Hallall bre Baca Agim. Ke fol bash si bace Bajram Curri dikur. He ty t'lum pushka (fjala) bre burri dheut se na ke tregu vendin ne 'shkjajve' te mallkuem.
Fol sic esht per te folur dhe mjaft e le urrejtjen dhe patologjizmin e theksuar anti-toske, anti-jug, anti-220 mije, te te zbehe arsyen se u bere gazi i botes per te gjithe ata qe kane mend.
Sa per Azemin, dhe kjo eshte hera e fundit qe flas ne kete teme; ai ishte nje individ me guxim dhe diti te mobilizonte shkathterisht studentet e me pas turmat dhe pasionet e ketyre turmave ne fillim te viteve 90. Megjithate, me kalimin e viteve Azemi nuk diti ta ruante dhe ta pasuronte staturen e vet si udheheqes i levizjes studentore/demokratike. Me kalimin e viteve perzierja e tij ne ceshtje aspak dinjitoze si sindikatat, ish te perndjekurit, dhe kerkesa per revokimin e statusit te deputetit nga vete partia e tij, si dhe korruptimi i ngadalshem i imazhit te tij nga Sal Ram Dallaveri i cili tek Azemi shihte nje konkurrent potencial per pronesimin e meritave kryesore te Levizjes Demokratike, cuan ne zbehjen e figures se tij si nje lider i mirefillte. Ketu me vjen keq per Azemin se u abuzua me sinqeritetin e pastertine e shpirtit te tij qe ishte aq ne kontrast me paskrupulline dhe poshtersine e liderve te tjere te PD. Azemi githashtu nuk diti ti lere menjane grindjet dhe nervozitetet e momentit, gje qe i solli dhe nje vdekje te prakohsme me motive banale. Ndaj dhe nuk mendoj se eshte 'Hero" i mirefillte. Kaq.
Nga ky debat i tejzgjatur me ty agim heq dore jo sepse e ndjej veten te mundur, por sepse ndryshe nga une, ti kurre nuk e rishikon pozicionimin tend personal ne nje ceshtje te caktuar, nuk pranon gabime e nuk jep kedi per idete e te tjereve, por ngulmon si mushka ne vertetesine dhe sublimitetin e fjaleve dhe ideve te tua, ashtu sic te ka mesur Enveri dikur se 'komunisti ka gjithmone te drejte'. Ti nuk i shpeton dot gatimit nen ate sistem sepse je shume i vjeter tani, kurse une fatmiresisht nuk munda te indoktrinohem si ty se isha kalama. Ti je me siguri je nga ata tipa qe diskutonin dikur me zell ne mbldhjet e Organizates Baze per meritat e popullit heroik lab qe i dhuroi aq shume luftes partizane, ndersa sot vjell vrer ndaj po ketyre njerezve.
Vazhdo e vegjetosh ne kete forum, sepse ketu ka boll anetare te tipit iceberg, brari, andrrajetes e kudi une qe ekzaltohen e perdellohen ne maksimum nga nacionalizmi yt patetik e nga akuzat injorante te tipit 'ti je serb, je grek'. Per keta njerez, emocionimi i momentit vlen me shume se ne analize e ftohte dhe e paanshme. Fatkqesisht shumica e shqiptareve vlereson me shume trimerine qe vjen nga agresiviteti sesa tolerancen dhe gjakftohtesine. Dhe ti abuzon me keto ndjenja lehtesisht te manipulueshme te forumisteve. Akuzat 'grek, serb' jane bajate, ato thuhen kur nuk ke me argumenta serioze, por koshient per peshen e tyre te unike, ti e di se sidoqofte ato mbartin nje konotacion negativ te perjetshm per psiqiken e shqiptarit ndaj dhe i thua pa teklif. Por une di ta dalloj etiktimin qe vjen nga inati i momentit sic ben ti, dhe akuzen serioze 'arme e serbit' qe psh e meriton plotesisht Ibrahim Rugova. (lexo I.Kadare per Rugoven dhe sjelljen e tij gjate konfliktit kosovar tek "Ra ky Mort edhe u Pame" me duket).
Terhiqem nga kjo teme, por vazhdoj ti respektoj mendimet e tua per efekt moshe. (Te lutem, permbaju temes, ji pak me i thelle ne analize e me i kursyer ne sharje dhe agresivitet se sta kena per borxh mer plak)
Krijoni Kontakt