Close
Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 188
  1. #141
    Nuk eshte nevoja, pasi ti vete e ke permendur.
    Sidoqofte, per hir te zhurmes qe ke bere (shtiresh, duket qarte), po e perseris, fjalet " Klodra, Pellazger & Co." jane zevendesuar me fjalet pergjithsuese "bashkekombesit e ngeshem". Asgje me teper. Por e perseris, e kam ndryshuar me pare, kohe me pare se ti t'e nxeheshe nga paralajmerimi e ta kuotoje. Kete e tregon vete kuotimi yt si dhe plot njerez qe e kane lexuar para se te ndryshohej.
    E kam ndryshuar pasi pashe rezultatet e postimeve te tua. E kam ndryshuar sepse nuk doja qe te vihesha ne debat personal dhe me personat e tjere qe kisha permendur ashtu si ndodhi me ty.
    E ku e sheh fyerjen gjigande ti? Se te thashe qe ben propagande? Padyshim qe ben, perderisa hedh balte mbi figurat aty ku presupozohet t'i kujtojme e lartesojme. Pse keto do lexojne shqiptaret qe hyjne per here te pare ne forum? Pse keshtu po u edukokemi ne? Apo keshtu tregojme atdhetarizmen?
    EDHE ne qofte se dikush i beson shtirjet e tua (po te te kish djegur vertet do ishe ankuar dite me pare, pasi ai postim ka disa dite qe eshte vene por ti u kujtove sot te besh zhurme pasi sot more paralajmerimin), une, te pakten hoqa emrat sepse mu duk vertet se devijonte biseden, me pare se ti te merrje zjarr.
    Nese ben dhe ti te njejten gje, fshin fyerjet ndaj meje, si dhe ato shpifjet ndaj Hajdarit po kerkoj te te heqin paralajmerimin, do i marr mbrapsh ato qe te kam thene e do pranoj se ti nuk ben propagande. Te jap fjalen!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 09-11-2002 mė 08:02

  2. #142
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shume bukur!

    Sokol, une nuk kam per detyre te shoh postimet e tua ore e minute, nese ti i fshin apo i mban sic kane qene!

    Di qe ne postimin tend te pare, mua me ra ne sy forma e drejtimit tend me ofeze (...sikur ta dinin kloderat, pellazg&Co...!!!!). Cfare do te thuash ti me keto? Edhe per me teper, une do te isha nxehur ku e ku me shume me ty, por nuk e dija qe ishe moderator, e mora vesh vetem kur me dergove paralajmerimin.

    Tashti ti drejtohesh dikujt me kete forme, edhe per me teper asnjeri te mosnderhyje, duhet te presesh te pakten te njejten mase "respekti" ndaj vete emrit tend, edhe ketu ska se si te jete ofeze...

    per me teper ti nuk duheshe te me paralajmeroje mua per mosrespekt, nderkohe qe ti me fshirjen e mesazhit tend tregon se ke qene i pari edhe shkaktari i asaj menyre te te folurit tim.

    Ajo qe mund te kishe bere, ishte te me drejtoheshe ne privat, edhe te me kerkoje ndjese edhe te te kerkoja une ty ndjese per "ofezat", e jo te fshije mesazhin tend, per ta patur te lehte fajesimin tim!

    Mua me vjen shume keq, se sulme te tilla me jane bere disa here kohet e fundit, edhe fakti qe po harxhoj pak kohe tu pergjigjem e te reagoj tregon vetem indinjimin tim, edhe jo se kam nevoje per piket tuaja, sikur edhe po te kishit ndermend ti benit BAN menimit KLOD ne forum, se ky per mu me teper eshte nje argetim, e me pas informim, njohje e shkembim mendimesh, por nuk eshte aspak kudra e jetes sime...

    =================================
    =================================

    Ne forum eshte pranuar te shprehen opinionet e atyre qe meritojne gjygje nderkombetare apo VARJE ne litar, sikurse tek forumi "per ideal te Partise", duke fyer keshtu GJAKUN E MARTIREVE TE VERTETE TE HUMANIZMIT MBI TE GJITHA e me pas te Shqiperise, sic kane qene Herojte e vetem te vertete klerike katolike edhe te gjithe ata qe u burgosen per arsye te pastra opozitare politike. Ne kete forum lejohet te shahet edhe HEROI i vertete Kasem Trebeshina (eshte quajtur prej Agim Docit, Budalla qe i doli haptas kundra rregjimit komunist), ndersa se analizohet figura e Azem Hajdarit, po behen shume pengesa edhe sulme....


    Keni shume per te mesuar ju ish-komunistet ne pergjithesi...

  3. #143
    Se kush po ben detyre partie ketu le te lexojne vete postimet njerezit qe nga #1 e deri tek i fundit. Le ti gjykojne vete! Ti nuk di as te shpifesh!
    U lodha...
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #144
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    faktikisht eshte e vertete qe nuk di te shpif...

    ato qe ndoshta dine me mire se kane bere nga frika, por me kane derguar mesazhe, per habine time, falenderimi, meqe une guxova te flase per nje teme te tille!!!!

    Cfare shenje eshte kjo? Mos ka te beje me ndonje lloj dhunimi ne forum?
    =======================

    Sa per vete edhe nje here, nuk di te shpif, por kjo nuk me ndalon te mendojse se per mua nuk eshte cdokush hero, sepse ju e doni ate!

    Per me teper qe ju nese dini te shpifni, ju nuk dini me kryesoren: nuk dini te thoni se pse besoni ne heroizmin e dikujt.

    A ka varferi me te mjere se kjo?

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vreni kho !

    Emri SOKOL eshte i lidhur me shpendin krenar te maleve tona dhe nuk ka lidhje me komunizmin.

    Sokol kemi tek MIC Sokoli, malsori i tropojes, tek shume burra e fise trimash ne zonat veriore.
    Kemi pasur burra trima me emrin Sokol qe pa lindur Marksi e Lenini.
    Huazime emrash mes nesh dhe Sllaveve ka dhe kjo nuk eshte minus por nji pasoje e nji historie te gjate si komshij.

    Keshtu miq te dashur.

    Klod lere Azemin te qete.

    Me qe je Tiranas llaci fac ndihu fajtor (ashtu si dhe ne tjeret) qe nen hundet tuaja (dhe tonat) u qellua ne Parlament i ndjeri Azem me 5 plumba nga nji gomar socialist i cili Koburen e morri te pagezuar ne zyren e kryetarit gjinushi te Parlamentit..
    Mbasi e vrau azemin shkoj me vrap tek Frrok Cupaj i rebelizmit i cili e la ne balt katundarin Gafurr te cilin e inspiroj drejt aktit.
    Per te vrare Azemin jane endur 10 dite ne Tirane 100 ujqer te etur per gjak nen veshgimin sadist te Klos-Mejdan-Gjinushve.
    Shume njerez pra e dinin se po i pregatitet vdekja malsorit trim dhe jo vetem nuk e mbrojten por as e lajmeruan por perkundrazi morren pjese ne kordinimin e vrasjes dhe zhdukjen e gjurmeve.

    Nji nga ata qe e dinin eshte dhe Taulant Dedaj, deputeti, i cili fatkeqsisht mbasi u muar vesh loja tije e ndyre morri votat e ortodokseve servil te lagjes KALA ne Elbasan.

    Pra ke me se merresh Klod i dashur ne meditimet e tua teologjike.

    Azemi ishte Ai qe i dha Liri dhe fese tende megjithse ishte vet nji fshatar pa akademi fetare.

    Ti padashje (se nuk besoj se e ben me dashje) e ri-vret Azemin qe kur hap temen me titull..eshte a nuk eshte hero Azemi..

    Hap me mire nji Teme te tille...
    " Sa ka ndikuar feja dhe kishat ortodokse sot ne Shqiperi qe njerzit te largohen nga rruga e Krimit, Prostitucionit etj."
    ose..
    " sa ka ndikuar te Politikanet me besim ortodoks qe te mos vjedhin e rruajne milionat e ketij populli fukara qe perdit vret veten nga mungesa e shpreses per te Ardhmen.."

    Feja nuk eshte qellim ne vetvehte por eshte nji ILAC per njerzit.



    Miqesisht brari.

  6. #146
    Shpresoj qe pasi te lexosh Brarin mos na lodhesh me koken me budalliqet e tua.
    Te sugjeroj Klod, te lexosh me vemendje shkrimin e Brarit.
    Hyr dhe ti ne rrugen e Zotiti se le nam.
    :^zilet

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    E para kam shkruajtur dhe diku tjeter per termin Komunist dhe se qe te gjithe e perdorin si term per te share enverin ose kohen qe ai mbreteroj, por harojne qe ai term nuk ka lidhje me enverin dhe nuk eshte krijuar nga ai dhe nuk do te mbizoteroj kur ne te jemi gjalle, pra nuk e dime asnjeri nga ne se do te kete komunizem apo jo.Deri ne kete moment eshte etem utopi, pra te gjithe qe e perdorni per sharje ja kepusni kot. Persa i perket vrasjes se Azem Hajdarit them se me teper eshte perdorur nga politika se sa e verteta te jete ashtu siē degjojme dhe shikojme perdite. Dime nje si te vertete te vogel qe ne diten e varrimit te tij ne krah te djalit te tij ka qene dhe i akuzuari Izet Haxhia.Atehere kur ky person akuzohet se e ka vrare naten dhe e qan diten dhe qe ishte te pakten ne pamje te pare shoku i tij,nga ta kuptojme ne qellimin e vrasjes se tij. Une mendoj se ne te gjithe diskutimet tuaja ju nuk keni folur fare per sigurimet e shteteve te tjera (Zbulimet)por jeni mare me fjale me njeri tjetrin. Ju flisni sikur ketu nuk jane ulur kembekryq sherbimet e huaja dhe nuk i bejne ata hesapet e politikes shqipetare por i bejne shqipetaret vete. Nje shembull i vogel ne momentin qe Klosi donte te bente publike diēka qe nuk e dime dhe spo e paragjykojme per Xhoana Nanon,mister Fatosi nxiton dhe e heq nga shish bashke me presidentin, atehere kjo levizje i jep te drejte Klosit, nuk mendoj se sherbimi informativ e ka bere punen e tij persa kohe qe ketu vijne ne pushtet njerez te korruptuar ose agjente te shebimeve te huaja dhe na behen kryeministra, per te mos thene sa hajdute dhe pa karakter njerezor jane dhe per familjet e tyre dhe jo me per popullin. Keshtu qe realisht per sherbimet e huaja ne nuk dime se kush jane deputetet tane dhe perse ne ose ata urdheruesit ivrasin ne momente qe ne na duket te demshme per popullin Shqipetar por qe jane ne kohe per zbulimet e huaja. Keshtu qe nuk do te nxitohesha as te ngrija dike ne piedestal dhe as nuk do ta ulja nga piedestali ate. Por do te thoja ate barcaleten e trimit me te zgjuarin qe ja dedikojne Laluceve, "Loni prej betoni dhe Peti prej verteti" ne rast se nuk e dini mund tja u tregoj. Mos harroni se nga partiaket dhe pushtetaret tane interesat e fqinjeve dhe gjoja Europes po vihen mbi interesat Shqipetare.
    instruktori

  8. #148
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Sikur tė takoheshim me vetėveten sy mė sy
    Do tė putheshim, apo kishim pėr tė pėshty?

  9. #149
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Hero i Demokracise!!

    Ne Janar te 1992 me rastisi ta shof per here te pare Azemin. Isha ne turizmin e Pogradecit per te takuar tezen qe punonte aty. Ishte bashke me tre kater kokepalare qe i rrinin si cuba nga pas. Pasi pine e hengren mire e mire u ngriten dhe filluan te canin me thika mbulesat e sfungjerta te karrigeve, perdet e reja te turizmit e cte gjenin perballe. E benin me kenaqesi dhe therrisnin plot mllef se ishin "vepra te komunizmit".

    Une isha vetem 15 vjec por ate skene e kam perpara syve edhe sot. Me pas per here te dyte e kam pare ne Kakavije duke kaluar maunet me L&M. Te me besoni une di saktesisht edhe shumen e parave qe Azemi mori ate dite.

    Megjithate Azemi meriton per tu nderuar si pjesmarres i nje levizjeje te shquar shqiptare. Aksidentalisht apo jo, pjesmarrja e tij ne te nderon vetem ate.
    Sa per vrasje politike ketu do tia benit pak shume qejfin Azemit se ai kurre nuk perfaqesoi ndonje figure kaq te rrezikshme per pushtetin e PS. Ne fakt Azemi kishte me teper probleme me antaret e PD, Meksin, Arbnorin etj etj deri ne ate pike sa Keshilli drejtues i PD mori disa masa ndaj tij dhe nuk e perjashtuan nga partia vetem per hir te Sales. Mos harroni se Azemi u perjashtua nga grupi parlamentar i PD si dhe u pezuallua nga kryetar i grupit parlamentar per mbrojtjen kur ne pushtet ishte PD. Azemi jo pak here eshte zene e share si ne rruge me grushta e fjale te peshtira me edhe vete eksponente te PD.

    Keto jane te gjitha te verteta panvaresisht nese na pelqejne ne apo jo.

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Niku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Prane Atdheut Tim
    Postime
    25
    Assassinated - September 12th, 1998


    AZEM HAJDARI


    Born on March 11, 1963

    Married

    Two children


    EDUCATION:


    1993 Graduated Philosophy Branch, Tirana University


    1995 Graduated Jurisprudence, Tirana University


    1993-1994 Studied English language and philosophy in the USA


    1996 Studied on policy of defense and security in Garmish-Germany


    POLITICAL ACTIVITY


    December 1990 - February 1991

    Leader of the students' movement which overthrew communism in Albania


    December 1990 - February 1991

    Chairman of the Leading Commission of the Democratic Party (the first opposition party after 50 years of totalitarian regime)


    February 1991 - September 1993

    Deputy-Chairman of the Democratic Party, Member of the Steering Committee.


    PARLIAMENTARY LIFE


    In the four free elections after the collapse of communism has been elected Member of Parliament.


    31 March 1991 MP of Shkodra


    22 March 1992 MP of Shijak


    26 May 1996 MP of Bulqiza


    29 June 1997 MP of Tropoja


    1992 - 1996

    Chairman of the Parliamentary Commission on the Public Order and the National Intelligence Service.


    1996 Chairman of the Parliamentary Commission on the Public Order and the National Intelligence Service.


    November 1996 President of the Independent Trade Union.


    June 1997 Chairman of the Parliamentary Commission of Defense.


    OTHER ENGAGEMENT


    From 1995 - on President of the Vllaznia Football Club, the first sports club in Albania, since the beginning of the century.


    President of the Albanian Federation of Martial arts.
    To be or not to be, that's a big question.

Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Gėzim Hajdari, njė poet shqiptar nė Ruanda
    Nga Davius nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:11
  4. Dashuria e pare {shkruajtur nga Ekrem Hajdari}
    Nga YaSmiN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 03:22
  5. Kenget e Azemit
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •