............................................
............................................
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lov! : 06-01-2012 mė 07:29
Quand le doigt montre le ciel, l' imbécile regarde le doigt.
duhen hapur dosjet
dhe te behet nje hetim
per te gjithe ato qe vetevriteshin apo vdiqen neper birucat e sigurimit
dhe ata qe i mbulluan keto krime,,,,
Radio Europa e Lire, per vdekjen e Mehmet Shehut.
http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/3-12-133.shtml
ALBANIA'S NUMBER TWO MAN -- MEHMET SHEHU -- COMMITS SUICIDE
By Louis Zanga
21 - 1 - 1982
Dėshmia e kolenelit nė pension, Elami Hado, ish-atashe ushtarak nė Kinė - autor i disa raportimeve qė kishte bėrė nga Hanoi pėr Mehmet Shehun
Korrik 16, 2004
Dėshmia e kolenelit nė pension, Elami Hado, ish-atashe ushtarak nė Kinė, i cili vuajti 16 vjet burg e internim, pas disa raportimeve qė kishte bėrė nga Hanoi pėr Mehmet Shehun
"Raportova qė nė vitin 1963, se Mehmeti ishte agjent" !!
Dashnor Kaloēi
Pas botimit nė numrin e djeshėm tė gazetės sonė tė letrės sė shėrbimeve sekrete amerikane, tė vitit 1975, ku thuhej se ish-kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, gjatė vizitės sė tij nė Nju Jork nė 1960, kishte biseduar me amerikanėt dhe u kishte premtuar atyre tė helmonte Enver Hoxhėn, njė tjetėr akuzė pėr ish-kryeministrin Shehu, si agjent i amerikanėve, mėsohet tė jetė bėrė nė vitin 1963 nga zv / Ministri i Mbrojtjes sė Bullgarisė, Markov, akuzė e cila mbėrriti deri tek Enver Hoxha nė Tiranė. Po si qėndron e vėrteta rreth kėsaj akuze dhe ku bazohej ushtaraku bullgar nė thėniet e tij? Lidhur me kėtė na njeh intervista ekskluzive pėr "Gazetėn" e kolonelit nė pension, 81-vjeēarit Elami Hado, ish-atashe ushtarak nė Pekin, i cili rrėfen tė gjithė historinė se si padashur ai u bė protagonist i asaj bisede ku pėrmendej Mehmet Shehu, e cila i kushtoi 16 vjet burg e internim.
Zoti Elami, a mund tė na thoni shkurti-misht se kush ėshtė e kaluara juaj?
"Unė kam lindur nė vitin 1923 nė fshatin Starje tė Kolonjės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sime. Shkollėn fillore e mbarova nė Ersekė ndėrsa uniken nė qytetin e Korēės. Qė nė vitin 1941 u lidha me lėvizjen dhe nė 1942 u burgosa prej italianėve. Pasi u lirova nga burgu nė korrikun e 42, dola partizan nė batalionin "Hakmarrje" dhe mė pas nė Brigadėn e 15 sulmuese me detyrėn e komisarit tė batalionit e gradėn e togerit".
Po pas mbarimit tė Luftės nė ēfarė detyrash keni shėrbyer?
"Nė vitin 1945 shkova nė Bashkimin Sovjetik dhe pasi studjova njė vit pėr inxhineri ushtarake nė Moskė, nė 46 na kthyen nė Tiranė nė kuadrin e riorganizimit tė ushtrisė. Nė 1947 mė ēuan shef Xhenjo nė Gjirokastėr dhe nė 1949 komandant i Brigadės Autonome nė Elbasan. Nė 1950 mė thėrritėn nė Shtabin e Pėrgjithshėm me detyrėn e Drejtorit Operativ dhe dy vjet mė vonė, nė 1952, mė dėrguan nė Akademinė Ushtarake "Frunxe" tė Bashkimit Sovjetik tė cilėn e mbarova nė 1955 me Medalje Ari. Kur u ktheva nė Tiranė mė emėruan pėrsėri nė Shtabin e Pėrgjithshėm me detyrėn e shefit tė Degės sė Pėrgatitjes, detyrė tė cilėn e mbajta deri nė 1957 kur mė ngarkuan pėr tė punuar nė organizimit tė Akademisė Ushtarake nėTiranė, ku dhe u caktova zv / komandant i saj. Nė vitin 1961 mė dėrguan nė Kinė me detyrėn e atasheut ushtarak nė Pekin, ku qėndrova deri nė 1964 kur u ktheva pėrsėri nė Tiranė me detyrėn e shefit tė Punės e Pėrgatitjes Ushtarake e Shkencore nė Shtabin e Pėrgjithshėm. Nė vitin 1966 mė goditėn dhe mė dėrguan nė Brigadėn e Xhenjos nė Rrėshen pėr tu edukuar, ku pas gjashtė muajsh mė transferuan Shef Shtabi nė Korpusin e Shkodrės por pa emėrim. Aty qėndrova deri nė vitin 1969 kur mė sollėn nė Tiranė si pedagog nė Akademinė Ushtarake. Nė atė akademi punova deri nė vitin 1974 kur pas njė konflikti qė pata me Mehmet Shehun, mė pėrjashtuan nga partia, mė ēmobilizuan si ushtarak dhe mė internuan familjarisht nė Vaun e Dejės duke mė akuzuar si bashkėpunėtorė me Grupin e Puēistėve tė Beqir Ballukut".
Cili ishte konflikti juaj me Mehmet Shehun?
"Zanafilla e atij konflikti qė pata me Mehmet Shehun i pėrket vitit 1963 kur unė shėrbeja si atashe ushtarak nė Pekin. Nė verėn e atij viti do tė mbahej nė Hanoi tė Vietnamit njė mbledhje e Traktatit tė Varshavės dhe qeveria shqiptare mė caktoi mua tė merrja pjesė aty si pėrfaqėsues i ushtrisė shqiptare. Kur shkova nė Hanoi takova dhe dy studentė shqiptarė qė studjonin atje pėr frengjisht e vietnamisht, tė cilėt qeveria jonė mi kishte caktuar si pėrkthyes. Ndonėse Vietnami, Kina dhe Koreja nuk ishin antarė tė Traktatit tė Varshavės, ishte vendosur qė ajo mbledhje tė bėhej atje meqėnse filloi lufta e amerikanėve me Vietnamin. Pra ajo mbledhje bėhej pėr ti dhėnė njė mbėshtetje Vietnamit. Para nisjes pėr nė atė mbledhje, Ministri Beqir Balluku mė dha orientimet politike qė duhet tė mbaja unė atje, sepse nga ana ushtarake i dija vetė ato. Nė atė mbledhje merrnin pjesė pėrfaqėsues nga tė gjitha vėndet e Europės Lindore apo siē quheshin ndryshe vėndet e Demokracive Popullore dhe ato ishin ndarė nė dy kampe tė pashpallura zyrtarisht. Sipas orinetimeve qė mė kishin dhėnė nė Tiranė, unė duhet tė mbroja Kinėn, Vietnamin e Korenė tė cilėt ne i konsideronim marksisėtė-leninistė dhe duhet tė isha kundėr Bashkimit Sovjetik e vėndeve tė tjera satellite tė tyre qė ne i quanim revizionistė"
Me kė delegacion shoqėroheshit mė shumė gjatė asaj mbledhje?
"Unė qėndroja me tė gjithė nga pak por mė shumė me pėrfaqėsiesin bullgar,zv / Ministrin e Mbrojtjes, Markov, pasi atė ma kishte rekomanduar atasheu ushtarak i Bullgarisė nė Kinė, njė gjeneral-major me tė cilin kishim shumė miqėsi. Atasheu bullgar ishte kundėr politikės qė ndiqte qeveria e tij dhe dyshonte edhe pėr qeverinė tonė. Gjenerali bullgar mė kishte rekomnaduar qė tė flisja lirshėm me Markovin, por unė kisha frikė tė shoqėrohesha me tė, sepse ai rrinte vazhdimisht vetėm me sovjetikėt me tė cilėt ne sapo i kishim prishur marrėdhėniet. Me pak fjalė unė nuk kisha besim tė flisja hapur me Markovin, sepse ai edhe bukė hante me gjeneralėt sovjetikė qė pėrfaqėsonin qeverinė e tyre nė atė mbledhje dhe mė doli ndryshe nga ato qė mė kishte thėnė atasheu bullgar nė Pekin. Gjatė zhvillimit tė asaj mbledhje na lindi njė problem, pasi gjermanėt kishin marrė detyrė qė tė raportonin mbi gjėndjen e ushtrisė amerikane. Mirpo pėrfaqėsuesi i Koresė tha aty se ai nuk donte tia dėgjonte fare zėrin ushtrisė amerikane dhe nuk ishte dakort qė tė raportonin gjermanėt. Kėshtu ky konflikt u bė njė problem i madh dhe unė nuk dija se kė tė mbėshtesja, pėrfaqėsuesin e Koresė apo Shtabin e Traktatit tė Varshėvės qė drejtonte mbledhjen".
Si u zgjidh kjo gjė?
"Kinezėt mė ngarkuan mua tė propozoja tre ditė pushim nė mėnyrė qė delegacionet tė konsultoheshin me qeveritė e tyre dhe mė thanė qė ti mbushja mėndjen koreanit qė tė tėrhiqej, pasi ashtu si unė ai kishte mbaruar Akademinė "Frunze" dhe fliste mirė rusishten. Ndonėse Shtabi kėrkonte vazhdimin e mbledhjes, propozimi im u pranua me shumicė votash dhe vietnamezėt na sugjeruan qė gjatė atyre tre ditėve tė na shėtisnin nė njė vėnd turistik nė bregdet, ku kishte 300 ishuj. Aty ishte njė vėnd shumė i bukur qė e kishin bėrė francezėt pėr turizėm dhe pėr tė shkuar atje duhet tė kaloje njė xhungėl dhe njė lumė me njė urė qė ishte prishur nga bombardimet e amerikanėve. Pasi ura ishte e prishur ne e kaluam lumin me ****, i cili mbante dy makina dhe nė makinėn e parė (sipas alfabetit), pas vitenamezėve qė na shoqėronin, mė takoi mua tė kaloja. Pasi kalova unė, i dyti kaloi bullgari Markov dhe ndėrsa po prisnim makinat e tjera tė autokolonės qė tė kalonin me ****, Markovi shfrytėzoi rastin dhe erdhi tek makina ime. Menjėherė ai mė tha: "Mos mė shiko qė unė rri me sovjetikėt dhe nuk rri me ty, se po tė na shikojnė bashkė, ata menjėherė mė raportojnė nė Sofie. Unė dua tė flas me ty hapur se pse ndodhin kėto gjėra. Ju na akuzoni pėr tradhėti e revizionizėm, ndėrsa pala jonė ju akuzon ju si tė shitur te imperialistėt amerikanė".
Po ju si iu pėrgjigjėt?
"Kur unė i thashė se lufta politike i kishte ato gjėra, ai mu pėrgjigj: "Po si gjendet e vėrteta. Ne na thonė qė udhėheqja juaj ėshtė e shitur tek imperializmi dhe kryeministri Mehmet Shehu ėshtė agjent i amerikanėve". Pas kėsaj akuze tė rėndė, qė dėgjova pėr kryeministrin tonė, duke mos dashur ta mbėshtesja unė i thashė: Tė sharat nuk kanė kufi". Pas kėsaj ai vazhdoi pėrsėri duke mė thėnė: "Njė gjeneral-kolonel bullgar nė pension, mė ka thėnė se kryeministri juaj Shehu, kur ka qenė nė Luftėn e Spanjės, Shtabi i Brigadave Internacionaliste e ka pasur nėn survejim dhe megjithėse ai ishte shumė i aftė si ushtarak, ata nuk i jepnin pozitė se dyshonin qė ishte agjent i fashizmit". Unė i thashė: Hajde gjeji kėto tė vėrteta, vetėm koha do ti provojė. Me njė fjalė as nuk e mbėshteta dhe as nuk e kundėrshtova. Por kur bėra raportin pėr Shtabin e Pėrgjithshėm nė Tiranė lidhur me mbledhjen e Hanoit, unė e shkrova dhe tė gjithė bisedėn qė kisha bėrė me pėrfaqėsuesin bullgar, pasi nuk mund ta mbaja dot atė gjė mbi supet e mija".
Me ēfarė e sollėt letrėn nė Tiranė dhe kujt i adresohej ajo personalisht?
"Raportin e solla me postė diplomatike siē ishte rregulli dhe ajo letėr duhej ti dorzohej Ministrit Beqir Balluku, i cili e ka lexuar atė letėr patjetėr. Por ndonėse isha mė pritje qė tė mė thėrrisnin, mua nuk mė thirri njeri".
As kur u kthyet nė Tiranė nuk ju thirrėn pėr tju pyetur nė lidhje me akuzat qė ishin bėrė pėr Mehmet Shehun si agjent?
"As kur erdha nė Tiranė nuk mė thirri njeri pėr tė mė pyetur, por pashė njė ftohtėsi tė madhe tė Mehmet Shehut ndaj meje. Unė nuk kisha lidhje direkte dhe kontakte me Mehmetin, por e shikoja qėndrimin e tij gjatė stėrvitjeve tė ndryshme qė bėheshin"
A ia kishit thėnė njeriu bisedėn qė kishit bėrė pėr Mehmet Shehun me zv / ministrin bullgar, Markov?
"Unė atė gjė e bisedova vetėm me shokun tim, Andon Shetin, Shefin e Zbulimit tė Ushtrisė, i cili mė tha: "Kjo gjė ka rėndėsi dhe nuk mendoj se udhėheqja e lartė do ta lėrė atė me kaq".
Nga disa kolegė tuaj, kolonelė e gjeneralė nė pension, kam mėsuar se raporti juaj i mbledhje sė Hanoit, ku kishit shkruar edhe akuzat qė dėgjuat pėr Mehmet Shehun, ėshtė hapur fillimisht prej Kadri Hazbiut, pasi edhe pse nuk e kishte tė ligjėruar, ai kontrollonte tė gjithė korespodencėn diplomatike. Pas kėsaj Kadriu ia ka ēuar atė Mehmet Shehut nga i cili varej si ministėr dhe njė kopje tjetėr ia ka ēuar Hysni Kapos nga i cili varej nė rrugė partie. As Mehmeti dhe as Hysniu nuk ia kanė dėrguar atė raport Enverit, por e kanė mbajtur nė kasafortat e tyre dhe thuhet se Enveri atė gjė e ka mėsuar nga krerėt kryesorė tė Shtabit tė Pėrgjithshėn tė Ushtrisė, pasi ata e kishin pėr tė detyrė qė ta njoftonin atė si Komandant tė Pėrgjithshėm. Po kėshtu thuhet se pas kėsaj, pėrveē Mehmetit, Enveri filloi qė tė dyshonte edhe ndaj Hysni Kapos, duke e konsideruar atė si jo besnikė tė tij. Si qėndron e vėrteta?
"Edhe unė kam dėgjuar rreth kėsaj dhe ajo gjė mund tė jetė tamam kėshtu siē thuhet nga ish-kolegėt e mij".
Pak mė lart u shprehėt se kur erdhėt nė Tiranė, Mehmeti filloi tė mbante distancė ndaj jush, a e vazhdoi ai atė qėndrim ndaj jush?
"Jo vetėm qė e vazhdoi, por e ēoi deri nė fund hakmarrjen duke mė goditur deri sa unė pėrfundova burgjeve dhe internimeve".
Mė konkretisht si u hakmorr Mehmeti ndaj jush?
"Goditja e parė mua mu bė nė vitin 1966 kur nga Shtabi i Pėrgjithshėm mė dėrguan pėr edukim nė Brigadėn e Xhenjos nė Rrėshen. Nė atė kohė pėr mua ishte vendosur arrestimi njėlloj si varėtsi im, Dilaver Radėshi, i cili pėrfundoi nė burg, por Beqir Balluku iu lut Enver Hoxhės dhe unė shpėtova vetėm me transferim. Shkak pėr goditjen time u bėnė tezat e Artit Ushtarak tė Luftės Popullore qė i kisha pėrgatitur me urdhėr tė Beqir Balllukut, pas porosisė sė Enver Hoxhės. Enveri ngarkoi Beqirin pėr hartimin e tezave dhe mėnjanoi Mehmetin e Petrit Dumen. Hartimi i tezave realisht i takonte Petritit si Shef Shtabi, por ndoshta duke e konsideruar si njeri tė Mehmetit, Enveri e mėnjanoi edhe Petritin. Por pasi i kishim mbaruar tezat, ato ishin prishur duke u vėnė kryqe me laps tė kuq dhe ishin transformuar krejtėsisht. Ato ishin prishur nga Enveri pas ndėrhyrjes sė Mehmetit, si shenjė xhelozie qė ishte spostuar nga ajo punė, pasi vetė Enveri nuk merrte vesh nga punėt e ushtrisė. Unė isha hartuesi kryesor i atyre tezave dhe i thashė Beqirit se do ta ndiqja mė tej atė problem, pasi nuk e mbaja dot mbi kokė. Beqiri mė tha: "Kokėn tėnde do hash" dhe gati sa nuk mė tha hapur "Me Enverin do luftosh".
Po goditja tjetėr ndaj jush kur erdhi?
"Goditja tjetėr ndaj meje erdhi nė korrikun e vitit 1974 kur isha pedagog nė Akademinė Ushtarake "Mehmet Shehu" dhe drejtoja kursin e lartė tė asaj akademie. Aty mua mu desh qė tė zbatoja tezat e Mehmet Shehut mbi "Teorinė e kalimit" tė cilat ishin futur si material plotėsues i tezave tė mbrojtjes. Unė nuk pranova ta jepja atė leksion duke e quajtur aventurė disfatiste dhe ajo u dha prej komandantit tė akademisė, Koli Mborjes. Pėr atė temė mė kėrkoi ndihmė edhe Veli Llakaj qė e kishte pėr diplomė, por unė nuk pranova ta ndihmoj. Mirpo tė gjitha kėto kundėrshti tė miat, si duket shkonin nė veshin e Mehmetit dhe kur ai erdhi pėr tė ndarė diplomat e kursit, duke mos mė parė mua qė isha nė rreshtin e tretė, sa u ul nė presidium, pyeti: "More po ku ėshtė ky Elami Hado". Unė u ngrita nė kėmbė dhe ai mė tha: "Ti je teoricien, por je teoricien disfatist. Teksa vazhdonte tė fliste ashpėr kundėr meje, unė ndėrhyra duke i thėnė se ato gjėra nuk zgjidheshin aty, por ai nguli kėmbė nė tė tijėn dhe vazhdoi tė fliste me tė njėjtėn gjuhė".
Ēfarė ndodhi me ju pas asaj mbledhje?
"Pak ditė mė pas nė korrikun e 1974, mua mė pėrjashtuan nga Partia dhe mė ēmobilizuan edhe nga ushtria. Unė isha ushtaraku i dytė qė u godita nė Pleniumin e pestė direkt pas Beqir Ballukut. Pas kėsaj mė hoqėn nga Tirana dhe mė internuan nė Vaun e Dejės, familjarisht me bashkėshorten e gjashė fėmijėt tanė. Pas gjashtė vjetėsh qėndrimi atje, mė arrestuan e mė dėnuan me dhjetė vjet burg politik".
A mendoni se nė goditjen e dėnimin tuaj kishte ndikuar letra qė kishit bėrė nga Hanoi nė 1963, ku kishit shkruar edhe pėr akuzat ndaj Mehmetit?
Patjetėr qė ajo ka qenė njė nga primaret nė dėnimin tim".
Dėshmia e kolenelit nė pension, Elami Hado, ish-atashe ushtarak nė Kinė - autor i disa raportimeve qė kishte bėrė nga Hanoi pėr Mehmet Shehun
http://264517.forumromanum.com/member/forum/forum.php?action=std_show&entryid=1088979407&USER=user_264517&threadid=2
Serish koment i radios Europa e Lire, per rastin Mehmet Shehu dhe ngjarjet ne Kosove.
http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/3-12-128.shtml
MORE ON ALBANIAN PREMIER'S MYSTEROUS DEATH
By Louis Zanga
Une nuk do hy ne detale ne lidhje me vrasjen apo vetevrasjen e Mehmet Shehut, mirepo me la pershtypje vetem arsyeja pse Enver Hoxha ka filluar polemikat me Mehmetin. Nuk e di por kryatari i shtetit te nderhyj te kryeministri se me kend do te fejohej djali i tij, kjo me te vertet eshte shum qesharake dhe nese te gjitha keto ngjarje kan qen te verteta ateher sjelljet e Enver Hoxhes jan shum primitive dhe nuk mundet askush me ma mbush mendjen se ai ka qen njeri normal. Aq eshte qesharake kjo saqe njeri normal apo i kulturuar asesi nuk mundet me akceptu se nje kryetar shteti me ju perzie, apo me ndikue ne fejesen e djalit te shokut apo aq me teper te nje kryeministri. Shum absurde kjo pun , me te vertet nuk jam kah e kuptoj, ndoshta dreqi e merr vesh une jo.
I nderuar apollo12,
Nese ke jetuar ne Shqiperi, kjo nuk perben ndonje ēudi, sepse e tille ka qene jeta.
A nese nuk ke jetuar ne Shqiperi, atehere te jap te drejte, qe nuk e kupton dot faktin se si Hoxha i fuste hundet ne gjera te tilla! Shqiperia ka qene nje burg i madh dhe Hoxha ka qene drejtor burgu. Ndersa Shehu, Kapo, Balluku, Hazbiu etj kane qene gardianet e tij.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 06-01-2012 mė 17:55
Historia e vdekjes se Mehmet Shehut eshte diskutuar publikisht dhe ne shtypin anglez, ne vitin 1986.
Ata hedhin dyshime mbi nje grup historianesh shqiptare, qe ne vitet '70 dhe '80 punuan ne arkivin e Londres.
http://www.lrb.co.uk/v08/n17/jon-halliday/the-strange-death-of-mehmet-shehu
"Letters
Vol. 8 No. 19 · 6 November 1986
From Frank Walbank
SIR: Mysterious deaths are always popular, and it is certainly exciting to be told by Jon Halliday (LRB, 9 October) that the cause of Mehmet Shehu’s death in December 1981 was the discovery by the Albanian historian Arben Puto, working in the Public Record Office, that FO papers based on SOE reports had described Shehu as a ‘pro-British element’. "
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 03-03-2012 mė 14:00
Shkrimet e radios Free Europe te vitit 1982, per vdekjen e Mehmet Shehut.
RADIO FREE EUROPE Research
RAD Background Report/16
(Albania)
21 January 1982
MORE ON ALBANIAN PREMIER'S MYSTEROUS DEATH
By Louis Zanga
http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/3-12-128.shtml
RADIO FREE EUROPE Research
RAD Background Report/15
(Albania)
21 January 1982
ALBANIA'S NUMBER TWO MAN -- MEHMET SHEHU -- COMMITS SUICIDE [+]
By Louis Zanga
http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/3-12-133.shtml
Krijoni Kontakt