Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Papizmi, si Protestantizmi me i hershem, nga i bekuari Pt. Justin Popovic

    Meqe kemi kohe pa u perqendruar ne nje seri temash serioze, po perqendrohem ne nje teme te re, te shkruajtur nga nje nga Eterit me te ndritur te shekullit te kaluar, priftit te bekuar ortodoks nga Serbia, At. Justin Popovic, nje nga dogmaticienet me te nderuar te ortodoksise te koheve moderne!

    Qellimi i ketyre artikujve, sikunder edhe shpresoj, eshte te sjell ne vete ate pjese njerezish shpresimtare ne Krishtin, brenda edhe jashte Kishes se vertete, per ti bindur ata per Grigjen e vertete, te themeluar nga Krishti, edhe per te ashtequajturat Grigja te tjera te krishtera, qe ne perpelitjet e tyre njerezore, vecse po percajne krishterimin, po behen shkak blasfemimi i besimit te krishtere, madje edhe pararendes se Renies edhe Mohimit te madh, qe do ti paraprije Antikrishtit!

    A mos valle, nje nga hapat e pare te kesaj Apostazie (renie) te madhe e ka fillimin qe nga momenti i krijimit te Supermacise papiste te Romes, qe si kundravenie solli edhe herezi te panumurta qe kane emrin e perbashket Protestantizem?

    Le te shohim se c'thote At. Justin Popovic.....

    Cfare jane nga njera ane frutet e Shoqerise Perendi-njeri (Kishes)? - Shenjtoret, Martiret, edhe Konfesoret. Ky eshte qellimi, kuptimi edhe modelimi i saj. Kjo eshte edhe prova e forces se paprishme te saj. Jo librat edhe bibliotekat, sistemet edhe qytetet - te gjitha ato qe jane sot, por jo neser. Humanizmi i ndryshem pseudo-kristian e ka mbushur boten me libra, ndersa ortodoksia e mbush me shenjteri.

    Ne Europen perendimore, Krishterimi eshte transformuar gradualisht ne Humanizem. Per nje kohe te gjate edhe plot zell, Perendi-njeriu eshte zhvendosur, per tu ndryshuar, ngushtuar edhe perfundimisht reduktuar ne nje njeri: njeriu i pagabueshem i Romes edhe ne njerez "te pagabueshem" te njejte ne Londer edhe Berlin. Keshtu erdhi ne ekzistence papizmi, duke marre cdo gje prej Krishtit, sebashku me Protestantizmin, i cili i pergjigjet ne minimum Krishtit, edhe shpesh as si pergjigjet fare. Ne te dyja, ne papizem edhe protestantizem, njeriu eshte vendosur ne vend te Perendi-njeriut, si gjeja edhe kriteri me i cmuar edhe me i larte. Keshtu eshte bere nje korrigjim i dhembshem edhe keqardhes i punes edhe mesimit te Perendi-njeriut. Ne menyre te vazhdueshme edhe kokeforte, papizmi eshte perpjekur te zevendesoje Perendi-njeriun me njeriun, aq sa ne dogmen e pagabueshmerise se papes- nje njeri, Perendi-njeriu u zevendesua per gjithnje me njeriun "e pagabueshem"; pasi ne kete dogme papa u shpall si arbitrarisht edhe ne menyre te qarte si dikush jo vetem me i larte se njeriu, por se edhe Apostojt e shenjte, Eterit e shenjte edhe Keshillat Ekumenike. Me nje largim te tille prej Perendi-njeriut, prej Kishes Ekumenike si nje organizem Perendi-njeri, papizmi ia kaloi Luterit, themeluesit te protestantizmit. Keshtu, protesta e pare radikale ne emer te humanizmit kunder Perendi-njeriut Krisht, edhe organizmit te Tij Perendi-njeri - Kishes - duhet pare tek Papizmi, e jo tek Luterianizmi. Papizmi eshte ne fakt Protestantizmi i pare edhe me i hershem.

    vijon.....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113
    Plasen popovicet dhe ketej!!!!!!!!!.

    Ku ishin keta eter te nderuar kur ne kosove varroseshin te gjalla foshnjet,kur digjeshin fshatra te tera dhe shpernguleshin shqiptaret nga trojet e tyre?.

    Pse nuk degjuam ndonje ''shenjt'' te gjalle te koheve moderne te prononcohej kunder dhunes se paimagjinueshme qe kryhej ndaj njerezve te pafajshem.

    Me sa duket eterit e shenjte kane qene teper te zene me meshat madheshtore dhe harruan te flasin kunder krimeve te bashkebesimtareve te tyre te dashur.

    Ose ,mbase atyre mund tu kete pelqyer ideja e zhdukjes se ''myslimaneve'' dhe ne ekstazen e momentit kane ferkuar mjekrat e tyre fisnike duke ngritur nje dolli per nder te trimave qe kane shkuar ne lufte.

    Popovici , po te kish qene gjalle ,do kish bere namin ,do kish bere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesues : 07-09-2002 mė 11:55

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    papapa si kercy'n bylbylat!

    Ore, mos tju vije keq, si ju sjell Klodi juve mer xhanem....?

    Mesues! Une nuk merrem dot me te gjitha kokat e gjarperit protestant...! Bej pak durim...edhe ty do te te vije rradha.

    Ato qe ti thua me siper, se pari jane diskriminim qe ti i ben nje populli shume milionesh (te gjithe s'mund te jene fajtore per fajet e dikujt..) , edhe se dyti ti shprehesh djallezisht ne kete forme, ngaqe nuk ke me sa duket ku te kapesh (edhe une e di edhe e pres reagimin e shumekujt ne forum....per te nxjerre zyrtarisht surretet...) edhe se treti, keto gjera do te te duhet tua thuash se pari Deshmitareve te Jehovait serbe (duhet te kete them, se ju nuk lini vend pa investuar herezine tuaj )

    Edhe shkrimi i ketij autori ka te beje me eklisiologji djalosh, e jo etnologji...

    /------------------/

    (Pjesa e mėposhtme u fshi pėr arsye tė pėrmbajtjes sė saj me karakter personal e jo nė lidhje me temėn (Shpresmiri)).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 07-09-2002 mė 19:06

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shpresmir!

    S'ma ha mendja te mos e kesh pare nderhyrjen e kote te bere nga persona si mesuesi....

    ...mua nuk me ben pershtypje asgje, por meqe ti me te drejte fshin...., fshij gjithshka, pasi nuk lejohet te fyhet nje personalitet e shenjtor si At. Justin Popovic, pamvaresisht se si pelqen ndokujt!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    klod!

    E pranoj qe nderhyrja ime nuk kishte shume lidhje me temen qe ke hapur ti.

    Por ne rast se ti arrin te me bindesh qe tema jote i pershtatet mesimeve te bibles , atehere une po terhiqem duke te kerkuar te falur.

    Kur diskutojme per MESIME NGA BIBLA, kjo nuk do te thote qe ketu te shkruajme mesimet e ''shenjtoreve'' te tu te lavdishem.

    Ti , i dashur, me artikujt e tu (jo te gjithe), po i kundervihesh drejtperdrejt fjaleve te Krishtit kur tha qe ''Ati juaj eshte nje , Qiellori, ndersa ju te gjithe jeni vellezer''.

    Ne fakt nuk me vjen shume keq per ty se kur te vije dita e Zotit , ty do te te mbrojne shenjtoret, por me shume me vjen keq per ata njerez me zemer te sinqerte qe nuk dine se cfare rruge te marrin ne kete corbe fesh dhe teorish .

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mesues! bashke me ty te gjithe uesat (deshmues etj)

    Meqe nje na qeka Ati edhe ne jena vellezer, kjo sipas studimit tuaj bibllllik, po ju jap nje mesazh....(s'kom Bible me vete, por jom i sigurte ne kujtesen time 4-vjecare) hape tek 1Kor4:15 , edhe po foli te kunderten mos ecni e te me jepni keshilla biblike, sic jua kom thone shpesh!

    Administratori jua boni te qarte, se kjo eshte faqja per te krishteret, edhe emertimi Bibla eshte vetem nje konsensus e asgje me shume. Se ne fund te fundit, po te merret seriozisht,po une se kam bo ket karragjozllik, si ju, ne mund te themi me te drejte se forumi duhet perfaqesu nga fete tradicionale shqiptare (Muslimone, ortodokse e katolike,me nga nje faqe per secilen) e ju te tjeret su njeh kush per fe kombetare...(a nuk eshte edhe ky nje opcion?)

    Pater Justin Popovic flat pikerisht per Biblen, sepse flet gjere e gjate per ata qe ne kundershtim me ate qe Apostojt na lane, ne kundershtim me Kishen e themeluar nga Krishti, sektet e tjera vecse percajne me nje pershpirtshmeri te "krishtere".

    Edhe nga ana tjeter cdo teme e krishtere eshte biblike, edhe tjeter, po su pelqeu mos merrni pjese, sikunder une nuk marre pjese aty ku nuk du!

    Shnet!

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Vazhdim....

    Ne s'duhet te bejme te njejten gje per veten tone. Faktikisht, papizmi eshte Protestantizmi me radikal, sepse e ka transformuar themelimin e krishterimit prej Perendi - njeriut te perjetshem tek nje njeri i perkoheshem, edhe e ka shpallur kete si dogma paresore, qe do te thote: vlera me paresore, masa me e vlefshme e te gjitha qenieve edhe gjerave ne bote.

    Edhe protestantet, per me teper, e kane pranuar kete dogme ne esence, edhe e cuan deri ne pika edhe detaje tmerresisht te larta. Thelbesisht, Protestantizmi nuk eshte vecse nje zbatim i pergjithshem i papizmit. Pasi ne Protestantizem, eshte sjelle ne jete principi themelor i papizmit me cdo njeri individualisht (Shenim Klod** dmth se protestantet po ashtu mbeshteten ne bindjen e pagabueshmerise se secilit prej tyre 'si rasti i Deshmuesit per shembell' ne pagabueshmerine e dhe autoritetin e plote individual te interpretimeve personale te Bibles, po ashtu sikunder kaq here e kemi pare tek 'Deshmuesi' etj).

    Sipas shembellit te njeriut te pagabueshem te Romes, cdo protestant eshte nje kloun i njete i pagabueshem, pasi pretendon ne pagabueshmerine personale mbi ceshtjet e besimit. Mund te thuhet se : Protestantizmi eshte nje papizem i vulgarizuar, i privuar vetem nga misteri ( dmth nga Sakramentaliteti), autoriteti edhe fuqia.

    Duke e reduktuar Krishterimin, me gjithe cilesite e tij Perendi - njeri, ne nje njeri, krishterimi perendimor eshte kthyer ne humanizem. Kjo mund te duket paradokse, por eshte e vertete ne realitetin e tij te parezistueshem edhe te pashmangshem historik. Pasi krishterimi perendimor eshte humanizmi me vendimtar; edhe pasi ky ka shpallur njeriun si te pagabueshem, edhe e ka kthyer religjionin e Perendi - njeriut ne nje religjion humanist. Edhe qe kjo eshte keshtu, tregohet nga fakti se Perendi njeriu eshte perzene ne qiejte, ndersa vendin e tij ne toke e ka zene, Vicarius Chisti - papa. C'pjese tragjedie e palogjikes: Qe te zevendesosh te Gjithekundpranishmin Perendi edhe Zotin Krisht! Por kjo pjese e jologjikes, eshte misheruar ne krishterimin perendimor: Kisha eshte transformuar ne nje shtet, papa eshte kthyer ne nje qeveritar, peshkopet jane shpallur si princa, prifterijte jane bere kryetare partish klerikale, ndersa besimtaret jane shpallur si te nenshtruar papatit. Ungjilli eshte zevendesuar nga perpilimi i ligjit kanonik te Vatikanit; Etika Ungjillore edhe metodat e dashurise jane zevendesuar prej kortezise, Jezuitizmit edhe "inkuizicionit2 te shenjte. C'do te thote e gjitha kjo? Me perndjekjen edhe shkaterrimine vazhdueshem te gjithshkaje qe nuk i perulet papes, madje edhe me kthimin me dhune ne besen papale, edhe djegja e mekatareve per lavdi te Zotit te bute Krisht!

    (Shenim *** klod -- e shihni pra se kthimi me ane metodash "patriotike" edhe me "puce" nen pushtetin papnor, nuk eshte pare mire nga ortodokset, por si devijim heretik?)

    vijon....

  8. #8
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Exclamation

    eshte biblikisht te kesh At shpirteror. por jo te therrasesh at nje person qe eshte i shpetuar si ty.

    Ai person ka nje emer...identitet
    Ai person eshte i krishtere...ashtu si ty
    Ai person eshte bir i Perendise... eshte vellai yt!
    _____________________________________________

    At shpirteror do te thote kur:

    1- Flet me nje person qe nuk ka pranuar Jezusin si Zotin edhe shpetimtarin e tij Personal, edhe pasi i ke folur ai person e pranon.

    2- pasi e ka pranuar ti duhet qe te interesohesh per te edhe te jesh nje shembull konkret per te.
    ____________________________________________

    po te shikojme mire edhe pali e quhan veten At shpirteror, por nuk therritet keshtu ne publik, por vetem midis atyre qe u ka ndare ungjillin e shpetimit edhe pasi ata qe e kane pranuar ungjillin(kane pranuar Jezusin si Zotin edhe shpetimtarine tyre).

    Nese shikojme mire ne Fjalen e Perendise, nuk duhet qe te te therrasin eshte vertet por per Perendine ti je at shpirterore per ate person edhe ne te njejten kohe je vellai i tij!
    _____________________________________________

    Nuk eshte biblike nese une therras at nje person qe nuk e njohe por qe eshte fetar(religios).
    ______________________________________________

    Bibla thote qe ne jemi pasardhja e Abrahamit(dmth qe neve jemi bij te abrahamit edhe ai eshte ati yn shpirteror). nese e shikojme siē e shikojne disa duhet te themi qe bibla kundershton veteveten, sepse njehere thote se nuk duhet thirrur edhe njehere tjeter na thote se abrahami eshte ati yn shpirteror!
    ______________________________________________
    ti mund te jesh At shpirtero por nuk mund te quhesh ne publik(nuk je At shpirterore i nje personi qe nuk i ke folur per Krishtin, dmth nese ai person nuk eshte shpetuar)!!!
    _______________________________________________

    Une jam at shpirteror i shume vetave qe ju kam ndare ungjillin e shpetimit edhe qe e kane pranuar, por qe kujdesem gjithmone per ta(me lutje, keshilla, inkurajime etj.). Nuk eshte e bukur qe te thirrem ne publik at shpiteror, sepse natyra humane eshte qe nese dikush te quan me superior se veten e vet te rritet mendja. edhe per te evituar(shmangur) kete gje ateher quhem nga ana shpirterore at por jo sepse me therrasin ata. jam at sepse ata u linden nga ungjilli i Krishtit qe une shperndava edhe nga kujdesi qe kam per keta persona!!!

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    [QUOTE]Postuar mė parė nga i krishteri
    [B]eshte biblikisht te kesh At shpirteror. por jo te therrasesh at nje person qe eshte i shpetuar si ty.
    =====================================
    klod - a haaa, tashti me duket se une mund te perdor pak taktikat qe me "strekonca" qe perdor Deshmuesi..., dmth qe tashti ju erdhet ne mendimin tim, se Bibla na thoshkerka per Eter shpirterore...

    Po qe ta kuptoni me mire...lexojeni pak vargun se kujt i drejtohet Shen . Pavli, edhe me pas do te vini plotesisht ne mendimin tim, se At shpirteror ka qene nje nga dukurite me te hershme te Kishes!

    Shkurt..a nuk thote Pavli, se "ne Krishtin une ju linda..."? A nuk do te thote ky varg se ata qe linden ne Krishtin nepermjet Pavlit jane edhe do te jene bij te tij shpirterore?

    Keshtu bie poshte edhe interpretimi i metejshem i 'te krishterit'...

    qe spikat nga nje mendim i patrajtuar biblikisht, por si nje vetshpjegim....pa baza!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405
    Klod, ēka mendon a e kanė ortodoksėt papėn e tyre si qė e kanė katolikėt? Me fjalė tė tjera: kush ėshtė shtjelluesi i Shkrimit Shenjtė: Papa me Koncilin ėshtė tek katolikėt ndėrsa tek protestantėt si duket secili pėr vehte (nuk e di), por tek ortodoksėt?
    A nevojitet tė ketė Bibla fare njė komentim?

    (Sa pėr korrektėsi: mėsimi katolik nuk thotė qė Papa personalisht ėshtė i pamėkat - pagabueshėm, por ėshtė i pagabueshėm kur mėson "ex cathedra" - zyrtarisht, solemnisht)

    Sinqerisht!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 09-09-2002 mė 13:20
    IHS

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dallimet e Orthodhoksisė me Katolicizmin
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 09:12
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:04
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •