Moisiu: Hajdari, "Nder i Kombit"
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, ka nderuar dje pasdite jeten dhe vepren e Azem Hajdarit me Urdherin e Larte "Nder i Kombit". Ky titull i eshte dorezuar te shoqes se ish- deputetit te PD, Fatmira Hajdari, nga ana e sekretares se Pergjithshme te Presidences, Mimoza Hafizi. Kjo per faktin, sepse kreu i shtetit ndodhet per nje vizite disa ditore pune ne SHBA. Presidenti Moisiu i ka dhene Urdherin e Larte Azem Hajdarit me motivacionin: "Per merita te shquara si drejtues i Levizjes Studentore, si nje nga themeluesit e pluralizmit politik ne Shqiperi, si nje nga drejtuesit kryesor te opozites shqiptare ne periudhen e transformimeve te medha demokratike te vendit, kryesues dhe veprimtar i ceshtjes kombetare shqiptare dhe integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike, ideator dhe udheheqes i aksioneve politike te rendesishme e vendimtare per Shqiperine". Ne ceremonine e dorezimit te Urdherit te Larte "Nder i Kombit", e cila u zhvillua ne Akademine e Arteve te Bukura, merrnin pjese drejtues te larte te PD, deputete te opozites, perfaqesues nga PS (sekretari per Marredheniet me Jashte, Ilir Zela) dhe qeverise (zv/kryeministri Ilir Meta), si dhe perfaqesues te trupit diplomatik dhe institucioneve nderkombetare te akredituar ne Tirane. Zonja Hajdari vleresoi nderimin qe Presidenti i beri vepres se Azemit dhe u shpreh se "kjo dekorate eshte e gjithe shqiptareve te vertete". Vleresim per dekoraten shprehu edhe kryetari i PD, Sali Berisha, i cili theksoi se "ky eshte nje nderim qe i behet te gjithe rinise shqiptare dhe demokracise".
A. M
Krijoni Kontakt