Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 188
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Ashtu mendoj edhe une

    Mendimi i gjithesecilit eshte mendim dhe qendrim i vetem atij.

    Azemi u shpall hero i demokracise dhe per te tille e njoh edhe une.

    Bere mire qe e kujtove edhe Shkurten se edhe ajo eshte Heroine por jo e demokracise por e Punes Socialiste

    Ka edhe heronj te tjere si psh Enver Hoxha qe i ishte i vetmi qe u shpall Hero i Popullit dy here dhe kjo kur ishte gjalle.

    Koha ben te veten

    Them se sa kohe te jete demokracia Azemi do ngelet Hero i Demokracise

    Kur te vendoset Komuni (zmi) teti Primitiv do te jepet tiltulli

    Hero i Komunitetit Primitiv

  2. #22
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mua me duket se ky dikutimi i mesiperm eshte bere si ne gjykate...

    Rrofte Partia e Punes, se na i punoi te gjitheve me dekrete...e keshtu se luan me as Topi...e jo me B.Babi...

    Nuk e marr vesh...a je tui fol pro apo kundra komunizmit ore Babe...

    Mos u shqeteso, se nuk u ngrita te hedh poshte bustin e Azemit. Eshte nje forum ku diskutohet (edhe shahet, po ashtu), edhe flitet per opinione.

    Dekretet e vuloskan jeten tende...?

    Une, nuk e dija, por nuk habitem perse Parlamenti ta quaje ate hero....ne fund te fundit ishte shume me i mire edhe me hero se shume prej tyre ne Parlament!

    Kjo mund te jete edhe nje nga arsyet e shumta te atij vendimi...!

    Ore Erzen......po lere mo ate Salih...si e ka amrin, qe varu Azemin, e mos i permend kot, se je natarru keq!

  3. #23
    Azem Hajdari ka qene nga te paret qe doli hapur kundra diktatures komuniste. Nje nga udheheqesit e levizjes se Dhjetorit. Kryetari i pare i Partise Demokratike, partia e pare opozitare ne Shqiperi pas 50 viteve totalitarizem politik.

    Azem Hajdari ka qene 5 here deputet i Parlamentit pluralist shqiptar.

    Azem Hajdarit iu bene 5 here atentate per ta eleminuar dhe vetem ne te fundit arriten.

    Pse??

    Sepse Azem Hajdari ishte nga te paktet qe nuk beri kurre kompromis me komunistet, me spiunet dhe sigurimin dhe me bashkepunetoret e diktatures komuniste.

    Azem Hajdari e thoshte gjithmone hapur fjalen e tij dhe denonconte me gjithe fuqine e tij padrejtesite qe i beheshin Kombit Shqiptar.

    Kush u ngrit i pari e denoncoi marreveshejt e fshehta Nano-Milloshevic?
    Ai ekzekutohet dy dite pasi Nano deklaron ne Lisbone;"Kosova duhet te kete per kryeqytet Beogradin".

    Azemi u be i pakalueshem per mafien e kuqe. vete ne gjygjin e vrasesve te tij, eshte deklaruar qe dikush prej tyre tha; boll pune dhe probleme na ka hapur. Tani po flet teper dhe duhet me ja mbyll gojen.

    Prokuroroi shqiptare deklaron qe mbi 80 persona kane pergatitur direkt dhe indirekt vrasjen e tij.

    Problemi i te qenit hero apo jo qendron nga botkuptimi dhe mentaliteti i cdokujt prej ne.

    Per dike mund te quhet hero Shkurte Pal Vata dhe ndofta me te drejte. Per dike tjeter mund te quhet dikush qe jep jeten per te shpetuar te tjere nga mbytja.

    Per dike mund te duhet Fatos Nano, pasi e deklaroi Kosoven nen Serbi.
    Per dike tjeter mund te quhet Esat Pashe Toptani per arsyet e veta.
    Hero mund te jete edhe Enver Hoxha, Skenderbeu, Ali Pashe Tepelena, Avni Rustemi, Bajram Curri etj etj etj, keshtu sa per te permendur emra.

    Padyshim qe do te gjejme persona qe disa nga keto figura i quajne heronj e disa te tjere i quajne tradhtare.

    Per mua Azem Hajdari eshte Hero i Demokracise Shqiptare ashtu sic eshte edhe Arben Broci dhe te tjere qe u ekzekutuan nga kriminelet komuniste sepse u preken interesat e tyre.

    Per ju keta mund te jene cdo gje, por jo heronj.

    Keni mendimin tuaj dhe eshte e drejta juaj qe te gjykoni.

    Dikush permendi disa prifterinj katolike qe iu kundervune komunizmit megjithese e dinin se cfare i priste.

    Per mua, Azem Hajdari e dinte se cfare e priste. Mund te rinte edhe rehat ne punet e tija dhe sot te jetonte, por ja qe nuk e beri.

    Ai e dinte qe do ta vrisnin.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Problemi axiomatic ne vendet e treta boterore, apo ne vendet te cilat jane ne zhivillim e siper, eshte aftesia e pushtetit qeveritar qe te elimonoje pengesat eventuale te regjimit. Ky problem eshte evident ne Kosove dhe ne Shqiperi. Ky problem eshte evident edhe ne te gjithe vendet e treta boterore. Ky fenomen nuk eshte problem ne vendet e zhvilluara kapitaliste. Ose ne qofte se eshte, eshte minimal, sa qe nuk ka nevoje diskutimi.

    Ne vendet te cilat qeveria qeverise sikur nje band kriminalistike, apo bandat dhe krimi i organizuar eshte pjese e madhe e shoqerise dhe jetes politike, atentatet jane zakonshem. Ne Itali, psh, nese ndonje minister jep deklarata anti-mafioze, shansat jane te medha se ai minister do te egzekutohet nga mafia. Sa here kjo ndodhi ne Itali.

    E njejta gje eshte ne Kosove dhe ne Shqiperi. Fjala e lire nuk respektohet. Nese ngrit zerin kunder aspiratave sa do te korruptuara politke, qevria ne pushtet do ta konsideroj kete si kercenim dhe do te te mbyt. KJo i ndodhi Azem Hajdarit. Azemi ka qene i vetedijshem se nje gje e tille do ti ndodhte. Mirpo, ai prap se prap, nuk frikesohet dhe nuk heziton ta ngrit zerin etij. Ai nuk e ka bere kete per synime personale--qe nje dite te shpallet hero--ai e ka bere kete sepse e dinte qe Shqiperia kishte nevoje per ndryshim. Socialistat nuk e kane deshire ndryshimin. Ata preferojne Status-quo.

    Mendimi im eshte se Azemi eshte hero i demokracise, sikurse Zjarrefikesit dhe Policia e NY jane hero te SHBA's. Hero mund te jete nje person i thjeshte, nje i dashur apo prind, per dikend. hero eshte ai person qe ndryshon ne menyre pozitive jeten e tjetrit. hero mund te jete nje shok i thjeshte i cili ne kohe te veshtira te keshillon dhe te ndihmon te kthehesh ne jete.

    Azemi ishte zeri racional i asaj kohe. Ze i cili kercenonte aspiratat e nje spektri politik. Adem jashari ishte forca kundershtuese e nje regjimi terrosist, ai mbytet dhe shpallet hero.

    Pershendetje

    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  5. #25
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Redi, ti ke nje te mire, te njejtin opinion e perserit gjithmone e me gjate, si top letre hidhenike (kartabythje shqip) kur shpaloset. Ty dhe disa te tjereve kjo te duket sixhade persie qe stolis temat e forumit.
    Ato njezet e gjashte votat e tua , si dhe piktura qe i shoqeron ( e realizmit socialist) mua me kujtojne sllogane te vjetra, qe nuk rrejten as edhe nje katunar te vetem. Per ēudi ti na shpalos bindje borgjeze, hajde kuptoje kete po deshe.

    O Red, ta thash dhe nje here me lart, nuk e solli Azemi demokracine, ate e solli i ftohti, mungesa dritave, mungesa e bukes, e ujit, Ēaushesku qe u vra si qen, zbrazja e ambasadave, largimi Kadarese, e mbi te gjitha Ramiz qursi qe ju dhimb jeta, se donte te shkruante kujtimet e pleqerise.
    Po ky Ramiz e ktheu mbapsht Shtrausin, kancelarin e Bavarise disa here, qe te mos devijohej nga VAZHDIMESIA e enverit. Jam i bindur se po ky Ramiz shkodrani, ja lante me llape breket Nexhit, te dy e morren ne qafe shqiperine. Enveri kish kohe qe kishte pjerdh, qe ne 1978, ai jetonte me gjilpera, nuk di a e ke lexu ti Red librin me kujtime te SULO Gradecit, qe pas tre ditesh e hoqen nga qarkullimi.
    Po nje dokumentar te ARTE-s me dokumenta filmike a e ke pare.
    Shko e pyt Doktorin se ai i di punet me mirre se kushdo, prandaj rri si pule e ngordhur dhe ligjin e ben dhe do ta beje Nano, deri sa dhe ky ti digjet si karte PERENDIMIT.

    Red vendosja e Azemit kryetar i PD ishte formalitet, pa asnje vlere, te gjithe e dinin qe Azemi s'qe kryetar i asnje gjeje, kjo s'ja ul vlerat si njeri i guximshem, ne fakt ai perveē guximit dhe budallallikut s'kishte gje tjeter, prandaj une i them HERO. Ai nuk veproi mbi rrjedhen e ngjarjeve, e hodhi vallen pa frike dhe deri ne fund. A kupton!

    Kam frike se Sala vete, qe nje marionete e vene ne loje per qellima te caktuara me afate te caktuara. Aktualisht ne shqiperi (ne postet kryesore) s'ka tjeter veē marionetave.
    Ne fund kam nje pyetje, mos punon gje per RD ti? Kot, intuita me shtyn te mendoj keshtu (ka pak gazetari te shpifur tek shkrimet e tua), me te thene te drejten s'te njoh dhe as du.
    S'besoj te biesh aq poshte sa ta fshish ket shkrim.
    Te mirat.

  6. #26
    Ornament, si gjithmone do te thuash shume gjera por perfundon per te bere rremuje.

    Ne fillim e kap me mua, mendimet e mia, 26 votat, figuren e realizmit socialist dhe pastaj me bindjet e mia borgjeze.

    Gjethja e plepit te dhjefsha kepucen - i thone ketij muhabeti.

    Aq me teper po te lexosh edhe vazhdimin.


    Padyshim qe ishin kushtet e renda ekonomiko-sociale qe detyruan nje pjese te popullit, intelektuleve dhe studenteve qe te rebeloheshin nga sistemit komunist.

    Padyshim qe kerkimi i azilit politik te Kadarese apo ngjarjet ne Rumani kane patur ndikimin e tyre, por kjo nuk dmth qe te ulesh meritat e te tjerve qe paten ne ardhjen e demokracise.

    Sipas teje me teper merita ka patur Ramiz Alia sepse i dhimbsej jeta, sesa Azem Hajdari me studentet.

    Nejse ai eshte opinioni yt, ndersa une timin ta kam thene e po ta them perseri.
    Po te mos ishte revolta studentore, ai sistem do te vazhdonte akoma edhe gjate.

    Une nuk te kam thene qe Demokracine e solli vetem Azem Hajdari, por nuk mund te mohoet roli i tij, i cili ishte primar.

    Ndersa ti me teper vlereson rolin e Ramiz Alise, pasi thua qe donte ai pa erdhi demokracia.

    Cfare nuk degjon sot. Une kam degjuar edhe te birin e nje spiuni dhe punonjesi te sigurimit qe nuk kishte lene njeri pa futr brenda, i cili me krekosej e thoshte qe ; - "Demokracine e sollem ne dhe ishin ne te paret qe u ngritem dhe qe detyruan Ramiz Aline qe te bente ndryshimet."

    Tani ec e merre vesh ti kete pune.


    Sipas llogjikes tende, ne duhet te mohojme rolin qe pati Ismail Qemali, Isa Boletini e te tjeret ne shpalljen e Pavaresise, pasi tek e fundit, heret apo vone, Perandoria turke do te binte.


    Padyshim qe pati nga ata u futen ne levizje si vegla te Ramiz Alise per te sabotuar ate levizje dhe ato ideale, por koha i nxorri ne pah figurat e tyre.

    Pati nga ata qe nuk bene kurre pakt me djallin ashtu sic pati nga ata qe u lidhen menjehere.

    Azemi besoj se e merr me mend se ne cilin grup futet.

    Qe Azemi u zgjodh kot apo plot kryetar i PD-se ky eshte mendimi yt, por llogjika e thjeshte nuk e miraton, pasi nuk mund te zgjidhej njeri kot ne ato momente ku ishte koka qe te fluturonte fare kot.
    Zgjedhja e Azemit si kryetar i pare i PD-se tregoi qe ajo parti dhe lidershipi qe ne fillim i qendoi larg manipulimeve te Ramiz Alise dhe dishepujve te tij.

    Pas Azemit erdhi Berisha dhe te dy keta nuk bene kurr pakt me Aline, perkundrazi iu kundervune me sa paten mundesi.

    Se kush ishin pjellat e Alise, ta thashe edhe me siper qe ishte koha ajo qe i vertetoi.

    Ti me permend videot mua, dhe une po te permend dy raste.

    I pari eshte takimi i studenteve me Ramiz Aline, me krah te te cilit qendronin Gjinushi dhe Bashkurti.
    Perballe tyre qendronin studentet me ne krye Arben Brocin, Hajdarin e te tjere.
    Ata te tjeret sot kryesisht jane ne poste qeveritare dhe jane te lidhur ngushte me dishepujt e Ramiz Alise.
    Nga sa kap kamera aty, ata qe nuk bene Pakt me Aline me vone u ekzekutuan.


    Sesa i forte ishte ndikimi i Alise, kete e tregon edhe mbledhja e kryetareve te partive dhe anetareve te qeverise Bufi ne seline e kryeministrise.
    Berisha donte te terhiqte ministrat e tij dhe te gjithe iu kundervune. Madje Bufi deklaroi qe ka vetem 6 dite buke.

    Te gjithe ishin kundra Berishes, madje edhe qeveritaret e tij. Pashko & Co, se leri te tjeret. (ishin te gjithe aty pa perjashtim ne ate mbledhje).

    A te kujtohet shprehja me e perdorur e Berishes gjate asaj mbledhje?
    - Flisni ju kot dhe s'keni faj. Nuk eshte faji juaj, pasi urdhrat vine nga ndertesa perkarshi, duke iu referuar selise se Komitetit Qendror dhe Ramiz Alise.

    Ishte i vetmi nga te gjithe politikanet shqiptare, kryetaret e partive politike te te gjithe spektrit politik qe nuk pranoi te bashkepunoje me Ramiz Aline dhe dishepujt e tij.

    DHe me vone kur mori Presidencen, te gjithe ata iu bene Bllok kundra dhe e sulmuan e iu kundervune shume here me teper sesa Ramiz Alise.


    Keto qe po ti them jane fakte dhe jo hipoteza.
    Per ty Sala mund te jete marionete, por faktet kane folur gjithmone kundra.

    Mendja jote dhe e imjat mund te beje gjithmone akrobacira e te insinuojme lloj lloj situatash, por e verteta edhe aty teper e qarte.

    Eshte apo nuk eshte hero Azem Hajdari ajo varet nga pikpamjet e secilit prej nesh.
    Per nje socialist, komunist apo punist, kurresesi Azemi nuk mund te quhet hero. Edhe per te tjere qe nuk i kane vleresuar gjithmone situatat , po ashtu mund te jete.


    Une nuk kam punuar ndonjerhe per RD-ne dhe as qe e di se ku e ka seline. Me kujtohet selia e vjeter pasi kaloja ndonjehere andej, por tani nuk e di se ndodhet (nese e kane ndryshuar).
    Ne internet heren e fundit qe mund te kem lexuar RD-ne, nuk e mbaj mend qe te jem i sinqerte, por duhet te kete kaluar mbi 6 muaj.


    Une nuk e di pse te vjen ideja qe une mund te fshi shkrimin tend.

    Ku ke pare ti qe une te fshi shkrime kur dikush shpreh mendimet e tij.

    Mos e ngaterro Redin si Red, pra si person dhe anetar te forumit me Redin si administrator forumit.
    Une kur diskutoj ketu, shpreh mendimet e mia dhe them shyqyr qe erdhi kjo dite, pasi dikur te conin ne Spac e Burrel per te tilla gjera.
    Kur veproj si adminitrator, une nuk shoh bindjet e anetareve, por anen administrative te forumit dhe mundohet te zbatoj rregulloren e te jem i paanshem.

    Ne rast se nuk beson, te dergoj une me email te gjitha temat dhe shkrimet qe kam hequr qe flasin pro PD-se apo te tilla si keto, vetem pse nuk i pershteshin regullores, prishnin estetiken e forumit, apo ndiznin teper gjakrat ne forum.
    Une kam bindjet e mia ashtu si edhe ti ke te tuat.
    Perderisa diskutohet brenda limiteve, pa sharje, ofendime apo sulme personale, cdo shkrim eshe i mirepritur ne forum.

    PS. Para nja 2-3 muajsh kam fshire nje teme per Azem Hajdarin dhe Sali Berishen pasi ishin propagande puro partiake dhe i dergova mesazh personit qe forumi nuk eshte Forum Politik.

  7. #27
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Urime ero Ornament i ziu!Gezohem qe u ringjalle perseri.Unė te dija te vdekur ty dhe ate Tarasin tjeter.Madje njehere iu patem varosur tek varrezat e deshmoreve(Azemin nuk e kane varrosuar atje dhe ti ke te drejte qe nuk quhet hero se edhe policet e vrare ne lufte me krimin nuk jane varrosur per deshmore e herojnė si komunistet!) por se kush djalli iu hoqi prej andej nuk e di.Njeher thane se ju kerkuat vete ngaqe rifuten nė te njejtat vare njė''Ballist''.Urime qt gjithe''Heronjeve'' populiste qe u ringjallen pas ardhjes ne fuqi te djemve tuaj.Je teper i ''Sakte'' nė shkrimet qe shkruan.Gabim te madh ka bere Shqiperia qe nuk e ka cilesuar edhe Ramiz Aline ''Hero'' se ai beri heroizem duke vrare djalerine shqiptare sikur beri kohet e fundit PS-ja me Fatos Klosin duke e vrare Azemin dhe duke shpifur sikur Azemin na e paska vrare Saliu.Por e verteta doli ndryshe se e vrau shefi i policise se Tropojes socialisti Jaho Salili me shoket e tij qe qarkulluan me makinat e policise se shtetit qe drejtohet nga socialistet.Unė nuk te themse e vrau Fatos Nano sepse nuk kam fakte por se e vrane socialistet kjo eshte vertetuar ne gjykate.Edhe njeher urime per ringjalljen tuaj dhe nese eshte apo jo hero Azem Hajdari apo Arben Broci kete e ka treguar koha.Por ta dish se heronjte nuk kane flatra dhe ishin njerez si nė ndaj nuk ishin teper te perkryer por kush lufton per te miren e kombit te tij dhe vritet ne rrethana te ndryshme quhet hero.Ti mund ta quash si te duash se nuk i prish askujt pune....Pershendetje dhe shyqyr qe u ringjallet por...sersishmi do te ktheheni ander nga keni ardhur nga....varret!...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Kallmeti

    Azemi eshte Hero i Demokracise dhe jo Hero i Kombit.

  9. #29
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Pershendetje Boebabi dhe sigurisht qe hero i kombit ėshtė Gjergj Kastrioti kurse Azemi ėshtė hero i demokracise se brishte Shqiptare.Por lista e herojnė nė Shqiperi eshte e madhe sepse ēdo polit qe vritet nė lufte me krimin eshte hero sepse ai nuk u vra per interesat e tija por per Atdheun e tij qe ne qytetaret te jetojme te qete.Pershendetje ..Lek Gjoka-Kallmeti Florida 2002

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte e natyrshme qe ne nje teme te lexosh mendime nga me te ndryshmet qe me shume se vleresime per Azem Hajdarin, tregojne shkallen e kultures dhe botekuptimin e secilit prej atyre qe i lene keto mesazhe. Perpara se te shpreh edhe une mendimin tim, po ju jap perkufizimin e "Heroit" tim, sipas kesaj radakes time.

    Kush eshte HERO?

    Hero eshte ai individ qe sakrifikon gjithcka te shenjte personale per te miren e popullit dhe kombit te tij. Pra heronj jane ata njerez qe punes dhe perkushtimit te tyre karshi popullit te vet nuk i kursejne as jeten e tyre. (Supozojme se jeta eshte gjeja me e shenjte ne kete bote).

    A eshte Azem Hajdari hero?

    Dhe tani po trajtojme ceshtjen e dyte. A mund te klasifikojme Azem Hajdarin si Hero. Qe ta besh kete vleresim duhet qe me pare te njohesh dhe kuptosh VEPREN e Azem Hajdarit. Duke qene nje njeri politik, Hajdari gjykohet pikerisht per veprimtarin e tij politike dhe si kjo veprimtari i sherbeu popullit te vet dhe kombit.

    Azem Hajdari, lideri i dhjetorit

    I gjithe brezi i dhjetoristeve te 90', e gjithe byroja politike e kohes, te gjithe shqiptaret te medhenj e te vegjel qe e jetuan ate kohe e dine shume mire qe ajo qe njihet si "Levizja e Dhjetorit" ne qender te saj kish pikerisht nje emer: Azem Hajdari. Rreth Azemit me pas u mblodhen shume te tjere, fale kurajos se Azemit mori kurajo nje popull i tere per tu perballur me ate qe i kishte skllaveruar mendjen dhe shpirtin per plot 50 vjet.

    Ne dhjetorin e 1990 Azem Hajdari ngriti zerin e lirise, ate ze qe shqiptaret kishin 50 vjet qe prisnin ta degjonin. Azem Hajdari fliste ne emrin e elites kombetare qe ishte mbyllur burgjeve, ne emer te gjithe familjeve qe jetonin neper kampe internimi, ne emer te gjithe atyre njerezve qe ndanin me njeri-tjetrin friken dhe mizerjen e trasheguar te nje rregjimi diabolik. Kur te 3 milion shqiptaret ulnin koken e heshtnin me nje perulje prej skllavi, Azem Hajdari ngrinte zerin dhe kerkonte liri per 3 milion sklleverit shqiptare. Ky ishte Azem Hajdari qe me zerin e tij zgjoi dinjitetin e nje populli te zhveshur nga gjithcka.


    Azem Hajdari, lider i partise se pare opozitare

    Me rrezimin e bustit te Enver Hoxhes, u rrezua nje rregjim 50 vjecar komunist. Por ky rrezim ishte vetem simbolik, pasi kontigjenti i njerezve te ketij rregjimi do te vazhdonin veprimtarine e tyre ne dem te demokracise shqiptare dhe "atyre qe na rrezuan Partine". Ne kete kohe Azem Hajdari nga nje student kthehet ne nje prej eksponenteve kryesore te partise se pare opozitare, Partise Demokratike.

    Azem Hajdari ka qene i pari qe ka tubuar shqiptaret qytet me qytet per te sjelle "frymen e lirise e demokracise". Ky ishte shpresa e vetme ne ato dite te zeza ku shqiptaret zinin rradhe e mbanin lista per marrjen e bukes. Shqiptaret kane mbajtur shpresen gjalle pikerisht me mendimin se ndryshimi i rregjimit do te sillte edhe ndryshimin e mireqenies se tyre. Zeri i Azem Hajdarit do te kumbonte ne cdo shesh te Shqiperise ku rrezimi i sistemit ende nuk ishte festuar. Ne ato vite, te paket ishin ata qe merrnin guximin te perballnin nje shoqeri me nje mentalitet te trasheguar 50 vjecar komunist.

    Azem Hajdari, opozitar i cdo rregjimi

    Ndryshe nga shume eksponente te tjere politike ne PD, Azem Hajdari asnjehere nuk u servilos kryesise se partise se tij, dhe gjithmone ngriti zerin e tij atehere kur qendrimet partiake nuk perkonin me realitetin shoqeror te Shqiperise. Edhe pse me nje reputacion te madh qe i hapte cdo dere e mund ti siguronte shume kollaj pushtet, ai zgjodhi mbajtjen e krahut te popullit te tij, atij populli qe ai i solli lirine ne 1990. Jane te njohura per kujtesen tuaj perplasjet e here pas hershme te Azem Hajdarit me pushtetin e PD-se ne lidhje me sindikatat e pavarura. Jane te njohura gjithashtu edhe qendrimet ndryshe te Azemit karshi vijes se partise ku ai bente pjese. Jo me kot sot vete njerezit e partise se tij e mbiquajne "tribuni nacionalist popullor".


    Azem Hajdari dhe ceshtja kombetare

    Azem Hajdari nuk ishte as profesor, as doktor, as njeri me nje bagazh te madh kulturor. Kete me shume se kushdo, e dinte vete Azem Hajdari i cili jo me kot mbeshteti kandidaturen e Prof. Dr. Sali Berishes per kreun e PD-se. Berisha do ti jepte asaj partie ate qe Hajdari vete nuk kishte mundesi ti ofronte. Por kjo nuk ja ul kursesi vlerat Azem Hajdarit, pasi ai beri per ceshtjen kombetare shqiptare ate qe nuk e bene akademike e pedagoge te shquar. Azem Hajdari mbante gjalle ne Shqiperi zerin e nacionalistit qe nuk e kish harruar as Kosoven dhe as Tetoven, as Plaven e Gucine e as Prevezen e Camerine. Duke qene se ai i kishte krijuar nje reputacion vetes si nje tribun qe fliste ate qe mendonte e ndjente zemra, zeri i Azem Hajdarit arriti ta distancoje veten nga politika. Azem Hajdari nuk kishte ambicie politike, deshira e tij e vetme ishte qe Shqiperia te fitonte shkallen e zhvillimit dhe respektit ne arenen nderkombetare duke flakur tej reputacionin 50 vjecar te nje vendi komunist e ateist. Ai e dinte shume mire, qe Shqiperia te fitonte kete reputacion duhej qe te zgjidhej edhe ceshtja e Kosoves qe ishte edhe me imediate. "Kosova eshte problemi i gjithe problemeve" do te shprehej Azemi ne prononcimet e tij per mediat dhe shtypin. Duke qene se vendlindja e tij ishte Tropoja, ai se bashku me ish-presidentin e vendit Berisha ishin edhe sponsoret kryesore te nderkombetarizimit te ceshtjes kombetare shqiptare ne Kosove.


    Trimin e mire nuk e vret dot prapa kraheve

    A e kini bere ndonjehere pyetje vetes se perse Azem Hajdarit ju bene jo nje, jo dy por 5 atentate per jeten? Te gjitha keto atentate ishin sponsorizuar nga njerez te administrates se kohes, deputete, police, shefa krimesh e komisariatesh. Azem Hajdari nuk i trembej se vertetes perkundrazi me forcen e te vertetes ai demaskoi hapur ne mediat shqiptare me prova filmike implikimet e pushtetareve shqiptare ne krimet e ndodhur ne 1997. Kercenimet per jeten Azemit ju bene publikisht por Azem Hajdari ishte stoik, nuk kish se si te trembej nga kercenimet e arrumuneve apo evgjiteve te Vlores pasi ne arteriet e Azem Hajdari rridhte gjak i paster shqiptari.

    Kur Shqiperia dhe shqiptaret vuanin ne duart e anti-shqiptareve ne pushtet, Azem Hajdari dha kushtrimin. Azem Hajdari flijoi jeten e tij me vetedije ne menyre qe shqiptaret te kuptonin se ne Shqiperi ishin kthyer serrisht ata qe Azemi rrezoi ne 1990. Kishin ndryshuar vetem emrat dhe fytyrat, por taktikat dhe kercenimet ishin te njejta

    A eshte Azem Hajdari hero?

    Azem Hajdari eshte heroi im pasi fale tij populli im fitoi lirine e humbur prej 50 vjet. Gjaku i tij ishte flijimi qe une e gjithe shqiptaret te fitonim te drejten te mendonim, punonim, studionim dhe leviznim te lire e ne demokraci.

    Azem Hajdari eshte arsyeja qe ne te gjithe po shprehim hapur mendimet tona ne kete forum ! Azem Hajdari eshte vigani qe shembi nje diktature 50 vjecare !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Gėzim Hajdari, njė poet shqiptar nė Ruanda
    Nga Davius nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:11
  4. Dashuria e pare {shkruajtur nga Ekrem Hajdari}
    Nga YaSmiN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 03:22
  5. Kenget e Azemit
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •