Close
Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 188
  1. #171
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Hallall bre Baca Agim. Ke fol bash si bace Bajram Curri dikur. He ty t'lum pushka (fjala) bre burri dheut se na ke tregu vendin ne 'shkjajve' te mallkuem.

    Fol sic esht per te folur dhe mjaft e le urrejtjen dhe patologjizmin e theksuar anti-toske, anti-jug, anti-220 mije, te te zbehe arsyen se u bere gazi i botes per te gjithe ata qe kane mend.

    Sa per Azemin, dhe kjo eshte hera e fundit qe flas ne kete teme; ai ishte nje individ me guxim dhe diti te mobilizonte shkathterisht studentet e me pas turmat dhe pasionet e ketyre turmave ne fillim te viteve 90. Megjithate, me kalimin e viteve Azemi nuk diti ta ruante dhe ta pasuronte staturen e vet si udheheqes i levizjes studentore/demokratike. Me kalimin e viteve perzierja e tij ne ceshtje aspak dinjitoze si sindikatat, ish te perndjekurit, dhe kerkesa per revokimin e statusit te deputetit nga vete partia e tij, si dhe korruptimi i ngadalshem i imazhit te tij nga Sal Ram Dallaveri i cili tek Azemi shihte nje konkurrent potencial per pronesimin e meritave kryesore te Levizjes Demokratike, cuan ne zbehjen e figures se tij si nje lider i mirefillte. Ketu me vjen keq per Azemin se u abuzua me sinqeritetin e pastertine e shpirtit te tij qe ishte aq ne kontrast me paskrupulline dhe poshtersine e liderve te tjere te PD. Azemi githashtu nuk diti ti lere menjane grindjet dhe nervozitetet e momentit, gje qe i solli dhe nje vdekje te prakohsme me motive banale. Ndaj dhe nuk mendoj se eshte 'Hero" i mirefillte. Kaq.


    Nga ky debat i tejzgjatur me ty agim heq dore jo sepse e ndjej veten te mundur, por sepse ndryshe nga une, ti kurre nuk e rishikon pozicionimin tend personal ne nje ceshtje te caktuar, nuk pranon gabime e nuk jep kedi per idete e te tjereve, por ngulmon si mushka ne vertetesine dhe sublimitetin e fjaleve dhe ideve te tua, ashtu sic te ka mesur Enveri dikur se 'komunisti ka gjithmone te drejte'. Ti nuk i shpeton dot gatimit nen ate sistem sepse je shume i vjeter tani, kurse une fatmiresisht nuk munda te indoktrinohem si ty se isha kalama. Ti je me siguri je nga ata tipa qe diskutonin dikur me zell ne mbldhjet e Organizates Baze per meritat e popullit heroik lab qe i dhuroi aq shume luftes partizane, ndersa sot vjell vrer ndaj po ketyre njerezve.
    Vazhdo e vegjetosh ne kete forum, sepse ketu ka boll anetare te tipit iceberg, brari, andrrajetes e kudi une qe ekzaltohen e perdellohen ne maksimum nga nacionalizmi yt patetik e nga akuzat injorante te tipit 'ti je serb, je grek'. Per keta njerez, emocionimi i momentit vlen me shume se ne analize e ftohte dhe e paanshme. Fatkqesisht shumica e shqiptareve vlereson me shume trimerine qe vjen nga agresiviteti sesa tolerancen dhe gjakftohtesine. Dhe ti abuzon me keto ndjenja lehtesisht te manipulueshme te forumisteve. Akuzat 'grek, serb' jane bajate, ato thuhen kur nuk ke me argumenta serioze, por koshient per peshen e tyre te unike, ti e di se sidoqofte ato mbartin nje konotacion negativ te perjetshm per psiqiken e shqiptarit ndaj dhe i thua pa teklif. Por une di ta dalloj etiktimin qe vjen nga inati i momentit sic ben ti, dhe akuzen serioze 'arme e serbit' qe psh e meriton plotesisht Ibrahim Rugova. (lexo I.Kadare per Rugoven dhe sjelljen e tij gjate konfliktit kosovar tek "Ra ky Mort edhe u Pame" me duket).
    Terhiqem nga kjo teme, por vazhdoj ti respektoj mendimet e tua per efekt moshe. (Te lutem, permbaju temes, ji pak me i thelle ne analize e me i kursyer ne sharje dhe agresivitet se sta kena per borxh mer plak)

  2. #172
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Vazhdon operacioni "fshesa" ketu.

    Shikoni mer shqiptare debatusa. Shumica juj keni sot 20-25 vjet. Kjo do te thote qe ne 90-ten kishit 10-12 vjet. Kjo eshte nje moshe ku njeriut NUK i intereson politika, as Arti, as historia, as shkenca, as seksi, as rakia, pra ASGJE me sadopak vlere.

    Prandaj JU FLISNI KOT, pa dit gje, por veē degjuar jehonen e tingujve gjysem te shuar qe vazhdon te qarkulloje neper terr.
    Demokracine NUK e PRURI Azem Hajdari ne shqiperi. (ai s'qe filozof hehe!)
    Skenderbeu i solli shqiperise LAVDINE E PERJETSHME, dhe ne te njejten kohe u tha shqiptareve: Ate nuk e solla une por e gjeta ne mes TUJ.

    E ju derdellisni per Azem komunistin ,ish sekretar partie qe ne djep. Per ēfare ti duhej demokracia atij. Per te HUMB PRIVILEGJET si komunist. Me notat qe kishte po te mos qe i TILLE nuk i shkelte kemba ne Universitet.

    Demokracia ne shqiperi erdhi "PAR DEFAUT", qe do te thote "NA MBIU NE PRAG", ose "na ngeli kopili ne dere".
    Ne te njejten menyre erdhi dhe komunizmi tek NE. Komunistet, po ashtu si "klika zogiste" njehere e nje kohe, e "BRAKTISEN ANIJEN", duke e lene terenin djerre, ata u turren per te kapur KAPITALET qe tashme i posedojne pothuaj totalisht.
    Sidoqofte ata u perkujdesen per ta lene nje "vazhdimesi" te tyren. Nje vazhdimesi te PAKTEN PER DISA KOHE (vite), per kete ndoqen shembullin e Enverit dhe Partise qe reformat e verteta PROLETARE, i ndermori ne vitet 66 - 67. Deri ne ket kohe keta ruajten PROVIZORISHT disa "shkrepse te parezikshme te fabrikes Llapshin", dmth disa intelektuale borgjeze te kohes Zogut me prirje te majta.
    Komunistet me ne krye Ramiz Aline vepruan njesoj, kjo s'do mend, si gide udheheqese kishin pervojen e vlefshme enveriane, te cilen sapo e prekem.
    Alia duke dashur te mos linte VAKUM pas vetes, (ai qafir i njihte si duket ligjet e fizikes) kerkuan midis "kopese" se militanteve bolshevike me origjine katnare, disa "TŹTE DE TURC" si Berisha e Hajdari, militante intelektuale komuniste (i pari) te oreve te para dhe me ORIGJINE te pa njollosur.

    Te zgjedhurit "E FITUAN" pushtetin urte e bute, duke u zotuar perpara Alise se nuk do te perdornin DHUNEN POLITIKE ndaj ish-anetareve te byrose, as klases se gjere komuniste. (ne ket pike keta nuk respektuan mesimet enveriane, te cilet i varen prej gjuhe kundershtaret e vjeter borgjeze). Ne fakt, nuk kish pse, keta ishin nga e njejta race.
    Shqiperia mbeti i VETMI vend eropiano-lindor ish-komunist ku dosjet e vjetra te organit famekeq "sigurimi i shtetit", NUK U HAPEN. Pse?

    Per te gjitha sa u thane me lart.

    Kuptohet me perfundimin e periudhes Tampon, figura te tilla tashme te konsumuara ne opinionin publik, s'ishin me te VLEFSHME per ASGJE. Kapitalet u zoteruan perfundimisht e "perjetesisht" nga ish-bolsheviket revolucionare gjysem-shekullore. Tashme "demokratet" vazhdojne "rolin teatralo-tragjik" te Opozites Shqiptare, duke i hedhur hi syve popullit injorant shqiptar per ekzistencen e nje Pluralizmi Parlamentar Politik te vertete Shqiptar.

    ps; ju lutem mos e fshini ket shkrim timin. FLM.

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Manoklla.. trego te verteten...

    A ben feste ate nate kur u vra Azemi .. juve .. lagja tek Libri universitar e rreth e rrotull??

    Te lutem o fol drejt o mos fol fare.


    Ornamentit !!


    Orni thote:

    ""Kuptohet me perfundimin e periudhes Tampon, figura te tilla tashme te konsumuara ne opinionin publik, s'ishin me te VLEFSHME per ASGJE. Kapitalet u zoteruan perfundimisht e "perjetesisht" nga ish-bolsheviket revolucionare gjysem-shekullore. Tashme "demokratet" vazhdojne "rolin teatralo-tragjik" te Opozites Shqiptare, duke i hedhur hi syve popullit injorant shqiptar per ekzistencen e nje Pluralizmi Parlamentar Politik te vertete Shqiptar."""


    Pra Ornamenti konkludon se Shqiperia dhe resurset e saje jane tashme prone private e PPSH-se ose PS-se.

    Ornament..supozojme se nji fuqi magjike te ben ty te Plotfuqishem ne Shqiperi...

    Cdo kishe bere 3 muajt e para????

    Dua pergjigje te qarte..

    Cdo te mire..


    ...

  4. #174
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    1) Hypja e Mbretit ne fronin e Shqiperise.
    2) Konfederaten shqiptare, sipas formules GEG + TOSK = Shqypni Etnike.
    3) Ndalimin e shtypit te lire, per te pakten 15 vjet.

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E ku je Pinochet ku je.. ose Franko..lol.


    Mir mire..
    Po shtjelloje me gjere kto idera..



    Cdo te mire..

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2003
    Postime
    34

    Cool

    Ju lutem shumė juve moderatorė...nėse e fshini edhe kėtė fjali...si shkrimin tim tė mėparshėm, atėheri sėpaku bėjeni me "gjuhė" e jo me gisht...

    Rrapi shekullor.

  7. #177
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kthimi i mbretit ne fron nuk zgjidh asgje perkundrazi i komplikon ato !!!
    Krijimi i nje konfederate eshte finalizimi i nje percarjeje te paralajmeruar.
    Heqja e shtypit eshte heqja e se vetmes oponence ndaj pushtetit.

    Perfundimi i gjithckaje do te ishte nje konfederate me institucione te dobeta dhe te sapoformuara e paafte per te bashkevepruar ne luften kunder krimit si rrjedhoje e decentralizimit.
    Nje sistem politik akoma me i korruptuar si rrjedhim i perjashtimit te niveleve te larta te pushtetit nga rotacioni.
    Si dhe nje ndrydhje e fjales se lire qe ndryshe perkthet diktature.

    Kur veriu mundi jugun ne lufte per te hequr skllaverine, shume prej skllevereve qe fituan lirine aq shume te enderruar u rikthyen ne shtepite e padroneve te tyre sepse nuk ishin te afte te integroheshin ne jeten e lire ..... sigurisht qe ata vdiqen skllever.


    Une mendoj se ky vend sot ka nevoje vetem per nje gje:

    Reforme ne Drejtesi

    Nese realizohet ndertimi i nje gjyqesori te pamvarur dhe eficent atehere cdo gje tjeter do te vije ne linje me deshire apo perdhunshem.

  8. #178
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Agim Doci

    Ti je nga ata tipa qe te ushqen admirim per Hoxhen. Natyra e merise sende ne fund te fundit eshte jo vetem po aq shtazarake si ajo e Hoxhes por eshte edhe perverse dhe e peshtire, prej nje burri gjysem-femre qe emocionet e bejne mos te dije te shfrytezoje as privilegjin e te pasurit testikuj. (Ndoshta e ka fajin burgu.)

    Ja pse Hoxha do kete gjithmone nje justifikim per vepren e tij prej diktatori, se perballe tij ishin tipa si zotrote, njerez te kotit e te hicit, qe sot e kenaqni veten duke i thurrur poezi gjynafqare skllaverimit tuaj e duke bere shaka me vrimen e bythes te atij qe iu ktheu ne skllever per 50 vjet, ngaqe ju ishit te paafte e te pazote per ti bere balle sa ishte gjalle.

    Leri te qete baballaret tane zoteri. 50 vjet Hoxha me kete lloj mentaliteti nuk iu mesoi asgje valle??

    Azemi hero? Besoj se figura e Azemit eshte teper komplekse dhe e paplote per te qene masivisht heroike. Keshtu qe ai do ngelet hero i atyre qe kerkojne heroin aty ku gjejne interesin apo nevojen e vet.
    Me tej figura dhe vepra e tij eshte mbi-politizuar gje qe e ben vleresimin per te shume pak realist. Pra demin me te madh ai po e merr nga ata qe kerkojne ta imponojne ate si "Hero" ne shoqerine shqiptare. Besoj se koha do ta percaktoje me mire pergjigjen e kesaj pyetje. Por besoj se kjo pyetje qe sot po shpaloset shume pak e rendesishme per kete shoqeri.

  9. #179
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Shoku lesh

    Ashtu eshte 50 vjet krimineli beri cfare deshi, ata qe e kundershtuan u pushkatuan dhe u treten burgjeve te tjeret u persekutuan nga lufta e klasave.... ai qe arriti te kishte sukses aty ku te tjeret kishin deshtuar ishte pikerisht Azem Hajdari ... pas tij tabute u thyen publikisht dhe familjet e vemjeve te kuqe rane nga pushteti, ne fakt i hodhi frika per te mos perfunduar si caushesku ... ato u perdhosen sic e meritonin por u ndeshkuan shume me pak nga sa u takonte .... sot mbi pinjollet e tyre njeri prej te cileve je edhe ti rendon poshtrimi qe iu be prinderve tuaj pas renies se sistemit. Personalisht ndjej sa keqardhje dhe neveri per ju sepse paragjykoheni per gjera qe nuk i keni bere vete dhe sepse tjetersoni veten kur kerkoni te beni avokatine e djallit ..... e vetmja gje qe nuk kuptoni eshte se jeni teper te pafuqishem per te ngjizur te shkuaren dhe te ardhmen.

  10. #180
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    orku

    Ti e ben pak si ajo dhia e zgjebosur qe e mbante bishtin perpjete.

    Sipas teje ne pasardhesit e ish-komunisteve qenkemi klasa e turperuar ne shoqerine shqiptare??
    Ha ha ....me fal o trim po mu pergjigj te lutem, kush e udhehoqi levizjen demokratike ne shqiperi, kush iu nxori ju nga burgu, kush ka qene ne pushtet mbas 92 ne shqiperi, cilet jane artistet me te mire, intelektualet me te suksesshem, biznesmenet me te suksesshem; femijet e cileve edukohen sot ne shkollat me te mira jashte apo brenda vendit, cila klase ka sot ne dore parane dhe pushtetin, cila klase perfaqeson sot eliten e shoqerise shqiptare ne cdo fushe te jetes?? Me duket se ish-komunistet, te privilegjuarit e komunizmit apo pasardhesit e tyre.

    A mos jane keta qe kerkojne strehim apo kompensime sot?

    I dashur, nuk duhet ta heqesh nga mendja se masterat e sotem te shoqerise shqiptare jane pak a shume ata qe u privilegjuan dje. Ju jeni vetem subjekt i vullnetit te tyre. Edhe integrimin tuaj ne shoqerine shqiptare ata e kane ne dore. Ata jane profesoret qe do tju shkollojne, dhe qe do tiu japin mesim e diploma, ne institucionet e tyre do punoni dhe ne sistemin e regullave qe ata vene prape do jetoni. Prandaj mos fluturo me presh.
    Mos i trego fuqine atyre qe iu kane pasur ne dore tere jeten.

    Te shkruajta pak hidhur por me duket se po jeton "Liza ne boten e cudirave", dhe me vjen keq e te meshiroj.

Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Gėzim Hajdari, njė poet shqiptar nė Ruanda
    Nga Davius nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:11
  4. Dashuria e pare {shkruajtur nga Ekrem Hajdari}
    Nga YaSmiN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 03:22
  5. Kenget e Azemit
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •