Myftiu Naim Tërnava, zgjidhet nënkryetar i Këshillit të Lartë Islamik për Euro-Azi
Në Stamboll nga data 5 shtator, nën patronatin e Kyeministrit të Turqisë po mbahet mbledhja e VI e Këshillit të lartë islamik të Euro-Azise. Në këtë Kongres po marrin pjesë dijetar dhe udhëheqës fetarë të 35 vendeve. Delegacionit të Kosovës i prinë Myftiu Mr. Naim ef. Tërnava. Kongresi islamik për Euro-Azinë unanimisht zgjodhi për nënkryetar të parë të Këshillit të Lartë islamik për Euro-Azi, Myftiun e Kosovës mr. Naim Tërnava.
“Ky është një nder i madh jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë kombin shqiptar”, thuhet në njoftim. Mandati i tij do te zgjate 2 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Ndërsa Kryetari i Këshillit të Lartë të Evro-Azisë u zgjodh Kryetari i BI të Turqisë Dr. Alý Bardakogllu. Myftiu Tërnava menjëherë pas zgjedhjes së tij në këtë post të lartë u prit nga Kryeministri i Turqisë Erdogan, i cili e përgëzoi myftiun për punën e tij të palodhshme në afirmimin e vlerave islame e njerëzore. Ai gjatë bisedës vëllazërore i premtoi myftiut Tërnava se së shpejti do ta vizitojë edhe Kosovën. Të premten më 9 shtator, Myftiu Tërnava është i ftuar në takim pune te Kryetari i Turqisë Ahmet Nexhdet Sezer. Kongresi do të përfundojë më 9 shator 2005
Ky eshte vetem nje lajm, e asgje tjeter...pse moderatoret po i fshien postimet....apo nuk duan te ndin ndonje lajm nga bota islame...
Krijoni Kontakt