Catwoman, jam dakort me pershkrimin tend (interesant) ne vija te pergjithshme tek posti me i pare, por nuk jam dakort me idene qe duhet patjeter erresira te mesojme driten, apo vuajtja qe te mesojme dhe te shijojme kenaqesine....per arsye te ngjashme nga ato qe ke analizuar ti, njerzit arrijne ne perfundime te tilla filozofike qe vuajtja, dhimbja etj (pra negativja) jane te domosdoshme apo edhe te dobishme per jeten dhe njeriun....pra, nje pjese e madhe njerzish i kane fillozofuar dhe mitizuar keto koncepte sepse meqenese keto (vuajtjet dhe dhimbjet) jane pjese e jetes se tyre (ashtu sic shumices se njerzve pak a shume) patjeter duhet te jene pozitive...
Personalisht nuk jam dakort dhe nuk do jem ndonjehere ne ate mentalitet, i cili rrjedhimisht promovon dorrezimin ndaj dhimbjes, vuajtjes, negatives...te pakten me koshience nuk do jem kure dakort.
Jeta jo vetem qe nuk do ishte e paplote apo e paqellimte ne mungese te vuajtjeve dhe dhimbjeve - sic deklarojne disa - por per me teper do ishte shume me e bukur dhe njekohesisht me kuptimplote, pasi njerzit do ishin me pak te cunguar dhe dhunuar ne fakultetet e tyre emocionale dhe intelektuale, dhe per rrjedhoje me te plote dhe me te lumtur dhe me te vullnetshem, me te paepur dhe paqesore etj. etj.
Nuk eshte nevoja qe te perballemi me vuajtjet dhe dhimbjet ne menyre qe te vleresojme kenaqesite...qellimshmerine dhe keto 'nohuri' dhe tendenca i kemi te lindura dhe te misheruara ne qenien tone...ashtu sic kemi gjera te tjera me te 'kapshme' dhe te vleresueshme nga shkenca, si p.sh. instiktet e thellesise (depth perception), te vetembrojtjes, apo edhe aftesite per te mesuar dhe per tu adaptuar, etj. etj.
Krijoni Kontakt