Close
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 188
  1. #31
    Kacurrelsja Maska e Kiki
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Postime
    156
    Ti mor Klod qe kur e hap kete teme duket qe dyshon ne eshte AZEMI HERO ose jo .Dhe meqe dyshon ,dmth nuk je dakort ,e me sakte je i kuq.E megjithate ,doni apo s'doni ju Azemi eshte HERO.nUK KA NEVOJE TI PERMEND EDHE UNE ARSYET PSE, SE shoket tane kudo neper bote,kush me pasion e kush me arsye ta paska kthyer pergjigfjen e merituar.JU LUMTE TERE SHQIPERTAREVE QE NUK LENE TE HARROHET HISTORIA.
    Dhe qe te jesh HERO nuk duhet te leshosh raketa ,por te vdesesh per atdheun.Kjo e ben pervec te tjerave AZEMIN HERO.Se Azemi donte nje Shqiperi pa komunista ,dhe ne nuk do te endeshim neper bote.
    Mos e kruaj me tel me gjemba :D

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Pershendetje me perzemersi Kallmeti

    Lista e heronjve nuk shtohet sepse ata quhen deshmore dhe jo heronj

    Deshmor eshte titull i larte, Hero eshte nje titull me i larte

    Ku dallohet Heroi nga Deshmori

    Heroi kryen vepra shume me te spikatura qe jane shume me teper se kryerja e nje detyre.

    Psh nje polic qe jep jeten ne krye te detyres eshte deshmor por qe te jete hero ai duhet qe te jete simbol i nje ideali dhe vepra e tij te jete inspirim i madh per njerezit.

    Per keto aresye eshte Hero edhe Azemi,

    Ata qe ia akorduan titullin nuk e bene kot sepse Azemi edhe i gjalle e kishte merituar titullin me vepren e vet.

    Une tek postimi i pare desha te tregoj objektivisht se sa eshte rrethi i atyre qe e njohin Azemin per Hero dhe me del se vetem individe te parendesishem nuk e njohin per te tille

  3. #33
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    E cfare na ka gjet!

    O Ornament pse mashtron?

    Ne demostraten e dhjetrorit nuk e thirrur sex, sex.

    klod ja ti marrim gjerat me rradhe:

    Per cfare po e akuzon Azem Hajdarin?

    Se ka pate seks me femra?

    Klod,

    une kam qene student ne 1990 dhe kam qene ne demostratat e atehershme dhe po ta them me sinqeritetin me te madh:

    Dhe sikur asgje tjeter te mos kishte bere Azem Hajdari, por vetem ate qe beri me 8 dhjetor do te mjaftonte ta respektonim per gjithe historine.

    Me trimerine e rradhe mbas 5 atentateve ai eshte tashme nje mit nje ideal.

    Sikur ne te djathtet te ishim sa 1 e milionta e tij sot Nano e kompani do te ishin kudo, por jo ne RSH!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #34
    alvi
    i/e ftuar
    O Klodo, dhe i kuq dole ti me?
    Shi shi, s'te disha per te kuq un tyve. Po pse u kapshe ti tu i bo lecke te majtet e forumit kur paske qen vet i kuq?
    Apo mos ndoshta po te mos jesh dakort me "demokratet" je i kuq?
    Une per Azem Hajdarin kam pas shuem respekt. Nuk e di se c'ka bere apo i eshte bere pas 96 kur kam ikur, dhe nuk do diskutoj a eshte apo jo hero. Fakt eshte qe ai ne ate kohe kur koka qe ngrihej me shume se te tjeraqt fluturonte, ai e ngriti me lart se te tjeret. Nuk ishte e lehte te ngriheshe atehere kur Azemi dhe ai Broci u bene lidera te levizjes studentore. Trimerine nuk ja mohon dot Azem Hajdarit se do ishte turp. Dhe qe u perpoq me aq sa kishte mundesi dhe kapacitet ti ndryshonte gjerat, qendron. Qe shume veta filluan ta urrenin per kapadaillek, dhe kjo eshte e vertete. Ai ma merr mendja eshte hero, dash i demokracise, dash i kombit, se ai ishte nder te paret qe u ngrit ne kohen e monizmit.
    Tani pak loje fjalesh me Kikin. Ti thua se Azemi ishte hero pasi ai donte nje Shqiperi pa komunista. I dahsur Kiki, ata qe ti i quan komunista(pavarsisht nese jane apo jo) i ka zgjedhur populli shqiptar u be 5 vjet me rradhe. Pra ne ate kontekst, ai i ka dale kundra deshires se popullit, gje qe nuk perben ndonje argument bindes per heroizmin e tij.
    Per ta mbyllur kete teme, per mendimin tim, Azemi eshte hero i demokracise, jo prej nje dekreti, dhe as se keshtu dua une apo tjetri, po ai eshte hero pasi ishte nje nga te paret qe e ngriti zerin kunder monizmit, kur ne te tjeret nuk dinim te vendosnim se c'fare te mendonim per demonstratat e studenteve. Kur Azemi kerkonte pluralizem, une me vete thoja ca tradhtaresh keta studentat dhe nuk me vjen turp ta them se ashtu kam pas menduar. Nderkohe Azemi, e vuri koken e tij ne rrezik, ne nje kohe kur Mali me Gropa ishte plot me kufoma te djemve moshatare te tij.
    Rafmet past, e ju ndritte shpirti aty ku i ka ra.

  5. #35
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Nderi i kombit

    "Nderi i Kombit" per Azem Hajdarin

    "Nderi i Kombit" per Azem Hajdarin



    Partia Demokratike do te organizoje me date 12 shtator nje ceremoni perkujtimore ne nderim te udheheqesit te Levizjes se Dhjetorit '90, Azem Hajdari, te vrare tragjikisht perpara selise se PD kater vjet me pare. Neser zyrtaret e PD sebashku me anetare te kesaj partie, do te vendosin ne oren 10.00 te paradites lule, ne memorialin qe eshte ngritur ne vendin ku eshte vrare Hajdari, ne oren 11.00 do te behen homazhe prane varrit ku prehet ai dhe me pas do te vazhdojne me vizita ne familjen e deputetit demokrat. Por aktivitetet ne kujtim te deputetit Azem Hajdari nuk do te mbyllen me kaq. Pasdite grupimi "Dhjetori '90" ka organizuar ne sallen e Akademise se Arteve nje takim perkujtimor, ne te cilin jane ftuar te marrin pjese drejtues te larte te PD dhe te opozites. Ne kete takim pritet qe sekretarja e Pergjithshme e Presidences, Mimoza Hafizi, t'i dorezoje familjes Hajdari edhe dekoraten e dhene nga Presidenti Alfred Moisu, deputetit Azem Hajdari me motivacionin: "Nder i Kombit". Ky moment do te shenoje edhe piken kulminante te aktiviteteve ne nderim te udheheqesit te Levizjes se Dhjetorit '90, Azem Hajdari.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #36
    Moisiu dekoratė pėr Hajdarin

    Presidenti Moisiu do tė dekorojė nesėr ish-deputetin e Partisė Demokratike, Azem Hajdari, me rastin e 4-vjetorit tė vrasjes sė tij mė 12 shtator 1998, me medaljen "Nderi i Kombit". Ky veprim ėshtė pėrshėndetur nga Partia Demokratike, e cila tashmė ka pėrfundur pėrgatitjet me rastin e kėtij pėrvjetori. Gjatė kėsaj dite drejtues tė kėsaj partie do tė vendosin kurora me lule nė pėrmendoren e Hajdarit dhe varrin e tij, si dhe do tė zhvillojnė vizita nė familjen Hajdari.


    Marre nga G.Z.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #37
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ai qe oshte me men, i permbahet pergjigjes per shume arsye...e ketu me duket se oshte njoni qe po e bo kete....!

    Por ene ai qe e dha pergjigjen vone trego pjekuri pak...edhe pse nuk dha pergjigje.

    Qe te mos perseris veten se te respektoj...Albo...por si gjithnje...madje sa vjen e me shume...shoh disa pergjigje te zbrazeta te dikujt qe do ta ndjeke politiken nga shtypi e letra...., po te keshilloj te mos i hysh rruges se politikes, pasi shkenca kompiuterike qe ke zgjedh ka me te dhone shume me teper ekonomi e nder, ndryshe politika te ofron nje tip si ai, ne mos i Sales, po te them i Eduart Selamit

    une e shkrujta nje pergjigje qe mu fshi nga nji gabim i kompituterit tim, pranaj edhe nuk do zgjatem se o lodhese...

    Nuk bie dakort as me definimin e Antonit....shume gjona nuk do i perseris fare se jon te lodheshme me i rishkrujt...por

    Kush ka fol ketu per fajsi seksi? Jo te dashur, une kom fol per fajesi te abuzimit te pushtetit, qe duke qone nji malok e asgjo me shume, na bohesh si Alen Delon, se te rrine horrat nga mrapa...ke i makine, kaptinen e modhe boll, e i kostum, keshtuqe bo emer me femnat ala shqiptarce....

    jom duke fol per i person, qe i jep kalamonit shuma lekesh te paimagjinueshme per moshtaret e varfen te femijes se vet...e keto ne sy te tyre..(rrob pa logjike...ose me logjike katunare me pushtet, sic bojshin leberit kur erdhen prej Mehemtetit ne Tirone)...

    Jom tui fol per nji person, qe aq me keq qe nqs sipas jush (Albos), ai na qeka drejtuesi, themeluesi i kesaj e asaj levizje...zapto shtepine e nje tjetri...i shtyme nga nji horr (socialist ka qene , se ky horr ka qene i tille qe ne kohe te Enverit, edhe se denote kush per skandale...) si Noshja..ene gazeta e ka qit...

    A mund te jete hero nji mafioz..? A mund te jete hero, me qellime vetmohuese atdhetare te pastra dikush qe merret, nje Zot e di, me Gaz Mucen e ku ta dij une...

    atehere ene (smas perkufizimit hero te Albos) Sllobodani oshte hero...pse jo? a po se kishte ene kaptinen e fizionomine njilloj!

    Ore po une nuk e morr vesh kete pune.....Ti Anton, nuk ka mundesi te vijsh nga Ashtat qe une njoh...

    Levizja dhjetorit ne durte e Azemit???!!!

    Shkurt: Ty Albo ta ka thone me spec Elinda Marku, qe kur thu i gjo se thu prej vetes...., ndersa ty Anton...ende nuk te njoh...

    ============================

    Kiki...edhe kushdo qofte katunar tjeter fondamentalist - rremujaxhi e shkaterrimtar te cdo lloji...mosi me permeneni mo se nuk jeni te denje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 12-09-2002 mė 09:24

  8. #38
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Skenderbeu-> Hero (e padiskutushme), Azemi-> ???. Mbase e kam une gabim, po nuk i shof ne te njejtin nivel punet e tyre per vendin, plus pastaj ti leme menjane llafet per korrupsion. Azemi ndoshta ka qene atdhetar, po ai ka bere ate qe cdo Shqiptar ka per detyre. Ndyshimi midis nesh dhe tij ishte ndoshta se ai e pa si detyre ndersa te tjeret jo. Sidoqofte veprat e tij nuk kane qene aq heroike sa te cilesohet i tille. Po u cilesua ai hero ca emri ti veme Skendebeut, apo hec i ulim vlerat e punes se tij ne nivelet e Azemit? Gjithashtu ai nuk eshte se dha jeten per te miren e kombit, ai u vra per arsye banale.

    Po nje gje eshte e padiskutushme, vdekja e tij ka bere mbrekullira per te gjithe ata qe kerkojne Azil Politik. Ne mos per gjera te tjera, te pakten vdiq per te miren e Shqiptarve azilkerkues.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SSALB : 12-09-2002 mė 12:15

  9. #39
    Pyetja me e pakuptimte qe mund te shtrohet.
    Njeriu behet hero nga veprat e tij.Nuk ka rast ne histrin tone Kombetare qe nje djalosh pa mbushur akoma 27 vjeē te udheheq nji levizje mbare Kombetare,qe permbysi nji nga diktaturat me te egra ne Europe.Problemi eshte qe disa persona te veēante qe marrin pjese ne forum,nuk duan ta kuptojne rendesin historike te kesaj levizjeje,dhe ne menyre shume cinike fabrikojne shprehje dhe fakte te neveritura gje qe i kemi degjuar qe atehere nga oficere te sigurimit te Shtetit,dhe kasketat e veteraneve Stalinist.
    Vepra e nje personi matet me rrezultatet qe sjell,dhe vepra e Azem Hajdarit, dhe atyre qe i vajten pas eshte Liria dhe Demokracia qe sollen ata ne Shqiperi.
    Kush mohon kete mohon Shqiperin,mohon Kombin e vet,dhe kerkon te na ktheje ne kohen e vuajtjeve dhe te kalvarit te eger komunist.
    Ajo qe beri Azem Hajdari per Shqiperin mund te krahasohet me ate qe beri Abraham Linkolni per Ameriken,pavarsisht qe te dy paten te njejtin fat.
    Fatkeqesia qendron ne ate qe ne Shqiperi ka akoma njerez qe eshte pak ti quash nihiliste te zhvillimit demokratik te vendit tyre.
    Per fat te keq ka edhe te rinj te cilet rreshtohen perkrah forcave te erresires,duke i bere elozhe mafjes se re politike,te cilen e luftoji pa meshire Azem Hajdari.

    Lexova me lart qe "Azem Hajdari u ngjall e u shendosh kur ai erdhi ne pushtet".Kjo eshte shprehja me djallzore.NQS se dini po jua bej te qart, Azem Hajdari asnjiher nuk ka qene ne pushtet.S'ka pasur asnji post ne Administraten Shteterore.
    Jetonte ne nje shtepi druri me 2 dhoma e guzhine (jeton familja akoma sot),por ka qene deputeti me i votuar ne te gjitha Legjislaturat.
    Ai u vra pa imunitetin e deputetit,u vra kur akoma si ishin sheruar plaget qe mori nga komunistet ne Parlament,u vra kur i duhej me shume se kurre Shqiperis dhe Kosoves.
    Pyetja qe shtrohet "A eshte Hero Azem Hajdari?",eshte e zbehte per mos thene shume provokatike.
    Azemi eshte HEROI yne,eshte Legjenda jone.
    Nderim te perjetshem Vepres Heroike te Azem Hajdarit.


    Respekte Tironsja.
    :^zilet

  10. #40
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Tironse fole jo vetem me zjar por dhe me argumente bindese, mua per vete ma mbushe mendjen.

    Te lavderoj per menyren e te argumentuarit.

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Gėzim Hajdari, njė poet shqiptar nė Ruanda
    Nga Davius nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:11
  4. Dashuria e pare {shkruajtur nga Ekrem Hajdari}
    Nga YaSmiN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 03:22
  5. Kenget e Azemit
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •