gjallė!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Gėzim Hajdari, njė poet shqiptar nė Ruanda
    Nga Davius nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:11
  4. Dashuria e pare {shkruajtur nga Ekrem Hajdari}
    Nga YaSmiN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 03:22
  5. Kenget e Azemit
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •