Close
Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 188
  1. #71
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Mire klodo se nuk ka problem.

    Per Azemin e ke gabim sepse me beso ka shume pak prinda perversa qe rrezikojne jeten e vet dhe te femijeve kot per sport.

    Merre me mend ti nuk ke besim tek mu qe me njef.

    Nga i merr ti faktet per poshtersine e Azemit?

    Klodo i jane bo tre here atentat dhe nuk u dorezu.

    Per te shpetu nga fara e kuqe nuk do as shume men as shume sakrifice, do, te mesosh nga gabimet e bera.

    Ka vetem nje metode:

    Tia bosh si na e bone!

    Me beso per 24 ore jane ne Zelanden e Re.

    Une si katolik nuk jam i zoti se nuk mund te rendoj shpirtin e martireve ne varr.

    O klod,

    na e moren frymen, kemi pune per te bo.

    Anton Ashta

    www.edsh.org
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #72
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    A e din ti Anton, se kur i bone atentatin ne godinen qe quhet parlament, ne momentet e funit kur ai po menote se funi i erdh, ka pas qite prej xhepit nji figure te Shna Nout, te cilen e mate gjithmone me vete, e i ish drejtu me lutje me i rrujte familjen...

    Te bijen e ka pagezu katolike.......

    Do thush ti ka i di une keto.....ja asshtu..

    Azemi noshta pat kuptu' TRADHTINE me te madhe te bome personalitetit shqiptar, prej ku burojne shume tradheti te degjenerume qe prej 500-vitesh!

    Aaa nuk ka falje per mos venie drejtesish ne 92-shin.....ajo ishte nji lloj tradhetie e drejtesise, Jakobinizem!

    Po ne na mungon ate qe kon pase rumunt, Vladislavi i Transilvanise, i njohur si Drakula.......atehere e shifshe ti si kishte me vajtu Dulla ene m'var ku oshte krimet qe ka bo...

    ...por jo me Sala

  3. #73
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    me sa kuptova nga Klodi, heronjt te jene me patjeter te tredhur.
    ose duhet te jene prej betoni qe ne lindje.
    or ti milet, a thu heronjt nuk jane njerez?

    e megjitheate pa komente shue te gjata, a para se nuk di shume , e dyta u lodhem duke lexuar.... (eshte nuk eshte)
    Per mua eshte e nuk e luan as topi!
    Po po eshte Hero.! Une e pranoj si te tille edhe pse nuk ka qene i tredhun e ka pas sex me femra
    Edhe pse nuk ka qene prej betoni e ka hanger e ka pi.... e ka ba kalamaj, e ka pas shpi ...
    Une e kam ne listen e heronjeve te mije!!!
    Ajo c'ka ornament e thote duke mos e thene (knej anej... ne njefare menyre edhe ai e pranon si Hero... nuk me inetereson nese i dredhet apo jo bishti qenit.
    "si ore vihet ne dyshim qenesia e Azem Hajdarit _hero apo jo? "
    Mos lini nam!!!
    Dy heronj e gjysem kemi dhe keto duam ti mbulojme... ti nxojme ose ti vrasim.
    Meqe ai paska vjedh e ba namet sipas klod-dyshuesit, a thu kaq te pamundur e ka pas me ia mbath si shume burra te tjere???
    Kriminelet, mafiozet, hajdutet apo kurvaret, me nje te kercenueme me levizje te gishtit ia kane mbath e sot e kesaj dite nuk u mban suma e u kthye ne Shqipni, kurse azemin e qellun me plumb e nuk iku, as nuk heshti e as nuk reshti....
    Hej zot na ruaj.... na ka ra dreqi ne sofer midis kishes se shelbume!!!
    Pershendetje te gjitheve!
    A vritet i vrari?
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #74
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    kryqia e krishtit befte kryq!!!
    Amin!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lubonja kap penden per te ri-vrare Azemin.

    ja c'thote Shekulli

    -----------------------------
    Miti Hajdari dhe gjuetia e shtrigave
    Nga Fatos Lubonja

    Para disa vjetėsh Azem Hajdari ėshtė akuzuar nga shtypi pro Berisha jo mė shumė jo mė pak se pėr krimin e vrasjes. Ėshtė e shkruar e zezė mbi tė bardhė nė fletėt e sė pėrditshmes, asohere nė shėrbim tė Berishės, gazeta "Albania": njė aktakuzė me 12 pika ku neni mė i rėndė ėshtė ai i vrasjes. Ishte njė kohė kur Hajdari seē kurdiste kundėr atėherė Presidentit Berisha.
    Pas ngjarjeve tė 1997-ės, sikurse dihet, Hajdari e lidhi fatin e tij me atė tė Berishės, pasi krijoi njė diēka si Komitet Kombėtar tė Shpėtimit Publik, qė kėrcėnoi se do ta ēonte vendin nė luftė civile po tė mos shkriheshin Komitetet e Jugut dhe pas zgjedhjeve tė 29 qershorit u akuzua rėndshėm nga socialistėt si njėri nga strategėt e destabilizimit permanent, politikė kjo asokohe e PD-sė qė synonte me padurim tė rikthehej nė pushtet. Kush kėrkon dokumente me data pėr kėtė mund tė lexojė "Zėrin e Popullit" tė viteve 1997-98.
    Pastaj, mė 12 shtator 1998, ndodhi vrasja e Azem Hajdarit, e cila erdhi e papritur pėr shumėkėnd, por, siē doli mė vonė, jo dhe aq pėr Sali Berishėn, Fatos Nanon, etj., tė cilėt kishin tė dhėna se Azemi e kishte jetėn nė rrezik nga disa bashkėkrahinorė tė vetėt tė cilėt kishin ca hesape gjakmarrjeje, por edhe ca hesape pushteti, sepse nė Tropojė pluralizmi politik dhe tregu i lirė ishin kuptuar (nėn frymėzimin e Tiranės) si luftė midis dy klane tė fortish njėri i lidhur me PD-nė dhe tjetrit me PS-nė qė ishin betuar tė zhduknin nga faqja e dheut pjesėtarėt e njėri -tjetrit.
    Pastaj erdhi 14 shtatori kur arkivoli i Hajdarit u pėrdor si qytė pėr tė sulmuar institucionet: turma nė vend sė tė shkonte nė varreza u vėrsul tek Kryeministria duke kėrkuar kokėn e Nanos i cili, pėr ta ruajtur atė, ia mbathi pėr nė Maqedoni, (sipas disa informatave jo i shoqėruar nga ndonjė ekip policėsh shtetėror, por nga persona privatė.)
    Qė prej asaj kohe PD-ja e shpalli Hajdarin martir tė vrarė pėr motive politike, por asnjėherė nuk ka specifikuar se cilat ishin motivet - nga opinioni ėshtė perceptuar se Nano dhe tė tijtė kanė dashur tė zhdukin njė kundėrshtar politik tė rrezikshėm duke nėnkuptuar me "rrezikshmėri" aftėsitė e veēanta tė Hajdarit pėr tė rrezikuar pėr pėrmbysje me forma jo ashtu dhe aq paqėsore. Edhe ndonjė provė konkrete e pėrfshirjes sė Nanos nė kėtė krim nuk u dha.
    Nga ana tjetėr, Nano dhe tė tijtė nė pushtet asnjėherė nuk bėnė njė punė serioze pėr tė ndriēuar krimin, por pėrjashtuan ēdo rol nė tė dhe akuzuan, pėrkundrazi, Berishėn, i cili, sipas versioneve tė paraqitura nga ZP-ja, ishte shkaktari kryesor i zinxhirit tė krimeve nė Tropojė sepse, sipas inēizimeve tė njė mitingu nė B. Curri, ky, kur ishte President, paskėsh kėrkuar t'ia sjellin nė Tiranė gjallė a vdekur njėrin nga vėllezėrit e Fatmir Haklajt, (vrasėsit tė mėvonshėm tė Hajdarit), i cili e paskėsh fyer gjatė mitingut.
    Si rezultat, sipas zakonit tė trashėguar qė nga periudha kur i shėrbenin sulltanėve, shqiptarėt e PD kanė preferuar t'ia ēojnė mė mirė tė vdekur se sa tė gjallė. (kuptohet, si shenjė e civilizimit mungonte koka nė tepsi). Dhe, sipas gjakmarrėsve, Hajdari ka pasur gisht nė kėtė punė.
    Ndėrkohė, pas vrasjes sė Hajdarit nė Tropojė, u vranė njėri pas tjetrit thuajse tė gjithė tė akuzuarit apo tė lidhurit me vrasjen e tij (me ca vrasje spektakolare pėr nga sofistikimi) dhe asnjė punė nuk ėshtė bėrė pėr tė ndriēuar se kush i vrau ata. Autorėt e kėtyre krimeve pas shumė gjasave janė tė lirė.

    Hajdari, nder i kombit

    Kush ka parasysh tėrė kėto gjėma, megjithė meritėn e Hajdarit si pjesėmarrės nė krye tė lėvizjes studentore, dhe megjithė vrasjen, e cila pa dyshim ėshtė krim i rėndė, e ka tė vėshtirė tė kuptojė se si Presidenti i Republikės i akordoi Azem Hajdarit titullin pėrjetėsues "Nder i kombit".
    Aq mė tepėr qė ende ka njė vendim gjykate qė vrasjen e tij e jep me versionin e njė vrasjeje pėr motive ordinere dhe gjithashtu nuk ka asnjė provė deri tani (tė deklaruar nga gjykata e kam fjalėn) qė vrasja tė jetė politike.
    Shpjegimi ėshtė vetėm njė: jemi nė fushėn e krijimit tė miteve, mė saktė tė kurorėzimit tė njė miti tė cilit PD-ja ia ka ngritur piedestalin qė prej 1998-ės. Dhe, sikurse dihet, historia qė tregohet pėr njė mit nuk ėshtė e thėnė tė jetė e njėjtė me bėmat reale tė personit qė mban emrin e mitit.
    Ndėrtimi i mitit bėhet pikėrisht me teknikat e harresės dhe selektivitetit nė funksion tė qėllimit pse ai ngrihet. Kush kėrkon teori mbi kėtė le tė kėrkojė literaturė mbi karakterin funksional tė miteve.
    Sipas funksionalistėve, njė mit ka kuptim vetėm nė njė konteks tė caktuar ndėrveprimesh pragmatiste tė karakterit social, kulturor, apo politik... Duke e interpretuar mitin Hajdari me kėtė teori mund tė thuhet se ai u bė miti i PD-sė sė viktimizuar nga PS-ja ashtu siē ishte Nano i burgosur nga Berisha miti i PS-sė sė viktimizuar nga PD-ja; miti i militantit tė paepur tė PD-sė, tė fortė dhe guximtar, miti i revanshizmit tė PD-sė.
    Kjo shpjegon se pse PD-istė harruan akuzat qė kishin ngritur kundėr tij dhe pas disa vjetėsh, po tė njėjtėt njerėz, po afėr Berishės, qė sipas shtypit merrnin asohere tė dhėna tek SHIK-u i Gazidedes kundėr Hajdarit pėr ta akuzuar atė pėr vrasės sot, pa dhėnė asnjė shpjegim pėr ato akuza, pa i kėrkuar as ndjesė publikut, familjes, apo vetė figurės qė sot e nderojnė, ndėrmorėn njė luftė tė madhe qė Hajdari tė shpallej nder i kombit dhe akuzojnė SHIK-un e sotėm pėr vrasjen e tij.

    Miti Hajdari nė kontekstin e sotėm politik

    Personalisht bėj pjesė ndėr ata qė nuk do tė doja tė mė jepte ndjenja nderi dhe krenarie kombėtare as Hajdari - tė mė falin PD-istėt - dhe as ca ndere tė tjera tė kombit dhe as nuk do tė doja t'i jepja pėr model frymėzimi ata.
    Shyqyr qė luftuam pėr ca pak pluralizėm sa pėr tė pasur mundėsi t'i edukojmė nip stėrnipėrit tanė pėr tė zgjedhur midis ndereve dhe pėr tė mos i nderuar nderet fare por nuk ua mbushėn mendjen. Kėtu gjej rastin tė them edhe se vetė titulli "Nder i kombit" me patetikėn dhe retorikėn qė pėrmban mė duket i shėmtuar, si i sajuar nga njė njeri me ndjenja poetike tė vjetėruara.
    Por, meqė kjo ka tė bėjė me "ēėshtje personale" - kėshtu tė akuzojnė sa herė del kundėr mendimit tė pjekur, objektiv, tė aprovuar nga "shumica", po i largohem kėsaj ēėshtjeje dhe po hyj tek tema shumė e pėrfolur sė fundi lidhur me vrasjen e Hajdarit.
    Personalisht nuk e besoj, ashtu sikurse shumė e shumė shqiptarė, se Azem Hajdarin e ka vrarė Fatos Nano, apo Fatos Klosi. As qė e ka vrarė Sali Berisha sikurse thoshte ZP-ja nė '98-tėn. Sikur tė kishte qenė kaq trim Nano nuk do t'ia kishte mbathur nė Maqedoni pasi do tė kishte bėrė edhe planin se ēdo bėhej pas vrasjes.
    Tani PD-istėt thonė se e ka vrarė Klosi, por edhe Klosi aq i marrė sa ta vriste pa dijeninė e shefit tė tij tė ekzekutivit, nga varej, nuk ishte - sepse si do tė mbrohej, tekefundit. Ata duhet ta kenė ditur se Hajdari ishte nė rrezik jete dhe, sipas meje, krimi mė i rėndė i tyre ėshtė ai qė lejuan tė vendosen nė policinė e Tropojės njerėz tė krimit qė pėrdorėn pushtetin qė i dhanė ata pėr tė larė hesape me kundėrshtarėt e tyre.
    Dhe kjo nuk ėshtė pėrgjegjėsi e vogėl.
    Problemi qė mė ngacmon megjithatė nuk ėshtė moszbulimi deri nė fund i sė vėrtetės sė vrasjes, as mėkate tė tjera tė Klosit nė krye tė SHIK-ut, (jam i bindur se si Klosi edhe tė tjerė shefa tė tij janė pėrgjegjės pėr shumė tė kėqija nė kėtė vend) por ēėshtja se si po pėrdoret miti Hajdari nė kontekstin e sotėm politik.
    Para disa kohėsh u bė njė marrėveshje Nano - Berisha pėr tė ndryshuar klimėn e politikės konfliktuale e bizantine nė Shqipėri, qė e pėrshėndetėn shumė personalitete tė shquara, edhe ndėrkombėtare.
    Mirėpo, sipas mendimi tim, miti i vrasjes sė Hajdarit pėr motive politike, ėshtė bash kuintesenca e politikės sė konfliktualitetit dhe kurorėzimi i kėtij miti pikėrisht nė periudhėn e konsensusit dhe mė pas gjuetia e shtrigave qė ka lindur nė emėr tė mitit tė tij, mban erė jo fort tė mirė konsensualizmi, pavarėsie dhe paanėsie tė institucioneve - me nė krye atė tė Presidentit.
    Njė nga karakteristikat e politikės konfliktuale bizantine ka qenė pikėrisht shfrytėzimi i emocionalitetit tė publikut dhe jo i racionalitetit tė tij, shfrytėzimi i paragjykimeve nė vend tė gjykimeve, i besimeve tė verbėra nė vend tė kultvimit tė kulturės sė dyshimit pėr tė cilėn edhe vetė Berisha deklaroi nė Parlament se ėshtė element emancipimi pėr popujt.
    Ndėrkaq, mėnyra se si po pėrdoret vrasja e Azem Hajdarit, duke e mistifikuar atė, ėshtė krejtėsisht pėrsėritje e kėtyre karakteristikave, e shfrytėzimit tė frikės dhe besimit tė verbėr ndaj gjėrave tė shpallura tabu, pėr tė arritur qėllimet politike.
    Tė arrish tė thuash tani se koka i oktapodit tė krimit na qėnkėrka Rexhep Meidani sepse ai na mbrokėrka vrasėsin e Azem Hadarit, Fatos Klosin, (kur dje me tė njėjtėn gjuhė ke akuzuar Fatos Nanon), tė anashkalosh me arrogancėn vendimet e gjykatave dhe institucionet qė duhet tė merren me shpalljen e fajtorėve (vetė shpallja "nder i kombit" paragjykon ēėshtjen e zbulimit tė sė vėrtetės edhe nėse hapen hetime, sepse ajo nėnkupton qė pa dyshim duhet tė gjenden fajtorė politikė) kjo mė duket se jo vetėm qė tregon se konfliktualiteti dhe bizantinizmi aq shumė i pėrfolur i Berishės e Nanos nuk ėshtė zhdukur nga kokat e tyre, por ka gjasė tė bėhet edhe mė iracional e mė virulent po nuk pati forca tė tjera institucionale qė t'i thonė ndal.
    Ne kemi nevojė pėr njė paqtim tė mendjeve nė formėn e ēlirimit nga demonėt e konfliktualitetit dhe tė bizantinizmit e jo pėr njė pajtim personash nė mendjen e tė cilėve kėta demonė vazhdojnė tė hedhin vallen nė tė tjera gosti.

    ---------------------------------------

    Tosi shkruan mes tjerash:

    "Kush kėrkon dokumente me data pėr kėtė mund tė lexojė "Zėrin e Popullit" tė viteve 1997-98."

    Pra Fatos Lubonja keshillon publikun e sotem te ndricoje trurin e te "zbuloje " te vertetat duke lexuar ZERIN e POPULLIT.
    Harron Tosi i Todit se i njejti ZP para 28 vitesh e ngordhen ne BURG e Internim familjen Lubonja me Akuzen se ishin agjenta te Imperializmit e social-imperializmit.
    KRIMI i TOD LUBONJES dhe TOSIT athere ishte nji "PESH PESH" llafesh qe nuk ja degjoj kerkush vec "mikrofonave" te Sigurimit dhe u akuzuan si tradhtare.
    Ketij Klani qe e trodhi 17 vjet ne Burg Tos Lubonjen i sherben perseri ky skllav i perjetshem bizantin qe urren kreshniket e maleve tona qe kane dashur lirine dhe qe ja sollen kte liri dhe vet Tosit qe i rane floket galerive te Spacit..
    Burizani i revolucionit anti-Berishe qe i kushtoje ketij populli kaq gjak e varre, merr penden te Ri-vrase Azemin perseri keto dite.
    Tosi trembet nga Dialogi paqesor Berisha -NANO sepse pikerisht shuan konfliktualizmin e jep mundesi te precipitojne fenomenet e te zbardhen Qoshet e erreta te kohes tone .
    Tosi shqetsohet se eshte piketuar tashme ne opinion "triumvirati" kriminal Gjinushi-Klosi-Mejdani dhe ne nji nga ato taborre ben pjese dhe vete Lubonja i Rebelizmit te 1997-tes bashk me Frrok Cupet e tjere.

    Jepi lubonja jepi se u tallet me Berishen athere po Nanos i hani mune..ti me gjith gjino gjingjinushin e terbacit.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Homazh

    Azem Hajdari
    LEGJENDĖ I GJALLĖ, LEGJENDĖ I VDEKUR.



    Tė ulesh para letrės sė bardhė e tė shkruash pėr Azem Shpend Hajdarin – Heroin e Demokracisė Shqiptare, ėshtė tepėr e vėshtirė. Jo ngase jeta e tij 35 vjeēare ėshtė e mbushur plot, si personazhet e legjendave, por sepse Azemin e duan tė gjithė shqiptarėt padallim, e ndokush me tė drejtė mund tė shprehet :- sa pak, tepėr pak, po shkruani, pėr atė trim atdhetar.
    Keni tė drejtė ! Por nė kujtesėn kombėtare, Azem Hajdari, do jetojė gjithmonė. Azemi ishte njė mjeshtėr i madh i fitimit tė zemrave tė njerzve tė thjeshtė. Entuziazmi i njerėzve nga jugu nė veri, nė ato kohė tė trazuara e tė pėrmbysjeve tė mėdha, sapo merrnin vesht se ka mbėrritur Azem Hajdari, mbushnin sheshet, rrugėt duke brohoritur „Azem! Azem! Ti je bota!“
    Azem Hajdari do tė mbahet mend si i vetmi politikan shqiptar, qė e donte aq shumė Kosovėn, derisa flijoi jetėn e vet. Do mbetet, sėtoku me studentėt e tjerė tė dhjetorit `90-tė, si varrmihės i diktaturės. Mesazhet e tija, sa origjinale, aq dhe atdhedashėse, do rrezatojnė pėrherė tek ēdo njeri, qė e meriton emrin patriot. Brezave tė ardhshėm tė politikanėve shqiptarė, lé t`u shėrbej qartėsia e Azemit, si pikė referimi, pėr tė dashur mė shumė atdheun sesa karriget e pushtetit ! Tek kėto vlera, qė do t`i quaja „ pronė e patundėshme e Azemit“ do ndalem dhe padyshim do tė pėrcjell tek lexuesit portretin e tij, sa origjinal aq dhe tė paarritshėm. Kisha fatin dhe nderin qė isha shoku mė i ngushtė i tij, pėr vite me radhė. Nuk e kam menduar kurrė, qė do tė shkruaja faqe tė tėra pa m`i lexuar mė parė Azemi. Kurrė! Kronologjikisht do respektoj faktet, veēse lexuesit do t`i lutesha tė mos mendojė asnjė ēast, se kėto kujtime, i japin vlerė autorit tė monografisė. Vlerat i ka, vetėm Azemi !
    …Kujtoj gjithmonė ditėt dhe netėt kur shkruaja kėngėt pėr Kosovėn. Azemi pėrqėndrohej i gjithi, duke mė nxitur t‘a bėja vargun mė tė fortė apo mesazhin mė tė qartė pėr njerzit. Kishte kujtesė tė pazakontė pėr ngjarje, emra dhe bėmat e trimave tė asaj treve. Kujtonte Zhujė Selmanin, Qorr Iljazin, Shaban Polluzhėn dhe thoshte gjithmonė:
    Atje i kemi vorret e tė parėve tanė!
    Azemi e njihte Kosovėn dhe shpirtin atdhetar tė shqiptarėve tė Kosovės mė mirė se kushdo tjetėr. Sa ishte gjallė Azem Hajdari, kudo, nė tubime apo nė parlament, nė kuvende partiake apo metingje elektorale e mbyllte fjalimin me thirrjet „Rroftė Kosova!“ „Rroftė Flamuri!“ „Rroftė presidenti Rugova!“
    Kur nė ato vite tė fillimeve tė lėvizjeve studentore dhe mė pas, sa herė qėllonte t‘i tregoja poezitė qė kisha shkruar futej i tėri nė pėrmbajtjen e tyre dhe pyeste kush do t‘a kėndojė? Bėnte vrejtje dhe habitesha se sa i saktė ishte nė vrejtjet e tija edhe pėr vargun poetik.
    Kur shkrova kėngėt pėr Isuf Gėrvallėn, Kadri Zekėn dhe Bardhoshin, apo pėr Enver Hadrin, pėr Elfet Homollin apo Nasemi Helshanin, kėngėn pėr pajtimet e gjakut „Prite Anton Ēetėn“ apo kur shkrova kėngėn pėr simbolin e qėndresės Adem Demaēin „Ban gajret Adem Demaēi“ e cila u bė mė pas, gati gati si hymn, gėzohej si fėmija. I ndritnin sytė dhe bėhej me fletė prej gėzimit. Ai ishte njeriu mė dashamirės i kėngės shqiptare. Ishte lexuesi i parė i krijimeve tė mija dhe njiherit redaktori mė i „pamėshirshėm“ i vargjeve qė sipas tij u vinte era realizėm socialist.
    Kur pėrfundova „Marrshi i UCK-sė“ kėnduar mjeshtėrisht nga Arif Vladi dhe „A vritet pafajsia“ nga Leonora Jakupi, Azemi ishte i pari qė deklaroi se pranvera e vitit 1999 do tė jetė pranvera e lirisė! I doli fjala!
    Ishte miku dhe mbrojtėsi mė i madh i njerzve tė artit. Por ja, qė jeta ėshtė e padrejtė dhe fati e morri nga gjiri ynė pabesisht.
    Pėr t`a sjellė tek njerzit sa mė tė vėrtetė dhe sa mė tė plotė, me shumė dhėmbje, shfletoj nga kujtesa ime, nga ditari personal dhe kujtimet e miqve tė tjerė ngjarje, momente dhe fakte qė i jetova pranė trimit, atdhetarit, politikanit dhe njeriut – simbol Azem Shpend Hajdari.
    Pa i redaktuar dhe pa zbukuruar asgjė, po i rreshtoj nė kėtė monografi. E vėrteta, jo gjithmonė ėshtė e embėl, pėrkundrazi, dikujt i vjen e idhėt e pėrpiqet t`a fshehė. Me kėtė „armė“, me armėn e sė vėrtetės luftoj dhe u pėrpoq Azemi, tė bėjė vend pėr vehten dhe pėr idealin e tij. Duke e mbrojtur tė vėrtetėn e duke qenė oponent i saj, Azemi „pagoj“ ēmim tė lartė, jo vetėm pėrballė kundėrshtarėve tė vet, por edhe brenda PD-sė, ku ay kishte nėnshkrimin e themeluesit nė krye tė demokratėve. Azemi ishte tepėr i lidhur me elektoratin, i cili e zgjodhi 4 herė Deputet.
    Né, shqiptarėt, kur „vishemi „ sadopak me pushtet shpėrfytyrohemi. Mania e madhėshtisė dhe fryma e kapardisjes „me dashje apo pa dashje“, cėnon personalitetin e liderit dhe karizmėn tek populli.Tjetėr ishte Azemi. Dora dashamirėse e tij, shtrihej pa hile kur takonte tė njohur e tė panjohur. Zemėrgjerėsia e tij nuk ka tė krahasuar.
    Azemi nuk ishte njeri i pozave dhe salltaneteve. Gėzohej si fėmija kur i zgjidhte hallin dikujt. Ishte miku dhe mbėshtetėsi mė ngrohtė i ushtarakėve dhe punonjėsve tė policisė e strukturave tė rendit. Me njė zgjuarėsi natyrore dhe intuitė si askush, dilte nė breg edhe kur tė tjerėt mbyteshin nė njė filxhan uji. Azemi ishte shoku mė i mirė dhe miku mė i afėrt tė gjithė intelektualėve, pavarėsisht nga idetė. Dinte ti nderonte ata edhe ishte tepėr tolerant nė diskutimet qė bėnim. Shpesh herė, me atė tė qeshurėn e tij tė sinqertė, nė tavolinat miqsore ku diskutohej pėr tė gjithė temat jetsore, qendėr graviteti bėhej Azemi. Pėrherė e dinim qė ai do „lėshonte ndonji tullė“ por nuk e parashikonim se kujt do t`i binte kokės. Tepėr i sinqertė, deklaronte : -„ ju dua shumė, bile jua kam lakmi pėr gjuhėt e huaja qė zotėroni !...Por kėto vlera e thesare qė zotėroni, derdhini nė „Bankėn e Shqiptarisė dhe tė Demokracisė.“
    Kjo ishte tepėr e sinqertė. Kujtoj nė njė rast me disa tė huaj, gjuhėn e tė cilėve Azemi betohej se nuk e dinte, sapo ata u larguan tha : -„Kėta, na e kanė me hile !...“
    Dhe me tė vėrtetė, e gjithė biseda zhvillohej midis nesh dhe tė huajėve francezė me nerv. Tė huajt tepėr djallzorė, na kritikonin qė kishim mbetur „prapa botės“... Azemi atbot, shprehu nė mėnyrėn qė vetėm atij i rrinte hijshėm kur i prekej krenaria kombėtare fjalinė : - „ Po kėta dėnglaxhi a nuk e dijnė se dhe tunelet me bashkue Europėn ia ka hapė inxhinieri shqiptar prej Shkodre Karlo Gega !?...“
    Tė gjitha mbresat pėr Azemin, mbi tė gjitha si njė njeri qė respektonte kodet morale shqiptare, mė shtynė, qė tė nis njė monografi pėr tė pazėvendėsueshmin Azem Shpend Hajdarin.
    Kam patur qindra pyetje nga tė gjithė shokėt dhe dashamirėt kur do shkruash pėr Azemin ? E vėrteta ėshtė se nuk e kisha tė lehtė, e sinqerisht malli pėr tė, mungesa e tij mė trishton ēdo ditė, ēdo orė, ēdo ēast. As dora nuk mė bindet. Shpirti i plagosur i yni, qė Azemi n`a donte aq shumė, ndoshta duke shkruar diēka, mund tė gjej melhemin e plagės qė mban datėn 12 shtator 1998....
    sTė vėrtetat e rreshtuara sipas kėndvėshtrimit tim tė sinqertė, plotėsojnė figurėn e njeriut Azem. Ky trim fizikisht mungon nė radhė tė parė tek familja e tij, qė Azemi e adhuronte, mungon tek shokėt e miqtė e tij, qė Azemi i respektonte, por shpirtėrisht ėshtė tek tė gjithė, ndaj do tė doja qė t`a lexoni pa paramendime politike. Pėr tė qenė i sinqertė, ngjarjet nė 10 vjeēarin e fundit, pra nga dita qė u njoha me Azemin nė dhjetor 1989, ishin skajshmėrisht tė superpolitizuara. Sidoqoftė njė lexim dhe gjykim i sinqertė nga ana e juaj, do ishte me siguri shpėrblimi mė i mirė i respektit pėr Azemin dhe jo pėr kronikanin. Nėse pėr tė madhin Gjergj Kastrioti, kronikani Marin Barleti ishte bashkėkohės, unė me Azemin isha bashkėudhėtarė. Ay njė legjendė, njė gjeneral demokracie, né aspirues dhe asgjė mė shumė. Koha do na gjykojė dhe do na vlersojė tė gjithėve...
    3
    Takimi i parė me Azemin
    Ishte fundi i vitit 1989. Regjisoria e talentuar e RTSH – sė, Vera Grabocka
    vjen dhe mė kėrkon nė Kombinatin e drurit „ Misto Mame „ Tiranė, ku punoja si k/inxhinier elektrik. Ftesėn e saj, pėr tė qenė kryetar i Jurisė Popullore nė Natėn Finale tė Festivalit tė Interpretimit tė Kėngės Popullore Shqipėtare qė organizohej nga Vera dhe RTSH-ja, iu pėrgjigja me shumė kėnaqėsi. Yjet e artit shqiptar si Parashqevi Simaku, Merita Halili, Bujar Qamili, Fatma Zyberi, vėllezėrve Zena tė Elbasanit, Zeliha Sina, Bashkim Alibalit, Irma Libohovės, Valdete Hoxha, Bashkim Alibali, dhe plot tė tjerė, qė u kėrkoj ndjesė pėr mospėrmendje emri, po u „rrezikonte“ ēmimin e parė njė talent i rrallė - Eli Fara. Nuk ishte drithėrima e zėrit tė saj magjepės qė po ēudiste artėdashėsin, sesa tematika njerzore e kėngėve qė solli Eli Fara nė „ringun“ e kėtij takimi madhėshtor. Mbasi befasoi publikun nė fetivalin folklorik tė Gjirokastrės njė vit mė parė pra nė vitin 1988, duke mos kėnduar asnjė kėngė politike tė realizmit socialist, Eli Fara solli njė perlė tė muzikologjisė shqiptare nga trevat e Korēės. Kėngėn e „Qeraxhiut“. Nga 550 votat e „jurisė popullore“, Eli Fara morri shumicėn absolute, duke merituar vendin e parė. Drejtuesia e talentuar e Festivalit Silvana Braēe, kur dha vendimin e Jurisė – Vend tė Parė me „Kėngėn e kurbetit“, e merr interpretuesja Eli Fara nga Korēa,salla shpėrtheu nė duartrokitje tė zjarrta. Sidomos galeria e Akademisė sė Arteve qė ushtonte nga thirrjet e spektatorėve mė tė sinqertė tė atij spektakli – studentėt universitarė. Si kryetar jurie dhashė maksimumin qė Eli tė merrte atė qė meritonte. Nuk e harroj kurrė qė dhe njė tjetėr yll i skenės shqiptare – Tinka Kurti, si anėtare jurie e dha votėn publikisht pėr Eli Farėn. Nė atė atmosferė tė paharrueshme, mė afrohet njė student me njė xhakoventė tė zezė meshini qė vezullonte nga shkėlqimi. Kjo „xhakoventė e zezė“, do tmerronte njė vit mė vonė, nė dhjetor tė vitit 1990 edhe Ramiz Alinė. Ishte Azem Hajdari.
    A ban me tė dhanė dorėn more burrė ? -, foli ky student qė u bė legjendė pėr mposhtjen e diktaturės. – Qėnke shqiptarė qebesa, Eli dhe kanga e saj e meritonin vendin e parė ! Shumė shpejt, kjo plagė e varfėrisė tipike shqiptare do mahiset prap !... Hajt se do takohemi bashkė nė ndonji rast tjetėr. Do kemi shumė punė pėrpara me e ba Shqipninė siē duhet !...Do tė vijė dita me e tėrhjekė zhag atė qoftėlargun qė ka rrejtė babėn tand dhe babėn tem!…..“
    Kaq tha studenti i fakultetit juridik Azemi, dhe zbriti shkallėve teposhtė. Atė natė dhe shumė net tė tjera, mendimi e dyshimi, se mos ishte ndonji provokator, mė la pa gjumė. Isha i tmerruar nga guximi dhe kurajua e atij djaloshi plot temperament. Jo vetėm pėr nga mesazhi, por dhe nga siguria sesi e shprehu fjalinė studenti Azem, haje infarkt miokardi! Me kėtė fakt tė thjeshtė, desha tė bėj tė ditur pėr gjithkend, se nuk ishte rastėsi dalja nė krye tė skenės politike e studentit tropojan - Azem Shpend Hajdari. Ishin bindjet atdhetare dhe bindjet antikomuniste tė tija, qė e thirrėn nė „ringun politik“ fill mbas njė vitit. Vitet qė pasuan dhe kur miqėsia me atė, u bė e pandarė, Azemi e pėrsėriste vazhdimisht : „- Nėse PPSH-ja,na rrejti dhe mashtroj prindėt tanė, tė mos lejojmė qė kėto partitė qė dolėn nė pluralizėm, tė na rrejnė dhe fėmijtė tanė. Mallkim pėr né, nėse do ecim nė gjurmėt e asaj partie komuniste qė shkatrroj psiqikėn shqiptare !...“
    Kuvendi i Kaēanikut dhe turpi i ngjarjes sė ambasadave korrik 1990.
    Viti 1990, pati intensitet tė paimagjinueshėm ngjarjesh. Nė mars tė atij vitit familjarisht ndodhesha nė Shkodėr. Fejohesh njė nga shokėt tanė. Nėna e tij na tha : - mos dilni sot nė Pjacė ! (kėshtu e quajnė shkodranėt qendrėn e kėtij qyteti). Vjen era mish dhije !...
    Isha lindur dhe rritur nė Shkodėr, ndaj kur qytetit i rrihte pulsi fort, nuk kishim munguar ndonjiherė. E pse tė mungonim atė ditė ? Ded Kasneci me djem tė tjerė si Zef Gjoni e Nikolin Thana qė nuk u „dilte kush nė beleg“, ishin organizatorėt e asaj ngjarje qė kalendari politik e quan „demostrata e heshtur“ pėr tė hequr statujėn e Stalinit.
    Shkodra - djep i atdhetarisė, i kulturės dhe demokracisė shqiptare,atė ditė ishte tepėr e shqetsuar. Pėshpėritej qė ditėn e shtunė, me njė gėzim tė veēantė, qė „tė djelėn patjetėr me dalė nė pjacė, do kemi film pa zą ! „. Pak vetė e dinin, por e gjithė Shkodra doli nė shesh !
    Dikush tentoj tė kėndonte „ mori Shkodėr moj mizore, shumė na u duke e pak na dole ! „ Dikush iu gėrmush : - praj idiot ! Heshtja mbuloj pjacėn. Shkėmbeheshin vetėm vėshtrime urrejtjesh midis „atyne“ dhe nesh. Por qėllimit iu arrit ! U bė demostrata e heshtur pėrpara bustit tė J.V.Stalinit. Sa absurde ! Vendlindja e kėtij kryekrimineli komunist rus – Gjeorgjia e kishte zhgulur qė nė vitet 1966 monumentin e Xhugashvilit – Stalin, ndėrsa Shkodra antikomuniste me themel, duhej t`a mbante nė shesh(!) Ky vrasės prototip i demokracisė njerzore nuk kishte bust as nė sheshin e Erevanit. Shkodra – vendlindja e burrave mė tė shquar tė kombit shqiptar, si At Fishta, Oso Kuka, Gurakuqit, Mjedės,Prenushit, Koliqit, Dom Ndoc Nikajt, Tringė Smajles, Norės sė Kėlmendit, Zef Jubanit, Arshi Pipės , Shkodra e tė parės kryengritje antikomuniste tė Postrribės nė vitin 1946, duhej t`a mbante endé nė mes tė qytetit Josifin e Rusisė (!).
    Boll mą – thoshin shkodranėt, - boll na qelbi vendin ky hundėlesh !
    Djemt e Shkodrės loces, e mbajnė mend atė ditė sesi u rrahėn, u burgosėn dhe u tėrhoqėn zvarrė nga policia e Ramiz Alisė.
    Vera e nxehtė e atij vitit, solli njė tjetėr ngjarje.Ajo ishte ē`ishte ! Zorra e trashė e regjimit komunist u shqye, kolonat e policisė, forcat e ushtrisė me lopata xhenjere nepėr duar, sikur po prisnin ceremonialin e varrimit tė frikės ! Po, po ! Ato ditė nė Tiranė u vra frika ! Unė e kam quajtur, plasi tėmthi ! Korriku i vitit 1990, kur njerzit shqyen kangjellat e rrėzuan muret e legatave tė huaja opinioni botėror u njoh me trimėrinė politike tė vėllezėrve tanė nė Kosovė. Atė ditė si njė mallkim ndodhi qė shqiptarėt, tė mos i linin radhė njeri tjetrit pėr tė zgjidhur robėrinė. Kur vėllezėrit tanė tė Kosovės u mblodhėn ilegalisht dhe bėnė parlamentin e tyre qė morri emrin e Kuvendit tė Kaēanikut, nė Tiranė ngjau hataja me ambasadat. Kosova ishte nė qendėr tė vemendjes tė Europės pėr kėrkesat e saja konstitucionale vetėqeverisėse. Kur pikėrisht me 2 korrik 1990, njė dorė tepėr djallzore, qė doli nga kulisat e sigurimit tė shtetit dhe mendja diabolike e KQPPSH-sė, organizoj pabesisht atė „tėrmet“. Kalendari historik e ka quajtur „ngjarja e ambasadave“ ! Ndėrsa Azemi e quajti lėvizje tė mbrapshtė, se thyerja e ambasadave mund tė bėhej dhe me 5 korrik !
    Ngulte kėmbė Azemi se kjo u bė vetėm pėr injoruar atė ngjarje sa madhore aq dhe delikate Parlamentin e Kaēanikut !
    Europa e harroj Kosovėn !
    Ajo qė ngjau me ambasadat nė Tiranė, i vinte sipas oreksit edhe kojshive tanė sėrbo-grek, qė nė tė gjitha kohrat Shqipėrinė e dėshironin tė destabilizuar. Me 11 korrik „ Jakomoni komunist – Xh. Gjoni „ me metodat e tufėzimit me forcė, mblodhi kolektivat punonjėse tė Tiranės nė sheshin „Skėnderbej“, ku mbajtėn fjalime patetike K.Blushi e tellallė tė tjerė tė zhganit antishqiptarė qė nuk ishin gjė tjetėr veēse kucovllehėt dhe ortodoksėt qė nė vitin 1997 do merrnin pushtetin me puē dhe me pushkė. Nuk thanė oratorėt e atij tubimi as edhe njė fjalė pėr Kuvendin e Kaēanikut. Ndėrsa sot nė parlamentin vampir tė kallashnikovit, marrin pozat e „atdhetarėve qė u digjet xhani pėr lirinė e Kosovės“ ! Sa fytyrė fortė janė, e sa shpejt harrojnė shqiptarėt, se me kė kanė tė bėjnė !
    Nejse ! Kthehemi atje ku ishim... nė korrik 1990.
    Opinioni botėror tani duhej tė merrej me skandalin e ambasadave(!) Kosova pėrsėri duhej lėnė nė harri. Megjithatė, atyre djemve qė trimėruan duke thyer kangjellat e legatave tė huaja, duhet t`ua dijmė pėr nderė gjithė jetėn. Ishin ata tė parėt, qė i dhanė njė goditje nokdauni PPSH-sė! Mesa duket fati ynė precipitoj ashtu, dhe hajt, le t`a gjykojė e nesėrmja !
    Kėto pika kulmore, ishin vlaga e fjalimeve tė Azemit nė ngjarjet e dhjetorit 1990, qė mban emrin e tij dhe cilėsohet nga historia si dhjetori i revolucionit demokratik tė vėrtetė shqiptar.Ato ditė kur trimėria,guximi
    dhe kushtrimi studentor: - „ Poshtė Komunizmi !“ kishin nė ballė djaloshin malėsor Azem Hajdari, shumė prej nesh, rrinim „nėn furka tė grave „.
    Ishte 6 dhjetor 1990.
    Duke u kthyer nga kafeneja e Hotel „Dajti“, ku „qanim“ hallet e kombit ulur nė kolltukėt e ish „Kursalit“ fashist, ku 50 vite rresht nuk guxonte tė futej kėmbė shqiptari i propozova njė intelektual tė shq(ua)yer qė nė 5 vjetėt e qeverisjes sė Berishės, i futi tė dy duart ne mjaltin e postit qė mbajti, tė bėnim njė vizitė tek shtėpia e Prof.H. Beqja. Mė kishte pėlqyer ky sociolog – socialist, jo vetėm pėr disa shkrime tė guximshme nė „ZP“, por edhe se nė takimin me studentėt atė dhjetor nuk ishte pritur me shumė fėrshėllima. Kisha dhe njė „faturė tė palikujduar“ me profesor Hamitin, ngaqė mė 5 maj 1989, njė shkrim i tij, pėrpak sa nuk mė futi nja 9 vjet nė burg !... Isha shprehur tė nesėrmen e fjalimit tė R.Alisė qė e kishte mbajtur me rastin e marrjes sė ēmimit tė parė nga FAO-ja, si populli mė i ushqyer nė botė (!) „pėrse nuk lexojmė Hamit Beqėn qė shkruan pėr edukatėn seksuale, se po na e fusin anėtarėt e partisė neve qė jemi tė paparti, se tė lexojmė Ramizin qė flet pėr stomakun bosh tė shqiptarėve ?! Shqiptarėt mendojnė me stomak dhe jo me tru !..“
    Nė shtėpinė e Hamit Beqės, fatbardhėsisht ia behu njė delegacion i Komisionit Nismėtar pėr themelimin e PD-sė. I pari u fut gjith emocion Azemi e mbas tij mbaj mend Imamin, Pashkon, dy djem malsorė Ndue Lugja ( mirditas ) dhe Tefalin Malshyti ( dukagjinas ).
    - „ Partinė Demokratike – tha Azemi, - duhet t`a drejtojnė intelektualėt, lexojeni programin e shkurtėr tė saj dhe ejani nė krye tė saj ! Merrni frenat nė dorė pėr hatėr tė Shqipnisė, tė Kosovės dhe fėmijve tanė, se na kanė ikė tė gjithė trenat. Dikur do na mallkojnė, po nuk e muarrėn nė dorė intelektualėt atdhetarė dhe tė aftė! Nuk drejtohet partia vetėm me rini. Kemi nevojė pėr pjekurinė dhe lluksin tuaj intelektual !...“
    Mirė e kishte Azemi, po me kė po fliste ? Me qyqanėt dhe tucmanėt.
    E lexuam me radhė programin e shkurtėr tė PD-sė, qė dikush ishte shkruar me shkrim korsiv dore. Prof. H. Beqa, mbasi e lexoi me shumė vėmėndje, ofshani dhe u tha : - „dėgjoni djema tė mbarė ! Sa tė jem gjallė, nuk do dal kundra kėtij programi ! Po unė jam komunist ! Unė, kam partinė teme ! Tash jam plak..., e pėrsa nuk e tradhėtova atėherė kur duhej „tradhėtuar“, bile isha dhe djalė i ri e ma mbante shpinda, tashti e kam tė vėshtirė me tradhtu partinė e gruan !Nuk kam moshė me ikė prej tyne. Asht mąrri ! Por kundra nuk u dal !...“
    Ai intelektuali „ i mjaltit „deklaroj : - unė nuk kam ndėr mend me u marrė me politikė, po do merrem me shkencė (!) Kur deshti tė merrej me politikė, se dikush e urdhėroj, komisioni i „virgjėrisė“ e nxorri pak spiun(!) Nejse, nuk ishte i vetmi ky, pati plot dhe ka plot tė tillė.
    Sidomos tė federuar nepėr fondacione dhe shoqata „ joqeveritare „.
    Njė shkodran, qė ishte mik i prof. H. Beqės, i rrėgjuar dhe i mplakur mė shumė sesa vitet qė kishte nė kurriz,as nuk i preku letrat, por deklaroj duke iu dridhur zėri sinqerisht : - mė falni more djem, po mua nuk m`a mban ! Hala nuk mė ka dalė frika prej barkut ! Kam ba 12 vjet burg pėr njė fjalė goje ! Ma quajtėn agjitacion – propogandė, se thashė „po mė shkon fėmija dam pėr njė gotė tambėl“, e jo me u marrė me politikė !...
    ...Ndėrsa unė, duke qenė gjithė jetėn „suo generis“, mbasi e lexova, u bana veē dy pyetje. Tekstualisht : - A jeni parti legale apo ilegale ?!
    Imami m`u pėrgjigj :- Presim kėto ditė tė marrim nga Ministria e Drejtėsisė lejen !
    - Aha !?...- ia ktheva unė, - nuk kam punė me parti ilegale, se e ha si Qemal Stafa kur Partia Komuniste Shqiptare ishte nė ilegalitet ! Po a keni vetura ? – i pyeta me qesėndi.
    Azemi, qė po duronte si shumė m`u drejtua : - kam respekt pėr ty, jo pse je malėsor por si patriot qė e don atdheun. Ne, nuk kemi asnjė makinė ! Po do vijnė punėt e mira kur tė bahet Shqipnia me marrė frymė lirisht prej kėsaj fare tė keqe tė sllavo-komunistave !
    - Aaa, tė lutem – i thashė, - mua mė duhen dy vetura !
    - Pėrse dy ? – vazhdoj „kungulleshkėn“ Imami.
    - Nėse mė mbushet mendja me ardhė nė partinė tuaj, - i fola,- do vij direkt Anėtar i Byrosė Politike, kėshtu qė njė veturė mė duhet pėr mua, ndėrsa tjetra pėr gruan time !
    Azemi, vuri buzėn nė gaz dhe duke u ēuar, mą dha pėrgjigjen qė meritoja!
    - Kohėn e politbyrove asht kah e merr dreqi shumė shpejt, po kam kujtue se je njė farė shqiptari. A e mban mend para nji vitit nė Festival kur tė thashė se do kemi shumė punė pėr t`a bą mirė Shqipninė !
    Nuk e deshta mė vehten. Kisha bėrė njė alamet autogoli qė kurr s`do e harroj. M`u kujtuan disa vargje tė njė kėnge kaēake : „ Shqipėri moj kuēkė,na bėre verem ! Tė dinim me burra, n`a dole xhehnem...“
    Ata dolėn prej andej „pa shtuar radhėt e partisė“ me pseudointelektualė si puna e jonė qė po pinim raki, se Shqipėria i kishte punėt „pėr fije“. Unė gjithė jetėn do e kem peng moskurajon time qė sot mė bėn tė skuqem para idealit tė Azem Hajdarit, dhe atyre demokratėve qė dhanė edhe jetėn kėto vitet e fundit.
    U zgjata ndoshta pak, ashtu siē e kemi né shqiptarėt me sindromin „A doni mė pėr Behlulin ? „, veēse besojeni, kėto fakte flasin qartė se kush ishte Azemi, e kush ishim ne. Sa tė vegjėl ishim né,nė raport me Azemin dhe me trimėrinė e tij. Mė pas kur PD-ja erdhi nė pushtet, iu qasėm dhe né duke i „rėnė qylit“. Por sa tė jemi gjallė , do i rrijmė besnikė idealit tė tij !
    Kurr nuk ėshtė vonė tė koregjosh vehten dhe tė shlyesh detyrimet.
    Ardhja e tij nė parlamentin e parė socialist u prit me ovacione dhe brohoritje tė pa ndėrprera. Shkodra e kishte zgjedhur deputet „djalin trim tė nanės „ siē do e quanin pėrherė ato gra fisnike shkodrane.
    Dora e snaiperėve tė kuq i kishte marrė jetėn shokut tė zemrės dhe tė idealit tė Azemit, me 2 prill 1991 studentit Arben Brocit dhe dy veprimtarėve tė tjerė Beshanakut dhe Kryeziut. Pa llogaritur tė plagosurit qė e kalonin shifrėn „zyrtare 43 persona“. Lufta politike u bė e nxehtė edhe brenda vetė PD-sė. Bile „brenda llojit“ ishte dhe mė agresive dhe mė e paprinciptė. Punė kolltukofagėsh...Dualėn mocionet dhe mocionistėt. Dikush brenda PD-sė donte divorcin e ēiftit Hajdari – Berisha. Azemi u tėrhoq edhe nga pozicioni i nėnkryetarit tė PD-sė. Ishte lėvizje tepėr e menēur e Azemit.
    - Kjo nuk asht parti gegėsh dhe tropojanėsh,- shprehej Azemi. Le tė zgjidhet njė tjetėr demokrat qė ka edhe mė shumė dije, edhe mė shumė pėrvojė edhe mė shumė pjekuri ! Kemi rrugė tė gjatė pėr tė bėrė...
    Ndoshta e kishte mirė, ndoshta e kishte keq. Gojėt qė qelbeshin servilizėm, ēiltėrsinė dhe origjinalitetin e Azemit, ia transmetonin krejt ndryshe Berishės, mė i zellshmi ndėr ata ishte Gazidede, qė fatkeqėsisht drejtoj pėr 5 vite shėrbimin sekret SHIK. Sali Berisha „mosbesimin“ dhe matjen e sinqeritetit tė tė tjerėve e bėnte me kutin e ndershmėrisė sė vet. Pak naiviteti prej malsori i Dr. Berishės, pak dhe pozicioni i vėshtirė qė lėvizjet „me top dhe pa top“ tė Azemit zor se i kuptonte njeri, plus dhe superbesimin e verbėr qė kishte Sali Berisha ndaj ekzekutivit, e ēoj Shqipėrinė deri nė krizėn e marsit 1997. Kėta dy burra tė mėdhenj, dhe demokratė tė tjerė qė nuk kishin patur privilegjet e atyre qė mbasi u divorcuan me PD-nė, i ndruan nga tre parti, pėrballuan vitin e mbrapshtė 1997. Nuk u trembėn as nga atentatet me kallashnikovė, as nga granatat e Shkallnuerit. Ishte fatkeqėsi dalja nė opozitė e tyre, sepse po vėrtetohet se nuk doli Berisha dhe PD-ja nė opozitė por doli ēėshtja kombėtare.(!)
    Nuk mė takon mua tė bėj analiza, ato t`i bėjė vetė PD-ja, unė po vazhdoj mė tej ecjen dhe rritjen e Azem Hajdarit nė politikė. Duke patur njė studio me mė shumė se 2 mijė libra, fletėt e tė cilėve kishin shėnime dhe pikėpyetje nga vetė Azemi, asnjėherė nuk e morra vesh, se kur gjente kohė t`i shfletonte ato. Shpesh mbylleshim brenda studios dhe mė befasonte duke mė cituar esse, konkluzione apo mendime tė politikanėve tė tė gjitha kohrave. Njė ditė, mbasi bėmė nė kėmbė nja 7 kilometra nga Parku i Liqenit Artificial tė Tiranės (ritual i pėrditshėm i tij ), duke takuar dhjetra njerėz qė „i bėnin pritė“ pėr t`i qarė hallet, u kthye mbrapsht nga rruga, e nė ecje e sipėr mė tha : - kam me tė tregue diēka qė po mė len pagjumė!
    U kthyem pėrsėri duke i rėnė shkurt nga fakulteti i gjeologjisė. Dhe andej
    kishte „prita“ tė tjera me njerėz.
    Azemi u jepte numurin e telefonit tė zyrės apo shtėpisė, duke u thėnė „hajt mos ki merak se e zgjidhim, eja nesėr e mė tako !“. U futėm nė shtėpi.
    Nė studio kėrkoj me nxitim njė libėr, u nervozua se nuk e gjeti ku e mbante mend, thirri Kirin, djalin e tij, qė ėshtė sa i zgjuar aq dhe origjinal dhe duke i folė ambėl e pyeti : - A ma ke pa Kisinxherin ?...
    Pėr njė moment kujtova se kėrkon ndonji tip arme apo aparati, por Kiri iu pėrgjigj: - Atė librin e randė ? E ke tek dhoma e gjumit.Tė kishte rą pėrtokė sot nadje, po e morri mami dhe e ka vėnė nėn jastėk. Bile mami tha, mirė vetė qė nuk flenė, po dhe Kisinxherin po e len pa gjumė !
    - Agim, - mė foli Azemi, -asht futė SHIK-u dhe nė shtėpi tek unė. Pse bre Kiri po spiunon mamin ? Hajt shko merre librin !
    Kiri u skuq deri tek veshėt, dhe rėndė rėndė, si protestė e heshtur pėr „akuzėn“ qė i bani i ati, u ngjit shkallėve tė shtėpisė prej drunit, ku banonte familja Hajdari. Azemi me shaka pėrherė thoshte „alamet kalaje kam, me nji teke konjak me ia derdhė pėrskaj e me i vnue shkrepsen pėr 10 minuta i mbeten vetėm gurėt e themeleve...“
    Libri nė gjuhėn angleze, me autor Henri Kisingerin, dhe ligjėrata e politikanit tė mėnēur amerikano-ēifut e nėnvizuar prej Azemit, kishte pak a shumė kėtė idé „ Njeriu nė jetė ka dy drama ! E para kur nuk i realizohen dėshirat dhe e dyta kur, i realizohen Ato (!)“.
    Sot e kuptoj thellėsinė e kėsaj filozofije. Sot unė rri pa gjumė dhe besoj se edhe vetė autori H.Kisinger, nuk e ban gjumin tė rehatshėm (!) Azemi ishte takuar dhe personalisht me ishsekretarin e shtetit amerikan, nė vizitėn e tij tė parė nė SHBA, diku nga viti 1991. Me kėtė politikan tė shquar,si dhe me dhjetra tė tjerė krerė tė Europės , Andreottin, Cosiga, H.Kohlin, kishte fotografi tė tėra, por mbi tė gjithė respektonte Dr.Ibrahim Rugovėn dhe fotografitė me Kryetarin e Kosovės i mbante nė mur me korniza pėr t`ia patur lakmi.
    Marėdhėniet vėllazėrore tė Azemit me Kryetarin e Shqiptarėve tė Kosovės Dr. Rugovėn, do t`i cek nė vendin e duhur tė kujtimeve dhe mbresave. Paraprakisht them se, Presidentin Rugova, siē e quante Azemi, kurr nuk e kam parė aq tė lumtur, sesa orėt dhe netėt qė zbardhnin sėtoku.
    Gjithmonė „baca Azem“, (siē e quante z. Rugova), i thoshte Kryetarit Rugova: - sa tė ēlirohet Kosova Zoti President, unė e Agimi, jem kah vijmė e punojmė nė Prishtinė. Ky inxhinier nė Elektro-Kosova e unė po u bahem „avokat „ shkive. Atje i kem vorret e tė parėve !
    Andėrr e kishte Azemi me shkue nji herė nė Kosovė. „I fali njėmij net europiane, thoshte Azemi, veē t`a kaloj nji natė rreth oxhakut tė nji sobe burrash nė Kosovė ! „...Kjo andėrr e tij, u bė realitet. Veēse e ndjej qė Azem Hajdari, ndonse fizikisht nuk asht midis nesh, shpirtėrisht ka qenė dhe ėshtė prezent, e do jetė pėrjetsisht nė zemrat e kosovarėve ! Jam i sigurtė pėr kėtė.
    Zgjedhjet e para pluraliste 1991
    Duke e nuhatur se Ramiz Alia do ikte me turp nga pushteti dhe se populli donte qeverisje nga demokratėt, Azemi thoshte shpesh, qė „psiqikisht endé populli nuk asht i pėrgatitun, bile né, demokratėt nuk do e kemi tė lehtė nė pushtet. Ekzekutivi „t`a merr ftyrėn „! Ky popull fukara, i mėsuem 50 vjet me ia „zgjidhė hallet Partia“, ka rrezik qė nė detin e halleve tė tija , tė na e bajė tallazin mbrapsht.“
    Kryq e tėrthuer i ra Shqipėrisė Berisha e Hajdari dhe me 22 mars, PD-ja fitoj zgjedhjet ! Atė mėngjes mbasi votuam, bashkė me 42 minatorė tė Valiasit dhe fonditorė tė Fabrikės sė qelqit Tiranė, qė ishin protogonistė tė Grevės sė Famėshme pėr rrėzimin e Nanos 2, me target arritėm nga Durrėsi nė Bari tė Italisė. U duhej bėrė njė kontroll urgjent mjeksor kėtyre djemve sindikalistė, qė vunė jetėn nė rrezik pėr tė rrėzuar qeverinė e fundit tė PPSH-sė ose Nano 1 dhe Nano 2 siē shkruante shtypi asokohe. Ishin tė shkatėrruar psiqikisht ata 42 minatorė. Mbas 10 ditėsh greve urije, mbi tokė dhe nėn tokė,pėr herė tė parė dilnin jashtė shtetit. Ky ishte ndoshta „kontigjenti i fundit“ qė shkatėrronte komunizmi tek „njeriu i ri shqiptar“. Komunizmit po i vinte ngordhja, por rranjėt i kishte tepėr tė thella.
    Duke qenė i papunė deri nė 1 shtator 1996, nuk guxoja t`ia kėrkoja kėtė nder Azemit. Tė katėr vėllezrit e tij dhe 3 vėllezėrit e Fatmirės bashkėshortes, deri nė fund tė vitit 1996 ishin tė papunėsuar. Ashtu si dhe nipat e Sali Berishės. Fatmira e Azemit, e martuar tepėr e ré me tė, nuk e hapi njėherė gojėn. Ajo ia dinte tabiatet Azemit. Me nji sallatė domatesh dhe nji tas fasule apo pjatė pilafi, e shtynim darkėn. Shumė prej shqiptarėve tė Kosovės qė e adhuronin Azemin, „me marifet“ pa u
    ofenduar Azemi,qė ishte tepėr i ndjeshėm ndaj fatit tė tyre, kur vinin nga diaspora i sillnin dhuratė ndonji veshje fėmijve apo vetė Azemit. Kurr nuk e harroj ardhjen e kampionit tė botės nė karatč Enver Idrizi dhe kampionit europian Enver Sakiqi tė cilėve Azemi ua ndrroj emrat, njėrit ia vuni Skėnder (nė kujtim tė Skėnderbeut) ndėrsa tjetrit Flamur! Atė ditė nė aeroportin e Rinasit i pritėm me madhėshti ndėrsa Azemi bėnte shaka duke thėnė: „kuku tash na rrehin demokratėt qebesa! Mbajtėm 50 vjet nė shpindė njė Enver dhe sot po na e msyjnė dy Envera!“
    Djem tė mrekullueshėm tė dy kėta kampionė. Ata gjithmonė e kanė ndihmuar familjen e Azem Hajdarit. Ky ishte dhe „sekreti“ qė ekonomikisht familja Hajdari pėrballonte ēmimet e ēmėndura tė tregut shqiptar. Kur vinin nga Shkodra miq dhe shokė tė Azemit, apo kur shkonim shpesh nė atė qytet qė Azemi i thoshte „dashnorja e demokracisė dhe barometri i punės sė PD-sė“, ishte i qetė.
    „Shkodranėt nuk lenė njeri nė tavolinė me futė duart nė xhep – thoshte Azemi. Ay i quante shkodranėt sponsorat shpirtėrorė dhe real tė demokracisė shqiptare ! Pastaj sportėdashėsit shkodranė e kishin zgjedhur dhe President tė Klubit Vllaznia. Por nuk kishte vetėm dashamirės. Zyrat dhe strukturat e demokracisė sė brishtė ishin plot me dashakeqas. Lidhje direkte dhe indirekte klanesh mendonin natė e ditė si t`a rimerrnin pushtetin.
    Qeverisja demokratike, pėrballej ēdo ditė me kėtė taborr. Mė tė rrezikshmit ishin arrivistat. Pastaj ishin hakmarrėsit dhe nėn hije urithat. Kėta Azemi i quante horrat dhe morrat e PD-sė. Nė Kuvendet Kombėtare tė PD-sė, Azemi i kritikonte pamėshirė. Duke qenė tepėr i virtytshėm dhe ashtu siē e kishte gjetur vetė tė pastėr rrugėn e ndershmėrisė tė traditės sė familjes sė babės dhe tė nanės, e pėrsėriste vazhdimisht qė: “- nuk duhet tė lemė as fjalė peng dhe as dinjitet peng. Burri qė e len vehten peng, ia sheh sherrin kur tė duash. Asisoj burrash mos i paē kojshi e jo ma nė parti e nė qeverisje.
    Forcėn e fjalės Azemi e kishte shpartalluese. Kurajon e kishte si askush. E pėrsėriste gjithmonė qė: - „askush nuk ka aq pasuni sa me blé tė kaluemen e vet, prandaj tė mendojmė e tė punojmė pėr tė arthmen !“ Berishėn e adhuronte, por kishte njė „xhelozi“ tė brendėshme nė marėdhėniet e tija me presidentin, sidomos me disa qė nuk e meritonin, ti qėndronin aq afėr atij personaliteti tė pakorruptueshėm. Mė thoshte shpesh: -„ēfarė duhet tė bajmė qė ta besojė Kryetari se sa duam atė, nuk duam as vehten.“
    Pėr t`ia „ulur sadopak adrenalinėn“ i thoja – dėgjo bacė, Berisha né, na ka nė xhep tė vogėl tė pantallonave pėr kusur, asht i sigurtė pėr besnikėrinė tonė, ai e ka hallin tek tė tjerėt me i ba sa gjysma yte besnikė. Mė shihte me habi, mbasandej unė i thosha:- a je nė vehte mor Azem Shpendi, tė dy tropojanė jeni, dihet se pėr njeri tjetrin jeni nji mish, njė trup e nji gjak. Ndrroje pasaportėn – i thosha.
    Qeshte dhe i jepte fund shqetsimit duke thanė : - „ju mirditasit tė gjitha regjimet i keni tradhėtue, veē Sali Berishėn nuk e tradhėtoni…“ dhe sytė i zvogėloheshin nga qeshja e tij qė tė „infektonte“ me optimizėm. Ia ktheja hazėr xhevap:- unė jam budall Hasit !
    Vonė e besoj Azemi, se nga „lisi i gjakut“, prą nga ana e babės isha me prejardhje nga Hasi i Malėsisė sė Gjakovės. Pėr gjak tė parėt e mij ishin shpėrngulė nė Mirditė para pesė brezash dhe kishin ruajtur besimin katolik. Nga baba jam katolik, ndėrsa nanėn e kam myslimane prej toskėnije, kurse unė mos u ēuditni, me anė tė pėrkushtimit shpirtrorė tė Azemit, dhe tė kumtit tė Dervishit tė Luzhės, i pėrkas besimit bektashian.
    Baca Azem, kėnaqej me kėtė spektėr besimi tė familjes dhe thoshte:“- kjo asht magjia shqiptare, bashkėjetesa e besimeve. Ah, sikur dhe partitė tė bahen tė zonjat tė bashkėjetojnė siē mbijetuan shqiptarėt nė mote e shekuj.“ Pastaj shtonte :“ - Po partitė nuk kanė kodet morale tė popullit tonė, qė asht ma i miri i botės !“
    I respektonte veteranėt shqiptarė tė luftės sė dytė botnore. Babėn e vet, bacėn Shpend Tahiri, e kishte patur partizan nė Tropojė. Por e vuante shumė qė ia kishte rrejtė Enver Hoxha me PPSH-nė.
    Babai i Azemit, baca Shpend nė shkurt tė vitit 1996, mė befasoj kur mė tha:- kam ndejė 5 vjet pa i folė me gojė kėtij djalit tem ! Kur u nis pėr nė universitet me fillue vitin e parė, nė vitin 1987, nė pik tė mesnatės, nji natė para se me ardhė nė Tiranė, mė tha : -ndigjo babė, kam me tą ngrehė zhag monumentin e Enverit tand, se tė ka rrejtė ty dhe tė gjithė komunistat e ndershėm. Pasha besėn, pasha idealin e pasha at Zot u trandova. Me e rrehė nuk ia kisha takatin. Qé, erdhi nė Tiranė dhe e mbajti fjalėn ! Nuk e di, ishallah del pėr hajr...
    Ish anėtarėve tė ndershėm tė PPSH-sė, qė nuk ishin pak, ē`ėshtė e vėrteta udhėheqja e lartė e tyre, ua uli kokėn. Po ajo drogė e marrun pėr 50 vjet rresht, nuk ishte e lehtė me u ēdrogue, siē dėshironim né bijtė e tyre. Nė kėtė drejtim, me argumenta dhe me takt fantastik, Azemi i bėnte pėr vehte kėta „komunistė“ pleq.
    Ndėrsa unė, qė kisha „patur fatin“ tė isha nji djalė prej familjeje tė nomenklaturės sė rretheve tė Veriut, ua dija tė gjitha poshtėrsitė dhe krimet nga afėr komunistave.Azemi qeshte kur i thoja „qė kėta e kanė prostatin nė tru! „
    Sot e gjykoj, qė tė dy „anėt“, apo „palėt“, né dhe prindėrit tanė, ishim tė „droguar“ mė tepėr me naivitetin e malėsorve qė i rrin besnik fjalės sė dhanė edhe kur e ka krejt gabim, sesa merakut se kush do ishte nė pushtet.
    Kėtu né, bijtė demokratė, nuk u treguam vigjilentė ndaj prindėrve tanė tė rritur dhe tė brumosur me idealin idiot komunist. PS-ja, dijti t`na e marrė nga duart kėtė kontigjent, dhe mehmurėt veteranė, akoma nuk e kanė kuptuar se cila ėshtė vlera e demokracisė sė vėrtetė. Sikur demokratėt
    tė na e kishin „punuar qindin“ neve pinjollėve plangprishės tė ish komunistave, gjatė viteve tė qeverisjes sė PD-sė, ashtu siē ia punoj PPSH-ja pėr 50 vjet familjeve dhe fėmijėve tė atdhetarėve tė vėrtetė, kam besimin se dhe Azemi do ishte gjallė sot e kėsaj dite ! Pikėrisht tek toleranca dhe fisnikėria e demokratėve tė vėrtetė, pėrfituan segmentet kriminalė tė sė majtės ekstreme. Tė atyre segmentė kriminalė qė i kanė deri nė bryl duart me gjak. Nė vitin 1997, ajo qė ndodhi me Shqipėrinė, e kishte „qitjen e largėt“. Duhej tradhėtuar Kosova, siē e ka adet Tirana zyrtare ! Prej vitit 1878 e kėndej, historia e vėrtetė duhet t`i hapė kapakėt. Sidomos qė tashti e gjithė bota e ka marrė vesht se kush asht rraca e sllavo-komunistave !
    Azemi, mė mirė se askush i ruante kėto marėdhėnie majtas nuk gabonte, dikujt nuk i pėlqente. SHIKU bile i kishte hapur dosje(!)
    Gjakun e dėshmorėve tė atdheut e kishte tė shenjtė. Loja pėr ditėn e ēlirimit tė Shqipėrisė nga nazifashistat, midis PD-sė dhe PS-sė, ishte e paprinciptė dhe kjo Azemin e mėrziste shumė.
    „Pėrsakohė qė tė gjitha shtetet e Europės mbanin si ditė tė ēlirimit nga thundra e okupimit fashist, ditėn e ēlirimit tė kryeqytetit respektiv, pėrse kėto dy parti nervoze dhe ambicioze pėr pushtet nuk vendosėn 17 Nėntorin !?“ – pyeste shpesh Azemi.
    Tepėr e thjeshtė ishte, tepėr e komplikuar u bė. Demokratėt nuk e kapėn kėtė fakt. Social – komunistat, me datėn e ēlirimit qė sipas tyre duhej mbajtur 29 nėntori (!) mbanin peng PD-nė,dhe thithnin nostalgjikėt ishpartizanė rreth vehtes..U krijua opinioni se PD-ja „gjoja“ mohonte gjaku e dėshmorėve. Loja „Tomi e Xherri“ vazhdon edhe sot e kėsaj dite, por faturat po i paguan populli dhe fati i atdheut.
    Nivelin e ulėt tė pensioneve tė ishpjesmarrėsve nė luftėn e dytė botnore, Azemi e quante nji ndėr gabimet e PD-sė.
    „Po t`ua rrisish pensionin veteranėve – thoshte shpesh Azemi,- as edhe nja nuk ia shkel derėn PS-sė.
    Kėto janė detyra tė qeverisė,qė fatkeqėsish din me ba autogola nė portėn e vet dhe jo gola ekipit tjetėr – pėrsėriste gjithė zemėrim Azemi, qė e kritikonte qeverinė tepėr sinqerisht. Po fryma e oportunizmit dhe e nepotizmit zor se ēahej nga Azemi vetėm. Ata qė e mbėshtesnin nė tavolina kafeje dhe qė „ e nxisnin“, nė parlament e kyēnin gojėn si manarė, sipas parimit „mirė uthulla, mirė sheqeri...„
    Kjo solli dhe ngjarjen e hidhur tė fundit tė vitit 1992. Le t`u referohemiFakteve tė vėrteta, ashtu siē ėshtė, pa mbajtur anėn e askujt.
    1.Heqja e imunitetit :
    Azemi ishte zgjedhur pėr herė tė dytė deputet nė zgjedhjet e vitit 1992. Asokohe, Sali Berisha - President, nė njė takim me popullin e Vlorės, hoqi vėrejtjen pėr Komisionin e Zhvarrim – Varrimeve, duke shprehur
    shqetsimin real qė pranė varrit tė njė dėshmori tė lirisė tė mos varroset me nderime pikėrisht ay qė e ka vrarė dėshmorin.(!) Kjo padyshim ishte sa patriotike aq dhe e ndjeshme pėr familjet dhe nėnat e dėshmorėve. Berisha me sinqeritetin e tij prej malsori, tha qė :- „ ēfarė t`i them nanės sė dėshmorit, kur pranė varrit tė birit tė saj, organizojmė me nderime ceremoni pėr vrastarin e birit tė saj ? „
    Njė „bullar“ i njė familje qė historikisht pėrfaqėsonte regresin nė Shqipėri, me mllefin e „idealeve“ tė njė zhgani, qė Azemi e quante kufomė politike, duke mos e vlersuar qė nė krah tė tij ishte Azem Shpend Hajdari, tė cilit dajat i ishin vrarė nga fashistat pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe Kosovės, tha fjalinė mė makabre duke deklaruar „ a tė kem e ti hedh nė det kėta dėshmorėt me vorre e me lapidarė...“
    Azemi tronditet, i fut njė goditje me bryl nė brinjė saqė ia morri frymėn „bullarit“ duke i thėnė :- „more qen,ēfarė tė baj se asht Presidenti kėtu e jemi para popullit,se tė kisha mbytė me thonj ! Po kjo tribunė nderi,nuk asht pėr ty more kolaboracionist i fashizmit... „
    Tė nesėrmen, „bullari“, qė fatkeqėsisht mbante njė funksion tė lartė nė PD dhe mbas do kohėsh iku prej saj, i organizoj njė provokacion djallzor. Azemi,jo se nuk mund t`i shmangej por nuk duronte, dhe ra nė provokacion.
    Ky „bullar“ i tė gjitha kohrave, i mbylli zyrėn nė Selinė e PD-sė Azem Hajdarit themeluesit tė Partisė Demokratike me dry (!)...Aq donte Azemi i „rrahur“ nga erėrat nervoze tė veriut.
    „Bullarin“ qė nuk e shihte mė tė denjė, pėr njė parti progresive siē e endėrroj dhe e dėshiroj Azemi PD-nė, e hodhi nga shkallėt e poshtė,duke i ulėritur qė: „ kjo nuk ėshtė parti spiunash !“
    Por fatkeqėsisht „bullari“ kishte klanin e vet tė cilėt i kurdisėn seancėn mė tė turpėshme tė Parlamentit Shqiptar – Heqjen e Imunitetit tė Azem Hajdarit nga Partia e vet, qė ay me studentėt e projektoj ne dhjetor 1990.
    Deklarata filozofike e A.Hajdarit : - „ Vėllezėr deputetė, unė do dal i pastėr nga ky inskenim i ndyrė, por mos harroni se me heqjen e imunitetit tim kaq nė mėnyrė servile dhe tė padrejtė, u paralajmėroj se sonte po u ikėn „dashnorja“ – demokracia, nga shtrati ! Mjer Ju ! Nuk kam nevojė pėr avokatinė e grupit parlamentar tė PS – sė. Po ku do shkojnė nesėr fėmijtė e tu zoti Nano, fėmijtė e mij dhe tė gjithė shqipėtarve, nėse pushtetin e merr Tomorr Dosti !?... „
    Kėtė thirrje tė Azemit nuk e vlersoj PD-ja, e cila 5 vite u akuzua si mohuese e luftės „nacionalēlirimtare“.
    E vėrteta qė komunistat bėnė luftė vėllavrasėse as nuk mohohet, por djallėzia e ekstremistave tė djathtė me ekstremistat e majtė siluroj kėtė temė sa e diskutueshme aq delikate. Gjykata e nxorri tė pafajshėm, Azemit iu rikthye imuniteti, njerzit me dosje e pseudonime brenda PD-sė, e humbėn kėtė betejė me Azem Hajdarin. Por kalendari i „rebelit tė PD-sė“ nuk mbaronte kėtu. Azemi ishte i vendosur qė PD-ja nė terren tė mos bėnte autogola ! Po nuk e kishte tė lehtė. Masat popullore pikėrisht pėr kėtė cilėsi e donin dhe e respektonin Azemin.
    - More kėta ose nuk e dijnė kah e kanė portėn, ose hanė bukėn e turkut e bajnė punėn e kaurrit – thoshte gjithė revoltė !
    Duke qenė dhe jurist, shkeljen e ligjshmėrisė e quante arbitraritet tė pafalshėm. Kur ka ligje, - thoshte – nuk ka nevojė pėr urdhėra. Nė kėtė drejtim ishte kėmbėngulja e tij, qė i bėri me status shumė struktura qė i mbulonte si Kryetar i Komisionit Parlamentar pėr Mbrojtjen, Rendin e Shėrbimin Informativ. Me Zhulalin merrej vesh mjaft mirė, ndėrsa me shefat e dy dikastereve tė tjera Musarajn e Gazidede kishte gjithmonė rezerva, ndonse i respektonte e pėrpiqej tė mbante ekuilibėr. Njė rast duke sharė Saliun ( vėllaun e tij mė tė madh Sali Hajdari – i papunė ) gjithė nerva qė „ Saliu, ėshtė gomar, se dhe dy pare qė ia jep Rasimi shkon e i pin „ tė nesėrmen „shikasit vigjilent“ i kishin thanė Berishės, qė Azemi tė shanė(!) E vėrteta ėshtė se disa provincialė qė ishin „kuadro“ tė SHIK-iut, i kanė bėrė shumė dam imazhit tė demokracisė. Kjo ėshtė
    temė mė vehte dhe nė kėtė pikė do ndalem mė vonė. Ecim mė tutje kronologjikisht.
    2.Referendumi pėr Kushtetutėn :
    Viti 1994 ishte vakumi i personalitetit tė qeverisjes sė PD-sė. Azemi e vuante shumė kėtė.
    „ Diku e kemi defektin thoshte, ndoshta jemi shkėputė me popullin, na ka hy nė qefė vehtja, kemi njė krizė personaliteti, ekzekutivi po na diskretiton, soacialistat i kanė ndezė tė gjithė gjeneratorėt, jemi nė shėnjestėr nga papunėsia dhe nga sektori i propogandės qė komunistat e kanė makinė tė plaodhėshme... Para kemi referendum pėr Kushtetutėn.Duhet vėrtetė Kushtetutė e Ré pėr njė shtet demokratik. Unė jam jurist e deri tani kėrkund nuk jemi, me kushtetutėn – projekt !...“
    Befas nė seancėn pralamentare qė u mblodh pas shumė sorollatjesh tė panevojshme, Azemi shpėrtheu. E grisi nė sallėn e parlamentit Projekt –Regulloren Ushtarake siē e quajti Azemi publikisht Projekt – Kushtetutėn e vitit 1994 edhe nė transmetimin e brendėshėm televiziv. Ay e nuhaste tė keqen. „Kjo zor se miratohet – ofshante-, ne do ja bajmė hyzmetin,por populli nuk han ma barė !... „.
    E me tė vėrtetė, 7 nėntori 1994 ishte njė ditė qė nuk harrohet. Berisha ( ndonse mund tė „manipulonte“) ra viktimė e principialitetit tė vet, duke deklaruar pėr mbarė opinionin : DO RESPEKTOHET VERDIKTI I SOVRANIT POPULL ! Dhe Kushtetuta e vitit 1994 humbi. Duke respektuar oponencėn dhe si „titullar i vetėm“ i saj brenda PD-sė, Azemi i ftohu letrat me „doktorin“. Po nė fakt dikush tjetėr ishte i sėmurė(!) Kur „vatha“ e partisė demokratike flinte nė eufori, ishkryetari i saj Eduard Selami, (sipas njė shprehje proverbiale tė P. Arbnorit ), ia hapi derėn „vėllezėrve ujqė socialistė „ duke u thėnė „ ejani dhe hajini kur tė doni se kėta i ke nė gjumė !...“
    3.Zgjedhjet elektorale tė majit 1996.
    Qeveria Demokratike kishte 4 vjet nė pushtet. Partisė Socialiste, prej 23 marsit 1992, kishte kėrkuar dorėheqjen e saj dhe zgjedhje tė reja (!). Pra pa kaluar as 24 orė, nga ardhja nė pushtet e PD-sė (!) Kur nė Shqipėri pėr herė tė parė mbas 50 viteve dikaturė tė pashembullt nė Europė, njė grupim demokratik, „ morri timonin e karakatinės shqiptare „ socialistėt donin zgjedhje(!). Ishte tragji –komedi. Por e llogjikshme pėr ata.Socialistėt nuk mund tė pajtoheshin me humbjen e pushtetit qė e patėn njė gjysėm shekulli pronė tė tyre (?)
    Azemi tepėr i shqetsuar pėr klimėn e elektoratit dhe klimėn brenda vetė partisė demokratike, Kuvendin e saj tė tretė nė marsin e vitit 1996 e pėrcolli me shumė shqetsim. Dyshonte tek „klanet“. Ditėn e mbylljes, nė pauzat e midis seancave tė Kuvendit, e piu kafen tepėr i emocionuar. „Mundet tė mos zgjidhem nė Kėshill Kombėtar, kam gjujtė shumė me shqelma brenda partisė – tha „. Duke pritur ardhjen e Listės qė do votohej nga delegatėt, Azemi i drejtohet Berishės :-„ A bajmė njė fotografi se pa lé ku do na i gjuj copat komisioni!..“
    Berisha menjiherė e zuri nga krahėt duke qeshur. Mbas fotografive me tė gjithė delegatėt, erdhi kryetari i komisionit tė Mandateve
    prof.Y. Vejsiu (qė mė pas iku mbas Pollos nė njė parti tjetėr). Kur u lexua emri i Azem Shpend Hajdarit, brohoritjet nė sallė ishin ma tė fuqishmet dhe njėkohėsisht mė domethanėset pėr „disa“.
    Delegatėt brohorisnin „Sali Berisha!Sali Berisha“. Dihet se motoja e atij Kuvendi ka qenė „ Me né fitojnė tė gjithė ! „ Azemi i afrohet Berishės dhe i thotė tepėr i emocionuar :- Borxhet ndaj PD-sė nuk ka thesar qė i shlyen ! Ndėrsa Berisha tepėr i gėzuar i thotė :- Azem tė don populli, tė gjithė delegatėt qė kanė ardhė nga tė katėr anėt sjellin opinionin e tij ! Je zgjedhur me votim demokratik ! Urime !
    Atė natė e kaluam nė njė shoqėri sa familjare aq dhe miqėsore. Ishte i gėzuar sa nuk pėrshkruhet dot. Nė tė zbardhun kur tė gjithė do pėrshėndeteshim pėr tė shkuar nė shtėpitė tona, Azemi na befasoj : - Kemi shumė punė – tha.- Ejani tė futemi nė studio e tė bajmė njė program se si tė organizojmė fushatėn elektorale Ishte fantastik dhe mahnitės nė idetė e tija. U ul pranė nė tavolinėn e vet tė punės, ndezi kompjuterin dhe shkroj fjalinė e parė SI T`I FITOJMĖ ZGJEDHJET ?
    A. Tė pėrdorim stilin amerikan ( presidenti tė dalė me podjumin e kryetarit tė shtetit )
    B. Tė vemė „pikėn e mjaltit“ pėr tė mbledhur rreth PD-sė elektoratin.
    C. Tė shpalosim unitetin jug – veri !
    D. Tė flasim sinqerisht pėr gabimet nė qeverisje !
    E. Tė ngremė shpirtin kombėtar nė lartėsi tė reja pėr Kosovėn martire !
    F. Me kė do jenė intelektualėt, artistėt ( vizioni 2000 ), me atė forcė politike do jetė dhe populli !
    G. Tė mbėshtetemi tek familjet e shėndetshme qė kanė dhėnė gjak pėr Flamur dhe Atdhé !
    H. Tė respektojmė bindjet fetare dhe tė kėrkojmė bekimin e Zotit !
    I. Tė ngrejmė stafe imazhi tė aftė me lektorė tė besueshėm !
    J. T`u themi fėmijėve dhe familjeve mirėupafshim deri nė Ditėn e Votimit !
    Akoma pa mbaruar entuziasmi ynė, Azemi shprehu fjalinė qė kurr nuk do t`a harroj : „- Po fituam kėtė radhė, nuk kemi mundur komunizmin por sigurimin e shtetit ! Atėhere Shqipėria do marrė frymė lirisht !“
    Veē kėtu „gaboj“ Azemi. Bojkoti ishte fisheku i fundit i tyre. Kėtė armė ata e pėrdorėn kur u zbuluan prej tij, me 21 maj 1996, kur u kapėn tė gjitha dokumentat kompromentuese tė celulave tė PS-sė, nė Ostren tė Vogėl, nga PS-ja e Gollobordės. Nė kėto dokumenta me nėnshkrim tė G. Ruēit, Y. Bufit, dhe S. Pėllumbit, shpėrndarė tė gjitha degėve tė tyre, porosisnin pėr shpėrndarje tė cigareve gjumėndjellėse anėtarėve tė komisioneve, plaēkitjet e kutiave tė votimit nga „grupet e rendit“ tė militantėve tė PS ( emrat e ishoficerėve tė sigurimit tė shtetit nė listat e hartuara nga ata ), numurat e telefonave qė do jepnin 30 minuta para mbylljes se kutive lajmin qė fitoj PS (!) etj. Kėto u lexuan nė tė gjitha emisionet e lajmeve tė RTSH nga ish zėvendsministri i brendėshėm gjeneral A. Shehu, me dokumentat origjinalė tė kapur edhe disa Komiteteve Drejtues tė PS-sė nė rrethe po me dt.21 maj 1996. Me datėn 24 maj nė mitingun e fundit nė Tiranė, mbi 400 mijė demokratė mbushėn me flamujt blu kryeqytetin.
    Fitorja e PD – sė, ishte bėrė e pashmangėshme. Zona 26 elektorale ku u caktua Azemi pėr kandidat – deputet, jo vetėm gjeografikisht ishte mė e vėshtira, por dhe nga ana demografike ishte tepėr e koklavitur. Zona e „dhisė sė Nanė Zyhrasė“ e quanin tė gjithė.
    Kjo kishte njė bazė tė vėrtetė. Gjatė luftės, Enveri i kishte hangėr nanė Zyhrasė dhinė e vetme qė kishte me mbajtė frymėn gjallė. Fshatarėt fisnikė e patriotė tė Gura Kuqit, na treguan se si „komandanti“ ishte veshur si grua qė t`i shpėtonte rrethimit. Azemi aty, kur takoj babėn e dy djemve dėshmorė qė po ēonte 3 pako makaronash tė zeza me i njomė nė ujė pėr t`i bėrė kulaē se nuk kishte miell nė magje,e hapi fjalimin me njė ligjėratė asq prekėse saqė komentet do ishin tė tepėrta:
    “ Plastė qeveria dhe partia demokratike, qė sot nė vitin 1996, nė Martanesh hasen personazhe si tek legjenda e misrit tė Migjenit ! As edhe njė votė nuk dua prej jush. Nė rast se pushtetin lokal kėtu e ka partia soacialiste dhe kryetari i komunės vjedh asistencėn e akorduar nga qeveria, pėrse keni pritur kaq gjatė bre vėllazėn tė vinit nė Tiranė se mustaqet e qeverisė ia baj furēe me la dhambėt ! Po tė keni besim tek unė, tek flamuri dhe tek Zoti, votoni pėr tė ardhmen tuaj ! Unė si Azem qė atė ditė qė mė ėshtė lexuar emri nga kėshilli kombėtar pėr kandidat nė zonėn tuaj, e kam quajtur vehten deputet. Sepse e kam pėr nder qė jam i biri njė ishkomunisti tė zhgėnjyer dhe i njė pastrueseje qė 6 muajt e vitit na ka mbajtė me gėshtenja tė zieme ! „
    Nė atė fushatė Azemi fitoj me rezultatin faktik mė tė lartė, krahasuar me tė gjithė deputetėt e tjerė, mbi 83 % votuan pėr tė !
    4. Lėvizja sindikaliste e tetorit 1996
    Mbas 5 vitesh i papunėsuar, me 1 shtator fillova nė Radio Tirana me detyrė punė si shef redaktor letrar dhe gazetar. Nė atė institucion atmosfera ishe demokratikisht fallco. Prej 20 apo mė shumė vitesh punonin persona jo vetėm me dosje, por dhe tė futur nė punė mbasi kishin kaluar „filtrat e sigurimit te shtetit“. Kėta njerėz, neni i shumpėrfolur 24/1 nuk i kishte kapur. Dhe njė nismė tė ish Drejtorit tė Pėrgjithshėm S. Buēpapaj pėr tė pastruar kuadrin, e kishin lėnė pėrgjysmė njė taborr servilėsh dhe miqsh tė njė kėshilltareje tė Berishės, qė ishte bashkėshortja e Tritan Shehut. Azemi kėtė Tritanin nuk e honepste fare.
    Ish Drejtori i TV Q.Sakajeva, njė njeri me dimensione femrash edhe si trup edhe si psiqikė kishte bėrė „reformė“ duke punėsuar disa ishsekretarė partishė gazetash.
    Pėrveē akuzės si berishian, mė rėndonte dhe shoqėria me Azemin. Iu futa punės me tė gjitha energjitė e akumuluara, pėr tė nderuar dhe „dorėzanin“ Azem. Fati qė ishte Festivali Jubilar i Kėngės qė mbahej pėr 35 vite me radhė. Ky aktivitet dhe kjo nuk mė trėmbte, ma lehtėsonte punėn. Azemi ditėn e parė tė punės, me citoj Fojtvangerin :„ Nga tė gjitha tė mirat e kėsaj bote, puna ėshtė e vetmja qė nuk tė len asnjė shije tė hidhur nga pas ! Tashti, puno – mė tha – se kėrkush nuk tė mban peng ! „
    Pa kaluar 30 ditė, njė natė teksa dilnim nga zyrat e RTSH, B.Pollo qė asokohe ishte drejtor i pėrgjithshėm, mė njoftoj qė Azemi ka filluar njė lėvizje sindikaliste kundra Meksit. U gjenda ngusht. Lėvizja e tij, m`u duk komplet „kundra rrymės“.


    Kjo i jepte dhe Berishės njė „goditje aperkut“ose nėn stomak, siē i thonė boksjerėt. Na mungonte miku ynė Robert Papa i cili ishte vendosur tė shkonte me punė nė USA(!)
    Me njė celular tė Pollos e gjetėm Azemin qė ishte tepėr i nervozuar,sepse TV kishte dhėnė vetėm Sindikatat e V. Xhekės, kurse tė mbledhurit rreth Azemit i kishte hequr nga transmetimi Q. Sakajeva. Nė kėtė pikė kishte tepėr tė drejtė Azemi. Sakajeva kishte vepruar mbrapsht, a pėr servilizėm a pėr urdhėr „nga lart“ nuk dihet. RTSH –ja kishte kohė qė bėnte autogola!
    I fola nė telefon ashpėr Azemit. „Pėrse nuk na ke pyetur dhe né,shokėve tė ngushtė?- i fola !
    Azemi i prerė dhe tepėr autoritar ( gjė qė nuk e kisha njohur kur nė marėdhėniet tona aq shoqėrore dhe intime,m`a preu shkurt) : - tė kam ditun tė menēėm...tash ja ndien krismėm ma vonė..., kur ta heqin ndryshe Meksin, do jetė vonė pėr tė gjithė !...Ma mirė njė qeveri pa Meksin sesa njė Shqipni pa PD-nė dhe Berishėn !... Intelektual nė krizė!“
    Pa dyshim e ndjeva vehten tepėr ngusht. Nuk ishte ofeza qė ndjeva, por mė brente fakti qė kisha humbur „koefiēientin e zgjuarsisė“. Nė RTSH kishin mbetur vetėm servilėt. Tė devotshmit dhe idealistė ku padyshim fus dhe autorin e FOKUS-it Robert Papėn, kishin shterruar, ose mė saktė ishin trembur! Tė nesėrmen disa SHIK-as injorantė dhe njė goxha intelektual, hapėn thashethemnajėn qė „kėshilltari politik i Azemit ėshtė A. Doēi“.
    I kėrkuan Pollos njerzit e SHIK-ut dhe vetė Gazidede tė mė hiqnin nga puna si armik! Mjeranėt dritshkurtėr! Po unė kisha 5 vite pa punė! Diēka tjetėr kurdisej. Tepėr tė vegjėl dhe tepėr inferiorė ishin tė gjithė, para nuhatjes politike e sociale tė Azemit. Tepėr krahėthatė u treguan tė gjithė pėr tė mbrojtur atė, Berishėn dhe demokracinė !
    Nėn rrezikun e atentateve :
    Ėshtė e ditur tashmė nga tė gjithė, se tė vetmit politikan qė i kanė bėrė atentate nė Shqipėri disa herė radhazi ėshtė vetėm Azem Hajdari (!). Askush atėherė nuk i „vuri rėndėsi“ kėtij fakti se atentati i parė iu bė nė kapėrcyell tė vitit 1990, kur ishte vetėm me njė shofer dhe u nis pėr nė Skrapar. Shoferi, qė i dhimbsej jeta, se sapo ishte martuar, u kthye nga rruga mbrapsht. „ Nuk mą mban Azem – i tha – aman a tė mbetė hatėri tė kthehem ? „. Azemi i dha leje, veēse duke mos e nėnēmuar i tha :
    „- ti kthehu, por makinėn nuk t`a jap ! Kur t`a ēlirojmė Shqipninė prej diktature, do pėrpiqem me tė ēue shofer ambasade, se veē atje duhen „trima si ti !“...
    E morri vetė makinėn, dhe nė kryeqendrėn e komunizmit, nė „kalanė e Hysni Milloshit“, qė ato ditė, themeloi shoqatėn „ Veprimtarėt e Enverit „ u nis pėr Skrapar. Pėr fat, nė sallen e kinemasė tė qytetit po atė ditė ishin mbledhur krerėt e besnikėve tė S. Gradecit. Azemi u futet nė sallė, shpalos xhaketėn e tij ku kishte varun disa granata mėsimore, dhe u thotė : „- mos kujtoni se kam ardhė me ua sha Enverin, por as me e lėvdue nuk kam ndėr mend ! Kėtu jam ardhė vetėm se e di qe skraparllinjtė janė burra trima, se dhe trimi i lėshon rrugėn ma trimit ! Ju jeni 600 vetė a ma shumė, unė jam vetėm !...“
    Salla „i lėshoj armėt „. Fjalimi atdhetar dhe prekės i Azemit, qė ua njihte vlerat dhe burrat atdhetarė ēdo fshati e jo mė krahine, dialekti i tij, qė dukej sikur kishte dalė nga legjendat e Mujit e Halyllit, toni burrnor dhe i lartė ( nuk e pėrdori mikrofonin ), i ngriti nė kėmbė skraparllinjtė patriotė. Kaq u desh, atė ditė Azemi, ishte nė besėn dhe bujarinė e tyre. Dhe pėr bujari e trimėri, skraparllinjtė janė mė shquar sesa nė naivitetin qė kanė treguar duke u bėrė istikam i diktaturės. Prej Skrapari doli dhe parrulla
    „ Shkojmė e ēlirojmė Tiranėn, se ay kopuku Ramiz Alia, na tradhėtoj Komandantin !“. E vėrteta qė Ramizi ishte kopuk politik nuk mohohet !
    Kur njė delegacion i PD-sė, me Berishėn, Azemin, Imamin dhe nja dy tė tjerė i shkuan ishpresidentit R.Alia nė zyrėn e tij, ku dikur kishte punuar Haxhi Lleshi. Takimin e kishin kėrkuar demokratėt pėr ligjin mbi Zgjedhjet se me anė tė proporcionalit Ramiz Alia donte tė hidhte vaun. Azemi pėr t‘i kujtuar Ramizit, respektimin e regullave tė lojės politike pėr zgjedhjet e 31 marsit 1991 meqėnse ishte hera e parė qė do votohej „demokratikisht“, i deklaroj se ishte i detyruar tė priste delegacionin e PD-sė. Mbas kėrkesave tė ripėrsėritura R. Alia pranoj tė priste nė zyrė e vet, por veē dy veta, Berishėn dhe Hajdarin (!). Azemi i ēoj fjalė protokollit tė Ramiz Alisė, se numurin nuk na e pėrcakton ai, por e vendos kryesia e PD-sė grupin negociator. Kėshtu qė nė presidencė shkuan 4 vetė. Dredharaku Ramiz Alia, mbasi u ul pėrballė delegacionit tė PD-sė, i hetoi nėn xhaketė njė kobure Azemi Hajdarit. Deshi tė ndėrpriste bisedėn se, gjoja „nuk ishin nė kushte tė barabarta „ (dhe padyshim ky ishte veē sebepi ) meqėnse Azemi ishte i armatosur (!).Nė atė moment Azemi, qė ishte i lindur pėr zbulim, brofi nė kėmbė dhe hapi dy krahėt e perdeve tė rėnda tė zyrės sė Ramizit dhe mbrapa tyre, tė armatosur me kallashnikovė, me gishtin nė kėmbėz dhe fishekun nė gojė (!), qėndronin dy oficerė tė Drejtorisė sė Dytė Famėkeqe tė Ministrisė sė Brendėshme, tė cilėt ngrinė pėrsėgjalli.
    - Asht hera e parė qė nuk po rren zoti Alia – i thotė Azemi,- ky fakt tregon se nuk jemi nė kushte tė barabarta ! Ēohemi e shkojmė se me kėt` nuk ka burrni profesor Berisha !
    ...Dėshtoj kėshtu njė atentat i cili sot ka vetėm vlera kurioziteti. Por sikur tė mos ishte vigjilenca e Azemit, mos u ēuditni, gjykoni dhe mos harroni, Ramizi kishte kėrkuar vetėm Berishėn dhe Hajdarin (!). PD-ja dėrgoj njė grup pėrfaqsuesish dhe jo vetėm dy tropojanėt ! Nė shtyp, nuk ėshtė ēudi qė „ZP“-sė, do i jepej urdhėri nga skenaristėt e sigurimit tė shtetit, qė tė ēelte faqen e parė me titullin makabėr dhe djallzor : VRITEN ATENTATORĖT HAJDARI DHE BERISHA, QĖ DONIN TĖ ELIMINONIN SHOKUN RAMIZ ALIA ! „
    Tė shkuara e tė paharruara !
    Ramizi mbeti si mjeran nė presidencė, ndėrsa delegacioni i demokratėve iku nga ajo zyrė qė qelbej kėrmė dhe pabesi tradicionale prej dekadash tė tėra. Pak ditė mbas kėsaj Ramizin e mundi Franko Krroqi, njė inxhinier minierash, demokrat dhe kapacitet shkencor me datėn 31 mars 1991! Komunizmi u mund pikėrisht tek lagja, ku 50 vite mė parė ishte themeluar PKSH mė 8 nėntor 1941- nėn kujdestarinė e Beogradit. Nė lagjen e familjeve tė nderuara : Kaceli, Daja, Dashi, Petrelaj, Nallbani, Farkaj, etj. populli i mėnēur tiranas ia „pėrshėndeti“ jubileun Ramizit „ala-tironēe“, ia dha votėn demokracisė.
    Duke thirrur nė kujtesė dhjetra raste tė tjera, qė Azemi rrezikohej me jetėn dhe shpėtonte pėr mrekullit tė zotit, ngul kėmbė qė amshimi i tij dhe veneracionin qė kishte pėr engjėllin e tij mbrojtės, Dervishin e Luzhės, pėrbėjnė atė aftėsi, qė populli e thotė „ ka lindur me kėmishė !“
    Tyrben e Luzhės, objekt i sektit bektashian, tropojanėt e respektojnė dhe e njohin si vepėr tė Azem Hajdarit. Ky vend i shenjtė, shėrbeu si faktor civilizues pėr malėsinė e thellė tė Tropojės. Prej ditės sė ēeljes sė saj, malsorėt betohen :- Pėr atė tyrbe e pėr atė njeri tė shenjtė ! – Dervishin e Luzhės ! Disa herė e mbrojti Dervishi e tyrbja nga vdekja e sigurtė ! E kur mitrolozėt e Beogradit dhe Athinės, nė duart e antishqiptarve goditėn gjoksin e Azem Hajdarit pėr vdekje natėn e zezė tė 12 shtatorit 1998, ndoshta nuk dijti njeri t`a lexojė ! Ishte vetė mesazhi i shenjtė i njė alarmit qė dilte nga toka dhe nga qielli !
    Atė natė toka u la me gjakun e Azemit. Qielli derdhi ujra pėrmbytės nė Tiranė. Taman siē shkruhet nė librat e lashtė. Ngjet tamam ashtu, kur kombit i kanoset njė kob ogurzi ! Do kryqėzohet i pavdekėshmi ! A nuk ngjau kobi i madh e fatal me shqiptarėt nė Kosovė ?!..Azemi u kryqzua nga kryqi ortodoks !
    Qėlluan nė Lushnjė gjatė rebelimit tė vitit 1997 me kallashnikov, po Azemi nuk iku nga tribuna e qytetit. Gjuajtėn me granatė nė tribunėn e Shkallnuerit dhe Azemi mbuloj me trupin e vet Sali Berishėn. Fatbardhėsisht granata nuk shkrepi, sepse e ēarmatosi me duart e veta Azemi.
    I bėnė atentatin nė Urėn Vajgurore, pėrsėri dėshtuan ! Organizuan nė „B. Curri“ pėrsėri atentat, plagosėn Bardhyl Pollon ! Azemi shpėtoj ! Ndėrsyen njė tjetėr malsor tė mbajtur peng nga komunistat (G.Mazrreku) dhe e goditėn me 5 plumba brenda nė parlament ! Pėrsėri shpėtoj !
    E qėlluan me snaiper nga godina e stacionit tė Milotit mė 14 shkurt, kur kishte dhe tė birin nė veturė, pėrsėri u shpėtoj (!).
    U vendos qė t`i bėhej ATENTAT me mitroloz Kulinov – 12,7 mm. E VRANĖ ! E VRANĖ AZEM HAJDARIN ! Me 12 shtator 1999, kur u shtri pėrtokė AI, plagėt i morri demokracia, i morri Shqipėria, i morri Kosova nė gjoks ! Sepse Azem Hajdari me gjoks i delte pėr zot tė arthmes !
    Pėr atentatin e fundit, do ndalem pak mė gjatė.
    Viti 1998, solli pėrmbytje tė mėdha. UCK-ja mė 14 shkurt ndezi luftėn e lavdishme nė Kosovė. Kisha 7 muaj pa punė. Socialistėt na hoqėn pėr paaftėsi disave nga RTSH. Nė krye tė listės isha unė, Koēo Devole, Ndue Ukcama, Osman Mula etj. Shpirtėrisht ishim nė opozitė mė atmosferėn qė krijoi ardhja nė pushtet me kallash e tė majtėve nė Shqipėri.
    Nuk e kuptonim fillimisht se nga vinte kjo ndjenjė e tė qėnurit nė opozitė. Njė ditė Azemi e saktėsoj – „Nuk ka dalė PD-ja nė opozitė, por ēėshtja kombėtare. Na shiti Nano nė Kretė, e ja dhe tash nė Lisbonė... „
    Nė shtėpinė e Azemit strehohehin 13 luftėtarė tė plagosur tė UĒK-sė. Gjendja e mjeruar ekonomike, trishtimi i humbjes nė „piramidat“, gjaku qė derdhej nė Kosovė,pėrbėnė shtysėn qė me Edmond Zhulalin tė projektojmė dhe tė vėmė nė skenė Koncertin Homazh-Kosova Djep Lirije! Ishte dhe njė farė mllefi, pėr tu treguar drejtuesėve tė RTSh-sė, se ēfarė mund tė bėnin né tė „paaftit e pushuar nga puna“.
    Entuziazmi nė Koncertin e parė dhe optimizmi qė ndezi mesazhi i dalė nga 10 yjet e artit mbarėkombėtar, na ēoj nė turnen humanitarė nėpėr 22 shtete tė Europės. Ishim nisur me 10 shtator 1998 kur nė Koncertin e dytė nė Ludwigschaven, njė telefonatė e Abaz Sulė Hoxhės,na tronditi duke na pllakosur trishtimi.... Kanė vra Azem Hajdarin bre Agim, ti shndosh... Nuk mbaj mend asgjė se ēfarė ngjau. Ishim bėrė gur e mur. E morrėn vesht artistat.Pezullova njė minut ēdo gjė dhe i propozova sallės njė minut heshtje pėr tė gjithė ata qė japin jetėn pėr SHQIPTARI ! Nuk arrita tė mbaroj fjalėn, kur nga mesi i sallės, zėri i njė motre kosovare gjėmoj – Lavdi Azem Hajdarit !
    Salla e mbushur plot e pėrplot e ngritur nė kėmbė ushtoj LAVDI ! Lavdi pėr legjendarin e demokracisė ! Lajmi ishte pėrhapur si rrufeja.Tė gjithė shqiptarėt e Kosovės qė takuam pėrgjatė turneut 6 mujor nepėr Europė, vinin tė brengosur e na ngushėllonin me dashurinė dhe mirėnjohjen e tyre paskaj.“ Ta ēlirojmė Kosovėn, se pa ia marrė hakun Azemit nuk gjejmė rehat ! „– na jepnin kurajo. Azemin e duan dhe e nderojnė tė gjithė Shqiptarėt e veēanėrisht Shqiptarėt e Kosovės . Kishin tė drejtė. Nė ēdo tubim, nė ēdo festė apo fushatė, Azem Shpend Hajdari ishte i vetmi politikan qė prej dhjetorit 1990 e deri kur dha jetėn e mbyllte fjalėn e tij me thirrjen RROFTĖ KOSOVA E LIRĖ ! ATJE I KEMI VORRET E TĖ PARĖVE TANĖ !
    Tashmė sheshet presin mesazhin e tij ! Zemrat e ndjejnė ēlirimin e Kosovės qė troket nė ēdo zemėr e nė ēdo prag ! Azem Hajdari – i riu, djali qė nuk arriti t`a pėrqafojė babėn e vet pėrsėgjalli, do rritet. Tė jatin, Azemi i ri, do e njohė nga ninullat e nėnės sė vet ! Do t`a ndjejė pranė, nga tregimet e motrės Rudina dhe vėllajt Kiri ! Do dėgjoj pėr babin e vet, nga kujtimet e mbresat e pashlyeshme tė shokėve tė Azemit ! Do ndjejė respektin dhe dashurinė nga shqiptarėt e Kosovės Endrėn e babės sė vet, pėr tė shkelė nė tokėn e lirė tė Kosovės, vogėlushi Azem do e realizojė sėshpejti ! Dhe atje nė Kosovė, ku i kemi varret e tė parėve tanė voglushi Azem Azem Hajdari nė odat e burrave, do mėsoj dhe fjalėt e para tė jetės sė vet nga bashkėmoshatarėt : – KOSOVA REPUBLIKĖ !
    Mirėupafshim Azem nė Kosovėn e lirė dhe tė pavarun.

    Agim Doēi

  7. #77
    alvi
    i/e ftuar
    Z Agim, sapo e lexova shkrimin tuaj.
    E shtypa, dhe do jete pjese e arkivave te mia personale.
    Faleminderit per shkrimin si informativ ashtu dhe prekes.
    Alvi!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agim !

    Rrofsh e qofsh i nderuar gjithmon!
    Je i mrekullueshem! Ke zemer brilante.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Shume interesant. Tash e njoh edhe me mire Azemin.
    Te lumte, z, Agim Doci.

    Pershendetje te sinqerta,
    Ari
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  10. #80
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Moj Elinda, po si ta ha menja ty, se une do therras me emra Mace nji poeteshe???

    O problemi yt si prezentohesh ne forum...ne fun te funit une me emer po te therras, nji e drejte e imja kjo...e nuk me pelqejne emna Macia, qenushi etj

    sidomos ajo MAICIA (me germa te medha ma shtiu fryken, e mu duk si CIA, rujna Zot).

    Po pse u pergjigje moj Elinda? Ta dijsh se nuk ishte pergjigje e kenaqshme, po e le me kaq vetem se eshte e drejta jote ta formulosh ate si te dush edhe pse munet me qone gabim!

    Me agapis! Klod

    ** nigjoni se Agape, eshte nji fjale e hershme e dashunise se krishtere, e mos ma vishni per filogreqizim!
    Jo se na del ene Bibla masanej se o kon shkrujt agjentat e sherbimit sekret grek.

    Efkaleminderit!

Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Gėzim Hajdari, njė poet shqiptar nė Ruanda
    Nga Davius nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:11
  4. Dashuria e pare {shkruajtur nga Ekrem Hajdari}
    Nga YaSmiN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 03:22
  5. Kenget e Azemit
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •